Personaliteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Personaliteti

Mesazh  Neo prej 17.08.09 0:21

Personaliteti dhe ērregullimet qė na bėjnė tė ndryshėm



Tė gjitha proceset psikike, siē janė: tė perceptuarit, tė menduarit, tė ndjenjave, tė mėsuarit, motivimi etj., janė tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn, pra, varen njėra nga tjetra dhe ndikojnė nė njėra tjetrėn.

Individi, duke kaluar nėpėr kėto procese psikike, gjatė periudhave tė ndryshme tė jetės, formon veti tė caktuara personale. Duke i vėrejtur kėto veti gjatė aktivitetit tė individit, ne vėrejmė mėnyrėn e veēantė tė sjelljeve, qė ėshtė karakteristike pėr tė. Kėto veti karakteristike, mėnyrėn e pėrgjithshme dhe tė veēantė tė sjelljeve tė njerėzve dhe tė ēdo individi, si manifestohen, si zhvillohen dhe nga cilėt faktor varen ato, i studion Psikologjia e personalitetit.

Sikurse tė gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazėn e saj biologjike, sepse ēdo njeri lind me karakteristika trashėguese tė caktuara. Edhe pse faktorėt biologjik kanė rėndėsi tė posaēme pėr zhvillimin e personalitetit, janė vetėm bazė e nevojshme pėr zhvillimin e mėtejshėm tė tij.

Rol vendimtar luajnė faktorėt e rrethit, e para se gjithash, faktorėt social. Prandaj edhe theksohet se, personaliteti ėshtė dukuri, jo vetėm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, sidomos aktivitetet me njerėz, janė tė domosdoshme pėr t'u zhvilluar individualiteti njerėzor nė qenien humane, pra nė qenien e cila ka karakteristika.

Numri i faktorėve, si ndikim nė bazėn e dhėnė biologjike pėr formimin e cilėsive tė personalitetit, ėshtė mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (nė tė cilat rritet fėmija), shkolla, moshatarėt, mėsuesi, tė njohurit, organizatat dhe shoqėria, nė tė cilat ai ėshtė anėtar, dhe roli qė ka nė to, literatura dhe filmat, bashkėshortėsia dhe marrėdhėniet bashkėshortore, profesioni dhe suksesi nė kėtė profesion, pozita sociale, kultura nė tė cilėn rritet dhe jeton, sistemi shoqėror i bashkėsisė etj.

Zhvillimi i personalitetit ndahet nė katėr periudha: mosha e fėmijėrisė, e rinisė, e pjekurisė dhe e pleqėrisė.

Shumė ekspertė tė psikologjisė mendojnė, se rol vendimtar pėr formimin e cilėsive tė personalitetit luajnė kushtet e jetės familjare nė ditėt e para tė fėmijėrisė. Studimet kanė treguar, se kushti mė i mirė pėr zhvillimin e personalitetit tė pjekur dhe tė shėndoshė, ėshtė qėndrimi i pėrzemėrt dhe i ngrohėt i prindėrve, por edhe njėfarė rigoroziteti nė evitimin e pasojave tė pakėnaqshme tė reaksioneve tek fėmijėt.

Moment tjetėr i rėndėsishėm pėr zhvillimin e cilėsive tė personalitetit ėshtė edhe fillimi shkollor, qė pėrbėn njė ndėr bazat shumė tė rėndėsishme nė zhvillimin e personalitetit dhe karakterit tė mėvonshėm tė individit. Ardhja e fėmijės nė shkollė, ėshtė ardhje nė njė rreth tė ri, me kėrkesa tė reja, dhe me mė shumė obligime, nė tė cilat ai duhet tė gjendet, pasi ato ndryshojnė dukshėm prej kėrkesave familjare, me tė cilat ai ėshtė mėsuar.

Gjithashtu, rol me rėndėsi nė kėtė periudhė luan edukatori, mėsuesi ose pedagogu. Mėsuesi, si edhe prindėrit paraqesin modelin, nė tė cilin fėmija merr shembull. Me sjelljet, veprimet, gjestet, qėndrimet etj., ata i japin drejtimin e mėtejshėm fėmijės, drejt formimit tė cilėsive tė personalitetit.

Periudha tjetėr, shumė e rėndėsishme ėshtė mosha e rinisė, e cila karakterizohet me dy momente: Zhvillimin fiziologjik dhe zhvillimin social.

Nė zhvillimin fiziologjik bie nė sy rritja e gjatėsisė sė trupit dhe shtimi nė peshė; paraqitja e karakteristikave seksuale dhe disa kriza psikologjike nė lidhje me kėtė moshė etj. Ndėrsa nė zhvillimin social, paraqiten interesime dhe qėndrime tė reja mbi jetėn; zhvillohet ndjenja e vetėdijes dhe nevoja e pavarėsimit, si dhe formohen pikėpamje mbi ēėshtjet e rėndėsishme shoqėrore etj.

Pėr kapėrcimin e kėsaj periudhe, e cila ėshtė e mbushur me trauma e probleme tė ndryshme psikike e fizike, dhe pėr marrjen e drejtimit vendimtar drejt cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit (qoftė pozitive, apo negative), ndikim parėsor luajnė: faktorėt e fėmijėrisė sė hershme, qėndrimet e prindėrve dhe edukatorėve, pikėpamjet dhe normat shoqėrore si dhe shumė faktorė tė tjerė social.

Nga zhvillimi i faktorėve tė sipėrpėrmendur varet edhe periudha tjetėr vijuese - mosha e pjekurisė. Kjo periudhė zgjat deri nė moshėn 50-vjeēare, dhe pėrbėn periudhėn mė tė gjatė nė jetėn e individit.

Nė kėtė periudhė bėhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve mė tė rėndėsishme pėr jetėn e njeriut, si: zgjedhja e profesionit, formimi i koncepteve mbi jetėn, martesa dhe krijimi i familjes, qė ngrit ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe i jep jetės kuptim mė serioz nė vazhdimėsinė e formimit tė mėtejmė tė cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit. Nė kėtė periudhė, individi krijon koncepte tė qėndrueshme pėr dukuritė e pėrgjithshme, pavarėsisht tė ēfarė drejtimi janė ato, prioritare apo herezike, tė pėrputhshme me logjikėn e shoqėrisė apo jo etj., dhe e ka shumė tė vėshtirė qė t'i ndryshoj ato koncepte.

Periudha e fundit ėshtė mosha e pleqėrisė, e cila fillon nga vitet e 50-ta, dhe karakterizohet me personalitet tė qėndrueshėm, nė kuptim tė plotė. Studimet e fundit kanė treguar se nė moshėn e pleqėrisė, aktivitetet psikike zvogėlohen shumė pak (ose aspak), nė krahasim me ato fizike. Kjo dukuri ndikon nė psikologjinė e tė moshuarve.

Pasi ata nuk janė nė gjendje tė kryejnė aktivitete fizike, deri sa ato psikike i kanė aktive, fillojnė tė tėrhiqen nė vetvete, largohen prej ambientit dhe e ndjejnė veten, herė-herė si tė tepėrt nė shoqėri. Pra, kėtė moshė e karakterizon personaliteti i mbyllur (mbyllja nė kornizat vetjake). Prandaj ėshtė shumė i nevojshėm angazhimi i shoqėrisė dhe qėndrimi konstruktiv ndaj personave nė kėtė moshė.

Nga kjo analizė, mund tė konkludohet se zhvillimi i cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit varet nga shumė faktorė. Kėto cilėsi karakterizojnė, personalitetin ose karakterin e individit, ndėrsa bashkimi i individėve indigjen, formon shoqėrinė (kolektivitetin) qė ne e quajmė KOMB. Kjo do tė thotė, se pasqyrimi i karakterit individual ėshtė edhe pasqyrim i karakterit kolektiv, pra pasqyron sjelljet, zakonet, vlerat kulturoro-artistike, inteligjencėn etj., tė njė kombi.

Nė studimet e shumta rezultojnė, se edhe roli i historisė, kushtet e veēanta tė zhvillimit, tradita, zakonet e doket e njė shoqėrie, paraqesin faktor tė rėndėsishėm nė formimin e personalitetit.

Shkolla si institucion edukativ si qėllim kryesor ka: zhvillimin e cilėsive pozitive, cilėsi qė i konsideron si tė nevojshme dhe tė domosdoshme, si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė; tė formoj botėkuptimet e caktuara shoqėrore dhe qėndrimet e caktuara sociale etj., me njė fjalė, zhvillimin intelektual tė individit; tė pengoj zhvillimin e cilėsive negative, qė dėmtojnė vetė individin dhe qė shkojnė nė kundėrshtim me etikėn

Ka shumė forma tė ērregullimit tė personalitetit, por ne po i pėrmendim disa mė tė rėndėsishmet, tė cilat koincidojnė me shkrimin.

Personaliteti jostabil: - E karakterizojnė emocionet jostabile tė theksuara dhe ndryshimet e shpeshta tė disponimit. Nė ēdo humbje tė vogėl ose frustrim, personi mund t'ia plasė tė qarit, tė bėhet mė emotiv seē duhet dhe ndonjėherė tė kalojė nė njė gjendje agresive dhe tė dhunshme. Nga kjo gjendje shumė lehtė mund tė kalojė nė gjendje mllefi e tėrbimi. Emocioni tjetėr, i cili lehtė mund tė provokohet, ėshtė frika. Humbja mė e vogėl e sigurisė provokon frikė. Nė situata tė streseve kėta persona nuk janė tė aftė tė reagojnė.

Personaliteti eksploziv: - Nuk e ka kontrollin e duhur ndaj mllefit dhe tėrbimit. Vetitė qė e karakterizojnė kėtė tip janė: Eksploziviteti, rrėmbimi, tėrbimi, hidhėrimi, shkarkimi i shpejtė i emocioneve, gjaknxehtėsia, sugjestibiliteti si dhe ndryshimi i shpejtė i disponimit. Kėta pesonalitete nuk janė tė afta tė reagojnė ndaj problemeve apo emocioneve tė forta dhe shpeshherė pėrbėjnė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme kėrcėnim pėr shoqėrinė.

Personalittei astenik: - Gjatė tėrė jetės pasqyron humbjen (dobėsimin) e energjisė, lodhjen dhe rraskapitjen. Ai ndjehet gjithnjė i lodhur dhe tregon humbje tė interesimit, entuziazmit dhe pasionit. Kėta individė nuk janė tė aftė t'i bėjnė ballė jetės dhe shpeshherė heqin dorė nga zgjidhja e problemeve pa u munduar shumė dhe kur ērregullimet bėhen mė tė shpeshta mund tė heqin dorė edhe nga jeta.

Personaliteti shizoid: - Ėshtė i turpshėm, i trembshėm e frikacak. I shmanget aktiviteteve sociale dhe kontakteve me persona tė tjerė. Nuk mund ta shpreh agresivitetin dhe tėrbimin, prandaj fantazinė shpesh e shfrytėzon si mekanizėm sulmues dhe mbrojtės. Pėrmbajtjet i ka stereotipe etj. Ky personalitet ėshtė i mbyllur nė vetvete, i izoluar nga shoqėria dhe i inatosur me tė gjithė. Nė shumicėn e rasteve, kėta persona jetojnė vetėm, nuk duan as shoqėrinė madje as familjen e tyre.

Personaliteti i kufizuar: - Karakterizohet me jostabilitetin e shumė funksioneve psikike e posaēėrisht me jostabilitetin e disponimit, tė marrėdhėnieve interpersonale, tė sjelljeve, tė mendimeve dhe tė marrėdhėnieve ndaj vetvetes (ērregullimi i identitetit). Ērregullimi i identitetit manifestohet me pasigurinė e elementėve tė identitetit siē janė: vetėdija, identiteti seksual, caqet afatgjata tė jetės, zgjedhja e profesionit, marrėdhėniet nė shoqėri etj...

Duke pasur parasysh rėndėsinė e madhe qė ka zhvillimi i drejtė i cilėsive tė personalitetit tė individit (qė ėshtė baza e shoqėrisė), institucionet duhet tė angazhohen shumė seriozisht nė kėtė drejtim, duke i shpėrthyer kornizat e ngushta egocentrike dhe duke kontribuar nė ngritjen dhe rritjen e vetėdijes kolektive, qė ėshtė shumė e rėndėsishme nė shoqėri, nė komb dhe nė mbarė Botėn.

Pėrgatiti: Klarita Bajraktari

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1432


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Personaliteti

Mesazh  Elizza prej 24.05.10 12:36

Ērregullimet e personalitetit

Nga Dr Valdete Alidema - Serreqi, psikiatėr



Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnė njė person ne jetėn e pėrditshme. Ne kondita te zakonshme ėshtė relativisht stabil dhe i parashikueshėm


Kur shndėrrohen tiparet e personalitetit ne ērregullime te personalitetit?

Kufiri nuk ėshtė i qartė , por nė pėrgjithėsi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janė aq tė papėrshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vėshtirėsojnė jetėn profesionale dhe sociale ose i shkaktojnė vėshtirėsi subjektive personit.

Njerėzit qe i mbartin kėto ērregullime etiketohen si “te kėqij” ose te “te shtrembėr”.

Pėrpara kėto ērregullime janė quajtur si psikopati ose karakteropati

Cilat janė karakteristikat e pėrgjithshme te ērregullimeve te personalitetit?

Ērregullimet e personalitetit janė pėrgjigje te palėkundshme dhe te keq-pėrshtatura ndaj stresit.

Janė globale ato ndikojnė pothuaj se ne te gjitha fushat e jetės se personit
Njerėzit me ērregullime te personalitetit ne pėrgjithėsi mendojnė se problemi nuk qėndron tek ata por ne mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithė kėrkojnė me mė pengu ose me i prish planet e mia”

Pjesa me e madhe e kėtyre ērregullimeve nuk shoqėrohen me simptome psikotike, por mund te ndodhin episode te shkurtra psikotike

Pjesa me e madhe e personave me ērregullime te personalitetit janė ne kontakt me realitetin.

Shumica e personave me ērregullime te personalitetit nuk shqetėsohen nga sėmundja meqė kėta persona besojnė se janė ne gjendje te mire emocionale, kėshtu qe ata asnjėherė nuk kėrkojnė trajtim. Mirėpo ata qe i detyrojnė t’i vizitojnė institucionet e shėndetit mendor janė familja dhe miqtė.

Personat me ērregullim te personalitetit bėjnė qe me sjelljet e tyre si trillimet, gėnjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin tė tjerėt kėshtu qe kane mundėsi te braktisen nga njerėzit e afėrt.


Ērregullimet e personalitetit ndahen ne tri grupe

Grupi A - Me tipare te ēuditshme ose ekscentrike: paranoid, skizoid, skizotipik

Grupi B - Me tipare dramatike, emocionale ose e paqėndrueshme: histrionik, antisocial, Border-line

Grupi C - Me tipare anksioze pėrfshin ,opsesivo kompulsive, shmangės, vartės

Te tjerė: Pasiv agresiv,


Ērregullimi paranoid i personalitetit

Personat me kėtė ērregullim personaliteti karakterizohen me dyshim te vazhdueshėm dhe mosbesim te pa baze ne njerėzit ne pėrgjithėsi –Te tjerėt e shfrytėzojnė e lėndojnė ose e mashtrojnė. Zakonisht janė armiqėsor, iritabil dhe te zemėruar.

Karakteristik esenciale e kėtij ērregullimi ėshtė tendenca pėr te interpretuar veprimet e njerėzve tjerė si te paramenduara, ēmendura dhe kėrcėnuese.

Personat me kėtė ērregullim mendojnė se do te jene te lėnduar nga te tjerėt ne njė fare mėnyre shpesh e vene ne dyshim pa justifikim lojalitetin dhe besnikėrinė e miqve, Gjithashtu janė xhelozė (patologjik) duke vene ne dyshim pa justifikim besueshmėrinė e bashkėshortit apo partnerit seksual.

I eksternalizojnė emocionet e tyre, u atribuojnė te tjerėve impulset dhe mendimet qe ata janė te pa afte t’i pranojnė pėr vetveten. Kane vėshtirėsi te shprehin emocione te ngrohta dhe te tolerojnė idenė se varen nga njerėzit tjerė. Ne situata sociale lėne pėrshtypjen si efikas por shpesh gjenerojne frike ose konflikt me te tjerėt.


Ērregullimi skizoid i personalitetit

Karakterizohet me tėrheqje sociale.
Personat me kėtė ērregullim shihen nga te tjerėt si ekscentrik (te ēuditshme) te izoluar ose te vetmuar.

Personat me kėtė personalitet lėnė pėrshtypje se janė te ftohet dhe rrinė menje ane, janė te rezervuar, shume pak te pėrfshire ne ngjarjet e pėrditshme dhe brengosjen pėr te tjerėt. Pra kėta persona duken te qete te distancuar te tėrhequr dhe asocial. Ne jetėn e tyre ka pak nevoje pėr lidhje emocionale me te tjerėt, kane pak miq, dėshire te paket seksuale apo jeta sex. mund te ekzistoje ekskluzivisht ne fantazi. Kryesisht gjejnė pune ku janė me te vetmuar ku ka pak ose nuk ka fare kontakt me te tjerėt dhe te cilat pėr te tjerėt janė me te vėshtira,p.sh si roje nate, ose te mbyllur pas rafteve te bibliotekave.


Ērregullimi skizotipik i personalitetit

Personat me ērregullim skizotipik janė tepėr te ēuditshėm bile edhe pėr laikun. Te menduarit magjik, idetė e ēuditshme , idetė e referencės , iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janė pjese e botes se tyre te pėrditshme.

Ne kėtė ērregullim, te menduarit dhe komunikimi janė te ērregulluara. Bota e tyre e brendshme mund te jete e mbushur me raporte te gjalla imagjinare dhe frika dhe fantazi fėmijėrore. Mund te besojnė se kane fuqi speciale. Mund te pranojnė se kane iluzione perceptive do te thotė i keqinterpretojnė objektet .Te folurit e kėtyre personave mund te jete shume i ēuditshėm dhe te ketė kuptim vetėm pėr ta.

Kur janė nen strese mund te dekompensohen dhe kane simptoma psikotike por kėto zgjasin shkurt. Ne raste te renda anhedonia dhe depresioni mund te paraqiten .10% e rasteve bėjnė suicid.


Ērregullimet histrionike tė personalitetit

Karakterizohen me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Shoqėrues i kėtij prezantimi madhėshtor ėshtė shpesh paaftėsia te mbaj lidhje te thella dhe qe zgjasin,ky ērregullim shpesh quhet dhe histerik.

Shfaqin shkalle te larte te sjelljes se sėmurė me te cilat tėrheqin vėmendjen, kane tendence te ekzagjerojnė mendimet dhe ndjenjat duke bere qe gjithēka te tingėllojė me e rėndėsishme se qe ėshtė. Nėse nuk janė ne qendėr te vėmendjes apo nuk vlerėsohen, qajnė aludojnė.


Ērregullimet narcistike tė personalitetit

Personat me kėtė ērregullim karakterizohen me ndjenjėn e larte te vetė-admirimit, ndjenjėn e madhėshtisė dhe te vetė-rėndėsisė, p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret qe te njihet si superior, i pa krahasuar me arritje tjera.

E konsiderojnė vetveten si specialė dhe presin trajtim special. Kriticizmin keq e menaxhojnė dhe mund te zemėrohen ne ata qe i kritikojnė ose mund te shfaqin indiference ndaj tyre. Duan mėnyrėn e tyre, shpesh janė ambiciozė dėshirojnė fame dhe pasuri.

Nen brendinė e gjithė kėsaj qėndron vetė-respekti i ulėt, pasiguria, dhe inferioriteti qe mbahet nga lėvdatat qe vinė nga rrethi.

Shume te vėshtirė pėr trajtim. Janė vulnerabilė ndaj krizave mesatare jetėsore. Prevalenca 1%.


Ērregullimi antisocial i personalitetit

Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminele por nuk ėshtė sinonim pėr kriminalitetin. Me tepėr ėshtė paaftėsi pėr sjellje konform normave sociale qe pėrfshin shume aspekte te zhvillimit. Kėta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon ērregullim te funksionimit jetėsor. Gėnjeshtrat, ikja nga shtėpia, pėrleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janė prezentė ne fėmijėrinė e kėtyre personave. Demonstrojnė mungese ankthi ose depresioni ēka nuk pėrputhet me situatėn e tyre dhe shpjegimi i tyre pėr sjelljen antisociale ben qe ata te duken si pa mend. Kėrcėnimet pėr suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnė observuesin me inteligjencėn e mire verbale. Janė manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fėmijės sė tyre. Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga kėta pacientė. Kėta pacientė nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shėndetit mendor, por ka mundėsi te pėrfundojnė ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shėndetit mendor ndodhin pasi sillen kundėr dėshirės se tyre ose pasi pėrpiqen t’i shmangin pasojat legale te njė veprimi te kohėve te fundit.


Ērregullimi kufitar i personalitetit (Borderline)

Fjala kufitar tregon kufirin ne mes te simptomave psikotike dhe neurotike. Kjo do te thotė se shumica e kėtyre pacienteve lėvizin brenda dhe jashtė psikozės. Kur e humbin lidhjen me realitetin, ērregullimi merr formėn e halucinacioneve dhe deluzioneve te qarta Me shpesh psikoza karakterizohet me gjendje disociative , derealizim dhe depresonalizim. Mirėpo kėto episode janė te shkurtra dhe zgjasin disa minuta deri disa dite dhe ne pėrgjithėsi shfaqen si pėrgjigje ndaj stresit. Sjellja e kėtyre personave ėshtė e pa parashikueshme, natyra e dhembshme e jetės se tyre reflektohet ne pėrsėritje te veprimeve vetė-dėmtuese.


Ērregullimi i personalitetit shmangės

Shfaqin hiperndjeshmėri, ndjeshmėri ekstreme ndaj mospranimit nga te tjerėt ēka qon ne tėrheqje nga jeta sociale, nuk janė asocialė, ata kane dėshire te madhe pėr miqėsi dhe shoqėri por janė te turpshėm dhe kane nevoje pėr garanci te fuqishme , pranim pa kritik. Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit. Ndihen te pa sigurt dhe me mungese vetėbesimi, kane frikė te flasin nė publik ose te kėrkojnė diēka nga te tjerėt sepse janė shume te vėmendshėm (hipervigjilentė) ndaj refuzimit (mospranimit).Refuzimi i ndonjė kėrkese te tyre ben qe te tėrhiqen edhe me tepėr dhe te ndihen te lėnduar Ne sferėn emocionale zakonisht pranojnė punėt anėsore. Nuk kane shokė.


Ērregullimi vartės i personalitetit

Karakterizohet me vartėsi dhe sjellje submisive (imponues ose falėnderues jashtė mase).

Janė te pa afte qe te marrin vendime pa kėshilla te shumta dhe risigurim nga te tjerėt. U shmangen pozitave me pėrgjegjėsi dhe janė anksiozė nėse u kėrkohet te marrin rol udhėheqės. Nuk dėshirojnė te jene vetėm.

Pesimizmi vetė-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat seksuale agresive e karakterizojnė personalitetin vartės. Psh: Njė burrė abuziv, mashtrues apo alkoolist mund tolerohet pėr periudhė te gjate me qellim te mos-prishjes se lidhjes martesore. Funksionimi ne pune ėshtė i dėmtuar pėr shkak te paaftėsisė me punu ne mėnyrė te pa varur dhe pa mbikėqyrje. Raportet sociale janė te kufizuara me personat ndaj te cilėve janė te varur. Janė te rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janė te varur.


Ērregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit

E karakterizojnė perfeksionizmi i jashtėzakonshėm dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje dhe mendime.

Janė te preokupuar me detale, rregulla strikte, tepėr pedantė, janė pa disponim, moralizojnė shume kritikojnė, janė kėmbėngulės me qėndrimet e tyre dhe janė dorėshtrėnguar. Mendohet se kėta persona i janė nėnshtruar disiplinės se forte prindėrore prandaj e shfaqin ketė ērregullim.


Ērregullimet e personalitetit pasiv agresiv

I rezistojnė rregullave pėr funksionim social dhe profesional, rezistenca shfaqet ne mėnyre indirekte ndėrsa pasojat janė joefikasiteti social ose profesional. Agresiviteti pasiv me se shpeshti shprehet pėrmes harresės (ka harru me ba atė pune) heshtjes, komfortėsisė, mosefikasiteti i qėllimshėm.


Cilėt janė shkaktarėt e kėtij ērregullimi

Shkaktarėt e kėtij ērregullimi janė te shumte dhe asnjeri nga keta faktor nuk vepron si i vetėm, por sėmundja vjen si rrjedhe e bashkėveprimit te tyre.

Lėndimet perinatale , gjenetike, encefalitet, lėndimet e kokės, abuzimet fizike dhe seksuale nė fėmijėri.


Trajtimi i ērregullimeve te personalitetit

Trajtimi i ērregullimeve te personalitetit nuk ėshtė vetėm detyrė e institucioneve mjekėsore, respektivisht shėrbimeve psikiatrike. Nė trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera p.sh. ato sociale respektivisht tėrė shoqėria. Pėrvoja ka treguar se ambienti punues dhe social mire i organizuar, zgjedhja e punės ne mėnyrė te drejtė si dhe trajtimi dhe ndihma pėrkatėse, te njė numėr i madh i kėtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te kenaqeshme.

Pacientėt me ērregullim te personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet pėr trajtim spitalor ekzistojnė ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e pėrcjella me abuzim te alkoolit.

Psikoterapia pėrfshin metoda dhe teknika siē janė: psikoterapia psikodinamike, mbėshtetėse dhe e sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu pėrgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.


Psikofarmakoterapia

Aplikohet kur vjen deri te pėrkeqėsimi i kėtyre gjendjeve patologjike te pėrcjella me ērregullim psikik si edhe te komplikimet serioze p.sh. te episodet e shkurtra reaktive psikotike, ērregullimet afektive, sėmundjet e vartėsisė.
Zakonisht pėrdoren doza te lehta tė antipsikotikėve, antidepresivėve dhe anksiolitikėve.

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Personaliteti

Mesazh  Elizza prej 01.09.10 17:35

Llojet e personaliteteve njerėzore


Shumė tipare njerėzore lidhen edhe me gjenetikėn e individėve si pėr shembull sjelljet neurotike tė cilat kanė lidhje me praninė e madhe tė gjenit tė serotoninės.

Ajo qė nuk dihet ėshtė mėnyra se si tiparet e personalitetit ndikojnė nė gjendjen shėndetėsore tė organeve tė ndryshme tė trupit edhe pse pėr kėtė qarkullojnė shumė teori. Ja disa nga lidhjet qė ekzistojnė mes sėmundjeve dhe tipareve tė personalitetit.

Impulsivėt

Personat qė janė shumė impulsivė, tė hedhur, apo tė paduruar mund tė mendohet se janė mė tė rrezikuarit nga aksidentet, por nė fakt rreziku mė i madh qė u vjen nga tiparet e tyre ėshtė ulcera e stomakut. Sipas pėrfundimit tė disa studimeve tė ndėrmarra ndaj 4000 personave, ėshtė zbuluar se ata qė kanė tiparet e sipėrpėrmendura janė mė tė prirur ndaj sėmundjeve tė stomakut nė krahasim me tė tjerėt, nė masėn 2.4 herė. Arsyeja ėshtė se personat impulsivė i pėrgjigjien stresit me prodhimin e njė sasie mė tė madhe tė acidit se sa personat e tjerė.

Pikėrisht kjo sasi sjell edhe sėmundjen e ulcerės. Kėta persona kanė edhe probleme me tė ushqyerit. Probleme qė shkojnė nga bulimia deri tek anoreksia.

Gazmorėt

Njė nga zbulimet mė tė papritura ishte ai qė njerėzit me humor tė mirė janė mė tė prirur pėr tė vdekur mė herėt se tė tjerėt. Sipas njė studimi, fėmijėt qė konsideroheshin nga prindėrit dhe mėsuesit si mė tė qetėt e me humor mė tė mirė, nė moshė madhore kishin vdekur mė herėt se ata qė nuk gėzonin humor tė shėndetshėm.

Ndryshe nga sa mund tė pritej nė rastin e personave me humor tė mirė, studimet e fundit kanė provuar se njė tipar i tillė i personalitetit mund tė jetė problematik. Po cili ėshtė shkaku? Sipas njė teorie kjo vjen sepse njerėz tė tillė i nėnvleftėsojnė rreziqet e jetės dhe ndoshta kanė vėshtirėsi pėr tu marrė me situata tė cilat nuk kanė dalė ashtu sikurse ata shpresonin.

Tė shqetėsuarit

Personat qė kanė probleme me ankthin, qė nuk arrijnė ta kontrollojnė atė zakonisht janė tė prirur tė kenė probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e njė lidhjeje tė tillė ėshtė mbiprodhimi i hormonit tė stresit. Gratė qė kanė ankthe tė theksuara qė shkojnė deri nė fobi, tė tilla si fobia nga lartėsia janė shumė tė prirura pėr sėmundje tė zemrės, sėmundje qė kanė tė bėjnė me presionin e gjakut dhe kolesterolin.

Kėta persona kanė edhe njė prirje tė vecantė pėr tė pirė duhan. Ka edhe njė arsye tjetėr qė mund t'i mėrzisė njerėzit me kėtė tipar tė personalitetit. Njė studim i Universitetit tė Antverpit ka nxjerrė nė pah se pas dhjetė vitesh trajtimi tė sėmundjeve tė zemrės, 27% e persopnave qė vuajnė nga ankthet nuk kanė mundur qė tė mbijetojnė.

Agresivėt

Tipat agresivė janė tė hapur ndaj njė numri tė madh problemesh shėndetėsore dhe pėr kėta persona janė zhvilluar shumė kėrkime shkencore. Njerėzit qė vuajnė nga artereoskleroza janė ata qė kanė mė sė shumti personalitete agresive. Njė studim amerikan tregoi se tipat agresivė janė mė tė hapur ndaj rreziqeve tė infeksionit nė tė gjitha pjesėt e trupit dhe sėmundjeve tė zemrės, atyre tė lidhura me infektimin e arterieve.

Shkaku mund tė jetė sepse ky lloj tipari i personalitetit ka nivele mė tė mėdha proteinash tė sistemit imunitar qė kanė lidhje me inflamimin. Njė tjetėr teori ėshtė se njerėzit agresivė kundėrpėrgigjen shumė mė shpejt dhe shumė mė ashpėr ndaj stresit si mendėrisht, ashtu edhe psikologjikisht. Kjo shkakton rritjen e presionit tė gjakut dhe shpeshtimin e rrahjeve tė zemrės qė con nė crregullim tė sistemit kardiovaskular.

Tipat inatxhinj e kanė shumė mė tė vėshtirė qė tė shėrohen nė krahasim me tė tjerėt. Atyre u duhet mė shumė kohė. Studiuesit e Universitetit tė Ohios kryen kėtė eksperiment pėr tė vėrtetuar kėtė. Njė grupi personash u shkakruan plagė tė vogla nė krahė. Pas 4 ditėsh vetėm 70% e pacientėve kishte pėrmirėsime tė dukshme, 30% ishin ende nė fazat e para dhe pikėrisht kėta pacientė ishin persona me tipare agresive. Kėta njerėz janė mė tė prirur edhe ndaj depresioneve dhe sėmundjeve mendore.

Tė drojturit

Personat e drojtur, ata qė nuk marrin shumė iniciativa nė shoqėri, apo nė jetėn e tyre personale janė mė tė dhėnė ndaj marrjes sė infeksioneve virale. Nė disa studime tė ndėrmarra te kafshėt, shkencėtarėt kanė dalė nė rezultatin se personat qė pėlqejnė tė shoqėrohen kanė mė shumė nyje limfatike mbrojtėse se ata qė janė tė drojtur dhe parapėlqejnė vetminė. Nyjet limfatike janė pjesė e sistemit imunitar tė trupit dhe ndihmojnė nė shkatėrrimin e infeksioneve tė ndryshme dhe viruseve e baktereve.

Optimistėt

Ata gjithmonė shohin anėn pozitive tė jetės dhe jetojnė pėrafėrsisht 7 vjet mė shumė se ata qė shohin vetėm zymtėri pėrreth. Rreziku i vdekjeve tė herėshme pėr shkak tė ndonjė sėmuindjeje ėshtė pėr kėta persona ėshtė 55%, mė i ulėt se tė tė tjerėt.

Sipas njė teorie del se optimizmi rrit dėshirėn pėr tė jetuasr, ndėrkohė qė sipas njė teorie tjetre dėshira pėr shoqėri luan njė rol shumė tė madh nė jetėgjatėsi. Kėto situata tė mira ulin sasinė e prodhimit tė hormonit tė stresit. Optimizmi i jep njė ndihmė shumė tė madhe funksionimit tė sistemit imunitar duke e mbrojtur atė nga stresi psikologjik. Njė studim amerikan i kryer mbi induividė tė caktuar pėrgjatė njė periudhe 30 vjecare nxorri nė pah se optimistėt janė mė tė shėndetshėm dhe kanė mė pak paaftėsi se sa tipat pesimistė.

Tė mbyllurit nė vetvete

Personat qė janė tė mbyllur nė vetvete dhe janė melankolikė me njė gjendje qė shkon shpesh nė pikėllim, tė klasifukuar si personalitete tė tipit D, vuajnė nga njė shkallė e lartė dhimbjeje shpirtėrore, por nė mėnyrė tė ndėrgjegjėshme i shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund tė jenė shumė mė tė prirur ndaj risqeve tė kancerit, apo sėmundjeve tė zemrės. Si pasojė tek kėta persona regjistrohet edhe numri mė i madh i vdekjeve. Kėta njerėz kanė njė sistem tė prodhimit tė hormoneve qė ėshtė shumė i brishte dhe shpesh i crregullt qė do tė thotė se kanė rrahje tė shpeshta zemre, presion gjaku tė lartė dhe ngushtim tė enėve tė gjakut. Tė gjitha kėto janė shumė tė kėqija pėr sistemin kardiovaskular.

Tė pėrgjegjėshmit

Personat e pėrgjegjshėm janė edhe mė jetėgjatė. Kjo veti ka njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė jetėgjatėsi pasi tek kėta njerėz presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe rrahjet e zemrės janė nė nivele normale. Shkaku ndoshta ėshtė se njerėzit e pėrgjegjshėm shmangin rrezikun dhe kanė njė jetė larg faktorėve qė do tė dėmtonin shendetin.

Neurotikėt

Sikur tė mos mjaftonte fakti se neurotikėn e kanė shumė tė vėshtirė pėr shkak tė karakterit pėr tė jetuar tė qetė tani del se tipi i tyre u sjell edhe probleme tė tjera tė tilla si asma, dhimbjet e kokės, ulcerėn e stomakut dhe sėmundjet e zemrės. Sipas njė studimi neurotikėt shpesh pėrdorin strategji jo shumė tė mencura pėr tė zgjidhur problemet e tyre duke patur sjellje armiqėsore ndaj tė tjerėve dhe shpėrthime qė kalojnė edhe nė ofendime.

Kjo bėn qė ata tė mos kėrkojnė ndihmė dhe mbėshtetje pėr shkak se janė edhe dyshues e tė pėrkeqėsojnė gjendjen e tyre. Kjo i bėn qė tė kenė njė sistem imunitar mė tė brishtė se njerėzit e tjerė dhe njė probabilitet mė tė madh pėr tu sėmurė. Njė tjetėr teori ėshtė se neurotikėt kanė mė shumė shanse qė tė jenė tė depresionuar dhe depresioni dėmton sistemin imunitar.

Tė hapurit


Ashtu si edhe optimistėt ata ka mė pak shanse qė tė vuajnė nga sėmudnjuet e zemrės. Njė studim italian doli nė pėrfundimin se personat qė janė mė tė hapur ndaj realitetit dhe tė tjerėve kanė 15% shanse mė pak pėr tė kapur epidemitė, apo sėmundjet e virozat gripale tė stinės sė ftohtė.

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gruaja qė ka 20 personalitete

Mesazh  Androo prej 01.10.11 21:32



/Gruaja qė ka 20 personalitete\

Kim Noble vuan nga njė gjendje e rrallė shėndetėsore qė njihet si ērregullim i personalitetit,dhe ka 20 karaktere tė ndryshme?

Ndryshimi i personalitetit tė Kim-it mund tė vij nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment,kjo ''torturė'' e pėrfshinė djalin e saj tė vogėl 14 vjeēarė nėnėn e saj Abin dhe baban e saj tė sėmurė nga hipertensioni.

''Siē jam duke punuar diēka mė duket sikur jam zgjuar nga gjumi dhe karakteri im ndyrshon,familjarėt mė thonė se mėnjėherė filloj njė punė tjetėr varėsisht se ēfarė kam bėrė mė herėt kur mė ka kapluar ai personalitet,kur flejė gjum zgjohem dikush tjetėr'' thotė ajo!

Kim Noble vuan nga kjo sėmundje tash e gjashtė muaj?

Androo

300


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi