Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  Neo prej 12.08.09 23:29

Skenderbeu nje kalores templar

Mihallaq Xhavo:
Gjergj Kastrioti ishte njė kalorės templar, me grada tė larta e tė fshehta


Pse historia e ka mohuar tė vėrtetėn mbi heroin
Ju tregoj Skėnderbeun ndryshe

E njohim si kalorės, trim tė ēartur dhe fisnik, por shumė pak njerėz, pėr tė mos thėnė gati aspak e kanė njohur si alkimist, si kalorės tempullar apo mason. Skėnderbeu tani na shfaqet nė njė dimension krejt tė ri, ashtu siē nuk e kishim menduar ndonjėherė, por qė nė fakt, ėshtė nė sintoni me kohėn kur ai jetoi.

Njė pėrqasje me figura tė tilla si: Leonardo Da Vinēi, Shekspiri, Njutoni apo Galileo Galilei ėshtė nė qendėr tė vėshtrimit tė ri tė Skėnderbeut. Pėr mė tepėr, ai vjen si alkimist i nivelit mė tė lartė, nė dy piktura tė Mihallaq Xhavos, ku ka njė analogji mjaft tė dukshme mes Heroit tonė Kombėtar dhe Kodit tė Da Vinēit, librit tė Dan Braun.

Po pse Mihallaq Xhavo paraqet figurėn e Skėnderbeut nė kėtė mėnyrė dhe si e justifikon punėn dhe studimin e tij pėr kėtė figurė kombėtare? Ēdo tė thotė pėr Xhavon simboli i pėrkrenares sė Skėnderbeut dhe ēfarė ka mohuar sipas tij, historia shqiptare, deri mė sot?

Nė njė intervistė pėr Tirana Observer, Xhavo rrėfen pėr Skėnderbeun mistik dhe antikishtar... Nė pikturat e tua Skėnderbeu shfaqet i rrethuar me elementė mitologjikė e historikė. Pse e keni sjellė figurėn e tij nė kėtė mėnyrė dhe ēdomethėnie ka kjo?

Skėnderbeu vjen nė njė dimension tė paparė deri tani. Evolucioni nuk ėshtė te piktura, por te mėnyra sesi ėshtė parė Skėnderbeu pėr tė dhėnė njė ide tjetėr. Kjo rinovon edhe pikturėn, sjell edhe elementin mitologjik, jo pikturėn reale qė ėshtė e vėshtirė pėr tu parė dhe pėr tu kuptuar nga njė publik i caktuar, por jam pėrpjekur tė sjell esencėn e Skėnderbeut.

Skėnderbeu i pėrkiste asaj qė quhet dija arkane(dije sekrete tė antikitetit). Ishte njė kalorės tempullar me grada tė larta e tė fshehta i aristokracisė evropiane masone. Ēfarė ju shtyu pėr ta parė dhe pėr ta sjellė figurėn e Skėnderbeut nė kėtė formė?

Ne dimė qė Skėnderbeu i pėrkiste njė familjeje mbretėrore, por figura e tij nuk ishte e plotėsuar. Nuk ka asnjė figurė mesjetare qė tė mos jetė e lidhur me kultin, me mistiken. Ku e bazoni mendimin tuaj kur thoni qė Skėnderbeu ishte njė tempullar mason?

I vetmi simbol autentik i Skėnderbeut ėshtė pėrkrenarja, e bėrė qė atėherė qė tė mos humbasė nė shekuj. Kjo pėrkrenare mishėron njė simbol tė fuqishėm. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret paraqiste simbolet e tij tė caktuara, qė njiheshin nga ata vetė, por jo nga masa e popullsisė.

Ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ėshtė kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Sot ne mund tė themi me bindje, se Skėnderbeu ishte njė njeri me prirje dhe aftėsi okulte: alkimist, ezoterik, mistik, cilėsi kėto tė kalorėsve mesjetarė ( tempullarėt) mbrojtės tė njė historie tė madhe dhe tė shumė sulmuar.

Njė gjė e tillė ėshtė shtjelluar gjerėsisht edhe nė librin Kodi i Da Vinēit tė autorit David Braun. Ku i shihni kėto ngjashmėri mes Kodit tė Da Vinēit dhe te Skėnderbeu? Kisha kristiane katolike e deformoi mesazhin e krishterė. Ndaj pėr tė mos humbur besimin te Zoti dhe krishterimin e vėrtetė, njė pjesė e njerėzve vepronin dhe punonin nė rrugė tė dyfishtė.

Edhe Skėnderbeu e bėnte diēka tė tillė. Ai ishte i krishterė dhe e donte krishterimin, por ishte kundėr priftėrinjve, apo kishės dhe madje, ( edhe pse ne e njohim ndryshe) i urrente ata.

Kjo ėshtė njė praktikė e njohur botėrore dhe nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe Shekspiri, Leonardo Da Vinēi, Galileo Galilei, Njutoni etj.

Nė pikturat e mia unė e kam bėrė aktuale kėtė ide nėpėrmjet instrumenteve figurative. Ku e shihni kėtė antikishėrim ( me tė cilin bėni paralelizėm me veprėn e Braunit) tė Skėnderbeut besimtar? Njė simbol qė kam pėrdorur nė pikturat e mia ėshtė njė kupė, e cila qėndron vertikalisht me Teutėn sipėr, kupa e Gralit, e cila nė Shqipėri e sollėm vetėm tė pikturuar nė ikona.

Nė Evropė e shohim te Darka e fundit e Krishtit. Kjo kupė simbolizon feminilitetin, planetin Venera dhe dishepullin kryesor tė Krishtit, qė ishte Maria Madalena. Ajo transmetuesin e vėrtetė tė Krishtit nuk e pranoi, por zgjodhi Shėn Pjetrin. Ky ėshtė devijimi i madh i kristianizmit.

Do tė ishte Maria Madalena dhe Papa I vazhdues i kristianizmit, jo Shėn Pjetri. Prandaj tė gjithė kėta mjeshtėr tė mėdhenj, tė fshehtė, por dhe kalorės tė kristianizmit ishin nė dijeni tė kėtij mashtrimi tė madh tė asaj kohe. Mund tė na tregoni diēka pėr simbolet tempullare dhe instrumentet figurativė qė keni pėrdorur?

Simbole tė tilla si trėndafili, shpata, ku trėndafili qėndron nė qendėr tė shpatės atje ku formohet nė qendėr kryqi janė simbole tė kristianizmit mesjetar dhe tė rilindjes, tė tempullarėve tė asaj kohe dhe kėtė simbole janė vendosur pėr tė pėrēuar idenė se Skėnderbeu ka qenė njė tempullar, sepse ka elementin e dashurisė dhe rinor pėr jetėn dhe pėr misteret.

Ēfarė vendi zė, Skėnderbeu nė rrafshin historik? Duke marrė spunto nga pėrkrenarja e Skėnderbeut ne mund t'i veshim shumė elementė tė tjerė dhe na shpjegohet shumė qartė figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure.

Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn, domethėnė t'i shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės. Cilėsitė e tij ishin tė veēanta dhe tė rralla, prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund t'i referoheshin nė histori, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara mund t'i referohej ilirėve dhe Teutės, e cila nė pikturė qėndron sipėr; njė nudo e shtrirė nė tempullin e vet tė historisė, por edhe si figurė frymėzuese e kalorėsve tė asaj kohe.

Skėnderbeu dhe historia mistike Duke marrė spunto nga pėrkrenarja, ne mund ti veshim Skėnderbeut shumė elementė tė tjerė. Kjo na shpjegohet shumė qartė te figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure.

Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn domethėnė ti shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės, thotė prof. Mihallaq Xhavo, duke shtuar se cilėsitė e Skėnderbeut ishin tė veēanta dhe tė rralla.

Prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund ti referoheshin nė histori. Jam pėrpjekur tė sjell historinė e Shqipėrisė nė pikėpamjen jo thjesht dokumentare, zyrtare dhe materialiste.

Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historinė e fshehtė, mistike dhe historinė e dokumentuar pėr masat.

Nė gjithė botėn po rishikohen figurat historike, nė gjithė botėn historia zyrtare po pasurohet me historinė mistike, okulte dhe po shihen si tė vėrteta disa gjėra qė deri dje ishin dėnuar gabimisht. Historia jonė ka mohim tė kėtyre vlerave.

Ata nuk ėshtė se janė kritikuar, por tek ne nuk janė vėnė re asnjėherė. Dhe ne po pretendojmė t'i vemė nė dukje duke marrė spunto nga njė kulturė universale iluministe.

Ėshtė njė shekull i zhvillimeve tė mėdha nė kėtė fushė.

Blerina Goce
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dicka inverse me ate qe citohet me siper

Mesazh  kristigothic prej 18.09.09 21:35

Ne rradh te pare desha te pyes zoterine se kur eshte ndier ai antishqiptar prej Skenderbeut? Pasi aty permendet se ka patur raste qe "jemi ndier antishqiptar prej Skenderbeut".

Gjithsesi une jam ndier perhere krenar nga fakti se Skenderbeu ka qene shqiptar. Ky pohim duket aq i vaket, sa s'mund te merret kurresesi ne konsiderate si hipoteze, e jo me te pretendohet si nje e vertete e fshehur.

Kujtojme Dan Braun i ka paraqitur shkrimet e tij si hipoteza, megjithese jane teper bindese, e jo me te paraqitet ky shkrim si e vertete. Do te ishte mediokritet po te pretendohej nje gje e tille, po ashtu edhe po te besohej nga cilido.

P.S zoteri shiko me kujdes faktet dhe deshmite historike.
avatar
kristigothic

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pasardhėsi i Skėnderbeut, pas gjysmė shek nė Shqipėri!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 02.12.11 10:20



Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur pėr herė tė parė pas 55 vjetėsh tokėn shqiptare. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Jeton nė Kazerta, afėr Napolit sė bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtė.
Ka mbėrritur dje nė portin e Durrėsit, aty ku 500 vjet tė shkuara u largua familja e Skėnderbeut e ka udhėtuar mė pas drejt Krujės.
Emri e lidh pashmangshėm me Skėnderbeun. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leēes, ndėrsa ka shumė tė tjerė qė abuzojnė me kėtė emėr.
Me ftesė tė drejtorit tė Institutit Kombėtar tė Diasporės nė Ministrinė e Jashtme, z. Roland Bimo, do tė njohė nga afėr vendin e tė parėve. Ka mbėrritur rreth orės 10.00 nė Tiranė dhe pak mė pas ka udhėtuar drejt Krujės. Nuk i pėrshkruante dot emocionet e kėsaj vizite tė parė.
Sot do tė udhėtojė drejt Peshkopisė, ku me mbėshtetjen e kryetarit tė bashkisė, Ilir Korsit dhe kryetarit tė qarkut, Naim Gazidede, do tė zhvillohen edhe festimet kryesore pranė shtatores sė Skėnderbeut nė kėtė qytet, realizuar dy vjet mė parė nga artisti Sadik Spahiu me mbėshtetjen e Zaim Krosit.
Njė udhėtim nė fshatin e vendlindjes sė paraardhėsve nė Sinė dhe pastaj udhėtimi drejt Dibrės sė Madhe, ku do t’i presė kryetari i bashkisė, Argėtim Fida. Aktivitetet do tė vazhdojnė me njė pritje tė ministrit tė Jashtėm, z. Haxhinasto e mė tej Giorgio (Xhorxho) do tė shkojė nė Arkivin e Shtetit pėr tė dorėzuar dokumentin e pemės gjenealogjike tė familjes marrė nga Arkivat e Kėshillit tė Konsultės Araldike.
Nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip”, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinė e tij dhe tė familjes.

Kjo ėshtė hera e parė qė ju vizitoni Shqipėrinė. Cilat janė ndjesitė apo mendimet qė ju vijnė?
Hera e parė ėshtė njė ndjesi shumė e veēantė. E pres kėtė moment prej mė shumė se 55 vjetėsh. Emocionet janė tė pafundme. Kam jetuar me to gati njė muaj mė parė, kur Ylli Polovina, me tė cilin jam njohur mė herėt nė Itali, mė tha se mund tė ishte mundėsia tė udhėtoja drejt Shqipėrisė me njė ftesė zyrtare. Kjo mė nderoi shumė. Shpresoj tė jem nė lartėsinė e duhur tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time Kastrioti Skėnderbe nė vendin nga i cili u nisėm 500 vjet mė parė. Shqipėria do tė ishte i vetmi vend ku nuk do tė vija kėmbė nėse nuk do tė kisha pasur ftesė zyrtare, dhe kjo jo pėr tė fituar njė lavdi tė kotė. Ne na dallon nga tė tjerėt fakti qė kemi pasur fatin tė lindim Kastrioti Skėnderbe dhe duhet ta prezantojmė denjėsisht figurėn e tij. Mundėsinė pėr tė ardhur zyrtarisht nė Shqipėri ne e kemi pasur. Familja ėshtė pėrfaqėsuar nga xhaxhi im, i cili sė bashku me kushėrirėn time, Maria Luisa kanė ardhur me Urdhrin e Maltės pėr tė sjellė ndihma nė ditėt e vėshtirat tė vitit 1997. Kjo i paraprinte njė vizite zyrtare. Unė ecja me pasaportėn nė xhep nė pritje qė tė dilte ēasti i duhur pėr tė ardhur e pėr tė parė tokėn tonė. Janė ēėshtjet historike qė na kanė detyruar tė mos vijmė. Duhet ta pranoj se kėtu Skėnderbeu ėshtė njė hero kombėtar, por nė Itali ėshtė keqtrajtuar figura e tij. Unė mendoja se ishte e drejtė tė fillonim tė bėnim njė emigracion nga e kundėrta. Kjo do tė thotė se ėshtė Skėnderbeu qė rikthehet nė shtėpi dhe kthehem sė bashku me gruan time Stefania. Tė vegjėl mendonim se nuk do tė mund ta vizitonim kurrė kėtė vend. Na dukej se ishte i ndaluar pėr njerėz normalė, e jo mė pastaj pėr ne qė mbanim kėtė mbiemėr. Ndiheshim si nė ekzil, por tani ndihem si nė shtėpinė time. Unė vij nga njė familje qė nuk ka kėrkuar asnjėherė tė shpėrfaqet. Ne nuk duam gjė tjetėr, veēse tė themi se ekzistojmė.

Pėr tė gjithė lexuesit, a mund tė na sqaroni degėn familjare pėrmes sė cilės ju jeni pasardhės i Skėnderbeut?
Pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468, familja (Gjoni me tė ėmėn Donikėn) u transferua nė Mbretėrinė e Napolit. Falė marrėdhėnieve tė mira dhe ndihmės qė Skėnderbeu i kishte dhėnė kėsaj mbretėrie, mbreti Ferdinand i Aragonės i ktheu respektin familjes. Si nė ēdo familje tjetėr, nė vitet qė pasuan lindėn shumė fėmijė, disa prej tė cilėve zgjodhėn rrugėn e tyre pėr tė mos qėndruar nė Napoli. Ne jemi trashėgimtarė nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetėr trashėgimtare e Leēes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandėr Skėnderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmė. Tė dy jemi Kastrioti Skėnderbe, tė dy jemi krenarė qė jemi pėrfaqėsues tė heroit tė madh. Nuk kemi marrėdhėnie tė ngushta me ta, por s’ka vend as pėr aludime tė tjera. Mė duket e parėndėsishme tė thuash qė unė jam trashėgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve qė ne zotėrojmė, tė thuash qė unė jam direkt apo indirekt mė duket e parėndėsishme. Por pėr tė shpjeguar kėtė rast, po marr njė shembull tė thjeshtė. Unė kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skėnderbe dhe Aleksandro Maria Skėnderbe. Nėse djali i madh, Filipo nuk do tė mundet tė ketė fėmijė ose nuk do tė ketė fėmijė meshkuj, tė drejtėn e pasardhėsit do ta gėzojė Aleksandri. Ne rrjedhim nga njė familje sė cilės mė 1945, me vdekjen e trashėgimtarit direkt Franēesko, i kaloi nderi pėr tė pėrfaqėsuar Skėnderbeun. Nė kėtė linjė, unė jam i fundit trashėgimtar deri sa kjo t’i kalojė djalit tim, Franēeskos. Tė gjitha kėto qė po them janė tė dokumentuara nė Arkivat e Romės, lehtėsisht tė verifikueshme.

Gjatė kėtyre viteve ka pasur shumė persona qė kanė pretenduar apo e kanė shpallur veten pasardhės tė familjes sė heroit kombėtar. Jeni nė dijeni edhe ju?
Pėrmes internetit fillova tė lexoja pasaktėsi pėr sa i pėrket familjes Kastrioti Skėnderbe dhe fillova tė rebelohesha. Ne nuk kėrkojmė asgjė, por historia duhet tė respektohet. Unė pėrfaqėsoj trashėgiminė aktuale direkte tė heroit shqiptar. Shpresoj qė vetėm nė nivel emri tė jemi tė nderuar qė i pėrkasim atij dhe tė tregojmė se i pėrkasim. Ndaj kam sjellė me vete njė broshurė qė pėrmban tre dokumente: Janė pemėt gjenealogjike tė familjes, njėra prej tyre e njohur mė 1910 edhe nga Arkivi i Kėshillit tė Konsultės Araldike (familjet fisnike), tė cilat do t’i dorėzohen Arkivit Qendror Shtetėror.

Ju thatė se Skėnderbeu ėshtė i keqtrajtuar nė Itali. E thoni kėtė krahasuar me kontributin e tij pėr kėtė vend?
Kultura italiane ndaj figurės sė Skėnderbeut ėshtė indiferente. Ai ėshtė njė hero qė i ka dhėnė shumė jo vetėm Shqipėrisė, por gjithė Europės, por fatkeqėsisht nuk ėshtė i vlerėsuar ashtu si nė vendin tuaj, madje mė lejoni tė them, nė atdheun tonė. Nė Itali, ne tė familjes Kastrioti Skėnderbe jemi njerėz normalė, ashtu siē ėshtė e drejtė tė jemi: punėtorė dhe prindėr. Roma ka sheshin “Albania” me monumentin e Skėnderbeut, po aty ėshtė edhe pallati i famshėm me emrin e tij, i cili duhet tė ishte njė vend ku tė tregoheshin marrėdhėnien e shkėlqyera italo-shqiptare, por pėr fat tė keq atje ėshtė muzeu i makaronave. Ėshtė i pashpjegueshėm pėr mua fakti pse nuk ka njohje pėr figurėn, njeriun dhe historinė e Skėnderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe pėr faktin se politikani i vėrtetė sot nė Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumė i pėrgatitur. Unė vet ndjehem i papėrgatitur pėrballė Skėnderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai qė nuk ka asnjė lidhje, ēfarė mund tė dijė pėr tė. Historia e njė heroi qė ka punuar shumė pėr Europėn sot nuk njihet, pėrveēse nga arbėreshėt apo nga ata me origjinė arbėreshe. Sigurisht qė nėse takoni djalin tim, ai do t’u pėrgjigjet.

E meqenėse flasim pėr arbėreshėt, ata janė ende dėshmi e gjallė e asaj qė ndodhi nė vitet ‘500. Si janė raportet tuaja me ta?
Arbėreshėt pėrfaqėsojnė historinė dhe traditat qė sipas meje, nuk gjenden mė kėtu, edhe pse nuk mund tė flas me siguri pėr Shqipėrinė. Ata flasin ende shqipen e vjetėr, janė krenarė, tė mrekullueshėm dhe kanė gjak shqiptar, qė rrjedh nė mėnyrė tė vrullshme. Kontaktin e parė qė kam pasur me arbėreshėt ka qenė vitin e shkuar. Patėm nderin tė ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) nė njė festė tė pėrvitshme, ku na trajtuan shumė mirė. Do tė ishim edhe kėtė vit, po tė mos kishim marrė ftesėn pėr nė Shqipėri, nė tė cilėn nuk mund tė mungoja. Doja tė sillja edhe djemtė, por do tė ishte e ekzagjeruar.

Do tė udhėtoni nė Krujė, nė Peshkopi, nė Dibėr tė Madhe. Ēfarė prisni tė gjeni nė kėto qytete?
Krujėn e konsideroj si qytetin tim. Njė vizatim i saj qėndron pėrballė tryezės sime tė punės sė bashku me njė flamur shqiptar dhe shqiponjėn. Do tė mė duhet t’i vizitoj mė parė e pastaj tė flas.

A trashėgoni objekte me vlerė historike nga familja, libra apo dokumente?
Ruaj ende njė pikturė tė shkėlqyer tė Skėnderbeut. Nė fakt ėshtė e vendosur te shtėpia e Nėnės nė Napoli, por mė pėrket mua. Ruaj po ashtu edhe njė pikturė qė motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratė nė dasmėn e Mbretit Zog. Mė kanė treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundėsinė tė martohej me njė pasardhėse tė Skėnderbeut qė ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bė, nuk e di as se pse dhe nuk dua tė ngatėrrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndėrmend t’i dėrgonte njė pikturė qė pėrfaqėsonte Skėnderbeun si luftėtar. Nuk pati guximin ta dėrgonte, sepse kishte thėnė se e kishte realizuar vetė, por nė fakt ishte e njė piktori tjetėr. Janė gjėra tė vogla tė familjes. Janė edhe disa tekste tė 1800-s qė dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e dinastisė Skėnderbe.

Ēfarė angazhimi keni ju nė jetėn e pėrditshme?
Njė ditė e zakonshme e jona, nėse nuk do tė ishim nė Tiranė, do tė na gjente mė Napoli ose Kazertė ku jetojmė. Nė idenė e vjetėr, princat jetonin nė njė botė ekstravagante, plot me luks. E jona ėshtė njė jetė normale. Unė jam drejtor i njė banke, ndoshta jam mė mirė se tė tjerėt, por ka edhe mė tė mirė se unė. Bashkėshortja ime Stefania ėshtė e zonja e shtėpisė dhe administron familjen. Tė premten, deri nė orėn 14:00, kam punuar nė bankė duke paguar ēeqe, mora skuterin (ėshtė kali im) dhe u ktheva nė shtėpi. Psikologjikisht u pėrgatita tė marr njė tjetėr pozicion dhe shpresoj tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time.

Ēfarė do tė merrni me vete kur tė ktheheni?
Gjithēka, mendoj se nuk do mė mjaftojnė lekėt (Qesh). Do marr me vete kujtimin mė tė mirė. Sapo arrita, mė njoftuam se do tė kem takime tė ndryshme dhe aktivitete qė nė njėfarė mėnyre do tė pėrcillen mediatikisht, duke e bėrė mė tė njohur familjen time. Unė dua qė tė gjithė tė kuptojnė qė nuk kam ardhur tė bėj asgjė, veēse tė prek me kėmbėt e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujėn, fshatin e origjinės Sinėn dhe ėshtė lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unė, nuk mund ta kuptoje.

Burimi: Gazeta “Shqip” – Oliverta Lila
avatar
Meridiani 0 (zero)

319


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  Androo prej 02.12.11 17:02



Edhe Skenderbeu na qenka serb?!

“Flamujt dhe shtetet e botės”, botim i vitit 2011, nga shtėpia botuese “Touring Editore”, nėn kujdesin e Claudio Troia-s. Kėrkoj flamurin shqiptar dhe filloj tė lexoj nė faqen 17, qė i kushtohet Shqipėrisė.

U shtanga nga njė sėrė pasaktėsish dhe gabimesh trashanike qė fillonin me shpjegimin toponomastik sipas tė cilit Shqiperia (e shkruar me e dhe jo me ė) vjen nga fjala shqipe “shqiponjė”, pra vendi i shqiponjave.

Dihet qė nuk ėshtė pikėrisht kėshtu, kjo duhet konsideruar lectio facilior, e hedhur poshtė nga gjuhėtarėt, sipas tė cilėve Shqipėri, shqiptar (e) nuk lidhen me shqiponjėn, por me ndajfoljen shqip, d.m.th. flas shqip – flas qartė.

Kėshtu, emri i vendit dhe i banorėve (Shqipėri, shqiptarė) tregojnė ata qė flasin qartė, qė kuptohen. Por ėshtė e kuptueshme qė qasja me shqiponjėn ka njė efekt mė shumė folklorik, meqė ėshtė simbol i flamurit. Mė tej lexoj: “Heroi kombėtar me origjinė serbe, Gjon Kastrioti (Skėnderbeu)”.

Si mos tė habitesh para kėsaj gafe tė madhe historike. Dihet qė Gjoni ishte babai i Gjergjit dhe ky i fundit u quajt Skėnderbe, monumenti i tė cilit ngrihet madhėshtor nė sheshin “Skėnderbej” nė Tiranė, nė Prishtinė, por edhe nė Romė, nė sheshin “Albania” (Shqipėria). Origjina e pagjasė serbe e Skėnderbeut ėshtė diskutuar gjerėsisht dhe ėshtė hedhur poshtė. Pėrveē serbėve, edhe grekėt janė ēimentuar nė tentativėn pėr tė ndryshuar kombėsinė e Gjergj Kastriotit tonė.

Tė gjitha kėto tentativa jo vetėm qė nuk kanė asnjė bazė historike, qė tė justifikojnė pozicione tė tilla ultranacionaliste, por edhe nuk mund tė kundėrshtojnė dhe tė vėnė nė diskutim faktet e pamohueshme dhe tė sakta historike. Ata qė ende sot vazhdojnė tė dyshojnė pėr shqiptarėsinė e Skėnderbeut, ose nuk kanė aspak respekt pėr studimet e bėra pėr argumentin nė fjalė, ose janė pjesė e axhendave tė caktuara politike, qė herė pas here lulėzojnė nė Ballkan.

Tentativa e parė pėr tė “serbizuar” Skėnderbeun daton mė 1368-n, kur Charles bisht, ku pėrmendej “Branilo Kastrioti” qė sipas tij mund tė ishte stėrgjyshi i Gjergjit dhe kjo thjesht, sepse ai nuk mori parasysh lidhėzėn “i” qė ndante njė farė Branilo (emėr kristiano-sllav) nga Vlora me njė Kastrioti nga Kanina (cfr. Harry Hodgkinson, Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, Londra 1999, p. 124, nota 7).

Nė librin “Flamujt dhe shtetet e botės” Skanderbeg vazhdon tė jetė Skanderberg (pra me – r, kjo pėr asonancė me shumė –berg gjermanė dhe skandinavė) dhe kjo bėhet palė me citimin qė i bėn botuesi emrit tė princit tė Shqipėrisė sė pavarur (1912) Guglielmo di Wield ose Wilhelm von Wied (1877 – 1946).

“Risia” mė e madhe u pėrket gjuhėve qė fliten nė Shqipėri; ėshtė e vėrtetė qė gjuha e vendit ėshtė shqipja, por pohimi qė greqishtja ėshtė gjuha tjetėr qė flitet mė shumė, nuk ėshtė i vėrtetė. Nė zonat nė kufi me Greqinė, greqishtja pėrdoret nė raportet e pėrditshme, por nėse do tė duhej tė caktonim njė gjuhė tė dytė pėr shqiptarėt, atėherė mė e pėrhapura – dhe ndoshta nė vend tė parė – do tė ishte italishtja, si pėr numrin e madh tė emigrantėve nė kėto 20 vitet e fundit, por edhe pėr pėrhapjen e kanaleve televizive italiane.

Nė fakt, pothuaj shumica e shqiptarėve flasin mirė italisht (por edhe gjuhė tė tjera tė huaja). Edhe nėse shqiptarėt do tė ishin tė gatshėm tė pranonin greqishten si gjuhė tė dytė, ėshtė shumė e sigurt qė asnjė nuk do tė pranonte origjinėn e pretenduar serbe tė heroit kombėtar, as gati njė milion banorėt e Tiranės (nė libėr thuhet se nė kryeqytet banojnė rreth 350 000 banorė), aq mė pak shqiptarėt e Kosovės, shteti mė i ri i Ballkanit i shpallur mė 2008-n, me tė cilin Shqipėria kufizohet nė Veri – Lindje (dhe jo me Serbinė, siē thuhet nė botimin e shtėpisė botuese “Touring”).

Nėse pasaktėsi tė tilla dhe kaq tė shumta do tė ketė dhe pėr flamujt dhe shtetet e tjera, pėr tė cilat nuk jemi nė gjendje tė japim njė vlerėsim, atėherė Touring do tė duhej tė nxirrte njė ribotim tė ri. *Universiteti i Kalabrisė, Itali
avatar
Androo

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  Elson Precaj prej 02.12.11 17:17

kete lajm rreth heroit tone kombetar GJERGJ KASTRIOTIT qe paska publikuar ky NEO . Na qenka nje teori origjinale greke e nderthurur me serbe , si te gjitha te dhenat historike qe kemi te trasheguara ne sot ! GJERGJ KASTRIOTI ka qene nje luftetar qe rradhe bota ka pare ,kot nuk e mori edhe titullin (iskandar ) aleksander . Ndersa armiqte e kombit tone flasin dhe duan te ulin figuren e heroit tone kombetar qe e gjith europa dhe ballkani na e kane zili per nje figure te tille ! cfar nuk po flasin per heroin tone kombetar njehere ai gjermani e quajti cub malesh dhe tani nga na mbine keto ide se na paska qene tempullar dhe antikrisht ai ka qene mbrojtes i krishterimit ne ballkan ! figura e tij ka frymzuar shume pasardhes te tij qe te mbrojne atdheun dhe te arrijme ne kete pike qe jemi sot ! per mua ai ka qene dhe vazdhon te jete nje figure e ndritur e kombit shqiptar dhe i ka sherbyer vetem kombit te vet dhe absolutisht nuk pajtohem me faktin se ai ka qene mason apo tempullar ! tani ai na paska qene mason vetem e vetem se disa simbole qe ai posedonte mund ti lidhim me simbolet masone pffffffff kthjellou kthjellohu djal me mire mos fol dhe mos mbush mendjet e njerzeve me idete antishqiptare te x personave ! msohuni te respektoni dhe te mbroni vetveten sepse gjergj kastrioti na perket neve ai eshte i joni ne nuk duhet te lejojme qe te shpifen per figuren e tij ai ka luftu per kete toke qe ne trashegojme sot e jo per interesat e te tjerve ( te masonve apo te papes ) ai ka luftuar per interesat e kombit tone .
avatar
Elson Precaj

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

neo

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 02.12.11 19:08

i nderuar neo me gjith rrespektin ce kam per postet e tua tani ti ja ke fut kot mor mik pse ta them un nga e nxorre kte teori se skenderbeu ishte templar si i hidhni keto hipoteza si fallcifikoni luften e legjendarit me te madh ce ka patur ky komb perse e hidhni poshte luften e tij shum vjecare ce zhvilloi kunder turqve e ke gabim sepse skenderbeu eshte ac i madh si ne kohen kur jetoj edhe deri tani sa shtet e tjera jane shum xheloz per shkak te luftes se tij edhe trimerise se tij ce nuk kishte kufi por gjithsesi un po te them neo e ke shum gabim ce e krahason skenderbeun me kalores templar ahahahahhaahah
avatar
Ushtari i krishtit

346


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

Mesazh  xheme prej 03.12.11 22:18



Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Hero Kombėtar (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrisė.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen Shqiptare tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojshme, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės. Ndėr autorėt shqiptarė janė Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

...Legjenda

-Nė njė rast Ballaban Pasha i dėrgoi Skėnderbeut njė dhuratė: katėr kuaj arab sė bashku me njė pajisje tė shkėlqyer pėr tė nderuar Skėnderbeut si njė komandant, ndėrsa Skėnderbeu si pėrgjigje ģa kthen me njė dhuratė tė e pėrbėrė nga njė shkop bariu dhe njė gunė, duke i dhėnė tė kuptoj Ballaban pashės se do tė kishte qenė mė shumė i nderuar tė ishte njė bari i thjeshtė nė fshatin e tij, sesa tė tradhtonte vendin e tij.

-Pėr popullit shqiptare Skėnderbeu bėnte mrekulli me shpatėn e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra tė ngrinin shpatėn e tij dhe se ai mund tė copėtonte shkėmbinj ose shpoj male me tė. Nė njė ngjarje tjetėr popullore ėshtė thėnė gjatė negociatave pėr paqe Sulltan Mehmedin II, qė kishte dėgjuar pėr shpatėn e Skėnderbeut i kėrkoi atė si njė nder Skėnderbeut.

Skėnderbeu pranoi dhe dėrgoi shpatėn e tij si njė dhuratė pėr sulltanin. Njerėzit e Skėnderbeut pas dėgjimit tė lajmeve ishin tė shqetėsuar. Ata i dolėn Skėnderbeut nė lidhje me frikėn e tyre se ai i dorėzoi shpatėn e tij legjendare, por Skėnderbeu qeshi dhe u pėrgjigj se ai i dorėzoi shpatėn e tij, por jo krahun e tij.

-Gjatė njė betejė tė furishme kundėr turqve qė zgjati pėrtej muzgut, Skėnderbeu urdhėroi disa nga ushtarėt e tij tė gjenin njė tufė me dhi, e u lidhėn pishtarė tė ndezur brirėve tė tyre dhe dėrgohen nė drejtim tė rreshtave tė ushtarėve turq gjatė natės.

Turqit besuan se u sulmuan nga trupa tė shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundėn qė nė numėr. Pėr shėrbimin e rėndėsishėm tė marrė nga ana e kėtyre kafshėve, heroin ynė vendosi tė pėrvetėsojė imazhin e kafshės si emblemė tė tijėn, nė pėrkrenaren e tij.

-Skėnderbeu nė shtrat tė vdekjes sė tij urdhėroi djalin e tij pėr t'i shpėtuar hakmarrjes turke tė largoheshin pėr nė Itali, tha se sa mė shpejt tė zbarkojė nė ranishte tė gjente njė pemė ku tė lidhė kalin e tij dhe shpatėn e tij, dhe sa herė qė tė frynte era turqit tė dėgjonin shpatėn e tij nė ajėr dhe hingėllimėn e kalit tė tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.

-Me tė pėrhapur lajmin e vdekjes sė Skėnderbeut, Turqit vendosėn tė sulmonin forcat shqiptare sa mė shpejt qė tė pėrfitonin nga morali i ulėt qė ngjarja kishte prodhuar. Komandantėt shqiptar vendosėn tė pėrdornin njė dredhi tė pazakontė: morėn nga shtrati i vdekjes trupin e pajetė tė kreut tė tyre dhe e hypėn mbi kalin e tij, nxitur nė luftė me tė gjithė ushtrinė e tij prapa. Turqit, u ndien tė mashtruar me lajmin e rremė rreth vdekjes sė tij dhe u tėrhoqėn.
avatar
xheme

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

skenderbeu

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 13.01.12 19:27

nese mendon epirin ta roberosh skenderbeun gjall ta zesh merr 50 mije ushtare sepse ti nuk e di cka jane shqiptaret njeri do tu u hidhet njeqindve a skenderbeu do tu hidhet njemijeve
avatar
Ushtari i krishtit

346


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  maximus prej 18.01.12 11:07

Neo shkruajti:Skenderbeu nje kalores templar

Mihallaq Xhavo:
Gjergj Kastrioti ishte njė kalorės templar, me grada tė larta e tė fshehta


Pse historia e ka mohuar tė vėrtetėn mbi heroin
Ju tregoj Skėnderbeun ndryshe

E njohim si kalorės, trim tė ēartur dhe fisnik, por shumė pak njerėz, pėr tė mos thėnė gati aspak e kanė njohur si alkimist, si kalorės tempullar apo mason. Skėnderbeu tani na shfaqet nė njė dimension krejt tė ri, ashtu siē nuk e kishim menduar ndonjėherė, por qė nė fakt, ėshtė nė sintoni me kohėn kur ai jetoi.

Njė pėrqasje me figura tė tilla si: Leonardo Da Vinēi, Shekspiri, Njutoni apo Galileo Galilei ėshtė nė qendėr tė vėshtrimit tė ri tė Skėnderbeut. Pėr mė tepėr, ai vjen si alkimist i nivelit mė tė lartė, nė dy piktura tė Mihallaq Xhavos, ku ka njė analogji mjaft tė dukshme mes Heroit tonė Kombėtar dhe Kodit tė Da Vinēit, librit tė Dan Braun.

Po pse Mihallaq Xhavo paraqet figurėn e Skėnderbeut nė kėtė mėnyrė dhe si e justifikon punėn dhe studimin e tij pėr kėtė figurė kombėtare? Ēdo tė thotė pėr Xhavon simboli i pėrkrenares sė Skėnderbeut dhe ēfarė ka mohuar sipas tij, historia shqiptare, deri mė sot?

Nė njė intervistė pėr Tirana Observer, Xhavo rrėfen pėr Skėnderbeun mistik dhe antikishtar... Nė pikturat e tua Skėnderbeu shfaqet i rrethuar me elementė mitologjikė e historikė. Pse e keni sjellė figurėn e tij nė kėtė mėnyrė dhe ēdomethėnie ka kjo?

Skėnderbeu vjen nė njė dimension tė paparė deri tani. Evolucioni nuk ėshtė te piktura, por te mėnyra sesi ėshtė parė Skėnderbeu pėr tė dhėnė njė ide tjetėr. Kjo rinovon edhe pikturėn, sjell edhe elementin mitologjik, jo pikturėn reale qė ėshtė e vėshtirė pėr tu parė dhe pėr tu kuptuar nga njė publik i caktuar, por jam pėrpjekur tė sjell esencėn e Skėnderbeut.

Skėnderbeu i pėrkiste asaj qė quhet dija arkane(dije sekrete tė antikitetit). Ishte njė kalorės tempullar me grada tė larta e tė fshehta i aristokracisė evropiane masone. Ēfarė ju shtyu pėr ta parė dhe pėr ta sjellė figurėn e Skėnderbeut nė kėtė formė?

Ne dimė qė Skėnderbeu i pėrkiste njė familjeje mbretėrore, por figura e tij nuk ishte e plotėsuar. Nuk ka asnjė figurė mesjetare qė tė mos jetė e lidhur me kultin, me mistiken. Ku e bazoni mendimin tuaj kur thoni qė Skėnderbeu ishte njė tempullar mason?

I vetmi simbol autentik i Skėnderbeut ėshtė pėrkrenarja, e bėrė qė atėherė qė tė mos humbasė nė shekuj. Kjo pėrkrenare mishėron njė simbol tė fuqishėm. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret paraqiste simbolet e tij tė caktuara, qė njiheshin nga ata vetė, por jo nga masa e popullsisė.

Ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ėshtė kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Sot ne mund tė themi me bindje, se Skėnderbeu ishte njė njeri me prirje dhe aftėsi okulte: alkimist, ezoterik, mistik, cilėsi kėto tė kalorėsve mesjetarė ( tempullarėt) mbrojtės tė njė historie tė madhe dhe tė shumė sulmuar.

Njė gjė e tillė ėshtė shtjelluar gjerėsisht edhe nė librin Kodi i Da Vinēit tė autorit David Braun. Ku i shihni kėto ngjashmėri mes Kodit tė Da Vinēit dhe te Skėnderbeu? Kisha kristiane katolike e deformoi mesazhin e krishterė. Ndaj pėr tė mos humbur besimin te Zoti dhe krishterimin e vėrtetė, njė pjesė e njerėzve vepronin dhe punonin nė rrugė tė dyfishtė.

Edhe Skėnderbeu e bėnte diēka tė tillė. Ai ishte i krishterė dhe e donte krishterimin, por ishte kundėr priftėrinjve, apo kishės dhe madje, ( edhe pse ne e njohim ndryshe) i urrente ata.

Kjo ėshtė njė praktikė e njohur botėrore dhe nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe Shekspiri, Leonardo Da Vinēi, Galileo Galilei, Njutoni etj.

Nė pikturat e mia unė e kam bėrė aktuale kėtė ide nėpėrmjet instrumenteve figurative. Ku e shihni kėtė antikishėrim ( me tė cilin bėni paralelizėm me veprėn e Braunit) tė Skėnderbeut besimtar? Njė simbol qė kam pėrdorur nė pikturat e mia ėshtė njė kupė, e cila qėndron vertikalisht me Teutėn sipėr, kupa e Gralit, e cila nė Shqipėri e sollėm vetėm tė pikturuar nė ikona.

Nė Evropė e shohim te Darka e fundit e Krishtit. Kjo kupė simbolizon feminilitetin, planetin Venera dhe dishepullin kryesor tė Krishtit, qė ishte Maria Madalena. Ajo transmetuesin e vėrtetė tė Krishtit nuk e pranoi, por zgjodhi Shėn Pjetrin. Ky ėshtė devijimi i madh i kristianizmit.

Do tė ishte Maria Madalena dhe Papa I vazhdues i kristianizmit, jo Shėn Pjetri. Prandaj tė gjithė kėta mjeshtėr tė mėdhenj, tė fshehtė, por dhe kalorės tė kristianizmit ishin nė dijeni tė kėtij mashtrimi tė madh tė asaj kohe. Mund tė na tregoni diēka pėr simbolet tempullare dhe instrumentet figurativė qė keni pėrdorur?

Simbole tė tilla si trėndafili, shpata, ku trėndafili qėndron nė qendėr tė shpatės atje ku formohet nė qendėr kryqi janė simbole tė kristianizmit mesjetar dhe tė rilindjes, tė tempullarėve tė asaj kohe dhe kėtė simbole janė vendosur pėr tė pėrēuar idenė se Skėnderbeu ka qenė njė tempullar, sepse ka elementin e dashurisė dhe rinor pėr jetėn dhe pėr misteret.

Ēfarė vendi zė, Skėnderbeu nė rrafshin historik? Duke marrė spunto nga pėrkrenarja e Skėnderbeut ne mund t'i veshim shumė elementė tė tjerė dhe na shpjegohet shumė qartė figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure.

Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn, domethėnė t'i shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės. Cilėsitė e tij ishin tė veēanta dhe tė rralla, prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund t'i referoheshin nė histori, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara mund t'i referohej ilirėve dhe Teutės, e cila nė pikturė qėndron sipėr; njė nudo e shtrirė nė tempullin e vet tė historisė, por edhe si figurė frymėzuese e kalorėsve tė asaj kohe.

Skėnderbeu dhe historia mistike Duke marrė spunto nga pėrkrenarja, ne mund ti veshim Skėnderbeut shumė elementė tė tjerė. Kjo na shpjegohet shumė qartė te figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure.

Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn domethėnė ti shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės, thotė prof. Mihallaq Xhavo, duke shtuar se cilėsitė e Skėnderbeut ishin tė veēanta dhe tė rralla.

Prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund ti referoheshin nė histori. Jam pėrpjekur tė sjell historinė e Shqipėrisė nė pikėpamjen jo thjesht dokumentare, zyrtare dhe materialiste.

Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historinė e fshehtė, mistike dhe historinė e dokumentuar pėr masat.

Nė gjithė botėn po rishikohen figurat historike, nė gjithė botėn historia zyrtare po pasurohet me historinė mistike, okulte dhe po shihen si tė vėrteta disa gjėra qė deri dje ishin dėnuar gabimisht. Historia jonė ka mohim tė kėtyre vlerave.

Ata nuk ėshtė se janė kritikuar, por tek ne nuk janė vėnė re asnjėherė. Dhe ne po pretendojmė t'i vemė nė dukje duke marrė spunto nga njė kulturė universale iluministe.

Ėshtė njė shekull i zhvillimeve tė mėdha nė kėtė fushė.

Blerina Goce
Ky eshte komercializem, Mihallaq Xharo dhe DAN BRAWN jane thjesht tregtare. Ttrillojne per te shitur. Njeri e beri me JEZUSIN ndersa Xharo me SKENDERBEUN. Dine te sillen mire me sensibilitetin e publikut marketing perfekt.
avatar
maximus

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  Zattoo prej 28.04.12 0:11

Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhėn simbolike tė pėkrenares



Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij.

Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol? Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vienės?

Pėrkrenarja e Skėnderbeut ėshtė bėrė tani pjesė e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurė historike qė mund tė krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe pėr shkak tė varfėrisė sė relikeve qė e shoqėrojnė figurėn e Gjergj Kastriotit.

Sot ne kemi mundėsi tė reflektijmė ndryshe pėr tė gjithė kulturėn zyrtare shqipėtare ku historizimi i vlerave esenciale tė personaliteteve dhe tė gjuhės sonė ėshtė shpesh njė arritje antikombėtare e bėrė nga mjerimi ideollogjik i profesorėve rrogtarė.

Rakitizmi kultural i historianėve zyrtarė sot nė tė gjithė botėn ėshtė pengesė pėr zgjidhjen e shumė enigmave tė sė kaluarės. Antikja dhe e vjetra po bėhen mė enigmatike se kurrė nga kultura alternative qė po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale tė mbajtur sekret mė parė.

Tė mos mjaftohemi kurrė me aq sa dimė pėr tė shkuarėn e pėr mė tepėr pėr figurat mitike si Skėnderbeu. Madhėshtia e tyre, pėrfshin plane tė dukshme e tė padukshme, nganjėherė misterioze sepse pemėt madhėshtore i largojnė rrėnjėt dhe i fshehin aq larg sa mendėsia e njė lulelakre nuk mund t’i imagjinojė.

Nuk ėshtė meritė e jona asnjė zbulim i ri mbi Skėnderbeun, por e dritės qė ai ka rrezatuar e vazhdon tė rrezatojė pėr tė plotėsuar madhėshtinė e tij tė pa kuptuar plotėsisht edhe shpesh tė pėrfolur nga plebejt e historisė. Historianėt qė kanė kontribuar deri tani nė njohjen dhe modelimin e figurės sė Skėnderbeut vijnė nga fusha tė ndryshme por me bazė tė njėjtė, qė ėshtė rikrijimi nėpėrmjet fakteve i njė realiteti sa mė konkret informativ mbi tė.

Pra, ata mund ta rikrijojnė realitetin mbi Skėnderbeut pėr aq sa kuptojnė pėr reale, pėr aq sa ne dimė pėr kėtė botė ku jetojmė. Historiani profesionist kėrkon tė hetojė tė shkuarėn me mendjen e tij tė pėrshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinė e kanė krijuar njerėz mbi nivelin mendor tė tij.

Historinė nuk e kanė bėrė studiuesit e historisė, por ato qė zotėronin mistere dhe tė vėrteta qė nuk mund ti pėrballojė dot historiani. Kėtu do tė pėrmendim faktin qė pikėrisht pėr historinė ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushė ku nuk mund tė transmetohen mesazhe tė dobishme. Misteri ishte dija e tyre e pėrcjellur nė kode pikėrisht qė kureshtarė si profesorėt e sotėm tė mos e profanizonin e ta deformonin.

Sekreti ishte mėnyra e tyre pėr komunikim sepse pėr tė kuptuar tė vėrtetėn kozmike duhet njė pėrgatitje gati mbi njerėzore. Mjafton tė mendojmė se sot nė erėn e informacionit, opinioni publik di shumė pak pėr mekanizmat e vėrtetė qė lėvizin botėn e sotme pėr mos thėnė qė ka mekanizma tė krijuar me qėllim qė ta devijojnė e ta gėnjejnė atė.

Sa zhgėnjyese ėshtė ideja se ajo qė manifestohet, ėshtė e vėrtetė aq mė tepėr kur flitet pėr tė vėrteta historike. Historisė i mbetet vetėm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj qė ishte dhe t’i besosh ose tė mjaftohesh me historinė zyrtare, pozitiviste, do tė thotė ta marrėsh hirin pėr dru tė padjegur.

Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar qė transformon misterin e jetės nė fakt historik tė pėrshtatshėm pėr teoritė e tij ideologjike.

Sot ekziston njė okultizėm teknologjik, okultizėm bankar dhe monopolizėm shkencor, ky ėshtė misteri i kohės sonė moderne. Nė Mesjetė dhe nė Rilindjen Europiane ekzistonte njė mister tjetėr, ai i mistikėve, tempullarėve, alkimistėve dhe i ndėrtuesve tė katedraleve.

Kjo botė u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndėrgjegjshėm pėr vlerat e saj, e mbrojti me vetėdije kėtė kulturė.

Po tė pėrdorim njė llogjikė tjetėr ultra historike ai ishte nga tė fundit tempullarė, ishte pjesė e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave qė nuk njohin kohėn, i dijes mistike tė alkimistėve ku edhe fisnikėt shqiptarė tė mesjetės mund tė kenė pasur pėrvojat e tyre jo mė pak inferiore se ato evropiane.

Familjet e princave tė mesjetės njiheshin si tė tillė pėr nivelin e kuptimit dhe ruajtjes sė dijeve arkane. Princat shqiptarė tė atyre kohėrave bėnin pjesė nė zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte njė nga cilėsitė e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtėsisht tė kuptueshme pėr tė gjithė.

Kjo fushė ėshtė njė pjesė e historisė sė Evropės mjaft e fshehtė me njė llogjikė tė veēantė kėrkimi me vlera shumė specifike por edhe e denigruar shumė nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve tė fundit, viktimė e tė cilės janė edhe njė pjesė e historianėve.

Nė kėtė fushė mund tė hyet nėpėrmjet simboleve dhe gjuhės sė tyre, aq e dashur pėr mendimtarėt e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhėn e analogjisė sė kodeve, stemave, qė i vendosnin nė veshjet e tyre, nė pėrkrenaret e tyre, qė tregonin gradėn e caktuar tė evoluimit nė dijen, artin e madh tė asaj shkence mistike mbarėevropiane, qė ishte edhe faktori i vėrtetė i bashkimit tė asaj Evrope.

Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret, nė rastin tonė Skėnderbeu, paraqiste simbolet e tij tė fisnikėrisė qė kishin njė gjuhė universale, gjuhė e njohur nga fisnikėt por jo nga masat e popullsisė. Pėrkrenarja ishte njė objekt me funksion tė tillė se praktikisht nuk mund tė mbahet nė kokė.

Njohėsit, gnostikėt ishin mjeshtra tė dijes sė asaj kohe, tė dijes arkane (dije sekrete tė antikitetit) tė shkallėzuar sipas nivelit tė njohjes nė fusha si ajo e astronomisė, astrollogjisė, matematikės, alkimisė.

Pėr kulturėn e shumė studiuesve tanė pro fesionistė, alkimia ėshtė karikatura e kimisė. Por le ta gėzojnė ata injorancėn e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total tė njeriut nėpėrmjet njė disipline tė caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike.

Metalet qė ata kthenin nė ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetėdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e kėtyre sekreteve atje ėshtė shumė e vėshtirė edhe pėr faktin se kjo dije pėrdor me qėllim njė gjuhė tė kodifikuar pėr tė devijuar kuriozėt e sipėrfaqshėm. Atje ku mundi por edhe dėshira e ndryshimit tė vetvehtes, transformimit tė unit, ėshtė premisė e parė qė ato sekrete tė dorėzohen shkallėshkallė.

Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij. Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit?

Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol?

Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vjenės? Nė njė moment tė historisė sonė tė diturit mund tė kenė munguar nė kėto troje, por nėpėr Europė kanė ditur tė fshihen dhe tė mbijetojnė.

Po t’i hedhim njė sy Mesjetės me respekt pėr dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancėn e tė diturit modern dhe po ta pranojmė si tė mirėqenė filozofinė e asaj kohe do tė zbulohen koiēidenca interesante. Duke pėrdorur edhe ne analogjinė si metode studimi (ndėrkohė qė antikėt e pėrdornin si metodė njohėse) do tė vėmė re se nga astrologėt e asaj kohe shenjat astrologjike kishin tė bėnin me njė domethėnie tė caktuar qė lidhej me nivelin e dijes dhe llojit tė planetit qė e dominon atė.

Pėr ta, pra pėr mjeshtra nė nivele tė larta tė alkimisė dhe astrologjisė, dihej se ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ishte kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe pėr rrjedhojė mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin.

Dijetarė dhe alkimistė tė asaj kohe e dinin midis tyre se kapuēi i tejzgjatur dhe i pėrkulur qė ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetėm ata qė nė rrugėn e njohjes Arkane dhe Ermetiste tė kohės e njihnin misterin e rimishėrimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar qė kanė deformuar vlerat e Mesjetės dhe pėr qėllime dogme kanė errėsuar vlerat e atyre qė dija i grinte mbi lindjen dhe perėndimin, njohėsit e tė vėrtetave kozmike.

Rėndėsia e veēantė dhe njėkohėsisht sekrete e kėsaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin.

Nga ky planet sipas Ermetistėve evropianė edhe lindorė shpirti fillon rrugėn e tij drejt rilindjes, rimishėrimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hėnėn ku ndalon pėr tė parė kozmosin nė pritje tė momentit dhe horoskopit tė pėrshtatshėm, nėse mund tė shprehemi kėshtu, pėr tė rilindur nė botėn e mishit e tė kockės. Simboli i bricjapit ka qenė i pėrdorur me kėtė kuptim edhe nė Orient, por nė Perėndim ėshtė reduktuar nė figurėn e cjapit.

Nė Mesjetė zakonisht ishte edhe njė kombinim cjap-peshk (Saturni- Hėna). Nė kristianizmin e hershėm Krishti u prezantonte nė imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Nė imazhet mė antike babiloneze prezantohet njė cjap me bishtin e njė peshku. Ky kombinim i dyfishtė kishte njė domethėnie tė thellė Arkane.

Bricjapi mbretėron nė tė vėrtetė si mbi njeriun e brendshėm ashtu edhe mbi atė tė jashtėm, pra simbas mentalitetit tė asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturės sė brendshme me tė jashtmen. Arritja e kėtij uniteti ishte qėllimi i shkollave antike dhe mesjetare.

Bricjapi udhėhiqet nga Saturni, zoti i kohės, prandaj nė Antikitet kjo lidhet edhe me shpatėn, qė mbron jetėn e dominon vdekjen. Njė gravurė veneciane e paraqet Gjergjin me shpatė nė dorė dhe me pėrkrenaren tė mbėshtetur nė tokė. Ekziston njė lidhje midis ndėrtuesve tė katedraleve dhe Bricjapit, strukturave tė mėdha arkitektonike e tė numerologjisė indiane, misteret Arkane tė Bricjapit ato i quanin “makara”.

Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarėve, mbrojtėsve tė Kristianizmit tė vėrtetė qė nuk ka qenė as lindor as perėndimor ne esencėn e tij. Mund tė kujtojmė se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtės tė Kristianizmit, i vetėdijshėm edhe pėr vlerat mistike -ezoterike tė tij.

Nė sistemet Kabalistike, nė simbolet e letrave tė tarokut, gjejmė pėrsėri cjapin dhe e gjithė kjo do tė mbetej njė lojė koiēidencash absurde po tė mos pėrdorim teknologjinė e tė menduarit tė asaj kohe, analogjinė qė na fton t’i shikojmė me shumė kuriozitet e vėmendje simbolet e pėrkrenares sė Skėnderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo kėto teori mesjetare, por jemi tė sigurt se me kėto mendėsi lindnin edhe vdisnin njerėzit e asaj kohe.

Pėr pėrkrenaren e Skėnderbeut ka shume fabula e histori pėrsa i takon dhisė sė zgjedhur nga ai si simbol. Pėr na duken jo fort bindėse po tė kemi parasysh pėrgjegjėsinė e simboleve nė atė kohė dhe kotėsinė e tregimit tė kėtyre pėrrallėzave popullore nė oborret fisnikėrore tė Evropės.

Siē e dimė ishte njė Evropė kristiane me themele tė dijes mistike ku respekti dhe njohja qė Skėnderbeu gjente nė ato oborre vinte nga kėto vlera tė dijes qė ai pa tjetėr duhet t’i zotėronte.

Ai mbante simbolin e cjapit pėr ato motive tė vlefshme okulte qė pėrmendėm, nė shenjė grade dhe respekti, ai pėrfaqėsonte shkollėn shqiptare okulte, njohėse dhe trasmetuese e traditės sė mistereve po aq antike sa vetė shqiptarėt. Pas tij kjo shkollė ezoterike shkrihet.

Qė atėherė nė nuk e gjejmė mė tė pėrdorur simbolin e cjapit ose dhisė dhe qė atėhere u ēorodit dhe humbi vula antike e shqiptarėve e kėrkuar, dhe dėshiruar mė vonė nga tė gjithė patriotėt.

A.Ēupi
avatar
Zattoo

676


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  rockstar7 prej 28.04.12 1:42

http://www.youtube.com/watch?v=InWJtBn_MLU

nese skenderbeu luftoi per shqiptaret, ateher pse masakroi shqiptaret musliman?!?!?! e para e di qe shum shqiptar e kan te veshtir ta pranojn qe skenderbeu ka qene nje templar, sepse jena rit me madheshtin e "heroit ton kombetar" ashtu sic jam rrit edhe unn.. por duhet ta pranojm.. gjat kohes se komunizmit tek shqiptaret eshte ngjallur nje nacionalizem i rem, prandaj e kemi te veshtir te dalim nga ajo kapsul iluministe qe jetojm.
avatar
rockstar7

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skenderbeu ishte njė kalorės templar

Mesazh  Siroco prej 03.09.12 22:11

Ka mundesi edhe te kete qene Skenderbeu nje kalores templar duke pasur parasysh fuqine qe kishte.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi