Masonėt nė Ballkan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masonėt nė Ballkan

Mesazh  Andi Ballshi prej 13.09.09 14:20

Masonėt nė (Ballkan) Ish-Jugosllavi

Sipas Xhasper Ridlit, historia e masonėve nė Ballkan ėshtė vėshtirė tė interpretohet, meqė ėshtė shumė e maskuar dhe e pėrcjellė me akuza mė fantastike. Idetė liberale kanė pasur ndikime tė madh te masonėt, nė Kroaci, nė Slloveni, nė Bosnjė e Hercegovinnė, nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė Maqedoni, ashtu si dhe nė vendet tė tjera....

Asapak nuk befason fakti qė nė Jugosllavi, mė tepėr se ēdokund tjetėr, propoganduesitė reaksionarė masonėt i kanė akuzuar pėr krime mė tė llahtarshme dhe si pėrgjegjės pėr gjithė tė kėqijat qė kanė pėrjetuar popujt e Ishullit Ballkanik, gjatė shekulli tė tmerrshėm XX.

Sulmi ndaj masonėve ka qenė veēanėrisht i shprehur nė Kroaci, ku Kisha rimokatolike ka ndjekur revolucionarėt, kritikėt liberal dhe ateistė, nė atė masė qė askund nuk ka qenė pėrveē nė Spanjė. Shtypi vazhdimisht ka sulmaur masonėt, shembulli i fundit ėshtė nga e kaluara e afėrt, maj 1999*

Edhe para Luftės sė Parė Botėrore masonėt janė akuzuar si agjentė tė Lozhės sė Madhe angleze dhe tė shėrbimit tė fshehtė britanik, tė cilėt veprojnė pėr tė krijuar haos nė Ballkan, nė mėnyrė qė qeveria britanike tė shfrytėzonte kėto fshehtėsi. Ka qenė e njohur se Eduardi VII ishte Mjeshtėr i Lozhės sė Madhe.

Ėshtė konsideruar si njeri kryesor pėr lidhjen e qeverisė britanike me masonė. Autorėt kroatė, si dhe gjermanėt Ludendorf dhe Kustos, kanė akuzuar masonėt pėr organizimin e vrasjes sė princit trashėgimtar Ferdinadit nė Sarajevė mė (18 qershor) 1914, me qėllim qė tė shpėrthejė lufta e Parė Botėrore, dhe me aleatėt e tyre tė shkatėrrojnė Gjermaninė.

Ridli, shkruan se sikur masonėt britanikė dhe Eduardi VII, tė mos e rrėzonin Dinastinė e obrenoviqėve, Serbia, nė Luftėn e Parė Botėrorė, do tė luftonte si aleate e Austrisė, si tė gjithė ballkanasit.

Aleatėt fituesė nuk do ta shpėrblenin Serbinė mė 1918, me krijimin e shtetit tė ri – Jugosllavinė, ku mbisundonin serbėt. Serbia nuk do tė kishte forca tė mbrohej nga presioni gjerman mė 1941 dhe nuk do tė hynte nė luftė nė anėn e Britanisė.

Aleatėt fitimtarė tė 1945, nė Jaltė, nuk do ta impononin njė Jugosllavi komuniste... Serbia u bė aleate e Rusisė, ndėrsa Bullgaria kaloi nė anėn e Austrisė dhe tė Gjermanisė. Princin trashėgimtar, Ferdinandin, nė Sarajevė nuk e vranė masonėt por anėtarėt e grupeve tė fshehta nacionaliste serbe.

Ėshtė pak e besueshme se ata kanė patur njė plan mė tė gjėrė pėr provokimin e njė lufte me karakter evropian. Ėshtė e mundur se ata kanė vepruar nga urrejtja ndaj Austrisė, e cila 6 vjet mė parė me forcė aneksoi Bosnėn e Hercegovinėn.

Aleatėt fitimtarė, krijuan shtetin e ri – Jugosllavinė. (Sipas Ēerēilit ky ishte njėri nga gabimet mė mėdha tė Evropės, shėnim i pėrkthyesit nė gj. shqipe). Mbreti serb, tashti ishte mbret i Jugosllavisė..., Serbėt kishin sunduar kroatėt, sllovenėt, boshnjakėt, malazezėt dhe maqedonasit, andaj kėta ishin shumė tė zemėruar.

Meqė Jugosllavia ishte anėtare e koalicionit tė cilin aleatėt e kishin formuar kundėr Rusisė bolshevike, komunistėt, ashtu si edhe nacionalistėt kroatė – ustashėt iu kundėrvunė qeverisė jugosllave andaj edhe u ndaluan...

Qeveria ustashe e Pavleviqit, me pėrkrahjen e Kishės kroate katolike, vrau armiqtė e fesė katolike – serbėt ortodokės, hebrenjtė dhe komunistėt. Ustashėt kishin filluar t’i vrisnin hebrenjtė tre muaj para Hitlerit...

Serbėt sot thonė se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ustashėt kanė vrarė 750.000 serbė, ndėrsa kroatėt pohojnė se janė vrarė mė pak se 70.000. Histarianėt asnjanės thonė se janė vrarė diku rreth 330.000.

Ustashėt, me pėrcjelljen dhe bekimin e klerit katolik, nė kampin e pėrqėndrimit nė Jasenovac, por edhe nėpėr fshatra, kanė likuiduar njė numėr tė madh, dhe kanė vrarė tė gjithė serbėt ortodokės tė cilėt refuzonin tė pranonin fenė katolike...

Nėse fėmijėt kryqėzoheshin sipas ritit katolik, nga e majta nė tė djathtė, ua kursenin jetėn, por, nėsė kryqėzimi bėhej nga e djathta nė tė majtė, sipas traditės sė kishės serbe ortodokėse, atėherė i vritin... Ustashėt i ndoqėn edhe masonėt, por, ashtu si edhe nacistėt nė Gjermani, ndaj tyre ishin shumė mė tolerantė se ndaj hebrenjve dhe komunistėve.

Propoganda e qeverisė pandėrpreje akuzonte masonėt, ndėrsa gazetat publikonin edhe emrat e tyre, duke shprehur njė urrejtje tė hapėt ndaj tyre, ashtu siē kishte vepruar edhe Shėrbimi i Fajoit pėr shoqatat e fshehta nė Francė... Megjithatė, nė Kroaci, nuk janė likuiduar masonėt ashtu si hebrenjtė dhe romėt...

Nė Serbi po ashtu ėshtė zhvilluar njė fushatė kundėr masonėve, pas vendosjes sė qeverisė marionetė progjermane tė gjenral Nediqit dhe Dimitrie Lotiqit, nga ana e qeverisė tė okupatorit gjerman. Lotiqi dhe gjermanėt, mė 1941, organizuan njė ekspozitė antimasone nė Beograd, duke i paraqitur masonėt si njė lėvizje revolucionare qė kishte lidhje me komunizmin...

Pas luftės, kroati Josip Broz Tito vendosi pushtetin komunist nė Jugosllavi...

Titoja, qė nga 1920-ta, kur iu bashkangjit Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, me besnikėri ndoqi rrugėn e caktuar nga Stalini dhe Internacianalja Komuniste nė Moskė... Mė vonė u rebelua kundėr mbisundimit sovjetik... Partia Komunsite e Jugosllavisė u pėrjashtua nga Informbyroja mė 1948. Shumica e komunistėve ishin kundėr Stalinit, dhe e mbėshtetėn Titon, pati edhe nė anėn e Stalinit.

Policia e fshehtė e Titos, e kontrolluar nga ministri i punėve tė brendshme, Aleksandėr Rankoviq, i pėrcillte idhtarėt e Informbyrosė. Shumė janė burgosur dhe janė mbajtur nėn kushte shumė tė veshitira nėpėr llogore, si nė Goli-otok tė Adriatikut...

Njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė ishte veterani komunist Mosha Pijade, hebrenj, nga shtresa e mesme e Beogradit. Ai ishte teoricienti udhėheqės marksist nė Partinė Komuniste Jugosllave, pėr tė cilėn punoi me besnikėri 30 vjet.

Mosha i dha pėrkrahje tė madhe Titos kundėr Stalinit. Megjithatė, mė 1948, policia e fshehtė e kishte marrė nė pyetje, ashtu si tė gjithė anėtarėt e Partisė, qė tė vėrtetonte se nuk kishte lidhje me Informbyronė. Gjatė marrjes nė pyetje ishte zbuluar se Mosha Pijade kishte qenė mason!....

A ishte Titoja mason?

Ridli shkruan se si pushtetar i Jugosllavisė Titoja ka udhėhequr njė politikė tė ekuilibruar ndėrmjet popujve, ashtu si ndėrmjet komunistėve tė dorės sė fortė dhe atyre liberalė.

Nė vitet e 50-ta burgosi liberalin Milovan Gjilas. Mė 1966 e largoi shefin e policisė sė fshehtė, Aleksandėr Rankoviq, si pasues tė vijės sė fortė. Diktatura e ashpėr nė Jugasllavi u zbut paksa nga viti 1966-1971, gjer nė paraqitjen e Lėvzjes pėr pavarėsinė e Kroacisė, kur pėrsėri, me urdhėrin e Titos u vendos regjimi represiv.

Disa individė, nė ish Jugosllavi, edhe sot besojnė se Titoja ishte mason. Pėr njė mendim tė tillė ekzistojnė dy arsye: Arsyeja i parė ėshtė, mbishkrimi mbi varrin e tij vetėm: “Josip Broz Tito, 1892 – 1980”, pa asnjė fjalė, asnjė shenjė tjetėr zbukuruese, ashtu si ėshtė traditė edhe te masonėt. Ka mendime se Titoja ishte fymėzuar nga varri i Franklin D.

Ruzveltit, nė SHBA, nė tė cilin ishte njė mbishkrim modest: “Frenklin Delano Ruzvelt, 1882 – 1945”. Ruzvelti kishte qenė mason, andaj edhe ky me siguri do tė ishte shkaku... Arsyeja tjetėr ishte largimi i Rankoviqit dhe ata tė vijės sė fortė mė 1966. Vendimi i largimit tė tyre me siguri ėshtė marrė pėr shkaqe politike, meqė Tito besonte se atėhere ishte e mundur dhe e dėshirueshme ta zbusė diktaturėn.

Meqenėse Rankoviqi dhe ndihmėsit e tij ishin serbė, ata kishin bindjen – sot edhe mė shumė ėshtė pėrforcuar kjo bindje – se Titoja si kroat i kishte larguar pse nuk i donte serbėt. Ata, po ashtu besojnė se masonėt qėndrojnė prapa vendimit pėr rrėzimin e Rankoviqit me shokė, thekson Ridli.

Zhvadin Simiqi, vazhdon Ridli, njė aleat i Rankoviqit, dhe njė personalitet i lartė nė policinė e fshehtė serbe, ka pohura se Titoja ishte mason i fshehtė. Sipas disa shkrimeve tė fundit, Titoja tashti na del agjent i shumėfishtė, mason i madh, qė herė na paraqesin tė ketė qenė anėtar i lozhės nė Zagreb, e herė nė Beograd e Moskė, por kohėve tė fundit botohen libra ku ai paraqitet si anėtar i lozhave Angleze, Franceze, Spanjolle dhe Polake...

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Sllovenisė dhe tė Kroacisė mė 1991, Bosnės dhe Hercegovinės mė 1992, agresionit tė ushtrisė serbe nė Kroaci dhe nė Bosne dhe krimeve tė serbėve nė Vukovar e Sarajevė, nė Kroaci janė publikuar fakte tė reja tė cilat masonėt akuzohen pėr krime.

Flitet se tė gjitha fatkeqėsitė nė Jugosllavi i kanė planifikuar masonėt si De Mikelisi, anėtar i Lozhės masone P2 tė Orientit tė Madh italian... Lorens S. Igėl Bergeri etj. Kur filluan luftimet nė Kroaci dhe Bosne, Kombet e bashkuara dėrguan vėzhguesė nė Jugosllavi, tė cilėt duhej tė raportonin se ē’po ndodhė atje. Njė kohė tė gjatė nuk ndėrmorėn asgjė kundėr serbėve, andaj kroatėt dhe boshnjakėt i akuzuan si proserbė.

Mė vonė propozuan qė Serbisė t’i veheshin sanksionet ekonomike. Flitet se e gjithė kjo ishte njė komplot mason. Me mosndėrmarrjen asgjė me kohė, qė nė fazėn e parė, e mė vonė me sanksionet ekonomike, masonėt siguruan vazhdimin e luftės dhe shkatrrimin e ekonomisė sė Serbisė, dhe nė kėtė mėnyrė ata krijuan haos tė cilin mund ta shfrytėzonin pėr qėllime tė veta...

Sipas pėrkthyesėve tė librit tė Xhasper Ridlit, nė gj. serbe, komentet lidhur me pikėpamjet e autorit (Xhasper Ridlit, a.n) mbi zhvillimet politike nė Jugosllavi do tė ishin tė tepėrta dhe kėrkojnė shumė intervenime... Lozhat e para, sipas tyre, janė themeluar nė Slloveni dhe Kroaci nė sh. XVIII. Deri nė fund tė sh. 19 masonėt u zgjėruan nė territorin e Serbisė dhe tė Bosnes.

Nė vitin 1912 ėshtė themeluar Lozha e Madhe nė Serbi. Shtat vjet mė vonė, nė Zagreb ėshtė themeluar Lozha e Madhe e serbėve, kroatėve dhe sllovenėve, nė tė cilėn kanė hyrė tė gjitha lozhat qė kanė vepruar nė territorin e “kralevinės”. Kjo Lozhė e Madhe, nė vitin 1929 u emėrua: Lozha e Madhe “Jugoallavia”.

Mė 1931 lozha jugosllave me Lozhėn e Madhe angleze pranuan qė ta njohin njėra-tjetrėn. Pėrfaqėsuesi i parė i Lozhės angleze ishte Mjeshtri i madh Xhorxh Vajfert. Mė 1940 Lozha “Jugosllavia” mori vendim qė tė pushojė ēdo veprimtari e saj... Ėshtė dashur tė kalojnė plot 50 vjet qė nė territorin e Jugosllavisė tė ripėrtrihet masoneria, pikėrisht mė 23 qershor 1990.

Shkatėrrimi i vedit ndikoi nė themelimin e lozhave tė reja nėpėr republikat e ndara, nė Kroaci mė 1995, nė Slloveni mkė 1999. Nė Serbi dhe Mal tė ZI sot veprojnė disa lozha tė mėdha.

Qė tė gjitha rrėnjėt i kanė te Lozha e Madhe “Jugosllavia”, andaj Lozha e Madhe e bashkuar Angleze ka njohur vetėm Lozhėn e Madhe tė rregullt “Jugosllavia”...

Andi Ballshi
avatar
Andi Ballshi

19


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Masonėt nė Ballkan

Mesazh  Jetmira prej 15.09.13 13:51

Masonet jane grupe sekrete ku adhurohen kultet asiriane apo sumeriane te koheve te egjiptit te vjeter. Ata kane simbolet e tyre, te cilat i kane huazuar me se shumti nga babilonia e vjeter, nga periudha e faraoneve apo dhe nga tradita judeo-kristiane dhe muslimane. Pra nje mish-mash kultesh, simbolesh dhe idhujsh. Zotin e quajne THE Master of the Univers apo Mjeshtrii Universit.

Anetare te tyre jane si te themi njerez qe pretendojne se jane muslimane, kristiane, apo dhe te ndonje feje tjeter. Anetaret kane detyrim absolut te heshtin per ato qe ben THE GRAND MASTER apo mjeshtri i madh i cdo lozhe, apo si te themi kryetari, qofte kjo dhe ne kundershtim me ligjet morale, fetare apo ligjet e kushtetutave ku jetojne. Nese del nga Urdhri, denohesh me vdekje dhe vritesh. Kete fat pati bankieri i madh i vatikanit ne vitin Roberto Calvi, i cili u gjet i varur ne nje ure ne Angli (Ura ishte simbol i masoneve).

Megjithate ata bashkpunojne me shume llozha te tjera te njejta ne plane dhe kulte: Si psh: klani Illuminati. Me keta te fundit ata ne shek. XVI-XIX u bene aktiviste te papare me idete ilumniste te perhapura ne Europe, per pavaresine nga kisha dhe dhenies perparesi llogjikes dhe shkences. Lindja e tyre dhe evolimi i tyre ka ardhur ne shume etapa porse hov te madh ideve te tyre i dha persekutimi qe i behej aso kohe shkencetareve nga kisha. Llozhat jane shume te perhapura ne vendet e Europes dhe ne Usa.

Historia e tyre eshte shume interesante, sepse ne ato kohe anetare ne keto llozha kane qene nga shkencetaret me te medhenj ne Bote, bankieret me te medhenj dhe gati shumica e familjeve mbreterore. Kjo tradite vazhdon sot e kesaj dite. Njihen per shume komplote te medha politiko-ekonomike dhe per vrasje te papara. Momentalisht jam ne lexim te historise se tyre, liber qe shpresoj ne te ardhmen te botohet.Tashme ata kane hapur edhe degen e tyre ne tirane!
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi