Parajsa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parajsa

Mesazh  Neo prej 11.05.08 16:14

Parajsa

Parajsa ėshtė njė fjalė qė e ka prejardhjen nga sanskritja paradesha ose "vend i lartė" dhe mė vonė u pėrshtat nė perėndim nė pairidaeza (persisht) qė pėrbėhet nga pairi (pėrreth) dhe diz (krijoj), "parądhisos" (greqisht), "pardes" (hebraisht), "partez" (armenisht) (kopėsht) dhe "paradisus" (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajse ose parriz.

Nė tekstet fetare zakonisht lidhet me jetėn e amshuar tė lumtur tė tė vdekurve qė shijojnė shikimin dhe praninė e fytyrės sė Zotit.

Burime si Ksenofoni e pėrdornin kėtė emėrtim pėr tė treguar kopshtin e famshėm "parajsė". Tre prejardhjet kryesore tė emėrtimit perėndimor (hebraisht pardčs, persisht pairidaēza dhe greqisht parądhisos), pėrmbajnė idenė themelore tė njė parku ose kopshti.

Sot emėrtimi "parajsė" nėnkupton "qiellin" ose vendin e fundit e tė lumtur, dhe rrjedh nga domethėnia e fjalės greke parądhisos tė pėrdorur nė Bibėl pėr tė treguar kopshtin e edenit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Paradox nė 19.05.08 18:10, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa

Mesazh  Neo prej 11.05.08 16:17

Parajsa nė Bibėl: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri

Siguria e jetės sė amshuar e tė lumtur shfaqet vetėm kah fundi i Besėlidhjes sė Vjetėr. Mė parė mendohej qė tė vdekurit zbritnin nė "mbretėrinė e tė vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kėnaqėsi.

Ne librin e makabejve, dhe libra te dyte kanonike te pa perfshire ne kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes se te vdekurve dhe jeten e amshuar. Jezusi e ka paraqitur shume qarte kete mesim ne krahasime te ndryshme e fjalime:

* Ne gjykimin boteror (Mateu 25,31-46)

* Tek "vjedhesi i mire" (shprehje e perkthyer me mire si "keqberesi i penduar" ne kryq) Jezusi i premton parajsen duke perdorur keto fjale: Me te vertete po te them, sot do te jesh me mua ne parriz (Luka 23,39-43).

Emertimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon te kete qene i rrembyer ne parajse e te kete degjuar fjale te patheneshme qe nuk i lejohet askujt te thuhen.

Zbulesa 2,7 e perdor fjalen ne lidhje me Edenin qe e quan Parajse. Fitimtarit do t“i jap pėr te ngrene nga pema e jetes, qe ėshtė ne parajsen e Pernėdisė.

* Edeni - vendi i pare i banuar nga njerzit. I shtrire ne Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerzit qe banonin ne Eden ishin te pavdekshem dhe te perkryer. Ne kete shikim Parajsa ėshtė e ngjashme me Amshimin e Arte. Te shtyre ne tundim nga gjarperi, ata hengren nga fruti i pemes se dijes, si perfundim ata u denuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsen pėr njerzit, duke vene nje engjėll kerubim me nje shpate te flakte ne hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).

* Jeruzalemi i Ri - banesa e te drejteve te ribashkuar me Perendine pas Fundit te Botes. Gjoni e pershkruan ate ne pamjen e nje katerkendeshi te madh (<> Zbulesa 21:16), qe ngrihej ne qiell. Gjeresia e brinjes se katerkendeshit ėshtė 300km (12000 stade). Trashesia e mbuleses 72 meter (144 kubite). Katerkendeshi do te kete 12 porta, nga 3 porta nga ēdo ane. Brenda katerkendeshit do te kete rruge,dhe nga froni rjedh uji i gjalle, qe ushqen pemen e jetes.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa

Mesazh  Neo prej 11.05.08 16:18

Parajsa nė Islam

Islami parajsėn (njohur si xhenet), vetitė, jetėn dhe tė mirat nė tė i pėrshkruan duke u bazuar nė argumentet [Kur'ani|Kur'anore]] si dhe dėshmitė e Muhammedit (profetit), tė dėrguarit tė fundit nė Islam.

Parajsa sipas argumenteve islame ėshtė njė vend ku rrjedhin lumenj e rriten tė gjitha bimet e mundshme (Kurani 98:8). Nė veēanti pėrmenden katėr lumenj: uji, qumeshti, vera dhe mjalti (Kurani 47:15).

Vetitė e mrekullueshme tė parajsės nė Islam janė prania e hyrijeve - vashave syzeza tė bukura tė virgjėra e tė paprekura nga xhinėt apo njerėzit (Kurani 55:55-76).

Njerėzve tė drejtė qė do tė jenė banorė tė parajsės u shėrbejnė djelmosha tė veshur nė tė gjelbėrt me zbukurime tė argjendėta (Kurani 76:19-21; 56:17).

Sipas argumenteve Islame parajsa ėshtė njė vend i ndarė ku njerėzit do tė ndahen sipas pėrkushtimit dhe devotshmėrisė nė nivele tė ndryshme tė parajsės.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa

Mesazh  Neo prej 11.05.08 16:19

Nė kėrkim tė parajsės sė humbur

Ēdo dėshirė ka hartografinė e saj, ēdo hartė ka pikat e saj tė nisjes dhe tė mbėrritjes. Duke u munduar pėr tė gjetur njė kuptim nė ēiftėzimin e pandėrprerė tė molekulave qė na pėrbėjnė dhe na shpėrbėjnė, qė prej shumė kohėsh imagjinojmė se veprimet tona pėrkojnė me njė kuptim ose njė mision, dhe ajo qė realizojmė nė kėtė botė mbart njė vlerė morale ose etike, qė mė pas do tė gjykohet nga njė Administrues i Lartė, i cili do tė na shpėrblejė ose dėnojė.

Dhe kėshtu shpirtrat tanė, tė ēliruar pas vdekjes sė trupit, do tė shkojnė drejtė pėrjetėsisė nė njė lloj rezidence pėr tė moshuarit, e bukur ose e frikshme, nė bazė tė asaj ēfarė kanė bėrė nė jetėn e mėparshme. Kėtė e dėshmojnė varret e hershme, njė shpresė e tillė e ka prejardhjen qė nga antikiteti. Pėr grekėt, shpirtrat e tė vdekurve udhėtonin tė gjithė sė bashku drejt atij vendi tė quajtur Ade, ku dhe prisnin fatin e tyre nė fushat gri tė badėrshtruara.

Ata qė kishin ofenduar zotat, ishin tė dėnuar pėrjetė nė Tartaro, ku dhe torturoheshin, ndėrsa ata qė kishin bėrė mirė dhe kishin qenė tė denjė, shkonin nė ishujt e bekuar ose nė Elize: Ade ndodhej nėn tokė ose pėrtej deteve; nė disa raste tė veēanta ky vend vizitohej edhe nga njerėz ende tė gjallė. Odiseu, Orfeu dhe Enea renditeshin ndėr tė privilegjuarit. Ky ishte njė shembull pėr varret, por shembuj tė tjerė qė dėshmojnė besimin nė botėn e pėrtejme janė me mijėra. Tė gjithė popujt e botės kanė imagjinuar njė version tė botės sė pėrtejme, nė tė cilėn njerėzit e mirė do tė kenė njė jetė mė tė mirė dhe tė kėqijtė do tė ndėshkohen.

Ivo, peshkopi i "Chartres", nė njė mision tė kėrkuar nga Shėn Luigji, Mbreti i Francės, kishte takuar gjatė rrugės njė zonjė me pamje melankolike, e cila nė njė dorė mbante njė pishtar dhe nė tjetrėn njė shtambė. Peshkopi, kureshtar, donte tė dinte mė shumė dhe e pyeti se ēfarė do tė bėnte mė zjarrin dhe ujin. "Uji duhet pėr tė fikur Ferrin", pėrgjigjet gruaja, "dhe zjarri pėr tė ndezur parajsėn. Dua qė njerėzit ta duan Zotin vetėm pėr dashurinė qė ai na jep".

Sa e admirueshme na duket njė sipėrmarrje e tillė, sepse nocioni i parajsės, i humbur me magjinė e saj hyjnore, mund tė pėrkufizohet si njė vend i sė ardhmes, ku do tė shkojnė vetėm shpirtrat e mirė dhe tė pastėr. Por gjithsesi ekziston edhe njė tjetėr parajsė, mė e thjeshtė, ndoshta mė e prekshme, njė vend nė tė cilin njė herė e njė kohė kemi pasur tė drejtė tė jetojmė dhe prej tė cilit kemi dhe prejardhjen. Parajsa e parė ėshtė e paprekshme, jashtėtokėsore, shpirtėrore, e pėrshkruar me njė fjalor plot metafora dhe alegori.

Ndėrsa e dyta (na pėlqen tė besojmė) ėshtė konkrete, sensuale, e fshehur nė kėtė botė dhe ka njė hartografi autentike tė sajėn. Shpesh kėto parajsa ngatėrrohen me njėra-tjetrėn, ajo hyjnore qė mendohet se ėshtė vetėm pėr njerėzit e drejtė dhe Edeni tokėsor qė mendohet si i humbur. Por kjo rrėmujė nuk ėshtė diēka e re. Vetė Leopardi ka bėrė pyetje mbi kėtė parajsė tokėsore. Sipas tij, parajsa nė tė cilėn u krijua Adami dhe Eva, ishte njė vend i kėnaqėsive materiale dhe epshore, njė vend i cili duhej tė ndėrtohej dhe tė mbrohej.

Ndryshe nga parajsa hyjnore, ku njerėzit e mirė shkojnė pas vdekjes sė trupit, parajsa tokėsore (edhe pse tashmė e humbur) ka diēka tė vėrtetė, materiale, madje edhe epshore, asnjė padrejtėsi nė punė, mashtrime ekonomike ose mundime filozofike. Dhe pėrballė kėtyre magjive, parajsa e sė ardhmes bėhet abstrakte, madje e pavėrtetė. Ndėrsa parajsa tokėsore, ose ndryshe Edeni, ėshtė njė kopsht nė tė cilin dhe vetė Zoti dėshiron tė shėtisė.

Etimologjikisht ėshtė pėrshtatur me fjalėn nga hebraishtja "miquedemche" qė ka njė kuptim hapėsinor ("nė lindje") dhe kohor ("fundi i fillimit"). Fjalori Biblik i J.Achtemeier si prejardhje nxjerr fjalėn "edemche" qė do tė thotė "luks, kėnaqėsi, dėfrim"; gjithsesi Achtemeier nėnvizon se filozofėt modernė e pėrshtatin me fjalėn "edin" qė do tė thotė "bimėsi" ose "livadh".

Me kalimin e shekujve, Edeni ia ka transmetuar karakteristikat e tij magjike njė nostalgjie imagjinare: asaj tė erės sė arit, nė tė cilėn e gjithė bota ėshtė njė kopsht. Kjo ėshtė karakteristika primare e Edenit: bėn fjalė pėr kohėn e shkuar, dėshirė e diēkaje tashmė tė humbur, tė mohuar, e diēkaje qė tashmė ėshtė e ndaluar. Ėshtė toka ashtu siē do tė donim tė ishte, siē ėndėrrojmė tė jetė. Prej kėsaj besojmė se njė ditė mund ta gjejmė. Kėrkimi i parajsės tokėsore bazohet nė njė bibliotekė tė gjerė hartografike.

Dhe dėshmitė janė tė shumta, udhėtarė, historianė, gjeografė dhe vizionarė kanė deklaruar se Edeni ndodhej (ndodhet) nė Mesopotami, Angli, Jerusalem, nė Indinė Veriore, veriun e Persisė dhe malet e Libanit. Gjithashtu ka pasur dhe artistė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri tė cilėt janė munduar tė imagjinojnė se si ėshtė parajsa dhe e kanė vizatuar atė.

Artistė si Hendrikje Kuhne, Beat Klein, Ilya dhe Emilia Kabakos. Gjithsesi, ka edhe njė tjetėr version tė kėsaj ideje tė pashtershme tė parajsės. Nė vitin 1615, gjashtė vjet pas dekretimit tė vendimit pėr largimin e njerėzve me ngjyrė nga Spanja (arabėt tė cilėt u detyruan tė ktheheshin nė tė krishterė pas zhvendosjes sė parė nė vitin 1502) Servantes publikoi nė Madrid pjesėn e dytė tė "Don Kishotit".

Nė kapitullin 52, Sanēo takohet me njė fqinjin e tij tė vjetėr, arapin Rikote, i cili pasi u shpėrngul nga Spanja, ishte kthyer nė vendlindjen e tij si pelegrin. "Pėr disa ishte njė dėnim i drejtė ai i dėbimit, por pėr ne ishte dėnimi maksimal. Kudo qė ndodhemi, ndjejmė nostalgji pėr Spanjėn; nė fund tė fundit aty kemi lindur dhe aty ėshtė atdheu ynė natyror; nuk ka asnjė vend tjetėr qė na mikėpret; madje asnjė vend i Afrikės ku shpresonim se do tė na pranonin dhe na trajtonin mirė, pikėrisht aty na trajtojnė si mos mė keq".

Dėbim dhe strehim: Tė dyja vizione, njė e tokės sė braktisur dhe tjetra e tokės sė premtuar, qė bashkohen nė atė Spanjė qė refuzon Rikote dhe njėkohėsisht pėr tė cilėn ndjen nostalgji. Pėr tė Spanja nga e cila u dėbua, parajsa e humbur ėshtė vendi nė tė cilin dėshiron tė mbėrrijė dhe vendi qė nuk do tė kishte dashur kurrė ta braktiste.

Pėr tė, ashtu si pėr tė parėt e tij, shpėrngulja, dėbimi dhe mėrgimi, themelohen nė njė gjest tė vetėm largimi qė e transformon tokėn e ēdokujt nė njė tokė tė huaj. Ndoshta njė tjetėr parajsė ekziston pėrtej deteve por Rikote dhe bashkudhėtarėt e tij nuk e gjetėn kurrė. Ndėrkohė, ata vazhdojnė tė ėndėrrojnė harta pėr Edenin e tyre tė humbur qė quhet al-Andalus, Palestinė, Marok, Shqipėri, Amerika Latine e diktaturave ushtarake, Irak, Kurdistan, Ēeēeni, Dafur, Eutopi... Pėr fat tė keq, gjeografia e parajsės ėshtė njė hapėsirė mė e gjerė se vetė Toka.

Njė kopsht kėnaqėsish, i rrethuar nga mure tė zjarrta

Po ku ndodhet parajsa tokėsore? Ėshtė njė pyetje antike, por edhe aktuale. Edhe kohėt e fundit, si shumė vjet mė parė, studiues tė ndryshėm janė munduar ta gjejnė nė vende nga mė tė ndryshmet, nė Mesopotami, Arabi, Armeni dhe madje nė njė ishull tė Seishell... Besimi nė parajsėn tokėsore e ka magjepsur krishterimin qė nė fillimet e tij. Zanafilla tregon se "Zoti krijoi njė kopsht nė Eden, diku nga Lindja, dhe aty krijoi njeriun e parė", dhe ky hap i parė biblik filloi menjėherė tė interpretohej nga literatura.

Autoriteti i Shėn Agustinit ishte i padiskutueshėm, edhe pėr sa i pėrket katėr lumenjve qė dilnin nga Edeni: Pison (i cili identifikohet me lumin Gang), Ghicon (me Nilin), Tigri dhe Eufrati. "Janė lumenj tė vėrtetė dhe jo shprehje figurative". Agustini shtonte: Adami kishte njė trup lėndor dhe kėshtu kishte jetuar nė njė parajsė lėndore. Nė ndėrtimin e kėsaj parajse imagjinare ndihmuan edhe pėrkthimet antike tė teksteve biblike. Pėr tė pėrkufizuar kopshtin, versioni hebre pėrdori fjalėt "gan-be-Eden" (njė kopsht nė Eden). Nė "Vulgata" Xhirolamo shtoi fjalėn "kėnaqėsi".

Pėrkthyesit e "Shtatėdhjetės" futėn fjalėn parajsė qė nė greqisht do tė thotė "kopsht i rrethuar me gardh". Gjeografia e parajsės pėrcaktohet rreth shekullit tė shtatė. Isidori i Siviljes e identifikon Lindjen pėr tė cilėn fliste zanafilla, me Azinė: "Parajsa ėshtė njė vend qė ndodhet nė pjesėn lindore tė Azisė". Dhe nėnvizon faktin se Edeni ėshtė njė kopsht "kėnaqėsish": aty rritet "ēdo lloj bime dhe peme frutore, ndėr to edhe pema e jetės".

Edeni ėshtė njė vend ku nuk bėn as ftohtė dhe as nxehtė, gjithmonė mbizotėron njė klimė e pėrshtatshme, por ėshtė njė kopsht ku nuk mund tė futesh, ėshtė njė vend i cili rrethohet nga mure flakėsh qė arrijnė deri nė qiell. Prej Isidorit u pėrcaktua nė Azi dhe kėshtu parajsa tokėsore mund tė figuronte edhe nė ndonjė hartė, dhe faktikisht janė tė shumta hartat mesjetare tė cilat e tregojnė atė. Nė to, ajo pėrfaqėsohet nė forma tė ndryshme si njė ishull ose njė kėshtjellė e rrethuar nga mure tė mėdha. Papėrshkueshmėria e saj identifikohet me lartėsinė e mureve rrethues.

Parajsa imagjinohet nė pikėn mė lindore tė Azisė, por drejt lartėsisė si tė ishte relativisht pėrkarshi me qiellin. Edhe Dante e vendosi parajsėn nė majėn e njė mali tepėr tė lartė, mali i Purgatorit. Virgjili i shpjegon Dantes se Jerusalemi dhe mali i Purgatorit ndodhen pikėrisht nė dy skajet mė tė largėt nga njėri-tjetri. Nė hartat mesjetare, duke u nisur nga kryqėzata e parė (1096) Jerusalemi, vendi ku u varros Krishti, vendoset nė qendėr tė botės. Dhe ja pra, parajsa tokėsore qė mendohej se ndodhej nė Azi bėhet hershimi i mishėrimit dhe i parajsės qiellore.

Nė hartografinė mesjetare gjendet edhe njė vend tjetėr i rrethuar ku nuk lejohet tė shkohet, por qė ėshtė e kundėrta e Edenit: ėshtė vendi nė tė cilin sipas legjendės, Aleksandri i Madh mbylli Gogun dhe Magogun, tributė e frikshme qė ditėn e Apokalipsit do tė shkatėrronin botėn. Pra hartat mesjetare, tė sunduara nga parajsa tokėsore, prezantojnė njė vizion tė krishterė tė historisė sė botės.

Por Edeni ėshtė edhe njė Eldorado, vend ku temperaturat janė konstante dhe gėzon njė bimėsi tė bollshme ku dhe ajri ėshtė shumė i pastėr. Pas mesjetės, kjo imagjinatė fillon tė s‘behej. Frat Mauro, njė nga hartografėt e Rilindjes, nė hartėn e tij tė botės (1459) parajsėn tokėsore e vendos jashtė botės sė banueshme. Njė shekull mė vonė, njė tjetėr njeri i kishės, Agustin Seuko, prefekti i Bibliotekės sė Vatikanit, pranoi se parajsa tokėsore u shkatėrrua nga pėrmbytjet e mėdha.

Edhe sipas Luterit, parajsa u shkatėrrua nga mėkatet. Ndėrsa pėr Kalvinon, katėr lumenjtė e Edenit edhe pas pėrmbytjes mbetėn tė pacenueshėm, kjo pėr mirėsinė e Zotit. Kjo teori e re fetare tentonte tė zgjidhte ekuacionin ndėrmjet dogmės sė pėrmbytjes dhe zbulimit tė Botės sė Re. Por duke iu kundėrvėnė traditės, ajo u harrua.

Madje pikėrisht atėherė studiuesit filluan tė kėrkonin vendin ku kishte jetuar ēifti i parė njerėzor, duke propozuar vende si: Babilonia, Arabia, Palestina, Toka e Zjarrit madje dhe Polin Arktik. Kėshtu parajsa tokėsore e humbi funksionin e saj origjinal pėr tė pėrfaqėsuar tė shkuarėn (nostalgjia pėr pastėrtinė e humbur), tė tashmen (jeta e njeriut si pelegrinazh) dhe tė ardhmen (rruga drejt parajsės qiellore).

Duke u munduar pėr ta zbuluar me baza "shkencore", kohėt moderne e pėrcaktuan parajsėn tokėsore nė tė shkuarėn, duke i lėnė poetėve (Xhon Milton, 1667) detyrėn pėr tė vajtuar parajsėn e humbur.

nga Gazeta Shqip
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa

Mesazh  Zattoo prej 29.08.12 22:01

Parajsa ekziston

Njė fėmijė pohon se ėshtė njohur me Krishtin



Njė djalosh pėr pak do tė vdiste pasi i ka plasur apendiksi. Ai e ka pėrshkruar pėrvojėn e vet nė librin qė u bė bestselleri numėr njė nė “Nju-Jork tajms”, e pėrkthyer nė 13 gjuhė. “Parajsa ekziston” ėshtė titulli i librit qė ėshtė botuar nė 1,2 milionė kopje, ku 11-vjeēari Kolton Burpo nga ShBA-ja tregon pėrjetimet e tin nė momentet kur kirurgėt luftonin pėr t’ia shpėtuar jetėn.

Nė vitin 2002 i kanė diagnostifikuar gabimisht grip, kėshtu qė nė kthim nė Kolorado djaloshi ėshtė ndjerė keq. Urgjentisht ėshtė transferuar nė spital, ku ėshtė operuar dy herė, kurse gjatė njėrit operacion, fėmija nėn anestezion ka pėrjetuar diēka tė ēuditshme: Burpo ka vajtur nė parajsė, ku ėshtė njohur me stėrgjyshin e vet dhe me Jezu Krishtin.



“Disa engjėj erdhėn, mė morėn me vete dhe e pashė Jezusin. Isha ulur pranė tij, kur erdhi njė njeri dhe mė pyeti: ‘A je ti djali i Todos?’, iu pėrgjigja se jam dhe ai mė tha se ai ėshtė gjyshi i tim ati. Ishte i madh, kishte krahė tė fuqishėm, flokė tė dredhura, buzėqeshje tė madhe dhe ishte shumė i mirė”, rrėfen Kolton para pak kohėsh nė TV MSNBC. Ai nė parajsė ėshtė njohur me Shėn. Joan Pagėzorin, edhe pse atėherė deri atėherė nuk dinte se cili ėshtė ai.



E dhėna qė i ka tronditur mė tepėr prindėrit ėshtė pohimi i fėmijės se nė qiell e ka njohur motrėn e vet tė palindur, pėr tė cilėn ai nuk mund ta dinte, sepse prindėrit asnjėherė nuk i kishin treguar se para se tė lindte ai, nėna e tij ka pasur njė abort spontan dhe ka humbur vogėlushen.

avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa

Mesazh  vetem eshte me mire prej 29.08.12 22:40

do doja vertet te dija informacion rreth besimeve pagane para islamit dhe krishterimit rreth pikepamjeve dhe te dhenave te tyre rreth parajses ;
avatar
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa

Mesazh  Jetmira prej 30.07.13 8:16

Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne.

Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.

Prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė: nė ferr apo parajsė! Kjo ėshtė njė realitet, qė fare pak e kuptojnė pjesa mė e madhe e vdekatarėve tė rėndomtė tė kėsaj bote nė dinamikėn e tyre tė mundimshme, tė quajtur jetė.

Pėr kėtė fat jetėsorė jemi fare pak tė vetėdijshėm pjesa mė e madhe jona. Prandaj, besojmė se s’ėshtė aspak e tepėrt, qė, edhe nė njė pasus tė vogėl si ky, ta pėrsėrisim edhe njė herė se krejtėsisht prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė, nė ferr apo nė parajsė. Dhe ky s’ėshtė trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky ėshtė fakt jetėsor. Na nevojitet vetėm pak vullnet i mirė, pak koncentrim, disa ēaste meditimi mbi kėtė temė dhe do tė bindemi pėr kėtė.

Nė kėtė plan, qė nė fillim, mund tė shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsė dhe ferr? Pėrgjigja mė e shkurtėr, mė e saktė e mė e qartė do tė ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive tė njerėzve tė cekėt, tė krijuara nga pamundėsia e tyre pėr ta kuptuar esencialisht jetėn nė thellėsinė e saj se -s’ka ferr as parajsė, nė kėtė rast janė plotėsisht irelevante.

E kundėrta e mendimit tė tyre - ėshtė e vėrtet: Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne.

Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.

Dy shembuj nga jeta e pėrditshme pėr konkretizimin e kėsaj:

Rast I: Disa ditė mė parė ishim duke ndenjur me njė tė afėrm timin. Takimi ynė tek ai ishte pėr qejf dhe tė gjithė premisat teorike ēonin kah konstatimi se i afėrmi im, aso ēastesh, do tė duhej tė ishte i lumtur.. Ndeja ishte pėr qejf. Rituali i pirjes sė ēajit ishte nė zhvillim e sipėr. Askėnd nuk kishim tė sėmurė. Tė gjithė ishim nė gjendje tė mrekullueshme shėndetėsore. Por, mendimet negative qė kishin kapluar tė afėrmin tim, nuk ia mundėsonin tė ishte i qetė. “Ai ėshtė ashtu”, “ai tjetri kėshtu”, “ai tha kėshtu”, “ai bėri kėshtu”... Dhe: asnjė grim kėnaqėsie, asnjė grim lumturie. Nė vend se tė pėrjetonim pirjen e ēajit, nė vend se tė shijonim lumturinė e ēastit tė dhėnė, njė shqetėsim sistematik pėrcillte mendimet negative qė vėrshonin njėra pas tjetrės. Pra, njė pakėnaqėsi, njė palumturi nė vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtėror pėr tė afėrmin tim. Kush do tė shqetėsohej, kush do tė vuante shpirtėrisht, kush do tė ishte nė ferrin e jetės pėr tė, po tė mos ishte ai vetė dhe mendimet e tija?

I tėrė ferri, i tėrė shqetėsimi pasues i ferrit ndodhej nė kėtė kualitet negativ tė mendimit tė tij, dhe pse tė gjitha kushtet materiale ishin pėr tė qenė i lumtur. Asgjė nga ajo qė na rrethonte nė botėn e jashtme nuk mund tė merrej si arsye e vėrtetė qė i afėrmi im tė mos ishte i lumtur, po tė mos ishin mendimet negative qė vėrshonin...

Rast II: Shkonim me tė afėrmin tim nė vizitė disa miqve dhe kushėrinjve. I afėrmi im askund nuk priste se ka pėr tė kaluar mirė. Prandaj, edhe pse nė tė gjitha vendet ku bėnim vizitat pritja ishte nė superlativ, ai nuk kėnaqej dot. E keqja ndodhet nė mendimet tona, sikurse e mira. Nė ne ėshtė ferri dhe parajsa. Rėndom: ē’pret njeriu nė jetė, atė gjen. Kush pret se ka pėr tė kaluar mirė kudoqoftė, mirė do tė kalojė. Kush mendon mirė, mirė ka pėr tė gjetur!

Sa e sa njerėz mund tė takosh nė jetė, qė, kur shohin dikė nė rrugė, kthejnė rrugėn (pa arsye), vetėm qė tė mos takohen me dikė, i cili asgjė s’u ka bėrė, por ja, qė ata s’e ndjejnė veten mirė nėse takojnė filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund tė jetė vetėm shkasi, shkaku ėshtė thellė brenda tyre. Shkaku i vėrtet ndodhet nė mendjen e njeriut, qė ka tremė nga njerėzit, respektivisht nė mendimet e tij tė kompleksuara.

Pse njeriu mund tė ketė tremė nga njeriu, pa i bėrė asgjė, pa qenė kurrė tė grindur, tė rrahur? - Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht: Sepse njeriu i tillė nuk i do njerėzit. Kur nuk i do njerėzit mjaft, njeriu ka frikė nga ta. Thjesht: ti u frikėsohesh njerėzve, ani pse po qe se dikush do tė ta thoshte kėtė, to do tė ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje.

Paragjykimet tuaja mbi njerėzit tė bėjnė tė kesh frikė nga ta. Ėshtė fatkeqėsia mė e madhe, sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve qė ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirė nė pranin e tyre. Kjo ndodhet nė pėrpjesėtim tė drejtė matematikor: sa mė e vogėl dashuria (ndaj njerėzve) aq mė e madhe frika nga ta. Sa mė e madhe frika, aq mė e fryrė urrejtja ndaj tyre. Sa mė e fryrė urrejtja, aq mė i thellė ferri, ferri ynė personal, ferri ynė jetėsor i krijuar nga ne - nė mendimet tona, nė unin tonė, nga paragjykimet tona. E tėrė kjo - pasojė nga mungesa e dashurisė sė vėrtet njerėzore, pasojė nga edukata jonė e keqe familjare e shoqėrore.

Vetėm dashuria mund tė krijoj parajsėn njerėzore, tash dhe kėtu. Dashuria e vėrtet, dashuria e pastėr vėllazėrore. Ja, pra, qė ferrin dhe parajsėn duhet ndėrtuar. Ato ne edhe i ndėrtojmė, por kemi nevojė tė mėsohemi tė njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonė. Duhet tė mėsohemi ta kultivojmė prirjen pozitive qė do tė krijonte parajsėn tonė personale e jo ferrin tonė. Dhe tė vetėkontrollohemi, tė vetėpėrmirėsohemi. Megjithatė, kurrė nuk ėshtė vonė.

Vetėm dashuria e vėrtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bėjė tė lumtur. Vetėm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsėn. Dhe atė - jo vetėm tė kėsaj bote. Thjeshtė: dashuria jonė qė ėshtė kėnaqėsia, lumturia dhe gėzimi ynė - ėshtė parajsa jonė; sakaq: urrejtja jonė, qė ėshtė vuajtja, mjerimi dhe shkatėrrimi ynė - ėshtė ferri.

Sė kėndejmi, formula mė e lehtė e shpėtimit, formula magjike, do tė ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TĖ PASTĖR NJERĖZORE!

Ofroj dashuri tė pastėr tė afėrmit, vėllait, mikut, shokut, njeriut nė pėrgjithėsi dhe mė s’do tė kesh frikė nga ai. Do tė shohėsh se njerėzit, megjithatė janė mė tė mirė se sa ke menduar ti. Do tė shohėsh se mė nuk ka arsye tė kesh frikė nga ta, tė kesh tremė, tė lėshosh rrugėn pa arsye, tė ruhesh nga askush. Vetėm duaj njerėzit dhe mė s’do t’ua kesh frikėn. Tė gjithė do tė duken mė tė afėrm, mė tė mirė, mė tė dashur. Tani absolutisht s’do tė ndjesh nevojė tė urresh askėnd. Urrejtja jonė - (e pėrsėrisim me vetėdije) ėshtė ferri ynė; dashuria jonė - Parisi ynė.

Prandaj ėshtė fare gjė e lehtė tė krijosh parajsėn, qė vlen nė kėtė dhe nė jetėn tjetėr. VETĖM DUAJ! DHE S’DO TĖ URRESH MĖ. Urrejtja s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e dashurisė. Mungesa e dashurisė s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e lumturisė. Mungesa e lumturisė -paraqet aktualisht mungesėn e parajsės dhe praninė e ferrit nė unin tonė.

Po kush, vallė, mund tė ofrojė dashuri tė pastėr? - mund tė shtrohet pyetja nė kėtė kontekst. Vetėm ai qė ėshtė i pastėr. Ai qė ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjėherė nuk ėshtė i pastruar, derisa nuk ėshtė i ndriēuar. Pastrimi ėshtė njė proces. Proces qė vazhdon gjithnjė, deri nė arritjen e ndriēimit shpirtėror total. Ti nuk mund tė duash me dashuri tė pastėr derisa nė ēdo ēast nė kokėn tėnde fluturojnė mendime negative. Vetėm kur e kultivon nė shpirtin tėnd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vėlla, vetėm atėherė: kur do t’ia lėshosh sytė atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dėrgosh rreze dashurie, rreze pozitive

Ti nė atė rast je parajsa pėr nėnėn, pėr shokun, vėllain, mikun, pėr sytė e tyre, pėr shpirtin e tyre, pasi sė pari e krijove parajsėn nė shpirtin tėnd. Sa herė qė i shikon, do t’u dėrgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonė burojnė pėrmes tėrė qenies sonė, por pėrmes syve mė sė shumti. Ata janė pasqyrė e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote njė nga njė mendimet e kėqija, negative, tė ulėta, e egoiste, atėherė ēdo gjė do e pėrjetosh ndryshe... prania e tjetrit pėr ty ka pėr tė qenė kėnaqėsi, sikurse prania jote pėr tė.

Ti mund tė thuash: po, unė ashtu veproj, por... tė tjerėt! Krejt kjo tė duket ashtu vetėm pse ti nuk je ndriēuar akoma. Ndriēohu! Sill edhe mė shumė dashuri, dashuri tė pastėr! Sill dritė! Ndriēohu ti, secili bartė pėrgjegjėsin pėr vete. Ne ndonjėherė vėrtet dėshirojmė ta ndryshojmė tėrė botėn, por vetėn jo; kur mė sė bukuri dhe mė sė lehti do tė ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht tė takoheshim me natyrėn tonė. Tė pajisemi, pra me dritė, qė drita jonė e dashurisė tė djeg errėsirėn e botės qė na rrethon, t’i ngulfasė retė e zeza tė egoizmit tonė.

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi