Simbolizmi i fshehtė i SHAHUT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolizmi i fshehtė i SHAHUT

Mesazh  Neo prej 15.08.09 22:42

Simbolizmi i fshehtė i SHAHUT



Nėse lexon ēfarėdolloj teksti mbi lojėn e shahut, qė nga manualet pėr fėmijėt deri tek enciklopeditė, na thuhet gjithmonė e njėjta gjė.

Bėhet fjalė pėr njė lojė tė lashtė perse, emri e ka prejardhjen nga fjala mbret nė persisht, dhe termi Shah Mat, qė i jep fund lojės, rrjedh nga fjala perse "Shah Mat" qė do tė thotė "Mbreti vdiq".

Ata qė kėrkojnė tė jenė mė tė saktė i hyjnė qė nė gjenezė lojės, duke analizuar dėshmitė historike; sipas legjendės, kjo lojė u shpik prej ushtarėve akej gjatė Luftės sė Trojės, nė shekullin XII para Krishtit; pėr tė tjerė, ka qenė njė evoluim i lojės strategjike indiane Chaturanga, pėr tė cilėn thuhet se burimin e ka pikėrisht tek ... Aleksandri i Madh.

Nė vitin 326 para Krishtit, luftėtari maqedonas bashkė me ushtrinė e tij u vu pėrballė luftėtarėve indianė, tė vendosur sipas skemės sė pėrshtatur edhe sot nė lojėn e shahut. Pėsoi humbje shkatėrrimtare, ndonėse nė fund arriti qė tė fitonte betejėn.

Qė kėtu lindi interesi i tij pėr skemėn strategjike tė lojės, qė mė pas e solli edhe nė Persi e babiloni. Sipas disa studiuesve, Chaturanga e kishte prejardhjen nga njė lojė kineze edhe mė e lashtė, Xiangqi, e ngjashme me lojėn bashkėkohore japoneze Shogi. Sido qė tė jetė, nė Persi loja mbeti deri nė pushtimet arabe.

Prej kėtu, shahu si lojė mori dy rrugė: njėra tė ēonte drejt Perandorisė Bizantine, nė Ballkan dhe nė Rusi pėrmes shkėmbimeve tregtare, dhe tjetra drejt Spanjės e Siēilisė, pėrmes pushtimeve tė armatosur. Mė pas, Kryqėzatat i dhanė dorėn e fundit njė kolonizimi tėrėsor europian tė kėsaj loje, qė e pati momentin e vet tė lavdisė nė vitin '500.

Njė moment lavdie qė ndoshta nuk ka pėrfunduar asnjėherė, duke parė qė bėhet fjalė pėr njė mėnyrė argėtimi, e cila praktikohet nga qindra milion njerėz nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjithė kulturat.

Njė lojė pėr tė kaluar kohėn, pėr tė cilėn shumė kanė shkruajtur, pėr shkak tė domethėnieve ezoterike qė rrethojnė copat e tabelės sė shahut: megjithatė, vetėm duke bėrė njė analizė tė thellė tė simbolizmit tė atyre qė pėrmban loja ėshtė e mundur tė zgjidhet enigma qė qėndron nė themel tė magjepsjes qė ka ushtruar nė gjithė kėta mijėvjeēarė.

Legjendat pėr origjinėn e shahut nė Indi apo nė Kinė me siguri nuk marrin parasysh njė fakt kokėfortė, qė egjiptianėt njihnin njė lojė shumė tė ngjashme, tė paktėn nė dukje: njė lojė e jashtėzakonshme, e bazuar nė njė skakierė me 30 apo 33 gurė, tė bardhė dhe tė zinj.

Senet, kėshtu quhej, ishte ndoshta mėnyra e preferuar e argėtimit pėr Tokėn e Kem, teksa praktikohej rregullisht nga faraoni dhe bashkėshortja, por edhe nga oborrtarėt, shėrbėtorėt dhe nga klasat mė tė ulėta.

Ekzistonin madje skakiera me ebanozi dhe fildishi, shumė tė kushtueshme, me gurė floriri tė prerė sipas formave tė luanit, ēakallit, ibisit, fajkoit, qė simbolizonin imazhet e Perėndive kryesore (Sekhmet, Anubi, Thot, Horus).

Ekzistonin gjithashtu edhe gurė mė tė thjeshtė, analogė me ushtarėt nė shahun e sotėm, si dhe versione tė transportueshėm tė Senet, pėr shembull nga ata qė merreshin me vete gjatė punės nė fusha. Njerėzit ishin tė marrė pas kėsaj loje, kishte nga ata qė vinin bast deri mobiljet e shtėpisė dhe veshjet, gjė qė shkaktonte shqetėsim tek faraoni i radhės, gjithmonė njė ruajtės i vėmendshėm i Rendit kundėr kaosit.

Por ishte e pamundur tė frenohej dėshira e popullit pėr argėtm, dhe pėr kėtė arsye nuk u zbatuan asnjėherė masa shtrėnguese, qoftė edhe pėr shkak tė qėllimit fetar qė mbartte loja. Shfaqja e parė e senet i takon vitit 2600 para Krishtit, me faraonin Hesi, ndėrkohė qė Tutankhamon, nė varrin e tij, kishte katėr skakiera qė e shoqėronin nė udhėtimin drejt Duatit.

Nė fakt, ėshtė pikėrisht kjo veēoria absolute e kėsaj loje: lėvizja e gurėve nė tryezėn e lojės nė fakt korrespondon me udhėtimin e tė vdekurit pėrtej kėsaj bote dhe suksesi i garantonte fitimtarit rilindjen pas vdekjes; nė fitimin e sfidės kundėr Inferit, nė njė farė kuptimi pėrfaqėsohej beteja mes tė Mirės dhe tė Keqes, dhe ėshtė ky aspekt dualist qė tėrheq vėmendjen tonė dhe qė na bėn tė mendojmė me siguri tė matur, qė shahu e ka origjinėn pikėrisht nga loja egjiptiane Senet.

Libri i tė Vdekurve, nė fakt ėshtė i qartė kur thotė se i vdekuri duhej tė luante njė lojė kundėr njė kundėrshtari tė padukshėm pėr tė siguruar hyrjen nė Mbretėrinė e tė Vdekurve; njė sfidė ēuditėrisht shumė e ngjashme me tė famshmen lojė tė shahut, me Vdekjen qė ėshtė pėrfaqėsuar nė mėnyrė tė mrekullueshme nga Ingmar Bergman nė kryeveprėn "Shenja e Shtatė".

Po pėrse Senet kishte kėtė rėndėsi etike? Nė fund tė fundit, bėhej fjalė vetėm pėr njė lojė... Por nėse mendojmė filozofinė dhe teologjinė egjiptiane, arrijmė tė kuptojmė se si mikrokozmosi ėshtė njė pėrfaqėsim i makrokozmosit. Loja, kalimi i kohės, nuk ėshtė veēse njė ingranazh nė motorrin pafundėsisht tė madh tė Universit, e megjithatė ėshtė edhe ky i rėndėsishėm dhe thelbėsor nė betejėn mes tė Mirės dhe tė Keqes.

Fitimi nė senet pėrbėn njė fitore etike, rendi qė mposht Kaosin. Pėr kėtė arsye, Faraonėt nuk e ndaluan asnjėherė lojėn, ndonėse krijonte jo pak probleme publike, me familje tė tėra qė katandiseshin si mos mė keq pėr shkak tė basteve. Tani, tė njėjtėn domethėnie mund tė thuhet se ka edhe shahu. Madje, shahu ėshtė ngarkuar me kalimin e shekujve me simbolizma edhe mė evidentė, aq sa ėshtė e mundur tė gjesh gjurmė skakierash nė shumė kisha tė krishtera (ndoshta me figurėn e Kalorėsve Templarė).

Nė fakt, duke filluar nga vitet 1100-1200, shahu zbarkoi furishėm nė Europė, nė vijim tė Kryqėzatave. Njerėzit nisėn tė njohin kėtė lojė tė ngjashme me damin dhe u apasionuan pas aspektit strategik: nė fund tė fundit, ēdo person qė mėsonte rregullat, mbret, mbretėreshė, oborrtar, shėrbėtore, deri dhe tregtar, keqbėrės apo fshatar, mund tė shndėrrohej nė gjeneral apo luftėtar, qoftė edhe mbi njė tabelė shahu tė vogėl.

Beteja mes tė Mirės dhe tė Keqes, mes tė bardhėve dhe tė Zinjve bėhej e prekshme. Aspektet taktikė tė betejės ishin bėrė mė tė dukshem nė krahasim me Senetin: indianėt, persėt dhe arabėt ishin popuj mė luftėtarė se sa egjiptianėt paqedashės.

Loja fitoi mė shumė variacion falė edhe krijimit tė ushtarėve tė rinj, qė u bėnė 16 krahasuar me 7 qė kishin egjiptianėt, dhe lėvizjeve tė reja, tė kryera nė njė tabelė shahu me 64 kuti: ēdo figurė merrte njė domethėnie ezoterike. Mendohej qė shahu ishte pėrfaqėsimi i shoqėrisė feudale, me ushtarėt, Mbretin, Mbretėreshėn, kuajt, oficerėt dhe nė fund torret qė simbolizonin fortesėn, kėshtjellėn, mburojėn e Mbretit.

Qėllimi final i lojės ėshtė mbrojtja e Mbretit me ēdo kusht, duke sakrifikuar ēdo gur pėr njė qėllim tė tillė. Nė shah nuk ka pikėmatės, qėllimi ėshtė fitorja, ndonėse ėshtė i mundur barazimi (Pati), i detyrueshėm nė disa raste. Por kjo fitore ėshtė vetėm njė aspekt i lojės: domethėnia ezoterike ėshtė shumė mė komplekse dhe tė ēon nė konceptin egjiptian mbi shpirtin e njeriut.

Duke analizuar gurėt, ėshtė e mundur tė gjesh njė mesazh tė qartė, qė na bėn tė pohojmė se si shahu pėrfaqėson betejėn e brendshme mes dritės dhe errėsirės. Nėse shohim lėvizjet, ėshtė e qartė qė i Bardhi lėviz gjithmonė i pari. I Bardhi pėrfaqėson dritėn, shpirtin e pastėr, energjinė e shenjtė qė kemi brenda nesh. Ndėrsa i ziu, nga pikėpamja alkimike, pėrfaqėson Natėn e Errėt tė Shpirtit, vdekjen shpirtėrore qė duhet tė pėrballim para Rilindjes.

Mes Gnosticizmit, kemetizmit dhe Neoplatonizmit, tabela e shahut riprodhon nė mėnyrė tė pėrsosur kėtė dualizėm, aq sa dyshemetė me kuti tė zezė e tė bardha janė ende tė pranishme sot nė Tempujt Masonikė (aq mė tepėr nė Kishėn e Rennes-le-Chāteau).

Fusha bardhezi tė kujton Yin-Yiang dhe 64 kutitė janė tė frymėzuara nga I-Ching (qė ka 64 ezagrame), por edhe nga Pitagorizmi. Sido qė tė jetė, i bardhi, pėr ta thėnė egjiptianēe, pėrfaqėson Dritėn, Diellin, shpirtin e pastėr: Horusin.

I Ziu pėrfaqėson Kaosin, tė Keqen, shfytyrimin: Sethin. Kjo nuk do tė thotė se kush pėrdor gurėt e zinj nė shah ėshtė i keq, por vetėm qė qėllimi i tij ėshtė tė hyjė nė Natėn e Errėt tė Shpirtit pėr t'u pastruar. Nga pikėpamja ezoterike, tė Bardhėt luftojnė pėr tė vendosur dritė aty ku ka errėsirė; tė zinjtė luajnė pėr pastrim, pėr t'iu afruar asaj drite nga e cila janė larguar.

Kyēi i gjithė lojės janė dy mbretėrit, i bardhi dhe i ziu. I Bardhi ėshtė nė njė farė kuptimi i avantazhuar: statistikisht, numri mė i madh i fitoreve u pėrket tė bardhėve, Dritės, tė Mirės dhe nėse i Bardhi nuk gabon, nėse vė nė siguri tė plotė Mbretin, ėshtė thuajse e pamundur pėr tė Ziun qė tė fitojė. Madje, pėr tė Ziun, fitore ėshtė bllokimi i lėvizjeve tė tė Bardhit.

Por nėse i Bardhi gabon, ai qė e pėson nė fund ėshtė Mbreti dhe ndeshja, nė tė cilėn teorikisht ka epėrsi, humbet. Mbreti pėrfaqėsion kėshtu Uni-n tonė, pjesėn e bardhė dhe njė tė zezė, alteregon tonė, atė mė instiktive. Idealja do tė ishte qė mbreti tė lėvizte sa mė pak qė tė mundeshim dhe tė pėrdoreshin 15 gurėt e tjerė. Nėse Mbreti ėshtė Uni, Mbretėresha pėrfaqėson fuqinė e dijes, Sofinė gnostike, dashurinė nė shėrbim tė Mbretit.

Nė njė farė kuptimi, Mbretėresha pėrfaqėson Perėndeshėn qė na ndihmon gjithmonė, Energjinė e Errėt qė pėrshkon Universin, Reikin, vetėdijen kozmike tė Tokės Mėmė. Eshtė guri mė i fuqishėm i skakierės, lėviz nė ēdo drejtim dhe nė ēdo distancė dhe ėshtė nė gjendje tė shkaktojė tmerr nė radhėt e armikut, duke ngrėnė njėra pas tjetrės figurat.

Domethėnia ezoterike ėshtė pėr tė treguar Perėndeshėn qė ekziston e na mbron kudo nė ecjen tonė: me kusht qė tė dish ta lėvizėsh si duhet, duke e pėrdorur me zgjuarsi.

Oficerėt janė gurė tė ēuditshėm: tė fuqishėm kur spostohen diagonalisht nė ēdo distancė, por nė realitet janė tė kufizuar dhe tė goditshėm. Pėrfaqėsojnė pikat kyēe tė Tokės, janė forcat natyrore tė pandryshueshme qė duhen pėrdorur me kriter.

Ndėrsa Kuajt pėrfaqėsojnė kapacitetin e mbrojtjes ndaj armikut, duke qenė se janė nė gjendje tė kėrcejnė e tė shpėtojnė nga situata tė vėshtira. Pas Mbretėreshės, Kali ėshtė guri qė mbron mė shumė Mbretin pėr shkak tė aftėsive "teletransportuese": megjithatė, numri i kufizuar i kutive qė kėrcen e bėn edhe mė tė dobėt. Kėshtu qė, ai simbolizon maturinė.

Torret kanė njė simbolizėm tė fortė masonik. Pėrfaqėson forcėn, mbrojtjen, dhe jo mė kot ėshtė nė gjendje tė mbrojė fizikisht Mbretin, duke pėrdorur njė lėvizje tė veēantė: rrokadėn. Por edhe ajo mund tė shembet dhe ky gur qė lėviz vetėm nė vijė tė drejtė zbulon Mbretin para gjithė rreziqeve. Njė 'Fortesė e Arsyes" dhe bindjeve prapa tė cilave fshihemi tė gjithė ne qeniet njerėzore, por qė mund tė bjerė e tė na lėrė lakuriq e tė pambrojtur. Por, ndoshta guri mė i rėndėsishėm simbolikisht ėshtė ushtari.

Janė tetė, tė dobėt si "mish pėr top", por janė nė gjendje tė fitojnė ndeshjen dhe nėse mbėrrijnė nė skajin tjetėr tė skakierės, janė nė gjendje tė transformohen nė njė tjetėr gur. Pėrfaqėsojnė mikrokozmosin qė shndėrrohet nė makrokozmos, tė voglin qė ėshtė nė gjendje tė ndryshojė, pėrmirėsojė Universin. Rreziqet janė tė pafundėm, strategjia shpesh herė ēon nė sakrifikimin e kėtyre figurave, por edhe nė i vetėm ka njė fuqi tė madhe: tė bėhet ekzekutor i Mbretit kundėrshtar.

Eshtė Shpresa Hyjnore qė Udhėheq njeriun, qė e frymėzon, qė e bėn tė ngrihet nga shtrati ēdo mėngjes. Eshtė kjo shpresė e padukshme qė e ēon tė pėrplaset, tė ndeshet nė beteja kundėr kundėrshtarėve tė pabarabartė dhe, ndonjėherė, tė fitojė. Ekzistenca e vetė shahut qėndron nė kėtė ushtar tė shkretė, simbol dhe pėrfaqėsues i qenies nejrėzore, qė merr pjesė pak a shumė me vetėdije nė dramėn kozmike tė Luftės mes tė Mirės dhe tė Keqes.

Mesazhi qė na jep shahu, qė nga koha e Faraonėve ėshtė ky: luftoni, luftoni pėr vetveten, pėr atė qė doni, pėr idealet tuaj. Fati i lojės ėshtė i parėndėsishėm, fiton i bardhi apo i Ziu, gjithmonė do tė ketė njė tjetėr ndeshje.

Por tani jemi duke luajtur kėtė, dhe duhet tė lėvizni me inteligjencė dhe maturi drejt mposhtjes sė kundėrshtarit. Nė respekt tė Kozmosit, tė Natyrės, tė vetvetes. Dhe kush e di, ndoshta vėrtetė pas vdekjes tonė do tė ketė njė ndeshje me njė armik tė padukshėm...
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi