Masoneria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masoneria

Mesazh  Neo prej 22.08.09 21:21

Masoneria



Masonėt, siē pohojnė edhe vet, prejardhjen e kanė nga njeriu i parė - Adami, rreth 4.000 apo saktėsisht 3.760 vjet para Krishtit.

Sipas kalendarit hebraik tė vitit 1975, njeriu ėshtė paraqitur nė Tokė para 5.736 vjetėve. &. Kalendari hebraik, i pėrcaktuar sipas tė dhėnave tė Besėlidhjes sė Vjetėr, i vendos kėto data saktėsisht: gjysma e dytė e vitit tė krishter kalendarik 1975 i pėrgjigjet vitit 5.736 tė krijimit tė Botės.

Nga erdhi njeriu i parė - Adami? A erdhi vėrtetė, apo, doli nga uji siē pohonte Anaksimandri nga Mileti, 593 vjet para Krishtit, apo nga majmuni, siē pohon natyralisti Ēarls Darvini? Jo, jo, nga majmuni kurrsesi, na mėsojnė Muratorėt e lirė, apo Frankmasoneria, siē quhen muratorėt e lirė, pjestarė tė organizatės sė fshehtė filozofike fetare, e cila, sipas njė versioni, u formua nė shekullin e mesėm dhe qė ekziston edhe sot.

Bibla e shenjtė, por edhe Kurani i Madhėrueshėm, na mėsojnė, se ēdo gjė filloi kur Zoti Perėndi, Allahu i Plotėfuqishėm e i Gjithėdijshėm - Arkitekti i Madh i Gjithėsisė, sipas masonėve, arkitekti i tė gjitha botėrave tė dukshme e tė padukshme, nga pluhuri, sipas gjasimit tė vetė, krijoi Adamin - Ademin, e pastaj nga brinja e Adamit, krijoi Evėn - Havėn.

Pastaj Zoti, nė krahinėn e Edenit, mbolli njė kopsht. Aty vendosi njeriun. Nė mes tė kopshtit gjindeshin dy pemė: pema e jetės sė pėrjetshme dhe pema e njohjes sė tė mirės dhe tė sė keqes.

Zoti perėndi i tha njeriut: “Mund t’i hash frutat nga ēdo pemė e kopshtit, pėrveē frutave nga pema qė jep njohjen e sė mirės dhe tė sė kėqes… Nė qoftė se do t’i hashė, do tė vdesėsh – pėr kėtė tė jeni tė sigurtė” (zan.2/5-15).

Edhe Adami edhe Eva e hėngrėn. Adami fajin ia la Evės, ndėrsa Eva djallit qė kishte marrė formėn e gjarpėrit. Pėr kėtė mosbindje dėnimi qe i tmerrshėm - u ndėshkuan rėnd edhe Adami edhe Eva edhe gjarpėri, madje edhe toka. “Pluhur ishe dhe nė pluhur do tė kthehesh”, i tha Zoti krijesės sė parė tė quajtur njeri!

Kjo kishte ndodhur, gjithnjė sipas biblės, por edhe masonėve, diku rreth para 6.000 vjetėsh. Sipas masonėve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri qė u pa ballė pėr ballė me Krijuesin, Arkitektin e Madh tė gjithėsisė, i cili ia tregoi tė gjitha tė fshehtat… Kėto tė fshehta Adami ia la Setit, shpresės sė madhe, meqė dy djemtė e parė, i “shkuan”, Kaini mbyti Abelin e pafajshėm dhe humbi… Faji i mbeti Evės.

Edhe hebrenjtė edhe tė krishterėt pohojnė se Adamin e mashtroi gruaja e tij Eva. Kėtė mendim e pėrkrahėn edhe disa dijetarė islamė. Andaj gruaja mbeti burim, bazė e tė gjitha fatkeqėsisėve-shkaku kryesor i mjerimit njerėzor, mikrob i sė keqes.

E keqja vazhdoi edhe pas pėrzėnies nga kopshti i Edenit, parajsės. Adami jo vetėm qė ishte i detyruar tė siguronte bukėn nga toka tani mė e mallkuar me plot ferra, por i ndodhėn edhe shumė tė kėqija; djali i madh Kaini vrau vėllain e vogėl, Abelin.

Shkak (sipas njė legjendeje) ishte pėrsėri gruaja-xhelozia. Kaini, krimineli i parė, nuk deshi, nuk mundi tė pranojė qė Abeli, viktima e parė, tė martohej me motrėn qė ishte mė e bukur e qė sipas rendit i takonte atij! I vetmi ngushllim i Adamit mbeti Eva.

Thuhet se Adami ishte plotėsisht i vetėdijshėm pėr urdhėrin e Zotit tė cilin e shkeli, por kėtė e bėri i shtyrė nga dashuria tepėr e madhe qė kishte pėr Evėn e bukur, e qė ishte disa vjet mė e re.

Adami filloi tė ngushllohej edhe duke pėrkujtuar jo vetėm Parajsėn qė kishte humbur por edhe prezencėn, takimet, bisedat ballė pėr ballė me Zotin Perėndi- kėnaqėsitė qė kishte ndier nė prezėncėn e Tij. Tė gjitha kėto i dinte i lumi Perėndi andaj edhe, pas njė pendimi dhe shumė lutjesh, ia fali mėkatin Adamit.

Fshehtėsitė

Nė mesin e tė gjitha fshehtėsive ishte fshehtėsia e gurit. Adami, nga takimet, bisedat ballė pėr ballė me Zotin Perėndi, kishte mėsuar shumė fshehtėsi nga Arkitekti i madh i gjithėsisė tė cilat edhe i kishte shėnuar nė dy shtylla prej guri, tė cilat edhe quheshin “fshehtėsitė e gurit” ku ishin kalitur tė gjitha dijet e botės, e vēmas fshehtėsia e jetės. “Fshehtėsin e gurit” Nou, Noahu (Noehi) ia pati dorėzuar Shemit, djalit tė madh.

Por ndodhi pėrmbytja, me urdhėrin e zotit, dhe sipas besimeve biblike, besim tė cilin e kanė pranuar edhe masonėt, tė gjitha shkencat dhe urtėsiėt njerėzore sipas kujtimeve tė Adamit, kanė qenė tė skalitura nė ato dy shtylla prej guri.

Njėra pas pėrmbytjes ėshtė gjetur, ndėrsa pėr tė dytin hulumtohet edhe sot. Nė atė shtyllė ėshtė shėnuar edhe fshetėsia jetės sė gjatė…Fshehtėsitė ishin skalitur me shenja, simbole, meqė sipas Masonėve s’ėshtė mė fshehtėsi nėse i “besohet” ngjyrės dhe letrės.

Kėto fshehtėsi, mė vonė ia zbuloi Zoti Moisiut. Ato ishin tė skalitura nė pllaka guri, dhe tė shėnuara me simbole qė vetėm rabinėt mund t’i dėshifronin. Ishin tė shėnuara nė gjuhėn kabalistike. Gjerė te kėto, fshehtėsi mbi tė gjitha fshehtėsitė, qė i dinė vetėm rabinėt dhe masonėt, ėshtė arritur pėrmes Salomonit, njėri ndėr mė tė urtit dhe sunduesit mė tė madh hebrenj.

Sipas masonėve, pas kėtyre ngjarjeve biblike, fshehtėsinė e jetės ose “shkėndijat e dritės” i ka ditur vetėm i urti Moisi, tė cilit ia ka zbuluar-shpallur Arkitekti i Madh i Gjithėsisė, duke ia dorėzuar pllakat me kėto fshehtėsi, nė Sinaj.

Moisiu, kėto fshehtėsi ua zbuloi 70 urtakėve.

Librat e Moisiut janė shkruar nė gjuhėn kabalistike, andaj fshehtėsitė e tyre mund tė zbulohen, vetėm pėrmes interpetimeve mistike, tė cilat sot, si besohet, i njohin vetėm rabinėt dhe masonėt. Kėto urtėsi janė bartur gojė pas goje meqė, masonėt besojnė se ēdo fshehtėsi qė “besohet”- shkruhet me ngjyrė dhe letėr, nuk ėshtė mė fshehtėsi, ndėrsa religjioni i tyre esencėn e ka nė fshetėsi-misteriozitet - tinzi… Hebrenjt Jezusin e kryqėzuan mu pėr kėtė shkak, pse kishte zbuluar njė nga kėto fshetėsi-mėnyrėn e ngjalljes sė njeriut, duke ringjallur lazrin.

Pėrmbytja e madhe

Por ē’ndodhi mė vonė?! U prish mbarė njerėzimi. Pėrsėri shkaktar ishte femra! Disa nga qeniet qiellore, (engjėjt an), duke i parė vajzat e asaj kohe qė ishin shumė tė bukura, i pėlqyen shumė, i dėshiruan edhe mė shumė dhe u martuan me to.

Nga kėto martesa filluan tė lindnin njerėz viganė, meqė ishin pėrzier qeniet njerėzore me ato qiellore.

Dhe, kur Zoti pa se sa tė kėqinj ishin bėrė njerėzit, dhe se nė kokat e tyre kishte vetėm mendime tė kėqija, i erdhi keq qė i kishte krijuar njerėzit dhe njė ditė vendosi t’i zhdukė njėherė e pėrgjithmonė, pėrveē Noahut-Noehit, ndaj tė cilit Zoti kishte mėshirė, meqė ishte i vetmi njeri i drejtė dhe i urtė. “Hyji i tha Noehit: “Pėr mua erdhi dita tė zhbij ēdo njeri.

Toka ėshtė mbushur me ligėsi pėr shkak tė njerėzve dhe, ja, unė do t’i zhbij ata nga toka. Punoje njė arkė nga druri rrėshinor… E ti hyr nė arkė me bijtė e tu, gruan tėnde e gratė e bijve tė tu. Zan. 6/18… sepse ty tė gjeta tė drejtė para syve tė mi nė kėtė brezni.

Noahu-Noehi, sipas porosive tė Zotit, ndėrtoi arkėn ku qėndroi nė tė mbi njė vit, bashkė me bijt, gratė e tyre dhe gruan e vet dhe nga tė gjitha llojet e gjallesave, femėr e mashkull…(Zanafilla-6,7).

Legjenda, miti mbi pėrmbytjen nė mes tė Tigrisit dhe Eufratit, qė ishte e tmerrshme, qė e pėrmend edhe Bibla edhe Kurani, pėrmendet edhe te shumė kombe tė lashta, johistorike. Mė i njohuri dhe ndoshta mė i vjetri ėshtė Epi i Gilgameshit, rreth dhjetė (10) shekuj para Homerit.

Nga kjo legjendė edhe mendohet se kanė dalur, himnet, lutjet, psalmet, betimet e kallėzimet/122 (Shih: lufta e tij pėr pavdekėsinė…).

Sipas Biblės: plasėn tė gjitha burimet e humnerės sė madhe e u hapėn pendat e qiellit… ra shi pėr dyzet ditė e dyzet net…( sipas epit tė Gilgameshit: “Gjashtė ditė e net porsi rrėke ra shi, tė shtatėn ditė shtrėngata zuri t’ndalet”/104) Ujėt qe mė i lartė pesėmbėdhjetė kutė pėrmbi malet, vazhdon libri i shenjtė… Ēdo gjallesė nė tokė vdiq – ēdo zog, ēdo kafshė, ēdo njeri.

Ēdo gjė qė merr frymė vdiq. Pėrmbytja zgjati njė vit, dy muaj e 10 ditė. Derisa Bibla thotė se kataklizma ishte njė dėnim pėr gjithė njerėzimin, pra ishte njė pėrmbytje globala qė e kishte pėrfshirė tė gjithė botėn.

Sipas Harun Jahja, Kurani nuk e pohon njė gjė tė tillė, pėrkundrazi, ajetet pėrkatėse tė lėnė tė kuptosh se pėrmbytja ishte e pjesshme dhe pėrfshinė vetėm popullin e Nuhut. H. Jahja: “Popujt e zhdukur”.

Njė dallim tjetėr nga Bibla ėshtė, Kurani nuk e pėrcakton as kohėn e pėrmbytjes dhe as sa zgjati kjo pėrmbytje. Dallim tjetėr ėshtė, edhe ky: nė Kuran pėrmnedet djali i Nuhut qė u mbyt me tė gjithė tė tjerėt. Shkaqet e pėrmbytjes janė gati tė njejta: prishja e njerėzimit dhe dėnmimi i tyre!

Edhe sipas Epit tė Gilgameshit, zoti Ea, nė gjumė, i thotė Upnapishtit, se do tė shfarosė gjithė gjininė njerėzore, dhe e udhėzon qė ta ndėrtojė njė arkė-barkė ku do tė gjen shpėtim ai dhe familja e tij bashkė me tė gjitha llojet e gjallesave… Edhe hebrenjtė edhe masonėt u shėrbyen dhe shfrytėzuan kėto legjenda tė popujve tė lashtė, si tė sumerėve, babilonasėve, asirėve, hetitėve e mė vonė edhe tė popullit semit…e veēmas tė Biblės.

Andaj, sa popuj dhe zotėra, po aq edhe verzione, rreth tė njėtit tregim mbi zanafillėn-krijimin e botės, urtėsitė e zotit, tė cilat u janė besuar dhe kushtuar vetėm njė numri tė vogėl tė zgjedhurish dhe tė drejtė, ashtu siē e theksojnė nė zhargonin e tyre masonė/12

Ndėrtimi i tempullit tė Solomonit

Davidi/Bersabea (Shih BVR (Libri I i mretėrve:6/1-20 dhe 7/1-51, f.361 & Libri i analeve/894-900. Davidi profet, i pari dhe kryet e tė gjithė profetėve, qe i biri i Izait apo Jeseut. Lindi 3.000 vjet mbasi u krijua bota, 1.000 vjet para Krishtit.

Bogdani/355 Salomoni, qė do tė thotė Paqedashė, i biri i Davidit e i Bersabesė, (Betsabeja) 1.035 vjet para Krishtit, u quajt edhe u urti Salomon, pėr shkak tė dijes dhe urtisė sė tij…

Nė tė katėrtin vjet tė sundimit tė tij, Salomoni, sipas urdhėrit tė Zotit, filloi pėr ta ndėrtuar tempullin e Tinėzot, nė mal tė Morisė, (nė afėrsi tė Jerusalemit) Ishte pikėrisht vendi ku Jakobi e kishte parė shkallėn e ku Davidi, me bahen e bariut e kishte mbytur Goliatin e filistejnjv prej Getit. B/346, njė filist i parrethprerė qė i poshtronte izraelitėtė…

(Davidi nxorri gurin dhe e gjoi me bahe/348… Ishte po ai vend ku Davidi e kishte parė njė engjėll me shpatė nė dorė i cili e urdhėroi tė ndėrtonte njė altar. Davidi dėgjoi dhe e shestoi atė vend pėr tė ndėrtuar tempullin. (Fillet e tempullit = Tempulli/1)


Edituar pėr herė tė fundit nga Neo nė 05.10.09 0:52, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Masoneria

Mesazh  Neo prej 22.08.09 21:22

Ndėrsa sipas Mihailo Popovskit, Sallomoni hypi nė fronin e mbretit hebre mė 975, para Krishtit. Fronin e trashėgoi nga i ati, Davidi, qė po ashtu ishte mbret dhe profet hebre.

Sallomoni ishte bir i Davidit dhe Betsabesė (Betshevasė), njė gruaje ushtari tė tij, i cili u mbyt me urdhėr tė Davidit, qė tė kishte tė drejtė tė martohej me Batshevanė e bukur. Ndėrtimi i Tempullit (qė ishte edhe njė lloj testamenti i Davidit) filloi tė ndėrtohet katėr vite pas trashėgimit tė fronit, nga 153.600 ndėrtues/15

Salomoni i shkruan Hiramit, mbretit tė Tiriit: Ti e di mirė se im atė Davidi nuk mundi tė ndėrtonte njė shtėpi pėr nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tė tij… Unė mendoj tė ndėrtoj njė tempull pėr nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tim, ashtu siē i ka thėnė Zoti Davidit, babės tim, kur i tha: “Biri yt, tė cilin do ta vė mbi fronin tėnd nė vend tėnd, ai do ta ndėrtojė tempullin pėr nder tė emrit tim…BV/405)..

Davidi e sheshoi vendin ndėrsa e pėrfundoi Salomoni. Ishte njė tempull i tėrė nga mermeri i bardhė nga Pari, na thotė Bogdani. Ndėrtimin E ndihmoi Hirami, mbreti i Tirit, miku i atit tė Davidit me dru tė qitros, tė prerė nė mal tė Libanit. E ndihmoi edhe me 120 talenta tė arit…

Ndėrtimi zgjati shtatė vjet e gjysmė, prej muajit tė prillit tė katėrtit vjet deri nė muaj tė shtatorit tė njėmbėdhjetit vjet tė sundimit tė Salomonit/387 Nė ndėrtimin e tempullit morėn pjesė 153.600 punėtorė, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrgjegjėsit qė ishin 3.300 Sipas Biblės.

Libri i parė i mbretėrve,7/13 Hirami ishte bir i nje vejushe prej fisit tė Neftaliuit. ishte njė mjeshtėr bronzi dhe i pajisur me njė aftėsi tė madhe teknike, me dije e zotėsi tė madhe dhe mjeshtėr i spikatur pėr tė kryer me mjeshtri ēdo vepėr nė bronz. (BV/405,408.508

Sipas Mihailo Popovskit, Salomoi i shkruan Hiramit, mbretit tė Tirit: Ashtu siē i ke drėguar dru qedri pėr tė ndėrtuar oborrin mbretėror, ashtu mė dėrgo edhe mua. Meqė kam vendosur tė ndėrtoj tempullin e Jahves Zotit tim.

Hirami i pėrgjigjet Salomonit: “Po ta dėrgojė mjeshtrin tim Hiramin, (Hiramin e Abifit /16), njė specialist tė aftė dhe tė talentuar, njė njeri tė urtė, tė dijshėm… ku di tė punojė nė ari e argjend, nė bronz e nė hekur nė gur e nė dru, nė pėrpur, nė pėlhurė ngjyrėvjollce e nė pėlhurė tė kuqe. Di tė gdhendė ēdo gdhendje qė ia pret mendja hollė e, ēka i sheh syri ia qet dora… Ai mund tė pėrpunojė ēdo plan qė i besohet. Kronika-Analet: 2/13, 3/12

Ndėrtimi i tempullit mė tė bukur i tė tė gjithė zotėrave dhe i tė gjitha kohėrave zgjati, sipas kėsaj legjendeje (M.P.), shtatė vjet dhe gjashtė muaj. Tempulli mund t’i zinte 300.000 besimtarė./17 Lidhur me ndėrtmin e kėtij tempulli masonėt thonė: “Ky ndėrtim i mrekullueshėm dhe i pakrahasueshė ka tėrhequr vėmendjen e mbarė botės.

Tė gjithė ata qė e vizitonin habiteshin me mjeshtritė mė tė mrekullueshme dhe pėrsosshmėrin e kėtij ndėrtimi, meqė Salomoni i urtė ishte mjeshtėr i madh llozhės sė Tirit, ndėrsa mjeshtri kryesor, Hiram Abifi ishte i frymėzuar dhe i ruajtur nga vetė qielli, ndėrsa fisnikėt-aristokratėt dhe dijetarėt e konsideroni pėr nder qė ishin ndihmės tė kėtij mjeshtrit tė jashtėzakonshėm dhe kolegė tė esnafėve mė mendjehollė /17

Zanafilla e masonerisė

Njė version tjetėr mbi zanafillėn e masonėve e kemi nga e ashtuquajtura “tradita esnafėsh”, sipas tė cilės ekzistojnė shtatė shkenca tė lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, (mbi numrimin) gjeometria, muzika dhe astronomia.

Tė gjitha kėto janė bazuar nė njė shkencė – gjeometri. Parimet e tė gjitha shkencave i kanė gjetur-shpikur dy tė bijtė e Lamehut, Juvali dhe Toveli.

Edhe kėta dijet e tyre i kishin kalitur nė dy shtylla guri, qė ishte e mundur tė gjendeshin pas Pėrmbyjes sė Noit. Germesi gjeti njėrėn shtyllė pėr ēka dhe njoftoi njerėzimin mė dijen qė ishte kalitur nė atė shtyllė.

Masonėt pėr herė tė parė u pėrmendėn me rastin e ndėrtimit tė Kullės sė Babilonit. Me rastin e ndėrtimit tė Ninivejit dhe qyteteve tė tjera nė Lindje, Nevrodi dėrgoi 30 masonė, tė cilėve ui dha kėto urdhėra:/18 “T’i besoni njėri-tjetrit, ta duani ēiltėrisht-sinēerisht njėri-tjetrin, dhe t’i shėrbeni me besnikėri patronit, pėr nder dhe famė tė mjeshtrit dhe pėr nderin tuaj./19.

Bartje: Simon Cox/91, nė librin e pėrmendur, shkruan: Zanafillat e para tė Masonerisė qėndrojnė tė mbėshtjella me mistere, pavarėsisht vitetve tė tėra me hulumtime intensive tė drejtuara nga historianė masonikė, nga teoricienėt e konspiracionit dhe nga autorė tė historisė alternaive.

Veprimtaritė e zhvilluara nė vitete e para tė Masonerisė (qė mendohet se i takojnė shekullit XIV) regjistroheshin shumė pak, pėr kėtė arsye thjesht nuk ekzistojnė prova tė dokumentuara./90 /91

Duke qenė tė pakta tė dhėnat historike, ėshtė spekulluar lirisht dhe kanė lindur shumė legjenda, qė i pėrkasin zanafillave tė shoqėrisė./91 Ka plot teori mbi transmetimin e nja kulture tė vjetėr tė fshehtė (pėr shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtė) tek masonėt e parė nga ana e tempullarėve tė arratisur (njė urdhėr i diskutueshėm murgjish-luftėtarė tė krishterė), tė arratisur nė vitin 1307 nė Skoci, pasi ishin pėrndjekur nga Kisha.

Megjithatė, nuk ekzistojnė prova historike tė asnjė farė lloji nė mbėshtetje tė kėsaj teorie. Nė Skoci nuk kishte as edhe njė strehė tė vetme tė sigurtė pėr tėmpullarėt: urdhėri u procedua nė Edimburg nė vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarė tė arratisur”...

Shpjegimi mė prozaik, por gjėrėsisht i pranuar, i zanafillės tė Masonerisė mbėshtet idenė se ajo lindi nga Xhilda (esnafėria) e muratorėve (nė anglisht mason) mesjetarė. Kur nė Mesjetė ndėrtoheshin kėshtjellat, katedralet dhe kishat e Evropės, specialistėt muratorė ishin artizanė thellėsisht tė respektuar....

Haruni thekson: : Masoneria teorike apo organizata bashkėkohore e Masonerisė ėshtė themeluar nga esnafėt, ndėrtimtarė mesjetar qė i referojmė si Masoneria Vepruese Operative an)./43 Por, ata qė sollėn elementet teorike themelore tė kėtij krijimi ishin antarėt e organizatave tė caktuara qė studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinė qė ato pėrmbanin.

Mė e rėndėsishmja nga kėto organizata ishin Tamplierėt dhe rosikrusanėt (Kryqi Trėndafilt). Ky rend, i dėgjuar pėr herė tė parė nė shek. e 15-tė, krijoi interesim tė madh pėr alkiminė, e posaēėrisht nė Europė, pėr ēka antarėt e tij thonin se posedonin njohurinė sekrete.

Por trashėgimia mė e rėndėsishme e sotshme rendit Rose Cross ėshtė filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, qė ėshtė pjesė e saj. Revista Mason thotė se rrėnjėt e Masonerisė shtrihen tek Tamplierėt dhe rosikrusianėt, duke e theksuar filozofinė e mėvonshme evolucioniste...

Disa hulumtuesė thonė se Masoneria, ėshtė Vėllazėria mė e vjetėr nė botė, dhe, meqė fillet e saja kanė humbur nė lashtėsi, askush nuk di saktėsisht se sa e vjetėr ėshtė ajo.

Njė gjė e sigurt, thonė tė tjerė, ajo rrėnjėt i ka te shoqatat e para zejtare tė muratorėve tė cilėt nė Mesjetė, kur muratorėt filluan tė ndėrtonin kėshtjella, ura kisha e katedrale dhe se, nė fillim, ishte njė shoqatė e pėrbėrė vetėm nga meshkujt dhe nga muratorėt profesionistė.

Pėr masonėt ka edhe mendim tė tjera, herė, herė shumė kontradiktore: - Masonėt janė njė shoqatė sekrete qė gjasonjė ngapak nė “scary”, kjo edhe ėshtė qėllimi i tyre, qė gjithēka ka tė bėjė me forcėn dhe parat, e gjithė lufta e tyre, qė nuk zgjedhė as mėnyrė as mjete, ka tė bėjė me pushtetin e paras…

Masoneria ėshtė njė klub i zakonshėm shoqėror... po jo nje klub kalmajash apo "prinderisht" te cilet kerkojne ndopak eksitim ne kete jete, jane shume shume me teper se kaq... Haruni Ata janė: njė ogurzi, gogol, njollė, “scary”... njė klub - clubi povver (njė Klub i fuqishėm??)

Ėshtė edhe njė grup tjetėr qė i barazojnė edhe Masonizmin edhe Iluminizmin (Illuminatin) me okultizmin e para mijera vjetesh... &. Masonėt edhe sot janė njė shoqatė secrete qė sundon botėn… dhe qė janė njerėz tė shquar... janė “elita e shoqėrisė botėrore” e cila drejton proceset shoqėrore dhe krijon historinė.

Masonėt jane nje grupim si mijera te tjere por se ēfarē fshihet brenda lozhes masone dhe se ēfarė shkruhet jane spekullime dhe hipoteza, pasi sekreti ruhet ne menyre perfekte. (shih nuk ka fshehtėsitė/1/ sekreti/1) Nje tjeter urdher (mendohet dege e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati, (Iluminizmi).

Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anetare te ketij urdhri. Behet fjale per presidente, mbreter, kryeministra etj. Per masonerinė flitet se ėshtė organizata mė e pushtetshme ne toke, dhe qe vendimet perfundimtare mbi shumicen e ēėshtjeve politike merren ne kuadrin e Masonerise, dhe se ne kurrė nuk kemi per ta marre vesh kurre te verteten...

Edhe pse shumica e kanė emėruar si njė organizatė shumė sekrete ka edhe mendime tė kundėrta qė me plotė gojėn theksojnė tė kundėrtėn duke theksuar se kjo shoqatė nuk ėshtė fare secrete meqė askush nuk i ndalon qė tė deklarohen si tė tillė… se ekzistojnė regjistrat e anėtarėve tė tyre se tė gjitha mbledhjet i kanė publike, etj, etj...

Masonėt kanė thelluar edhe mė shumė heshtjen e tyre tradicionale ndaj kėtyre akuzave, duke preferuar qė tė prezentojnė veten e tyre si njė klub i zakonshėm shoqėror- ēfarė nė tė vėrtetė nuk janė. &.

Principi i tyre: “Me rėndėsi ėshtė tė besosh; se si e quajnė krijuesin Zot, Allah apo Natyrė, nuk ėshtė e rėndėsishme... Edhe studentėt, madje edhe nxėnėsit theksojnė se shumica e profesorėve i mbrojnė masonėt??? ........... Dhe nė fund, kur Abrahami me gruan e vet erdhi nė Egjipt egjiptianėve ua solli shtatė shkencat.

Nxėnėsi i tij i denjė ishte Euklidi. Ai ishte mjeshtėr i tė gjitha 7 shkencave, dhe nxori kėtė ligj parimor: “Masonėt nė rradhė tė parė duhet t’i jenė besnik udhėheqėsit tė vetė dhe vendit ku jetojnė! Ta duan dhe tė kenė besim nė njėri-tjetrin.

Njėri tjetrin ta quajnė shok ose vėlla, e kurrsesi shėrbėtor. Ta emėrojnė pėr mjeshtėr, mė tė menēurin prej tyre, por kurrsesi nė bazė tė prejardhjes ose dashurisė e simpatisė sė madhe ndaj tij…”/19 Ekziston edhe njė version: Pėrzierja e gjuhėve pengoi zgjerimin e shkencave, artit dhe adeteve.

Filluan tė pėrhapen pėrsėri vetėm atėhere kur njerėzit mėsuan t’i pėrdorin shenjat-simbolet dhe me anėn e tyre tė kuptoheshin dhe ta shprehinin atė qė nuk mund thonin me fjalė. Nga kjo edhe lindi shprehia-praktika e masonėve tė komunikonin pėrmjes shenjave.

Kėtė shprehi, si besohet-mendohet, e pruri nė Egjipt Micraimi, i biri i Hamovit, kur u shpėrngul nė luginėn e lumit Nil. Nga kėtu kjo shkathtėsi u pėrhap nė tė gjitha anėt e botės./19-20. Por, duke iu falėmdėruar Salomonit nė muratori mbetėn vetėm ato shenja qė tregohen me duar.

Andi Ballshi


Edituar pėr herė tė fundit nga Neo nė 05.10.09 0:53, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Masoneria

Mesazh  Halla Pashi prej 04.10.09 15:39

Sa me duket mua kete shkrim e kam lexuar edhe diku, por me emer te nje autori tjeter.
Tash une nuk po di se cili nga cili e ka marre! Eshte i Andi Ballshit a po i juaji. Ju lutemi per pergjegje, edhe per hire te lexuesve. Halla vertet PA-Shi-je

Halla Pashi

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Masoneria

Mesazh  Neo prej 05.10.09 0:57

Ky shkrim eshte i Andi Ballshit por qe eshte botuar edhe ne Wikipedia.
Ndoshta aty e keni lexuar kete shkrim dhe ju eshte krijuar paqartesia e autorit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi