Foo Fighters - Tė mistershmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Foo Fighters - Tė mistershmit

Mesazh  Jon prej 30.08.09 23:36

Foo Fighters - Tė mistershmit




Foo-Fighters ėshtė emri i njė grupi amerikan rroku qė drejtohet nga ish-pjesėtari i Nirvana-ve, Dave Grohl; por veē kėsaj, ėshtė edhe emri i njė termi aeronautik qė u bė i njohur nė vitet dyzetė tė shekullit qė kaloi, por qė nė gjuhėn angleze nuk ka shumė kuptim.

"Gjuajtėsit Foo", po ēfarė do tė thotė? Ndoshta njė variacion i fjalės frėnge Fou, i ēmendur? Ndoshta njė derivim prej Fire, qė do tė thotė zjarr, duke parė qė edhe njė libėrth humoristik i vitit 1938 e ka nxjerrė kėtė neologjizėm? Apo e ka burimin nga nofka qė amerikanėt u kishin vėnė pilotėve japonezė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore?

Japonezėt thirreshin Foo sepse kėshtu shkruhej nė anglisht Kung-Fu (Koong-Foo). Pra, avionėt gjuajtės qė bėjnė kung fu... E lezetshme, qoftė edhe sepse pilotėt japonezė ishin vėrtetė shumė tė aftė dhe tė shpejtė nė manovrime.

Cilado qoftė origjina e emrit, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ky term bėnte t'u ngriheshin qimet pėrpjetė jo pak aviatorėve dhe pas afro shtatėdhjetė vjetėsh shumėkush beson se Foo Fighters ishin nė realitet UFO.

Alienė, fenomene natyrorė? Ne nuk e dimė dhe pėrtej gjithė asaj qė ėshtė thėnė, mundemi vetėm tė pohojmė qė po, ekziston diēka dhe po, ndoshta shfaq njė lloj sjelljeje inteligjente, por asgjė mė konkrete. Le tė themi qė ėshtė shumė e mundshme dhe logjike qė ato objekte fluturuese tė paidentifikuara janė anije kozmike jashtėtokėsore apo tė dimensioneve tė tjerė, duke patur parasysh qė nė thelb ky shpjegim ėshtė i vetmi i mundshėm.

Por nė vitin 1943, kur nisėn tė shfaqen sfera tė shndritshme nė qiejt e luftės nė Evropė dhe Paqėsor, mendohej pėr armė tė fshehta tė armikut. Sot, shumė ufologė, me sy mbyllur i lidhin kėto fenomene me atė tė UFO-ve, e megjithatė ekzistojnė dallime thelbėsore.

E enjte, 14 tetor 1943. Nė qiejt mbi Schweinfurth, nė Gjermani, ekuipazhi amerikan i Boing B-17, Fortesa Fluturuese, shkoi drejt njė kasapane. Avionėt gjuajtės gjermanė, Bf-109 dhe FW-190 bėnin kėrdinė nė bombardues, ndėrkohė qė gjuajtėsit amerikanė i afroheshin objektivit tė tyre, njė fabrike kuzhinetash me sfera.

Nė fund tė misionit do tė ishin plot 77 avionė B-17 tė shkatėrruar dhe mė shumė se 500 aviatorė amerikanė tė vdekur nė luftime, nė atė qė mė vonė do tė mbahej mend si "E enjtja e Zezė".

Ndėrsa pilotėt qė u shpėtuan plumbave tė gjuajtėsve gjermanė u bėnė dėshmitarė tė njė ngjarjeje tė pabesueshme. Nė njė distancė tė shkurtėr nga objektivi, nga lart binin mbi formacionin e bombarduesve njė breshėri sferash metalike, disqe me diametėr nga 3 nė 7 centimetra. Ishin dhjetėra tė tilla qė fluturonin nė formacion kompakt.

Formacioni u gjend kaq pranė sferave, saqė ndonjėri prej pilotėve nuk arriti tė shmangte pėrplasjen. Dhe ja befasia: krahėt, hunda dhe timoni nuk pėsonin dėme nga pėrplasja!

Vetėm njė zhurmė metalike pas tė cilės nuk ndodhte asnjė shpėrthim... gjėja mė shqetėsuese ishte se bashkė me grupin e sferave pilotėt shihnin edhe disqe fluturues, qė luhateshin nė ajėr me tė njėjtėn shpejtėsi e qė dukej se ndiqnin pas sferat.

Nė kthim, rrėfimet e betejės u ngatėrruan me ato pėr kėto shfaqje tė ēuditshme. Por nė ditarėt personalė, pilotėt kujtonin atė qė panė, siē rrėfen edhe Martin Caidin nė librin e tij "Qielli ėshtė njė ferr", botuar nė vitin 1969.

Por shfaqja e ēuditshme nė Schweinfurth ėshtė po aq e qartė se edhe trazuese. Bėhej fjalė pėr rastin e Foo Fighters-ave, mu nė mes tė ditės. Nė dukje sfera drite me diametėr qė varionte nga disa centimetra nė njė metėr, tė vetmuara ose nė grup, mė shumė natėn, por qė ashtu si nė kėtė rast shfaqeshin edhe ditėn me diell: por, siē e pamė, nė kėto raste ato konsistonin nė sfera metalike opake.

U panė gjatė gjithė luftės, pra nga viti 1939 deri nė vitin 1945, por fenomeni u intensifikua duke filluar qė nga viti 1944. Protagonistėt qė i panė ishin pilotė tė tė gjithė palėve, sa nga aleatėt aq edhe nga Boshti: secili prej tyre mendonte se bėhej fjalė pėr armė tė fshehta tė kundėrshtarit, ndėrkohė qė me pėrfundimin e luftės u mor vesh se asnjė prej forcave nė luftė nuk kishte nė dispozicion armė dhe teknologji tė tilla.

Shpejtėsia e trye ishte e ndryshme, ndonjėherė e njėjtė me atė tė avionėve qė ndiqnin ose pranė tė cilėve fluturonin, herė tė tjera mė e lartė. Shpesh herė ndiqte shpejtėsinė relativisht tė ulėt tė bombarduesve tė mėdhenj anglezė dhe amerikanė; herė tė tjera, Foo Fighters tregonin se mund tė kishin shpejtėsi tė mėdha, identike me ato tė avionėve gjuajtės.

Njė pilot i njė P-51 pohoi se kishte kryer njė pikiatė me shpejtėsi 360 milje nė orė dhe se gjatė tė gjithė zbritjes kishte patur njė sferė ngjyrė tė kuqe nė krahun e majtė. Nė momentin kur avioni do tė ngjitej pas pikiatės, sfera u largua dhe vazhdoi nė rrugė tė vet!

Njė tjetėr e vėrtetė ėshtė se Foo Fighters janė parė si nga pilotėt nė fluturim, ashtu edhe nga marinarėt dhe ushtarėt nė det dhe nė tokė. Nė shumė raste janė vėnė re tek ndiqnin kamionė, apo tanke. Shpjegimet shkencore nuk vonuan tė dalin nė sipėrfaqe dhe janė interesantė, ndonėse edhe sot e kėsaj dite nuk kanė arritur qė ta sqarojnė misterin.

Nėse sot, kur flasin pėr UFO-t, studiuesit qė merren me kėtė fenomen nuk janė nė gjendje as tė pohojnė me siguri ekzistencėn, ndryshon puna me rastin e Foo Fighters. Kėtu kemi dhjetėra, qindra, mijėra dėshmi tė personave qė janė ekspertė dhe tė stėrvitur pėr tė njohur avionėt armiq qė kanė analizuar me saktėsi ēdo aspekt tė kėtyre objekteve fluturues.

Frika ishte se mos nazistėt, ose sovjetikėt, apo anglezėt mė shumė se sa japonezėt apo tė pėrhershmit Yankee kishin zhvilluar armė teknologjikisht moderne nė gjendje tė fitonin luftėn. Nė fakt, konflikti i dytė botėror pa njė zhvillim tė jashtėzakonshėm tė progresit teknik.

Lufta nisi nė Poloni nė vitin 1939 me biplanė dhe pėrfundoi nė 1945 me avionė-raketė, reaktivė, predha balistike dhe bomba atomike...

Sigurisht, askush nuk harron se avioni i parė reaktiv, l'Heinkel He-178 fluturoi pėr herė tė parė nė vitin 1938; apo qė bomba bėrthamore ishte hedhur nė letėr teorikisht nga fizikanė me famė si Fermi, Oppenheimer, Teller... E megjithatė armėt inovative qė u vunė nė shėrbim, veēanėrisht prej gjermanėve, goditėn mė shumė armiqtė e tyre.

Njė shembull ėshtė avioni Me-163 Komet, me njė konceptim shumė modern qė vihej nė punė nga njė raketė me ndezje kimike shumė e paqėndrueshme, e rrezikshme pėr vetė pilotėt qė e komandonin: e megjithatė, performanca ishte fantastike, Komet arrinte shpejtėsi 1000 km nė orė dhe ngjitej deri nė lartėsinė dhjetė mijė metra brenda tre minutave.

Mėkat qė kishte vetėm 10 minuta autonomi dhe qė kur i mbaronte karburanti, avioni duhej tė ulej drejt tokės si njė avion pa motor.

Kur bėri debutimin e tij nė vitin 1944, pėr pilotėt amerikanė ishte njė tronditje dhe paniku u pėrhap shumė shpejt mes bombarduesve. Por kur u analizuan fotografitė, kur u vunė pėrballė dėshmitė e pilotėve, u mėsua se si duhej t'i kundėrviheshin dhe disa ditė pas debutimit, i pari avion Komet qė doli nė luftim u rrėzua prej goditjes sė tre avionėve gjuajtės amerikanė.

Dhe kėtu ėshtė ideja: Komet ishte sigurisht njė projekt fantashkence pėr epokėn, qė inxhinierėt e Messerschmitt ishin nė gjendje ta hidhnin nė teatrin e luftės. Ndėrsa Foo Fighters mbeteshin njė mister i papenetrueshėm dhe kjo i bėnte tė dridheshin pilotėt.

Ndėr hipotezat e para pseudoshkencore nė lidhje me Foo ishte teoria e njė koloneli tė USAAF amerikane, sipas tė cilit dritat misterioze ishin shkarkime pikėrisht tė Komet, tė lėshuara gjatė natės.

Por sot dihet shumė mirė se Me-163 nuk ishte absolutisht njė avion gjuajtės qė fluturonte natėn: nuk kishte radar dhe vetė instrumentet ishin tė thjeshtė. As nuk bėhej fjalė qė njė pilot tė mund tė ulte nga dhjetė mijė metra nė mes tė natės njė avion tė tillė.

Kėto mendime nuk u dėgjuan gjatė luftės dhe tė paktėn nė radhėt e aleatėve po projektohej si Foo Fighters ēdo lloj arme e re gjermane, qė nga gjuajtėsit reaktivė Me-262, tek raketat me telekomandė V-1 e deri tek ato balistike V-2, duke kaluar nė njė seri projektesh inovativė qė u vunė nė shėrbim nė njė sasi tė kufizuar.

Ndoshta e vetmja tezė qė mund tė mbėshtesė kėtė ide mund tė ketė lidhje me ēėshtjen e disqeve fluturues nazistė, me emrin Haunebu, qė u bėnė tė njohur nė internet falė njė serie rindėrtimesh, pjellė e fantazisė.

Nė thelb, sipas atyre qė i besojnė kėsaj teorie, Hitleri dhe tė tijtė kanė patur njė aleancė tė ngushtė me tė huaj tė tipit nordik, bjondė dhe me sy tė kaltėr, nė emėr tė njė origjine tė pėrbashkėt ariane.

Fruti i njė aleance tė tillė erdhi me motorėt "me energji Vril" nė gjendje tė vinin nė lėvizje mjete diskoidalė. Ėshtė shumė interesante tė lexosh pseudo-kronikėn e UFO naziste, qoftė edhe sepse ėshtė e mbushur me kaq shumė legjenda, disa prej tyre tė besueshme apo tė paktėn tė mundshme (si baza naziste nė antarktidė), tė tjerė pjellė e fantazisė ndonėse mbresėlėnėse (si pėr shembull udhėtimi i astronautėve nazistė nė Mars nė kėrkim tė ndihmės, gjatė muajve tė fundit tė luftės).

Thuhet se njė pjesė e kėtyre zėrave qarkullonin qė nė muajt e parė tė vitit 1945, ndoshta tė lindur prej bisedave pesimiste tė ushtarėve; dokumentacioni nė lidhje me kėtė ėshtė megjithatė i pakėt dhe jo i besueshėm.

Ajo qė duket e sigurtė ėshtė se nazistėt nuk e kanė fituar luftėn: e humbėn dhe keqas madje, dhe nėse kanė patur ndihmė aliene, kjo ka qenė e varfėr!

Nė tė vėrtetė, projektet gjermane tė aeronautikės kanė elementė tė njė gjenialiteti absolut, qė kanė revolucionarizuar aviacionin pėr dekada. Por ka prova qė tė gjitha ishin vepėr e inxhinierisė sė pabesueshme teutonike.

Dhe nuk mund tė mos ishte kėshtu, duke parė qė Foo Fighters janė vėrejtur nė mėnyrė tė pėrsėritur edhe nga vetė gjermanėt. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 1944 USAAF ngriti njė komision special hetimor pėr tė larguar dyshimet e shumtė mbi fenomenin.

Komisioni Robertson hetoi pėr qindra raste tė tillė, i analizoi deri nė detaje dhe arriti nė njė konkluzion befasues: prania e tyre ishte e ngjashme me atė tė njė ngjarjeje natyrore. E gjithė kjo u vėrtetua shkencėrisht dhe zyrtarisht si dhe u arkivua nė vitin 1949.

Atėherė, pėr se bėhej fjalė? Nė pamje tė parė, vjen tė mendosh pėr rrufe globulare apo pėr sfera plazme tė njohura si "zjarre tė Sant'Elmos".

Tė parat janė njė fenomen natyror, forma rrethore e njė rrufeje normale. Janė shumė tė rralla, shumė tė nxehta, shumė tė rrėshkitėshme dhe ndonėse janė parė disa herė nė afėrsi tė avionėve, rrallėherė arrijnė shpejtėsi tė konsiderueshme. Ndėrsa Foo Fighters fluturonin me 500 km nė orė nė heshtje totale...

Eshtė e qartė qė mundėsia qė tė bėhet fjalė pėr shkarkime elektromagnetikė, tė ashtuquajturit zjarre tė Sant'Elmos, ėshtė mė konkrete. Problemi ėshtė se kėto sfera fluturonin mes formacioneve tė bombarduesve si tė kėrcenin mes tyre; i ndiqnin, ktheheshin, rrotulloheshin...

Jo tamam ajo qė bėn njė shkarkim normal elektromagnetik.

Dhe kėtu hyjnė nė lojė tė famshmet Dritat e Tokės, sferat e dritės qė janė parė dhe studiuar pėr herė tė parė nė Hessdalen nė Norvegji dhe qė mė vonė janė parė dhe analizuar nė vende tė tjerė tė botės, mes tė cilėve Sassalbo nė Itali.

Kėto drita janė tė ngjashme me dritat qė thuhet se krijojnė mikrovalėt e rrathėve nė grurė, apo edhe UFO-t qė shfaqen periodikisht nė shumė vende magjikė, si pėr shembull tempulli i Madonės sė Zezė tė Montserrat nė Spanjė.

Drita tokėsore qė prej disave lidhen me Orbs-ėt, qė megjithatė janė tė padukshme pėr syrin dhe tė dokumentueshme vetėm falė aparatit fotografik; dritat tokėsore janė nė fakt tė dukshme nga kushdo. Nė Sassalbo, nė provincėn e Massa-Carrara nė Itali, nė vitin 2001 u shfaq njė objekt fluturues cilindrik mbi lumin qė ndodhet nė atė vend.

Ishin dhjetėra persona qė panė me sytė e tyre pėr shumė minuta kėtė objekt, pėrpara se tė zhdukej papritur.

Qė atėherė, janė me mijėra dritat e mėdha apo tė vogla qė duken prej majave tė Monte Alto mbi kėtė krahinė. Drita me ngjyra si ato tė Foo Fighters...

Prej kėtu lind hipoteza: qė bėhet fjalė pėr objekte natyrorė, ndoshta ekzistues edhe nė dimensione tė tjerė, qė kryejnė njė aktivitet tė dukshėm nė atmosferėn tokėsore.

E kushedi, ndoshta Foo Fighters nuk janė zhdukur pas Luftės sė Dytė Botėrore, por qė ata pėrbėjnė ndoshta formėn dhe thelbin e vėrtetė tė disqeve fluturues...
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi