Muratorėt (Masonėt) ishin ndryshe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Muratorėt (Masonėt) ishin ndryshe

Mesazh  Andi Ballshi prej 22.09.09 13:51

MURATORĖT (MASONĖT) ISHIN NDRYSHE

Sipas Xhasper Ridlit, nė Angli, nė Francė, dhe nė Evropėn e Mesme, nė Mesjetė, ka mbisunduar mendimi se muratorėt janė ndryshe – dallojnė nga njerėzit tjerė.

Ata ishin specialistė muratorė... ishin artizanė thellėsisht tė respektuar...

Nė Evropėn e Mesme, shumica e popullėsisė ishin ēifēinj qė punonin nė pronat e feudalėve, qė kurrė nuk ishin larguar nga vendlindja, pėrfveē ndonjėherė deri nė tregun mė tė afėrt...

Muratorėt udhėtonin nė tėrė vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndėrtonin me gurė, nė fillim ishin tė rralla ndėrtimet me gurė, vetėm pallatet mbretėrore ngriheshin me gurė, dhe ndonjė ndėrtim qė mė parė jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kėshtjella apo ndonjė urė me rėndėsi....

Nė Francė, nė mes tė viteve 1050-1350 u ndėrtuan 80 katedrale, 500 kisha tė mėdha dhe shumė famulli Nė Angli ndėrtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndėrtimi i tyre kėrkonte mjaft shumė fuqi punėtore – profesionale dhe jo profesionale (argat).

Muratorėt ishin punėtorė profesionalė. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parė: “gurgdhendės-murator i thjeshtė” ose “Gurgdhendės i vrazhdė”. Kategoria tjetėr quhej “murator fin”, muratorė me profesion tė lartė, tė cilėt latonin dhe zbukuronin fasadet...

Kėta punonin me gurė tė butė kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej nė Angli por edhe nė vende tė tjera tė Evropės) dhe quhej “Gur i lirė”, ndėrsa muratorėt qė pėrpunonin-latonin kėtė gur quheshin “muratorėt e gurėvė tė lirė”, qė shpesh shkurtohej nė “Muratorė tė lirė”.

Meqė ishin tė njohur pėr shkathtėsitė dhe aftėsitė e tyre muratorėt ftoheshin nga peshkopėt dhe abatėt pėr tė ndėrtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera tė Anglisė, Francės dhe Gjermanisė qė ta lėnin punėn dhe tė shkonin atje pėr fitime-mėditje mė tė larta.

Peshkopėt dhe abatėt dėshironin tė pengonin shkuarjen e tyre pa pėrfunduar punimet, andaj, kushtet e pėrfundimit tė punimeve caktoheshin me kontrata.

Shpeshherė me kėto kushte, muratorėt nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytėzonte fuqinė dhe autoritetin e vet qė t’i detyronte ata qė tė punonin pėr tė, madje edhe me dhunė barteshin deri nė vendpunishte.

“Masoneria ka njė mendim tė lartė, njė mburravecėri pėr vete se ajo ėshtė diē e veēantė “ Mu pėr atė qė Zoti i krijoi njerėzit qė tė jenė mbi tė gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonėt qė tė jenė mbi tė gjithjė njerėzit tjerė. E gjithė kjo ishte njė ide e pakuptimėt, por masonėve kjo u pėlqente. Meqė besonin atė qė dėshironin, lexojmė nė librin e pėrmendur tė Xhasper Ridlit.

Nė periudhėn 1555-1700, shkruan Ridli, u bėnė ndryshime edhe nė masoneri... Sindikatat e muratorėve, tė cilat kishin pranuar doktrinėn e Kishės katolike, tash nuk ishin mė tė paligjshme.

U krijuan organizata intelektualėsh tė cilat ishin tė gatshme pėr njė tolerancė fetare dhe pėr miqėsi nė mes tė njerėzve tė feve tė ndryshme. Mendonin qė njė besim i thjeshtė nė Zotin mund tė zėvendėsojė doktrinėn kundėrthėnėse fetare.

Me gjuhėn e asaj kohe “muratorėt e pranuar” ose “zotėrinjė muratorėt”, si quheshin mė shpesh nė Skotlandė, u zėvendėsuan me “muratorėt operativ”, mė vonė muratorėt e pranuar u quajtėn “muratorė spekulativ”, por kėto shprehje nuk janė shfrytėzuar gjer nė vitin 1757.

Nuk ka prova tė sigurta se si u bėn kėto ndryshime, ka vetėm supozime dhe skjarime qė janė nė kundėrshtim njėra me tjerėn si tė vetė masonėve po ashtu tė antimasonėve...

Ka qenė njė traditė e gjatė e shoqatave zejtare qė pėr anėtarė tė pranonin edhe njerėz qė nuk ishin kurrėfarė zejtarėsh.

Shoqata e zejtarėve tė Londrės (shoqata mė e vjetėr ishte e endėsve, e formuar mė 1155), nė fillim pėrbėhej vetėm nga anėtarė tė njė zejeje tė caktuar…

Muratorėt spekulatorė (nė kundėrveprim me muratorėt e vėrtetė, ata “veprues”, nė realitet, ishin anėtarė nderi. Me kalimin e kohės dhe me mbizotėrimin e “spekuluesve” kėto esnafėri punėtorėsh u shndėrruan nė (free masons) vėllazėri tė muratorėve tė lirė ose tė pavarur.

Muratorėt qė punonin me gurė ranorė nė Skotlandė ishin mė pak tė suksesshėm, sa i pėrket pozitės sė priveligjuar (nuk gėzonin privilegje) meqė nė Skotlandė nuk kishte gurė tė tillė.

Nė Skotlandė koha e shegertit u shkurtua pėr tė fituar gradėn e mjeshtrit murator, andaj ata u pėrpoqėn tė pėrforcojnė pozitėn e tyre pėrmes parullave tė cilat i dinin mjeshtrit muratorė, por jo shegertėt paraprak.

Nė kėtė mėnyrė njiheshin mesveti dhe u pamundėsonin shegertėve tė kryenin punėt e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Nė Skotlandė ishte bėrė shprehi tė ftoheshin njerėzit me influencė pėr r’u bėrė anėtarė tė shoqatės...

Konstitucionet (Kushtetuta) e Andersonit

Siē pamė mė lart ekzistojnė shumė rrėfime dhe legjenda mbi zanafillėn dhe zhvillimin e masonerisė.

Pas themelimit tė Lozhės sė Madhe tė Londrės (1717), sipas urdhėrit tė Lozhės sė Madhe, thekson Xhasper Ridli, nė vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), nė librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutė e diku Statut).

Nė Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i pėrkulet ligjit tė moralit; tė lidhet pėr fenė qė pėrcaktohen shumica: nuk guxon tė pėrziehet nė komplote kundėr tė mirave tė vendit; tė mos pėrzihet nė politikė dhe religjion, etj...

Popovski thotė se Andersoni punoi nė kėto dokumente plot gjashtė vjet, titulli i tė cilave ishte: Detyrat e muratorėve tė lirė tė nxjera nga arkivėt e vjetėr, si nga lozhat pėrtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, pėr nevojat e Lozhės nė Londėr – pėr t’i lexuar me rastin e pranimit tė vėllezėrve tė rinj apo kur kėtė urdhėron Mjeshtri”.

Shihet se Andersoni ėshtė bazuar dhe frymėzuar nė idetė e Valentin Andresė dhe Jan Komenskit. Kėtė e vėrtetojnė detyrat qė dalin pėr muratorėt e lirė: Muratori i lirė ka pėr detyrė t’u nėshtrohet ligjeve tė moralit dhe nėse detyrėn e vet e kupton mirė, nuk do tė jetė i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anėtarė i lejohet pėrcaktimi i lirė fetar…

Idetė e Komenskit, thekson Popovski, u pėrkrahėn nė tėrėsi, ndėrsa pjesė tė librit u pėrshkruan me dorė, u pėrhapėn dorė pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, qė janė ruajtur deri mė sot:

“Drita duhet t’i afrohet gjithė njerėzisė… Nga dezorganizimi e shkatėrrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtėsia, nga dhuna kah liria. Tė gjithė jetojmė nė njė vatėr. Nė Tokė, tė gjithėve na ngroh njė frymė jetėsore. Tė gjithė jemi krijuar nga e njėjta materie. Kush mund t’na pengojė qė tė bashkohemi nė njė bashkėsi, me tė njėjtat ligje... Pėr tė arritur kėtė duhet t’i kthehemi rrugės sė mbretėrisė, gjegjesisht dritės hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugės sė bashkimit dhe lirisė...

Rruga e lirisė kėrkon qė njerėzimi tė hulumtojė, tė vlerėsojė dhe tė bėjė vepra tė mira, jo nga shpėrblimi apo nga frika, por nga dėshira, vullneti i lirė... Liria ėshtė hyjnore tė cilėn vetė Zoti, sipas shembėlltyrės sė tij, ia ka dedikura njeriut...

Tė gjithė ju qė keni nė zemėr shpėtimin e juaj dhe tė familjes suaj, dhe i frikėsoheni Zotit, pavarėsisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, tė gjithė juve qė u janė neveritur mashtrimet njerėzore, tė krijojmė njė bashkėsi e cila di se ēka do, ēka duhet tė gjakojė dhe ēka duhet tė bėjė….

Ejani ta lidhim njė marrėveshje tė shenjtė: qė tė gjithė ne ta kemi parasyshė njė qėllim tė pėrbashkėt – shpėtimin e njerėzimit. Gjuha, kombėsia, sekti, tė jenė tė parėndėsishme..."

Mė 1734 nė Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetėm njė vit mė parė kishte hyrė nė Lozhėn Shėn Gjoni, nė Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni tė viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini mė 5734.

Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes sė Krishtit, krijoi Botėn. Masonėt mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonėve, thekson Xhasper Ridli.

Edhe Anri i kushton njė vend tė gjėrė Konstitucioneve tė Andersonit, dhe ndėr tė tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnė me tė kaluarėn e “Vėllazėrisė Masone, qė nga koha e Biblės deri nė sh. 17”.

Nė vazhdim pėrshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonėve; pasojnė rregullat e pėrgjithshme dhe mėnyra se si themelohen lozhat e reja.

Nė fund libri pėrmban njė numėr kengėsh masone: Kėnga e Mjeshtrit; Kėnga e Mbikėqyrėsit; Kėnga e Kompanionit dhe Kėnga e kallfės...Neni I i Konstitucioneve tė Andersonit pėrmban dhe pėrmbledh filozofinė e tolerancės.

Na pėrkujton, se nėse nė tė kaluarėn masonėt nė secilin vend ose komb ishin tė detyruar ta pėrfaqėsonin religjionin e atij vendi dhe tė atij kombi, pavarėsisht cili ishte”, tash si mė i pėrshtatshėm konsiderohej religjioni qė pėrfaqėsonin shumica” (me ēka tregohej njėfarė ndėrgjegjeje universale) ...
avatar
Andi Ballshi

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi