Enigma nga e kaluara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enigma nga e kaluara

Mesazh  Neo prej 19.08.09 0:41

Enigma nga e kaluara

Te gjithe kemi pare ne televizion apo gjate nje vizite neper vende arkeologjike ose thjesht ne nje muze, objekte te cilat vijne nga kohe te largeta.

Per te na shpjeguar se per cfare kane sherbyer, kush i ka bere dhe kur i kane bere keto objekte, mendojne arkeologet dhe historianet. Por, ka objekte qe edhe keto te fundit nuk mund t'i japin nje shpjegim. Jane objekte te cilat vijne nga shume larg ne kohe dhe qe normalisht as qe nuk duhet ekzistojne.

Ne veren e vitit 2001 eshte mbajtur ne Vjene nje ekspozite qe i perket nje serie objektesh te mistershem qe quhen "O.O.P.ART" ose me mire "Out Of Place ARTifacts-artifakte jashte vendit". (Shkurtim i krijuar nga biologu amerikan Ivan Sanderson).

Praktikisht behet fjale per objekte qe vijne nga vende te ndryshme te botes qe nuk kane, ne pamje te pare, te bejne fare me vendin ne te cilin jane gjetur, me pak fjale nuk perkojne me nivelin teknologjik te qyteterimit qe i perkiste.

Nder keto objekte te cuditshme ka disa me te vertete shume te cuditshme qe bejne te mendojme mbi njohjet e verteta qe kemi ne per te kaluaren tone dhe mbi idete e avancuara inxhinierike te disa prej paraardhesve tane.

Ne kete artikull po ju tregojme per disa nga keto objekte te gjetura.

Kafkat e kristalit

Ne vitin 1927 F.A. Mitchell-Hedges zbuloi ne nje tempull te qytetit Maya te Lubantum nje kafke te ndertuar teresisht ne kuarc me permasa 12 centimetra te larte, 17 centimetra te gjate dhe 12 centimetra te gjere.

Ne vitin 1970, nje ekip studiuesish analizoi kafken dhe zbuloi se modelimi i pare iu dha duke perdorur diamantin, ndersa per sa i perket shkelqimit dhe formes perfundimtare, keto duket se jane bere me rere te kristaleve te silicit dhe uje.

Duke pare perfektshmerine e kafkes edhe ne detajet e saja me te vogla, studiuesit arriten ne perfundimin se me teknikat e lartpermendura duhet te ishin dashur 300 vjet per te arritur rezultatet qe tani ne i kemi para syve. Kjo eshte nje gje false apo fryt i nje teknologjie te avancuar?

Vazoja qe vjen nga asgjeja

Ne vitin 1851 ne Dorcester ne Masacasets (SHBA) gjate disa punimeve ndertimi, shperthimi i nje mine copetoi nje bllok granit. Ne brendesi te saj u gjet nje vazo me nje lartesi prej 13 centimetrash e bere me nje lidhje metalike te panjohur qe mban disa vizatime ne nje stil qe nuk eshte takuar kurre ne ate zone.

U percaktua, pervec te tjerave, se blloku i granitit qe mbante vazon vinte nga qindra milione vjet me pare. Shkenca na tregon se ne ate periudhe njeriu nuk ishte ende i pranishem ne kete planet.

Kush e ndertoi vazon?

Pila e Bagdadit

Ne muzeun e Bagdadit ruhet nje vazo argjile 15,5 centimetra e larte qe mban nje cilinder bakri 12x4 centimetra. Pjesa e siperme e cilindrit eshte e salduar me nje lidhje 60-40 plumb-kallaj dhe e taposur me bitum ndersa fundi eshte i mbyllur me nje disk bakri dhe i taposur edhe ai me bitum.

Ne pjesen e siperme eshte pervec ketyre nje shufer hekuri mjaft e gerryer e varur ne qender te cilindrit te bakrit. Tani eshte e natyrshme qe ngjashmerite me pilen elektrike humbin. Vazoja vjen nga 2000 vjet me pare dhe eshte zbuluar nga arkeologu australian, Wilhelm Konig.

Llampat e Denderes

Ne vitin 1857 ne afersi te Denderas (ne jug te Egjiptit) arkeologu francez Auguste Mariette zbuloi ne kriptat e vendit te shenjte te Perendeshes Hator disa basorelieve me te vertete corientues. Ne fakt paraqisnin objekte shume te ngjashme me llambat e sotme, ose me mire "tuba te gjate" qe pershkohen nga nje gjarper.

Duke e pare kete basoreliev jep vertet me mire idene e shpjegimit; eshte vertete e mahnitshme ngjashmeria me nje llambe te madhe. Per me teper ne hieroglifet "gjarpri" qe pershkon tubat pershkruhet si "seref" qe do te thote ndricoj dhe pervec kesaj ne basorelievet eshte e dukshme nje lloj kutie nga e cila dalin disa "kavo" qe arrijne "tubat" e lartpermendur.

"Kompjuteri" i Antikiteres

Ne muajt e pare te 1900-es ne afersi te ishullit te Antikiteres (Greqi) nje grup zhytesish gjeti nje anije te lashte qe vinte nga nje periudhe ndermjet viteve 85-50 para Krishtit.

Anija ishte plot me statuja e pajisje te ndryshme, nder te cilat nje objekt i cuditshem qe u dergua ne Muzeun Kombetar te Athines per t'u studiuar ne nje menyre me te thelle. Behej fjale per nje cope bronzi i gerryer dhe i mbeshtjelle nga nje dru i kalbur dhe pasi u tha u copetua dhe nxori ne pah ne brendesi te objektit nje seri ingranazhesh.

Me vone, dhe me saktesisht ne vitin 1958, doktor Derek J. De Solla Price rindertoi objektin dhe zbuloi se ishte nje sistem rrotash te vogla qe llogariste levizjet vjetore te Henes.

Thjerreza egjiptiane

Ne British Museum ne Londer ruhet nje thjerrez kristali qe vjen nga nje varr egjiptian ne Elvan. Vecantia dhe ne te njejten kohe cudia e kesaj thjerreze qendron ne faktin se eshte e lemuar ne menyre shume te mire aq sa ben te mendohet per nje punim mekanik dhe pervec kesaj ka efektin e zmadhimit te pamjes. Mos ishte thjerreza e nje dylbie?

Qaforet kolumbiane

Ne Kolumbi jane gjetur 14 qafore (objekte per t’u varur) ne ar shume te paster qe duken se paraqesin zogj. Perdorem fjalen "duken" sepse tre nga keto objekte kane paraqitur nje vendosje te tille krahesh qe i kane bere te dyshojne studiuesit deri ne ate pike saqe u vendos te studiohen objektet nga eksperte te Aeronautical Institute i Nju Jorkut.

Rezultatet e studimit te bere te themi pak ishin tronditese, ne fakt ne proven e tunelit te eres qaforet treguan nje aerodinamicitet te shkelqyer. Mos ishin modelime anijesh fluturuese ne shkalle te vogel?

"Vidhat" e dinozaureve

Ndermjet viteve 1991 dhe 1993 ne Rusi, me saktesi ne afersi te lumit Narada (malet Urale), nje ekspedite arkeologesh zbuloi ndermjet germimeve te shtresave prehistorike qe i perkasin Pleistocenit (2 milione vjet me pare) disa vidha dhe rondela shume te vogla qe shkojne nga 0,003 milimetra deri ne 3 centimetra.

Pas studimeve te hollesishme u zbulua se keto vidha ishin pune dore te perbera nga molibdeni dhe tungsteni. Per te bere nje studim edhe me te sakte, vidhat u derguan ne Akademine e Shkencave ne Moske, Shen Petersburg, Siktivaka dhe ne nje institut shkencor finlandez. Data perfundimtare vjen nga nje epoke ndermjet 20000 dhe 318000 vjet me pare sipas copezave.

Guret e Ikas

Ne Ika, Peru, eshte nje fizikan i dhene pas arkeologjise, doktor Javier Cabrera qe ka ne zoterim rreth njezetmije gure te pikturuar me vijezime qe sot konsiderohen pa nje kuptim historik. Po e shpjegojme me mire.

Keto gure prej andeziti gri (shkemb vullkanik, shume i veshtire per t'u gervishtur si shkak i fortesise se tij) paraqesin njerez qe kalerojne dinozaure, operime kirurgjikale me zemer te hapur, dhenie gjaku, prerje cezariane etj.

Profesor Cabrera i mori guret e pare dhurate nga nje fshatar i vendit, dhe pastaj duke vene re jo normalitetin e disa pikturave filloi te interesohej per objekte te tilla, dhe zbuloi se njerezit e zones ishin te vetmit qe gjenin gure te tille qe nga viti 1500. Fatkeqesisht nuk eshte e thjeshte te analizohen keto objekte per te zbuluar datimin, megjithate mbesin nje mister.

Sferat e Otosdalit

Qindta sfera, tre nder te cilat mbajne tre vijezime paralele gjate perimetrit, jane gjetur ne dhjetevjecaret e fundit edhe tani nga minatoret afrikanojugore.

Keto sfera jane dy tipash, ne te parin bejne pjese ato te bera me metal te forte me ngjyre gati ne blu te sperkatur me fije kashte te bardha, ne te dytin ato sfera boshe dhe te mbushura me material sfungjeror me ngjyre te bardhe. Gjetja e tyre ndodhi ne nje depozitim zjarrdurues, qe i perket eres Mesozoike dhe i formuar si shkak i funderrimit rreth 2 miliarde e teteqind milione vjet me pare.

Sferat jane cilesuar si konkrecion limoniti (limoniti eshte nje mineral hekuri), fortesia e tyre eshte e tille saqe nuk gervishten as me nje maje celiku, dhe misteri ekziston ne faktin se limoniti nuk ndodhet ne konkrezione te vecanta dhe te izoluara, nuk eshte krejt sferike dhe mbi te gjitha nuk ka rrathe paralele te vijezuara, pyetja mbetet pra nese mund ta quajme "ekzistencen" e tyre nje pune dore e qenieve "njerezore" qe kane jetuar ne ate ere te larget.

Sfera e allcise

Kjo sfere allcie u gjet 1861 ne afersi te Laon (France) ne nje shtrese linjiti qe vjen nga fillimi i Ocenit dhe qe i perket nje ere nga 54 deri ne 37 milione vjet me pare. Punetoret e ngarkuar per germim 35 metra nen siperfaqen e kodres, pane objektin duke rene nga pika me e larte e galerise, kishte nje diameter rreth 6 centimetra dhe peshonte 310 grame.

Sfera nuk ishte brenda linjitit por ne piken e takimit te saj me pjesen e siperme te shtreses se germuar, ne te cilen kishte lene te ngulitur gropezen e vet. Ndertimi i saj ka ndodhur nga dora e njeriut, keto krijesa duhet te kishin jetuar ne France, ne ate ere shume te lashte.

Shkronjat e Filadelfias

Ne vitin 1830, te gdhendura ne nje bllok mermeri i nxjerre nga nje vendburim mermeri disa dhjetera kilometra nga Filadelfia, u zbuluan forma te ngjashme me karakteret alfabetike, ai u gjet ne nje thellesi prej rreth 20 metrash.

Zgavra e shkronjave ne reliev ishte i rregullt dhe kishte permasa gati 4 centimetra me 1,5 centimetra. Asnje fenomen fiziko-natyror eshte ne gjendje te formoje karaktere te tilla; keshtu qe mund te pranohet nje nderhyrje e qenieve njerezore inteligjente qe kane jetuar ne nje kohe shume te larget
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi