Teletransportimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teletransportimi

Mesazh  Neo prej 04.09.09 14:14

Njerėz qė zhduken - teletransportimi



Njerėz qė zhduken" ėshtė titulli i njė numri goxha trazues tė revistės me figura, ‘Dylan Dog’.

Nė tė, autorėt rrėfenin histori tė frikshme tė personave, qenieve nejrėzore qė zhdukeshin papritur, tė "anuluar" nga njė forcė e panjohur nga ky dimension.

Revista ėshtė fantazi, megjithatė pak vetė e dinė qė ky fenomen shqetėsues ekziston vėrtetė dhe ėshtė gjithashtu i njohur si 'Teleportimi" (teletransportimi, ndonėse ky term shpesh herė lidhet me fantashkencėn); nė letėrsinė e misterit ka tė bėjė me fenomene tė pashpjegueshėm tė zhdukjes sė objekteve dhe personave, apo thėnė mė mirė "tė ēmaterializimit" tė papritur tė tyre.

Pėr t'u rishfaqur vetėm pas pak sekondash nė njė tjetėr vend, larg edhe me mijėra kilometra. Ndonėse tė rrallė, kėto ndodhi ēuditėrisht janė tė njohura nga shkenca, por pavarėsisht kėsaj vazhdojnė qė tė bėhen kėrkime pėr tė arritur qė tė kuptohet se pėrse ndodhin.

Disa, si pėrshembull Spiritistėt, njė fenomen tė tillė e quajnė "ēmaterializim"; Ufologėt i quajnė "transferime tė ēastit" apo madje teletransportim, ndėrkohė qė pėr studiuesit e fizikės bėhet fjalė pėr udhėtime tė vėrtetė tė pėrkohshėm nė hapėsirė, Urat e Rosen-Einstein qė pėrfshihen nė Teorinė e Relativitetit. Pavarėsisht pranimeve dhe parashikimeve matematikorė, fenomeni ende nuk pranohet si i pajtueshėm nga shkenca zyrtare.

Shkencėtarėt mendojnė qė nė disa zona tė botės ekzistojnė tunele hapėsirė-kohė apo porta dimensionale, nė tė cilat nuk vlejnė mė ligjet e fizikės; nė kėto pika mund tė ndodhė qė ēdo send apo qenie njerėzore mund tė transferohet nga njėra pikė e Tokės nė tjetrėn apo madje edhe nė njė tjetėr pikė tė universit.

Kėta tunele mund tė gjenden nė disa vende tė caktuar, por ėshtė e mundur qė edhe tė ndryshojnė vendndodhjen, pra tė spostohen nga njė vend nė tjetrin. Mendohet qė ekziston njė i tillė nė Lisbonė, i cili lidh Portugalinė me Indinė; njė tunel thuhet se ndodhet nė Uruguaji, si dhe njė nė Argjentinė e qė e lidh direkt me Meksikėn.

Ekzistojnė dėshmi tė ndryshme pėr zhdukje tė papritura nė histori, dhe disa prej tyre janė jo pak trazuese. Mes rasteve tė shumtė pėr shembull ėshtė ai i vitit 1593, rasti i njė ushtari filipinas i gardės sė guvernatorit tė Manilės, i cili u shfaq krejt papritur nė sheshin e qytetit tė Meksikos, krejt i shastisur.

Ai u arrestua dhe mė pas u mor nė pyetje, ku deklaroi se nuk dinte absolutisht asgjė se si kish ardhur aty; e vetmja gjė qė mbante mend ishte qė kish marrė shėrbimin e rojės nė pallat dhe sapo kishin vrarė guvernatorin. Askush nuk i besoi rrėfimit tė tij, por pas dy muajsh erdhi lajmi i vrasjes sė guvernatorit tė Filipineve dhe ai u la i lirė.

Njė tjetėr rast ndodhi nė vitin 1665 nė Portugali: njė njeri qė, nga India, mė saktė nė Goa, u shfaq krejt papritur nė Lisbonė tė Portugalisė. I akuzuar se kishte "prishur" ligjet e natyrės, i gjori u dėrgua nė turrėn e druve nga Inkuizicioni.

Thuhet se disa prej kėtyre "kalimeve" gjenden nė Angli, nė Yorkshire, njė qytet qė konsiderohet magjik; nė fakt, kėtu fenomeni njihej qė nga shekulli XVII dhe qė nga banorėt njihet me emrin "Porta e fatit".

Ndėrsa tė tjera porta mund tė gjenden nė Brazil, nė Bahia, nė New Hampshire nė SHBA, nė Salisbury nė Rodezi (Afrikė) dhe madje edhe nė Itali, nė ishullin e Favignanas dhe Aronas. Disa prej tyre janė shumė tė gjatė, aq sa pėr tė pėrshkuar botėn nga njėra anė nė tjetrėn, ndėrsa tė tjerė janė shumė tė shkurtėr.

Cilado qoftė origjina e fenomenit, ajo qė rrėfejnė zakonisht njerėzisht ėshtė qė nuk janė absolutisht tė vetėdijshėm pėr atė qė u ndodh nė ato momente si dhe ku gjenden. Kalimi ndodh nė mėnyrė shumė tė shpejtė, brenda pak sekondash dhe zakonisht kush ndodhet brenda, nuk kujton atė qė ka ndodhur gjatė dhe pas transferimit, pasi nė ato pak momente personi ndodhet nė njė gjendje pavetėdije.

Nė kėsi rastesh, kėto ndodhi janė krejt rastėsore dhe duket qė jo gjithmonė kėto "kalime" janė aktivė, por duket gjithashtu se ndodh rrallė; ndoshta pasazhet aktivizohen nė kushte tė caktuara tė rritjes sė magnetizmit tokėsor. (Eshtė ky rasti i tė ashtuquajturit Trekėndėshi i Bermudės).

Shpesh herė ndodh qė personave qė kalojnė njė eksperiencė tė tillė, nė disa raste kanė probleme fizike, qė ndoshta ndodhin prej ēmaterializimit. Nga dėshmia e disa prej "viktimave", ata pohojnė se janė gjendur krejt papritur nė njė mjegull tė trashė dhe kanė parė njė dritė zjarri, e pas kėsaj zhduken nė disa ēaste.

Diēka e ngjashme ndodhi nė vitin 1962 njė braziliani, Rivalino Mafra, i cili u zhduk krejt papritur m’u pėrpara syve tė bijve tė tij, me njė blic. Njė rast analog u rregjistrua nga dėshmitarė tė ndryshėm (mes tė cilėve njė gjykatės) nė 23 shtator tė vitit 1880 nė Tennessee: njė bujk, kryefamiljar, David Lang, "u zhduk" nė sytė e familjarėve dhe miqve tė tij, duke lėnė pas njė gjurmė bari tė djegur. Disa muaj mė vonė, bijtė e tij u ndalėn nė vendin e "avullimit" dhe dėgjuan nė ajėr zėrin e tij qė i dėshpėruar kėrkonte ndihmė...

Nė kėtė mėnyrė zhduken edhe objekte shumė mė tė mėdhenj: pėr shembull, nė vitin 1989, njė makinė tip Fiat Uno u pėrplas me njė kolonė tė njė shtylle nė Rozzano, nė hyrje tė Milanos: punonjėsit e ndihmės sė shpejtė zbuluan pėr befasinė e tyre se nė timon nuk ishte askush.

Nė vitin 1958 i ndodhi nė Siri njė treni tė tėrė mallrash, i cili gjatė udhėtimit u zhduk bashkė me makinistėt.

Dy trena tė tjerė mallrash nė Angli, qė u nisėn nga Cornwelli u zhdukėn po nė tė njėjtėn mėnyrė. Veē trenave, e njėjta gjė i ka ndodhur njė avioni bombardues anglez, njė i tipit Volcan i pajisur me aparate gjetjeje tė vendndodhjes, i cili u ēmaterializua mbi brigjet e Anglisė. Transponderi i mjetit, aktiv edhe nė raste aksidentesh, nuk dha asnjėherė asnjė sinjal alarmi: ky fakt frymėzoi edhe filmin e James bond, "Operacioni Topi i Zjarrtė".

Nė vitin 1978, njė pilot australian u zhduk nė Melbourne, pasi kishte komunikuar se kish parė njė objekt shumė tė madh fluturues. Njė tjetėr rast shumė i njohur ėshtė ai qė ka tė bėjė me ngjarjen qė i ndodhi nė shekullin XIX ekuipazhit tė anijes fatkeqe Mari Celeste. Nė kėtė rast, faji iu vu monstrave detare, si kallamari gjigand.

Nė qershor tė vitit 1872, anija Iron mountain u nis nga Porti i Vicksburg nė Mississipit pėr tė shkuar nė Louisville, nė Kentucky. Nė tė ndodheshin 55 persona, pjesėtarė ekuipazhi dhe pasagjerė si dhe njė ngarkesė e madhe pambuku; nė atė pjesė tė lumit, trafiku qe shumė i rėnduar me varka.

Pasi u nis nga Vicksburg dhe pasi kish kaluar afro njė ēerek ore, Iron Mountain u zhduk pa lėnė gjurmė. Menjėherė u nis njė hetim nga ana e autoriteteve portualė tė Vicksburgut: ēdo hipotezė pėr fundosjen u verifikua me kujdes dhe u hodh poshtė.

Nėse do tė ishte fundosur vėrtetė, topat e pambukut qė ishin pjesė e ngarkesės do tė ishin gjetur mbi ujė, njė zjarr i mundshėm do tė kish tėrhequr vėmendjen e anijeve tė tjera apo tė banorėve pėrgjatė brigjeve tė lumit; dhe nėse Iron Mountain do tė kish ngecur nė ndonjė vend tė lumit do tė kish patur kohė dhe mundėsi tė lėshonte sinjalin SOS. U arkivua si njė ēėshtje e pazgjidhur, gjė qė rriti edhe mė shumė famėn e Misisipit si njė lumė i mallkuar.

Po ēfarė ndodh nėse zhdukja u ndodh ushtrive tė tėra? Nė vitin 1707, gjatė Luftės spanjolle katėr mijė ushtarė tė Dukės sė Austriusė u zhdukėn nė Pirteneje gjatė njė transferimi tė rėndomtė. Nuk u gjet asnjė gjurmė beteje, nuk u gjetėn asgjėkundi as armė dhe as pajisje, dhe natyrisht as edhe kufoma.

Njerėzit thjeshtė ishin zhdukur pa patur mundėsi askush qė tė gjente gjurmė. Nė vitin 1858, tre kompani ushtarėsh kolonialė francezė, 650 burra qė marshonin drejt Saigonit nė Indokinė, u zhdukėn drejt asgjėsė. Pavarėsisht tė gjithė kėrkimeve dhe hetimeve, nuk u arrit asnjėherė qė tė zbardhej ky mister.

U bėnė analiza nė bazė tė ditarėve tė luftės dhe u mėsua qė nė atė vendndodhje dhe nė atė datė nuk kish ndodhur asnjė lloj luftimi, dhe mė vonė asnjė ushtar i atij batalion nuk u rikthye mė nė Francė dhe as nuk dha ndonjė lajm pėr vendndodhjen.

Mund tė mendohet pėr fenomene tė tillė si dezertimi, tė natyrshėm nė kohėra lufte: por nė vitin 1915, nė Sava Bay pranė Gallipolit nė Turqi, tetėqind ushtarė anglezė u zhdukėn gjatė pėrparimit pėr tė pushtuar njė bastion.

Njė lloj mjergulle ngjyrė gri i mbėshtolli dhe tė gjithė avulluan nė sytė e shokėve dhe tė armiqve turko-gjermanė. Nė dhjetor tė vitit 1939, gjatė pushtimit tė Kinės nga Japonia, afro 3000 manēurianė u zhdukėn pa lėnė gjurmė nė rrethana tė ngjashme, ndėrkohė qė ėshtė e njnohur zhdukja e ushtrisė irakene tė Sadam Huseinit gjatė Luftės sė Parė tė Gjirit nė vitin 1991: amerikanėt gjetėn vetėm njė kolonė shumė tė madhe me mjete tė braktisur nė shkretėtirė, pa asnjė gjurmė tė ushtarėve dhe asnjė lloj gjurme arratie nėpėr rėrė.

Disa studiues flasin edhe pėr prani tė UFO-ve nė raste tė tilla, tė cilėve Ufologėt u atribuojnė zhdukjen e ushtrisė nė Irak, apo nė mėnyrė folklorike flasin pėr shpirtėra apo fantazma. Nė fakt, nė Angli nė vitin 1673, njė doktor u zhduk nė sy tė disa dėshmitarėve: ai u ngrit nga dhjetėra fata dhe u dėrgua drejt qiellit. Sipas traditave mė tė lashta, kėto tė fundit janė qenie shumė tė fuqishme dhe nė gjendje tė shkaktojnė kėto rrėmbime: nė fakt thuhet se nė periudha tė caktuara, kėto qenie rrėmbejnė persona dhe i marrin me vete nė botėn e tyre.

Personave qė japin interpretime tė ndryshėm "supernatyrorė" pėr kėto fenomene u kundėrvihen natyrisht skeptikėt, tė cilėt thonė se kėto lloj incidentesh ndodhin pėr shkak tė boshllėqeve nė kujtesėn e viktimave, qė nė momentin qė ata nuk mbajnė mend asgjė pėr atė qė u ka ndodhur.

Por kjo gjė nuk shpejgon se si ka mundėsi qė personat gjenden nė vetėm pak ēaste nga njė vend nė njė tjetėr, mijėra kilometra larg! Mes kėtyre kemi shembujt e njė biznesmeni brazilian qė nė vitin 1959 u nis nga Buenos Aires me makinė pėr tė shkuar nė njė tjetėr qytet, dhe krejt papritur u gjend i mbėshtjellė nga njė mjergull: krejt papritur, e gjeti veten nė njė tjetėr qytet, me mijėra kilometra larg.

Apo, gjithmonė nė Argjentinė, rasti i njė doktori qė ishte nė udhėtim me bashkėshorten e tij, sėrish me makinė: tė mbėshtjellė edhe kėta nga njė mjergull e trashė, u rizgjuan 4500 kilometra larg, nė qytetin e Meksikos. Dhe nė vitin 1961 ndodhi rasti i famshėm i vėllezėrve Hill qė nė New Hampshire u zgjuan nė makinėn e tyre, tė dy me njė boshllėk tė pėrkohshėm kujtese.

Tė dy, gjatė njė hipnoize progresive thanė se ishin teletransportuar nga njė UFO (ky rast i dha jetė tezės shumė tė kundėrshtuar dhe asnjėherė tė sqaruar tė Tezave tė Rrėmbimeve prej Alienėve). Ndėrkohė, qė rasti qė ka mbetur njė mister i vėrtetė, nga tė gjithė tė sipėrpėrmendurit, ėshtė ai i 1828, kur krejt papritur u zhduk Kaspar Hauser, njė djalosh qė pohoi se nuk mbante mend asgjė nga fėmijėria e tij.

Kėto fenomene teletransportimi ndodhin edhe sot, por pa u arritur asnjėherė nė njė konkluzion qė tė bėjė tė gjithė tė bien dakord. E vetmja gjė qė ėshtė vėnė re ėshtė mungesa e ēuditshme e energjisė elektrike nė tė gjithė rastet e dokumentuar. Sipas studiuesit Colin Wilson, bėhet fjalė pėr ndryshime nė hapėsirė-kohė qė spostohen nė univers, tunele hapėsinorė tė lėvizshėm apo minivrima tė zeza.

Sidoqoftė, edhe sot e kėsaj dite ėshtė ende shumė e vėshtirė tė kuptohet deri nė fund mekanizmi.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teletransportimi

Mesazh  Neo prej 15.02.10 0:01

TELEPORTACIONI APO LARGPERCIMI



Te shperbehesh ne asgje ne ajer dhe te shfaqesh perseri, pa humbje ne kohe, por ne nje kontinent tjeter. Deri tani kjo gje ka qene e mundur vetem ne filmat fantastiko-shkencor si “Star Trek”.

Ne kete film veprimi ne fjale eshte quajtur “to beam” qe do te thote pak a shume “te dergosh nje tufe rreze drite”. Ndryshe i njejti veprim quhet teleportacion qe do te thote “te dergosh ne largesi” ose me nje fjale largpercim.


KJO QE DERI PAK PARA KOHESH DUKEJ UTOPI, NE TE VERTETE FUNKSIONON

Fizikanti vienez Anton Zeilinger ia ka arritur te largpercoje grimca drite (fotone) ne nje largesi 1 deri ne 2 metra prej andej. Me e rendesishmja eshte se Zeilinger nuk largpercon pjesezen , por te dhenat qe e perbejne ate...
Behet fjale per nje marredhenie midis dy pjesezash brenda Ligjeve te Mekanikes Kuantike te quajtura kokolepsje. Nesa gjendja e njeres pjesez ndryshon, ndryshon dhe ajo e pjesez tjeter sado larg njera-tjetres te jene, qofshin disa mikrometer apo dritevjet.

Per te largpercuar te dhenat ne nje pjesez te trete do te mjaftonte qe kjo t’ia percillte te dhenat njeres prej dy pjesezave te kokolepsura. Sapo njera prej pjesezave te kokolepsura te merrte keto te dhena, po ne ate cast i ka marre dhe tjetra ndonese ndodhet larg. Pra te dhenat u largpercuan.

Kjo gje nuk eshte e re dhe eshte e njohur ne teori qe prej 30 vjetesh. Me thjeshte eksperimenti i mesiperm mund te shpjegohej me ane te goglave te bilardos. Kemi dy gogla te bardha ku ngjyra perfaqeson rolin e njejte qe luajne ato, si dhe nje te kuqe qe do te largpercohet.

Gogla e kuqe rrok nje prej goglave te bardha. Kjo e fundit merr pernjehere te dhenat e te kuqes dhe kthehet keshtu ne te kuqe. Por meqenese gogla e bardhe eshte e kokelepsur me goglen tjeter te bardhe (per shkak se kryejne te njejtin rol), atehere dhe kjo e fundit kthehet ne te kuqe.

Keshtu te dhenat, pra “ngjyra e kuqe” u largpercua.


LARGPERCIMI I NJEREZVE

Nje nder veshtiresite ne largpercimin e njerzve qendron ne ate qe ndonese po behen perpjekje dhe ne teori eshte e mundur, perseri nuk eshte arritur te largpercohen atome prej te cilave perbehen njerezit. Deri tani eshte arritur te largpercohen vetem fotonet e drites.

Per me teper atomet e njeriut jane teper te lidhur me njeri-tjetrin dhe nuk mund te shkeputen nga njeri tjetri. Keshtu do te duhej qe njeriu te largpercohej si nje i tere dhe jo ne atome. Deri tani ketij problemi nuk i eshte dhene zgjidhje.

Pra ne te ardhmen e afert largpercimi i njerezve mbetet akoma i pamundur.

Edhe sikur te ishte e mundur te largpercohej njeriu ne formen e shperberjes se atomeve te tij perseri do te hasnim ne veshtiresi te medha te cilat nuk qendrojne ne numrine madh prej biljonesh atomesh qe perbejne njeriun por ne numrin teper te madh te nderthurjeve te mundshme midis ketyre atomeve qe perbejne trupin e njeriut.

Do na duheshin te largperconim sasi aq te medha te dhenash per te cilat do na duhej nje CD-ROM aq i rende sa edhe vete Toka. Kompjuterave te sotem do tu duheshin 20.000 miliarde vjet te kryenin largpercimin e te dhenave te njeriut.Ajo qe mund te bejme eshte ndertimi i kompjuterave kuantike teper moderne, te cilet do te ishin me miliarda here me te shpejte se ato qe kemi sot.

Nje veshtiresi tjeter qendron ne ate qe kokelepsja e grimcave te drites funksionon vetem ne nje mjedis krejt te izoluar. Ngrohtesia e trupit apo dhe frymemarrja do ta shkatarronin kokelepsjen.

Nje pengese tjeter eshte ajo qe gjate largpercimit, nuk dergohet tutje trupi por vetem te dhenat e perbersjes se tij. Keshtu qe ne vendin ku do te shfaqej njeriu duhet te kishte qe me perpara nje kopje te njeriut ne fjale, tek i cili do te largpercoheshin te dhenat. Se si do te ishte kjo kopje eshte akoma e paqarte. Por edhe sikur te kryhej kjo kopje do te lindte pyetja : A do te largpercoheshin edhe shpirti, mendimet dhe vetedija jone?


KOMPJUTERAT KUANTIKE

Pikerisht parimin qe perdori fizikanti vienez Zielinger per largpercimin e te dhenave te kuanteve te drites duan ta shfrytezojne shkencetaret per te ndertuar kompjutera kuantike te cilet do te ishin me miliarda here me te shpejte se keto te sotmit.

Shkaku do te ishte ai se ne kompjuterat kuantike te dhenat do te largpercoheshin permes kuanteve te drites apo atomeve. Kompjuterat kuantike punojne me te ashtequajturat Qubits, bits per kuant. Ndryshimi nga kompjuterat e sotem qendron ne ate qe ne nje kompjuter kuantik do te kryheshin veprimet jo njeri pas tjetrit e rralle por njekohesisht.

Por qe nje kompjuter kuantik te punoje duhet te behet nje lidhje midis qubits-ave. Por gjendja e ketyre dhe ndersjellshmeria eshte teper e ndjeshme ndaj nderhyrjeve nga jashte gje qe i ben keta teper te brishte dhe te shkatarrueshem. Kompjuteri me i madh kuantik qe eshte ndertuar deri me sot eshte prej 5 qubits-esh.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teletransportimi

Mesazh  Neo prej 29.03.10 14:06

Teletransportimi

Teletransportimi i perdorur ne kohet e lashta eshte teresisht pjese e fuqise supreme te Njeriut pasi trajton fuqine mendore dhe vetem ate (ne nje nivel shume te avancuar).

Fjala “teletransportim” ne cdo fjalor i referohet nje transferimi te menjehershem te nje trupi ose objekti nga nje pike fillestare ne nje tjeter pike ne hapesire dhe kohe pa perdorur forcen fizike te dukshme.

Eshte nje proces ku nje trup duket sikur dematerializohet dhe rishfaqet ne nje pike te caktuar distante, te ngjashme me historine fantastiko-shkencore te “Makines se Kohes” si dhe te filmit “Star Trek” ku njerezit teletransportohen ne Toke nga anija kozmike.

Arkivat e lashta tregonin se pavaresisht nga cdo proces dematerializimi pa patur rendesi nese realizohej nepermjet aparaturave te nje teknologjie te larte ose duke perfshire transformimin spiritual, eshte vete nje ceshjte qe mund te realizohet duke bere rindertimin e struktures se atomeve, pak rendesi ka nese jane pjese e trupit njerezor apo te ndonje objekti te ngurte.

Pra Teletransportimi eshte nje proces i cili kryet ne nje te miliarden e sekondes. Detajet sesi funksionon nen rregullat e aparaturave jane pertej aftesie njerezore te te kuptuarit. Gjate transferimit te nje trupi ose objekti ka nje gabim i nje rreziku te pallogaritshem per njeriun dhe cdo gje tokesore.

Teletransportimi kryhet vetem ne nje fraksion te sekondes dhe pertej kesaj nje te miliarde te sekondes, transferimi humbet pergjithmone. Nje shembull do e shpjegonte me mire kete ide; nese procesi i teletransportimit do vonohej ne momentin qe ka filluar per te transferuar nje trup ne nje dimension kohor tjeter ose nese ndarja e atomeve perdoret per te pershkuar nje mur atehere nje hezitim i tille ne fraksionin e sekondes do shkaktonte ngecjen e perhershme te njeriut apo objektit brenda murit.

Arkivat tregonin per dy forma teletransportimi. Njera behej nepermjet aparaturave ku rrezet e drites drejtoheshin mbi trupin ose objektin duke perdorur zberthimin e “dritens se lenget” , kompleksiteti i nje atom ndaresi dhe nje force fushe magnetike qe zgjaste vetem disa caste.

Mbas kesaj procesi i menjehershem fillonte mbi trupin ose objektin qe zhdukej dale nga dale nga pamja per tu rishfaqur ne nje destinacion te ndryshem ne te njejtin moment, pa patur rendesi se sa larg mund te ishte.

Nese e keni parasysh filmin serial “Star Trek”, kjo forme teletransportimi tregohet me saktesi pervec faktit qe kohezgjatja nuk eshte korrekte. I gjithe procesi i teletransportimit nga momenti i fillimit deri ne perfundimin e tij zgjat vetem 3 sekonda dhe gjate ketyre 3 sekondave vetem nje e miliarda e sekondes nevojitet per te krijuar rindertimin e perkohshem te struktures atomike.

Sic mund te jeni ne dijeni, cdo gje qe ekziston ne kete univers, perfshi ketu format e ngurta qeniet njerezore ose nje forme spirituale, konsiston ne perberje atomesh ose nje strukture atomi. Trupi dhe shpirti juaj jane atome por ndnryshojne ne dendesine e tyre dhe duke qene se atomet jane materie ato nuk mund te shkaterrohen asnjehere.

Ato pranojne te ndryshojne nga nje forme ne tjetren dhe mund te rindertohen perkohesisht por kurre nuk mund te shkaterrohen perfundimisht.

Atomet te cilat jane frymarrja e vete jetes mund te ndryshohen nga te padukshme ne te ngurta. Ato mund te behen njeri nje dite dhe spirituale diten tjeter; mund te ndahen per tu perdorur si energji shperthyese (bomba atomike) ose mund te ndahen per tu perdorur per energjine e paster. Pra nga kjo forme mikroskopike, pjesez e padukshme, vjen jeta dhe cdo gje per te cilen ne jemi deshmitare ketu ne Toke dhe ne univers.

Alienet ose antiket e famshem perdornin teresisht fuqine e mendjes. Ata perdornin atomet si nje njohuri per energji, teletranportim, penetrim kranial (lexim te mendjes), anije hapsinore, fuqi per te sheruar, telekinetike, ngritje pezull te objekteve dhe shtim ne mase te jetegjatesise ne me shume se 1 mije vjet (sipas mases kohore ne Toke).

Teletransportimi pervec kryerjes nepermjet aparaturave ishte aplikuar edhe nepermjet fuqise se mendjes universale.

Kur dikush ka nje eksperience jashte trupit (out of body experience) ai aktualisht prek nje forme dematerializimi vetem se ne kete eksperience ai shnderrohet ne nje qenie spirituale dhe i mungon teknologjia per te realizuar edhe transportimin e vete trupit fizik.

Ne arkivat e fshehta te disa nga instituteve tona me prestigjioze ekzistojne materiale mbi “Forcen Transportuese” ose te fluturimit qe eshte klasifikuar si Top Sekret.

Qeveria dhe agjensite e saj institucionale kane te dhena te detajuara qe liston zhdukjen e anijeve te medha te ngarkuara me mallra dhe me pasagjere, njerez qe jane pare krejt papritur te emetojne drite dhe te vibrojne si nje llambe inkandeshente dhe me pas te zhduken menjehere nga shikimi.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teletransporti

Mesazh  Estilen prej 01.06.10 18:33

Teletransporti kuantik

Koncepti i teleportatit kuantike ėshtė pak i ndryshem nga teletransporti tradicionale i Star Trek.

Nuk ka te bej me levizjen nga pika A nė pikėn B,te njė objekti por keto objekte lidhen me njeri tjetrin me njė jon ose foton.

Ato shfrytėzojne njė tipar te veēantė te fenomenit tė njohur si "entaglement", qe eshte nje aliazh misterioze i dy objekte tė largėta, dhe lidhen nepermjet joneve ose fotone, pa njė lidhje tė dukshme.

Deri tashti ekspeprimenti qe kryer ne distanca shume te shkurtera,brenda mureve te laboratorit.

Por me 23 maj 2010 tė rejat ka arritur ne njė moment historik nė teletransportin kuantike: transportuesi nė njė distancė prej 10 milje, ose 16 km, u kryer nga hulumtuesit nė Laboratorin Kombėtar pėr Shkencat Hefei Fizike, Kinė.

Ēfarė do tė thotė kjo? Do te thotė qė ne jemi mė afėr njė epokė tė re tė telekomunikacionit, ku tani eshte shume e thjeshte qe sinjalet pėr tė pėrcjellė informacione nga pika A nė pikė B nė Tokė, apo edhe hapėsirė.

Pėrveē qė ka bėrė njė hap mė tej, ku informatika kuantike arrin majet Teletransporti kuantike i fotoneve (ose jonet) krijon kushte ideale pėr tė transferuar gjendjen e njė fotoni tek njė tjetėr, larg nga ai fillestari.

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teletransportimi

Mesazh  Zattoo prej 19.10.13 19:51

Teleportim ne Rusi 2013

avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi