Legjenda Shambhala

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda Shambhala

Mesazh  Jon prej 15.08.09 21:14

Legjenda Shambhala



Pėr mijėra vjet kanė qarkulluar zėra se diku pėrtej Tibetit, nė mesin e majave tė akullta dhe luginave tė Azisė Qendrore, ndodhet njė parajsė e paarritshme, njė vend i dijes dhe paqes universale quajtur Shambhala.

James Hilton, ka shkruajtur pėr tė nė Lost Horizon, Hollywood e portretizoi atė nė filmin e viteve 1960 Shangri-La, dhe filma tė kohėve tė fundit si Kundun, Buddha i Vogėl dhe Shtatė vjet nė Tibet, aludojnė pėr utopinė magjike.

Nė sanskritisht, emri do tė thotė "vendi i paqes e qetėsisė" Megjithėse vendndodhja e vėrtetė nuk ėshtė gjetur asnjėherė, fillimet janė tė panjohura dhe ekzistenca e pavėrtetuar, Shambhala ėshtė njohur dhe respektuar nga tė paktėn tetė fe tė mėdha, dhe ėshtė konsideruar nga shumica e traditave ezoterike si qendra e vėrtetė e planetit dhe qendra spirituale e botės.

Thuhet tė jetė i banuar nga njerėz tė ēdo race e kulture, qė formojnė njė rreth tė brendshėm, i cili udhėheq nė fshehtėsi evolucionin njerėzor. Kjo mbretėri ekziston si nė sipėrfaqe, ashtu edhe nė nėntokė, me njė rrjet tunelesh qindra milje tė gjatė.

"Makina me dizenjo tė ēuditshme fluturojnė nė gjatėsinė e tyre", shkruan Andreė Tomas, autor i Shambhala, Oazi i Dritės, "dhe ata ndriēohen nga njė dritė shumė e madhe artificiale, artificiale, qė mundėson rritjen e perimeve dhe drithėrave, si dhe njė jetėgjatėsi pa sėmundje pėr njerėzit".

Victoria LePage shkruan nė librin e saj shumė tė hulumtuar, Shambhala: "Shoqėria moderne ka nevojė pėr njė zonė tė rendit, njė qendėr brenda spirales sė kaosit." Dhe ajo kėmbėngul se kėrkimi i kėsaj qendre na ēon direkt nė Shambhala, tė cilėn e quan "Boshti i Botės."

LePage, e cila ka studiuar Shambhalan pėr gati pesėdhjetė vjet, thotė se supozohet tė jenė parė shumė mrekulli nė kėtė botė tė nėndheshme: muzetė, bibliotekat, dyqanet e bizhuteritė, si dhe shpikje teknologjike mijėra vjet pėrpara se t'u vinte koha.

Dhe, sipas dijes kineze, aeroplanėt dhe mjetet e tė pavdekshmėve tė Shambhalas udhėtojnė mes yjeve, duke vėzhguar vendbanimet e racave dhe mbretėrive tė tjera.

Do tė ishte e lehtė tė injoroje Shambhalan si fantazi e pastėr, po tė mos ishte pėr njė eksplorues shumė tė besueshėm qė kėrkoi, gjeti dhe u kthye pėr tė na rrėfyer diēka pėr pėrvojėn e tij nė Shambhala.

Nikolas Roerich, artist i lindur nė Rusi, poet, shkrimtar dhe anėtar i shquar i Shoqėrisė Teozofike, udhėhoqi njė ekspeditė nėpėr shkretėtirėn Gobi deri nė malin Atlai nga 1923 deri nė 1928, njė udhėtim nė tė cilin pėrshkoi 15.500 kilometra nėpėr 35 shtigjet mė tė lartė malorė tė botės. Si thotė LePage, "Roerich ishte njė njeri me kredenciale tė pastėr: njė bashkėpunėtor i famshėm nė Ritet e Pranverės sė Stravinskyt, njė koleg i sipėrmarrėsit Diaghilev si dhe njė anėtar shumė i talentuar dhe i respektuar i Lidhjes sė Kombeve".

Ai kishte gjithashtu shumė ndikim nė administratėn e FDR, dhe ishte njė forcė shumė e rėndėsishme prapa vendosjes sė Vulės sė Madhe tė Shteteve tė Bashkuara mbi kartėmonedhėn e dollarit. Roerich mund tė ketė qenė nė njė mision pėr tė gjetur dhe sjellė atė thuhet tė ishte njė pjesė e tė shenjtit "Guri Chintamani", qė besohej tė ishte pjesė e njė meteori magjik nga njė sistem diellor nė konstelacionin e Orionit.

Sipas legjendės lamaiste, njė fragment i kėtij Guri Chintamani qė i pėrket ndoshta yllit SIRIUS, ėshtė dėrguar kudo ku ka nisur njė mision spiritual jetik pėr njerėzimin, dhe ėshtė kthyer kur misioni ėshtė pėrfunduar. Pasi ishte nė zotėrim tė Lidhjes sė Kombeve, ai iu besua Roerich, pasi organizata kish dėshtuar.

Megjithėse nuk ėshtė e ditur, nėse ai qe nė gjendje tė kthente ose jo Gurin, ekspedita u dha besueshmėri atyre qė besonin se Shambhala ishte mė shumė se njė legjendė. Roerich mbajti njė ditar gjatė udhėtimit dhe, kur ndodhej nė Mongoli, vuri nė dukje se; "besimin pėr afrimin e epokės sė Shambhalas ishte shumė e fortė".

Nė librin e tij, Zemra e Azisė, Roerich pėrshkruan vėzhgimet shkencore si dhe kėrkimin e tij shpirtėror personal. Kjo pėrzierje e shkencores me shpirtėroren ėshtė e pranishme edhe nė qindra piktura qė Roerich bėri gjatė gjithė ekspeditės.

"Syri i tij kapi format dhe ngjyrat e maleve, manastireve, shkėmbinjve, stepave, qyteteve dhe popujve tė Azisė," shkruan Jaqueline Decter nė librin Nikolas Roerich; "shpirti i tij kuptoi shpirtin e tyre; dhe peneli i tij krijoi njė sintezė tė sė bukurės". Gjatė gjithė jetės sė tij, Roerich luftoi pėr tė bashkuar tė gjitha disiplinat shkencore dhe krijuese pėr tė nxitur kulturėn e vėrtetė dhe paqen ndėrkombėtare, duke pėrdorur fuqinė e artit dhe bukurisė.

Marrėveshja e Paqes Roerich, e cila detyron kombet tė respektojnė muzetė, katedralet, universitetet dhe bibliotekat ashtu si spitalet, u krijua nė 1935 dhe u bė pjesė e Aktit themelues tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. "Sot", vėren LePage "ēdo qytet i madh rus ka njė organizatė Roerich qė shpreh idetė e tij pėr njė lloj tė ri qytetėrimi tė bazuar nė parimet utopike tė Shambhalas".

Tomas, njė admirues i Roerich dhe njė besimtar i fortė nė realitetin fizik tė Shambhalas, pohon se arkivat e Vatikanit raporte nga misionarė jezuitė, tė cilėt flasin pėr importime nga perandorėt e Kinės tek "shpirtėrat e maleve" nė Nan Shan dhe Kun Lun, "zakonisht nė kohėn e krizave kombėtare kur sundimtarėt kineze nuk mund tė merrnin njė vendim".

Tomas nuk ishte i vetmi qė e konsideronte Shambhalan njė realitet fizik: bindja e tij ishte e pėrbashkėt me njė rritje tė shkollės metafizike nė Evropė, dhe me Rene Guenon, njė studiues dhe student i Kabalas sė Lashtė hebreje, si dhe njė bashkėkohės i Roerich, George Gurdjieff.

Libri i tij, "Le Roi du Monde "(Mbreti i Botės), ndonėse i shkruar nė njė stil kriptik qė kėrkon deshifrim, pėrmban disa nga informacionet mė specifikė mbi vendin e shenjtė. Ai e konsideronte Shambhalan prototipin e Tokės sė Shenjtė, dhe sipas tij Jeruzalemi, Delfi dhe Benares, janė apo ishin thjeshtė refleksione.

Neoteozofia Alice Bailey shkruan se, "Shambhala ėshtė qendra jetike e vetėdijes planetare." Dhe, besimi nė fuqitė e Shambhalas ėshtė dokumentuar tė ketė qenė forca lėvizėse e mistikės neo-okulte tė nazistėve.

Shkrimtarė tė shumtė kanė deklaruar se, nazistėt bėnė tentativa pėr kontakte tė fshehta me qendrėn, duke dėrguar emisarė nė Tibet, nė kėrkim tė tė fshehtave tė njė force tokėsore "Ahrimaic", e panjohur pėr shkencėn, qė ushtron pushtet mbi tė gjithė natyrėn materiale, e qė ata besonin se ndodhej nė Shambhala.

Por qendra mendohet tė ketė mbrojtje hyjnore tė pathyeshme, dhe pėrpjekjet e forcave dashakeqe pėr tė depėrtuar kufijtė e saj gjithmonė kanė shkuar dėm. Nė fakt, edhe individė dashamirės qė kėrkojnė tė hyjnė para se tė jenė "thirrur" pėrfundojnė keq. Duhet tė jesh "pastruar" mirė, tė jesh i gatshėm tė heqėsh dorė nga egoja dhe komfortet humanė pėr tė bėrė "udhėtimin e vėshtirė drejt malit".

Sipas shumė traditave ezoterike, tė fshehtat e "iniciimit" janė tani tė hapura pėr masat, ashtu si nė kohėrat e shkuara. Libri mė i fundit i James Redfield "Sekreti i Shambhalas, nė kėrkim tė njėmbėdhjetit", nėnvizon ato qė Redfield pėrshkruan si "iniciime".

Autori i librit best-seller "Celestine" thotė se e ka shkruajtur Shambhalan pėr tė "kapur thelbin e asaj qė po u ndodh tashmė njerėzve; unė nuk jam duke u pėrpjekur pėr tė krijuar Idenė e Njėmbėdhjetė, unė jam duke u pėrpjekur pėr tė pėrshkruar atė qė mendoj se tashmė ėshtė duke ndodhur", thekson ai.

Ashtu si Celestine, Shambhala ėshtė njė aventurė qė shėrben si alegori. Personazhi kryesor pėrsėri ėshtė i paidentifikuar, duke pasqyruar identitetin e ēdo burri. Eshtė vetė Redfield, ju, unė dhe kushdo qė do tė vijė.

Kėtė herė, pėr tė udhėtuar nė alla Brad Pitt, ne kemi ecur mbi njohuritė e mėparshme, duke u lidhur me vetėdije me energjinė tonė tė epėrme, duke e thithur, duke e mbajtur dhe mė pas pėrdorur pėr tė ndikuar nė atė qė ndodh pėrreth nesh. Mėsojmė pėr "Katėr Zgjerimet", mėnyrat pėr tė rritur dhe kanalizuar fushat tona nė mėnyrė qė tė pėrsosim mendimet dhe emocionet dhe tė kemi tė drejtė pėr tė hyrė nė Shambhala.

Zgjerimi i Parė pėrmirėson cilėsinė e energjisė qė marrim fizikisht, duke filluar me ushqimin; ruajtja e energjisė ėshtė e pamundur nėse ha mish, na thuhet.

Nė tė vėrtetė, pėrgjatė aventurės sė mbushur me frikė e nė njė klimė tė ftohtė, mjaftohemi me pak mė shumė se supė me perime. Redfield, i cili ėshtė vegjetarian, mendon se ka njė marrėdhėnie themelore mes dietės, lėvizjes fizike e vetėdijes shpirtėrore.

Ai ėshtė i impresionuar me hulumtimin qė po kryen Robert Young (autori i Njė Sėmundje, Njė ilaē) nė lidhje me qasjen acid / alkaline kundrejt tė ushqyerit e jetėgjatėsisė. "Modeli mjekėsor sipas tė cilit mikrobi ėshtė armiku do tė vihet nė lojė nė shekullin e ardhshėm", pohon Redfield, i cili shton: "Kur ne hamė, ushqimet e metabolizuar lėnė mbeturina, ose hi nė organet tona.

Nėse ky hi ėshtė alkalin, mund tė nxirret nga organet tona shpejt dhe me pak energji. Nėse ėshtė acidik, ėshtė e vėshtirė sistemin e qarkullimit tė gjakut pėr ta eleminuar, dhe mbetjet depozitohen nė organet tona dhe lėkurė si forma tė ngurta kristalore qė krijojnė blloqe ose pengime nė nivelet lėkundės tė qelizave tona, duke e bėrė trupin tonė acidik, gjė qė u jep sinjal baktereve, viruseve dhe mikrobeve se ėshtė koha pėr tė tretur indet e vdekur.

Nuk ėshtė njė platformė ideale pėr t'u lidhur me energjinė hyjnore brenda nesh, i cili ėshtė hapi ynė i radhės. Ne mėsojmė se ne duhet tė kėrkojmė tė lidhemi me hyjnoren, dhe se pėrcaktimi i suksesit tonė matet me kuptimin tonė tė sė bukurės, sipas standardit tė Roerich.

"Shkalla e bukurisė qė ne shohim mat se sa shumė energji hyjnore ne marrim brenda nesh; sa mė i lartė niveli i energjisė, aq mė shumė bukuri shohim", shkruan Redfield, i cili thotė se ne mund tė mėsojmė tė vizualizojmė kėtė nivel mė tė lartė tė energjisė qė del prej nesh, duke pėrdorur gjendjen e dashurisė, si njė matės qė kjo po ndodh.

Ne udhėzohemi tė presim atė nivel energjie, pėr tė besuar se do tė jetė aty nė tė gjitha situatat dhe pėr ta kujtuar si njė "fushė lutjeje" qė na udhėheq.

Redfield pranon studimet Dr Larry Dossey nė fuqinė e lutjes pėr tė ndikuar pozitivisht gjendjen mjekėsore, duke vėnė nė dukje se: "disa forma tė lutjes supozojnė se ne nuk kemi rol tjetėr pėrveēse tė kėrkojmė, ndėrsa tė tjera supozojnė qė Perėndia ka krijuar ligjet e ekzistencės sė njeriut, kėshtu qė plotėsohet apo jo kėrkesa jonė, kjo varet pjesėrisht nė besimin tonė se kėshtu do tė ndodhė. Tė gjitha lutjet e mėdha nė Bibėl janė pohime, jo kėrkesa.

Tė gjitha pritshmėritė tona kanė njė efekt lutjeje. Ne nė fakt jemi duke u lutur gjatė gjithė kohės pėr njė lloj tė ardhme pėr veten dhe tė tjerėt; thjeshtė nuk jemi tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr kėtė".

Zgjerimi i dytė nis kur ne krijojmė kėtė fushė tė zgjeruar lutjeje, nė pritje pėr intuitėn apo koincidencėn e radhės qė ēon pėrpara jetėn tonė. Zgjerimi i tretė pėrfshin njė tjetėr pritshmėri: qė fusha jonė e lutjes tė dalė e tė rrisė nivelin e energjisė tek tė tjerėt. Zgjerimi i katėrt ka tė bėjė me tė mėsuarit e rėndėsisė sė ruajtjes sė energjisė, pavarėsisht situatave tė frikshme apo plot zemėrim.

Ne e bėjmė kėtė, thotė Redfield, "duke ruajtur gjithmonė njė qėndrim tė shkėputur nga ngjarjet siē ato ndodhin, duke kėrkuar njė kuptim pozitiv tė situatės dhe gjithmonė nė pritje qė procesi tė na kursejė, pavarėsisht se ēfarė ėshtė duke ndodhur.

Nėse kemi njė imazh negativ qė na vjen nė mendje, ne duhet tė konsiderojnė nėse ėshtė njė paralajmėrim intuitiv dhe, nė qoftė se ėshtė kėshtu, tė ndėrmarrim veprimet e duhura, por ne gjithmonė duhet tė kthehemi tek pritshmėria se njė sinkronitet i Epėrm do tė na udhėzojė pėr tė kaluar kėtė problem".

Njė hap i dytė nė Zgjerimin e Katėrt pėrfshin pritshmėrinė qė bota njerėzore mund tė lėvizė drejt asaj idele tė modeluar nga Shambhala. "Mendoni njerėzit kudo qė pėrsosin teknologjinė dhe e pėrdorin atė nė shėrbim tė zhvillimit tonė shpirtėror", shkruan Redfield. "Shihi tek fokusohen nė arsyen e vėrtetė pėrse ne jemi kėtu nė kėtė planet: pėr tė krijuar njė kulturė nė Tokė, e vetėdijshme pėr rolin tonė nė evolucionin shpirtėror si dhe pėr t'ua mėsuar kėtė fėmijėve tanė".

Pasi pėrshkruan rreziqet e tendencave tė sotme nė zhvillimin teknologjik, Redfield shkruan; "Unė jam shumė optimist: Pėrveē librit tim, ka pasur njė mori tė tjerėsh, ku tė gjithė flasin pėr njė vetėdije tė re. Unė mendoj se ka njė rritje tė dialogut shpirtėror pėrreth botės, njė interes tė madh nė rizbulimin e mistereve pėrreth njeriut dhe origjinės sonė.

Unė mendoj se nga ky dialog po del njė model i ri i njė bote tė re qė do tė zėvendėsojė kėndvėshtrimin e vjetėr Kartezian/Njutonian tė botės qė ende sundon shkencėn, qeveritė dhe vetėdijen popullore. Unė mendoj se gjėrat janė duke shkuar drejt njė kulture mė pozitive shpirtėrore tė planetit, edhe pse ekzistojnė disa situata tė tmerrshme".

Sekreti i Shambhalas, pra qė engjėjt qė presin ftesėn dhe udhėzimet tona pėr tė ndikuar mbi situatat e kėsaj bote, ėshtė shpresa jonė pėrfundimtare pėr tė sjellė rezultatet pozitive qė parashikon Redfeld. Ai bėn me dije se, nėse ne pėrqafojmė plotėsisht idenė se jemi qenie shpirtėrore nė njė botė shpirtėrore, atėherė ushqimi, shėndeti, teknologjia, media dhe qeveria do tė lėvizin nė rolet e tyre tė duhur nė evolucionin dhe pėrsosjen e planetit.

"Libri im i ri ėshtė nė lidhje me pushtetin e krijimtarisė ndėrpersonale, mėnyrėn si ne krijojmė situata nė jetėn tonė, mėnyrėn se si ne ndikojmė tė tjerėt. Sipas mendimit tim, ne jemi tė lidhur ndėrpersonalisht, por ne nuk jemi domosdoshmėrisht shoqėrorė".

Redfield mendon se qytetėrimi ka ecur ngadalė drejt njė botė ideale, dhe ka shpenzuar kohė nė "komunitetet qėllimorė" qė pėrpiqen tė ndajnė njė vizion tė pėrbashkėt. Ai komenton: "Shpesh, kėto komunitete nuk e kuptojnė qė njerėzit kanė nevojė pėr tė krijuar njė vizion individual, personal me tė cilin ne krijojmė artistikisht tė ardhmen tonė sė pari, mė pas komunikojmė me tė tjerėt. Nga kjo buron njė evolucion spontan drejt njė vizioni kolektiv".

LePage vė nė dukje se, "Azia e Lartė ka qenė gjithmonė njė kazan qė zien". Edhe pse shumė tė rinj Tibetianė konsiderojnė Shambhalan tė jetė jo mė shumė se njė legjendė, kultura tradicionale e Tibetit ėshtė tėrėsisht e pėrkushtuar ndaj jetės shpirtėrore. Yin, njė tibetian nė librin e Redfield, thotė; "Mund tė thuhet se ne jemi kultura mė fetare se kudo. Dhe ne jemi sulmuar nga qeveria mė ateiste mbi Tokė. Eshtė njė kontrast i pėrsosur qė e gjithė bota duhet ta shohė. Do tė mbizotėrojė ose njė vizion, ose tjetri".

Tomas sheh vetėm dy lloje njerėzish qė njohin tė vėrtetėn tė parėt dhe ata qė e pranojnė atė tė fundit, "janė pionierėt qė kanė ēuar gjithmonė pėrpara kulturėn dhe qytetėrimin", thotė ai. "Nuk ka vend askund pėr nderime pėr ata qė kundėrshtuan formėn e rruzullit tė tokės, Teorinė e relativitetit, anijet me avull, apo anijet kozmike, por ka monumente pėr krijuesit e ideve tė guximshme".

Deri tani, teza e njė komuniteti tė fshehur qeniesh tė pėrsosura qė orientojnė evoluimin e njeriut, i takon mė shumė fushės sė spekullimit. Por pėr LePage, njė tezė e tillė nuk ka nevojė pėr provė: nė mendjen e saj, Shambhala, dhe vetėm Shambhala ėshtė forca e fshehtė qė ka udhėhequr racėn njerėzore drejt fatit tė saj shpirtėror. "Ashtu si bima rritet nga heliotropizmi, edhe njerėzimi rritet nga njė detyrim i brendshėm drejt dritės qė e udhėheq drejt vetvetes".
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda Shambhala

Mesazh  Jon prej 23.10.09 0:45

Legjenda e Shambhala-s ; E fshehta e diturisė shpirtėrore

Shambhala ėshtė njė vend emri i tė cilit do tė thotė nė sanskritisht paqe dhe qetėsi, i cili mendohet se ėshtė nė Tibet dhe qė jeton si njė komunitet i pėrbėrė nga gjysmėqenie tė pėrsosura dhe qė janė krahasuar si udhėzuese tė evoluimit tė njerėzimit.

Shambhala ėshtė konsideruar tė jetė burim i Kalachakra, e cila ėshtė dega mė e lartė dhe mė e fshehtė e misticizmit tibetian.

Legjendat thonė se vetėm zemėrpastrit mund tė jetojnė nė Shambhala, duke gėzuar pėrsosmėri e lumturi dhe kurrė vuajtje. Dashuria dhe urtėsia janė ato qė sundojnė dhe se padrejtėsia ėshtė e panjohur aty. Jeta e banorėve ėshtė e gjatė, vishen bukur sipas kulturės sė tyre dhe me veshje tė pėrsosura dhe mbi tė gjitha kanė fuqi tė mbinatyrshme.

Mendohet gjithashtu se njohuritė e tyre shpirtėrore janė tė thella, kanė nivel teknologjik tė tyre shumė tė pėrparuar dhe shkenca ėshtė e njė niveli shumė mė tė lartė se ēdo gjė qė bota e jashtme ka arritur deri mė sot.

Megjithatė, vendi i Shambhala-s ėshtė i fshehur. Eksploruesit e shumtė dhe kėrkuesit e diturisė shpirtėrore qė janė pėrpjekur pėr tė gjetur Shambhala-nė, kurrė nuk mundėn tė dinė saktė vendndodhjen e saj fizike nė njė hartė, edhe pse tė gjithė thonė se ai ekziston nė rajonet malore tė Euroazisė. Shumė janė kthyer duke besuar se Shambhala shtrihet nė buzė tė realitetit fizik, si njė urė qė lidh kėtė botė me njė tjetėr pėrtej saj.

Raportime tė shumta kanė qarkulluar qė pėrtej Tibetit se midis kreshtave dhe luginave tė akullta tė vetmuara tė Azisė Qendrore, gjendet njė parajsė e paarritshme, njė vend me urtėsi universale dhe paqe tė quajtur Shambhala.

Shambhala ėshtė pėrmendur nė tekste tė ndryshme tė lashta, duke pėrfshirė Tantra Kalachakra dhe tekste tė lashta tė kulturės Zhung Zhang, cila predikon budizmin tibetian nė Tibetin Perėndimor.

Por, cilado qoftė baza e saj historike, Shambhala gradualisht u pa si toka e budistėve, njė mbretėri me realitet mitik, i cili ėshtė vizionar dhe shpirtėror mė shumė se fizik ose gjeografik. Dhe po me kėtė pėrshkrim miti Shambhala ka arritur Perėndimin, ku ka tėrhequr jo vetėm vėmendjen e budisteve, por dhe tė kėrkuesve shpirtėrorė dhe nė njėfarė mase, tė kulturės popullore nė pėrgjithėsi.

Ndonėse ky vend nė tė vėrtetė kurrė nuk ėshtė gjetur, fillimet e tij janė tė panjohura dhe ekzistenca e tij ėshtė e paprovuar, Shambhala ėshtė njohur dhe nderuar nga tė paktėn nga tetė fe tė mėdha dhe konsiderohet nga shumica e fshehtė dhe thelbi i traditės si qendėr e vėrtetė e planetit dhe central elektrik i botės shpirtėrore.

Por, jo vetėm kaq. Shkrimtarė dhe studiues tė shumtė kanė ndėrmarrė rrugėn pėr tė parė Shambhala-n, edhe pse nuk e kanė vėrtetuar vendndodhjen dhe ekzistencėn e saj ata i kanė dedikuar kėtij vendi shkrime e libra tė shumtė.

"Makina me dizenjo tė ēuditshme fluturojnė nė gjatėsinė e tyre, - shkruan Andrew Tomas, autor i “Shambhala, Oazi i Dritės”, - dhe ata ndriēohen nga njė dritė shumė e madhe artificiale, qė mundėson rritjen e perimeve dhe drithėrave, si dhe njė jetėgjatėsi pa sėmundje pėr njerėzit".

Victoria LePage shkruan nė librin e saj shumė tė hulumtuar, Shambhala: "Shoqėria moderne ka nevojė pėr njė zonė tė rendit, njė qendėr brenda spirales sė kaosit".

Dhe ajo kėmbėngul se kėrkimi i kėsaj qendre na ēon direkt nė Shambhala, tė cilėn e quan “Boshti i Botės”.

LePage, e cila ka studiuar Shambhala-n pėr gati pesėdhjetė vjet, thotė se supozohet tė jenė parė shumė mrekulli nė kėtė botė tė nėndheshme: muzetė, bibliotekat, dyqanet e bizhuteritė, si dhe shpikje teknologjike mijėra vjet pėrpara se t'u vinte koha.

Dhe, sipas dijes kineze, aeroplanėt dhe mjetet e tė pavdekshmėve tė Shambhala-s udhėtojnė mes yjeve, duke vėzhguar vendbanimet e racave dhe mbretėrive tė tjera.

Do tė ishte e lehtė tė injoroje Shambhala-n si fantazi e pastėr, po tė mos ishte pėr njė eksplorues shumė tė besueshėm qė kėrkoi, gjeti dhe u kthye pėr tė na rrėfyer diēka pėr pėrvojėn e tij nė Shambhala.

Nikolas Roerich, artist i lindur nė Rusi, poet, shkrimtar dhe anėtar i shquar i Shoqėrisė Teozofike, udhėhoqi njė ekspeditė nėpėr shkretėtirėn Gobi deri nė malin Atlai nga viti 1923 deri nė 1928. Njė udhėtim nė tė cilin pėrshkoi 15.500 kilometra nėpėr 35 shtigjet mė tė lartė malorė tė botės.

Si thotė LePage: "Roerich ishte njė njeri me kredenciale tė pastra: njė bashkėpunėtor i famshėm nė Ritet e Pranverės sė Stravinsky-t, njė koleg i sipėrmarrėsit Diaghilev si dhe njė anėtar shumė i talentuar dhe i respektuar i Lidhjes sė Kombeve".

Ai kishte gjithashtu shumė ndikim nė administratėn e FDR-sė dhe ishte njė forcė shumė e rėndėsishme prapa vendosjes sė Vulės sė Madhe tė Shteteve tė Bashkuara mbi kartėmonedhėn e dollarit. Roerich mund tė ketė qenė nė njė mision pėr tė gjetur dhe sjellė atė thuhet tė ishte njė pjesė e tė shenjtit "Guri Chintamani", qė besohej tė ishte pjesė e njė meteori magjik nga njė sistem diellor nė konstelacionin e Orionit.

Sipas legjendės lamaiste, njė fragment i kėtij Guri Chintamani qė i pėrket ndoshta yllit Sirius, ėshtė dėrguar kudo ku ka nisur njė mision spiritual jetik pėr njerėzimin dhe ėshtė kthyer kur misioni ėshtė pėrfunduar. Pasi ishte nė zotėrim tė Lidhjes sė Kombeve, ai iu besua Roerich-it, pasi organizata kishte dėshtuar.

Megjithėse nuk ėshtė e ditur, nėse ai qe nė gjendje tė kthente ose jo Gurin, ekspedita u dha besueshmėri atyre qė besonin se Shambhala ishte mė shumė se njė legjendė. Roerich mbajti njė ditar gjatė udhėtimit dhe, kur ndodhej nė Mongoli, vuri nė dukje se "besimi pėr afrimin e epokės sė Shambhala-s ishte shumė i fortė".

Megjithatė, ekziston edhe njė tjetėr teori qė supozon se kuptimet e brendshme dhe alternative referohen nė tė kuptuarit e asaj qė pėrfaqėson Shambhala nė drejtimin e trupit dhe mendjes si dhe praktika meditimi janė pėrdorur si simbolik nga mjeshtrit e parė tė Kalachakra. Kėto dy lloje tė shpjegimeve simbolike janė miratuar pėrgjithėsisht mė me gojė nga mėsuesi pėr te studentėt.

Mjeshtrit e parė tė Kalachakra mendohet se maskuan veten me pseudonime, kėshtu qė tradita indiane me gojė dhe e regjistruar nga ajo tibetiane pėrmbajnė njė masė tė kontradiktave nė lidhje me shpjegimin e Shambhala-s.

Lorena Kollobani
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda Shambhala

Mesazh  Idlir prej 15.12.10 15:28

NJe teme e bukur; nje Drite ne Forum
avatar
Idlir

106


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda Shambhala

Mesazh  Luli prej 16.12.10 20:00

Ne mitet moderne perendimore, Shambhala eshte nje bote nentokesore e cila luan nje rol nganjehere pozitiv e nganjehere negativ, ndonjehere e shoqeruar me Agarthen, nje tjeter bote e nendheshme qe eshte e kunderta e saj.
Ne teorine e re te Tokes se nendheshme e propozuar ne fund te vitit 1950 nga presidenti i Shoqerise Teofizike Braziliane, Shambhala eshte kryeqyteti i botės nentokesore Agartha nga te cilat e kane edhe origjinen UFO-te.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

929


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda Shambhala

Mesazh  Idlir prej 17.12.10 12:40

Ne Shambhala, ose Shangrila, thuhet (Filostrati ne kohen e Perandorit romek Titus), se shkoi Apoloni, nje bashkekohes i Jezusit. Atje Ai u trajnua prej Te Urteve dhe u kthye ne Rome me Misionin: per te ndryshuar ligjet, per t'i bere me te mire (Mision i ngarkuar prej Shangrila-se). Me tu kthyer, u mblodh senati qe te degjonte rrefimin e ketij udhetari te pazakonte (Apolonit). Jemi ne kohen kur perandor ishte Neroni. Apoloni tregoi per Njerez qe pluskonin ne ajer, per Burime Dritadh blu etj.Mes te tjerash, Apoloni tha se: "Ky Neroni qe e mban veten per poet, ben mire ta qepe gojen". Neroni u nxeh dhe e denoi me vdekje. Mirepo ne castin qe po lexohej vendimi, me nderhyrjen e Te Urteve te Shambhala-se, u ndryshua teksti, dhe gjyqtari lexoi lirimin e Apolonit. Me pas, kur ne fuqi erdhi Titus, Apoloni u emerua keshilltar i tij, dhe filloi te kryente detyren qe kishte marre ne Tibet. Pas Titusit, erdhi si perandor Diokliciani (Ilir). Ky e denoi ate me burgim te perjetshem. Ne castin e fundit Apoloni paskesh thene: ju mund te me burgosni trupin, por jo Shpirtin, megjithese, as trupin nuk do te ma burgosni dot. Ne cast ndodhi nje shkrepje drite blu, njelloj blic-i dhe Apoloni u zhduk. Me vone, ne nje shesh te Athines, u duk nje plak rreth 100 vjecar, me floke te gjate e te bardhe. Ai beri disa hapa para dhe thirri: Athina tiranin sot po vret. Ate cast po vrisni9n Dioklicianin. Mendohet se ky Plak ishte Apoloni, dhe se kjo ishte shfaqia e tij e fundit. Thuhej se Ai mund te ishte kthyer ne Tibet, prane Mesuesve te Tij te Ndritur, pasi e kishte kryer Misioni e ngarkuar. Me urdher te Gruas se Perandorit (nuk e mbaj mend cilit), U ndertua nje Tempull, a statuje e Apolonit, si edhe u shkrua biografia e tij prej Filostratit.

Interesante, vecte tjerash eshte edhe pretendimi se Apoloni ishte lindur thuajse ne te njejtin vit me Jezusin.
A mundet qe te jete i njejti person, qe shfaqej ne Izrael si mrekulliberes (meqe hebrenjte ishin me te prirur drejt mrekullise), dhe dhe ne Rome e Greqi si Mendimtar (meqe kjo bote ishte me e ndjeshme ndaj mendimit dhe idese)?
avatar
Idlir

106


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda Shambhala

Mesazh  Berti69 prej 30.07.11 10:26

Duke u zhvendosur ne zonen e palimituar midis Tibetit dhe Altait mistiku i madh rus Nikolas Roeriē, midis gjerave te tjera, ka shkruajtur shume mbi eksplorimet e zhvilluara ne zemer te Azise, te kultures Tibetiane me zbulimin mbi mitiken Shambhala, duke mbledhur shume deshmitare ne vendet ku objektet e shndritshem dalin dhe hyjne ne zona sekrete.
Ashtu si dhe emri Shambhala ashtu dhe emri Regente, te gatshem per te qeverisur ne Eren e re, jane konsideruar te shenjte dhe te denje me maksimum respekti per shume fshatra lokal.

Ai shkruan qe:
"Mbi malet Altai, ne luginen e bukur Uimon, mbi tokat e larta, nje besimtar i vjeter i tha - do te provoj qe historia e Chudve, fshati qe jeton brenda Tokes, nuk eshte frut i imagjinates, do te drejtoj ne hyrjen e kesaj mbreterie nentokesore- dhe vazhdoi te shpjegonte qe - do vi dita e fitores se pastertise njerezore dhe ne ato dite, Chudet e medhenj do shfaqen me fitoren e tyre-.Ne te gjithe Azine, nepermjet ketyre shkretetirave, nga Paqesori ne Urale, do degjoni te njejtat legjenda te mrekullueshme te nje populli te shenjte te zhdukur, Gjigantet qe ne nje kohe jetonin ne ato vende"

Feja budiste ka shume per te thene ne lidhje me kete dhe Lamat e niveleve me te larta kane kontakte te shpeshta me qeniet rezidente ne keto vende te shenjta ne nder te ketij miti gjithashtu jane ndertuar edhe shume manastire.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


478


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi