Fėmijė tė egėr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fėmijė tė egėr

Mesazh  Neo prej 07.09.09 15:05

Fėmijė tė egėr, tė rritur nga kafshėt



Historitė e fėmijėve tė shpėtuar nga egėrsia kanė ngjallur pėr shumė shekuj mallėngjim, ēudi dhe mosbesim.

Pėrrallat e fėmijėve tė adoptuar dhe tė rritur nga ujqėrit, arinjtė, majmunėt dhe kafshė tė tjera, e kanė marrė inspirimin e tyre vetė nga realiteti.

Pasi bota mesjetare i la vend modernizmit, njeriu i egėr apo i pyjeve u shndėrrua nga prototipi i kaosit, ērregullimit dhe herezisė, nė njė njeri harmonik tė ndriēuar dhe tė kulturuar.

Por megjithatė, njeriu i egėr mbarte nė vetvete edhe egėrsinė, edhe sublimen, njė imazh i dėshirės ashtu si i mėkatit. Fėmijėt e egėr tė ngjallin edhe keqardhje pėr braktisjen e tyre ēnjerėzore, por edhe ēudinė pėr mėnyrėn se si i kanė mbijetuar egėrsisė sė pyjeve.

Mitologjia e lashtė ka shumė histori tė fėmijėve tė rritur dhe tė pėrkujdesur nga kafshėt, por e dhėna e parė e saktė dhe e vėrtetuar ėshtė regjistruar nga historiani Roman Procopius.

Djali i vogėl, i braktisur nga nėna e tij gjatė kaosit tė luftės gotike 250 vjet para Krishtit, u gjet duke u ushqyer me gji nga njė dhi. Kur tė mbijetuarit e luftės u kthyen nė shtėpitė e tyre, gjetėn djalin e vogėl i cili jetonte me nėnėn e tij adoptive, e cila e kishte quajtur Aegisthus. Procopius thonte se e kishte parė vetė fėmijėn.

Misteri i fėmijėve tė egėr


Gjatė antikitetit dhe kohėve moderne, historia njerėzore ėshtė ndeshur me shumė tregime tė bishave tė mbuluara me qime qė dalin nga pylli duke ecur me kėmbė e me duar, fėmijėt e egėr.

Krijesat e ēuditshme, as njerėzore por as kafshė, nė tė shumtėn e rasteve janė dėbuar nga shoqėria njerėzore qė nė moshė tė vogėl, duke i deklaruar ata tė humbur, tė rrėmbyer apo tė vdekur.

Tė izoluar nga civilizimi, mendohet se ata kanė gjetur pėrkujdesjet e kafshėve ose nė njė farė mėnyre kanė mbijetuar vetėm gjatė atyre viteve tė formimit personal njerėzor. Tė papėrballur kurrė me influencėn njerėzore, ata rritem pa mėsuar tė flasin, shpeshherė tė paaftė pėr tė ecur dhe me sjellje tėrėsisht kafshėrore.

Si djem ashtu edhe vajza, nėse kanė jetuar nė njė kope ujqėrish, majmunėsh apo ostriches, ndonjėherė edhe vetėm tė gjithė kanė njė gjė tė pėrbashkėt: e shkuara e tyre e mjegullt do tė mbetet pėr ne gjithmonė njė mister i pazbuluar.

Historia e vėrtetė e Victor, djalit tė egėr tė Aveyron, ėshtė mishėruar nė filmin e Truffaut-tit "L'Enfant Sauvage", i cili pėr shumė njerėz ka qenė impakti i parė me fėmijėt e egėr. Duke u endur vetėm nėpėr pyjet e Lacaune tė Francės Jugore nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, Victor ishte parė nė shumė raste nga fshatarėt dhe ishte kapur nga vendasit pėr t'u ekspozuar nė sheshin e fshatit.

Ai u arratis vetėm pėr t'u kapur sėrish njė vit mė vonė. Kėtė radhė ai qėndroi njė javė nė shoqėrinė e njė tė veje, e cila e ushqeu dhe e veshi derisa u arratis pėrsėri. Mė pas, ai pati kontakte me shoqėrinė njerėzore akoma mė tė shpeshta, duke kėrkuar ushqim nėpėr vila, por megjithatė vazhdoi tė jetonte vetėm, pėrsėri nė pyll ku shpeshherė njerėzit e shikonin duke vrapuar dhe angulluar.

Qėndrimi i Victorit bashkė me njerėzit zgjati dy vjet pasi u zbulua pėr herė tė parė nė mes tė njė dimri tė acartė nė vitin 1799. Ai u pa mė pas 100 km larg Saint Sernin, duke gėrmuar pėr patatet qė vetė kishte mbjellur gjatė qėndrimit tė tij tė shkurtėr nė rrethin e shoqėrisė njerėzore. Nė fund pasi u kap nga njė vendas me emrin Vidal, ai nuk e njohu mė lirinė e jetės nėpėr pyje.

Victor u zbulua rreth moshės 12-vjeēare dhe dukej qartė se kishte mbijetuar nėpėr pyjet e egra pėr tė paktėn dy vjet ndoshta dhe mė tepėr, tėrėsisht i vetmuar. Mundėsia mė e madhe ėshtė qė ai tė jetė braktisur nė moshėn gjashtė-vjeēare nga njė baba, i cili nuk i bėnte dot ballė vėshtirėsive qė kishte ky fėmijė pėr tė jetuar nė rrethin shoqėror dhe pėr tė mėsuar tė jetonte si njeri normal, megjithatė historia e vėrtetė nuk do tė mėsohet kurrė.

Kapja e Victorit pėrkoi me periudhėn mė tė volitshme tė mundshme. Nė atė kohė tema mė e nxehtė filozofike ishte Teoria e Rousseau, e cila parashtronte se njė fėmijė i natyrės mund tė qėndronte i kulluar dhe i paprekur nga influenca e shoqėrisė. Por, nė kohėn kur Victor u ekzaminua dhe u trainua nga njė grup ekspertėsh, doli se ishte tepėr i pagdhendur, lehtėsisht i irritueshėm dhe jo bashkėpunues. Ishte mė tepėr njė bishė e egėr se sa njė shpirt i kulluar.

Victor nxorri nė pah karateristika tė pėrbashkėta me shumė fėmijė tė tjerė tė egėr. Edhe pse u gjet me pjesėt e grisura tė njė bluzeje pėrreth qafės, ai nuk pranonte nė asnjė mėnyrė tė vishej dhe i shqyente rrobat me dhėmbė nėse e detyronin tė vishej.

Ai dukej se i rezistonte shumė mirė temperaturave ekstreme pa asnjė efekt anėsor dhe pa u sėmurur. Ushqimin e gllabėronte dhe e shqyente nė mėnyrė kafshėrore. Ai gjithashtu shpalosi disa shenja qė tashmė lidhen ngushtė me ērregullimet mendore tė autistėve - njė disinteresim total pėr njerėzit qė e rrethonin dhe preferonte mė mirė qė t'i kalonte orėt e gjata i strukur nė njė cep tė dhomės i vetmuar.

Megjithatė, Victor arriti ta gjente idhullin e tij tek Dr. Jean Itard, i cili i pėrkushtoi pesė vjet tė jetės sė tij duke u munduar t'i mėsonte djalit sjelljet elementare njerėzore, duke u munduar qė t'i nguliste nė tru aftėsi si dialogu, shkrimi dhe leximi. Edhe pse Itard pati disa suksese tė ndjeshme pėrsa i pėrket shndėrrimit tė Victorit nė njė qenie njerėzore, kishte shumė gjėra tė cilat nuk qe kurrė i aftė t'i arrinte.

Djali nuk arriti kurrė tė pėrdorte asnjė lloj mjeti komunikimi. Ai nuk arriti kurrė tė ishte i aftė tė tregonte se kush ishte, pėrse kishte pėrfunduar duke jetuar i vetėm nėpėr pyll apo tė shpjegonte origjinėn e njė shenje tė tmerrshme qė kishte nė qafė.

Sipas studimeve tė shumta me tė, Viktor duket se ka mbijetuar i vetėm, por shumė fėmijė tė tjerė kanė patur fatin tė rriteshin nga kafshė tė egra. Edhe nėse ėshtė psikologjikisht e mundshme, lind pyetja. A mund tė mbijetojė njė foshnjė duke u ushqyer me qumėshtin e njė ujku? Kjo mbetet ende njė temė e nxehtė debatesh.

Nėse arrijmė t'i besojmė historive ashtu siē janė nė raporte, do tė pranonim se kėta fėmijė zhduken nė pyll nė njė moshė tepėr tė vogėl. Shpesh kėta fėmijė janė rrėrmbyer nga kafshė femra, tė cilat kanė humbur kėlyshin e tyre tė vogėl pėr t'u rikthyer ose kapur shumė vite mė vonė

Mitet dhe legjendat qė lidhen me kėto histori dhe dėshmia e historisė sė Aegisthus, janė rastet e para tė fėmijėve tė egėr me tė cilėt pėrballemi. Procopius, nė librin "De Bello Gothico" shkroi se njė fėmijė, i braktisur nga nėna e tij gjatė kohės sė luftės (lufta ka qenė arsyeja mė e madhe e braktisjes sė fėmijėve) ėshtė gjetur dhe fshehur nga njė dhi dhe ėshtė gjetur nė putrat e saj kur tė mbijetuarit janė kthyer nė shtėpitė e tyre.

Kjo ndodhi 250 vjet para Krishtit dhe histori tė tilla kanė mbėrritur deri nė ditėt tona si p.sh. Andrei Tolstyk, i gjetur pak vite mė parė. Dukej se ishte rritur nga njė familje qensh, pasi e kishin braktisur tė dy prindėrit. Por, historia e dy vajzave ujkonja indiane, Kamala dhe Amala, ėshtė mė intriguese dhe ėshtė bėrė burim debatesh pėr mė shumė se 80 vjet.

Njerėzisht u shtynė tė besonin se kėto dy vajza, jo motra, tė cilat ishin marrė nga kafshėt me njė diferencė kohore nga njėra-tjetra, u gjetėn sė bashku nė njė kope ujqėrish nga Reverend Singh. Ai kishte dalė nė kėrkim tė dy fantazmave qė ishin parė shpesh nga vendasit dhe me anė tė njė shpikjeje tė tij synonte t'i kapte kėto krijesa tė pazakonta pėr t'u hequr frikėn fshatarėve.

Kur ai i pa ato me sytė e tij, e kuptoi se nuk bėhej fjalė pėr dy fantazma dhe as pėr krijesa tė ēuditshme, por pėr thjesht dy vjaza. Ai i nxorri ato jashtė nga kopeja duke vrarė nėnėn e tyre ujkonjė.

Vajzat u bėnė shumė shpejt objekt vėmendjeje dhe kurioziteti pėr shumė vizitorė. Fatkeqėsisht, vajza mė e vogėl Amala vdiq njė vit pas kapjes, ndėrsa Kamala mbijetoi deri nė vitin 1929 kur ishte nė moshėn 17-vjeēare. Edhe pse kur u kap Kamala ecte me kėmbė dhe duar, griste ēdo rrobė qė i vishej dhe gllabėronte ushqimin duke shqyer ēdo pulė fatkeqe qė i dilte pėrpara, ajo u mėsua mė shumė tė pėrdorte sjellje normale njerėzore dhe madje arriti tė fliste, edhe pse vetėm fraza tė thjeshta.

Opinionet nėse historia e tyre ėshtė vetėm njė legjendė ose ndodhta mashtrim kanė filluar qė nė vitin 1920. Charles Maclean iu tipos nė kokė se do t'i shkonte kėsaj historie deri nė fund dhe bėri shumė kėrkime tė avancuara me qindra dokumentet origjinale qė gjendeshin dhe duke udhėtuar pėr nė Indi qė ta zbulonte tė vėrtetėn personalisht.

Ai ishte gati tė shkruante nė raportin e tij qė e gjithė historia ishte njė shpikje brilante e Singh, por arriti tė gjente vet atė ēfarė ishte pėr tė provė evidente qė vėrtetonte version e Reverendit.

Fėmijėt e egėr kanė mahnitur shkencėtarė tė fushave tė ndryshme, por sidomos ata tė fushės sė linguistikės dhe psikologjisė njerėzore.

Tė pamundur pėr tė kryer Eksperimentin e Ndaluar, qė konsiston nė izolomin e qėllimshėm tė njė fėmije nga shoqėria njerėzore, shkencėtarėt janė mundur mė tepėr tė kryejnė studime tė ndryshme mbi dokumentacionin dhe dėshmitė pėr fėmijėt e egėr me qėllim qė tė kuptojnė mekanizmin e zhvillimit njerėzor: si zhvillohet e folura, sjelljet dhe mė e rėndėsishmja, se ēfarė do tė thotė tė jesh njeri.

Nė veēanti, ata kanė dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė gjetjen e njė pėrgjigjeje pėr pyetjen se ajo qė na zgjeron mundėsitė dhe aftėsitė i dedikohet mėnyrės se si lindim apo mėnyrės se si rritemi.

Fatkeqėsisht nuk ka aq shumė prova tė mjaftueshme apo dėshmi tė fėmijėve tė egėr pėr tė kuptuar mė mirė psikologjinė e tyre. Gjithsesi, ata vazhdojnė ende tė ndezin debate shkencore, tė ngjallin kuriozitet dhe tė shtojnė dėshirėn pėr kėrkime tė mėtejshme.

Pėrgatiti Klarita Bajraktari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi