Numri ėshtė ligji i botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Numri ėshtė ligji i botės

Mesazh  Neo prej 17.09.09 0:47

PITAGORA: Numri ėshtė ligji i botės

Pitagora lindi nė ishullin grek Samos, midis vitit 592 dhe 572 para e.s. Qė i vogėl shfaqi shumė dhunti tė veēanta qė mė vonė do tė krijojnė njė legjendė. Por edhe vetė emri i tij do tė thotė "ai qė u deklarua nga Pitia (profetja)".

Nė moshė tė re, merr pjesė nė Lojėrat Olimpike ku dhe bėhet kampion nė mundjen e lirė. Mė pas do tė udhėtojė nė Egjipt ku dhe do tė pėrfshihet nė misteret e Memfidės dhe Heliupolit. Nė vazhdim do tė shkojė nė Finike dhe nė Halde, ku dhe do tė mėsojė astronominė dhe gjeometrinė. Rikthehet nė Samo dhe themelon shkollėn e tij, duke arritur tė mbledhė mbi 3.000 nxėnės.

Madhėshtia e tij do tė provokojė reagimet e pushtetarėve tė Samosit dhe kėshtu do tė detyrohet tė largohet nga ishulli, ku pas njė udhėtimi tė gjatė do tė arrijė nė Krotone, ku dhe do tė themelojė shkollėn e tij tė famshme rreth vitit 520 para erės sonė. Nė tė gjithė jetėn e tij u mundua tė jetė njė shembull pėr njerėzit e tjerė, diēka qė pėrbėn bazėn e mėnyrės sė doktrinės sė tij.

Doktrina e tij ėshtė njė "formulė" qė do tė udhėheqė njeriun nė kuptimin e ligjeve tė natyrės dhe tė pėrmirėsojė dhe tė zhvillojė aftėsitė e tij. Fillimi i kėsaj "formule" ėshtė Matematika. Por jo me kuptimin e sotėm mbi kėtė shkencė. Por me njė konsiderim qė mund tė na udhėheqė nė shkakun e parė tė gjėrave.

Numrat janė Perėndi do tė thotė Platoni mė vonė, qė pėr shumė studiues ėshtė Pitagorieni i fundit i madh, pavarėsisht se kurrė nuk e njohu Pitagorėn. Nga numrat fillon faza e shfaqjes sė botės. Pitagora shpreh krijimin e botės si mė poshtė:

"Bashkimi ėshtė ligji i Zotit, zhvillimi ėshtė ligji i jetės, numri ėshtė ligji i botės"

Matematika ėshtė pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Pėr kėtė, doktrina e tij mund tė jetė gjithėsore dhe tė pėrmbajė harmonikisht, konceptin fetar, kėrkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe tė gjitha kėto janė tė mbushura me njė total rregullash etikė ku dhe ato kanė tė bėjnė me ēelėsa matematike dhe numra.

Simbolet matematike kanė njė rėndėsi tė madhe nė doktrinėn Pitagoriane, pasi nėpėrmjet tyre arrinin tė konsolidonin nė botėn e shfaqur gjithēka qė kishin arritur tė pėrvetėsonin. Domethėnė mund tė shkruanin, duke pėrdorur simbolet matematike, njė gjendje psikologjike ose njė shprehje bukurie. Si pėr shembull numrin ? (? = 1.62…), qė ėshtė shprehja e rregullit tė bukurisė sė Natyrės.

Pavarėsisht se "Omakio" (shkolla pitagoriane) funksiononte me njė mėnyrė bashkėjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete qė u drejtoheshin audiencės sė gjėrė. Kėto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme tė jetės sė pėrditshme dhe nė zgjidhjet filozofike tė tyre. Tė shumtė ishin ata qė vetėm ndiqnin, por pa dashur tė zbatonin kėto zgjidhje nė tė vėrtetė.

Disa tė tjerė mundoheshin tė shkonin mė thellė, duke pėrparuar nė hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorian dhe bėheshin nxėnės. Pėr t'u bėrė dikush nxėnės i pranuar, duhej fillimisht tė kalonte disa testime, sidomos tė tipit psikologjik. Qėllimi i testimeve ishte qė nxėnėsi tė mund tė aktivizojė, intelektin dhe aftėsinė etike. Intelektin nė mėnyrė qė tė mund tė kishte opinionin e tij. Dhe aftėsinė etike pėr ta pėrdorur kėtė intelekt nė tė mirėn e pėrbashkėt, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjetėr qėllim ishte kalitja e karakterit tė njeriut dhe zhvillimin e trimėrisė, qetėsisė dhe vetėkontrollit. Pėr shembull, e linin pėr disa ditė vetėm nė njė dhomė me pak ujė dhe pak ushqim. I jepnin njė dėrrasė me ndonjė simbol gjeometrik tė skalitur nė tė.

Pasi meditonte pėr disa ditė, e dėrgonin nė njė amfiteatėr, ku pėrpara tė gjithė nxėnėsve tė vjetėr duhej tė thoshte se, ēfarė kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatė fjalimit tė tij, audienca e ngacmonte me mėnyra tė ndryshme. Kjo ishte njė testim me tė cilin kandidati mund tė kontrollonte defektin e arrogancės.

Nė kuadrin e anėtarėve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dėgjuesi dhe Matematikani. Nė nivelin e Fillestarit, testimet ishin mė delikate dhe kishin tė bėnin sidomos me imagjinatėn e tij. Kishin si qėllim tė zgjerohej imagjinata krijuese, duke izoluar dhe kufizuar fantazitė. Imagjinata krijuese ndryshon shumė nga fantazitė, sepse imagjinata ėshtė e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike.

Pėrkundrazi, fantazitė na tėrheqin nė mendime utopike qė janė krejt tė pamundura. Ky nivel plotėsohej kur nxėnėsi arrinte tė konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethėnė atėherė kur arrinte t'i kontrollonte dhe t'i drejtonte mė sė miri ato.

Pasi tė ketė mėsuar tė mbizotėronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative tė personalitetit tė tij, atėherė mund tė kalojė nė nivelin tjetėr, atė tė Dėgjuesit. Zgjatja e kėsaj faze ėshtė pak a shumė 5 vjet dhe nxėnėsi ėshtė i detyruar tė jetė i heshtur. Nė kėtė mėnyrė mėsonte si tė merrej dhe si tė pėrmirėsonte fuqitė dhe virtytet e tij. Gjeometri do tė fillonte tė mėsonte pas moshės 28-vjeēare dhe nė vazhdim. Deri atėherė, edukimi kishte si objektiv nė formimin e personalitetit tė tij.

Nė moshėn 28-vjeēare (7 x 4 = 28 plotėsohet njė cikėl i rėndėsishėm i jetės sė njeriut. Shtatė vjet pėr ēdonjėrin nga trupat e personalitetit. Kėto trupa janė: a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret. Pasi tė kishte edukuar personalitetin e tij, nxėnėsi mund tė thellohej, duke zvogėluar rastet shtrembėruese mbi temat e Natyrės dhe tė Perėndisė.

Pas kėsaj faze tė edukimit mund tė kthehej pėrsėri dhe tė integrohej brenda shoqėrisė (domethėnė tė bėhej politikan, ose individ shoqėror) nė mėnyrė qė tė ishte mė i dobishėm. Politikan pėr Pitagorienėt ishte njeriu, i cili, pasi kishte mėsuar filozofinė, rikthehej nė shoqėri pėr t'u bėrė i dobishėm pėr komunitetin. Nuk ishte njė njeri qė interesohej pėr poste dhe pėr pushtet, por pėrkundrazi interesohej pėr pėrmirėsimin e shoqėrisė.

Ai qė zgjidhte tė bėhej politikan nuk do tė mund tė kalonte nė fazėn e Matematicienit. Matematicien pėr Pitagorienėt ishte ai qė mund tė jepte mėsim, Mėsuesi. Ata qė ishin nė kėtė nivel kishin favorin qė mund tė jetonin afėr Pitagorės. Pėr Pitagorienėt, miqėsia dhe ortakėria ishin dy gjėrat mė tė rėndėsishme.

Pitagorienėt konsideronin se, nė kėta elementė pasqyrohej dashuria universale. Ishin tė "lidhur" nga betimi i mbajtjes sė sekretit mbi doktrinėn superiore, ceremonitė dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerėzimit njė "eksperiment tė suksesshėm" pėr atė qė Platoni mė vonė do tė quajė: edukim me Gjimnastikė dhe Muzikė.

Pavarėsisht se shkolla e Krotones pushoi sė funksionuari me njė mėnyrė tė dhunshme, fama e Pitagorienėve vazhdoi tė ekzistonte dhe tė ndikonte nė botėn e atėhershme. Kėshtu, njė shekull e gjysėm mė vonė, njė tjetėr njeri i madh do tė influencohet nga Pitagorizmi dhe do tė kontribuojė dhe ai nė zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē se themeluesi i Akademisė, Platoni.

Bazė e filozofisė sė Pitagorės ėshtė teza se, "numri ėshtė thelb i tė gjitha sendeve dhe se organizimi i universumit nė pėrgjithėsi paraqet pėr nga pėrcaktimet e tij njė sistem harmonik tė numrave dhe tė raporteve tė tyre" (Aristoteli).

Duke mohuar realitetin ndijor, materien si substancė dhe duke reduktuar botėn nė thelbin e saj nė intelekt, Pitagora konsideron se vetėm forma ėshtė e pazhdukshme, kurse forma nga e cila ēdo gjė buron ėshtė pikėrisht numri.

Pėrkundėr sendeve materiale tė ndryshueshme dhe pėrmbajtjeve tė tyre, pėrkundėr pėrvojės sė tėrėsishme ndijore, raportet numėrore matematike shprehin karakteristika jashtėkohore, tė amshueshme, aksiomatike, tė cilat medoemos i pėrmban ēdo send nė vete.

Kjo ide e thellė mbi nevojėn e reduktimit tė gjithė hamendjes nė substraktin kuantitativ tė saj - ndonėse do tė ishte "paragjykim qė numrat dhe figuracionet hapėsinore tė jenė tė aftė tė shprehin qenien absolute" (Hegeli) - vazhdoi te vetė Pitagora dhe pastaj edhe nė mėnyrė mė tė theksuar te shumė vazhdues tė tij, tė ishte pėrpjekje mistiko-simbolike pėr t'u dhėnė kuptim disa raporteve tė numrave.

Kėshtu, pėr shembull, numri 10 ėshtė simbol i harmonisė sė pėrgjithshme dhe ideale. Nė pėrgjithėsi, nė natyrė ēdo gjė matet dhe i nėnshtrohet numrit, dhe prandaj tė njohėsh botėn, strukturėn e saj dhe ligjėsitė e saj nuk do tė thotė gjė tjetėr veēse tė njohėsh numrat, tė cilėt sundojnė nė kėtė botė.

Por, me rastin e shqyrtimit tė numrave, Pitagora dhe nxėnėsit e tij provuan edhe kundėrshtimet qė pėrcjellin tė gjitha raportet kuantitative (siē ėshtė pėr shembull, kundėrshtimi midis numrave ēift dhe tek). Gjithēka, nė realitet qė ekziston ėshtė njė varg kundėrshtimesh.

"Kjo ėshtė, thotė Hegeli, "pėrpjekje e ndėrtimit tė mėtejshėm tė idesė sė filozofisė spekulative nė vetė atė, domethėnė nė nocione". Mirėpo, Hegeli - duke folur pėr kundėrshtimet e Pitagorės - njėkohėsisht konstaton me tė drejtė. "Ky ėshtė njė fillim i pagdhendur i pėrcaktimit mė tė afėrt tė kundėrshtimit; pa rend, pa thellėsi, njėsoj me numėrimin indian tė parimeve dhe tė substancave".

Jetėshkrimet- Kureshtje nga jeta e Pitagorės

* Pitagora u interesua pėr matematikėn me sa duket pėr arsye fetare. Origjinaliteti i tij, mund tė themi, qėndron nė bindjen se studimi i matematikės ėshtė pastrimi mė i mirė i shpirtit.

Pra, ai ėshtė themelues i njė sekti fetar, dhe nė tė njėjtėn kohė, i njė shkolle tė matematikės. Ajo, qė bėri tė lindte sekti pitagorian, ishte dėshira midis njerėzve pėr njė besim tė thellė shpirtėror, qė mund t'u siguronte mjetet pėr tė pastruar shpirtin dhe pėr t'u garantuar nga imoraliteti.

Perėnditė e Homerit nuk ishin perėndi, nė kuptimin teologjik, deri sa ishin po aq imorale sa qeniet njerėzore dhe, si tė tilla, nuk mund tė ishin as objekt adhurimi e as burim i ndonjė fuqie shpirtėrore pėr tė kapėrcyer pėrhapjen e ndjenjės sė papastėrtisė morale dhe ankthit njerėzor mbi shkurtėsinė e jetės dhe fundin e saj, vdekjen.

Lėvizja fetare, qė mė parė merrej me kėto probleme njerėzore, ishte feja e Dionisit, e cila u pėrhap gjatė shekullit tė shtatė dhe tė gjashtė p.e.s. Adhurimi ndaj Dionisit kėnaqte deri nė njė farė mase dėshirėn pėr pastėrti dhe pavdekėsi.

E organizuar nė shoqėri tė vogla, sekrete dhe mistike, pasuesit duhet tė adhuronin Dionisin nė forma tė ndryshme kafshėsh, duke vepruar sė bashku nė valle tė shfrenuara dhe duke kėnduar, ata duhej tė pinin gjakun e kėtyre kafshėve, tė cilat ata i shqyenin pjesė-pjesė nė njė gjendje dehjeje, dhe mė nė fund tė arrinin nė njė rraskapitje tė plotė tė bindur se, nė kulmin e tėrbimit tė tyre, hynte shpirti i Dionisit, duke i pastruar ata dhe duke ju dhuruar pavdekėsinė e tij nė shpirtėrat e tyre.

* Pitagorasit ishin mjaft tė interesuar pėr problemet mistike tė pastrimit dhe tė pavdekėsisė dhe pėr kėtė arsye, ata u morėn me shkencė dhe matematikė, studimin e tė cilave ata e konsideronin pastrimin mė tė mirė pėr shpirtin.

Nė mendimin shkencor dhe matematik ata panė njė mėnyrė jetese, qė mė shumė se ēdo lloj tjetėr, ishte "e pastėr". Mendimi dhe tė menduarit pėrfaqėson njė kontrast tė qartė me jetėn e tregtisė dhe tė konkurrencės pėr nderime tė ndryshme.

Ishte i pari Pitagora, i cili zbatoi tre ndarjet e shpirtit dhe dalloi tre lloje tė ndryshme jete, duke thėnė se janė tre lloje njerėzish qė shkojnė nė Lojėrat Olimpike.

Klasa mė e ulėt ėshtė e pėrbėrė nga ata qė shkojnė atje pėr tė fituar nderime. Mė tė mirėt e tė gjithėve, mendon Pitagora, janė ata tė cilėt venė si spektatorė, qė reflektojnė dhe analizojnė pėr ēfarė ndodh.

Nga kėto tre ndarje, spektatori ilustron mendimtarin, veprimtaria e tė cilit si filozof e ēliron atė nga zhvillimet e jetės sė pėrditshme dhe papėrsosmėrisė sė saj.

Tė "vėshtrosh", ėshtė njė nga kuptimet e fjalės greke "teori". Tė menduarit teorik ose shkenca e pastėr dhe matematika e pastėr, konsiderohen nga pitagorasit si njė pastrim i shpirtit.

Veēanėrisht, mendimi matematik mund tė ēlirojė njerėzit nga tė menduarit pėr sendet e veēanta dhe ta drejtojė mendimin e tyre, nė botėn e qėndrueshme dhe tė rregullt tė numrave.

Triumfi mistik final i pitagorasit ėshtė ēlirimi i tij nga "rrota e lindjes", nga emigrimi i shpirtit tek kafshėt dhe forma tė tjera nė progresin konstant tė vdekjes dhe lindjes, sepse kėshtu spektatori arrin njė bashkim me Zotin dhe merr pjesė nė pavdekėsinė e tij.

* Shpesh citonte Pitagora: "Arin e provojmė me zjarr, gruan me ari, kurse mashkullin me grua".

* Pitagora ėshtė themeluesi i shkencės muzikore, zbulues i simboleve qė korrespondojnė me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kėsaj shkence quhej "Harmonikė".

* Pitagora ėshtė i pari qė flet pėr sfericitetin e tokės dhe se toka ėshtė pjesė e njė totali sferash me qendėr tė njėjtė ku distancat midis tyre rregullohen me hapėsira muzikore. Ėshtė harmonia e sferave.

* Pitagora ėshtė i pari qė pėrdori fjalėn Filozofi.

* Pėrveēse me filozofi, ai u mor me matematikė dhe muzikė. Pitagora ėshtė shumė i njohur me teoremėn e tij nė matematikė, qė njihet si "Teorema e Pitagorės" (a^2+b^2=c^2), e cila ėshtė mjaft e thjeshtė, por pėr nga rėndėsia ėshtė e jashtėzakonshme dhe nė tė cilėn thuhet se nė trekėndėsh katrori i hipotenuzės ėshtė baraz me shumėn e katrorėve tė kateteve.

Sipas disa dėshmive, Pitagora vetes i atribuonte karakterin gjysmėhyjnor dhe thuhet se ka thėnė: "Ekzistojnė njerėz dhe perėndi e qenie si Pitagora".

http://dituri.wordpress.com
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri ėshtė ligji i botės

Mesazh  DjAL.SULIOTI prej 01.03.10 1:12

Pitagora!

Ka qen me te vertet ky nje gjeni i kohes se tij????Apo ne te kunderten,ishte ai qe;PE+THA+GURI-N
avatar
DjAL.SULIOTI

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi