Ufo-t nė mesin tonė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ufo-t nė mesin tonė

Mesazh  Neo prej 18.08.09 15:00

UFO-t nė mesin tonė ?



Zėvendės-komandanti i njė baze tė forcave ajrore tė SHBA-sė nė Angli ishte i hutuar pėr atė qė kishte parė: drita tė gjėra ndriēuese nė qiellin e natės.

As Ministria britanike e Mbrojtjes nuk kishte qenė nė gjendje tė shpjegojė kėtė fenomen, por ajo erdhi nė pėrfundim se objektet e paidentifikuara fluturuese nuk kanė paraqitur ndonjė kėrcėnim.

Arkiva Kombėtare e Britanisė dje publikoi tė dhėnat e plota tė qeverisė pėr “Incidentin nė pyllin Rendlesham”, i cili ndodhi nė dhjetor tė vitit 1980, njė prej rasteve mė tė njohura tė vėrejtjes sė objekteve tė paidentifikuara fluturuese (UFO) nė Britani.

Kjo dosje ishte nė mesin e 4 mijė faqeve tė publikuara dje online, nė tė cilat dokumentohen rreth 800 takime tė supozuara gjatė viteve tė 80-ta dhe tė 90-ta. Gjatė tri viteve tė kaluara, Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuara dosje tė fshehta pėr UFO-t, pas pėrballjes sė kėrkesave pėr liri tė informimit.

Dosja e Rendleshamit pėrmban dėshminė e kolonelit tė forcave ajrore tė SHBA-sė, Charles Halt, pėr njė ngjarje pėr tė cilėn publiku ka tashmė disa vjet qė ka njohuri.

Dokumenti pėrmban edhe rezultatin e hetimeve tė bėra nga Qeveria e Britanisė dhe letrėn e njė ish-shefi tė mbrojtjes, i cili kishte kėrkuar qė ēėshtja e fluturakeve tė paidentifikuara tė merret mė seriozisht.

Halt kishte dėshmuar se dy pjesėtarė tė forcave ajrore kishin vėrejtur drita tė pazakonshme rreth orės tre tė mėngjesit, nė pyllin afėr bazės amerikane Woodridge, nė lindje tė Anglisė. Ai shkroi se ushtarėt, tė cilėt ishin dėrguar pėr tė parė se ēfarė po ndodhė, kishin vėrejtur njė “objekt tė ēuditshėm”.

Ky objekt nga metali, nė formė trekėndėshi, kishte ndriēuar gjithė pyllin, kishte shkruar Halt.

Tė nesėrmen, hetuesit qė ishin dėrguar nė vendin e ngjarjes, kishin regjistruar njė nivel tė pazakonshėm tė radioaktivitetit. Atė mbrėmje shumė ushtarė nė bazė, pėrfshirė kėtu edhe Haltin, kishin vėrejtur njė dritė tė fuqishme, e cila mė pas u shkėput nė pesė objekte tė bardha, tė cilat u zhdukėn.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisė nuk ishte nė gjendje tė ofrojė ndonjė shpjegim pėr atė se ēfarė kishte parė personeli nė bazė, por kishte shtuar se nuk kishte gjetur as dėshmi pėr ndonjė kėrcėnim serioz ndaj sigurisė sė Britanisė.

Gjithashtu u konkludua se asgjė nuk ėshtė regjistruar nė radar dhe nuk kishte asnjė dėshmi se diē kishte depėrtuar nė hapėsirėn ajrore tė Britanisė dhe se kishte ateruar nė afėrsi tė bazės Woodridge.

Nė vitin 1985, nė letrėn qė Lordi Hill Norton, ish-kryesues i forcave tė armatosura tė Britanisė, ja dėrgoi ministrit tė atėhershėm tė mbrojtjes, Michael Heseltine, ai u ankua se ky rast nuk ėshtė qartėsuar asnjėherė nė mėnyrėn e duhur.

Hill Norton theksoi se bėhet kėtu fjalė pėr njė rast tė vėrtetė, i cili dėshmon pėr atė se sa ėshtė e lėndueshme hapėsira ajrore dhe territori i Britanisė.

Dokumentet e publikuara dėshmojnė pėr njė rritje tė raporteve pėr UFO nė vitin 1996: 609 raste atė vit, pėr dallim nga 117 raste tė raportuara njė vit mė parė.

(AP)
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi