Gladio - Armata private e Iluminatit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gladio - Armata private e Iluminatit

Mesazh  Neo prej 10.08.09 0:04

Gladio,sekreti i madh i Italisė

Armata private e Iluminatit



Organizata "Gladio" ėshtė njė copėz nė historinė okulte tė Republikės italiane, megjithatė rėndėsia e saj as nuk duhet mbivlerėsuar, as nuk duhet nėnvlerėsuar, shkak njė efekt i mundshėm deformues nė rindėrtimin e ngjarjeve dhe tė pėrgjegjėsive.

Sigurisht, qė "Gladio" ka qenė pjesė me titull tė plotė e Luftės sė Ftohtė, qė ėshtė luftuar nė Itali, por duhet shmangur gabimi pėr tė identifikuar tek ajo ēelėsin interpretues tė tė gjitha ndodhive tė strategjisė sė tensionit dhe tė masakrave nė tė.

Gjithēka filloi me njė transmetim televiziv tė 'Tg1' tė korrikut 1990. Nė katėr seri, tė transmetuara mė 28 e 30 qershor dhe 1 e 2 korrik 1990, gazetari Ennio Remondino kėrkoi qė, tė rindėrtojė prapaskenėn e vrasjes sė kryeministrit suedez, Sven Olof Joachim Palme (i vrarė nė mėnyrė misterioze mbrėmjen e 28 shkurtit 1986 nė Stokholm).

Gjatė investigimit u intervistuan dy dėshmitarė qė u kualifikuan si ish-agjentė tė CIA-s tė gatshėm pėr tė bėrė zbulime rrėnqethėse rreth raporteve tė Shteteve tė Bashkuara me tė djathtėn italiane dhe lozhėn masonike P2.

Tė dy ish-agjentėt sekretė amerikanė, Richard Brenneke e Ibrahim Razin (agjenti "Y", alias Oswald Le Winter, ish-gjeneral brigade i ushtrisė amerikane dhe mbikqyrės i Gladios europiane), folėn pėr shuma parash qė CIA i dha P2 pėr tė destabilizuar Italinė.

Brenneke, foli edhe pėr diēka shumė tė ngjashme me Gladio. Investigimi shkaktoi polemika tė shumta, deri nė njė prej "goditjeve" tė Presidentit tė atėhershėm tė Republikės, Francesco Cossiga. Pėr shkak tė kėtyre polemikave, drejtori 'Tg1', Nuccio Fava, dha dorėheqjen.

Njėkohėsisht, njė gjykatės i Venezia, Felice Casson, qė investigonte lidhur me diversionet e kryera nga karabinierė dhe shėrbime sekrete nė hetimin e tė ashtuquajturės "masakėr tė Peteano" (atentat terrorist nė tė cilin humbėn jetėn tri karabinierė) po shkonte nė rezultate tė ngjashme me deklarimet e Richard Brenneke.

Qysh nė vitin 1984, ekzistenca e diēkaje tė ngjashme me Gladio u dyshua nga zbulimet e bėra nga anėtari i "Avanguardia Nazionale", Vincenzo Vinciguerra, gjatė procesit pėr masakrėn e Peteano: "Ekziston nė Itali njė forcė sekrete, paralele me forcat e armatosura, e formuar nga civilė e ushtarakė, qė ka aftėsinė pėr tė organizuar njė rezistencė ndaj ushtrisė ruse nė territorin italian.

Bėhet fjalė pėr njė organizatė okulte, njė superorganizatė sekrete me njė rrjet komunikimesh, armėsh e eksplozivėsh dhe njerėzish tė stėrvitur pėr t'i pėrdorur ".

I thirrur me 1 gusht pėr t'u pėrgjigjur nė Dhomė me cilėsinė e kryeministrit lidhur me raportimet e 'Tg1', Giulio Andreotti, i minimizoi deklarimet e agjentit Brenneke, pasi, siē referoi nė Parlament, "CIA e ka hedhur poshtė vendosmėrisht pėrkatėsinė e Brenneke nė shėrbimin amerikan"", duke shtuar: "I konsideroj krejtėsisht tė privuar nga bonsensi tė imagjinohet se Kongresi i SHBA-ve ka mundur tė autorizojė apo gjithėsesi heshturazi tė mbėshtesė njė operacion destabilizimi tė kryer kundėr njė vendi mik dhe aleat si Italia".

Por mė 2 gusht, duke deponuar pėrpara Komisionit parlamentar pėr Masakrat, Giulio Andreotti, pranoi pėr herė tė parė ekzistencsėn e njė strukture paraushtarake sekrete tė tipit stay behind (qė do tė thotė tė qėndrosh "prapa linjave", tė operosh nė mėnyrė okulte), tė cilės do t'i besoheshin detyra vigjilence antipushtim. Kjo strukturė fshihej prapa siglės "Gladio".

Por, saktėsoi Andreotti, sipas informatave tė marra prej tij nga shėrbimet e sigurisė, aktiviteti i strukturės sekrete kishte pushuar qysh nė vitin 1972. Kreu i ekzekutivit u impenjua pėr tė dorėzuar njė dosje me detaje mė tė shumta lidhur me "Gladio".

Praktikisht njė dosje ju dorėzua Komisionit mė 18 tetor: pėrbėhej nga 12 faqe. Megjithatė, tė nesėrmen u zhduk pėr t'u rishfaqur katėr ditė mė vonė e krasitur siē duhet. Midis dokumentit tė parė dhe tė dytė mungojnė periudha tė tėra, fshirjet janė tė shumta dhe mjaft ngjarje janė errėsuar.

Pėr shembull: nė dokumentin e parė flitet pėr kontrollin nga ana e shėrbimeve sekrete mbi tė gjithė grupin "Gladio", kurse nė tė dytin nuk pėrmendet kurrfarė kontrolli; nė versionin e parė theksohet se, planifikimi gjeografik dhe operativ ishte rakorduar me shėrbimin e informacionit amerikan, kurse nė tė dytin hiqet tėrėsisht; nė dokumentin "korrekt" zhduket ēdo shenjė ndaj financimeve tė parashikuara pėr organizatėn, ashtu siē zhduken tė gjitha njoftimet lidhur me modalitetet operative tė grupit, stėrvitje, materiale nė dhurim dhe, veēanti interesante, mbi depozitat e armėve dhe tė eksplozivėve qė nė versionin e datės 18 quhen tė ēmontuara dhe tė rindėrtuara tjetėrkund.

Nė dokumenton e 18 tetorit 1990, qė kryeministri Andreotti paraqiti nė Komisionin parlamentar tė Masakrave, zbritet mė 26 nėntor 1956 datėlindja e rrjetit klandestin "Gladio". Nė realitet, nė atė tė datė, Sifar-i (Shėrbimi i Informacionit i Forcave tė Armatosura) dhe CIA proceduan nė njė "riadaptim" (restatement) tė marrėveshjeve midis shėrbimit tė informacionit italian dhe atij amerikan, lidhur me organizatėn dhe me aktivitetin e rrjetit klandestin paspushtim, tė ashtuquajturat rrjete Stay Behind.

Kėto marrėveshje i pėrkisnin njė kohe tė mėparshme, periudhės 1951-1952, edhe pse, siē do tė shikojmė, njė strukturė antipushtim ekzistonte qysh nga viti 1949, megjithėse me emėr ndryshe.

Nė fakt, mė 8 tetor 1951, Gjenerali Umberto Broccoli, Drejtor i "shėrbimit italian" (dhe jo Gjenerali Musco, siē shkruhet nga Andreotti) i dėrgoi Gjeneralit Efisio Marras, Shef i Shtabit tė Pėrgithshėm tė Mbrojtjes, njė promemorie me titull: "Organizim informativ operativ nė territorin kombėtar i dyshueshėm pėr pushtim armik".

Nė Itali, ekzistonte tashmė njė strukturė klandestine amerikane antipushtim, por Drejtori i Sifar-it kishte marrė nė konsideratė nevojėn e ndėrtimit nga ana e tij e njė organizmi tė ri tė kėsaj natyre dhe tė kėrkonte qė tė arrihej njė koordinim me atė amerikan.

Nė rast pushtimi sovjetik apo jugosllav, kjo strukturė duhej tė ishte e aftė qė tė jepte informacione, tė sabotonte impiantet e pushtuesit dhe t'u jepte asistencė ushtarakėve tė mbetur prapa linjave armike. Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Franca, i kishin organizuar tashmė struktura tė ngjashme dhe jo vetėm nė territorin e tyre.

Mė pas, kėto struktura u krijuan nė tė gjitha vendet e Europės Perėndimore, pėrfshi vende neutralė tė tillė si Suedia dhe Zvicra. Tė gjitha strukturat, pėrfshi mė pas Gladio, operonin nė kuadėr tė NATO-s dhe koordinoheshin nga Clandestine Planning Committee, organi multikombėtar i kontrolluar nga SHAPE (Supreme Headquarters Allied Powers Europe), me seli nė Bruksel tė Belgjikės.

Kjo strukturė e fundit ishte njė organizėm koordinimi midis vendeve tė ndryshme tė Europės perėndimore tashmė operative qysh nga viti 1948, edhe pse me emrin Western Union Clandestine Committee (Komision Klandestin i Bashkimit Perėndimor).

Nė vitin 1990, nė njė artikull tė 13 nėntorit, gazetari i 'International Herald Tribune', Joseph Fitchett, pėrpunoi termin "Rezistenzė tė NATO-s", pėr tė shpjeguar funksionet e kėtyre rrjeteve antikomuniste, tė financuara pjesėrisht nga CIA.

Kėto "ushtri sekrete" patėn emra tė ndryshėm, sipas vendit: nė Zvicėr quheshin nė kod "P26", nė Austri "OWSGV", nė Belgjikė "SDRA8", nė Danimarkė "Absalon", nė Gjermani "TD BJD", nė Luksemburg thjesht "Stay-Behind", nė Vendet e Ulėta "I&O", nė Norvegji "ROC", nė Greqi "LOK", nė Turqi "Kundėrguerrilje", nė Portugali "Aginter".

Emrat e koduara tė ushtrive sekrete nė Francė, nė Finlandė, nė Spanjė dhe nė Suedi mbesin akoma sot tė panjohur.

"Gladio" ka ndjekur, nė formėn mė tė azhornuar, organizimin e adoptuar nga forcat e rezistencės partizane nė Europė gjatė pushtimit nazist. Ka qenė kėshtu njė rrjet klandestin, i futur nė kuadrin e NATO-s, pėr t'u pėrdorur nė eventualitetin e njė pushtimi armik tė territorit.

Origjina e "Gladio" ka zbritur nė organizatėn O, e cila kishte rrjedhur nga njė formacion partizan i bardhė, formacioni Osoppo. Menjėherė paslufte, sapo filloi Lufta e Ftohtė dhe u bė konkret rreziku i njė sulmi nga ana e ushtrive tė Traktatit tė Varshavės, kjo organizatė u fut ligjėrisht nė Forcat e Armatosura italiane.

U pajis me drejtues ushtarakė dhe u pėrfshi nė strukturat sekrete tė NATO-s. Stay Behind italiane pėrbėhej nga 5 njėsi pėrdorimi tė shpejtė nė rajone me interes strategjik tė veēantė, tė quajtura: "Ylli Alpin" nė Friuli, "Ylli Detar" nė zonėn e Triestes, "Rododendro" nė Trentino Alto Adige, "Azalea" nė Veneto dhe "Xunkthi" nė zonėn e liqeneve lombarde.

Nė varėsi tė Ufficio R tė Sifar-it, zyra artikulohej nė 40 bėrthama, nga tė cilat 6 informative, 10 sabotimi, 6 propagande, 6 arratisjeje dhe largimi, 12 guerrilase. Veē kėtyre, qenė ndėrtuar 5 njėsi guerrilase pėrdorimi tė shpejtė nė rajone me interes tė veēantė. Organizimi nė mė shumė nivele e bėri strukturėn mė tė mbrojtur nė rastin kur njė njėsi zbulohej.

Nė fakt, ekzistonin tė paktėn tri nivele: njė i formuar nga elementė tė destinuar tė "zgjasnin" nė territorin eventualisht tė pushtuar dhe, pėr pasojė, jo lehtėsisht tė indvidualizueshėm pėr sa jo tė dyshueshėm; njė tjetėr i formuar nga njėsi guerrilase me pėrdorim tė shpejtė pėr t'u aktivizuar prapa krahėve tė armikut si banda partizane nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės; njė tjetėr ishte drejtues.

Ky i fundit, mė i mbrojturi nga tė gjithė, ka mbetur i errėt edhe pėr sytė e vetė "gladiatorėve" dhe pėrbėhej nga individė, emrat e tė cilėve duhej tė mbesnin tė panjohur (dhe qė deri mė tani praktikisht janė tė tillė).

Hetimet lidhur me "Gladio" janė pėrqendruar nė nivelet mė tė ulėta tė organizatės, pėrfshi emrat e 622 gladiatorėve, shumė prej tė cilėve kanė qenė pjesė e "Gladio" nė mirėbesim, pasi mendonin se do tė duhej tė operonin vetėm nė funksion antipushtim. Nuk ėshtė mundur tė zbulohet mė shumė, pasi shumė gjurmė kompromentuese janė fshirė, edhe me zjarr, siē rezulton nga vendimi dhe nga raportet e ekspertėve tė procesit "Gladio".

Nė raportin e vlerėsimit tė kryer nga Giuseppe De Lutiis pėr llogari tė Gjykatės sė Bolonjės lexohet: " [.] Ėshtė pėr t'u theksuar se nė regjistrat e protokollit hasen njė sasi e jashtėzakonshme dokumentash tė shkatėrruar me zjarr nė ditėt midis 29 korrikut dhe 8 gushtit 1990, domethėnė nė pėrputhje me aksesin e Gjykatėsit Casson nė Shėrbim pėr konsultimin e dokumentave (27 korrik 1990) dhe me deklarimet e kryeministrit Andreotti pėrpara Parlamentit (mė 2 gusht nė Dhomė dhe mė 3 gusht nė Komisionin parlamentar pėr Terrorizmin dhe Masakrat)" (Raport vlerėsimi nė procedimet penale tė Gjykatės sė Bolonjės Nr. 219/A/86. Rgg dhe Nr. 1329/A/84 Rggi, dorėzuar mė 1 korrik 1994, fq. 3).

Nė vijim tė marrėveshjeve Itali - Shtetet e Bashkuara, gjatė vitit 1959, CIA arriti qė tė dėrgojė edhe materialet me karakter operativ pėr t'u groposur nė zonat e ndjeshme (tė ashtuquajturat Depozita Nasco). Duke filluar nga viti 1963, u vazhdua me vendosjen e kutive. Nė total, sipas investigimeve tė zhvilluara nga prokurorėt, depozitat Nasco kanė qenė 139.

Midis materialeve nė fjalė pėrfshiheshin armė tė lehta, municione, eksplozivė, bomba dore, thika, mortaja 60 milimetėrshe, topa 57 milimetra, pushkė snajper, radiotransmetuese e kėshtu me radhė. Pjesė e materialit Nasco do tė rezultojė se ėshtė identike me ato tė pėrdorura pėr disa masakra tė kryera nė Itali.

Pėr shembull, eksplozivi plastik C4 i gjetur nė vitin 1972 nė Aurisina, pranė Triestes duket se ėshtė identik me atė tė pėrdorur nė Peteano pėr tė hedhur nė erė Fiatin 500 qė vrau tri oficerė tė Armės. Por me kėto do tė merremi mė poshtė.

Amerikanėt e pajisėn strukturėn edhe me njė avion Dakota C47, emri i koduar "Argo-16", i dhėnė pėr operacionet e transportit. Ky avion do tė shfaqet nė disa ngjarje tė errėta tė Republikės sė Parė.

Pėrqendrimi mė i madh i kėtyre depozitave ka qenė nė pjesėn mė tė madhe nė Italinė e Veriut, nė rajonet e Verlindjes, megjithatė edhe nė Jug janė sinjalizuar disa prani: pėr shembull, nė zonėn e Napolit kanė ekzistuar njė apo dy depozita pėr sabotatorė, ashtu si dhe nė atė tė Tarantos.

Materiali i destinuar pėr rrjetin klandestin nuk ishte vetėm ai i groposur nė depozitat Nasco nė kuti tė vulosura: armatimi dhe materiali pėr "Njėsinė e pėrdorimit tė shpejtė" ishte edhe nė sipėrfaqe, pranė disa kazermave tė karabinierėve dhe nė bazėn Capo Marrargiu nė Sardenjė.

Njė pikė e paqartė lidhur me materialet Nasco ėshtė ajo lidhur me pėrpjestimin midis sasisė sė tyre dhe numrit tė gladiatorėve. Nė fakt, zyrtarisht nuk ėshtė kaluar kurrė njė mesatare prej 250 efektivėsh: ėshtė mjaft jologjike tė besosh se financimi dhe armatimi i destinuar pėr Gladio tė kenė shėrbyer vetėm pėr tė bėrė operative njė forcė klandestine prej pak mė shumė se 200 njerėzish. Le tė studiojmė tani shkurtimisht evolucionin numerik tė strukturės.

Nė vijim tė ndryshimeve gjeopolitike nė Europė, duke filluar nga viti 1974 u rishikua i gjithė programimi i rrjetit.

Mbi bazėn e njė memorandumi tė titulluar "Direktiva bazė nė luftėn jokonvencionale nė territoret e pushtuara nga armiku", u hoqėn njėsitė e pėrdorimit tė shpejtė. Kėto u zėvendėsuan: nga "Njėsitė guerrilase", tė vendosura nė tė gjithė territorin kombėtar (dhe kėshtu jo mė tė kufizuara nė rripin aplin verilindor), me njė organikė prej 105 njėsi secila; nga "Rrjetet e Aksionit Klandestin", me njė organikė prej 25 njėsishė secila; nga "Bėrthamat", pėr t'u ngritur nė zonat ku ndoshta do tė ishte i nevojshėm njė aktivitet informimi apo eksfiltrimi, me njė organikė prej 5 njėsish secila.

Domethėnė, forca e pėrgjithshme e programuar, duke filluar nga viti 1974 ishte kėshtu prej 2874 njėsish. Duke ju pėrmbajtur akteve tė investigimeve, forca efektive mbeti megjithatė dukshėm nėn kėtė numėr.
avatar
Neo

"Uniteti - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gladio - Armata private e Iluminatit

Mesazh  Neo prej 10.08.09 0:04

Qendėr dhe seli qėndrore e ushtrisė klandestine tė Gladio qe baza ushtarake sarde Capo Marrargiu, e cila u bė Centro Addestramento Guastatori (GAG). Jashtė bazės dukej simboli i shpatės Gladio dhe motoja Silendo Libertatem Servo. Ndėrtimi i "bazės" filloi rreth vitit 1954.

Para sė gjithash u morėn tė gjitha lejet e nevojshme, pastaj u procedua me ndėrtimin e njė shoqėrie me pėrgjegjėsi tė kufizuar, "Torre Marina", e ngritur publikisht pranė noterit De Martino, i cili pati si ortakė Gjeneralin, Musco, nė atė kohė Drejtor i Shėrbimeve, Kolonelin Santini, Shef i Sios-Aeronautica, dhe Kolonelin, Fettarappa, drejtues i Ufficio R tė Sifar-it.

Pėr tė lejuar qė t'u shmangej normave tė ligjit, tė cilat u ndalonin oficerėve qė tė posedonin kuota aksionere dhe tė ngrinin shoqėri, qe i nevojshėm njė autorizim special i ministrit tė Mbrojtjes, Paolo Emilio Taviani.

Pėr realizmin e Qendrės, CIA caktoi 300 milion lireta. Koloneli Renzo Rocca pati detyrėn qė tė mbikqyrė ndėrtimin e bazės sė re stay behind italiane. Pėrveē me struktura pėr mikpritje, Qendra u pajis edhe me bunkerė nėntokėsorė, aparate radiotransmetimi me rreze tė gjatė, poligone gjuajtjeje, zona pėr kurset lidhur me pėrdorimin e eksplozivėve, salla pėr mėsime me karakter ideologjik, pajisje nėnujore pėr stėrvitjen e njerėzve - bretkocė, dy pista uljeje pėr aeroplanėt dhe njė pėr helikopterėt. Qendra e Capo Marrargiu duhej tė pėrbėnte edhe bazėn operative "tė fundit" tė rrjetit.

Nė rastin kur edhe Sardenja do tė pushtohej nga armiku, Komanda do tė transferohej nė Angli. Nė brendėsi tė shkollės nė Capo Marrargiu operonin tė ashtuquajturit "tė brendshėm", pėr mė shumė ushtarakė efektivė tė Divizioni tė 7-tė tė Shėrbimeve ushtarake, tė ngarkuar qė tė formonin dhe tė stėrvisnin "tė jashtmit" (gladiatorėt).

Baza sarde u shėrbeu edhe specialistėve tė CAG-it: nė fakt, nė brnedėsi tė saj stėrviteshin edhe shumė reparte speciale tė tjera tė forcave tė armatosura italiane dhe aleate. Pranė shkollės sarde u mbajtėn kurse pėrgatitjeje pėr teknikat e "luftės sė ērregullt", mbi tema tė tilla si sabotim, guerrilje, infiltrim, eksfiltrim dhe fshehje dhe groposje tė depozitave Nasco.

Nė praktikė bėhej fjalė pėr tė mėsuar teknika sabotimi, lufte me intensitet tė ulėt, favorizim hyrjeje klandestine grupe repartesh speciale aleate nė territorin e pushtuar, favorizim daljeje pa rreziqe nga territori i pushtuar i personave me rėndėsi, si politikanė, shkencėtarė, spiunė, natyrisht pėrveē elementeve tė grupeve tė hyrė nė mėnyrė klandestine.

Kurse pėrsa i pėrket fshehjes sė depozitave Nasco, gjithēka mbeti nė teori. Nė fakt, Nasco-t u depozituan nė vitin 1963 nga personel i "brendshėm" dhe asnjė prej gladiatorėve nuk i njihte vendndodhjet tė cilat, nė rast nevoje pėrdorimi, do tė sinjalizoheshin siē duhet nėpėrmjet mesazheve tė shifruara.

Pyetja pėr t'u bėrė tani ėshtė: nė ēfarė aksionesh ka marrė pjesė "Gladio"? Zyrtarisht nė asnjė, strukturė nuk ėshtė aktivizuar kurrė, tė paktėn kjo ėshtė zbuluar nga dokumentat e pakėt tė mbijetuar tė gjetur nga Prokuroria.

Por problemi ėshtė se prania e "Gladio" ose tė paktėn historia e disa personazheve dhe e disa "pajisjeve" tė strukturės shfaqen nė faqet mė tė errėta tė historisė sė Republikės. Edhe disa deklarime tė ish-anėtarėve, por tė konsideruara jo tė besueshme nga Prokuroria, kanė lėnė tė kuptohet se prapa Gladio kishte tjetėr.

Pėr shembull, Vincenzo Vinciguerra, i cili nė marrjen nė pyetje tė tij tė vitit 1984 rrėfeu: "Kjo superorganizatė, duke qenė se njė pushtim sovjetik realisht nuk do tė mund tė ndodhte, kishte marrė detyrėn, pėr llogari tė NATO-s, qė tė parandalonte njė spostim majtas tė ekuilibrave politikė tė vendit. Kėtė e realizoi me asistencėn e shėrbimeve sekrete dhe tė forcave politike dhe ushtarake".

Dokumentat e gjetura nga Prokuroria, edhe pse jo tė plotė, nuk e verifikojnė kėtė, megjitatė dimė se shėrbimet sekrete, tė cilėt kontrollonin rrjetet stay behind nė Itali, kontaktuan dhe morėn nėn mbrojtje tė rinj neofashistė qė mė pas u pėrfshinė nė njė seri operacionesh terroriste, pėr tė cilėt u akuzuan nė mėnyrė false anarkistė pėr tė diskredituar tė majtėn.

Jo vetėm siē referohet, shumė dokumenta u shkatėrruan, por jo rrallė disa njerėz tė pėrfshirė nė "Gladio" vdiqėn nė rrethana misterioze. Le tė shikojmė ndonjė shembull qė ngre dyshime lidhur me strukturėn "Gladio". Enrico Mattei, Presidenti ENI-t, vdiq nė vitin 1962 nė incidentin e dymotorėshit qė po e ēonte nė Milano.

Ata qė hipotezuan njė marrėdhėnie midis "Gladio" dhe ēėshtjes Mattei kanė qenė nė vitin 1995 gjykatėsit Benedetto Roberti dhe Sergio Dini tė Prokurorisė Ushtarake tė Padova dhe Felice Casson, zėvendėsprokuror nė Venezia. Dy elementėt bazė qė i kanė shtyrė gjykatėsit tė hipotezojnė njė lidhje midis Gladio dhe ēėshtjes Mattei.

I pari, i pėrket njėrit prej badigardėve tė Presidentit tė ENI-t, Giulio Paver, qė ka rezultuar i regjistruar nė Gladio. Nga dokumentacioni i sekuesruar pranė Degės sė VII-tė tė Sismi-t, ku janė ruajtur arkivat sekrete tė Gladio, Dini dhe Roberti, kanė sqaruar mė pas se organizatės laciale tė Gladio u pėrkisnin edhe Lucio e Camillo Grillo, mbiemėr jo i ri (nė kėtė bėrthamė territoriale bėnte pjesė edhe Armando Degni, i cili do tė investigohet pėr tė tentuarin "Grusht shteti Borghese").

Nė fakt, njė misterioz "kapiten Grillo", oficer i supozuar i Karabinierėve, inspektoi me dy "kolegė" tė tjerė avionin e Mattei pėrpara ngritjes nga Catania. Piloti, njė tjetėr habi, nė atė moment mungonte. Pak muaj pas vdekjes sė Mattei, Giulio Paver e la detyrėn e tij tek ENI.

Ndoshta, sepse detyra e tij kishte mbaruar. Aktivitetet e Presidentit tė ENI-t pėrbėnin njė problem pėr Shtetet e Bashkuara dhe ndonjė gladiator mund tė jetė ngarkuar kėshtu pėr ta "zgjidhur problemin", ndoshta me bashkėpunimin e Mafias.

"Gladio" futet drejtpėrsėdrejti edhe tė ndodhinė e tė ashtuquajturit "Piano Solo". Ky qe njė plan i pėrgatitur nga Gjenerali mason De Lorenzo, shef i Sifar-it, qė pėrpunoi njė projekt grushti shteti pėr t'u zbatuar nė rastin nė tė cilin qeveria e qendrės sė majtė (e kryesuar nga Aldo Moro) mos ridimensiononte kėrkesat e saj reformiste.

Pėrveē pushtimit tė objektivave strategjikė nė qytetet kryesore italiane, "Piano Solo" parashikonte edhe arrestimin e mbi 700 drejtuesve komunistė e socialistė, sindikalistė, intelektualė tė majtė dhe eksponentė tė sė majtės tė Demokracisė Kristiane, pėr t'u deporuar mė pas nė Sardenjė, pikėrisht nė bazėn e Capo Marrangiu.

Mbi ngjarjen, qeveria vendosi sekretin shtetėror. Njė tjetėr "ēudi" lidhet me vdekjen e komisarit Luigi Calabresi. Vdekja e supozuar e ekstremisttit tė djathtė, Gianni Nardi, zyrtarisht i vdekur nė njė incident automobilistik mė 10 shtatori 1976 nė Palma di Maiorca, mundėsoi qė tė mbylleshin pėrfundimisht hetimet e pėrfshirjes sė vetė atij si nė vrasjen e komisarit Calabresi, ashtu dhe nė njė trafik tė madh armėsh.

Njė farė Gianni Nardi ėshtė i pranishėm nė listat Gladio me siglėn 0565. Gladio duket se qėndron edhe nė "Masakrėn nė Kuesturėn e Milanos", e ndodhur mė 17 maj 1973 dhe qė provokoi vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 45 tė tjerėve.

Autori i gjestit kriminal, Gianfranco Bertoli, rezulton se merr rrogė nga Sifar-i, i lidhur me grupin e djathtė "Pace e Libertą" dhe, nė mėnyrė tė veēantė, njė anėtar i organizatės Gladio me siglėn 0375. Nė arkivat e shėrbimeve, gjykatėsi investigues Lombardi gjen gjurmė pagesash tė bėra nė drejtim tė Bertoli, i cili pėrfiton njė sigėl mbulimi: TRO31, emri i koduar "Negro".

Nė ēėshtjen Moro, prania e Gladio duket mbresėlėnėse. Ėshtė verifikuar se tė paktėn 14 ditė pėrpara, struktura Gladio ishte tashmė nė dijeni tė rrėmbimit. Veē tė tjerash, ėshtė verifikuar se disa plumba tė qėlluar nga brigadistėt nė Via Fani duket se kanė tė njėjtat karateristika me ato tė pranishme nė depot Nasco.

Mėngjesin e ngjarjes, nė mėnyrė krejtėsisht tė rastėsishme, Koloneli i Sismi-t Camillo Guglielmi, instruktor pranė bazės Gladio nė Capo Marrargiu, u gjend duke kaluar pikėrisht nė momentin nė tė cilėn kryeministri Moro po rrėmbėhej nga brigadistėt.

Edhe makina e shtypshkrimit model Ab Dick 360 T (matrikulla nr. 938508) e pėrdorur nga Brigadat e Kuqe pėr komunikatat e tyre gjatė rrėmbimit Moro, duket se vinte nga Ufficio del Raggruppamento Unitą Speciali (Rus), domethėnė zyra qė kryente stėrvitjen e gladiatorėve.

Ndoshta, Moro foli pėr Gladio nė "procesin" e tij nga ana e Brigadave tė Kuqe, pėr kėtė arsye ndodhia lidhur me memorialin qė pėrfshin zbulimet e shtetarit ėshtė shumė e deformuar, me zhdukje letrash dhe gjetje tė rastėsishme, deri me vdekjen e Gjeneralit Dalla Chiesa (zyrtarisht i vrarė nga Mafia), i cili u vu nė posedim tė kėtyre letrave.

Pėr tė konkluduar, edhe nė vdekjen e gazetares Graziella De Palo dhe tė redaktorit Italo Toni, duket se hyn struktura Gladio. Tė rrėmbyer mė 2 shtator 1980 nė Liban dhe mė pas tė vrarė, tė dy gazetarėt po zhvillonin njė investigim gazetaresk lidhur me njė trafik tė supozuar ndėrkombėtar armėsh midis OĒP-sė dhe Italisė, si dhe lidhur me kamept stėrvitore palestineze tė ndodhur nė jug tė Libanit.

Hetimet e kryera lidhur me vdekjen e dy gazetarėve u devijuan nga ana e shėrbimeve sekrete italiane. Gjenerali Giuseppe Santovito, Drejtor i Sismi-t, dhe Koloneli, Stefano Giovannone, shef i qendrės sė shėrbimeve nė Bejrut nga 1972 mė 1981, do tė rezultojnė tė dy tė lidhur Gladio. Vdekja e papritur e tyre e ndėrpreu procesin nė ngarkim tė tyre pėr aktivitetet e diversionit.

Struktura Gladio u shkri zyrtarisht nga kryeministri Giulio Andreotti nė nėntor tė 1990. Njėkohėsisht, u dhanė pėr dijeni tė opinionit publik emrat e 622 gladiatorėve. Ish-gladiatorėve ju dėrgua njė letėr lirimi nga drejtori i Sismi-t, Admirali Fulvio Martini, tė cilėn e pėrmbledhim: "Me urdhėr tė Qeverisė, struktura Stay Behind ėshtė shkrirė mė 27 nėntor 1990.

Kėshtu qė me marrjen e letrės prania juaj duhet tė konsiderohet si e ēliruar nga ēdo detyrim i lidhur me strukturėn e sipėrpėrmendur. Pushtohet kėshtu ēdo formė fshehtėsie. Shėrbimi Ju falenderon pėr gatishmėrinė e vetėdijshme tė ofruar nė perspektivėn e mundshme tė njė detyre legjitime dhe bujare nė ndodhjen fatkeqe tė njė pushtimi ushtarak tė Italisė. Ėshtė me kėto ndjenja qė ju dėrgoj falenderimin tim dhe pėrshėndetjet e mira mė tė pėrzemėrta".

Ndėrsa, Rusia hapte arkivat e saj, Shtetet e Bashkuara i shtuan dryne tė tjera tė tyreve, duke refuzuar qė tė bashkėpunojnė me organet italiane. Kurse nė Itali u mendua mirė qė tė shkatėrrohej njė pjesė e mirė e kėtyre arkivave. Kjo i ka mundėsuar Komisionit parlamentar, tė kryesuar nga Tarcisio Gitti, qė tė votojė konkluzionin nė tė cilin pranohet si legjitimiteti i plotė i strukturės, ashtu dhe mungesa e devijimeve.

Pėrgatiti:Armin Tirana
avatar
Neo

"Uniteti - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi