Efekti Luēifer

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Efekti Luēifer

Mesazh  Neo prej 23.08.09 15:33

EFEKTI LUCIFER



Ligėsia dhe mirėsia, janė thjesht, shkak-pasojė...

“Efekti Lucifer” pėrshkruan njė pikė nė kohė, kur njė person krejtėsisht normal dhe i zakonshėm kapėrcen kufirin mes sė mirės dhe tė keqes dhe kryen veprime tė liga.

Ky efekt pėrfaqėson transformimin e karakterit njerėzor, i cili vjen pėr shkak tė rrethanave. Kėto transformime i hasim nėpėr romane zakonisht, ku forcat shoqėrore janė tė forta aq sa duhet pėr tė shndėrruar tiparet personale tė moralit, drejtėsisė, dhembshurisė etj.

E keqja ėshtė ushtrimi i pushtetit nė mėnyrė tė qėllimshme pėr tė dėmtuar psikologjikisht, dėmtuar fizikisht apo shkatėruuar (vdekje ose shkatėrrim moral) tė tjerėt.

Sipas pėrshkrimeve qė japin tekstet fetare tė krishtera, Luciferi ishte ėngjėlli i preferuar i Zotit, i cili quhej edhe Ylli i Mėngjesit, Drita, Princi i Pushtetit tė Ajrit apo edhe Atmosfera.

Mėkati i tij qė ishte zilia dhe armiqėsia ndaj njeriut e shndėrroi atė nė simbolin e ligėsisė.

Ai u bė Satanai apo Djalli. Ai kishte refuzuar dėshirėn e Zotit pėr tė respektuar njeriun si mbartės tė imazhit tė Zotit. Kur kryengjėlli Mėhill urdhėroi tė gjithė ėngjėjt qė tė adhuronin njeriun, Luciferi kundėrshtoi.

Ai tha: “Unė nuk adhuroj dikė qė ėshtė inferior ndaj meje. Unė jam krijuar para tij. Para se ai tė krijohej unė isha i krijuar. Ai duhet qė tė mė adhurojė mua.”

Nė krah tė Luciferit u rreshtuan edhe ėngjėj tė tjerė, pavarėsisht paralajmėrimit tė Mėhillit. Njė betejė kozmike ndodhi mes ėngjėjve dhe Luciferi e ndjekėsit e tij u pėrzunė nga Parajsa dhe u hodhėn nė Ferr (njė vend i krijuar nga Zoti edhe ky).

Luciferi u transformua nė kėtė mėnyrė nė Djallin e mėvonshėm. Ai planifikoi hakmarrjen kundėr njeriut dhe dobėsisė sė tij shpirtėrore. Ai arriti qė nėpėrmjet Evės [gjarpri/Luciferi bindi Evėn pėr tė ngrėnė mollėn me Adamin], gruas sė Adamit t’i bėjė dy njerėzit e parė qė tė shkelin porosinė e Zotit dhe tė pėrzihen nga kopshti i bekuar i Edenit.

Nė kėtė mėnyrė, efekti Lucifer paraqet kėtė transformim tė paimagjinueshėm, qė nga ėngjėlli i preferuar i Zotit dhe simboli i Dritės, nė simbol tė sė keqes, nė Djall.

Puna e Filip Zimbardo [Profesor Emeritus nė Stanford University] fokuson pikėrisht kėtė transformim psikologjik tė karakterit njerėzor, nė tė cilin njerėz tė zakonshėm madje edhe njerėz tė mirė, arrijnė qė tė kryejnė veprime qė quhen tė kėqija, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr.

Njė studim i psikologjisė sė burgimit, kryer nė Universitetin Standford

Ēfarė ndodh kur ju fusni njerėzit e mirė nė njė vend tė keq? A mundet qė njerzillėku tė fitojė ndaj tė keqes apo e keqja fiton? Kėto janė pak pyetje tė bėra gjatė eksperimentit klasik psikologjik nė Universitetin e Standfordit nė verėn e vitit 1971.

Ajo qė u testua pėr tė marrė pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve dhe pėrfundimet, mund tė ngrinin shumė njerėz nga habia.

Njė plan psikologjik, i mirėstudiuar dyjavor qė kishte si synim tė vėzhgonte sjelljet dhe psikologjinė e jetės sė burgut, u desh tė ndėrpritej vetėm pas 6 ditėsh eksperimentim, pėr shkak tė situatės qė u krijua nga studentėt, qė merrnin pjesė nė kėtė eksperiment.

Rojet u bėnė sadistė dhe tė burgosurit u stresuan tej normales deri nė ekstrem. Po si ndodhi? Mė poshtė do tė shohim hap pas hapi kėtė eksperiment tė njohur, i cili ėshtė bėrė shembull referimi nė organizimin e jetės nė ambjente tė ndryshme dhe pėr tė kuptuar natyrėn njerėzore dhe mėnyrėn se si transformohet ajo.

Nė njė mėngjes tė qetė tė sė dielės...

Nė njė mėngjes tė qetė tė gushtit, nė Palo Alto, Kaliforni, njė makinė policie kalonte nėpėr qytet dhe mblidhte studentė si pjesė e njė eksperimenti psikologjik, duke bėrė arrest masiv pėr dhunim tė Kodit Penal 211, grabitje me armė etj.

I dyshuari merrej nga shtėpia e tij, ku i lexoheshin tė drejtat e tij dhe futej i prangosur nė makinėn e policisė, duke u ndjekur prej vėshtrimeve tė habitura tė fqinjve e kalimtarėve.

I dyshuari transferohej nė rajonin e policisė me sirenat e ndezura. Me tė mbėrritur nė rajon, atij i merreshin gjurmėt e gishtave, i tregoheshin tė drejtat, i bėhej identifikimi dhe mbahej nė paraburgim duke i mbyllur sytė dhe lidhur duart.

Policėt qė i arrestuan mbanin syze tė errėta dielli dhe procedurat e ndjekura mbillnin frikė te tė dyshuarit.

Sistemimi

Vullnetarėt

Ajo qė kėta “tė dyshuar” kishin bėrė ishte thjesht njė pėrgjigje qė kishin bėrė ndaj njė gazete locale, e cila kėrkonte vullnetarė pėr njė eksperiment studimi psikologjik pėr efektet e jetės nė burg.

Profesorėt qė e kishin realizuar kėtė eksperiment kėrkonin qė tė bėnin njė vėzhgim nė lidhje me efektet qė ndodhnin kur dikush bėhej i burgosur apo gardian burgu.

Pėr tė bėrė kėtė gjė u vendos qė tė ndėrtohej njė burg i simuluar dhe tė vėzhgoheshin me kujdes tė gjithė ata qė do tė ndodheshin brenda mureve e qė do tė merrnin pjesė nė kėtė eksperiment.

Mė shumė se 70 aplikues u pėrgjigjėn ndaj thirrjes pėr kėtė eksperiment dhe ata i’u nėnshtruan njė interviste diagnostikuese e testeve tė personalitetit, me qėllim qė tė eleminoheshin kandidatėt me probleme psikologjike, paaftėsi shėndetėsore apo qė kishin tė shkuar tė lidhur me krimin e abuzimin me drogėra.

Nė fund mbetėn vetėm 24 studentė nga SHBA-ja dhe Kanadaja, tė cilėt qėlluan tė ishin nė zonėn e Standfordit. Kėta do tė merrnin 15 dollarė nė ditė pėr pjesėmarrjen e tyre nė kėtė studim. Nė tė gjitha testimet qė ata kryen dolėn se ishin krejtėsisht normalė.

Nė kėtė mėnyrė, studimi nė lidhje me jetėn e burgut, filloi me njė grup tė shėndetshėm e inteligjentė meshkujsh tė klasės sė mesme. Kėta djem u ndanė arbitrarisht nė dy grupe nga njė e hedhur monedhe.

Gjysma u zgjodh qė tė ishin gardianė dhe gjysma tjetėr do tė ishin tė burgosur. Ėshtė e rėndėsishme qė tė pėrmendet se, nė fillim tė eksperimentit nuk kishte dallime ndėrmjet djemve qė do tė bėnin rolin e gardianit dhe atyre qė do tė kishin rolin e tė burgosurit.
Ndėrtimi i eksperimentit

Me qėllim qė tė ndėrtohej njė ambjent sa me real, nga organizatorėt e eksperimenit u thirrėn nė ndihmė kėshillues ekspertė tė fushės. Ndėr tė tjera, mes tyre ishte edhe njė i ish-burgosur, i cili kishte qėndruar pėr rreth 19 vjet pas hekurave.

Ai i shpjegoi qartė drejtuesve se ē’do tė thotė tė jesh njė i burgosur. Burgu ishte ndėrtuar duke bllokuar fundin e korridorit tė katit e nėndheshėm tė Departamentit tė Psikologjisė sė Universitetit tė Standfordit.

Ai korridor ishte i vetmi vend, nė tė cilin tė burgosurit mund tė hanin, lėviznin apo tė stėrviteshin, pėrveē rasteve kur duhet tė shkonin nė tualet, i cili ndodhej mė larg (aty ata shkonin me sytė lidhur dhe nė kėtė mėnyrė ata nuk e dinin se cila ishte rruga jashtė burgut).

Pėr tė krijuar qelitė e burgut u hoqėn disa prej dyerve tė dhomave laboratorike dhe u zėvendėsuan me dyer tė bėra me shufra hekuri dhe me numra. Nė fund tė korridorit ishte njė e hapur e vogėl nga e cila njė videokamer regjistronte ēdo gjė.

Nė anėn e kundėrt, pėrballė me qelitė ishte njė dhomė e vogėl izolimi. Ajo ishte e errėt dhe e ngushtė (2mX2m) dhe shėrbente pėr tė futur aty tė burgosurit e kėqinj. Kishte njė sistem qė lejonte tė dėgjohej se ēfarė diskutonin tė burgosurit nė ēdo qeli. Nuk kishte dritare nėpėr qeli. Nuk kishte as orė qė tė bėhej llogaria e kohės gjė qė mė vonė pa se sillte njė ēorientim kohor.

Me kėto tė dhėna, burgu ishte gati pėr tė pritur tė burgosurit eksperimentalė, tė cilėt po prisnin si tė paraburgosur nė Departamentin e Policisė sė Palo Altos. Efektet e tė jetuarit nė njė vend qė nuk kishte asnjė kontakt me botėn e jashtme, asnjė pamje vizive tė saj dhe asnjė mjet pėr tė matur kohėn do tė rezultonin habitėse.
Mbėrritja

Njė gjendje e lehtė shoku

Me sy tė lidhur dhe nė njė gjendje tė lehtė shoku, nė lidhje me arrestimin qė u kishte bėrė policia nė qytet, tė burgosurit u vendosėn nė makinė dhe u shpunė drejt burgut tė Standfordit pėr procesim. Tė burgosurit u pritėn prej drejtuesit tė burgut, i cili nė mėnyrė serioze u deklaroi gjendjen e re, atė tė tė burgosurit.

Poshtėrimi

Secili prej tė burgosurve u zhvesh lakuriq dhe u kontrollua sistematikisht. U dizifektuan mė pas me spraj me qėllim qė tė mos kishin bakterie nė trup.

Kokat e tyre pėr tė mos u ruajtur me makinė, u mbuluan me njė rrjetė najloni. Kjo ishte njė procedurė degradimi, e cila ishte dizenjuar me qėllim qė tė poshtėroheshin tė burgosurit dhe tė dizifektoheshin, me qėllim qė edhe ata tė ishin tė bindur se nuk do tė sillnin asnjė bakterie nė burg.

Procedurat ishin tė ngjashme me ato qė studentėt kishin parė nėpėr filma. Duke konsideruar efektin psikologjik tė zhveshjes, dizifektimi, mbulimit tė kokės dhe kontrollit kuptohet se ata kishin filluar tė kishin njė gjendje mė tė ngarkuar se zakonisht.

Tė burgosurve iu dhanė uniforma. Modeli i veshjes ishte i tipit kominoshe dhe atyre nuk i’u dhanė veshje tė brendshme.

Nė kėto kominoshe, nė shpinė dhe para u shėnua numri personal i tė burgosurit. Nė nyjen e kėmbės sė djathtė tė secilit tė burgosur ishte vėnė njė zinxhir i rėndė, i cili nuk hiqej asnjėherė. Sandale kauēuku ishin pjesa tjetėr e veshjes.

Tė burgosurit meshkuj nuk mbajnė veshje tė brendshme, pasi synohej qė tė ulej ndjenja e tyre e tė qenit mashkull. Pėr kėtė qėllim u vihej edhe njė rrjetė najloni, si ato qė mbajnė gratė, pėr tė mbular kokėn. Shumė shpejt u vu re se, mėnyra sesi tė burgosurit ecnin dhe sesi ata uleshin filloi tė ngjante mė shumė me atė tė grave se me atė tė meshkujve.

Zinxhiri nė kėmbėn e tyre, i cili ėshtė i pazakontė nė burgje, shėrbente qė t’u kujtonte gjithė kohės mungesėn e lirisė dhe ambjentin ku ndodheshin. Edhe kur tė burgosurit ishin nė gjumė, ata nuk mund tė shpėtonin nga ambjenti mbytės i burgut, madje edhe nė ėndėrrat e tyre, ata duhet tė ndiheshin si tė burgosur.

Pėrdorimi i numrave tė identitetit shėrbente pėr t’i bėrė tė ndiheshin anonimė. Secili prej tyre duhej tė thėrritej vetėm nėpėrmjet numrit tė tij personal, jo nėpėrmjet emrit dhe nė kėtė mėnyrė do t’i drejtoheshin edhe njėri-tjetrit.

Njerėzit shprehin individualitet nėpėrmjet flokėve apo veshjes dhe kjo gjė u mohua nė burg, duke i bėrė tė gjithė tė njėjtė.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Efekti Luēifer

Mesazh  Neo prej 23.08.09 15:33

Gardianėt

Forcimi i ligjit

Rojeve nuk i’u bė asnjė trajnim i veēantė sesi tė silleshin. Nė vend tė kėtij trajnimi atyre iu dha liri e plotė, pa kufij qė tė bėnin ēdo gjė qė ata mendonin se ishte e nevojshme pėr tė ruajtur ligjin nė burg dhe tė komandonin e respektonin tė burgosurit.

Gardianėt vendosėn rregullat e tyre vetė dhe i zbatuan ato nėn vėzhgimin e Warden David Jaffe, njė student i Universitetit Standford. Ata u paralajmėruan sidoqoftė, nė lidhje me misionin shumė serioz qė kishin dhe pėr rreziqet e mundshme, qė mund tė hasnin nė ndonjė situatė tė caktuar, kur ata duhej tė ndėrhynin p.sh. si gardianė tė vėrtetė.

Ashtu si dhe tė burgosurit e vėrtetė, tė burgosurit tanė prisnin qė tė kishin edhe shqetėsime dhe tė kishin privatėsinė e tyre tė cėnuar disi. Gjatė gjithė kohės, ata informoheshin se ishin vullnetarė nė kėtė eksperiment, prandaj edhe nėse tė drejtat e tyre civile ishin shkelur nė kėtė burg, ata nuk iknin dot nga detyrimi qė kishin.

Tė gjithė gardianėt ishin tė veshur me uniforma tė njėjta ngjyrė kaki, mbanin njė bilbil nė qafė dhe shkopinj si tė policisė. Ata gjithashtu mbanin syze tė veēanta tė errėta pasqyrė, njė ide qė ishte marrė prej njė filmi policesk. Syzet pengonin kėdo qė tė shikonte sytė e tyre, duke e bėrė tė pamundur leximin e emocionit nė sy dhe shtonin anonimitetin e tyre.

Ndėrkohė, gardianėt qė e gjetėn veten nė njė rol tė pushtetshėm, ishin nėn studim ashtu si edhe tė burgosurit.

Studimi filloi me nėntė tė burgosur dhe nėntė gardianė nė burg. Tre gardianė punonin nė turne tetėorėshe, ndėrsa nga tre tė burgosur rrinin nė secilėn qeli, pasi nuk kishte vend mė tepėr. Dhomat ishin shumė tė vogla dhe tė burgosurit ose do tė flinin ose do tė rrinin ulur sepse nuk bėnin dot gjė tjetėr nė njė hapsirė aq tė vogėl.

Vendosja e autoritetit

Nė orėn 2:30 tė natės, tė burgosurit u zgjuan ashpėrsisht nga gjumi prej zhurmės sė njė fishkėllime tė fuqishme pėr t’u numėruar. Numėrimi shėrbente pėr t’i familjarizuar tė burgosurit me idenė e numrit qė ata mbanin (numėrimi u bė shumė herė dhe kryesisht natėn).

Por mė e rėndėsishmja ishte se kėto ngjarje u lejonin gardianėve qė tė ushtronin kontroll tė vazhdueshėm mbi tė burgosurit. Fillimisht, tė burgosurit nuk kishin hyrė komplet nė rol dhe nuk e morėn shumė seriozisht situatėn. Nga ana tjetėr edhe gardianėt akoma nuk e kishin marrė seriozisht rolin dhe nuk po dinin si tė vendosnin autoritetin.

Ky ishte dhe fillimi i njė serie pėrplasjesh mes tė burgosurve dhe gardianėve. Ulje-ngritje horizontale nė tokė (ose pompat si njihen ndryshe) ishin njė formė dėnimi fizik qė jepnin gardianėt, ndaj tė burgosurve kur kėta nuk zbatonin rregullat.

Fillimisht drejtuesit menduan se ky ishte njė dėnim qė ata e kishin parė diku nė ndonjė burg, por mė vonė gjatė kėrkimeve u vu re se ndėr tė tjera ky dėnim ishte dhėnė edhe nga nazistėt nė kampet e punės, si masė dėnimi.

Njėri prej gardianėve pėr ta bėrė dėnimin sa mė tė rėndė, ushtronte presion mbi shpinėn e tė burgosurit qė bėnte ulje-ngritjet me krahė nė tokė, ose i thoshte ndonjė tė burgosuri tjetėr qė tė ulej mbi shpinėn e tė dėnuarit, ndėrsa ai kryente ushtrimin. Nuk duhet harruar se gardianėt vepronin sipas mėnyrave qė ata vetė i kosideronin si tė drejta.

Fillimisht, forma e dėnimit mė ulje-ngritje nė tokė nuk ishte shumė e pėrdorur, por me kalimin e kohės filloi tė pėrdorej mė tepėr. Ata kishin filluar tė ndryshonin. Pse po ndodhte kjo gjė?

Rebelimi

Kėrkesa pėr pavarėsi

Duke qenė se dita e parė kaloi nė qetėsi dhe pa incidente, drejtuesit e studimit u habitėn disi kur ditėn e dytė nė mėngjes pati njė rebelim. Tė burgosurit hoqėn kapelet e tyre nė formė rrjete najloni, shkulėn numrat dhe e mbyllėn veten e tyre nėpėr qeli duke vėnė krevatėt pas dere. Problemi qė dilte ishte sesi do tė pėrballohej ky rebelim?

Gardianėt u nevrikosėn pėr kėtė sjellje dhe ata u acaruan akoma mė tepėr kur tė burgosurit filluan t’i vėnė nė lojė e t’i tallin e madje edhe t’i mallkojnė. Kur turni i mėngjesit erdhi, pati njė lloj pakėnaqėsie ndaj turnit tė natės, qė ishte treguar shumė i butė me tė burgosurit dhe nuk kishte marrė masa pėr tė rregulluar situatėn.

Gardianėt duhet ta merrnin situatėn nėn kontroll dhe kėtė gjė duhet ta bėnin me forcat e tyre pa asnjė ndėrhyrje. Fillimisht ata kėmbėngulėn pėr tė forcuar rregullin.

Ata vendosėn qė t’a trajtonin forcėn me forcė. Ata morėn njė fikėse zjarri qė nxirrte shkumė dioksid karboni dhe duke e hedhur mbi tė burgosurit arritėn t’i largojnė ata prej dyerve tė bllokuara. Kėto fikėse zjarri ishin pjesė e pajisjeve qė nė fillim tė eksperimentit, me qėllim qė tė pėrdoreshin nėse binte ndonjė zjarr i fuqishėm. Gardianėt u futėn nėpėr tė gjitha qelitė, i zhveshėn tė burgosurit lakuriq, nxorėn krevatet jashtė dhe filluan qė tė trembin tė burgosurit.

Privilegje tė veēanta

Rebelimi ishte thyer pėrkohėsisht, por tashmė kishte dalė njė problem i ri pėrballė gardianėve. Nėntė gardianė nė detyrė mund tė thyenin rebelimin e nėntė tė burgosurve, por nė ēdo turn duhet tė punonin vetėm tre gardianė. Ishte e qartė se buxheti i burgut nuk mund tė pėrballonte mbajtjen nė punė tė nėntė gardianėve nė njė turn. Pra, ēfarė duhej bėrė?

Njė prej gardianėve dha njė zgjidhje: “Le tė kryejmė taktika psikologjike nė vend tė atyre fizike”. Taktika konsistonte nė ndėrtimin e njė qelie tė privilegjuar. Tre tė burgosurit qė u pėrfshinė mė pak nė rebelmin e kryer, u shpėrblyen me kėtė qeli tė privilegjuar.

Atyre iu kthyen uniformat dhe iu lejua qė tė lanin dhėmbėt, tė bėnin dush dhe tė pastroheshin. Tė tjerėve nuk iu lejua qė tė kryenin kėto shėrbime. Tė burgosurve tė privilegjuar iu dha edhe njė trajtim ushqimor special, nė prezencėn e tė burgosurve tė tjerė, qė momentalisht nuk kishin privilegjin e ushqimit.

Qėllimi ishte qė tė thyhej solidariteti ndėrmjet tė burgosurve. Ju si mendoni, a do tė kishit pranuar trajtimet speciale, nėse do tė ishit nė vend tė tyre? A do t’i kishit refuzuar ato trajtime vetėm qė tė ruanit solidaritetin me shokėt e burgut?

Pas njė gjysėm dite me kėtė trajtim, gardianėt morėn disa prej tė burgosurve “tė mirė” dhe i vunė nė qelitė e kėqija, ndėrsa disa prej tė burgosurve “tė kėqinj” i vunė nė qelitė e mira, duke i ngatėrruar nė kėtė mėnyrė tė burgosurit. Nė kėtė mėnyrė u krijua ideja se disa prej tė burgosurve mund tė ishin informatorė, prandaj mund tė kishin kėtė trajtim tė veēantė. Filloi mungesa e besimit te njėri-tjetri.

Personi qė rrinte pranė drejtuesve tė studimit, ai qė kishte kryer disa vite burg, u tha atyre se kėto teknika realizoheshin edhe nėpėr burgjet e vėrteta nga gardianėt, me qėllim qė tė thyheshin aleancat e tė burgosurve.

Racizmi p.sh. ėshtė njė lėvizje e kėsaj natyre, pėr tė krijuar pėrēarje brenda etnive e racave tė ndryshme brenda burgut. Nė fakt, nė njė burg tė vėrtetė, kėrcėnimi kryesor tė vjen nga ata qė mund tė jenė shokėt qė tė rrethojnė. Duke i ndarė dhe pėrēarė nė kėtė mėnyrė, gardianėt e orientojnė agresionin brenda tė burgosurve, duke e shmangur atė nga vetja.

Rebelimi i tė burgosurve nga ana tjetėr, luan rol qė tė rritet solidariteti ndėrmjet gardianėve.
Tashmė, papritur, kjo nuk ishte mė thjesht njė lojė, njė eksperiment. Nė vend tė saj, gardianėt i shikonin tė burgosurit si prodhues problemesh, tė cilėt mund tė shkaktonin probleme qė mund t’i dėmtonin ata. Nė pėrgjigje tė kėtij kėrcėnimi, gardianėt filluan tė shtojnė kontrollin e tyre, vėzhgimin dhe agresionin.

Ēdo aspekt i jetės sė tė burgosurve ra nėn arbitraritetin dhe kontrollin total tė gardianėve. Madje edhe tė shkonin nė tualet u shndėrrua nė njė lloj privilegji qė e kishin nė dorė gardianėt, tė cilėt edhe e mohonin kėtė gjė nėse donin. Nėse dikush prej tė burgosurve do tė kishte nevojė qė tė shkonte nė tualet pas orės 22:00, kjo nuk do tė ishte e mundur.

Nė dhomat e tyre ata kishin kova plastike nė tė cilat mund tė kryenin nevojat personale gjatė natės. Problemi qėndronte se tė burgosurit donin t’i hiqnin kėto kova nga dhomat e tyre, por gardianėt nuk e lejonin kėtė gjė. Ata nuk lejonin qė kovat tė hiqeshin nga dhomat gjatė natės. Shumė shpejt burgu filloi tė mbante erė fekale dhe urinė.

Kjo ndihmoi nė degradimin e situatės. Gardianėt ishin shumė tė ashpėr ndaj kryetarit tė rebelimit, tė burgosurit Nr.5401. Ai ishte njė duhanpirės i rrregullt dhe ata e vunė nėn kontroll, duke i minimizuar e kontrolluar mundėsinė e duhanpirjes.

Nė letrat e censuruara e tė kontrolluara tė tij, mė vonė u mor vesh se ai kishte si synim qė kėtė histori t’ia shiste njė gazete dhe duke qenė se ishte njė aktivist radikal i lėvizjeve studentore, ai e bėri me dėshirė rolin e liderit. Pjesa mė e madhe e tė burgosurve mendonte se gardianėt u pėrzgjodhėn sepse ishin mė tė mėdhenj nė trup, por nuk ishte aspak e vėrtetė kjo gjė.

Tashmė edhe ju qė po lexoni kėto rreshta dhe qė mund tė imagjinoni apo vendosni veten tuaj nė vend tė gardianit apo tė burgosurit keni filluar qė tė keni njė ide se pėrse po ndodh pėrplasja nė burgun e Standfordit.

Problemet sapo kishin filluar. Transfromimi, po ashtu. Ngjarjet do tė zhvilloheshin nė njė mėnyrė qė nuk e priste askush...

Albert Hitoaliaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi