Masoneria: Lozhat, Ritet, Shkallėt, Simbolet, Betimi..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masoneria: Lozhat, Ritet, Shkallėt, Simbolet, Betimi..

Mesazh  Andi Ballshi prej 22.09.09 13:56

LOZHAT, RITET, SHKALLĖT, SIMBOLET

Ē’ėshtė lozha?

Siē pamė edhe mė lartė, shumica e studiuesėve pohojnė se masonėt modernė rrjedhin nga masonėt operativ tė Mesjetės.

Ata kudo qė janė ftuar kanė ndėrtuar monumente tė mėdha qė edhe sot na mahnitin.

Ata tuboheshin nė vendpunishte, nė ventakimet tė quajtura “lozha”.

Fjala “Lozhė”, (Anglisht: lodge-lozhė) kėtu do tė thotė: strehė, kolibe... por edhe barakė prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtė i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, tė cilat mė vonė i quajtėn LOZHA, zakonisht ngriteshin nė afėrsi tė punishteve, ose ngjitas objektit nė ndėrtim, siē ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punės, ku dhe dhe drekonin...

Lozhat nė fillim ishin vendstrehime vetėm pėr mjeshtrit, mė vonė aty strehoheshin edhe muratorėt gjat kohės sė dimėrit, dhe pėrpunonin gurėt pėr ndėrtime, ndėrsa sot janė Vendtakime tė masonėve ku zhvillohet e tėrė veprimtaria e tyre dhe merren vendime pėrkatėse dhe quheshin Llozhat e muratorėve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”.

LOZHAT quhen edhe tempuj, meqė shumė simbole tė tyre rrjedhin qė nga ndėrtimi i Tempuillit tė Salomonit nė Tokėn e shenjtė... Secila lozhė, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter tė veēantė, ‘frymėn” e vet, por nė tė gjitha mbisundon fryma shoqėrore, vėllazėror… por gjithėsesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person.

Kjo ėshtė njė pasurim i ndėrsjelltė i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajė atė formulėn e profesorit F. Zhakob (Franēois Jakob): “Mė i afėrmi im, vėllau im”. Mikpritjen, qė e cilėson masonerinė, klimėn afektive, toni miqėsor dhe vėllazėror e gjejmė nė shumė raste konkrete, thekson Anri.

Secila lozhė, formalisht, i nėnshtrohet Lozhės sė Madhe Nacionale, ndėrsa tė gjitha sė bashku janė nėn kulmin e Lozhės sė Madhe Angleze.

Kjo nuk vlen pėr masonėrinė franceze, lozha qėndrore e tyre ėshtė Orienti i Madh, tė cilėn, pėr shkak tė pranimit tė ateistėve, por edhe tė femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndėr tė tjera shkruan; Nė shekullin XVIII, nė Angli, njerėzit hapėn shoqatėn e tyre sekrete .... duke pėrfshirė dhe aristokratėt, duke krijuar atė qė u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte nė fakt bashkimi i katėr llozhave masonike ekzistuese.

Kjo ndodhi nė Londėr, nė 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit tė masonerisė sė lirė (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, nė vitet nė vijim u bashkuan pjesa mė e madhe e llozhave masonike tė Anglisė.

Njė numėr llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan kėtė pėrqėndrim tė masonerisė angleze, nė njė qendėr dhe nė 1751 krijuan njė llozhė tė madhe alternative, qė e quajtėn Antient Grand Lodge of England....

Nė 1813 tė dy palėt u bashkuan me anė tė njė kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, qė u quajt United Grand Lodge of England, ose siē njihet me akronimin UGLE.

Masoneria spekulative moderne nė Francė thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarėt masonikė tė sė cilės krijuan nė 1731 llozhėn e madhe masonike tė Parisit qė u quajt Grand Orient de France

Thuhet se ēdo shtet sovran ka tė paktėn njė lozhė tė Madhe, si njė forum, qė pėrfaqėson dhe qeveris masonerinė nė njė territor tė caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe ėshtė Organi mė i lartė. Sipas disave edhe nė Vatikan veprojnė katėr (4) lozha masone. Madje edhe disa zyrtarė tė lartė tė Vatikanit janė masonė...

Nė internet, mund tė gjejmė edhe kėso konstatimesh: edhe shqipatėrt kanė lozhat e tyre masone, tash pėr tash dihen vetėm ato nė Amerikė e Kanada!

Lozhat kanė edhe kuvendet e tyre. Lozha masone, sipas Anrit, nuk ėshtė vend i ndonjė kulti religjioz, ajo nuk ėshtė sinagogė, as kishė katolike, as kishė anglikane apo luterane, e as xhami. Andaj lozha vėrtet mund tė jetė njė “Qendėr unioni”.

Ajo ndryshon nga tė gjtha religjionet mu pėr atė se nuk ėshtė religjion nė kuptim tė drejtė, dhe meqė ajo nuk predikon ateizmin as materializmin, andaj sulmi dhe shkishėrimi shumė i ashpėr i Kishės, sipas Anrit, nuk ėshtė i drejtė, nuk ka asnjė arsye dhe ėshtė jashtė ēdo kuptimi…

Lozhat masone, vazhdon Anri, paraqesin dhe shėnjonė njėkohėsisht vendin dhe grupin, pra hapėsirėn dhe njerėzit...

Historianėt, pėrfundon Anri, edhe pse me njė dyshim tė vogėl, kanė arritur tė konstatojnė njė kontinuitet jo vetėm nga lozhat e sh. 18, por edhe tė sh. 12 dhe 14.

Sipas Simonit, por edhe tė tjerėve, nė kohėn e esnafėrive mesjetare, lozha masone ishte njė barakė prej druri provizore, ngjitas me murin e ndonjė ndėrtese nė ndėrtim e sipėr.

Kjo lozhė u ofronte muratorėve mbrojtje nga shiu dhe nga bora, pėrveē se pėrbėnte njė vend takimi. Lozhat moderne kanė nė krye tė tyre njė “Mjeshtėr tė Pėrnderuar”.

Nė kėtė kontekst, i “Pėrnderuari” do tė thotė: “thellėsisht i respektuar” dhe “Mjeshtėr”, qė do tė thotė “i pajisur me kualifikimet mė tė mira”.

Ndėrsa sot lozhat masone shpesh vendosen nė ndėrtesa madhėshtore me salla mbledhjesh tė gjėra, statuja mermeri dhe mobilie antike. Popovski shkruan se pas miratimit tė Konstitucioneve (Statutit), lozhat filluan tė “binė” mu si kėpurthat pas shiut, si nė Angli ashtu nė Skotlandė, (nė Edinburg u themelua Lozha e Madhe mė 1736, nė Irlandė – Dablin mė 1731), e pastaj edhe nė shtetet tjetar tė Evropės, nė Amerikė, dhe nėpėr koloni. Pas reformimit nė Agli quheshin Rendi (Riti) i Gjonit, ndėrsa nė Skotlandė Rendi i Andrejit.

Mė vonė u paraqietėn edhe dallime sipas shkallėve. Lozhat e Gjonit edhe sot kanė tri shkallė-grada, duke ia shtuar edhe shkallėn e katėrt e cila quhet “Royal Arch” (Rrethi Mbretėror) Disa thonė se themeluesit e parė tė lozhave masone ishin protestantėt, por qė nga 1723, nė regjiastrat e lozhave gjendeshin edhe emrat e ēifutėve...

Nė secilėn lozhė ekziston altari ku vėhet “Libri i ligjitt tė shenjtė” Nė Evropė dhe SHBA e Kanadė, gati gjithnjė ėshtė Bibla...

Thuhet se Lozha masone, ose tempulli mason, ėshtė njė tepmull qė simbolizon gjithėsinė, njė tėrėsi qė ka strukturėn, qė mban rend. Rėndom ka formėn e njė drejtkėndshi nė njė gjysmėrrethi qė anon nga lindja. Kjo paraqet tokėn, qiellin dhe Arkitektin e Madh tė Gjithėsisė…

Simbolikisht do tė thotė largimi i errėsirė dhe mbajtja e rendit nė botė. Drita jep ditėn, njėherit dhe rendin, meqė jep dhe mendimin, kuptimin, idenė, qė ėshtė paraprijės i tė gjitha gjėrave... Hapėsira e tempullit – lozhės, konsiderohet si hapėsirė e shenjtė.

Ajo paraqet lidhjen njerėzore me atė mbinjerėzoren…aty kemi pajisjen, veglat e ndryshme tė muratorit si kompasin, kėndmbatėsin, ēekanin, libelėn, vizoren… Kėto vegla zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė lozhė dhe shfrytėzohen nė tė gjitha ceremonitė masone dhe janė shenjė intelegjencie e njeriut...

Lidhur me mobilimin e lozhės, Anri Tur thekson: Dyshemeja me mozaik na pėrkujton zemėrbardhėsinė (bujarinė) e atit nė qiell i cili tokėn ka mbuluar me qilim tė mrekullueshėm tė pėrpunaur me mozaik… Ylli flakėrues ėshtė pika mė sublime...

Lozha masone, sot nuk ėshtė njė vend anonim dhe njė sallė e zbrazėt, por e mobiluar me shumė piktura e sende tė tjera. Nė plafon shohim kupėn e qiellit, njė pamje simbolike me yje, nė lindje dielli, hėna dhe njė trekėndėsh tė madh, nė brendėsi ėshtė syri; nė tokė – dysheme njė qilim me disa vegla tė muratorėve: kompasi, libela… pastaj shtyllat, litarė tė lidhur nyje...

Ndėrsa sipas Popvskit, mobilimi i lozhės, pėrbėhet nga qiri, libri – Bibla, vizorja, kompasi... Lozha masone nė fillim tubonte zejtarė – ndėrtimtarė, ndėrsa sot tubon njerėzit tė tė gjitha profesineve dhe tė pozitave tė ndryshme.

Sot ėshtė njė vend i takimeve, hulumtimeve, punės tė njerėzve tė vėllazėruar dhe pajisjeve… nuk ėshtė vetėm njė vend, hapėsirė, tempull, por njė tubim i njerėzve tė bashkuar.

Ėshtė njė “bashkėsi e shpirtėrave tė kundėrt”, thekson Anri. Lozha i nėnshtrohet kierakisė sė dyfisht, kierakisė sė shkallėve (shegerti, kallfa dhe mjeshtri) dhe kierakisė sė funksionit. Lozhėn e kryeson Mjeshtri i Madh, i cili zgjidhet nga mesi i mjeshtėrve, dhe quhet i pėrnderur –autoritativ. Pranė tij asistojnė dy mbikėqyrės, i pari ėshtė i ngarkuar pėr kompanjonėt ndėrsa i dyti ushtron-trajnon shegertėt.

Rėndom tė gjithė mjeshtrit janė pėrgjegjės pėr ushtrime dhe arsimin e anėtarrėve tė masonerisė. Nė sh. XVII lozhat masone u bėnė tė njohura e tė popullarizuara, nga rradhėt e tė ashtuquajturėve mendimtarė tė lirė, tė deistėve dhe politikanėve progresistė, gjė qė ndikojė nė pėrhapjen e ideve pėrkatėsė.... Pėrfundon Anri Anėtar i lozhės masone mund tė jetė edhe ateisti, por jo ateisti i marrė! Kėtė e pohojnė edhe Anri, edhe Ridli, por edhe autorė tė tjerė.

Ritet dhe Shkallėt

Ajo qė e karakterizon njė sekt ėshtė se nė tė nuk mund tė hysh pa kaluar mė parė nė njė ritual stėrvitor, citojmė tė ketė thėnė Karl Xhasperi (Jasperi).

Anrit thotė se riti ėshtė njė akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, qė tregon ndonjė fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit ėshtė tė vendosė rend, “kėtu dhe tash” por lidhur me atė qė ka qenė; rend i cili, pra, jashtė “kėtu” dhe “tashit”, qė do tė thotė qė ėshtė transcendental nė raport me vendin dhe kohėn…

Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonėve, ashtu si edhe te religjionet janė tė shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnė rite te ndryshme tė praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janė tė ngjashėm...

Riti skocez, (Rite Ecossais), ėshtė dega mė e vjetėr e Masonerisė, i ka fillet qė nga shek.14-tė, nga Tempullarėt qė u arratisėn nė Skotlandė... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay).

Ky rit, jo vetėm qė ėshtė mė i vjetri, por edhe mė popullori, mė i pėrhapuri, i cili njėherit, nga pjesa mė e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetė". Emil Ēiq shkruan se mė 1750 Ramsay aplikoi ritualin e pėrbėr i cili u quajt: Rojal Arē (Royal Arch) - “Rrethi mbretėror”, qė sipas disave origjina e tij ėshtė e paqartė.

Ky rit nė fillim ka inkuadruar vetėm tri shkallė tė Lozhės sė kaltėr (tė Gjonit), qė mė vonė ėshtė plotėsuar. Riti tjetėr qė quhet Rendi i vjetėr dhe i pranuar i masonėve skotlandezė, ėshtė themeluar nė Amerikė mė 1801. Ai pėrbėhet nga 33 shkallė, secila me emra dhe simbole masonike tė veēanta. Ata tė 33 shkallėve njėherit janė edhe anėtarė tė Kėshillit Suprem.

Pėr masonėt mbledhjet janė rituale frymėzimi, pėr tė tjerėt ato janė asgjė tjetėr pos argėtime tė parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrės (Angleze) u themelua mė 24 qershor tė vitit 1717, ditėn e Shėn Gjonit... Nė lozhat, qė i takonin kėsaj lozhe, nė fillim kishte vetėm njė shkallė-gradė – tė gjithė vėllezėrit ishin tė barabartė dhe i takonin njė shkalle – Mjeshtėr, dhe nga mesi i tyre zgjidhnin eprorin (Kryemjeshtrin) dhe “Rezervistin”.

Nė disa lozha dalloheshin dy shkallė, njėra quhej “mė e lartė”. Por shumė shpejt Lozha e Madhe, pėrveē shkallės Mjeshtėr, futi edhe dy shkallė mė tė ulėta: shegertin dhe Kallfėn. Parparimi – gradimi i tyre bėhej nė mėnyrė ceremoniale, sipas traditave tė vjetra tė muratorėve, tė cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski.

Ndėrsa Ridli, nė librin e pėrmendur, shkruan se kanė ekzistuar shumė shkallė-grada masone. Nė fillim ishin vetėm tri. Anėtari i ri pranohej si nxėnės muratori-shegert, pastaj pėrparonte nė shkallėn e ndihmėsit-kallfės, ndėrsa nė ritualin (ceremoninė) e tretė ngritej nė mjeshtėr muratori.

Pas kėtij titulli pasonin tituj tė tjerė deri nė shkallėn 33. (Sipas vėrejtjeve tė pėrkthyesit nė gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Nė tė vėrtetė nuk ekziton shkalla mė e lartė se Mjeshtėr masoni. Shkallėt mė tė larta kanė qėllimin vetėm tė thellojnė dijen masone.

Ėshtė e vėrtet se riti Skocez i ka 33 shkallė, e disa rite tė tjera i kanė edhe mė shumė... Tri shkallėt e para: shegert, kallf dhe mjeshtėr, bėjnė pjesė nė tė ashtuquajturėn "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bėjne pjesė nė "Masoneria e Gradave tė Larta", formojnė Kėshillin Suprem tė Masonerisė...

Sipas Harunit emrat e dhėnė shkallėve mė tė larta nė Ritualin Skocez janė titujt qė u janė dhėnė kalorsėve nė rendin e Tempullarėve. Kėta tituj pėrdoren edhe sot... Njė mason, qė avansohet etapė pas etape pėrgjatė 33 shkallėve tė kierarkisė masonike, mėson kuptimet e reja pėr ēdo simbol nė ēdo etapė.

Nė kėtė mėnyrė, anėtarėt zhyten gradualisht nė thellėsitė e filozofisė masonike. Sipas Popovskit secila shkallė masone ka shenjėn e vetė... sa mė e lartė qė tė jetė shkalla aq mė tė ndėrlikuara janė shenjat dhe mė vėshtirė pėr t’u mėsuar.

Ja disa shembuj

Shenja e parė - toka – shprehet duke pėrkulur pak kokėn, ndėrsa me pėllėmbėt e dorės sė majtė, duke ndarė gishtin e madh, bėjmė njė vijė nė ballė, nga e majta kah e djathta, pėrbri vetullės.
Shenja e dytė - uji - Dora e djathtė nė zemėr, pėrnjėherė lėshohet poshtė.

Shenja e tretė - befasia dhe trishtimi. Koka kthehet majtas, duke shikuar nė tokė. Pastaj ngriten duart tė bashkuara, duke anuar pak nga e majta.

Shenja e katėrt - vatra - zjarri. Tė dhjetė gishtėrinjtė tė bashkuar me pėllėmbė nga jashtė, mbulohet fytyra. Pėrgjigja nė kėtė shenjė jipet duke zgjatur dorėn e djathtė nė lartėsi tė shpinės.
Shenja e pestė - ngazėllimi Ngritja e syve drejtė qiellit, duke ngritur duart mbi kokė, dora e majtė pak mė poshtė, duke u ngritur pak thembrėn e majtė, ndėrsa me gjurin e majtė formon njė kėnd mė thembrėn e majtė.

Shenja e gjasht - dielli. Sajohet duke vėnė gishtin e madh tė dorės sė djathtė nė syrin e djathtė, ndėrsa gishti shrihet sikur tė formojė njė kėnd... Kjo shenjė pėrfundon duke thėnė kėto fjalė: “Unė mas distancėn me Diellin.Tri shkallėt masone, sipas Popovskit, paraqesin tri etapat moshės sė njeriut: shkalla e parė – fillestarin, shkalla e dytė – zejtarin dhe shkalla e tretė – Mjeshtrin.

Simbolet

Masoneria ėshtė definuar si njė institucion inciacioni shpirtėror me ndihmėn e simboleve...
Simbolet kryesore tė masonerisė janė: trekėndshi, kompasi, dhe kėndmatėsi... ndėrsa mė i njohuri ėshtė kompasi i vendosur mbi trekėndėsh.

Masonėt besojnė se simbolet janė mjet, armė pėr tė kuptuar realitetin kosmik por edhe njerėzor.

Nė Enciklopedinė e pėrgjithshme tė entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria ėshtė njė lėvizje e organizuar sipas njė hierarkieje tė ashpėr e cila lindi nėn kushtet e njė qytetėrimi liberal. Nė fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave tė muratorėve, nga e morėn edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe kėndėmatėsin).

Aktet rituale i morėn nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre.

Ndonėse detyrat programore dhe qėllim i tyre themelor ishte „fisnikėrimi i moralit“, edhe pse nė fillim pėrfaqėsonte ide progresive, tė njė qytetėrimi liberal dhe antiklerikal, kjo lėvizje reformatore u bė gjithnjė e mė shumė njė bashkėsi ekskluzive pėr tė ndihmuar reciprokisht pjestarėt e shoqėrisė sė tė pasurėve dhe tė atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisė dhe borgjezisė sė lartė“.

Sipas Anrit masoni jeton nė botėn e simboleve. Disa simbole kanė prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hėna etj. Tė tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, kėndmatėsi, vizorja e disa nga tradita kalorėsiake-tempullarėt...

Thuhet se kjo organizatė ėshtė definuar si njė institucion inciacioni shpirtėror me ndihmėn e simboleve... Masonėt, pavarėsisht se cilin rit aplikojnė, cilės lozhė i takojnė, janė ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, pėr tė evituar ndėrhyrje tė padrejta, muratorėt disponojnė njė farė numri simbolesh, shenjash dhe fjalėsh, tė njohura vetėm pėr ta.

Nėpėmjet kėtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatė frekuentimeve dhe udhėtimeve tė gjata pėrmes Evropės... Fjalėt, fjalėkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorėve qė tė “njiheshin” nėpėr punishte tė ndryshme nė Evropėn mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet mė tė njohura tė Masonerisė ėshtė kompasi i vendosur mbi trekėndėsh.

Masonėt thonė se ky simbol paraqet konceptin e shkencės, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotė se kompasi dhe trekėndėshi kanė krejtėsisht kuptim tjetėr. Kėtė e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotė:Trekėndėshi ėshtė simbol natyral i tokės... Kompasi dhe trekėndėshi, janė simbole tė paganizmit arian dhe datojnė qė nga Egjipti i vjetėr...

Edhe Hėna dhe dielli, janė simbole tė rėndėsishme nė llozhat masone, dhe nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos reflektim i besimeve tė kota tė shoqėrive tė lashta pagane qė adhuronin hėnėn dhe diellin, pėrfundon Harun.

Popovski, shkruan se trekėndėshi i artė, ėshtė simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit tė pėrkryer... nė njėfar mėnyre trekėndėshi ėshtė edhe shenjė mbrojtėse e vėllazėrisė... Simbole masone hasim gati ēdokund: nė rrugė, nė hyrje dhe brendi tė ndėrtesave.

Aty zakonisht shihen kėto simbole: Piramida dhe syri sipėr piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtė, Obeliskėt. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, ēekani, (ēekiēi i argjendtė); vula e Salomonit, lavjerėsi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumė simbole tė tjera... Domethėnia e simboleve masone ėshtė e dukshme, kuptimplote, p.sh. ēekiēi tregon rėndėsinė e vetėkontrollės e tė disiplinės, dhe forcėn e mendjes...

Kėndmatėsi konsiderohet simbol i saktėsisė, drejtėsisė mu pėr kėtė ai ėshtė i rėndėsishėm pėr Mjeshtrin... Kėndi simbolizon gjėrat nė tokė por edhe nderin, karakterin, dashurinė e vėrtetė dhe mėnyrėn se si duhet tė sillemi ndaj rrethit qė na rrethon…

Kompasi – rrumbullaksimi i dėshirave dhe ulja e pasioneve tė masonėve... por simbolizon edhe shpirtin... matė dhe vizaton sipas Ligjit tė Moralit... gjėrat shpirtėrore, rėndėsinė e jetės sė mirė shpirtėrore... Veglat si: “shpatla” – mėson mjeshtrin – masonin tė ēimentojė dashurinė vėllazėrore.

Sqepari simbol i punės, dalta tregon pėrparim arsimorė... metri tregon ditėn prej 24 orėsh qė duhet shpenzuar pėr punė, pėr lutje dhe freskim e pushim.

Segmenti – vija e drejtė, moralitetin dhe drejtėsinė (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonėt amerikanė). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janė shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikėllimin pėr shkak tė kalimit tė kohės.

Shkronja "G" paraqet gjeometrinė... Dhėmbi i thyer simbolizon brishtėsinė e njeriut. Ora rėnore na tregon kohėn qė gjithnjė rrjedh... pra na tėrheq vėrejtjen se koha ėshtė duke rrjedhur dhe nuk guzojmė t’i lėm punė pėr mė vonė…

Pėrparėsja si dhe dorėzat e bardha janė simbol i pastėrtisė, dhe dėshmojnė se mjeshtri nuk ka marrė pjesė nė vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mėdha janė: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndėrsa sipas Anrit, Bibla, kėndmatėsi dhe kompasi).

Bibla, sipas Popovskit, ėshtė simbol i dėshirės sė Zotit dhe ėshtė nė shėrbim tė Zotit, Vizorja – kontrata simbolizon mjeshtrinė e qeverisjes masone. Toka simbolizon pushtet; ajri-menēurinė; zjarri-pasionet dhe uji-emocionet... Akacia: simpati e pavdekshmėri meqė gjithnjė ėshtė e gjelbėr por edhe ruan fshehtėsinė.

Dy shtylla – J dhe B: shtyllat tradicionale nė hyrje qė nga tempulli i Salomonit, shėnojnė: bashkim, paqe dhe lumturi. Simbolet shėrbejnė edhe pėr tė dalluar dhe njohur “sivllaun” nė mesin e tė panjohurėve, e me qėllim tė pėrcaktimit tė pozitės sė shkallės sė tij, dhe pėrdorėn tri mėnyra: shenja pėr pamje; fjala pėr veshė dhe kontakti pėr prekje.

Piramida dhe syri sipėr piramides

Dan Braun, nė romanin Engjėj dhe djaj thekson se piramida, ėshtė njė simbol i fshehtė, qė paraqet prirjen drejtė lartėsisė, drejt burimit tė dritės.

Syri brenda trekėndėshit ėshtė njė simbol qė ēdoherė gjendet nė llozhat masonike dhe nė tė gjitha publikimet masonike... tregon aftėsitė e tė pėrndriturve pėr tė parė gjithēka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit...

Disa thonė se piramida me nje sy ėshtė simboli kryesor i illuminatit-masonerisė, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se ėshtė simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriēimin, illuminiminizmin.

Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit.
Ky Sy nė besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtėsisė, Syri i Osirisit nė Egjyptin e Lashtė dhe Syri qė Sheh ēdo gjė... Ylli gjashtėcepėsh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i ēifutėve, sipas Harunit, origjinėn e ka nė Egjiptin e vjetėr... Pesė shqisat: themeli i tė gjitha diturive – veshi me tė cilin thithim zėrin dhe pėrjetojmė kėnaqėsinė muzikore dhe me tė cilin mund t’u ikim shumė pakėnaqėsive.

Sytė – me ndihmėn e tė cilėve dallojmė objektete, formėn, ngjyrėn, lėvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa mė univesiale. (Kėto tri shqisa janė mė tė rėndėsishmet tė masonėt; tė shihen shenjat, tė dėgjohen zėrat dhe tė ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janė: shqisa e shijes, dhe tė nuhaturit (erės).

PRANIMI NĖ SHOQATĖ, PROCEDURA E PRANIMIT, BETIMI DHE SEKRETI

Pėr t’u bėrė mason, sipas Anrit, nė rradhė tė parė duhet plotėsuar kėto kushte: tė jesh i pranuar, i integruar dhe i inicuar - shuguruar nė ndonjė lozhė.

Me qindra vjet masonėt e kanė pasur tė ndaluar tė pyesin tjetrin se mos dėshiron tė anėtarėsohet- t’i bashkangjitet masonėve; ata mund tė bisedojnė dhe tė tregojnė se kanė hyrė nė masoneri, dhe arsyen e hyrjes, anėtrarėsimit, por nuk guxojnė tė propogandojnė, t’i nxisin tė tjerėt qė t’u bashkangjitėn.

Kur ndonjėri vendos qė tė bėhet mason ai duhet tė paraqet lutje, tė cilin ia dorėzon njė masoni, ndėrsa ai e dorėzon nė lozhėn lokale.

(Sipas disa shkrimeve Indivi nuk mund tė kėrkojė tė anėtarėsohet por me nisiativėn e ndonjė anėtari i cili mund t’i ofrojė pranim... (a.n)

Eprori i lozhės formon njė komitet i cili viziton kandidatin por edhe familjen e tij, tė cilėve u flet pėr masonerinė, dhe pėrgjegjet nė pyetjet e parashtruara. Komiteti paraqet raport pranė lozhės dhe pastaj votohet nė lozhė mbi lutjen e paraqitėsit.

Nėse votimi ėshtė pozitiv, lozha informon kandidatin pėr ditėn kur do tė bėhet pranimi. Kur masoni i pranuar kalon nėpėr tri shkallėt e pėrcaktuara atėhere bėhet Mjeshtėr Mason me tė gjitha tė drejtat nė vėllazėri.

Kandidatėt duhet tė jenė meshkuj, qytetarė tė ndershėm dhe tė shquar, etj. Secili kandidat konsiderohet i pranuar (anėtar) pas iniciacioni, ritualit tė pranimit... Iniciacioni dhe hyrja nė shoqatė ėshtė njė akt mjaft dramatik dhe pėrplot simbole...

Sipas Popovskit, anėtar mund tė bėhej vetėm pas sprovimit trevjeēar, dhe nėse i plotėsonte kushtet e vėllazėrisė fitonte njė sqepar, simbol i punės, njė pėrparėse si simbol i pastėrsisė dhe nė palė rrobe pėrkatėse tė vėllazėrisė... Me rastin e hyrjes-pranimit nė lozhė, shqiptohen kėto fjalė: “Ardaler, Casmaran, Taliud, Turlae!”, qė do tė thotė: zjarrė, ajėr, ujė dhe tokė...

Pastaj shqiptohen me zė shkronjat: “ J – a – k - i – n - jakin, fjalė e shkallės sė parė e rendit tė Gjonit, (njėri ndėr drejtimet mė masovike, krahas atij skocez), e cila shpreh qėndresė dhe fuqi.

Procedura e inicimit – shugurimit (Iniciacioni) dhe Betimi


Hapi i parė (shkalla e parė): kandidati heq setrėn dhe kravatėn, largon tė hollat dhe ēdo mjet tjetėr pėr tė treguar se po hyrė nė masoneri si njė i varfėr dhe pa asnjė centė. Kėmba e majt shpėrvilet deri nė gju, zbėrthen kėmishėn pėr t’u parė pjesa e majtė e gjoksit, zbathėt kėpuca e majtė, mbathėn papuēet. I lidhėn – mbyllėn sytė, qė tė tregojė se si e ndien veten nė “terr” dhe rreth qafės i vėhet litari- laku.

Hapi i dytė: Pėrcillet brenda nė lozhė nga roja e cila mban njė thikė tė drejtuar nė gjoksin e zdeshur.

Hapi i tretė: Pėrcillet pėr te Mjeshtri i Madh, udhėheqėsi kruyesor i lozhės. Hapi i katėrt: Kandidati tani ka hyrė nė dritėn masone. I zgjidhėn sytė dhe i hiqet laku rreth qafės, i jipet shenja me shtrėngim dore dhe fjalė se ėshtė pranuar si “shegert” nė masoneri.

I tregohen kėto vegla: metri, ēekiēi dhe dalta. Dhe nė fund udhėzohet tė respektojė ligjet e masonerisė, tė Biblės dhe tė shtetit. Pas pėrfundimit tė ceremonisė sė pranimit, kandidati konsiderohet se ka kaluar “shkallėn e parė” dhe pas disa muajve mund tė arrijė dy shkallėt tjera masone: ‘kallfė-mason’ dhe ‘mjeshtėr-mason’.

Masoni ėshtė njė njeri i cili ka vendosur tė ketė raporte tė mirė me vetveten dhe tė tjerėt, tė kujdeset pėr tė kaliuarėn por edhe tė ardhmen dhe tė bėjė ēdo gjė nė tė mirėn e tė gjithėve.

Ceromonia e pranimit tė kandidatit nė lozhėn masone, sipas Popovskit, bėhet si vijon: Rishtari (kandidati) symblltas i afrohet eprorit tė lozhės. Nė pėrcjellje janė mbikėqyrėsi-kujdestari i parė dhe i dytė.

Nė kėtė cermonial bėjnė pjesė edhe: besedniku, mjeshtri – personi zyrtar i ritualit; pėrdėllestari, sekretari, thesarmbajtėsi (arkatari) dhe orguleti.

Edhe sot, pranimi nė lozha tė masonėve modern, bėhet nė kuadėr tė ceremonisė rituale ku janė tė ftuar vetėm masonėt e rrgulltė tė inicuar, pavarėsisht se cili ritual aplikohet dhe cilit rit i takojnė… Nė Lozhė nuk mund tė hyjė si nė ndonjė parti politike, sindikatė ose klub.

Nė Lozhė hyrėt pėrmes iniciacionit, pas kryerjes sė procedurės, (ceremonisė sė pranimit)…Vetėm pas pėrfundimit tė iniciacionit, (kandidati i paraqitur) konsiderohte mason i pranuar. Muratorėt e sotit tė lirė, ashtu si ata tė sh.18 kėtė ritual e konsiderojnė si njė ceremoni shumė tė rėndėsishme dhe thelbėsore, andaj edhe festohet me njė solemnitet tė madh dhe me emocione tė larta...

Anri thekson se Iniciacioni ėshtė njė fshehtėsi po ashtu siē ėshtė njė vepėr artistike... Iniciacioni i drejohet mbarė njerėzimit, nė tė gjitha dimensionet: intelektual, ndijor, shqisor, gjithė qenies sė tij mė tė thellė, asaj qė nė tė vėrtet ėshtė dhe asaj qė dėshiron tė jetė…

Sprova, tundimi, ashtu si edhe rrugėtimi prodhojnė iniciacion dhe ēdo rrugėtim ėshtė njė iniciacion… Iniciacioni mason shpreh pėrvojėn njerėzore ashtu si dhe poezia, arti, filozofia…Sipas Darius-it, Inicimi (Iniciacioni ) masonik ėshtė nje transmetim energjie shpirterore nepermjet perdorimit te disa ritualeve te vecanta, secili me nje simbolistike specifike.

Qellimi i inicimit eshte orientimi i individit drejt njohurise me ane te iluminimit interior [?!]. Inicimi ndihmon ne hapjen e qendrave interiore te perceptimit, te gjendura ne rrugen e zhvillimit shpirteror, hap mundesite te arrihen keto njohuri, drejt hyjnores ne kuptimin metafizik te fjales [edhe ky paragraf eshte shume konfuz]...

Hyrja nė kėt shoqatė ėshtė njė ēėshtje serioze. Tė bėhesh mason do tė thotė tė jetosh dhe tė sillesh gjithnjė sipas rregullave dhe parimeve tė caktuara. Ja vetėm disa: ta kemi njė jetė tė ndershme dhe tė vlefshme, kultivimi i njė besimi tė ndėrsjelltė, gatshėmria qė me tė tjerėt tė ndahet e mira dhe e keqja dhe besimi i fortė nė Zotin. Askujt nuk kemi tė drejtė t’i impnojmė njė vednim tė tillė.

Betimi

Me rastin e pranimit, por edhe kur njė murator ngritet nė njė shkallė mė tė lart, kandidati betohet nė njė libėr tė shenjtė, mund tė jetė Bibla e krishter, Dhjata e vjetėr ēifute, Kurani ose cilido libėr i shenjtė qoftė.

Pėr tė dėshmuar tolerancėn e tyre apsolute, Orijenti i Madh nė altarėt e vet mė 1877, ka zėvendėsuar Biblėn me njė libėr me faqe tė zbrazėta. Kėtė shembull e kanė ndjekur edhe disa lozha nacionale tė vendeve latine.

Lozha masone pa pranimin e Biblės nuk ekziston, thekson Popovski... Biblėn masonėt e quajnė “Drita mė e madhe e masonėve” ose njė “Dhuratė Zoti e njė vlere tė papėrcaktuar”… Gjatė betimit, kandidati pėrulet para Mjeshtrit tė Madh dhe pėrgjigjet nė disa pyetje lidhur me ruatjen e fshehtėsisė.

Nė rast tė zbulimit tė ndonjė fshehtėsie pranon dėnimin mė tė rėndė: prejen e gabzherit, nxjerrjen e gjuhės, varrosjen nė zallishte” kėto merren si simbolikė... Ose dėmkoset si njė besėthyes”, qė nuk do tė ketė asnjė vlerė morale dhe plotėsiht i papėrshtatshėm pėr t’u pranuar nė lozhė.

Betimi, sipas Anrit, ėshtė njė moment i rėndėsishėm, i hyrjes nė lozha dhe bashkangjitjes njerėzve qė tani veē e pėrbėjnė dhe i pėrmbahen njė rendi dhe njė tradite qė veprohet sipas Ligjit tė moralit, qė nė thelb ėshtė ligji i dashurisė, drejtėsisė dhe mėshirės...

Masoni, thekson Anri, betohet se do t’i zbatojė rregullat e zejes, se zejėn do ta ushtrojė (do tė punojė) njėsoj si pėr tė varfėrin ashtu pėr tė pasurin, si pėr tė dobėtin ashtu pėr tė fuqishmin... Betimin masonėt, thotė Anri, e japin mbi Biblėn e hapur. Nė Skotlandė betimi bėhet mbi Ungjillin e Shėn Gjonit, nga i cili nganjėherė recitohen citate.

Por sipas tė tjerėve, pėrveē Biblės, nė altar qėndrojnė edhe kėndmatėsi dhe kompasi... Me betimin nė kompas dhe kėndmatės masonėt modern dėshmojnė besnikėrinė ndaj traditės operative, meqė masonėt spekulativ tė sh. 18, dhe masonėt e sotit, e quajnė veten vazhdues tė masonėve operativė tė Mesjetės dhe dėshirojnė tė jenė tė tillė...

Sa i pėrket Biblės, duhet shikuar faktin se masonėt operativė si edhe ata spekulativ, kanė lindur dhe janė zhvilluar nė Evropėn kristiane, dhe se vendi i tyre ėshtė pėrcaktuar brenda hapėsirės kulturore tė kėtij civilizimi...

Masonėt betohen nė Bibėl se do tė ruajnė fshehtėsitė edhe pėrkundėr kėrcėnimeve me dėnime mė tė rėnda.

Masoni gjatė betimit, betohet, ashtu si Kryemjeshtri Hiram Abifi, se nuk do tė zbulojė fshehtėsinė e muratorit, dhe se, nė rast tė shkeljes sė betimit, pranon qė tė vritet, (therret nė fyt) dhe t’i nxirret gjuha, zemra, mėlqia dhe organet tjera tė brendshme... ashtu si vrasėve tė Mjeshtėr Hiramit, qė fatkeqėsisht, me rastin e zbulimit tė tradhėtarėve, (dezertorėve e renegatėve) tė masonerisė, edhe sot pėrdoret kjo “teknikė”.

Ky dėnim ėshtė mjaft i ngjashėm me dėnimin tė cilin e pėsojnė tradhtarėt me rastin e dėnimit me varje, mbytje nė ujė dhe masakrim-kryqėzim. Ėshtė njė betim, gati plotėsisht i njejtė me betimin e jezuitėve, thekson Nikolov.

Njė betim, i cili bėhet nė emėr tė Krishti, ku thuhet: Nė emėr tė tė kryqėzuarit nė kryq, Krishtit, unė betohem se do t’i ndėrpres tė gjitha lidhjet me babėn, nėnėn, vėllezėrit, motrat, farefisin, shokėt, me mbretin, gjykatėsit dhe me ēdo pushtet tjetėr tė cilit i kam shėrbyer ose qė jam betuar se do t’i nėnshtrohem dhe do t’i shėrbej.

I ndėrpres marrėdhėniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime ėshtė nė sferėn tjetėr. Betohem se do t’ia shpaloj kreshefit tim tė gjithė atė qė bėjė, mendoj, lexoj, mėsoj, dhe shikoj rreth vetes”.

Sipas Popovskit, masoni betohet si vijon:
Betohem se do t’i ndėrpres tė gjitha lidhjet pavarėsisht me cilin kam pasur.
Betohem se do tė njoftoj eprorin tim – Mjeshtrin e Madh – pėr ēdo gjė qė shoh, lexoj, dėgjoj dhe di.

Betohem se do t’u nėnshtrohem urdhėrave: qė tė pastrohet vendi nga tiranėt dhe armiqtė e rendit tonė.

Lirohem, heq dorė nga betimi qė kam dhėnė lidhur mė detyrat ndaj Atdheut ose ligjit!”.
Shumica e shkrimeve vėrtetojnė se Parulla e njohur si “Besa e muratorit (masone)”, gjenezėn e ka nga muratorėt e Skotlandės dhe se ekziston qė nga rreth viteve 1550 dhe u bartė nė vendet mė veriore tė Evropės.

Fjala nė origjinal ishte “Mohayn”, dhe ka lidhje me fjalėt merou (marrvv), qė do tė thotė kolegė ose shokė, shkruan Ridli. Pėrkthyesi i veprės sė Ridlit, nė gjuhėn serbe, thotė se kjo fjalė, qė nuk i dihet prejardhja, vetėm nė vitin 1830, ka marrė kuptimin e vet mason: “Arkitekti ėshtė qėlluar”...
avatar
Andi Ballshi

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi