Kategorizimi i objekteve tė paidentifikuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kategorizimi i objekteve tė paidentifikuara

Mesazh  Jon prej 24.08.09 15:46

Kategorizimi i objekteve tė paidentifikuara



Disa shkencėtarė kanė rekomanduar qė hetimet tė klasifikoheshin sipas hollėsive tė fenomenit apo objektit qė raportohej apo regjistrohej. Kategoritė tipike pėrfshijnė:

* “Anije” si pjatė filxhani, me majė nė formėn e lodrės apo nė formėn e diskut pa njė forcė shtytėse tė dukshme apo tė dėgjueshme. (natėn apo ditėn)

* “Anije” e madhe trekėndore apo njė model i shndritshėm trekėndor.

* “Anije” nė formėn e puros pa dritare tė shndritshme (Meteorėt e shndritshėm zakonisht raportohen nė kėtė mėnyrė, por ato janė fenomene fare tė ndryshme).

* Tė tjerė: Shiritė grade, trekėndėsha barabrinjės, sfera (zakonisht janė raportuar si tė shndritshme, qė shkėlqejnė natėn), kube, diamante, masa pa formė tė errėta, vezė dhe cilindra.

Sistemi “Hynek”



Doktor J. Allen Hynek krijoi njė tjetėr sistem tė pėrdorur pėrshkrimi, duke i ndarė kėto raportime pamjesh tė ēuditshme nė gjashtė kategori.

Nė fillim ndan pamjet nė bazė tė afėrsisė, duke pėrdorur nė mėnyrė arbitrare 500 kėmbė si pikė ndėrprerjeje.

Ai mė pas i ndan kėto ndarje nė bazė tė kushteve tė pamjes apo tipareve tė tjera tė veēanta. Tre kategoritė e pamjeve nė distancė janė:

* Dritat e natės (NL): Drita anomale tė parė nė qiellin e mbrėmjes.

* Disqe tė ditės (DD): Ēdo objekt anomal (i ērregullt), pėrgjithėsisht, por jo domosdoshmėrish “diskor”, i parė nė largėsi nė qiell gjatė ditės.

* Raste nė radar apo vizuale (RV). Objekte tė para nė tė njėjtėn kohė nga syri dhe radari.

Klasifikimi i largėt ka vlerė nė lidhje me vlerėn e dukshme dhe rastet RV, zakonisht janė konsideruar tė jenė mė tė shumta, pėr shkak tė vėrtetimit tė radarit dhe rastet NL janė mė tė paktat, pėr shkak tė lehtėsisė nė tė cilėn drita shihet gjatė natės dhe shpesh ngatėrrohet me fenomenet prozaike si meteorė, yje tė shndritshėm apo aeroplanė dhe avionė. Raportimet RV gjithashtu janė mė tė pakta nė numėr, ndėrsa ato NL janė mė tė shpeshtat.

Pėrveē tyre, ekzistojnė edhe tre nėnkategori “tė takimeve nga afėr.

Edhe kėto mendohen se kanė njė vlerė mė tė lartė tė dukshme, pėr shkak se pėrfshijnė rezultate tė matshme fizike dhe objektet tė para nga afėr kanė mė pak gjasa tė jenė rezultat i keqinterpretimeve.

Ashtu si nė rastet RV, kėto priren tė jenė relativisht tė rralla:

* CE1: Objekte tė ēuditshme tė para pranė, por pa ndėrveprimin fizik me mjedisin.

* CE2: Njė rast si CE1, por me krijimin e evidencave fizike apo shkaktimin e interferencės elektromagnetike.

* CE3: Rastet CE1 apo CE2, ku “pushtuesit” apo ndryshe, qeniet, janė parė. (Nga ky rast merr shkas edhe titulli i filmit tė regjisorit Steven Spielberg, “Takime tė ngushta tė tipit tė tretė”).

Sistemi i klasifikimi “Hynek” qė nga dita kur ėshtė krijuar ėshtė zgjeruar dhe pėrshin edhe gjėra tė tilla si rrėmbime tė supozuara alienosh dhe fenomene tė shtrembėrimit tė gjethit.

Sistemi “Vallee”



Jacques Vallee ka krijuar njė sistem klasifikimi “UFO”-sh, i cili preferohet nga shumė hetues tė “UFO”-ve, madje mė shumė se sistemi “Hynek”, pasi nė mėnyrė tė konsiderueshme ėshtė mė shumė pėrshkrues se sa ky sistem, veēanėrisht nė lidhje me sjelljen e raportuar tė “UFO”-ve.

Tipi – I (a, b, b, d) – Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė, diskor-sferik apo tė ndonjė gjeometrie tjetėr, tė vendosur diku pranė tokės (nė lartėsinė e pemės apo mė poshtėė), e cila lidhet me gjurmėt, efekte mekanike, termike apo tė shndritshme.

* a – Mbi apo pranė tokės

* b – Pranė apo mbi sipėrfaqen e ujit

* c – Pushtuesit duken se shfaqin interes tek dėshmitarėt, duke i bėrė shenja apo sinjale tė shndritshme.

* d – Objektet duket se kanė “zbuluar” njė objekt tokėsor.

Tipi - II (a, b, c) – Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė me njė formacion vertikal cilindrik nė qiell, i shoqėruar me njė re tė shpėrndarė. Kėtij fenomeni i janė dhėnė emra tė ndryshėm si “re-cigareje” apo “re-sferė”.

* a – Lėvizin tė mėnyrė tė parregullt nė qiell

* b – Objekti ėshtė i palėvizshėm dhe i hap rrugė objekteve dytėsore (ndonjėherė quhen “objekte satelitore”.

* c – Objekti ėshtė i rrethuar nga objekte dytėsore.

Tipi - III (a, b, c, d, e)- Vėzhgim i njė objekti tė pazakontė sferik, diskor ose nė formė vezake, qė qėndron pa lėvizur nė qiell.

* a – Qėndrimi mes dy periudhave lėvizjeje me rėnie qė duket gati si “rėnie”, lart dhe poshtėė, ose lėvizje si lavjerrės.

* b – Ndėrprerje e fluturimit tė vazhdueshėm pėr tė qėndruar pezull dhe mė pas pėr ta vazhduar lėvizjen.

* c – Alterimi i pamjes sė jashtme ndėrsa qėndrojnė pezull, pėr shembull, ndryshimi i shkėlqimit, prodhimi i njė objekti tė dytė, e tė tjera.

* d – “Luftim i ashpėr” apo gėzim mes objekteve tė ndryshme qė qėndrojnė pezull.

* e – Trajektorja e alternuar nė mėnyrė tė papritur gjatė fluturimeve tė vazhdueshme pėr tė fluturuar ngadalė mbi njė zonė tė caktuar, rreth apo ndryshimi i papritur i kursit.
Tipi IV (a, b, c, d) – Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė gjatė fluturimit tė vazhdueshėm.

* a – Fluturim i vazhdueshėm

* b – Trajektore e ndikuar nga njė anije tradicionale aty pranė.

* c – Fluturim nė formacion

* d – Trajektore e vallėzuar apo nė zig-zag.
Tipi V (a, b, c)- Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė me formė tė jashtme tė padallueshme, domethėnė, pamja e jashtme tregon se nuk ėshtė njė material i plotė apo i qėndrueshėm nė strukturė.

* a – Diametėr i zgjeruar nė dukje, objekt i paqartė i shndritshėm.

* b – Objekte nė formė ylli qėndrojnė pezull pėr periudha tė gjata.

* c – Objekte nė formė ylli qė kryqėzohen me shpejtėsi nė qiell, mundėsisht me trajektore tė ēuditshme.

Evidenca fizike tė rasteve tė pazgjidhura

Pėrveē pamjeve vizive, rastet ndonjėherė kanė supozuar njė evidencė fizike jo tė drejtpėrdrejtė, pėrfshirė shumė raste tė studiuara nga agjencitė e ndryshme ushtarake dhe qeveritare tė shteteve tė ndryshme.

Evidenca fizike jo tė drejtpėrdrejta, qė mund tė jenė tė dhėna tė marra nga larg, si kontakte tė radarit dhe fotografi.

Evidencat fizike mė tė drejtpėrdrejta pėrfshijnė bashkėveprime fizike me mjedisin shumė pranė – “takimet e ngushta” tė sistemit “Hynek” apo rastet tė “Tipit 1” tė sistemit “Vallee”, tė cilat pėrfshijnė “gjurmė uljeje”, ndėrhyrje elektromagnetike dhe efekte fizike-biologjike.
* Kontakte dhe gjurmė radari, ndonjėherė nga vende tė ndryshme.

Kėto shpesh konsiderohen si rastet mė tė mira, pasi zakonisht gjurmohen nga personel i stėrvitur ushtarak dhe operatorė tė kullave tė komandimit, interceptorė tė pamjeve vizive stimulante dhe tė anijeve hapėsinore.

Njė shembull i kohėve tė fundit janė pamjet masive tė trekėndėshave tė mėdhenj, pa zbrumė qė kanė fluturuar nė lartėsi tė ulėta nė vitet 1989 dhe 1990 mbi Belgjikė, tė gjurmuara nga radari i shumėfishtė i NATO-s dhe interceptorėt reaktivė, dhe i hetuar nga ushtria belge (pėrfshirė dhe provė e fotografuar).

Njė tjetėr rast i famshėm i vitit 1986 ishte rasti “JAL 1628” mbi Alaskė, i cili ėshtė hetuar nga “FAA”.

* Evidencė fotografike, pėrfshirė dhe foto, filma dhe video, gjithashtu edhe spektrum infra tė kuqe (tė rralla).

* Spektogramė tė regjistruar vizivė (jashtėzakonisht tė rrallė). * Turbullime tė regjistruara gravimetrike dhe magnetike (jashtėzakonisht tė rralla).

* Prova e gjurmės sė uljes, pėrfshirė dhe gjurmė nė tokė, tokė e djegur apo e tharė, gjethe tė djegura apo tė thyera, anomali magnetike, nivele tė larta radioaktiviteti dhe gjurmė metalike.

Incidenti i “UFO”-ve “Height 611” apo ai i “Lonnie Zamora Socorro”, i vitit 1964, konsiderohen si rastet mė tė pashpjegueshme tė projektit “Blue Book” tė USAF-it. Njė shembull i njohur nga nėntori i vitit 1980 ishte incidenti i Rendlesham Forest, nė Angli.

Rreth 2 javė mė vonė, nė janar tė vitit 1981, i ndodhur nė Trans-en-Provence dhe i hetuar nga GEPAN, dikur agjencia zyrtare e qeverisė franceze pėr hetimin e UFO-ve.

Shefi i projektit “Blue Book”, Edward J. Ruppelt, e pėrshkroi njė rast klasik CE2, qė pėrfshinte njė ngastėr tė djegur bari. Katalogė me mijėra raste tė tilla janė grumbulluar, veēanėrisht nga shkencėtari Ted Phillips.

* Efekte fiziologjike tek njerėzit dhe kafshėt, pėrfshirė dhe paralizė e pėrkohshme, djegie lėkure dhe puērra, djegie tė ndryshme dhe simptoma qė i ngjajnė helmit nga radioaktiviteti, si pėr shembull incidenti “Cash-Landrum” nė vitin 1980. Njė rast i tillė daton qė nė vitin 1886, njė incident venezuelas i raportuar nė revistėn “Scientific Amerikan”.

* Rastet e ashtuquajtura tė mutilacionit tė kafshėve/gjethit, pėr tė cilat disa mendojnė se janė pjesė e fenomenit tė UFO-ve. Raste tė tilla janė analizuar duke pėrdorur teknikat e ligjshme shkencore.

* Efektet biologjike mbi bimėt, tė tilla si rritje e pėrshpejtuar apo kalbje e menjėhershme, efekte tė rritjes sė menjėhershme tė farės, dhe dalje tė nyjeve nga rrėnjėt (zakonisht tė lidhura me rastet e gjurmėve fizike apo ciklin e prodhimit).

* Efekte tė interferencave elektromagnetike (EM), pėrfshirė dhe makina qė fiken papritur, ndėrprerje tė energjisė elektrike, interferenca nė radio apo televizor, shmangie tė shigjetės nė busullėn magnetike, dhe turbullira nė udhėtimin e avionėve, prishje tė komunikimit dhe tė motorit tė kėtyre mjeteve.

Njė listė e 30 incidenteve tė tilla mbi anijet hapėsinore ėshtė pėrpiluar nga shkencėtari i NASA-s, doktor Richard F. Haines.

Njė ēėshtje e famshme ushtarake e vitit 1976 mbi Teheranin, e regjistruar nga CIA dhe DIA nė dokumentet e klasifikuara, ka rezultuar nė humbje tė komunikimit nė shumė anije hapėsinore dhe dėshtimin e sistemit tė armėve nė interceptorėt F-4, ndėrsa ishin gati tė godisnin me reaktiv njė UFO. Ky ishte gjithashtu edhe njė rast i parė nė radar edhe vizual.

* Gjurmim i largėt radioaktiviteti, i shėnuar edhe nė disa dokumente tė FBI-sė dhe CIA-s, gjė qė ka ndodhur mbi instalimet bėrthamore tė qeverisė nė Laboratorin Kombėtar tė Los Alamosit dhe Laboratorit Kombėtar tė Oak Ridge, nė vitin 1950, i raportuar gjithashtu edhe nga drejtori i projektit “Blue Book”, Ed Ruppelt nė librin e tij.

* Rastet me evidenca fizike tė vėshtira, si pėr shembull nė vitin 1957, Ubatuba, nė Brazil, ku janė analizuar fragmente magnezi nga qeveria braziliane, nė “Condom Report” dhe nga shkencėtarė tė tjerė. Incidenti “Socorro/Lonnie Zamora nė vitin 1964 gjithashtu ka lėnė gjurmė metalike, tė analizuara nga NASA.

* Nxjerrje tė regjistruara elektromagnetike, si mikrovalė tė regjistruara nė rastin e famshėm tė anijes hapėsinore “RB-47”, nė vitin 1957, e cila ėshtė njė rast viziv dhe ku ėshtė parė nė radar.

Unaza tė polarizuara tė vėzhguara nga njė shkencėtar “UFO”-sh, i shpjeguar nga doktor James Harder si fusha tė forta magnetike “UFO”-sh, tė cilat kanė shkaktuar dhe efektin “Faraday”.

Kėto evidenca tė ndryshme tė raportuara janė studiuar edhe nga shkencėtarė dhe inxhinierė tė ndryshėm, nė mėnyrė private apo pėrmes studimeve tė ndryshme qeveritare (si projekti “Blue Book”, komiteti “Condon” dhe kėrkimet franceze “GEPAN/SEPRA”)

Pėrpjekje janė bėrė edhe pėr tė shpjeguar fizikėn e mundshme inxhinierike qė fshihet prapa “UFO”-ve, pėrmes analizės sė raportimeve tė dėshmitarėve dhe evidencės fizike.

Shembuj tė tillė pėrmenden nga ish-inxhinieri i NASA-s, James McCampbell nė librin e tij “Ufologjia on-line”, inxhinieri i NASA/NACA-s, Paul R. Hill nė librin e tij “Objektet e ēuditshme fluturuese” dhe pionieri gjerman i raketave, Hermann Oberth.

Mes temave tė pėrmendura nga McCampbell, Hill dhe Oberth ishte ēėshtja se si “UFO”-t mund tė lėvizim me njė shpejtėsi supersonike pa krijuar njė bum zanor.

Propozimi i McCampbell ishte ai i njė plazme mikrovalore qė del nė ajėr para anijes.

Diēka e tillė po kėrkohet nga doktor Leik Myrabo, profesor i Fizikės Inxhinierike nė Institutin Politeknik “Ressselaer”, si njė progres i mundshėm pėr fluturimet supersonike.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi