Religjioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Religjioni

Mesazh  Admin prej 12.05.08 15:09

Ē’ESHTE RELIGJIONI?




Ne perendim, religjioni eshte marredhenie. Definohet si marredhenia me transcendencen.

Ndersa ne lindje ėshtė udhė. Definohet si udha e transformimit.

Ne pergjithesi mund te thuhet qe religjioni u pergjigjet pyetjeve tona te fundit per kuptim.

Theo Sundermeier definon: “Religjioni eshte pergjigja qe bashkesia i jep pėrjetimet te transcendences, e cila gjen formė ne mite dhe ne etike.”

Ne fete paresore (te fiseve), religjioni ėshtė jeta e bashkėsisė.

MANIFESTIMET

Manifestimet e fesė mund te ndahen ne 5 dimensione:
- Dimensioni teologjik (doktrina e besimit)
- Dimensioni historik (historia)
- Dimensioni spiritual i perjetimit personal (ndjenja)
- Dimensioni ritual (sherbesa / lutja / meditimi / ritet e kalimit / festat)
- Dimensioni sociologjik (bashkesia, marredhenia me shoqerine dhe me religjionet e tjera)

DOKTRINAT

Doktrinat ose mesimet e besimit kanė te bėjnė me:
- Transcendencen (teologjia ne kuptim te ngushte)
- Imazhin e njeriut (psikologjia)
- Imazhin e kozmosit dhe natyres (kozmologjia)
- Dijen per doktrinat e besimit (besimi autoritar, perjetimi personal)
- Mendimin (epistomologjia )
- Etiken

INTERPRETIMI

Ka interpretime te ndryshme te doktrinave te besimit dhe te praktikave:
- Nga denominacione te ndryshme (p. sh. Kisha te ndryshme)
- Nga fundamentalistet, konservativet, te moderuarit, liberalet, radikalet
- Nga ateistet
- Nga „tradita e madhe“ (teologet e bazuar ne traditat intelektuale dhe ne shkrimet) dhe nga „tradita e vogel“(religjioni popullor i bazuar ne ndjenja dhe ritual)
- Nga pikepamja etnike
- Nga pikepamja feministe
- Nga pikepamja spirituale apo mistike

(interpretimet e fundit merren me kuptimin e gjėrave fetare ne nivele te ndryshme)

Dr.Erika Wilson

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Religjioni

Mesazh  Jon prej 07.06.09 0:52

Ē’ ėshtė religjioni?

Nė kuadėr tė debateve filozofike dhe sociologjike, nuk ekzisotn ndonjė definicion i pėrbashkėt pėr religjionin. Megjithatė, nga definicionet e ndryshme qė janė propozuar, ekzistojnė disa elemente tė pėrbashkėta.

Religjoni, i cili etimologjikisht lidhet me fjalėn latine religere i referohet “lidhmshėrisė”. Religjioni ėshtė ai qė lidh besimearėt me diēka “absolute”, tė konceptuar, qoftė sipas konditave personale qoftė sipas atyre jopersonale.

Zakonisht pėrfshin njė pėrmbledhje tė riteve dhe ritualeve, rregullave dhe rregullimeve, tė cilat ua mundėsojnė individėve ose bahkėsive ta lidhin ekzistencėn e tyre me njė “Zot” ose disa “Zota”. Sipas Millton J. Jinger (Milton J. Yinger), religjioni mund tė jetė “njė sistem i besimeve dhe praktikimeve pėrmes tė cilave njė grup i njerėzve lufton problemet mė tė mėdha tė jetės.”

Sa pėr krahasim, Black’s Law Dictionary, e definon religjionin si :

“Marrėdhėnie e njeriut ndaj Hyjnorės, adhurimit, kultit, bindjes dhe nėnshtrimit ndaj mandatit dhe porosive tė krijesave supernatyrore ose superiore. Nė kuptimin e tij mė tė gjerė, religjioni pėrfshin tė gjitha format e besimit pėr ekzistimin e krijesave superiore, tė cilat ushtrojnė pushtet mbi njerėzit pėrmes dhunės, imponimit tė rregullave tė sjelljes dhe shpėrblimeve ose dėnimeve tė ardhshme.”

Ky dhe tė gjitha definicionet e tjera, pėrfshijnė pranimin e ekzistimit tė njė diēkaje tė personalizuar ose jo, qė ėshtė superiore, e shenjtė, absolute dhe e jashtėzakonshme. “Supremja” ose “e para” ka funksion normativ dhe nga besimtarėt pritet t’i respektojnė mėsimet dhe rregullat e sjelljes sipas religjionit tė tyre, si rrugė drejt kėtij “absolutizmi”.

Gjithashtu, nga besimtarėt pritet t’i shprehin besimet e tyre religjioze tė ndryshme pėrmes adhurimit ose kryerjes sė kultit. Nė pėrgjithėsi, por jo gjithėherė, janė themeluar kisha ose institucione tė tjera, me qėllim tė organizimit tė grupit ose praktikimit tė adhurimit.

Ē’ ėshtė besimi?

Besimi ėshtė koncept mė i gjerė sesa religjioni. Besimi pėrfshin religjionin, por nuk kufizohet vetėm nė kuptimin e tij tradicional. Black’s Law Dictionary, e definon atė si “besim nė tė vėrtetėn e njė propozimi, qė subjektivisht ekziston nė mendje dhe ėshtė nixtur nga agumenti, bindja ose prova e adresuar ndaj gjykimit.”

Pėrkundėr kėtij koncepti eurocentrik tė besimit si njė akt i mendimit, besimi nėnkupton tė besosh nė supremen, shenjtėrinė, absoluten dhe tė jashtėzakonshmen.

Nė dokumentet ndėrkombėtare, termi besim ėshtė adaptuar pėr t’i pėrfshirė edhe tė drejtat e personave joreligjiozė, siē janė ateistėt (tė cilėt nuk i besojnė Perėndisė), agnostikėt (tė cilėt janė tė pasigurt pėr ekzistimin e “Zotit”) dhe racionalistėt. Besimet e karaktereve tė tjera, qoftė politike, kulturore, shkencore ose ekonomike, nuk pėrfshihen nė kuadėr tė kėsaj mbrojtjeje, por duhet tė adresohen ndaras.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Religjioni

Mesazh  Neo prej 16.06.09 6:03

ĒĖSHTJE TĖ RELIGJIONIT

Margaritarė nga Elifas Levi, qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e religjionit.

Nevoja pėr besim ėshtė shumė afėr nevojės pėr dashuri.

Besimet e ndara (tė veēanta) s’janė gjė tjetėr, pos dyshime...

Besimi s’e trillon veten, nuk e imponon veten, nuk e promovon veten me ēfarėdo aktivesh politike; mu si jeta, ai shfaqet pėrmes njė lloj fataliteti.

Religjioni zė vend shumė mė tė rėndėsishėm nė realitetin jetėsorė, se sa mendojnė ata qė mundėn pa tė, ose sė paku ashtu thonė. Tėrė idetė qė njeriun esencialisht e dallojnė nga shtazėt: morali, dashuria, nderi, janė ndjenja religjioze.

Kulti i atdheut dhe familjes, tė cilave njeriu kurrė nuk do tė mund t’u hiqet e qė veten tė kos e ulė, kurrė nuk do tė mund tė ekzistonin pa besim nė diēka qė e tejkalojnė jetėn vdektare, me efemeritetin, paditurinė dhe mjerimin e saj.

Nga tė gjitha pasionet, ai i religjionit ėshtė mė i fuqishmi. Ai vetveten e lind, qoftė pėrmes pohimit apo mohimit.

Religjioni ekziston pavarėsisht nga tė tėra shqyrtimet, si veti e shpirtit njerėzor. Gjithnjė, derisa ekziston njeriu, do tė ekzistoj edhe religjioni. I vetmi ky bėnė qė virtyti e nderi tė mos jenė fjalė tė zbrazėta, roli i vetėm i tė cilėve do tė ishte shfrytėzimi i paaftėsive sė tė dobėtėve dhe marroqėve nė dobi tė tė fortėve dhe tė menēurve.

Mu kjo nevojė e lindur pėr besim mund tė quhet religjion natyror. Ēdo pėrpjekje pėr t’ia prerė krahėt kėtij besimi, nė nivelin religjioz,i kundėrvihet natyrės (tė natyrshmes).

Esenca e religjionit ėshtė misteri, sepse ai fillon nga e panjohura.

Dyshimi ėshtė ar,ik pėr vdekje i besimit. Por qė akti i besimit tė mos jetė marrėzi, arsyeja kėrkon qė ai tė jetė i orientuar. Por me ēka? Me shkencė?

Shkenca kėtu ėshtė e pamundėsishme. As pushteti publik s’kryen punė. Ē’mbetet atėherė? Autoriteti moral, qė i vetmi nė gjendje tė themelojė dogmėn religjioze. Klerikėt paraqesin autoritetin moral.

Po qė se shkenca do tė fillonte tė vėrtetojė atė qė nuk e njeh, do ta asgjėsonte vetveten. Vėrtetimi i besimit me anė tė shkencės do tė paraqiste absurd.

Vetėm religjioni mund ta definojė Zotin; shkenca s’ėshtė nė gjendje ta mohojė, as ta pohojė ekzistencėn e tij.

Po ē’ėshtė Zoti, vallė, do pyesin kureshtarėt. Zoti ėshtė supozim, por supozim aq i domosdoshėm, se pa tė, tė gjitha teoremat janė absurde dhe tė pasigurta.

Zoti...Ai ėshtė, domosdoshmėrish, mė sė paku i njohur...Ai ėshtė ēdo gjė qė ne s’jemi.

Vetė natyra na bėnė tė besojmė; por, formulimi i besimit ėshtė nė tė vėrtet shprehje shoqėrore (i epokave tė caktuara).

Besimi, si dhe shpresa e dashuria, janė aq tė lira e spontane, sa jo vetėm qė s’mund t’ua imponosh tė tjerėve, por madje as vetes.

Tė mendosh si besimtar, d.m.th. tė mendosh iracionalisht, meqė objekti i besimit ndodhet jashtė botės sė arsyes.

Nėse dikush do mė pyeste: “A ka Zot?” do t’i pėrgjigjesha: “Unė besoj nė atė”. E nėse ai do tė thoshte: “po a je i sigurt se ai ekziston?” do t’i thoja: “Po tė isha i sigurt, s’do tė besoja, do ta dija.” Pra, besimi fillon atje ku shkenca pėrfundon. Ai ėshtė vėrtetim i asaj qė nuk e njohim.

Ekzistencėn e Zotit - as qė mund ta pohojmė e as ta mohojmė. Ai ėshtė supozim logjik, i arsyeshėm nė tė cilin besojmė.

Thjesht: njeriu ėshtė trajtė e mendimit hyjnor, kurse Zoti sintezė e idealizuar e mendimit njerėzorė. Pėr kėtė fjala e Zotit zbulon njeriun, kurse fjala e njeriut zbulon Zotin. Njeriu ėshtė Zot i botės, kurse Zoti njeri i qiejve.

Por qė ta kuptojmė e ta nderojmė Zotin, sė pari duhet tė jemi tė lirė, sepse mbretėria qiellore i takon inteligjencės dhe dashurisė - fėmijėve tė lirisė.

Zoti e krijoi Lirinė e Njeriut nė trajtėn e femrės sė bukur, dhe qė ta sprovojė guximin e tij, bėri qė fustani i vdekjes tė kalojnė mes atyre dyve. Njeriu dashuroi dhe u ndie posi Zoti; e dha pėr tė - atė me tė cilėn Zoti e pajisi: Shpresėn e pėrjetshme. Vrapi pas sė dashurės nėpėr hijet e vdekjes. Njeriu posedoi lirinė, pėrqafoi jetėn...

...Njė ditė pėrfundimisht do tė zgjohemi nga ėndrra e dhembshme e jetės sė mundimshme. Atėherė do tė jetojmė nė krijuesin jetėn e vėrtetė, do tė jemi tė lindur me pėshpėritjen e pafund tė dashurisė sė tij.

Si lajmėtarė qiellor do tė bredhim hapėsirave, sakaq yjet do t’i kemi vaporė tė shkėlqyer...Do tė shndėrrohemi nė vizione tė ėmbla, tė cilat na i qetėsojnė sytė lotarė dhe do t’i mbledhim gonxhet rrezore nga luadhet e panjohura, nga do tė freskohemi me vesėn e tyre...

Hasan Hamėzbala
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi