Historia e anijes mė tė frikshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e anijes mė tė frikshme

Mesazh  Jon prej 23.08.09 1:14

"Ivan Vassili", historia e anijes mė tė frikshme



Ekziston njė dokumentacion mbi shumė shtėpi tė "shkelura" dhe deri automobilė tė "mallkuar", si ajo qė pa vdekjen e Arqidukės Franc Ferdinand dhe tė gruas sė tij Sofia Ēotek mė 18 qershor 1914 nė Sarajevė, por qė qe protagoniste edhe e shumė episodeve tė tjera tragjike pėr pėrdoruesit e saj.

Edhe pėr anijet e "mallkuara" ekziston njė kazistikė e pasur, por asnjė episod nuk e kalon nė tmerr ndodhinė e anijes ruse "Ivan Vassili", qė nė Nėntėqindėn qe protagoniste e njė lundrimi haluēinant qė pėrfundoi me vdekjen nga ana e ekuipazhit.

Kjo qė e bėn kėtė rast veēanėrisht mbresėlėnės ėshtė se marinarėt "ndjejnė" nė mėnyrė tė pastėr praninė nė bord tė njė diēkaje, tė njė identiteti qė u shkaktonte atyre sulme tė pashpjegueshme paniku e ankthi dhe qė dukej se kėrkonte ēdo radhė sakrificėn e njė viktime njerėzore.

Sikur vetė e Keqja tė ishte ngjitur nė bord, njėlloj me njė udhėtar klandestin, me qėllimin e saktė tė shkatėrrimit tė jetėve tė shokėve tė lundrimit tė paditur.

Njė anije tregtare

Mė 1897, kantierėt e Shėn Petėrburgut asistuan nė lėshimin e njė anijeje tregtare prej druri dhe hekuri, me vela dhe me avull, siē pėrdorej rėndom nė epokė: skafi ishte prej hekuri dhe kuverta prej druri; posedon katėr direkė dhe dy oxhakė, me njė makinė me avull trefazore qė i siguron njė shpejtėsi lundrimi prej 8 nyjesh dhe njė autonomi prej 2500 miljesh.

Ėshtė "Ivan Vassili", profili elegant dhe karakteristikat e mira teknike tė sė cilės e bėjnė njė anije tė admirueshme tė marinės perandorake ruse. Nė fillim, asgjė nuk tė bėn tė mendosh se ajo ėshtė e destinuar tė bėhet me e famshmja e tė frikshmeve e tė gjitha anijeve tė "mallkuara" nė historinė e lundrimit.

Pse 5 vjet e zhvilloi aktivitetin e saj ekskluzivisht nė Detin Balltik, pa i kaluar asnjėherė ngushticat Kategat e Skagerak qė tė fusin nė Oqeanin Atlantik tė hapur.

Gjėrat ndryshuan mė 1903, kur me rritjen e tensionit politik midis Rusisė dhe Japonisė dhe dendėsimit tė reve tė zeza tė konfliktit ruso-japonez, qeveria e Petėrburgut vendosi qė ta pėrdorė si mjet transporti pėr tė furnizuar me material luftarak ushtrinė e ndodhur nė Lindjen e Largme.

Udhėtimi nga Kronshtadi nė Vladivostok, nė Krahinėn Detare nė Detin e Japonisė, ėshtė nė vetvete njė ndėrmarrje detare jo e pakėt, edhe nė kohė paqeje, pėr tė cilėn janė tė nevojshme pėrvoja dhe forca e karakterit: bėhet fjalė pėr njė rrugė prej 20000 miljesh nėpėrmjet tri oqeanesh tė globit dhe, pėr pasojė, kėrkon perfomancėn si tė njerėzve, ashtu dhe tė makinave.

Bėhet fjalė pėr tė njėjtin lundrim qė do tė kryejė midis viteve 1904 e 1905 skuadra detare e Admiralit Roozeventski, e nisur drejt betejės sė Cushimės dhe fatit tragjik tė saj. Komandanti, njė skandinav me emrin Sven Andrist, duket se i posedon cilėsitė e nevojshme pėr ta pėrfunduar me sukses ndėrmarrjen.

Edhe komandanti i dytė, Krist Hanson, ėshtė suedez, ndėrsa ekuipazhi ėshtė pjesėrisht skandinav e pjesėrisht rus. Gjatė javėve nė tė cilat "Ivan Vassili", duke kaluar Detin e Veriut, zbret pėrgjatė Atlantikut, gjithsesi nuk ndodh asgjė e veēantė, por pasi ka kaluar Kepin e Shpresės sė Mirė dhe ka hyrė nė Oqeanin Indian, fillojnė tė verifikohen episode tė frikshme dhe tė pashpjegueshėm.

"Gjėja" e mallkuar nė bord

Fillimisht bėhet fjalė pėr ndjesi akoma tė vagullta dhe tė pasakta, pėr njė shqetėsim, pėr njė nervozizėm qė pėrhapen midis ekuipazhit pa shkaqe tė dukshme ose, tė paktėn, pa shkaqe tė shpjegueshme.

Bėhet fjalė pėr njė shqetėsim qė i detyrohet perceptimit se pėrveē njerėzve dhe materialeve tė destinuara pėr Port Artur, avamposti rus nė gadishullin Liao Tung nė Detin e Verdhė, ėshtė edhe dikush apo diēka tjetėr nė anije.

Kapiteni i anijes fillimisht mendon se lajmet gjithnjė e mė kėrcėnuese qė vijnė ngė fronti i politikės ndėrkombėtare janė pėrgjegjės, tė paktėn nė njė masė tė caktuar, tė njė shqetėsimi tė tillė: me Japoninė tashmė nė pragun e hyrjes nė luftė kundėr Rusisė, njerėzit kanė pothuajse ndjesinė se po shkojnė me kėmbėt e tyre drejt gojės sė luanit.

Por shumė shpejt duhet ribesuar: politika nuk qėndron ose qėndron fare pak me atmosferėn e shqetėsimit nė rritje qė po pėrhapet nė bord. Bėhet fjalė pėr diēka tjetėr, pėr diēka totalisht tė ndryshme.

I ndryshėm edhe nga supersticioni i mirėnjohur qė mbizotėron nė ambientin marinar, ku ka prirje tė mendohet se dhe njė albatros i thjeshtė apo njė incident banal nė ceremoninė e lėshimit mund t'i sjellin fatkeqėsi tė pėrjetshme njė anijeje tė caktuar dhe, nė rastin e "Ivan Vassili", nuk ka pasur incidente tė kėsaj natyre as nė karrierėn e mėparshme tė saj, as sinjale tė interpretueshėm nė kuptim kėrcėnues nė portet e prekura apo gjatė udhėtimit.

Ajo qė po ndodh nuk tė ēon nė asgjė tė njohur, bile duket se ka origjinėn nga njė sferė misterioze qė nuk ėshtė as ajo e kushteve normale tė ekzistencės, qė nuk duket as "njerėzore". Papritmas, ekuipazhi "ndien" praninė e "diēkaje" nė bord, diēka apo ndoshta "dikė", pa arritur tė shikojė asnjeri dhe megjithatė duke parandjerė njė ndjesi tė ftohti tė shoqėruar nga terrori, ankthi, tensioni i padurueshėm.

Nė pamundėsinė e pėrcaktimit mė mirė tė njė pranie tė tillė, evazive, megjithėse shumė e fortė, do tė kufizohemi ta quajmė "Gjėja": njė gjė e ardhur nuk dihet se nga, nuk dihet se si dhe qė duket se ka dalė drejtpėrsėdrejti nga njė tregim me terror i Howard Phillips Lovecraft.

Shkruan Vinent Gedis, njė historian i mistereve tė detit: "Nuk dihet se ēfarė ishte (dhe ndoshta kėshtu ėshtė akoma); fillimisht provokoi ndjesinė e papritur e pasjes afėr tė dikujt, pasuar nga njė terror ngrirės, paralizues, qė hiqte ēdo lloj energjie, sikur tė ishte thithur nga njė pompė thithėse e pėrbindshme.

Nganjėherė mund tė shquhej njė krifė pak e ndritshme dhe e zbehtė, pak e ngjashme me atė tė njė qenieje njerėzore.

Por ēfarėdo gjėje tė ishte, padyshim qė ndodhej nė bord". Valėt e para tė frikės pasojnė njėra tjetrėn dhe bėhen gjithnjė e mė tė fuqishme. Megjithatė, nė njėfarė mėnyre, anija vazhdon tė avancojė pėrgjatė rrugės sė pėrcaktuar, kalon Ngushticat e Insulindisė (Arqipelagun Malez) dhe, tashmė nė Paqėsor, ngjitet pėrgjatė Detit tė Kinės.

Marinarėt e turnit tė natės janė mė tė frikėsuarit: ata ndiejnė nė mėnyrė shumė tė qartė se "Gjėja" ėshtė shumė afėr, por vetėm nė pak raste arrijnė tė shquajnė njė figurė jo tė qartė qė zhduket midis varkave tė shpėtimit, duke rrezatuar njė lloj shkėlqimi tė dobėt.

Mund tė jetė njė figurė njerėzore, por askush nuk ėshtė i sigurtė; gjėja e vetme e sigurtė ėshtė se ajo, edhe kur tretet midis hijeve tė natės, nuk do tė largohet: ėshtė gjithmonė nė bord, nė ndonjė vend midis bashit dhe kiēit, ndoshta sipėr kuvertės apo ndoshta poshtė saj.

Terror dhe vdekje pambarim

Tashmė nuk mungon shumė nga porti rus mė i afėrt, baza ushtarake e Port Arturit. Prej kohėsh fokistėt kanė hedhur nė kaldajat e nxehta karburantin e grumbulluar nė bunkerėt e caktuar dhe ka qenė e nevojshme qė t'ju drejtohet thasėve suplementarė tė qymyrit pėr tė kryer pjesėn e fundit tė lundrimit.

Me kalimin e deteve tropikalė, "Ivan Vassili" po ngjitet drejt lartėsive tė mesme dhe klima, veēanėrisht netėve, dora dorės bėhet mė e freskėt.

Megjithatė, ėshtė nė njė natė tė kthjellėt e tė qetė kur tragjedia, prej kohėsh e pritur dhe gjithmonė e shtyrė, ka shpėrthyer.

E shoqėruar nga njė ndjenjė e papritur ftohtėsie, njė valė paniku e cila nuk ishte ndier kurrė mė parė fillimisht kap tė gjithė ekuipazhin dhe e shpėrndan si njė fole milingonash tė ēmendura: tė dridhur nga terrori, njerėzit vrapojnė nė tė gjitha drejtimet, luten, ulėrijnė, dėshpėrohen.

Duket se "Gjėja" i ka kapur me kthetrat e saj tė mėdha tė padukshme dhe i pėrplas sa andej kėtej, nė mėnyrė mizore, siē bėn macja kur luan me miun. Nė njė moment tė caktuar njė marinar, i paaftė qė t'i rezistojė tensionit tė patolerueshėm, hidhet nė det, duke u zhdukur shumė shpejt midis valėve.

Atėhere, sikur njė lodhje vdekjeprurėse, e panatyrshme tė kish infektuar tė gjithė ekuipazhin, duket se qetėsia kthehet nė bord, mė shumė se qetėsia, njė ndjenjė sfilitjeje e pakuptueshme, plogėshtie tė errėt. Ėshtė sikur "Gjėja" me vdekjen e atij fatkeqi e kish ngopur urinė e saj monstruoze pėr viktima.

Tė paktėn pėr momentin: por tė gjithė parandjejnė se bėhet fjalė thjesht pėr njė armėpushim. E shkarkuar njė pjesė e materialit nė Port Artur dhe e furnizuar me qymyr, "Ivan Vassili" i ngre sėrish spirancat pėr tė kompletuar pjesėn e fundit tė lundrimit shumė tė gjatė tė saj qė duhet ta ēojė nė bazėn kryesore ruse tė Lindjes sė Largme, atė tė Vladivostokut.

Asgjė nuk ndodh ditėn e parė tė lundrimit pas nisjes dhe asgjė nė tė dytėn, por tė tretėn shpėrthen njė tjetėr sulm i "Gjėsė" dhe sėrish i gjithė ekuipazhi ėshtė dėrrmuar. Sėrish ulėrima, tė qara, lutje; sėrish njė vrapim i pakuptimtė nė ēdo drejtim; sėrish njė marinar hidhet nė det, takim me vdekjen.

Dhe, njėlloj si radhėn e parė, duket se kjo tragjedi e fashit pėr pak kohė entitetin e lig tė ngjitur nė bord; tė sfilitur, tė habitur, njerėzit hidhen nė njė lloj dorėzimi fatalist.

Megjithatė, sapo anija futet nė portin e shumėpritur tė Vladivostokut (fjalė pėr fjalė, "Pushtuesi i Lindjes"), destinacion final i lundrimit shumė tė gjatė, 12 njerėz nga ekuipazhi tentojnė nė mėnyrė tė dėshpėruar qė tė zbresin nė tokė pėr ta braktisur anijen e "mallkuar".

Askush nuk duket i gatshėm qė tė qėndrojė nė bord qoftė dhe njė sekondė mė shumė: nė fakt, nuk kanė dashur tė presin as hapjen e dyerve tė ngarkimit. Por nuk e mendonin kėshtu autoritetet ruse, pėr tė cilat udhėtimi i "Ivan Vassili" nuk mund tė konsiderohej aspak i pėrfunduar.

Pėr pasojė, policia portale i kthen nė mėnyrė tė pamėshirshme kėta njerėz tė terrorizuar dhe i detyron qė tė kthehen nė bord, pavarėsisht lutjeve dhe pėrgjėrimeve tė tyre, si bagėti tė ēuara tek kasapi.

Ndėrsa pjesa tjetėr e materialit shkarkohet nė molot e Vladivostokut, marinarėt e anijes fatkeqe mbahen nėn mbikėqyrje tė fortė. Urdhri laksativ ėshtė qė asnjė tė mos e braktisė kėtė kurth lundrues, nė asnjė mėnyrė. Ndoshta, autoritetet portale nuk u besojnė tregimeve pa lidhje dhe, nė tė vėrtetė, shumė pak tė kuptueshėm tė ekuipazhit.

Ose ndoshta momenti i vėshtirė politik nuk lejon asnjė vonesė apo dobėsi, duke qenė se detyra tė tjera e presin anijen tragjike. Tani "Ivan Vassili" duhet tė niset pėr nė Hong Kong tė Kinės dhe nga aty tė vazhdojė nė drejtim tė bregut lindor tė Australisė.

Njė kreshendo tmerresh tė parrėfyeshėm

Kalimi nga Vladivostoku nė Hong Kong nėpėrmjet Detit tė Japonisė, Ngushticės sė Koresė, Detit tė Kinės Lindore, Ngushticės sė Formozės dhe Detit tė Kinės Jugore ėshtė njė makth nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.

"Gjėja" ėshtė gjithmonė nė bord, bile tashmė duket e papėrmbajtshme. 4 njerėz humbėn jetėn gjatė valėve tė terrorit qė u derdhėn tė pakontrollueshme, me shpeshtėsi tashmė gjithnjė e mė tė madhe: 3 marinarė dhe vetė komandanti.

Dy prej marinarėve u vetėvranė, ashtu si kolegėt qė i kanė paraprirė; i treti vdiq nga frika: zemra e tij nuk i duroi provės tė cilės i ishte nėnshtruar.

Pėrsa i pėrket kapitenit, Sven Andrist, qė deri mė atėhere kishte arritur deri diku tė ruante njė hije autoriteti midis kėtyre njerėzve tė terrorizuar, besnik ndaj detyrimit tė tij, nuk i reziston mė tej tensionit tė padurueshėm dhe hidhet nė det, duke preferuar vdekjen ndaj ankthit pa emėr dhe pa fytyrė qė e pėrndjek.

Kur mė sė fundi anija e stėrmunduar futet nė portin britanik tė Hong-Kongut, i marrė me qira nga qeveria kineze nė vitin 1898 pėr njė periudhė 99-vjeēare, asgjė dhe askush nuk mund tė pengonte qė pothuajse i gjithė ekuipazhi tė zbarkonte menjėherė dhe tė largohej turravrap nga anija e "mallkuar".

Nė bord nuk mbeti njeri tjetėr me pėrjashtim tė komandantit tė dytė, Christ Hanson, i cili mori pėrsipėr funksionet e komandantit, dhe vetėm 5 marinarė, tė gjithė skandinavė, me sa duket mė pak supersticiozė se kolegėt e tyre rusė apo ndoshta mė tė lidhur pas oficerit tė tyre.

Patjetėr, me njė ekuipazh kaq tė reduktuar nuk ėshtė e mundur tė rifillohet udhėtimi drejt Sidneit, ku "Ivan Vassili" duhet tė marrė njė ngarkesė leshi tė ēmuar australian.

Prandaj Hanson impenjohet pėr tė rekrutuar njė ekuipazh tė ri kinezėsh dhe arrin tė vėrė sė bashku diēka qė i ngjan, sa duhet pėr tė ngritur sėrish spirancat dhe rivėnė nė lėvizje drejt Filipineve dhe mė pas, duke kaluar ekstremitetin juglindor tė Guinesė sė Re, brigjet e Australisė.

Pėr pak duket se personeli i ri, i paditur pėr sa kish ndodhur nė bord muajt e mėparshėm, nuk ndien sugjestione tė veēanta negative.

Por komandanti i ri, pikėrisht nė afėrsi tė mbėrritjes nė Sidnej, i paguan njė ēmim tė lartė kurajoz apo kokėfortėsisė sė tij: nxjerr pistoletėn nga kasaforta e kabinės sė tij, e vė nė tėmth dhe vdes nė ēast.

Sipas njė versioni tjetėr, mė pak tė besueshėm, var vetėn nė njė tra; gjithsesi, vdes i vetėvrarė pak pėrpara se tė mund ta fusė "Ivan Vassili" nė portin australian.

Mė pėrpara akoma se anija tė ketė pėrfunduar manovrat pėr t'u ankoruar nė molo dhe hedhur spirancėn, ekuipazhi fillon qė ta braktisė sikur tė ishte nga njė zjarr nė bord. Brenda pak kohe nuk mbetet mė asnjė. Skandinavė dhe kinezė nuk duan ta dijnė mė dhe mbi anijen e "mallkuar" nuk mbetet veēse njė njeri, qė nuk do tė dijmė nėse ėshtė mė i humburi apo mė i guximshmi.

Bėhet fjalė pėr njėfarė Harry Nelson, qė nuk do t'i dhurojė "Gjėsė" fitoren dhe mbetet me kokfortėsi nė bord; kushedi, ndoshta shpreson qė tė sigurojė njė shpėrblim tė majmė nga autoritetet ruse nėqoftėse do tė arrijė ta ēojė nė atdhe anijen me ngarkesėn e saj me vlerė tė madhe ekonomike.

Pėr katėr muaj tė mirė ajo mbetet pa lėvizur pranė molos sė Sidneit: zėrat qarkullojnė me shpejtėsi nėpėr tavernat e portit dhe deri midis australianėve tė ashpėr ėshtė vėshtirė tė gjendet ndonjė qė guxon tė sfidojė mallkimin pa fytyrė qė duket se qėndron sipėr vullnetit tė njerėzve.
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e anijes mė tė frikshme

Mesazh  Jon prej 23.08.09 1:15


Akti i fundit i tragjedisė


Mė sė fundi, nė muajin e katėrt dhe me shumė lodhje, u arrit tė gjehet njė ekuipazh dhe njė kapiten i ri pėr "Ivan Vassili", pavarėsisht ēdo supersticioni dhe ēdo historie me fantazma.

Sigurisht, kapiteni i ri, tė cilit nuk ia dimė emrin, duhet tė ketė qenė njė tip shumė kurajoz: bėhet fjalė pėr tė pėrshkuar tė gjithė pafundėsinė e Oqeanit Paqėsor dhe dėrguar ngarkesėn e leshit deri nė San Franēisko.

Nė njėfarė mėnyre, ndoshta edhe fale njė armėpushimi tė sulmeve nga ana e entitetit misterioz, anija rifillon udhėtimin shumė tė gjatė nė drejtimin verilindor. Por ajo nuk do t'i arrijė asnjėherė brigjet amerikane: edhe njėherė akoma, "Gjėja" kthehet qė tė kėrkojė haraēin makabėr tė viktimave.

Pėr tri herė, nė mes tė Oqeanit Paqėsor, ekuipazhi kapet nga terrorret e zakonshme tė papėrfytyrueshėm dhe pėr tė trija herėt njė njeri hidhet nė det pėr tė kėrkuar ēlirimin e vdekjes. Herėn e katėrt ėshtė pikėrisht kapiteni i ri qė, i paaftė pėr t'i rezistuar asaj dare tė akullt tmerri tė paimagjinueshėm, e humb jetėn duke qėlluar veten nė gojė me pistoletė.

Nė kėtė pikė bėhet e pamundur tė ruhet rruga drejt San Franēiskos. I kapluar nga frika, ekuipazhi do tė kthehet nė port nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr dhe Harry Nelson, i cili ėshtė vetemėruar komandant, ndryshon kurs dhe niset nė drejtim tė Vladivostokut.

I vendosur qė tė mos nėnshtrohej nga kjo forcė misterioze, ai tenton nė mėnyrė kurajoz qė ta zgjidhė misterin. Kėqyr tė gjithė anijen (dhe sa cepa sekrete ka nė njė anije tė madhe!), merr nė pyetje marinarėt, por nuk arrin qė tė nxjerrė asgjė. Nė kompensim, i arrin ndėrmarrja pėr ta kthyer "Ivan Vassili" nė Vladivostok, pa pasur viktima tė reja.

Sapo hyn nė port, i gjithė ekuipazhi zbarkon me ngut dhe kėsaj radhe, as premtimi pėr krijimin e kushteve jashtėzakonisht tė favorshme nuk arrijnė qė t'i rikthejnė nė bord. I fundit zbret nė tokė edhe Nelson, anėtari i vetėm i ekuipazhit fillestar: deri dhe ai e ka nė grykė dhe konsiderohet me fat qė ka shpėtuar jetėn.

Asnjė ekuipazh tjetėr nuk do tė gjendet pėr anijen e "mallkuar": nė portin rus mbretėron kudo bindja se njė entitet demoniak ndodhet akoma nė bord dhe asnjė marinar nuk do tė ishte i gatshėm tė rrezikonte duke hipur nė tė, as pėr arin e tė gjithė botės. Kalojnė vitet dhe anija ėshtė gjithmonė aty, trishtueshmėrisht e ndalur nė njė cep tė portit.

Papritmas, nė dimrin e vitit 1907, njė zjarr i tmerrshėm shpėrthen nė bord, duke e gllabėruar me dhunė tė jashtėzakonshme. Nuk ėshtė njė zjarr i rastėsishėm, por i qėllimshėm: tė bindur se njė djall fshihet tek "Ivan Vassili", marinarėt rusė kanė vendosur qė ta pastrojnė me zjarr dhe, ndėrsa anija digjet natėn, rrijnė dhe e vėrejnė nga varkat pėrreth, duke thėnė lutje dhe yshtje.

Pėrpara se anija tė zhduket pėrgjithmonė nė fund tė detit, thonė se njė ulėrimė e tmerrshme ėshtė ngritur mbi trupin e flakėve dhe zhurmėn e direkėve tė drunjtė. Ka mbaruar: anija e "mallkuar" nuk do t'i pėrshkojė mė detet, nuk do tė vrasė dhe nuk do tė luajė mė nga mendtė asnjė qenie njerėzore.

Hipotezat

Siē e kemi thėnė, rasti i "Ivan Vassili" ėshtė ndėr mė mbresėlėnėsit e historisė sė lundrimit dhe tipologjia e fenomeneve qė ia kanė trazuar ekzistencėn pėrfshin disiplina tė ndryshme, parapsikologjike, okultiste dhe demonologjike.

Le tė kėrkojmė tė tregojmė shpjegimet kryesore tė mundshme, tė vetėdijshėm se ndoshta shpjegimi i "vėrtetė" ėshtė pėrtej rrezes tonė, pasi qė jo gjithēka qė ndodh nė botė mund tė shpjegohet dhe mendja njerėzore ėshtė tmerrėsisht e vogėl pėrpara misterit.

1 - Shpjegimi kimik. Kohėt e fundit, pėr saktėsi nė tetor tė 2003, Akademia e Shkencave tė Moskės ka avancuar njė shpjegim pėrsosshmėrisht shkencor tė fenomeneve qė u verifikuan nė bordin e "Ivan Vassili".

Sipas njė komunikate tė institutit tė famshėm moskovit, gjithēka do tė reduktohej nė njė helmim tė ekuipazhit tė shkaktuar nga avujt e drurit me tė cilat qenė bėrė skeleti i anijes.

Studiuesit rusė kanė analizuar mbeturinėn e vetme ekzistuese pranė Muzeut tė Lundrimit tė Vladivostokut - rrota e komandimit tė timonit - duke ua nėnshtruar analizave kimike, gazkromatografike dhe spektrografike. Kuverta dhe strukturat e sipėrme tė anijes qenė tė ndėrtuara me dru tiku dhe profesor Ilja Menzonev do tė zbulonte gjurmė tė konsiderueshme alkaloidėsh (josaminė dhe skopolaminė) qė posedojnė tipare tė theksuara haluēinogjene.

Edhe kabinat e ekuipazhit qenė veshur me dru dhe kjo, sipas Menzonev dhe bashkėpunėtorėve tė tij, do tė shpjegonte episodet e ēmendurisė kolektive qė do tė pėrplaseshin mbi marinarėt fatkeqė. Psikoza kolektive, shumė e njohur pėr studiuesit e turmave, do tė bėnte pjesėn tjetėr.

Por pse episodet fatale do tė shpėrthenin vetėm mė 1903, mė shumė se 7 vjet pas lėshimit tė anijes, teksa ajo lundronte nė mes tė Oqeanit Indian? Edhe kėsaj pikėpyetjeje shkencėtarėt e Akademisė sė Moskės ia gjejnė njė shpjegim. Alkaloidėt e pranishėm nė drurin e tikut do tė qėndronin inertė pėr shkak tė lyerjes me rrėshirė detare qė izolonte dhe bėnte tė papėrshkueshme strukturat e ndryshme tė bordit.

Mė pas, kalimi i kohės dhe kalimi nga klima e ftohtė e Detit Balltik nė atė shumė tė ngrohtė tė Oqeanit Indian do tė provokonte eskalimin e substancave haluēinogjene, me efektet e mirėnjohur tragjikė. Domethėnė mister i sqaruar? Ndoshta.

Megjithatė, duket se ky "shpjegim" do tė forcojė njė interpretim shkencor pėr njė lloj pamundėsie - nga ana e kulturės shkencore sot dominuese - pėr tė pranuar sfidėn e misterit. Jemi tamam tė sigurtė se timoni i "Ivan Vassili", 100 vjet pas ndodhjes sė ngjarjeve, ka mundur t'i japė dėshmi tė tilla analizės kimike?

Ishte vallė ajo anije, e vetmja e veshur me dru tek apo nuk ishte ky njė rregull tejet i zakonshėm, si nė marinėn ruse, ashtu dhe pranė marinave tė tjera tė epokės? Dhe pse atėhere nuk kemi dėshmi tė tjera dramash nė det tė krahasueshme me atė tė "Ivan Vassili"?

Pse vetėm ajo anije pa tė shpėrthenin efektet vdekjeprurėse tė eskalimeve haluēinogjene? Akoma: njė helmim i tipit haluēinogjen mund ta shpjegojė natyrėn dhe entitetin e fakteve qė u manifestuan nė bord? Pse pikėrisht ēmenduria e tėrbuar, pse ato hedhje nė det, pse ai fund i jetės me pistoletė? Ėshtė ky efekti i njė helmimi nga alkaloidi?

Dhe pse, pas ēdo vetėvrasjeje, njė armėpushim i pėrkohshėm kthehej nė bord? Pse njė njeri si Harry Nelson, qė bėri tė gjithė udhėtimin nga Petėrburgu nė Vladivostok dhe mė pas nė Hong-Kong, anė Sidnei dhe sėrish nė Vladivostok, nuk ia ndieu efektet? Pse ai as nuk vrau veten, as u hodh nė det, por pati gjakftohtėsinė qė tė kėqyrte anijen, duke u sjellė nė mėnyrė absolutisht tė kthjellėt dhe racionale?

2 - Shpjegimi psikologjik. Sugjestionime kolektive, panik i pėrhapur duke filluar nga shkaqe tė parėndėsishme, infektim i tensionit nervor do tė ishin nė bazėn e "ēmendurisė" sė ekuipazhit dhe kėta faktorė do tė kishin gjetur ushqim dhe terren pjellor nė lodhjen e shkaktuar nga udhėtimi i gjatė, tensioni mbretėrues nė bord (frika e luftės sė afėrt), tek supersticioni, ndoshta, i njė pjese tė ekuipazhit.

Sigurisht, tė paktėn qysh kur Gustave Le Bon ka botuar "Psikologjinė e turmave" tė tij, jemi fort tė vetėdijshėm sesa mund tė veprojė psikoza kolektive, sidomos nė situata tensioni tė fortė nervor dhe emocional.

Dijmė edhe pėr episode historike nė tė cilat eksitime tė mėdha kolektive u vunė nė lėvizje pa shkak tė dukshėm, edhe nė shkallė tejet tė gjerė: i tillė pėr shembull fenomeni i "Frikės sė madhe" qė pėrshkoi fshatrat franceze nė vitin 1788, pa qenė asnjėherė e mundur t'i individualizohej saktėsisht origjina.

Por na duket se ky shpjegim i pretenduar shkėmben "modalitetet" me tė cilin manifestohet "ēmenduria: e ekuipazhit tė "Ivan Vassili" me "shkaqet" e saj: shkaqe qė mbesin akoma sot nė hije dhe, pėr pasojė, tė pashpjegueshėm.

Sigurisht, nganjėherė fenomene reale vihen nė lėvizje duke u nisur nga fenomene imagjinare: nėqoftėse ėndėrrohet shpesh se shtėpia jote ėshtė nė flakė, mund edhe tė shtyhesh pėr t'u hedhur "realisht" nga dritarja pėr t'i shpėtuar zjarrit; por nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr ngjarje aq tė pamundura sa tė rezultojnė praktikisht tė pamundura.

Sidomos nė qoftė se mendojmė se ngjarja dramatike e "Ivan Vassili" nuk qe e shkurtėr dhe nuk i takoi vetėm njė individi tė vetėm: pėrkundrazi, u zhvillua nė harkun kohor tė rreth 1 viti dhe pėrfshiu disa dhjetėra njerėz, pėrfshi disa oficerė tė marinės qė, pėr nga vetė kualifikimi i tyre, kishin njė shkallė tė lartė arsimimi dhe, veē tė tjerash, qenė mėsuar tė menaxhonin vėshtirėsitė e njė lundrimi transoqeanik tė gjatė dhe tė lodhshėm.
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e anijes mė tė frikshme

Mesazh  Jon prej 23.08.09 1:16

3- Shpjegimi spiritik. Ai i "Ivan Vassili" do tė ishte njė rast tipik "pushtimi", edhe pse i shoqėruar nga fenomenologji ekstreme, tė tilla sa tė ēonin nė vdekjen e shumė njerėzve.

Por, edhe pse tė rralla dhe gjithsesi mė pak spektakolarė, ekzistojnė raste tė tjera qė mund tė krahasohen me tė.

Midis tyre, ai i shtėpisė londineze me Nr.50 nė Berkeley Square, banorėt e sė cilės binin viktimė tė njė gjendjeje konfuzionale qė i ēonte tek vdekja, dhe ai i "djallit tė Tenesit" i periudhės 1817 - 1820, qė persekutoi pėr vdekje John Bell nė Robertson County.

Do tė bėhej fjalė pėr entitete jonjerėzore dhe tė liga, qėllimi i tė cilave ėshtė qė tė dėmtojnė qėllimisht dhe nė mėnyrė kokėfortė qeniet njerėzore, pėr arsyen e vetme tė dukshme qė shfaqen nė njė shtėpi apo nė njė vend tė caktuar dhe urrejnė praninė njerėzore.

Zakonisht, manifestimet kufizohen nė shfaqjen e shpirtrave apo nė perceptimin e zhurmave pakashumė kėmbėngulėse (si nė rastin e famshėm tė filozofit Atenodor tė Athinės, referuar nga Plini i ri nė njė prej "Epistulave" tė tij) ose bėhet fjalė pėr manifestime "fantazme", interpretimi i tė cilės ėshtė akoma sot kontradiktor: pėr disa do tė bėhej fjalė pėr fenomene psikokinetike tė "shkaktuara" nga energjia psikike e ndonjė banori tė shtėpisė, nė pėrgjithėsi adoleshentė nė fazėn puberale apo parapuberale; pėr tė tjerėt, zhurmat dhe spostimet e objekteve janė "pushtim" spiritik nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.

Megjithatė janė tė rralla, e pėrsėrisim, rastet nė tė cilat arrihet nė rezultate fatale pėr banorėt; mė shpesh forcat qė veprojnė kufizohen nė lėshimin e objekteve pa goditur asnjė ose i sulmojnė qeniet njerėzore me shpulla, grushta dhe, nė ndonjė rast tė rrallė, gėrricje.

Por nė rastin e "Ivan Vassili" nuk flitet as pėr fantazma, as pėr zhurma, as - aq mė pak - pėr fenomene tė tipit "fantazim"; nė tė vėrtetė flitet pėr ndjesinė e njė pranie tė huaj dhe tė ligė, tė njė rrėnqethje tė akullt, pėr njė shqetėsim, njė ankth dhe njė terror i pashpjegueshėm; pėr mė tepėr - ama jo nga tė gjithė anėtarėt e ekuipazhit - u fol pėr njė figurė tė tė paqartė qė sillej nė urėn e anijes, pak humanoide dhe deri diku lumineshente.

Kjo ėshtė patjetėr e pazakontė: do tė thuhej se anija nė fjalė ka qenė objekt i njė tipologjie "pushtimi" tė re dhe tė ndryshme nga tė gjitha tė mėparshmet.

4 - Hipoteza jashtėtokėsore. Njė entitet i ardhur nga hapėsira do tė ulej mbi anije, duke thithur energji psikike nga anėtarėt e ekuipazhit (paksa si nė filmin "Horror Express" i vitit 1972, me regji tė Gene Martin), vetėm se nė kėtė rast entiteti hipte nė bordin e njė treni nė hekurudhėn transsiberiane.

Sipas Salvador Freixedo, ufolog ish-jezuit shumė popullor nė vendet spanjishtfolėse, energjia psikike e emetuar nga njerėzit nė kushte tė veēanta emotive si ankth, frikė dhe tė ngjashme, do tė ishte e dobishme ose e nevojshme pėr entitete tė tilla pėr tė cilat do tė pėrbėnte njė "ushqim" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, kėshtu qė do tė kishin vazhdimisht nevojė pėr ta, pa pasur asnjė skrupull rreth pasojave ndaj njerėzve, ashtu siē ne nuk kemi pėr shembull skrupuj ndaj kafshėve shtėpijake.

Natyrisht qė ka tė paktėn dy mėnyra pėr tė interpretuar njė prani eventuale jashtėtokėsore: si ajo e qenieve "fizike" qė vijnė nga hapėsira pėr ndonjė projekt tė tyre misterioz apo si ajo e qenieve "shpirtėrore" qė filtrojnė nga dimensione tė tjera tė reales qė marrin njė "dukje fizike" kur duan tė futen nė kontakt me njerėzorėt (paksa siē mund tė bėjnė krijesat engjėllore apo diabolike), duke i gėnjyer qėllimisht rreth natyrės sė vėrtetė tė tyre.

Ky interpretim i dytė mundėson qė t'u jepet tė drejtė lėvizjeve absolutisht tė "pamundura" tė U.F.O.-ve (Objekte Fluturuese Jo tė Identifikuara) nga pikėpamja fizike, pse jo dhe shfaqjet dhe zhdukjet e papritura tė tyre dhe fenomene tė tjera lidhur me "takimet e afėrta".

5 - Hipoteza demoniake. Nė kėtė rast nuk do tė bėhej fjalė pėr njė pushtim shpirtrash (tė vdekurish apo entitetesh njerėzore qė jetojnė nė plane tė tjera tė realitetit, mė tė "butė", paralelė dhe nė njėfarė mėnyre tė afėrt me atė tė njerėzve), por pėr njė "prani diabolike" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, domethėnė tė forcės malinje par excellance, ashtu siē konceptohet nė disa besime fetare dhe veēanėrisht nė atė kristian.

Gjatė odisesė tragjike tė tyre, ekuipazhet e "Ivan Vassili" u pėrbėnė edhe nga aziatikė dhe, ndoshta, nga indigjenė tė Oqeanisė, por skandinavė, rusė dhe mė vonė australianė qenė tė fesė kristiane - pėr saktėsi, greko-ortodokse dhe anglikane (ndėrsa besimi tek djalli ndiehet mė shumė nė katolicizėm).

Gjithsesi, konteksti kulturor nė tė cilėn u pėrjetua ndodhia nga protagonistėt nuk pėrjashton interpretime tė ndryshme nga ato qė ata i dhanė fenomenit nė kohėn e tij - me kusht qė tė njihet "mundėsia" teorike e posedimit demoniak si hipotezė pune, edhe duke u nisur nga ana e studiuesve tė tendencės laike apo, nė pėrgjithėsi, jofetare.

Ungjilli flet pėr raste tė shumta "pushtimi" demoniak; raste tė tjerė, shumė tė dokumentuara, ekzistojnė nė letėrsi dhe jo vetėm nė jetėn e personazheve fetare, por edhe nė atė tė njerėzve tė thjeshtė dhe deri tė fėmijėve e adoleshentėve, si rasti i habitshėm i vėllezėrve Illfurt nė Alzacė nė vitin 1863.

Gjithsesi, pėr "Ivan Vassili" nuk do tė bėhej fjalė pėr posedimin e njė individi, por pėr njė anije; individėt e veēantė qė ajo transportonte ia ndien pasojat nė masa tė ndryshme, disa nė mėnyrė tė tillė sa tė humbisnin jetėn, tė tjerė duke qėndruar vetėm tė terrorizuar, nė dukje, pa asnjė arsye pėr kėtė diversitet rezultatesh.

Nga ana tjetėr, nėqoftėse pranohet se e Keqja metafizike ekziston dhe se ėshtė nė gjendje, nė kushte tė caktuara, qė tė penetrojė nė sferėn njerėzore dhe tė shpjegojė njė veprim shkatėrrimtar "pėr kėnaqėsinė e vetme tė dėmtimit", nė linjė parimore nuk ka objeksione ndaj faktit qė ai tė manifestohet nėpėrmjet posedimit tė njė individi tė vetėm, tė njė grupi njerėzish, tė njė mjeti transporti (automobil, anije) apo tė njė ndėrtese (shtėpi banimi, kishė) nėpėrmjet tė cilės tė mund tė veprojė mbi personat qė ndodhen nė to.

Duke pėrmbledhur, shpjegimi kimik ėshtė me natyrė pastėrtisht fizike, ai psikologjik i rendit psikik. Tė dy janė tė natyrės natyralistike. Ai shpirtėror mund tė jetė i gjinisė natyralistike apo metafizike, sipas mėnyrės sesi interpretohet metafizika si studimi shkencor realitetesh misterioze, por, nė analizė tė fundit, "natyrore" apo si pėrgatitore ndaj investigimit mbi njė rend tjetėr realiteti, domethėnė metafizik.

Nga pikėpamja metodologjike, shpjegimi jashtėtokėsor mund tė konsiderohet njė variant i tė mėparshmit: edhe kėtu ėshtė e mundur tė interpretohen fenomenet e konsideruar si vepėr krijesash aliene, por gjithsesi fizike dhe, pėr pasojė, qė i pėrkasin botės natyrore, apo se u detyrohen krijesash shpirtėrore qė penetrojnė nė planin tonė tė realitetit nga dimensione tė tjerė, jo me natyrė fizike.

Sė fundi, shpjegimi demonologjik ėshtė me natyrė ekskluzivisht metafizik dhe presupozon njė horizont interpretues tė hapur nė 360 gradė lidhur me misterin e Qėnies, nė tė cilin krijesa diabolike (ose, nė tė kundėrt, engjėllore) okupojnė jo plane realiteti "tė afėrt dhe paralelė" me tonin, por rrėnjėsisht tė ndryshėm dhe tė largėt, duke ju pėrgjigjur hierarkive shpirtėrore qė ndjekin ligje dhe arrijnė finalitete jo tė krahasueshme me ato qė mbizotėrojnė nė botėn fizike dhe materiale.

Kėshtu, duke kaluar nga i pari, i dyti, i treti, i katėrti dhe nė fund nė shpjegimin e pestė tė shpjegimit tė fenomenit nė fjalė, mund tė konstatohet njė proces ngjitės drejt planesh tė realitetit dora dorės mė tė largėt nga i yni, ai i ashtuquajtur i "pėrditshėm".

Pėr pasojė, bėrja e njė zgjedhjeje midis njė prej katėr shpjegimeve tė mundshėm i pėrgjigjet domosdoshmėrisht njė hierarkie vlerash dhe besimesh nga ana e studiuesit, me paqen e mirė tė "objektivitetit" tė pretenduar tė pėrvojės shkencore (por sot vetė shkencėtarėt, tė paktėn nė fushėn e fizikės nėnatomike, pranojnė pamundėsinė e njė eksperimenti, bile tė njė vėzhgimi tė thjeshtė, qė nuk i modifikon automatikisht kushtet e realitetit fizik tė vėrejtur).

Pėrfundimisht, duhet tė jemi tė vetėdijshėm se fiksimi ndaj njė shpjegimi nė vend tė njė tjetri prej shpjegimeve tė mundshėm mund tė na thotė po aq gjėra mbi atė qė studion fenomenin, mbi shpresat e tij, mbi bindjet e thella tė tij, mbi horizontin kulturor dhe shpirtėror tė tij, sesa nuk ka zbulon mbi fenomenin qė ėshtė objekti specifik i studimit tonė.

Pėrgatiti Armin Tirana
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e anijes mė tė frikshme

Mesazh  i panjohuri prej 01.12.09 19:30

une mendoj se kete ngjarje e shpjegon vetem nje gje:arsyetimi kimik pasi une nuk besoj aspak ne keto gjera.
avatar
i panjohuri

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e anijes mė tė frikshme

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi