Runet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Runet

Mesazh  Neo prej 22.08.09 15:50

RUNET



Runet janė njė alfabet shumė i lashtė pėrdorur nga fiset gjermanike pėr komunikim dhe profeci. Fjala Runes, d.m.th sekret, apo menēuri e fshehtė. Sipas legjendės, ato ju bėnė tė njohur njerėzimit nga perėndia nordike Odin.



1. Runi i parė, Fehu, ėshtė njė simbol i fuqishėm bujarie ose shpėrblimi. Duke u nisur nga pėrshkrimi i brirėve tė gjedhėve apo buajve, ky run tradicionalisht ka pasė nėnkuptuar rezervat ushqimore, apo materiale. Sot, Fehu nėnkupton mbarėsinė apo mirėqėnien e ēfarėdollojshme, si materiale ashtu edhe shpirtėrore. Si runi i pjellorisė, mund tė indikojė gjithashtu edhe njė lindje nė kuptimin e parė tė fjalės, po aq sa dhe njė rilindje shpirtėrore (simbolike).



2. Si njė heliograf i kaut tė egėr, – njė krijesė me brirė tė gjatė dhe tė fuqishėm qė tani s'egziston mė, Uruzi prezanton fuqinė dhe natyren e pavarur tė kėsaj kafshe, po aq sa dhe forcėn krijuese, energjinė seksuale dhe tė dhėnat fizike pozitive. Kur ky runė shfaqet gjatė seancės sė leximfatit, i keshillon tė interesuarit ti konsolidojė dhe farkėtojė forcat dhe energjitė e veta nė interes sė rritjes dhe zhvillimit tė tij nė planin personal.



3. Thurisazi i korrespondon njė gjėmbi a gjėmbaēi, qė sjell pasoja tė padėshiruara, apo paralajmėron kohė tė vėshtira,si mashtrimin apo zhgėnjimin e papritur ndaj njė situate tė dhėnė. Shoqėruar me perėndine e rrufeve dhe bubullimave Thor, kjo runė transmeton kumtin e shkatėrimit nga themelet. Por ndėrsa predikon masa tė tilla dramatike, Thuriazi gjithashtu pastron rrugėn drejt fillimeve tė reja, qė mundesohen natyrshėm nga hapėsira e sapokrijuar.



4. Mė mistikja e gjithė runėve tė Furdharkut tė Vjetėr , Ansuzi simbolizon gojėn e perėndisė sė menēur Odin , shpikėsit tė vetė sistemit. Ai krijon njė lidhje mes kėtij tė fundit dhe magjistarėve aktualė qė operojnė me Runet, duke nėnkuptuar tė vertetėn, aftėsinė komunikuese dhe qartėsinė nė tė shprehur. Ata qė kryqėzohen me njė runė tė tillė gjatė fallit, duhet ti hapin sytė mirė: njė mesazh me rėndėsi mund tė jetė nė rrugė e sipėr.



5. Konsideruar si diēka e shenjtė nga fakti se Odini u mbajt nė njė dru bėrshe pėr tė arritur Runet, Ivazi nėnkupton kualitetin e pandryshueshėm dhe rezistencėn, e kėsaj peme halore jetėgjatė, qė e ruan gjelbėrimin nė ēdo stinė dhe sipas njė legjende Skandinave, tė mbron nga e keqja. Rėnia e Ivazit nė fall, e siguron tė interesuarin se punėt do tė vazhdojnė tė shkojne mbarė, edhe nė mes tė situatave tė vėshtira apo tė pafavorshme.



6. Pertho mban emrin e kupės qė hedhim zarat, – duke prezantuar kėshtu elementin rastėsor nė filozofinė e runėve. Parė me nė thellėsi, ai ka lidhje me konceptin e lashtė tė Orlogut, apo rekordit karmik, qė nė llogari tė fundit i jep formė dhe trajtė tė tashmes. Personi qė bėn pyetjen, gjendet kėshu pėrpara njė sfide qė nuk i lė shumė hapėsirė pėr tė vepruar sipas dėshirės.



7. Fig, e Elhazit tė kujton njė dorė me gishta tė hapur, – simboli universal i mbrojtjes. Kujt i bie nė fall, do tė dalė i palagur gjatė trubullirave, duke pasur mundėsi ti rezistojė tundimit, pa rėnė nė grackė. Kjo runė gjithashtu krijon njė urė mes diturisė njerėzore dhe asaj tė njė shkalle mė tė lartė, duke e parapėrgatitur koshiencėn e individit pėr njė transformim rrenjėsor.



8. Sovilo, apo Dielli, ballancon ngrirjen e runit tė akullit, Isa. Ai predikon agun e njė rritjeje dhe pjekurije shpirtėrore qė ka pėr qėllim tė na parapėrgatisė pėr sfidat e vėshtira, por jo pa rrugėdalje qė shtrihen pėrpara nesh. Sovilo parashikon transformime qė, ashtu si nxehtėsia pėrvėluese e Diellit, mund tė jenė jashtėzakonisht intensive.



9. Raidho ėshtė runi i udhėtimeve. Origjina e tij ka lidhje me qerret luftarake dhe idenė e eksporimit tė niveleve tė ndryshme tė njohurisė magjike, apo eksperiencave tė tjera n pėrgjithėsi. Sot, Raidho nėnkupton ndėrmarjen e njė udhetimi, nė planin fizik ose shpirtėror. Shfaqja e kėtij runi gjatė fallit, tregon se i interesuari po leviz nė drejtimin e duhur.



10. Njė pasion i zjarrtė mund tė jetė ruajtur si suprizė pėr atė qė i bie Kenazi, apo flaka e pishtarit. Pėr shkak tė lidhjes me Perėndinė Nordike tė dashurisė, Frejėn , kjo runė mishėron aspektin pozitiv tė pasioneve njerėzore dhe dashurisė seksuale. Gjithashtu, ajo tregon aftėsi krijuese dhe vitalitet fizik. Si pishtar qė ėshtė, Kenazi ndriēon udhėn drejt njohjes dhe diturisė absolute.



11. Gebo do tė thotė dhuratė, e bėrė nga vetė Zotat. Tradicionalisht nė kėtė kategori hyn edhe magjia e runėve. Interpretimi bashkėkohor i kėtij guri pėrfshin dhurata tė ēfarėdollojshme, deri te veprimet pa interes, tė nisura thjesht nga dėshira pėr tė bėrė mirė. Linjat e kryqėzuara tė Gebos gjithashtu sinjalizojnė njė union apo marėdhėnie tė ngushtė mes dy personash, tė orientuar drejt njė bashkimi me natyrė seksuale ose magjike.



12. Rėnia e runit Vuno gjatė leximit, sjell gėzim dhe hare. Ai sugjeron lumturi dhe harmoni mes njerėzve, si dhe gazmendin e natyrshėm qė vjen nga shija e suksesit. Si simbol i rivendosjes sė stabilitetit, Vuno premton qartėsimin e situatave fillimisht te errėta, dhe hapjen e shtigjeve deri dje tė mbyllura. Kush tėrheq kėtė runė gjatė leximit, ka arėsye tė shpresojė njė ndryshim pėr mė mirė.



13. Si runi i perėndisė Nordike Tyr, Tivazi ėshtė shembėllimi i cilėsive tė menēurisė, drejtėsisė dhe tė vėrtetės. Sipas mithit, Tyr -i sakrifikoi dorėn e vet nė gojė tė ujkut, qė tė shpėtonte njė Perėndi tjetėr nga shkatėrimi. Rėnia e kėtij runi nėnkupton se ndoshta ka ardhur momenti kur sakrifica dhe kurajoja janė tė nevojshme, pėr tė vendosur drejtėsinė.



14. Si njė stilizim figurativ i gjinjve tė femrės, Berkano, ose perėndesha e pyjeve, ėshtė simboli runik i konceptit tė mėmėsisė, apo Natyrės. Ajo ka lidhje me vetė ciklin e egzistencės, – lindje, adoleshencė, martesė, vdekje, – dhe premton njė jetė paqėsore dhe tė begatshme. Krahasimi me drurin e mėshteknės, i sugjeron tė interesuarit njė ambjent tė volitshėm e tė ngrohtė fiziko – shpirtėror.



15. Ehvo, apo dy kuajt, simbolizon qėllimin pėr tė arritur njė pikėsynim nė planin fizik ose shpirtėror. Kompozuar nga dy elemente, ky runė merr nė konsideratė ndershmėrinė dhe besimin reciprok mes kalit dhe kalorėsit, si kushti me anė tė sė cilit realizohet ajo harmoni e domosdoshme qė sjell rezultatin final. Ehvo gjithashtu, predikon njė mirekuptim dashamir mes dy njerėzve qė ndjejnė njė tėrheqje reciproke ndaj njėri-tjetrit.



16. Manaz-i ėshtė runi qė pėrfaqėson 'Unin' e njeriut, apo rilindjen e shpirtit nė planin fizik. Fuqia e inteligjėncės, arsyetimit, dhe kujtesės njerėzore, gjejnė gjithashtu shprehjen mė tė plotė nėn simbolikėn e tij tė pasur. Megjithėse normalisht Manaz-i i referohet njė personi tė vetėm, ai mund tė nėnkuptojė edhe njė ēift qė funksionon 'si njė trup i vetėm'.



17. Nė opozitė me Vuno-nė ėshtė Hagalazi, ose kodra. Nga stuhia e tij e acartė, pyetsi mund tė vuaje njė prapakthehu, dhe komplikim tė situatės. Sidoqoftė, ndryshimi dhe ēlirimi janė pjesė tė kėtij mesazhi ; po ja arrite menēurisht t'ja gjesh tersit tė mbarėn, e ardhmja do tė jetė ku e ku mė e mirė. Si simbol i konceptit Nordik sė vezės sė akullt kozmike, mbushur dengėza me fuqi magjike, Hagalazi premton gazmend dhe ngrohtėsi, por vetėm pas ngricės dhe acarit.



18. Ky simbol qėndron pėr pėrpjekjet njerėzore karshi situatave tė vėshtira. Naudhiz d.m.th, nevojė, dhe nėnkupton dėshirėn e flaktė pėr tė arritur diēka (nje rezultat). Kujt i bie ky runė nė fall, bėn mirė ti pėrgjigjet ftesės pėr tė analizuar me gjak tė ftohtė motivet e tij, duke i ndarė nevojat e verteta nga dėshirat e momentit. Besoji fatit, kėshillon Naudhiz-i, sepse ai do t'ju udheheqė vetiu drejt realizimit tė dėshirave tuaja.



19. Isa ose akulli, tė lė tė kuptosh se jeta ka ngelur pezull, nė njė gjendje tė palėvizshme. Ky simbol, si njė linjė teke nėnkupton egon e individit, qė e ndan veten si me thikė nga tė tjerėt; por gjithashtu edhe 'te mbledhurit nė vetvete' gjatė momenteve tensionuese. Nė fjalė tė fundit, runi i akullt e nxit pyetėsin tė ketė parasysh ato fusha tė jetės qė mund tė kenė mbetur nė vend numėro, duke sugjeruar kėshtu, veprime tė mbėshtetura nė vetė forcėn e brendshme tė personit pėr tė 'thyer akullin'.



20. Jera do tė thotė vit, dhe po ti vėresh linjat e kėtij runi, vetė simetria e tyre sugjeron njė cikėl tė mbyllur. Kur Jera shfaqet nė leximfall, ėshtė momenti pėr tė pritur, me qėllim qė tu lihet kohė situatave tė zhvillohen natyrshėm. Ecuria fazore, pėrparimi gradual dhe rrjedha e kohės janė fjalėt kyē tė kėtij runi.



21. Laguzi ėshtė runi i fillesave tė reja. Vetė fjala pėrkthehet liqen, apo ujė. Fillimisht, ai ka pasė qenė shoqėruar me pagėzimin Pagan tė foshnjave tė sapolindura. Kjo runė gjithashtu ka lidhje me emocionet, intuitėn dhe ėndėrrat, e kujt i bie nė fall i le tė kuptojė se ėshtė ēasti pėr ti kushtuar vėmendje mesazheve tė subkoshiencės.



22. Si pėrfaqesuesi i njė Zoti tė vjetėr Gjermanik, tė parė shpesh nė shoqėrinė e 'Mėmės Natyrė', Ingvazi personifikon pjellorinė dhe ngjizjen (shtatėzaninė). Ai i terheq vėmendjen tė interesuarit se njė periudhė e nevojshme mbarėshtimi nėnkuptohet vetiu, si njė kusht pėr tė realizuar qėllime afatgjata. Sidoqoftė, nė fund tė kėtij afati kohor, personi do tė jetė i lirė tė vazhdojė sėrisht nė tė vetėn.



23. Dagazi ėshtė dita: njė thirrje pėr zgjim, qartėsi dhe transformim. Ai premton pėrmbushjen e kushteve, pas njė kohe relativisht tė shkurtėr. Dagazi ka pasė qenė pėrshkruar si agu i mėngjezit, apo momenti mistik kur tė kundėrtat, – drita dhe errėsira, kėnaqėsia dhe dhimbja, jeta dhe vdekja, nė njė farė mėnyre shkrihen dhe ballancojnė njėra-tjetrėn. Nė njė moment tė tillė, tė interesuarit mund ti bjerė nė mėndje njė ide brilante, – papritmas e pakujtuar.



24. Othalo nėnkupton njė trashėgimi familjare, apo me prejardhje nga fusha profesionale e subjektit. Ai e inkurajon personin tė egzaminojė hollėsisht tė shkuarėn, me qėllim qė tė njohė tė tashmen; por edhe ti rivlerėsoje e pse jo, ti rinovojė traditat, parė nė dritėn e zhvillimeve bashkėkohore.



25. Vird-i, apo runi bosh, megjithėse nuk ėshtė pjesė e Futharkut tė Vjetėr, pėrfshihet thuajse gjithmonė nė paketėn e Runėve. I afėrt nga kuptimi me Perthro-nė, ai simbolizon fatin dhe tė panjohurėn. Gjatė leximit, Vird-i nėnkupton tė pamundurėn, apo atė lloj diturie qė fshihet pėrtej perceptimit shqisor, e qė ndoshta ėshtė mė mirė, mos tė zihet nė gojė me zė tė lartė, pėr vetė faktin e tė qėnit nė fund tė fundit, njė mister.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Runet

Mesazh  gjilanasi prej 20.06.13 12:13

Ky shkrim i mrekullueshem, misterioz dhe origjinal ka fuqi te vertete.
Hitleri duke e ditur fuqine e tyre i ka perdorur ato per qellime te tij.Ai ka marr runen diellore  Sovilo duke duke e bere te dyfishte si simbol per batalionin e tij SS.
Por ky ishte gabim fatal sepse runet nuk duhet te perdoren te dyfishta.
avatar
gjilanasi

399


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Runet

Mesazh  Albi4all prej 21.06.13 2:25

Ky odin-i me ka rene ne koke eshte nga shpirtrat me te vjeter qe mund te thirren kur te kem koh do te postoj per te...
avatar
Albi4all

“Kur tė shohėsh njė njeri tė mirė, mundohu tė tejkalosh
shembullin e tij, kur tė shohėsh ndonjė njeri tė keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti tė njėjtat tė meta.”

129


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Runet

Mesazh  Zattoo prej 30.07.14 22:37

Runa Fehu



Runėt janė gėrmat mė tė vjetra tė gjermanėve tė lashtė. Nga njėra anė mund tė shkruhen si shenjė pėr nga njė tingull (shkrim alfabetik), nga ana tjetėr mund tė jenė shenja pėr atė qė pėrcaktohet me emrin e tyre. Pėrveē kėsaj mund tė pėrfaqėsojnė numra ose tė konsiderohen si shenja magjike. Runat pėrdoreshin sidomos nga shekulli II deri nė shekullin XII nė mbishkrime tė gėrvishtura dhe tė gjendura mbi sende dhe monumente guri.

Fehu nė magji


Fehu mund tė vizatohet nė letėr dhe tė pėrdoret si hajmali magjike pėr tė tėrhequr para dhe pėr tė kapėrcyer bllokime krijimtarie. Mund tė shkruhet me gravurė mbi rruaza argjile ose qelqi ose tė vizatohet mbi rruaza druri dhe tė pėrdoret si njė hajmali prej letre. Imazhi runik duhet tė krijohet me qėllim dhe synim tė fortė, ose nėpėrmjet meditimit ose nė rituale mė tė ndėrlikuara.

Ėshtė e rėndėsishėm tė pėrcaktosh rezultatin e dėshiruar tė magjisė duke pasur parasysh asociacionet e ndryshme tė lidhura me Fehun. Nė qoftė se nuk merren parasysh asociacionet e tjera tė runės Fehu, atėherė njė magji me njė shprehje tė pėrgjithshme si “mbarėsi” mund tė nxisė pjellshmėri ku paraja ishte objekti i dėshiruar.

Pėrdorimi i runės pėr zhvillimin personal

Puna e vazhdueshme me fehun mund tė shtojė besimin nė fuqinė personale dhe nė aftėsinė pėr t’u kujdesur pėr veten. Ky besim kalon nė fusha tė tjera tė jetės duke pėrfshirė marrėdhėniet e punės dhe familjes si dhe pėrpjekjet krijuese.

Kėshtu fehu ėshtė njė vegėl qė krijon njė bazament tė harmonishėm, nga mund tė zhvillohesh personalisht dhe shpirtėrisht.

Robert Callahan
avatar
Zattoo

676


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Runet

Mesazh  Hagel prej 23.10.15 17:28

gjilanasi shkruajti:Ky shkrim i mrekullueshem, misterioz dhe origjinal ka fuqi te vertete.
Hitleri duke e ditur fuqine e tyre i ka perdorur ato per qellime te tij.Ai ka marr runen diellore  Sovilo duke duke e bere te dyfishte si simbol per batalionin e tij SS.
Por ky ishte gabim fatal sepse runet nuk duhet te perdoren te dyfishta.

Runet e njejta nuk duhet te perdoren dy here por kombinimi me te tjerat lejohet por duhet te kete shume kujdes sepse kjo nuk eshte loje dhe mund te jete me pasoja tragjike per personin qe i perdor gabimisht.

Runet mund te perdoren per mbrojtjen e shtepise (harmonizimin e energjise se saj), mbrojtjen e antareve te familjes, mbrojtje gjate udhetimit etj etj.
avatar
Hagel

97


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi