Projekti Ylberi

Shko poshtė

Projekti Ylberi

Mesazh  Jon prej 22.08.09 10:18

Projekti Ylberi



Nė 28 tetor tė vitit 1943, US Navy e Shteteve tė Bashkuara vendosi qė tė punojė nė njė eksperiment tė fshehtė qė ėshtė bėrė i njohur si "Projekti Ylberi" ose "Eksperimenti i Filadelfias".

Objektivi i kėtij eksperimenti ishte qė tė bėnte tė padukshme pėr radarėt njė luftanije dhe pėr tė realizuar kėtė u vendos qė tė pėrdorej anija siluruese ESS Eldridge, me tė gjithė ekuipazhin e vet nė bord.

Testimi, nė krye tė tė cilit ishte Doktor Franklin Reno, bazohej nė teorinė e "fushės sė unifikuar" tė Albert Einsteinit, e cila vendoste nė marrėdhėnie reciproke forcat elektromagnetike dhe gravitacionale.

Me anė tė kėsaj metode do tė tentohej tė bėhej e padukshme anija, duke vėnė nė pėrdorim njė fushė magnetike shumė tė fuqishme tė realizuar nga tre gjeneratorė shumė tė fuqishėm elektromagnetikė tė montuar nė anije dhe qė do tė ishin nė gjendje tė pėrthyenin dritėn qė reflektohej prej vetė objektit.

Pasi u aktivizuan gjeneratorėt, anija u zhduk nga porti i Filadelfias pėr disa sekonda, nėn njė ndriēim verbues dhe mė pas u shfaq nė portin e Norfolkut, disa qindra kilometra larg. Pas pak minutash, anija u zhduk sėrish dhe u rikthye mbrapsht nė Filadelfia, andej nga ishte nisur. E gjithė kjo, brenda vetėm pak minutave.

Sipas disa dėshmitarėve, anija ėshtė zhdukur duke u ēmaterializuar, pėr t'u rishfaqur mė pas krejt papritur. Natyrisht, eksponentėt e marinės dhe tė qeverisė nuk bėnė asnjė koment pėr atė qė ndodhi dhe ashtu si gjithmonė tė gjithė heshtėn.

Eksperimenti u pėrmbyll nė 28 tetor tė vitit 1943, por nė ditarin e bordit tė anijes nuk pėrmendej madje as qė ajo ishte ankoruar ndonjėherė nė portin e Filadelfias. Nė tė ishte shkruajtur qė anija kish qėndruar e ankoruar nė Nju Jork deri nė datėn 16 shtator, mė pas nga data 18 shtator deri nė 15 tetor mori pjesė nė ushtrime ushtarake deri nė 1 nėntor dhe nė datėn 3 u nis pėr nė Kazablankė, ku mbėrriti nė datėn 22 nėntor dhe ku qėndroi deri nė fund tė muajit.

Pas kėsaj u nis pėrsėri pėr nė Nju Jork ku mbėrriti nė datėn 17 dhjetor dhe qė aty deri nė fund tė muajit udhėtoi pėr nė Norfolk. Por, gjithsesi mbetet fakti qė rendi i ngjarjeve nuk ėshtė aspakt i plotė duke parė qė nė ditarin e bordit periudha ėshtė mė e zgjatur dhe kėshtu qė pėr pjesėn tjetėr tė kohės nuk ka asnjė tė dhėnė.

Por, dihet se nė operacione tė tillė tė fshehtė, qeveria amerikane ka shumė precedentė, si pėr shembull Projekti Manhatan, ai i prodhimit tė bombės atomike, i cili mbeti top-sekret deri nė momentin e pėrdorimit tė saj.

Nė vitin 1955, njė astronom diletant me emrin Morris Jessup mori tre letra tė firmosura me emrin e Carelos Allende, njė njeri pakėz i ēuditshėm i lindur nė 31 maj tė vitit 1925 nė Pensilvani. Ai i rrėfente se kish qenė vetė dėshmitar i eksperimentit, duke zbuluar edhe detaje pak a shumė bindėse.

Nė vitin 1942, Allende hyri nė korpusin e marinsave prej ku u largua nė 21 maj tė vitit 1943 dhe mė pas hyri nė marinėn tregtare nė SS Furuseth, prej ku thoshte se kish parė atė qė kish ndodhur ditėn e eksperimentit me anijen Eldridge. Ai rrėfente se kish parė anijen qė ishte zhdukur prej molit dhe pas pak ēastesh ishte shfaqur pėrsėri.

Letrat e Allende ishin shkruajtur nė njė mėnyrė tė ēuditshme nė vetvete, me gėrma kapitale, pikėsim tė pėrafėrt, me nėnvizime dhe me ngjyra tė ndryshme.

Nė letrėn e parė tė ēuditshme qė mori prej astronomit, Carlos zbulonte se kishte parė qė gjatė eksperimentit struktura e anijes ndryshoi, u bė kaq e padukshme saqė marinarėt ishin nė gjendje tė ecnin pėrmes objekteve nė mėnyrė tė tillė qė kur gjithēka u rikthye ashtu si ishte mė parė, disa prej njerėzve u gjendėn kush mes mureve, kush i ngecur nė dysheme, shumė prej tyre u dogjėn tė gjallė; tė tjerė u bėnė tė padukshėm, disa u ēmendėn.

Nė letra nuk ishte shkruar se kush ishte letėrdėrguresi dhe pas kėrkesės sė Jessup pėr tė marrė njė pėrgjigje, Carlos u bė i gjallė vetėm disa muaj mė vonė, por kėtė herė duke firmosur me emrin Carl Allen, duke thėnė se nuk mbante mend asgjė nga ajo qė kishte ndodhur dhe se ndoshta do tė mund t'ia dilte mbanė tė kujtonte vetėm pėrmes hipnozės regresive. Pas kėsaj sjelljeje tė ēuditshme tė kėtij njeriu, studiuesi vendosi qė tė ndėrpriste marrrėdhėniet duke menduar se bėhej fjalė vetėm pėr njė vėnie nė lojė.

Atėherė, Jessup vendosi qė tė vazhdonte kėrkimet pėr llogari tė tij, por pa sukses. Disa vite mė vonė, nė 20 prill 1959, Doktor Moris Jessup u gjet i vdekur nė makinėn e tij nė Florida. Thuhet se ai u vetėvra pėr shkak tė shumė problemeve personale qė kishte, mes tė cilave vdekja e bashkėshortes disa muaj mė herėt nė njė aksident automobilistik, si dhe vlerėsimi i pakėt qė kishin tashmė pėr tė kolegėt e punės, nė lidhje me kėrkimet qė ai ishte duke kryer pėr rastin qė Allende i kish zbuluar.

Por ka nga ata qė mendojnė se ai ėshtė vrarė pėr arsye se dinte shumė dhe se ndoshta duhej qė tė shmangej bėrja publike e njė sekreti kaq tė tmerrshėm. Pas vdekjes sė Jessup, njė tjetėr njeri shumė i ēuditshėm me emrin Alfred Bielek, rrėfeu fakte edhe mė tė ēuditshme.

Ai tregonte se ishte transportuar nė tė ardhmen dhe se i kishin bėrė njė shpėlarje tė trurit nė Marinėn Ushtarake. Personi pohoi se edhe vėllai i tij ishte transportuar nė kohė nė vitin 1983, duke u plakur nė mėnyrė shumė tė shpejtė deri nė vdekje dhe mė pas u rilind.

Kėto efekte vazhduan edhe pas eksperimentit, thuhet se nga marinarėt qė kishin qenė nė anije gjatė kohės sė eksperimentit, kishte nga ata qė ndėrkohė qė ndodhej nė tryezėn e bukės bashkė me familjen e tij, krejt papritur zhdukej nė sy tė tė gjithėve, dikush ngrihej nė ajėr, kishte qė bėheshin tė padukshėm pėr disa orė, apo nė rastet mė tė kėqija, kishte nga ata qė vetėm pėrmes kontaktit me persona tė tjerė merrnin flakė dhe digjeshin pėr 18 ditė, pa arritur tė shuhej flaka.

Detaje tė tmerrshme, por kėtij rrėfimi tė tij natyrisht qė askush nuk i besoi, pėrveē disa njerėzve tė bindur qė prapa kėtyre rasteve ka gjithmonė njė bazė tė vėrtetė. Mbetet fakti qė shumė pak njerėz mundėn tė shpėtojnė, ndonėse tė gjithė u shtruan nė spitale pėr probleme mendorė.

Bielek, emri i vėrtetė i tė cilit ishte Eduard Cameron, kėmbėngulte se nė atė test kishin marrė pjesė edhe Doktor Albert Einstein dhe Doktor John Von Neumann si dhe Doktor Nicola Tesla, njė pohim ky ndoshta i pambėshtetur, pasi profesor Tesla ndėrroi jetė nė 7 janar tė vitit 1943.

Ka nga ata qė besojnė se e gjithė kjo histori ka qenė thjesht njė sajesė pėr tė shkėputur vėmendjen e opinionit publik nga fakte tė tjera edhe mė tė rėndėsishme, por ka nga ata qė besojnė se pas urdhėrit pėr tė shkatėrruar menjėherė projektin pėr shkak tė ngjarjeve tė frikshme, eksperimenti vazhdon edhe sot e kėsaj dite me emrin Projekti Montauk.

Ndoshta gjithė kjo histori ka qenė thjesht njė montaturė, por mbetet fakti qė nė kėtė ēėshtje, dy persona tė ndryshėm, me sa duket jo tė shėndoshė mendėrisht, rrėfejnė dy histori shumė tė ngjashme mes tyre dhe me tė njėjtat detaje tė tmerrshme.

Ka hamendėsime se kjo ndodh pikėrisht sepse kėta dy individė tė konsideruar tė ēmendur nga opinioni publik, janė bėrė tė tillė nga kushedi ēfarė operacionesh tė riprogramimit tė memories, tė kryer ndoshta pikėrisht nga eksponentė tė marinės apo shėrbimet e fshehtė, me qėllimin pėr tė mos lejuar hetime tė mėtejshme.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 10:21

Vetem fotoja te kallka daten leje mo tregimi...
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan prej 17.09.13 18:49

Duke perdorur nje pjese te teknologjise se dhene prej alieneve si dhe nje pjese te asaj te kapur prej tyre, filloi nje projekt teper sekret qe quhej "Projekti i Padukshmerise" qe e pati fillesen e tij disa vite me perpara, por qe u la ne heshtje per disa kohe ngaqe rezultati ishte jo i pritur.

Skica e ketij projekti u bazua mbi nje tjeter projekt te bere ne vitin 1943 qe konsistonte ne krijimin e fushave te fuqishme magnetike nepermjet gjeneratoreve shume te fuqishem dhe qe krijonin nje perkulje te kohes. Eksperimenti tjeter pra qe filloi ne vitin 1948 u hartua si plan ne Universitetin e Princeton.

Hera e pare qe aparatura u perdor nuk rezultoi e suksesshme, sepse kerkohej nje force shume e madhe elektrike. Ky problem u zgjidh me mbrapa duke perdorur si burim energjie te ashtuquajturin elementi 117, i cili ishte kapur prej alieneve dhe qe eshte nje element kimik qe nuk gjendet ne toke. Perdorimi i ketij elementi dhe ajo qe gjeneroi pati efekte komplet te papritura. Njerezit ishin te paafte te hynin ne fushen magnetike te krijuar sepse corientoheshin. Ne nje fare menyre radiacioni elektromagnetik krijonte nje lloj qarku te shkurter ne nervat e trurit dhe qe shkaktonte cmendje te personit deri edhe vdekjen e tij.

Megjithate kur energjia e aparatit te ndertuar u rrit akoma dhe me shume, drita te cuditshme filluan te shfaqen ne dhomen ku po kryhej eksperimenti. Po ashtu, filluan te shfaqen edhe imazhe te cuditshme qe duket sikur i perkisnin te kaluaren se tokes. Perdorimi i aparatit dhe forca qe u gjenerua mos valle krijoi nje si lloj ure lidhje midis te kaluares dhe te tanishmes? Shkencetaret nuk e vrane shume mendjen te merreshin me materializimin e ketyre imazheve, sepse vete aparatura e krijonte efektin e deshiruar.

Shume gjera ne vendin e testimit zhdukeshin dhe kur aparatura fikej, cdo gje kthehej ne vend e pandryshuar. Pra, aparatura punonte shume mire me objekte jo te gjalla, por kur provohej me qenie te gjalla ato rezultonin te pesonin deme dhe dhimbje te papershkrueshme. Ne disa raste ku u provua eksperimenti me disa kafshe te vogla, ato u zhduken dhe nuk u kthyen me.

Atehere u vendos qe eksperimenti te kryhej ne nje permase me te madhe dhe kete rradhe do te perfshinte nje anije te tere me gjithe ekuipazhin e saj. Mbase, ata e kishin zgjidhur problemin me qeniet e gjalla. Eksperimenti u krye perfundimisht ne vitin 1950 ne nje anije ne Gjirin e Meksikes.

Aparaturat qe u vendosen ne anije konsistonin ne nje numer te konsiderueshem gjeneratoresh me nje frekuence te larte, por burimi i energjise qe i aktivizonte ishte i panjohur, qe ishte berthamore ose dicka tjeter e marre prej alieneve.

Nje transmetues u vendos ne anije ne menyre qe cfare do qe te ndodhte te dergoheshin sinjale dhe te mund te lokalizohej anija perseri. Kur filloi eksperimenti dhe anija u zhduk edhe sinjali u zhduk ne te njejten menyre. Mbas disa sekondave sinjali u kap perseri dhe vinte nga nje vend me shume se 200 milje larg nga vendi ku u be eksperimenti.

Grupi i shkencetareve nxituan te shkonin ne vendin ku u lokalizua anija. Kur u ngjiten ne bordin e saj ajo qe pane ishte shume e cuditshme dhe e papritur. Para se gjithash aparaturat elektrike ne anije ose funksiononin keq ose ishin komplet te prishura.

Vete anija kishte pesuar disa demtime te trupit te saj sikur te kishte qene ne nje beteje. Por zbulimi me i temerrshem i perkiste ekuipazhit. Disa ishin zhdukur pergjithmone. Nje pjese e konsiderueshme e tyre silleshin si te shkalluar, perfshi edhe kapitenin. Analiza te metejshme mjekesore nxorren ne pah faktin qe truri i tyre kishte pesuar nje lloj qarku te shkurter. Disa nga pjestaret e ekuipazhit qe dukeshin ne gjendje te mire u moren ne pyetje nga organet inteligjente te Marines.

Pyetja kryesore ishte qe si eshte e mundur qe e gjitha kjo ndodhi ne harkun kohor te disa sekondave qe anija u zhduk.

Por nga kjo pyetje pjestaret e ekuipazhit u duken te hutuar. Sipas tyre ata ishin larguar prej javesh ose mbase edhe muajsh. Mesa dukej nje shtrembrim i cuditshem kohor kishte ndodhur. Aty ku ata kishin qene, koha rridhte ndryshe dhe me nje njesi tjeter matese.

Nje nga gjerat me te ngjethshme qe ata deshmonin ishte takimi me nje race te cuditshme qeniesh mbasi anija u zhduk. Ekuipazhi deshmonte qe kishin shkuar ne nje dimension tjeter qe ishte bosh, pa ndjesi dhe cdo gje tjeter. Nuk kishte peme, uje dhe diell ne qiell. Ata shpreheshin qe dukeshe si nje lloj mjegulle ne ngjyre te verdhe dhe te bardhe. Ne kete lloj mjegulle nje numer qeniesh te cuditshme i ishin afruar dhe ishin ngjitur ne anije.

Keto qenie dukeshin si insekte gjigande por qe qendronin drejt dhe ishin ne gjendje te komunikonin me ekuipazhin. Pjestaret e ekuipazhit u shnderruan si kavje laboratori nga keto qenie. Kjo ishte arsye pse shume prej tyre mungonin, kishin vdekur ose ishin cmendur.

Qeniet donin te dinin me shume per planetin tone dhe boten tone por mesa duket nuk kishin asnje mundesi te vinin ketu. Me pak fjale eksperimenti krijoi mundesine per ne te hynim ne boten e tyre, si nje lloj dritareje qe mund te hapej vetem nga ana jone. Ekuipazhi se kishte idene sesi ishin kthyer, vetem kur e pane veten perseri ne anije dhe ne uje.

Inteligjenca Detare tregoi shume interes per qeniet e dimensionit tjeter. Shume shpejt informacioni u perhap ne organizmat e tjera sekrete te qeverise amerikane. Qeveria sekrete u interesua shume te mesonte se cfare teknologjie mund te perfitonte nga kontakti me kete race aliene. Raca tjeter aliene perfundimisht kishte refuzuar bashkepunimin dhe dhenien e teknologjise per zhvillimin e industrise se armeve dhe asaj ushtarake.

Aparatura u perdor perseri. Kete radhe qeniet erdhen ne boten tone dhe bene nje marreveshje sekrete me qeverine. Ata ishin te interesuar per universin tone dhe e dinin qe dritarja ishte me nje drejtim dmth qe hapej vetem nga ana jone (te pakten ne ate kohe), pra duhej qe te ishin nga tja u hapnim.

Qeniet, te cilat jane te nje natyre shumedimensionale, filluan te benin eksperimentet e tyre mbi qeniet njerezore. Qeveria jone i lejoi keto eksperimente ne shkembim te teknologjise. Por kishte nje ndryshim shume te madh midis eksperimenteve te kryera nga jashtetokesoret (pra alienet e universit tone) me ato te kryera nga shume dimensionalet. Alienet e pare ishin shume te sjellshem dhe nuk demtonin asnjeri, ndersa keta te dytet nuk e vrisnin mendjen per ndjenjat e tokesoreve dhe i trajtonin si kavje laboratori.

Shumedimensionalet u shqetesuan nga prania ne toke e races se alieneve dhe bene te pamunduren te largonin ata nga toka. Ne bashkepunim me qeverine tone ata hartuan nje lloj plani qe do te mundesonte largimin e tyre perfundimtar.

Ata krjuan nje lloj virusi (si virusi i Sida-s) qe do sulmonte sistemin imunitar te jashtetokesoreve dhe sidomos hibrideve te tyre. Kjo rezultoi ne ate qe pothuajse 80 % e tyre u semuren dhe vdiqen. Burimi vazhdon me tej duke thene se jashtetokesoret (te njohur ndryshe edhe si Grite) pothuajse u zhduken komplet dhe tani jane interdimensionalet me mjetet e tyre fluturuese ata qe raportohen si UFO ne gjithe globin.

Interdimensionalet quhen shpesh si insektet ose reptilianet. UFO-t ne forme disku tani jane shume te rralla dhe ato qe raportohen me shume jane ato ne forme trekendeshe.

Cuditerisht te gjithe avionet eksperimental qe po krijohen nga teknologjia jone kane forme trekendeshe (kujto bombarduesin Stealth ose B 52).



avatar
Ruhan

29


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan prej 17.09.13 18:53

Ka shumė interpretime dhe kėndvėshtrime pėr atė qė ndodhi apo nuk ndodhi nė Filadelfia gjatė eksperimentit qė marina kreu me njėrėn nga anijet e saj nė vitin 1943. Ja cilat janė tė dhėnat qė na sjell Bill Knell, njė studiues i eksperimentit tė Filadelfias.

Informacioni i mėposhtėm ėshtė njė konkluzion dhe argumentim i detajuar mbas 30 viteve kėrkimore dhe studimi tė mirėfilltė dhe shumė intensiv. Ēfarė u mbiquajt si Eksperimenti i Filadelfias ėshtė diēka qė nuk mund tė konsiderohet si diēka e lehtė apo njė shaka e pakripur. S'ka rėndėsi nėse njerėzit e kanė besuar apo jo, rėndėsi ka fakti qė shumė njerėz kanė vdekur ose janė vrarė si rezultat i deklaratave tė tyre qė kanė qenė tė pėrfshirė apo kanė patur njohuri pėr eksperimentin. Dua t'ju sugjeroj para sė gjithash, qė tė hapni mendjet tuaja dhe sytė dhe tė lironi trurin nga paragjykimet apo mosbesimi, sepse ajo qė do tė lexoni ėshtė shumė mė pėrtej realitetit qė njohim dhe pranojmė.

Nė mes tė viteve 1990 kisha trajtuar temėn e Eksperimentit tė Filadelfias nė shumė seminare qė mbaja anembanė USA pėr ufologjinė. Si rezultat, njė numėr shumė i madh njerėzish kishin shkėmbyer me mua informacione dhe tė dhėna tė shumta mbi projektin e realizuar nga marina, por asnjėri prej tyre nuk dėshironte qė t'i bėhej emri publik.

I vetmi qė pranoi tė tregonte hapur tė gjithė eksperiencėn dhe njohuritė e tij rreth eksperimentit ishte Phil Schenider. Ai ishte njė inxhinier gjeolog i pėrfshirė nė ndėrtimin e tė ashtuquajturave bazave tė nėntokės, sidomos asaj tė Dulce nė New Mexico dhe i bėrė i famshėm pėr lekturat e tij nė zbulimin e sė vėrtetės. U gjend i vrarė nė apartamentin e tij (i mbytur me tel) pak ditė mbas deklaratave bombė dhe fakteve qė zbuloi nė vitin 1996.

Qėlloi si koincidencė qė isha caktuar tė paraqisja njė seminar nė tė njėjtin hotel ku pak ditė mė parė Phil kishte mbajtur fjalėn e tij nė konferencėn e organizuar me titull Global Sciences Conference. Duke qenė se kisha shkuar atje mė pėrpara se dita qė fillonte seminari (pėr arsye publiciteti), rastisa tė dėgjoja fjalėn e tij.

Ndonėse ai e specifikoi shumė herė qė nuk ishte ndonjė folės i shquar, e kuptova shumė mirė mesazhin e tij dhe atė qė donte tė transmetonte. U takova me tė dhe folėm pėr disa orė nė lidhje me fjalimin e tij. Mesa dukej, babai i Phil kishte qenė pjesė e eksperimentit origjinal tė Filadelfias si doktor i anijes.

Babi i Phil, ishte Otto Schnaider, ish-ushtarak i lartė nazist SS i sjellė nė Amerikė nėpėrmjet projektit Papėrclip menjėherė mbas Luftės sė Dytė Botėrore bashkė me ajkėn e shkencėtarėve dhe studiuesve gjermanė, tė gjithė tė pėrfshirė nė Partinė Naziste dhe pjesėtarė aktiv SS. Gjatė luftės ai shpesh kishte punuar pėr llogari tė amerikanėve, ndonėse ishin nė luftė me njėri-tjetrin. Projekti Papėrclip ėshtė i njohur, madje dihen edhe emrat e pėrfshirė nė tė. Njė prej organizuesve dhe zbatuesve tė kėtij projekti ka qenė dhe ish-ushtaraku i lartė i inteligjencės sė ushtrisė amerikane, Philip Corso, i cili jep detaje tė hollėsishme tė kėtij operacioni nė librin e tij "Dita mbas Rosuel".

Phil Schnaider, nga ana e tij, ishte i pėrfshirė nė mėnyrė intensive me qeverinė amerikane si gjeolog qė ishte, nė projekte pėr ndėrtimin e bazave tė nėndheshme dhe objekteve tė tjera me destinacion ushtarak. Nė kohėn qė e njoha ai sa kishte filluar tė fliste pėr Projektin e Marinės si dhe pėr disa njohuri tė tijat personale qė kishin lidhje me fshehjen e tė vėrtetės nga ana e qeverisė amerikane nė lidhje me ufot dhe alienėt.

Pak kohė mbas fjalimit tė tij, u gjet i vrarė nė apartamentin ku jetonte, me disa gishta qė i mungonin nė ēdo dorė, me shenja tė qarta tė pėrdorimit tė armės sė zjarrit dhe njė tel pėrreth grykės qė i kishte shkaktuar vdekjen. Vdekja e tij ishte e tmerrshme. Ashtu si dhe nė rastin e Morris K. Jessup, vdekja e tij u quajt vetėvrasje.

Dyshoj qė mund tė ketė njeri tė dijė saktėsisht tė vėrtetėn e Eksperimentit tė Filadelfias, pėrveē atyre tė pėrfshirė direkt nė tė. Megjithatė, mė poshtė po shkruaj ēfarė kam arritur tė mbledh nga burimet e shumta tė informacionit si dhe konkluzionet e mia:

Disa shkencėtarė tė Universitetit Princeton tė Neė Jersey kanė punuar nė disa projekte fizike qė kanė patur si fokus kryesor Udhėtimin nė Kohė, Pėrkuljen e Kohės dhe pėrdorimin e fushave tė fuqishme elektromagnetike pėr tė spostuar dhe manipuluar objektet nga vendi i tyre i supozuar fillestar. Kjo ishte hartuar vetėm nė letėr dhe akoma asgjė nuk ishte provuar. Pak pėrpara pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore u bė e njohur prej shumė vetave qė amerikanėt po punonin nė mėnyrė sekrete pėr shpikjen e njė bombe tė fuqishme (ajo atomike) qė t'i jepte fund luftės shpejt. Por shumė shkencėtarė si nė rastin e Einstein ishin tė shqetėsuar nga fakti qė njė bombė e tillė mbas pėrfundimit tė luftės nuk do tė asgjėsohej, por do tė vazhdonte tė perfeksionohej dhe prodhohej. Nga ana tjetėr, marina kishte dyshimet e saj pėrsa i pėrket bombės atomike. Ata ishin tė bindur qė asgjė tjetėr pėrveē njė sulmi tė plotė tė marinės dhe i mjeteve tė saj nė ishujt e Japonisė nuk do t'i jepte fund luftės. Marina po pėsonte humbje tė anijeve tė saj prej tė famshmeve anijeve naziste tė quajtura U-boat, tė cilat sulmonin edhe me njė teknologji tjetėr, njė lloj bombe qė ngjitej tek anijet armike nėpėrmjet njė kontakti magnetik. Pra, ishte bėrė shumė emergjente fakti qė duhet zbuluar njė mėnyrė pėr tė ēmagnetizuar anijet amerikane dhe pėr t'i bėrė ato tė padukshme pėr U-boat gjermane dhe aeroplanėve tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, marina kishte kėrkuar ndihmėn e Einstein dhe tė njė shkencėtari tjetėr tė suksesshėm tė Universitetit Princeton pėr tė realizuar projektet e saj qė kishin marrė njė farė rruge. Pra u bėnė disa pėrpjekje, por pa rezultat. Megjithėse kanė kaluar mė shumė se 60 vjet, kėto projekte mbetėn akoma sekrete dhe tė papublikuara pėr publikun. Unė arrita tė mėsoja qė nė atė kohė Albert Einstein ishte nėn kontratė pėr llogari tė marinės sė SHBA-sė. Nga sa kam mundur tė mėsoj nga burime tė shumta, Einstein preferonte tė ndėrtonte armė mbrojtėse sesa ato sulmuese tė natyrės sė bombės atomike.

Krijimi i njė bombe tė tillė do tė rrezikonte zhdukjen e tė gjithė njerėzimit. Shumė shkencėtarė nė Princeton, tė cilėt e mendonin si ato u bashkuan dhe u pėrpoqėn tė zgjidhin problemin nė mėnyrė tjetėr. Ata i deklaruan marinės qė ishte mundėsia pėr tė bėrė njė anije komplet tė padukshme nga radarėt dhe sonarėt. Natyrisht, me kėtė deklaratė ata nuk bashkangjitėn mėnyrėn apo teknologjinė sesi do ta realizonin njė projekt tė tillė. Duke qenė se Princeton ndodhet shumė afėr Portit tė Filadelfias i cili kishte anije dhe mole tė shumta, Philadelphia Naval Shipyard u zgjodh pėr fazėn pėrfundimtare tė projektit. Pėr eksperimentin u zgjodh njė anije e re e saporegjistruar, qė ishte USS Eldridge. Pjesa e parė e eksperimentit u zhvillua nė molin e Portit nė vitin 1943. Njė fushė e fuqishme elektromagnetike u krijua pėrreth anijes, pa dėmtuar aspak aparaturat e saj elektronike. Anija mbas pak ēastesh u bė e padukshme nga radari, por nė ato momente ndodhi ajo qė nuk pritej dhe nuk ishte parashikuar aspak nga marina, ndėrsa shkencėtarėt po e prisnin me ankth tė ndodhte.

Anija filloi tė bėhej e padukshme edhe nga syri i njeriut

Anija pėr njė kohė tė shkurtėr u shkėput nga koha dhe realiteti ynė, dhe u spostua apo projektua nė njė kohė tjetėr dhe u kthye vetėm mbasi fusha e gjeneruar elektromagnetike u mbyll. Disa kafshė tė vogla qė ndodheshin nėpėr kafaze nė anije ngordhėn sapo anija filloi tė humbte nė njė lloj mjegulle ngjyrė tė gjelbėr.

Duke qenė se asnjė qenie njerėzore nuk ndodhej nė bordin e anijes, incidenti me kafshėt u injorua nga marina dhe aq mė shumė mbas komenteve tė bėra nga shkencėtarėt qė fusha magnetike e krijuar mund tė rregullohej apo kontrollohej nė mėnyrė qė mos tė ishte e dėmshme pėr njeriun. Pra eksperimenti mori rrugė mė tej.

Nė vitin 1944, Eldridge u shoqėrua nga disa anije tė tjera tė ngarkuara me tė njėjtėn pajisje teknologjike duke shpresuar qė kjo miniflotė do tė arrinte tė bėhej e padukshme qė tė shmangte radarėt dhe sonarėt U-boat tė nazistėve. Por megjithatė, vetėm Eldridge ishte e vetmja anije qė u lejua tė pėrdorte kapacitetin e plotė tė fushės elektromagentike. Nė prani tė shumė vėzhguesve pėrfshi edhe njė pėrfaqėsues tė marinės tregtare, i njohur mė vonė si Carlos Allende, nė bordin e anijeve qė rrethonin Eldridge, eksperimenti u krye pėrsėri kėtė radhė nė njė nga brigjet e New Jersey dhe me marinarė nė bord. Ndėrsa tė gjithė po sodisnin fillimin e eksperimentit sapo fusha e fuqishme elektromagnetike u gjenerua, njė mjegull e gjelbėr (si nė rastin e parė) filloi tė mbulonte anijen, e cila pak nga pak filloi tė humbiste konturet e saj. Por gjėrat po shkonin shumė keq pėr ekuipazhin nė bordin e Eldridges. Marinarėt filluan tė ēorientoheshin, nuk arrinin dot tė shikonin gjėrat pėrreth, madje disa prej tyre u dogjėn gjatė kohės qė mjegulla e gjelbėr shtohej. Tė tjerėt humbėn me gjithė anijen. Disa ēaste mbasi u zhduk nga Brigjet e Jerseyt, anija u shfaq nė vitin 1983 nė brigjet e Long Island. E gjitha ndodhi sepse anija u shty si tė thuash nė njė vrimė nė kohė ose "worm hole" (vrimė krimbi), njė lloj distorcioni kohor qė u shkaktua nga ky eksperiment dhe nga njė tjetėr qė e pasoi nė njė bazė ushtarake qeveritare nė afėrsi tė Montauk Point. Kur baza ushtarake nė Montauk fiku energjinė elektrike, anija u rikthye mbrapsht nė vitin 1944 dhe u rishfaq pak sekonda mbasi ishte zhdukur.

Mbasi anija u kthye, marinarėt thanė se kishin parė objekte tė ēuditshme. Ato mund tė ishin UFO-t. Mesa dukej dhe ishin tė gjitha mundėsitė, njeriu kishte zbuluar sesi alienėt ishin nė gjendje tė pėrkulnin dhe manipulonin kohėn dhe hapėsirėn dhe tė lėviznin nė tė sipas dėshirės. Por nė vitin 1944 teknologjia kompjuterike mungonte dhe ishte pothuajse e pamundur tė kontrolloje gjithė atė fushė tė fuqishme energjie. Rezultati ishte qė pothuajse 1/3 e ekuipazhit vdiq, duke u bėrė njėsh me pjesė tė ndryshme tė anijes, bordit tė saj dhe superstrukturės metalike. Pjesėt kryesore tė anijes u mbuluan me njė shtrojė tė madhe qė tė mos shikoheshin nga publiku gjatė kohės qė Eldridge u kthye nė Philadelphia Naval Shipyard atė mbrėmje.

Ata qė i mbijetuan provės sė 1944 nganjėherė zhdukeshin dhe rishfaqeshin pėrsėri duke u projektuar nė kohė tė tjera. Nė artikullin e gazetės "Philadelphia Enquirer", qė daton vitin 1944, shkruan pėr njė ngjarje nė njė lokal tė qytetit ku disa marinarė dhe punėtorė tė portit filluan tė zihen dhe ndėrkohė 2 prej marinarėve filluan tė humbisnin formėn e tyre dhe u bėnė tė padukshėm. Pjesa dėrrmuese e ekuipazhit kaloi nė ēmenduri permanente. Nė vitin 1945, marina pjesėn e ekuipazhit qė mbeti e mbylli nė njė spital psikiatrik nėn kontrollin e marinės dhe qė prej asaj kohe nuk dihet mė se ēfarė ndodhi me marinarėt.

Megjithė rezultatin jo tė kėndshėm tė eksperimentit, marina e kuptoi se njė zbulim i madh teknologjik ishte bėrė dhe natyrisht qė nuk do ta linin qė t'ju ikte nga dora. Eksperimenti jo vetėm qė demonstroi se nėpėrmjet gjenerimit tė njė fushe shumė tė fuqishme elektromagentike mund tė lėvizin objekte nė kohė dhe hapėsirė, por edhe fakti qė ndikonte nė trurin e njeriut. Mbasi pjesa e mbetur e ekuipazhit u ēmend, marina pėrpiqej tė konkludonte nėse eksperimenti mund tė pėrdorej mbi forcat mike aleate qė t'i bėnte ata tė luftonin pa frikė dhe nga ana tjetėr, tė detyronte forcat armike qė tė dorėzoheshin pa kushte. Tė gjitha kėto teori do pėrpiqeshin tė provoheshin mė vonė nė atė qė quhej Shtėpia e Artilerisė sė Luftės sė Dytė Botėrore. Me dėshirė apo jo, pjesėmarrėsit e eksperimentit u dėrguan nė njė bazė tė quajtur Camp Hero nė afėrsi tė Montauk Point pėr tė provuar teknologjinė. Duke qenė se kėto testime nė njė farė mėnyre tėrhiqnin UFO-t, nuk ishte aspak e rastit qė pati me mijėra vėzhgime tė tyre nė atė periudhė. Kjo i ēoi disa kėrkues ufosh nė konkluzionin e gabuar qė nė brigjet e Long Island mund tė ndodhej ndonjė bazė sekrete ufosh...

Njė revistė detare e quajtur Rudder nė vitin 1969 shkroi njė artikull duke paralajmėruar marinarėt dhe pronarėt e anijeve tė vogla qė njė numėr i konsiderueshėm anijesh kishin parė nga afėr alienė nė brigjet e Long Island dhe nuk ishin nė gjendje tė kontrollonin anijet e tyre qė iu fikeshin. Pjesa mė e madhe e asaj qė ndodhi nė Montauk, u zhvillua nėntokė. Aty prej kohėsh me njė shtrirje prej disa miljesh ishin ndėrtuar tunele nėpėrmjet njė energjie alternative tė zbuluara nga gjeniu Nicola Tesla. Kėto tunele tė pėrdorura nga artileria gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, u shndėrruan nė mbartėsin e sekretit mė tė madh tė kombit tonė.

Ndėrkohė, antena sferike e radarit e pėrdorur njėherė e njė kohė pėr luftė, u shndėrrua pėr tė testuar efektet e kontrollit tė mendjes, pjesė e zbulimit tė bėrė nė eksperiment qė funksiononte duke dėrguar valė me frekuencė tė vogėl, ndėrsa qeniet njerėzore uleshin nė njė karrige speciale dhe dėrgoheshin nė kohė dhe hapėsirė qė nga tunelet e nėndheshme. Tingėllon ēmenduri? Nė momentin qė radari u bė aktiv dhe valėt manipuluese tė mendimeve nė trurin e njeriut u lėshuan nė njė rreze prej 20 miljesh, qytetet e vogla qė ndodheshin pėrreth, tė cilat s'kishin patur kurrė kriminalitet, madje as burgje, u bėnė pre e njė vale krimi tė papėrjetuar ndonjėherė. Dukej sikur njerėzit kishin shkalluar.

Gjatė njėrit prej udhėtimeve nė kohė qė Al Bielek mė tregoi, ai e pa veten tė projektuar nė tė ardhmen nė qytetin New York, i rrethuar nga rrėnoja dhe gėrmadha. Dukeshe sikur gjysma e qytetit ishte shkatėrruar. Karrigia ku uleshin ata qė projektoheshin nė kohė, mund ta kishte ēuar Bielek fill mbas 11 shtatorit tė 2001 dhe ajo qė ai pa ishin gėrmadhat e World Trade Center. Ky udhėtim ishte bėrė nga Bielek nė vitin 1991, pra 10 vjet pėrpara se tė ndodhė 11 shtatori.

Al Bielek shkoi edhe mė tej me dėshminė e tij: "Ata dilnin rrugėve dhe merrnin fėmijė nga mosha 12 deri nė 16 vjeē pėr t'i bėrė pjesė tė eksperimentit. Ne pėrllogaritėm njė numėr fėmijėsh (10 mijė) qė ata i morėn nga rruga dhe i sollėn nė Montauk, New Jersey. Numri total i njerėzve qė ata rrėmbyen nėpėr rrugė dhe qė i ēuan nė 25 bazat ishte 250 mijė. Se kush e organizoi kėtė "sulm" ndaj fėmijėve pėr t'i pėrdorur nė kėtė program, vazhdon tė mbetet ende njė mister. Ne vazhdojmė tė mos e dimė pėrgjigjen, por dimė qė ata u programuan pėr diēka. Ata u bėnė subjekt programimi, i cili hap mbas hapi u bė mė "human" duke pėrdorur teknika tė avancuara elektronike. Programimi origjinal ishte i natyrės Reichiane dhe ishte mė shumė fizik. Mė pas ata pėrmirėsuan teknikėn duke pėrdorur dhe kompjuterat dhe programimin elektronik sipas teknikės Reichiane, qė zėvendėsoi shumė shpejt ēdo mėnyrė tjetėr dhe me mė pak efekte anėsore.

Prova mė e gjallė pėr ekzistencėn dhe vėrtetėsinė e asaj qė ka ndodhur nė 1943 dhe rezultatet e saj, qėndrojnė nė vetė kohėn e gjatė qė ėshtė ruajtur sekreti. Besoj fuqishėm qė Eksperimenti i Filadelfias ka ndodhur dhe zbulimet teknologjike qė erdhėn ishin tė mahnitshme, por edhe shumė tė rrezikshme.

Si rezultat, shumė njerėzve u ėshtė mbyllur goja, janė vrarė, madje edhe janė fshirė nga memoria kolektive sikur tė mos kishin ekzistuar kurrė. Nuk ka rėndėsi nėse ju besoni apo jo, sidoqoftė jeta juaj dhe ajo e miliona tė tjerėve ka ndryshuar shumė si rezultat i Eksperimentit tė Filadelfias..

Faktet e zbuluara nga Dr. Jessap

Sipas disa interpretimeve, lidhja e Dr Jessap me eksperimentin ishte ose e rastėsishme ose e qėllimshme. Kjo ka tė bėjė me aktivitetin e tij si njė astronom i pėrkryer dhe po ashtu edhe njė studiues i UFO-ve.

Mbas botimit tė njėrit prej librit tė tij "Ēėshtja e UFO-ve" (New York 1955) nė serinė e shumė letrave qė mori nga lexuesit dhe studiuesit e fushave tė fenomeneve paranormale dhe tė pashpjegueshme, ai mori njė dorėshkrim tė ndarė nė dy pjesė nga njė person qė e quante veten Karl. M. Allen, ndėrsa nė letrėn e dytė Karlos Miguel Allende. Nė dorėshkrim ishin tė shėnuara disa tė dhėna pėr njė eksperiment tė marinės tė kryer nė Filadelfia dhe nė det, me emra, data dhe hollėsi tė tjera aspak tė zakonshme. Shqyrtimi i disa paragrafėve tė kėsaj korrespondence sugjeron pse Dr. Jessap iu pėrgjigj letėrshkruesit tė tij ku i kėrkonte informacione akoma mė tė hollėsishme. Nė letrėn e parė qė fillonte me njė diskutim tė hollėsishėm mbi teorinė e Ajnshtajnit mbi fushat e unifikuara, shkruesi thotė se, "rezultati qe se anija u bė komplet e padukshme me gjithė ekuipazhin e saj gjatė kohės qė ishte nė det" (tetor 1943). Nė letrėn e dytė tė tij ai shtonte njė teori tė vetėn: "E ndiej se po tė kisha mundėsi tė dorėzoj atė ashtu siē duhet, d.m.th t'ua paraqisja njerėzve dhe shkencės nė mėnyrė efikase dhe tė pėrshtatshme nga ana psikologjike, jam i sigurt se njeriu do tė shkonte aty ku ėndėrron... te yjet, nėpėrmjet njė forme teletransportimit qė marina e hasi aksidentalisht gjatė eksperimentit ku anija pėrshkoi njė distancė prej disa qindra miljesh dhe mė pas qėndroi nė njė vend ankorimi nė gjirin e Cheaspik..." Ndėrsa Jessap shqyrtonte pėrmbajtjen e letrės sė dytė, ai u fut nga Departamenti i Marinės qė tė vinte pėr njė intervistė nė Zyrėn e Kėrkimeve Detare. Kur u paraqit nė shtabin e kėsaj Zyre nė Washington D C, aty pėr habinė e madhe tė tij i dhanė tė ekzaminonte njė kopje tė librit tė tij. Aty i shpjeguan se libri i qe dėrguar me postė shefit tė kėsaj zyre, admiralit F.N. Farth nė verėn e vitit 1955. Libri qe mbushur me komente tė shkruara me dorė pėr temat e Jessap. Ato dukeshin tė ishin shkruar prej tre njerėzve tė ndryshėm, tė cilėt ia kishin pėrcjellė librin njėri-tjetrit pasi secili kishte bėrė shėnimet personale me bojė tė ndryshme. Kur filloi tė ekzaminonte librin, Jessap zbuloi se shkrimi dhe stili i njėrit prej komentuesve, ishte ai i Allen, korrespondentit tė tij misterioz. Vetė komentet qenė tė jashtėzakonshme. Pėr disa arsye, komentuesit apo shikuesit me syrin kritik tė tekstit, me sa dukej merrnin pėrsipėr rolet e pėrfaqėsuesve tė njė kulture tė lashtė dhe sekrete, mbasi ata kishin dijeni pėr zhvillimin e mėparshėm shkencor tė tokės, kozmosit, pėr vizitat e vazhdueshme tė tokės nga anije speciale interplanetare (dhe mėnyrat e tyre tė fluturimit) si dhe pėr njė luftė interplanetare qė pati shkatėrruar tokėn. Komentet qenė tė mbushura me shėnime tė fushave tė ndryshme, pėr dematerializimin si dhe observacionin e tanishėm tė tokės prej anijeve kozmike tė mėdha e tė vogla.

Sidoqoftė, sė bashku me kėto fantazira tė shkencės fiktive komentet pėrmbanin nė mėnyrė speciale shėnime mbi disa eksperimente tė fshehta tė marinės dhe nė mėnyrė tė veēantė, pėr Eksperimentin e Filadelfias nė vitin 1943. Gray Barker, njė studiues UFO-sh, mbas shumė pėrpjekjeve arriti tė shtinte nė dorė njė kopje tė kėtij libri tė pajisur me shėnimet misterioze, e cila ishte shumė e vėshtirė ta gjeje. Atij i kujtohet se si dėgjoi fillimisht pėr kėtė gjė nga njė kolege e tij qė punonte nė ambientet ushtarake, e cila i siguroi njė kopje tė librit dhe disa informacione tė turbullta pėr njė eksperiment tė tmerrshėm tė marinės qė lidhej me fushat magnetike.

Nga sa mėsohet mbas "vetėvrasjes" sė Jessap, atij iu kėrkua nga marina qė tė merrte pjesė nė disa eksperimente tė ngjashme, por qė ishin refuzuar nga ky i fundit. Nė njė takim qė Jessap pati me Valentinin pak pėrpara vdekjes sė tij i shprehte shqetėsimin e madh pėr eksperimentet qė Marina po bėnte.

Sigurisht qė qėllimi fillestar i Marinės kur bėri eksperimentin ishte thjesht tė shikonte ēfarė arrihej nga njė fushė e lartė elektromagentike, por gjatė eksperimentit ishte zbuluar njė potencial tjetėr shumė i fuqishėm qė pėrqendrimi i njė fushe tė tillė arrinte tė ndryshonte strukturėn molekulare tė njerėzve dhe objekteve nė mėnyrė tė tillė qė ata kalonin nė njė dimension ose pėrmasė tjetėr. Problemi qėndronte qė kjo mėnyrė transformimi ishte ende e pakontrolluar dhe shkaktonte dėmtime serioze, madje tė pariparueshme tek njerėzit.

Njė ditė Jessap telefonon urgjent Valentinin duke i kėrkuar njė takim, sepse i kishte rėnė nė dorė njė dokument tepėr sekret qė dėshmonte shumė mė tepėr se njė eksperiment i thjeshtė elektromagnetik dhe zhdukje e pėrkohshme nė njė dimension tjetėr. Fjalėt e tij me njė zė qė dridhej ishin kėto: "Valentin dua tė takohemi sot pėr darkė. Kam marrė njė dosje me tė dhėna qė po mė tmerrojnė. Eksperimenti i Filadelfias ėshtė vetėm maja e ajzbergut. Ata kanė hapur njė portė kozmike, dimension tjetėr, botė tė tjera, qėnie tė tjera inteligjente. Valentin ėshtė e frikshme...".

Ftesa ishte pėr datėn 20 prill. Por Jessap nuk erdhi kurrė pėr darkė. Sipas raportit tė policisė, nė ora 6.30 tė pasdites ai shkoi nė njė park nė Dayed County nė Miami, ku mesa duket, vrau veten brenda nė makinė duke u helmuar me dioksid karboni. Valentini kėrkoi raportin orgjinal nga policia dhe ngulmonte se Jessap nuk kishte asnjė arsye pėr tė vrarė veten. Ai e donte jetėn dhe ishte shumė pranė zbulimit tė njė tė fshehte tė madhe. Komentet e Valentinit u botuan edhe nga media derisa njė mbrėmje maji, ai mori njė telefonatė nga njė person i identifikuar si pjesėtar i sigurisė kombėtare qė i thotė tė mos fliste mė pėr kėtė ēėshtje dhe tė mos komentonte mė gjėra qė mund t'i shkaktonin edhe atij ndonjė aksident. Pėr njė kohė tė gjatė eksperimentin dhe pasojat e tij si dhe provat apo dėshmitarėt e mundshėm, humbėn nė harresė dhe nė heshtjen e qeverisė. Por vitet e fundit duke qenė se ndėrgjegjja e shumė njerėzve ėshtė lartėsuar dhe psikika njerėzore ka filluar tė pranojė ekzistencėn e ufove dhe tė inteligjencave jashtėtokėsore, fakte dhe tė dhėna qė mė parė do tė shkaktonin ndoshta njė tallje apo injorim nga publiku ose edhe njė mosbesim tė madh, tani nuk kanė mė kėtė efekt sepse edhe mė skeptikėt e skeptikėve fatmirėsisht janė bėrė vetė dėshmitarė tė veprimtarive tė UFO-ve nėpėr qiejt e mbarė botės.
avatar
Ruhan

29


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan prej 17.09.13 18:56

Janė me dhjetėra teoritė tė cilat tentuan tė shpjegonin se ēfarė ndodhi nė tė vėrtet nė eksperimentin misterioz tė Filadelfias.

Eksperimenti i Filadelfias ishte koduar “Project Rainbow”. Anija gjuajtėse e Marinės Luftarake Amerikane, “Eltritz” e pajisur me aparaturat mė moderne dhe me tė gjithė arsenalin luftarak ishte “miu i eksperimentit”.

Tre janė faktet qė vėrtetojnė se eksperimenti i Filadelfias u krye nė tė vėrtet. E para, kryen eksperimente pėr tė zbuluar teknologji tė reja dhe tė udhėhiqeshin drejtė fundit tė luftės. E dyta, njė lloj gazi i jonizuar fshehė nga radarėt ēdo objekt qė ndodhet brenda tij dhe e treta, ėshtė e njohur se fusha tė fuqishme magnetike apo rryma tė fuqishme elektronike, mund tė shmangin shumė pak njė trarė drite, apo njė foton nga drejtimi i tij.

Marina Luftarake Amerikane pranon zyrtarisht se anija “Eldridge” mori pjesė nė njė eksperiment qė parashikonte mbėshtjelljen e anije gjuajtėse me tel, nė njė tentativė ngrirjeje/ēaktivizim tė fushave magnetike qė shatoheshin nga metali i saj.

Kjo metodė ėshtė e njohur si zhveshje magnetike. Njė gjė e tillė do tė kthente anijen nė tė padukshme ndaj bombave zhytėse, tė cilat bazohen nė censorė qė aktivizojnė shpėrthimin.

Eksperimenti u zhvillua nė dy faza. Faza e parė mė 23 korrik 1943 dhe e dyta dhe mė e rėndėsishmja mė 12 gusht 1943. Thuhet se u krye dhe njė tjetėr provė nė muajin tetor tė njėjtit vit. Gjatė fazės sė parė tė eksperimentit, anija nuk u zhduk tėrėsisht, por hija e saj (forma) reflektohej qartė nė ujė. Herėn e dytė anija u zhduk tėrėsisht, ndėrsa u shfaq pas 15 minutash nė Virginia.

Kur anija u rishfaq nė Pensilvania, disa anėtarė tė ekuipazhit u gjetėn tė “balsamosur” me trupin e anijes, tė tjerė mungonin dhe tė mbeturit kishin humbur logjikėn e tyre. Anija pas eksperimentit ju shit marinės luftarake greke, por kapaciteti nominal ishte rritur me 300 ton, qė do tė thotė se i ishin hequr pajisjet nga brenda. Nga mesi i dekadės sė 80-ės, shfaqet njė dėshmitar i cili shkaktoi shumė trazira me deklaratėn e tij “isha dhe unė aty dhe pash gjithēka me sytė e mi”.

Kėshtu, Al Bielek pretendoi se ishte njėri nga marinarėt qė vuri nė funksion pajisjet nė control room tė “Eldridge”. Sipas versionit tė tij, ai e vendos eksperimentin nė dy faza: 23 korrik –e para, dhe 12 gusht e dyta dhe nė tetor siē dhe pretendoje dhe njihej gjerėsisht.

Vijon duke thėnė se ekuipazhi i anijes udhėtoi 40 vjet nė tė ardhmen (harkun kohorė tė sė ardhmes) nė vitin 1983 dhe u gjend nė bazat nėntokėsore tė programit “Montok” nė Long Island.

Ajshtajni me teorinė e pėrgjithshme tė relativitetit pretendonte se graviteti nuk ishte njė fuqi klasike (e zakonshme) por njė shtrembėrim i hapėsirės-kohė. Madje, John Archlibald Wheeler duke bėrė njė pėrmbledhje tė kėsaj teorie, referon se “hapėsira ndikon nė materie dhe e udhėzon se si mund tė lėviz. Ndėrsa materia, reagon nė hapėsirė dhe e udhėheq se si tė lakohet”.

Nėse e konsiderojmė si de fakto eksperimentin e Filadelfias dhe atė qė ajo u bazua nė kėtė teori, atėherė ndodhemi pėrpara njė arritje shumė tė madhe teknologjike tė paimagjinueshme. Megjithatė, shumė pyetje vijojnė tė mbete ende pa pėrgjigje, pėrsa i pėrket faktit se ēfarė i ndodhi nė tė vėrtet anijes dhe ekuipazhit tė saj. Duhet tė theksojmė se deri nė ditėt tona vijon tė mbetet eksperimenti mė i madh dhe mė i mistershėm.
avatar
Ruhan

29


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan prej 17.09.13 18:58

https://www.youtube.com/watch?v=SeEbrgC-7wY
avatar
Ruhan

29


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi