Teori mbi origjinėn e indigjenėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teori mbi origjinėn e indigjenėve

Mesazh  Jon prej 14.09.09 0:08

Pesė teoritė mbi origjinėn e indigjenėve amerikanė



Nė vitet e fundit po zhvillohet nė kuadėr shkencor teoria qė njeriu amerikan ka origjina tė shumėfishta.

Hipoteza fillestare, domethėnė ideja se grupe Homines Sapientes kaluan lėndinat e Beringisė (Ngushtica aktuale e Beringut) rreth 14000 vjet mė parė nuk ėshtė lėnė mėnjanė, por duhet tė kompletohet nga teza tė tjera.

Deri pak vite mė parė, edhe pėr shpirt tė pastėr nacionalist, shumė studiues amerikane tregonin vendin Clovis tė Nju Meksikos si vendin ku pati origjinė kultura mėmė e tė gjithė Amerikave (13.5 mijėvjeēarė ose mė shumė).

Por vitet e fundit, nė vijim tė gjetjeve tė kryera nė Amerikėn e Jugut (Pedra Furada tė Brazilit, Monte Verde nė Kili dhe shpella Pedra Pintada nė Brazil, sa pėr tė pėrmendur vetėm disa), ėshtė arritur nė konkluzionin se Homo Sapiens ka ardhur fillimisht nė Amerikėn e Jugut dhe vetėm pas disa mijėvjeēarėsh nė Amerikėn Veriore.

Teoria e dytė, e quajtur afrikane, mbėshtetet nga gjetjet e Pedra Furadas, vend nė Piauģ (shtet i Brazilit), tė studiuara nga arkeologia Niede Guidon. Janė gjetur kocka njerėzore tė datuara 12 mijė vjet mė parė, tė cilat provojnė praninė e njeriut nė Brazilin e sotėm njėkohėsisht me kulturėn Clovis tė Amerikės Veriore.

Veē kėsaj, disa mbeturina tė vatrave (tė datuar me metodėn e karbonit 14 dhe tė lumineshencės), kanė provuar se vendi u banua 60 mijėvjeēarė e mė shumė. Kush qenė banorėt e lashtė tė Piauģ dhe nga vinin ata? Sipas Niede Guidon, qenė Homo Sapiens arkaikė, jo mė shumė se disa mijėra, origjina e tė cilėve ishte Afrika Veriore, nga e cila qenė nisur rastėsisht me varka jo tė sofistikuara drejt brigjeve tė Botės sė Re.

Kėto konsiderata janė mbėshtetur nga kėrkuesit Valter Neves dhe Danilo Bernardo (tė Departamentit tė Gjenetikės dhe tė Biologjisė Evolutive tė Universitetit tė San Paolos nė Brazil), tė cilėt kanė individualizuar nė kafkat e gjetura nė Piauģ llojin njerėzor Homo Sapiens arkaik (i pranishėm nė Afrikė qysh nga 130 mijėvjeēarė e mė shumė).

Historia e tretė, qė tregon origjinėn e njeriut amerikan nga Melanezia dhe Polinezia, mbėshtetet nga prova antropologjike, etnografike dhe gjuhėsore. Tė parat bazohen mbi ngjashmėrinė e madhe tė grupeve tė ndryshme aktuale indigjene amerikane me tipin njerėzor melanezian dhe polinezian.

Pėr shembull, mund tė pėrmenden Tunebot e Kolumbisė, qė sipas studiuesish tė shquar, kanė ngjashmėri tė habitshme me autoktonėt e Guinesė sė Re, apo Sirionņt e Bolivisė, qė kanė karakteristika morfologjike melaneziane.

Pastaj ekzistojnė disa prova morfologjike jo tė drejtpėrdrejta, si kokat e famshme olmeke tė Meksikės apo statujat e Shėn Agustinit tė Kolombisė jugore, tė cilat paraqesin karakteristika negroide, domethėnė melaneziane (ose afrikane).

Pastaj ka disa prova etnografike. Lidhur me kėtė, studiuesi i shquar Erland Nordenskiold ka individualizuar instrumente, doke dhe zakone tė shumta tipike tė kulturave tė ndryshme autoktone amerikane, ēuditėrisht tė ngjashme me etni tė tjera tipike tė Guinesė sė Re, melanezisė dhe polinezisė.

Pėr shembull: fyej qėllues, sopata, harqe, shigjeta, thika, katapulta, ura prej liane, trape, varka, kasolle, qeramika, mortaja, hamakė, rrjet mbrojtės biskonjash, krehėra, punime tekstile, ponēo, ornamente hundore, gjoksore, sisteme arkaike numėrimi si kuipu, daulle druri e lėkure, maska druri, tatuazhe, pėrdorim nefriti tė ngulura nėpėr dhėmbė, deformim tė kafkės dhe tė gjunjėve nėpėrmjet fashosh tė ngushta dhe, sė fundi, pėrdorim tė konkiljeve si mjet shkėmbimi.

Etnologu dhe gjuhėtari francez Pol Rivé (1876-1958) ka provuar me studime tė thelluara filogjike se gjuhėt amerikane kanė analogji tė habitshme me ato indoneziane, melaneziane dhe polineziane. Rivč ka studiuar grupin gjuhėsor hoka, qė pėrmbledh gjuhėn tashmė tė shuar shasta tė Oregonit, shantalen e istmit Tehuantepek, subtiaban e Nikarauguas dhe Jurumanguin e Kolombisė.

Duke krahasuar hokan me gjuhėt malezo-polineziane, Rivé ka gjetur mė shumė se 280 ngjashmėri nė fjalėt dhe nė format gramatikore.

E pranuar vėrtetėsia e provave tė tilla, shumė e vėshtirė ėshtė tė individualizohet sesi popujt menalezianė dhe polinezianė arritėn nė Amerikė duke ndjekur rrugė tė tilla dhe sidomos ku dhe kur zbarkuan nė tė. Studiues tė ndryshėm kanė propozuar se, nė ndryshim nga teoria afrikane, emigrimet e popujve oqeanikė janė zhvilluar me shumė seri dhe jo nė mėnyrė tė rastėsishme.

Nė fakt, polinezianėt kanė qenė gjithmonė lundėrtarė tė shkėlqyer dhe nuk duket aspak e habitshme tė pranojmė se kanė lundruar nga ishulli nė ishull, ndoshta duke u nisur nga Guinea e Re.

Nga studimi i gjuhėve indigjene amerikane, duke analizuar ato qė shfaqin mė shumė ngjashmėri me ato melaneziane, arrihet nė konkluzionin se pati zbarkime tė shumta nė shumė vende: Oregon, Meksikė, Kolombi jugore, Ekuador. Ka mundėsi qė kėto zbulime tė kenė mbuluar njė hark kohor qė shkon nga viti 12000 deri nė vitin 1000 B.C.

Teoria e katėrt qė synon tė shpjegojė popullimin e Amerikave bazohet mbi faktin qė disa grupe Homo Sapiens australoidė arritėn nė Amerikė nga Australia rreth 6 mijėvjeēarė e mė shumė. Provat filologjike tė kėtij emigrimi tė lashtė i pėrkasin vitit 1907, kur studiuesi italian Trombeti bėri me dije se gjuhėt e Tokės sė Zjarrtė, qė i pėrkasin grupit linguistik ēon, pikėrisht tė etnive patagones dhe anas, kishin ngjashmėri tė habitshme me gjuhėt australiane.

Trombeti individualizoi 93 afėrsi fjalėsh dhe rregullash gramatikore. Pastaj ka disa prova etnografike qė i lidhėn australoidėt e lashtė me indigjenėt amerikanė, pėr shembull kultura fugeionjose e Tokės sė Zjarrit, e ngjashme me atė tė aborigjenėve australianė.

Tė dy popujt injoronin qeramikėn dhe hamakun dhe pėrdornin bumerangun dhe mbuloheshin mė lėkurė pėr t'u mbrojtur nga i ftohti. E vėshtirė tė individualizohet rruga oqeanike qė u ndėrmorr nga kėta banorė australoidė tė lashtė pėr tė arritur nė konin jugor tė kontinentit amerikan.

Praktikisht, nė ndryshim nga melanezianėt dhe polinezianėt, australianėt e lashtė nuk qenė kurrė lundėrtarė tė ekspertė dhe ky fakt i komplikon gjėrat. Nėqoftėse analizojmė korrentet oqeanike tė Paqėsorit, kuptojmė se, ndėrsa nė hemisferėn veriore ato kanė njė qarkullim sipas akrepave tė sahatit, nė hemisferėn jugore ndodh e kundėrta.

Kjo shpjegon faktin qė melanezianėt dhe polinezianėt, sė bashku me japonezėt e lashtė, siē do tė shikojmė mė poshtė, kanė arritur nė brigjet e Amerikės Veriore, deri nė Ekuador, ndėrsa australoidėt, duke pranuar aftėsinė e tyre hipotetike pėr tė lundruar, kanė zbarkuar nė zonėn e Amerikės Jugore qė shkon nga koni jugor deri nė Perunė jugore.

Antropologu portugez Mendes Korrea, ka imagjinuar njė teori tė ēuditshme, tė cilėn po e pėrmendim pėr kuriozitet.

Sipas kėsaj teorie, australianėt e lashtė do kishin arritur nė konin jugor tė Amerikės jugore duke ndjekur rrugėn Australi - Tasmani - Ishujt Makuarie - Kontinenti Antarktikė - Tokė e Zjarrit.

Sipas kėtij supozimi, australianėt e lashtė u gjendėn pėrballė krahėsh deti jo shumė tė gjera, maksimumi 200 kilometra, duke pasur parasysh se gjatė epokės sė fundit akullnajore (e cila zgjati nga 130 nė 11.5 mijėvjeēarė e pak), niveli i detyrave ishte shumė mė i ulėt se aktuali (me rreth 120 metra). Ėshtė e mundur se kanė ndjekur kėtė itinerar?

Sipas Korreas, klima e Antarktidės (akujt e sė cilės filluan tė shkriheshin 17 mijėvjeēarė mė parė) nuk ka qenė gjithmonė e njėjtė me kėtė tė sotmen. Sipas disa klimatologėsh tė shquar, akullnaja Uiskonsin-Vurm, pjesa mė e madhe e akujve tė planetit do tė grumbullohej nė kallotat polare arktike dhe nė hemisferėn boreale, por jo nė Antarktidė.

Gjithmonė nė bazėn e supozimeve tė tij, disa australianė tė lashtė mund tė kenė jetuar, duke iu pėrshtatur klimės sė egėr nė njė mėnyrė tė ngjashme me atė tė eskimezėve tė Arktikut. Kur mė pas klima e Antarktidės u bė mė e ftohtė, kėrkuan toka tė reja pėr tė kolonizuar dhe nėpėrmjet gadishullit antarktik arritėn duke lundruar Tokėn e Zjarrtė.

Teoria e pestė e popullit tė Amerikave bazohet mbi faktin se japonezėt e lashtė tė kulturės gomon kanė arritur nė Amerikė rreth vitit 3000 B.C., duke lundruar nėpėr brigjet e Paqėsorit verior, duke arritur pranė brigjeve tė Ekuadorit tė sotėm. Kjo tezė u mbėshtet nga arkeologėt Evans, Megers dhe Estrada nga viti 1950.

Kultura jomon, e cila u evolua duke filluar nga mijėvjeēari X-tė B.C., u dallua pėr tė qenė e para nė botė qė pėrdorte qeramikėn, por e mėsoi bujqėsinė intensive vetėm nė epokė tė vonshme.

Ngjashmėritė e habitshme me qeramikėn e kulturės valdivia tė Ekuadorit i kanė shtyrė disa studiues qė ta konsiderojnė si tė mundshėm kėtė emigrim. Ngjashmėritė nuk janė vetėm nė dekorimet, por edhe nė formėn e vazove.

Edhe tė dhėnat pėrputhen: kultura jomon e pati periudhėn e saj qendrore nga viti 4835 deri mė 1860 B.C., ndėrsa periudha klasike e kulturės valdivia qe nga 3600 deri mė 1500 B.C. por ka disa pika tė errėta.

Pse japonezėt e kulturės gomon, pasi kanė lundruar rreth 13000 kilometra, duke pėrshkuar brigjet e Alaskės, Tregonit, Kalifornisė, Meksikės, Amerikės Qėndrore dhe Kolombisė, u ndalėn pikėrisht nė Ekuador? A ėshtė e mundur, pėr njė popull qė nuk zotėron ende bujqėsinė, sa tė mos furnizojė anijet e tij me drithėra, tė ndėrmarrė udhėtime kaq tė gjata?

Nuk ėshtė e lehtė tė imagjinohen as kushtet ambientale tė kėtyre udhėtimeve transpaqėsore, as motivet qė u shtynė lundėrtarėt parahistorikė tė niseshin me destinacion tė panjohur. Kėshtu, duhet marrė nė konsideratė megjithatė se mė shumė se emigrime, kėto eksplorime tė lashta u ndėrmorrėn nga grupe tė kufizuara njerėzish.

Popullsia e Amerikės parahistorike ishte aq e kufizuar sa qė ardhja edhe e disa dhjetėra burrave me pak gra, me njė dorė tė vetme, mund tė ketė qenė e mjaftueshme sa pėr tė lėnė ndryshime domethėnėse nė historinė gjenetike tė rajoneve tė tėra.

Pse nėse qe kaq e lehtė pėr popuj parahistorikė afrikanė, melanezianė, polinezianė, australianė e japonezė qė tė pėrshkojnė mė tė madhin e oqeaneve pa kapur arritjet tipike tė qytetėrimit perėndimor, si bujqėsia dhe pėrdorimi i hekurit, nuk qe po aq e lehtė pėr europianėt tė kalonin Atlantikun, gjė qė e bėnė vetėm duke filluar nga viti 1000 A.D. me udhėtimin e Leif Eriksonit (djali i Erik Kuqalashit) dhe nė vitin 1492 me ekspeditėn e Kristofor Kolombit?

Duhet konsideruar se qytetėrimi perėndimor, me kulturat e sumerėve, tė egjiptianėve dhe mė pas tė grekėve dhe romakėve ishte pėrqėndruar sidomos nė Mesdhe, njė det i madh pothuajse i mbyllur dhe i lidhur me Oqeanin Atlantik vetėm nėpėrmjet Ngushticės sė Gjibraltarit.

Qe pikėrisht struktura gjeografike e Mesdheut qė kontribuoi tė mos pėrhapeshin dhe aq shumė teknikat e lundrimit oqeanik, me pėrjashtimin e fenikasve, qė sipas Herodotit, i ranė rrotull Afrikės nė shekullin VIII B.C. Por, nuk ka prova tė sigurta tė kontakteve midis fenikasve dhe popujve tė Botės sė Re, edhe pse disa kėrkues pohojnė se qyteti i lashtė Tartesos nė Andaluzinė e sotme (Spanjė) qe porti bazė nė lashtėsi pėr lundrimet transatlantike.

Siē shikohet, ēelėsi pėr tė kuptuar origjinat e shumėfishta tė autoktonėve amerikanė qėndron nė studimin e antropologjisė, etnografisė, gjuhėsisė dhe tani edhe tė gjenetikės, nėpėrmjet sė cilės mund tė pėrcaktohet e gjithė genoma e shumė indigjenėve tė Botės sė Re, duke i kuptuar akoma mė mirė origjinat e tyre dhe duke zbuluar mė sė fundi njė prej mistereve mė tė mėdha tė arkeologjisė.

Fatkeqėsisht, zhdukja e dhjetėra grupeve tė vendasve amerikanė, sidomos duke filluar nga shekulli XX, e ka fshirė pėrgjithmonė mundėsinė pėr ta njohur mė me themel historinė e tyre tė prejardhjes dhe origjinat e tyre.

Duke ruajtur indigjenėt e fundit, qė pėr fat nė Amerikėn e Jugut janė akoma tė shumtė, mund tė hedhim dritė mbi njėrėn prej enigmave mė tėrheqėse tė aventurės sė njeriut nė planetin Tokė.

Pėrgatiti Armin Tirana
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi