Modifikimi i sjelljeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Modifikimi i sjelljeve

Mesazh  Neo prej 10.08.09 0:16

Modifikimi i sjelljeve

Synim i hershėm i njeriut ka qenė, dhe ėshtė edhe sot: sundimi i trurit, e njėkohėsisht edhe sundimi i njeriut

Pėr shkak se tė gjitha format e jetės u janė nėnshtruar ligjeve tė evolucionit dhe gjithēka lėviz drejt formės mė tė lartė dhe mė tė pėrsosur tė ekzistencės, edhe njeriu si pjesė pėrbėrėse e kėtij sistemi, anon drejt formave mė tė larta e mė tė pėrsosura tė dijes.

Apetitet e tij drejt zbulimeve tė reja nuk janė shuar kurrė. Zbulimet e shumta shkencore sollėn vėshtrim krejtėsisht tė ri, si pėr vetė njeriun ashtu edhe pėr natyrėn, botėn dhe kozmosin nė pėrgjithėsi... Megjithatė, edhe pėrkundėr gjithė kėtyre shpikjeve, gjithė kėtij pėrparimi, nė qendėr tė vėmendjes mbeti truri me tė gjitha misteret e tij. Synim i hershėm i njeriut ka qenė, e ėshtė edhe sot: sundimi i trurit, e njėkohėsisht edhe sundimi i njeriut.

Eksperimentet nė kėtė drejtim datojnė qė nga kohėt mė tė hershme, por kėrkimet e mirėfillta shkencore fillojnė me shkencėtarin rus I. P. Pavlovin, respektivisht me eksperimentin e tij tė quajtur 'refleksi i kushtėzuar'.

Nė vitin 1903, ky fiziolog rus shpalli zbulimin e tij epokal, pėr tė cilin edhe u nderua me Ēmimin Nobėl pėr mjekėsi. Pavlovi, duke punuar me qentė, vėrejti se ata fillonin tė sekretonin pėshtymė para se t'i ushqente.

Kjo tėrhoqi vėmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojė kėtė reagim tė qenėve, me tė cilin edhe u bė shumė i famshėm. Pak ēaste para se t'ia jepte qenit ushqimin, ai i binte njė zileje. Nė fillim qeni nuk shfaqi ndonjė reagim tė veēantė ndaj ziles. Por, pas disa provash, qeni filloi tė sekretonte, sapo dėgjonte tingullin e ziles. Qeni kėtė e kishte kuptuar si njė sinjal se sė shpejti do tė ushqehet.

Pavlovi kreu edhe njė numėr tė madh eksperimentesh pėr tė zbuluar lidhjet ngacmim-reagim. Si ngacmues neutral ai paraqiste dritat, tingujt e zileve, kėmbanat etj.

Zakonisht, njėrin nga kėta ngacmues ai e shoqėronte me ushqim dhe me njė solucion acidi tė holluar ose me shok tė dobėt elektrik. Kėto reagime, Pavlovi i quajti 'reflekse' dhe filloi tė interesohej edhe mė shumė pėr mekanizmat fiziologjikė tė kėtyre reflekseve nervore dhe reagimet e tyre.

Mė vonė, pasuesit e tij konstatuan se sjelljet mund tė "kushtėzohen" tek tė gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri tek njeriu, dhe erdhėn nė pėrfundim se pėrdorimi i kėtij "kushtėzimi" ėshtė i pakufishėm.

Ky zbulim bėri bujė nė gjithė botėn dhe pėr tė u interesuan shumė psikologė tė famshėm, si: Tolmani, Wotsoni, Skinneri etj., tė cilėt edhe filluan ta aplikojnė, sė pari, nėpėr shkolla e pastaj edhe nė shoqėri tė gjėrė. Qėllimi kryesor i kėtij "refleksi" ishte "modifikimi i sjelljeve" nė pėrshtatshmėri me situatėn.

Posaēėrisht nė kėtė drejtim u angazhua psikologu amerikan Burrus F. Skinner, i cili dha edhe kontribut tė madh pėr shkencėn e sjelljes. Ai bėnte parashikimin dhe kontrollin e sjelljeve nėpėrmjet informacioneve tė marra nga analizat e sjelljeve, dhe me kėtė bėri ndryshime kolosale nė sjelljet e shoqėrisė amerikane, qė i sollėn atij edhe autoritet shumė tė madh. Ai kėtė metodė e futi nė pėrdorim qė nga ēerdhet e fėmijėve, shkollat, uzinat e deri te shtėpitė e pleqve.

Mirėpo, rezultatet e kėrkimeve tė Skinnerit, pėrveē rėndėsisė sė madhe qė kanė pėr psikologjinė moderne, pėr modifikimin e sjelljeve, pėr tė mėsuarit e programuar etj., tė aplikuar nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, njėkohėsisht paraqesin edhe frikė, sepse ofrojnė mundėsi tė pakufishme edhe pėr keqpėrdorim, pėrkatėsisht manipulim me njerėzit, nėpėrmjet 'refleksit tė kushtėzuar', pastaj 'veprimit tė kushtėzuar' etj., me plane tė paraprogramuara.

Pėr kėtė, Skinneri shkruan edhe nė librat e tij 'Pėrtej lirisė dhe dinjitetit' qė e botoi nė vitin 1971, dhe 'Mbi reflektimet e mėtejshme' tė botuar me 1987.

Studime tė mėtejshme nė kėtė drejtim bėri edhe psikologu i njohur amerikan M. Seligman, tė cilat i pėrshkruan nė librin e tij 'Paaftėsia pėr tė ndihmuar veten', tė cilin e botoi me 1975. Ai kėtė paaftėsi e studioi nėpėrmjet kushtėzimit klasik tė qenve.

Nė njė eksperiment, u stėrviten nėpėrmjet njė tingulli qė shoqėrohej me njė shok elektrik katėr qenė. Eksperimentuesit prodhonin njė tingull, i cili pas 10 sekondash pėrcillej me njė shok elektrik.

Qentė nė fillim klithnin dhe vraponin pėrreth pėr tė gjetur ndonjė strehim, por pas shumė shokėve elektrike, kur e panė se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinė pėrtokė dhe filluan ta vuajnė shokun elektrik. Nė provat e mėtejshme, qentė as qė u pėrpoqėn t'i shmangen sulmit; ata u dorėzuan plotėsisht. Pra, ata u bėnė tė paaftė pėr tė ndihmuar veten.

Seligmani, thotė se kjo paaftėsi edhe te njerėzit fitohet nė mėnyrė tė ngjashme ashtu si tek eksperimenti i mėsipėrm, gjė qė ngjalli edhe dėshirat e shumė diktatorėve pėr tė sunduar mbi masėn, pasi nė shumė shtete u zbatua edhe nė praktikė.

Pasojat e njė eksperimentimi tė tillė me qėllime tė caktuara, nėpėrmjet mjeteve qė disponojmė sot, mund t'i paramendojė secili... Pra, pėrveē rolit tė madh pozitiv qė pati ky zbulim i Pavlovit, dhe qė u pėrdor me sukses nė shumė sfera tė jetės, duke i kontribuar shumė njerėzimit, nė anėn tjetėr, hapi edhe rrugėt e reja drejt njė kontrolli masiv, tė kushtėzuar sipas nevojės, nė drejtim tė tė cilit po punohet intensivisht.

Pėrgatiti:Klarita Bajraktari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi