Njeriu qė nuk mund ta varnin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njeriu qė nuk mund ta varnin

Mesazh  Jon prej 07.08.09 14:29

Njeriu qė nuk mund ta varnin


John Babbacombe Lee

Gjatė 100 viteve tė fundit, legjendat pėrreth John "Babbacombe" Lee, kanė marrė dhenė. Legjenda urbane, shfaqje fantazmash dhe rrėfime pėr ndėrhyrje tė mbinatyrshme kanė shkuar shumė pėrtej asaj qė mund tė imagjinonte shumėkush nė South Devonin e shekullit 19.

Lee, qė mori nofkėn "Njeriu qė s'mund tė varej" u bė i njohur kur u dėnua pėr vrasjen e punėdhėnėses sė tij, Emma Keyse, si dhe zjarrvėnie nė shtėpinė e saj nė babbacombe, e quajtur Luginėza.

Mike Holgate nga Torquay, njė ekspert mbi ēėshtjen e John Lee ka thėnė: "gjatė gjyqit, prokurorėt e paraqitėn si njė tė ēmendur qė ishte nė gjendje tė thyente me sėpatė kokėn e njė plake, e mė pas t'i priste fytin me thikė.

Gjykatėsi, tek jepte vendimin me vdekje, habitej se sa i qetė kish qėndruar Lee gjatė tė gjithė gjyqit. Thuhet se ai pasi ėshtė pėrkulur pak pėrpara, ka thėnė: "Arsyeja pėrse jam kaq i qetė ėshtė se besoj tek Zoti, dhe Ai e di qė jam i pafajshėm".

"Thuhet se ai i ka rrėfyer kapelanit tė burgut se fajtori i vėrtetė ishte i dashuri motrės sė tij, Elizabeth Harris, i cili qe kuzhinier tek Luginėza".

Nė rregjistrin e guvernatorit tė burgut thuhet se, mėngjesin e ekzekutimit, teksa Lee afrohej nė qepenin e trekėmbėshit, u tha dy rojeve se kish ėndėrruar tri herė qė shuli ish tėrhequr dhe tė tre herė nuk kish lėvizur nga vendi".

Lee ishte i vetėm nė trekėmbėsh, por sa herė qė bėhej pėrpjekje pėr tė hapur qepenin, ai ngecte. Pas ēdo pėrpjekjeje tė dėshtuar, qepeni testohej dhe hapej normalisht, por kur para tij qėndronte Lee, dera nuk hapej. Kjo ndodhi tre herė, me po tė njėjtin rezultat.

Ka zėra qė thonė se, pėrgjatė tė gjithė provės sė trekėmbėshit, njė dorashkė e bardhė zinte vend nė qepen deri kur i dėnuari rikthehej nė qeli.

Sekretari i brendshėm i tha Parlamentit se, nuk priste qė njė njeri tė pėrballej "dy herė me shėrbimin e vdekjes sė afėrt".

Lee nisi njė dėnim me burgim 23-vjeēar nė Exeter dhe qė nga ajo ditė, legjendat pėr jetėn e tij u pėrhapėn kudo. Shtrigania dhe yshtje djallėzore pėrmendeshin sa herė qė flitej pėr arratinė e Lee prej vdekjes. Miq tė tij thoshin se kishin paguar bujarisht njė shtrigė tė bardhė pėr ta shpėtuar nga litari.

Tė tjerė njerėz rrėfenin histori se si nėna e Lee kish vizituar varrezėn e kishės pranė shtėpisė sė saj nė Abbotskerswell, kish recituar Lutjen e Perėndisė mbrapsht dhe i kish kėrkuar Djallit qė t'i shpėtonte tė birin.

Nė vitin 1905, teoria e shtriganisė fitoi besueshmėri nga njė burim befasues - Arkduka i Westminsterit, basil Wilberforce. Nė kohėn e vrasjes ai kish qenė njė vizitor i rregullt nė Babbacombe, ku kish folur nė takime tė organizuar nga njė fqinje e njohur e Emma Keyse, Zonja Mount-Temple nga Shkėmbi i Babbacombes.

Njeriu i Kishės ishte kapelan nė Dhomėn e Ulėt tė Parlamentit dhe ai kundėrshtoi fuqimisht njė fushatė nė rritje pėr lirimin e Lee. Ai informoi Sekretarin e Brendshėm se i njihte mirė si familje dhe ata ishin njė familje shtriganėsh e shtrigash nė Dartmoor. Mrekulli apo magji, ngjarjet nė trekėmbėsh hodhėn dyshime nė mendjet e shumė njerėzve mbi fajėsinė e Lee.

Botuesi i 'The Times', i cili derdhi vrer kundėr vendimit tė Sekretarit tė Brendshėm pėr tė anuluar dėnimin me vdekje tė Lee, tha se historia e tij "do tė nxiste njerėz budallenj e supersticiozė qė tė besonin, pavarėsisht provave tė qartė, se Lee ishte dėnuar gabimisht".

Pas lirimit, Lee shkoi nė Londėr ku u arratis bashkė me njė banakiere, duke braktisur bashkėshorten qė po priste fėmijėn e dytė. Mė pas, u duk se u zhduk pa gjurmė - thuhet se ka qenė nė Australi, Amerikė dhe Kanada - dhe Mike Holgate vetėm sė fundmi ka zbuluar se Lee ka vdekur nė 1945. Varri i tij u gjet nė njė varrezė nė Milwakee. Tė dhėnat tregonė se Lee vdiq nė moshėn 80-vjeēare nė 19 mars 1945.

Por sigurisht qė legjenda nuk vdiq bashkė me tė, sepse kohėt e fundit, Mike ka rregjistruar njė seri rrėfimesh drithėrues pėr Njeriun qė s'mund ta varnin. Ai thotė: "Njė ngjarje e ēuditshme iu shtua misterit mė shumė se njė shekull mė vonė, kur u hap njė pub me emrin John Lee nė Babbacombe nė Waster, nė vitin 1989. "Nė fillim tė qershorit, tabela e varur e klubit qė mbante logon e njė njeriu tė varur u rrėzua tre netė rresht pa asnjė arsye.

Nė po atė javė, Steve Harley dhe grupi i tij Cockey Rebel, ishin nė njė koncert nė Exeter. Sapo ishte thėnė se kantautori i talentuar do tė luante rolin e John Lee nė njė film. Njė plazh i vogėl pranė Brixhamit ishte zgjedhur si vendndodhje e skenave tė filmit, aty ku do tė ndėrtohej njė vilė viktoriane pėr tė rikrijuar skenėn e vrasjes. Kėrkimet e vazhdueshme tė prodhuesve tė filmit kishin zbuluar fakte tė rinj pėr vrasjen dhe ishin pėrfshirė nė skenar, i cili kishte dy funde tė mundshėm.

Producenti i tha medias: "Kam jetuar kaq gjatė me kėtė, dhe nuk heq dorė deri kur tė kem zbuluar tė vėrtetė. Fatkeqėsisht, e vėrteta nuk doli asnjėherė nė shesh, sepse filmi u braktis i ndjekur shumė shpejt nga mbyllja e pubit Babbacombe. Ndoshta tė dy projektet kishin bezdisur shpirtin e trazuar tė John Lee.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi