Refleksion - Meditim

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:28

MARREDHENIET

Nese jemi te palumtur pa marredhenie, me gjase do ta jemi edhe me nje marredhenie. Nje marredhenie nuk eshte fillimi i jetes sone; nje marredhenie nuk behet jeta jone. Nje marredhenie eshte vazhdimi i jetes sone.

Marredheniet jane njekohesisht nje bekim dhe nje mallkim per procesin e sherimit tone te brendshem.

Cdo dite ballafaqohemi me kerkesen per te plotesuar detyrat tona ne marredhenie te ndryshme. Disa prej ketyre marredhenieve i kerkojme vete, ndersa te tjerat jo.

Zakonisht ne vete vendosim se si sillemi ne keto marredhenie. Per t'u sheruar nga varesia jone nga problemet e njerezve te tjere (kodependence), veme si qellim nje sjellje qe shpreh pergjegjesine tone per vetveten.

Mesojme qe e kemi fuqine per t'u kujdesur per veten edhe ne marredheniet tona. Mesojme te merremi vesh me njerez te tjere ne menyre familjare kudo qe eshte e mundur.

A eshte e nevojshme te ndahemi nga nje njeri te cilin deri me tani mundoheshim ta kontrollonim? A ka dike me te cilin duhet te kemi nje bisede te rendesishme, edhe pse ajo qe kemi per t'i thene eshte e pakendshme?

A ka dikend te cilit i shmangemi, nga frika qe ne pranine e tij duhet te kemi shume kujdes per veten? A eshte e nevojshme te korrigjojme nje sjellje te caktuar? A ka dike te cilit duhet t'i afrohemi ose te cilit duhet t'i tregojme dashuri?

Sherimi i brendshem nuk ndodh i ndare nga marredheniet tona, por bashke me procesin e mesimit, nepermjet te cilit behemi te vetedijshem per fuqine tone dhe pastaj edhe ne marredheniet tona e trajtojme veten me kujdes.

Sot marr pjese aktivisht ne marredheniet tona, aq mire sa mundem. Jam i gatshem t'u jem afer njerezve te tjere ne te cilet kam besim dhe te shkembej mendime me ta. Kerkoj ate per te cilen kam nevoje dhe jap ate qe konsideroj mire.

Melody Beattie



Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:29

Partnerė tė barabartė

“Njerėzit janė partnerė tė barabartė me bimėt dhe kafshėt, nuk janė pronarėt e tyre qė i shfrytėzojnė." --
Haida Gwaii, Rrethi Tradicional i Pleqve (tė indianėve amerikanė)

Si njerėz nuk jemi mbi asgjė, as nuk jemi nėn asgjė. Ngaqė jemi tė barabartė, duhet tė kemi parasysh vlerėn e respektit. Jo vetėm respekt ndaj njerėzve, por respekt ndaj gjithēkaje. Nuk jemi pronarėt mbi gjėrat; jemi kujdestarė pėr Frymėn e Madhe. Duhet t’i trajtojmė tė gjitha gjėrat me respekt.


Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:30

E jap veten dhe hapem per fuqine e brendshme sheruese.
Fuqia sheruese eshte me e madhe ne piken e qetesise se brendshme.
Edhe pse qetesia brenda meje behet aq e thelle saqe kam pershtypjen qe tretem, nuk mbrohem kunder kesaj dhurate te fshehur...

E humb friken nga ASGJEJA e madhe dhe me gezim lejoj qe bie brenda!

Gayan S. Winter

Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:31

Mos mbyll kurre zemren tende dhe mendjen tende.

Mos ki kurre frike nga e reja, e cuditshmja, origjinalja.

Ji i gatshem dhe i hapur per ta degjuar intuiten tende, frymezimi, qe mund te te zbuloje dicka aq plotesisht te re saqe as nuk ka as forme as permbajtje dhe ti vete duhet t'i gjesh fjale.

Krenaria intelektuale mund te jete nje hendikep ne kete rruge spirituale dhe nje pengese e mirefillte per te verteten.

Nuk eshte intelekti qe te duhet, jane frymezimi dhe intuita.

Intelekti vjen nga jashte, ndersa frymezimi dhe intuita vijne nga brenda dhe nuk mund te ndikohen nga asgje nga jashte.

Le te vije mesimi yt nga brenda; merr nga gjithcka qe ke brenda vetes.

Do te habites se sa shume qenka.

Eshte e pakufi sepse vjen nga Une, dhe UNE JAM i pakufi, dhe gjithcka qe eshte nga Une eshte e pakufi dhe e amshuar.

Eileen Caddy


Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:33

TRAJTIMI I NDJENJAVE TE DHEMBSHME

Trajtimi i dhembjeve te plagosura ose te inatosura eshte vecanerisht i veshtire. Kur shfaqen keto ndjenje, ndihemi te prekshem, te frikshem dhe te pafuqishem. Pervec kesaj, zgjojne kujtime per ngjarje te tjera, po ashtu te dhembshme, ne te cilat ndiheshim te pambrojtur.

Per te fituar prape kontrollin mbi veten, ndoshta denojme njerezit qe na rrethojne; ose i fajesojme per ndjenjat tona ose mbajme pergjegjes nje te trete te pafaj. Perpiqemi te qerojme hesapin me dike, ose manipulojme mbas shpines se te tjereve per t'i dale zot nje situate te caktuar.

Veprime te tilla na japin nje ndjenje kalimtare kenaqesie, por vetem e shtyjne deri me vone ekzaminimin e dhembjes sone.

Ndjenja qe jemi plagosur nuk duhet domosdo te na frikesoje. Nuk duhet te mundohemi me cdo kusht ta evitojme. Ndonese ndjenjat e plagosura nuk jane te kendshme, me ne fund nuk jane gje tjeter pervec ndjenjave, te cilat mund t'i lejojme dhe t'i ndiejme per te vazhduar pastaj prape rrugen tone.

Kjo nuk do te thote qe i lakmojme fyerjet ose qe merremi me ta per nje kohe teper te gjate. Dhembja emocionale nuk ka nevoje te na shkallmoje. Mund te ndalim, ta ndiejme dhembjen, te mendojme per ate se a duhet te bejme dicka per ta trajtuar veten me kujdes - dhe pastaj e vazhdojme jeten tone si zakonisht.

Nuk ka nevoje qe te bejme hapa te nxituara; nuk ka nevoje per te denuar te tjere per t'i vene ne rregull ndjenjat tona. Mund te veme ne dijeni te tjere per ndjenjat tona te plagosura. Kjo sjell lehtesim dhe eshte e sherueshme per te gjithe ne fjale.

Me ne fund e mesojme mesimin qe forca e vertete tregohet kur i lejojme plagat emocionale - atehere kur kuptojme qe edhe ne vuajtje te thelle mund te kujdesemi per veten. Kjo force e brendshme vjen sapo te mbarojme t'i mbajme pergjegjes te tjeret per dhembjen tone dhe ne vend te kesaj mbajme vete pergjegjesine per te gjitha ndjenjat tona.

Sot dua t'ua jap veten ndjenjave te mia, edhe atyre te dhembshme. Ne vend qe te bej hapa te pamenduara ose qe dua te denoj te tjeret, jam gati dhe i hapur per t'i ndier ndjenjat e mia.

Melody Beattie


Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:36

Shėrim me ngjyra

Nė shėrim, ngjyrat veprojnė si ekuilibrues: japim ngjyrat tė cilat i duhen dikujt mė shumė, ose japim tė kundėrtėn e ngjyrės nga e cila dikush ka tepėr.

Pėrse i duhet trupit njė shtim ngjyrash?

Njerėz tė shėndoshė janė tė akorduar me valėn e tyre bazė, qė do tė thotė qė vibrojnė nė frekuencėn e tyre unike. Aura e tyre – trupat e padukshme energjetike – i mbajnė nė ekuilibėr duke tėrhequr forcat e drejta kozmike pėr trupin e tyre fizik.

Kur njerėzit bėhen tė mbingarkuar, tė tronditur, tė frikėsuar ose tė keqtrajtuar, aura e tyre dėmtohet. Kėto fusha tė forcave energjetike bėhen tė holla, paraqesin njolla tė errėta ose plaga, gjė qė pengon punėn e mirėfilltė tė aurės. Si pasojė, ti pranon njė frekuencė tė ndryshme dhe ndihesh i parehatshėm ose sėmuresh.

Kėtu hyjnė vetitė shėruese tė dritės. Ēdo ngjyrė ka njė gjatėsi vale tė posaēme; duke dhėnė njė ngjyrė tė veēantė, e forcojmė aurėn, kėshtu qė mund ta riparojė veten dhe tė kthehet nė valėn e saj bazė origjinale. Ndikimi fizik ėshtė shėrimi i trupit.

E verdhja

Stimulon trurin dhe aktivitetin e nervave.
U jep energji muskujve.
Pėrshpejton tretjen dhe asimilimin e ushqimit si dhe jashtėqitjen.
Aktivizon dhe inkurajon njerėz depresivė dhe melankolikė.
E verdhja e errėt lehtėson dhembje tė mprehta nė nervat.
Jep qejf pėr jetėn.

Ngjyra portokalli

Stimulon mushkėritė, frymėmarrjen dhe tretjen.
Shton aktivitetin e tiroides.
Lehtėson ngėrēe dhe spazma muskujsh.
Shton sasinė e qumėshtit tė nėnės.
Tregon mundėsi tė reja dhe opsione tė tjera nė jetė.
Stimulon mendimin krijues dhe entuziazėm.

E kuqja

Sjell ngrohtėsi, energji dhe stimulim, prandaj e mirė pėr lodhje, ftohje, njerėz tė ftohtė dhe pasivė.
E kuqja u jep energji zemrės dhe qarkullimit tė gjakut, e ndėrton gjakun dhe ngre tensionin e ulėt tė gjakut.
U jep energji tė gjitha organeve si dhe shqisave tė dėgjimit, nuhatjes, shijes, shikimit dhe prekjes. Shton epshin dhe aktivitetin seksual.
Stimulon ovulacionin dhe menstruacionin.
Mos trajto kurrė kancerin me tė kuqen, sepse kjo ngjyrė stimulon rritjen e qelizave!

Ngjyra trėndafili

Shėron pikėllimin dhe trishtimin.
Kthen freskinė rinore.
Tė ēon nė kontakt me ndjenjat e tua.

E gjelbra

Sjell harmoni dhe barazpeshė psikologjike dhe emocionale; prandaj ka njė ndikim qetėsues mbi zemrėn dhe shėrues mbi veshkat (qė nė astrologji kanė tė bėjnė me marrėdhėniet).
Shėron prishjet e ekuilibrit hormonal.
Stimulon hormonin e rritjes dhe rinimin.
Pastron nga mikrobet, bakteret dhe lėndėt e kalbura.
Harmonizon tretjen, lukthin, mėlēinė, fshikėzėn e tėmthit.
Shton imunitetin.
Ndėrton muskujt, eshtrat dhe indet.
Stimulon paqen e brendshme.
Forcon sistemin nervor.

Ngjyra e bruztė

Shton intuitėn dhe ndjeshmėrinė.
Veprim dezinfektues dhe antiseptik.
Forcon sistemin e pėrgjithshėm.
Ndėrton lėkurėn.
Relakson ndjenjat e stresit.

E kaltra

Qetėson malcimet (mos harro malcimet reumatike), ethet, tensionin e lartė tė gjakut, ndal gjakderdhjen, lehtėson dhembjet shpėrthyese tė kokės, zbut emocione tė forta si inat, agresion ose histeri.
Veprim dezinfektues dhe antiseptik.
Sjell qetėsi.
Kundėr kruarjes.
Kundėr pezmatimit (pėr shembull skuqja e lėkurės), kundėr stresit.
Lehtėson vuajtjen.

Ngjyra vjollce

Kjo ngjyrė transformimi shėron melankolinė, histerinė, maninė dhe dhėnien pas alkoholit, sjell depėrtime spirituale dhe pėrtėritje.
Ngadalėson njė zemėr tepėr aktive.
Stimulon shpretkėn dhe qelizat e bardha tė gjakut (imunitet).
Sjell gjumė.
Lehtėson stresin mendor dhe emocional.
Ul aktivitetin seksual.
Ul ndjeshmėrinė ndaj dhembjes.
Ēhelmim.

Pėrdorimi praktik i shėrimit me ngjyra:

Dritė me ngjyrė mund tė krijohet duke pėrdorur poēe me ngjyrė nė dritat ose duke mbuluar njė dritė ose dritare me njė fletė (plastike) tė tejdukshme me ngjyra. Ulesh ose shtrihesh nė rrjedhėn e dritės me ngjyrė pėr rreth 30 minuta gjatė disa ditėve.

Mund tė varėsh nė dhomė copa pėlhure ose mėndafshi ose fleta letre nė ngjyrėn e dėshiruar.

Mund tė mbushėsh gota ose shishe me ngjyra me ujė (burimi), vendosi nė dritare pėr sė paku tri orė dhe pi tri gota nė ditė nga kjo ujė.

Mund tė veshėsh rroba nė ngjyra tė caktuara.

Mund tė hash ushqime nė ngjyra tė caktuara. Ke nevojė pėr mė shumė energji? Ha domate dhe luleshtrydhe. Do qartėsi mendore? Ha banane dhe misėr, etj.

Mund tė pėrfytyrosh dritė me ngjyra nė trupin tėnd dhe pėrreth tij, thithe me frymėmarrjen dhe drejtoje nė pjesėt e trupit qė kanė nevojė pėr tė.

Mbaj stoli ose gurė tė ēmuar nė ngjyrat qė tė duhen.

Vizito vende nė natyrė qė plotėsojnė nevojėn tėnde pėr ngjyra. Pėr qetėsi shko pranė ujit, pėr barazpeshė shko nė pyll, pėr energji bli lule tė kuqe etj.

Natyrisht njė kombinim i atyre qė u pėrmendėn punon mė sė miri!

Shėrim me ngjyra nė distancė mund tė bėhet nė disa mėnyra.

Merr njė fotografi ose njė copė letre me adresėn e plotė dhe datėlindjen e personit tė cilit dėshiron t’i ndihmosh tė shėrohet. Vėre kėtė nė dritė me ngjyra, siē u pėrshkrua mė lart, pėr 1 1/2 deri 2 ora nė ditė pėr disa ditė me radhė.

Ose vendose kėtė fotografi nė njė zarf ose copė pėlhure nė ngjyrėn e saktė dhe vėre nė diell pėr disa orė nė ditė.

Njė mėnyrė e tretė ėshtė ta pėrfytyrosh personin tė rrethuar dhe tė mbushur me dritė me ngjyrė aq gjatė sa mundėsh. Gjithmonė mbaro duke pėrfytyruar ose dėrguar dritė tė bardhė pėr atė person.

Njė mėnyrė moderne e shėrimit me ngjyra ėshtė puna me njė biogjenerator. Ky ėshtė njė aparat qė dėrgon energji kozmike nėpėrmjet tubeve prej qelqi, tė mbushura me gazra si helium ose hidrogjen, ku secili ka ngjyrėn e vet me vetitė e saj shėruese.

Kjo ėshtė teknologji e frymėzuar nga Nikolla Tesla.

Disa terapeutė kanė rrėfyer se ngjyra nė tubet prej qelqi bile ndėrron kur pacienti ka nevojė. Mund tė punohet me njė biogjenerator pėr pacientė fizikisht tė pranishėm, por shėrimi nė distancė ėshtė edhe shumė i mundshėm, pėr shembull si trajtim nėpėrmjet fotografisė.


Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 02.09.10 0:39

Mendja jonė ėshtė krijuese

Kur mėsojmė tė mendojmė dhe tė flasim nė forma tė reja, na hapen mundėsi tė reja tė mrekullueshme.

Njeriu, ndryshe nga ēdo krijesė tjetėr tė kėtij rruzulli, ka dhuntinė e njė mendjeje krijuese. Ne mund tė krijojmė dhe nė fakt krijojmė pėrvojėn tonė tė jetės. Megjithatė, shumica dėrrmuese prej nesh nuk kanė mėsuar tė zhvillojnė kėtė dhunti natyrore nė njė aftėsi.

Atėherė cili ėshtė dallimi midis dhuntisė dhe aftėsisė? Dhuntia ėshtė njė tendencė natyrore pėr tė bėrė diēka. Aftėsia ėshtė rezultati i stėrvitjes dhe praktikės. Dhuntia e papunuar ėshtė e dobishme: pėr shembull, njerėzit kanė njė dhunti tė papunuar pėr tė ecur nė kėmbė, dhe madje pėr kėtė duhet pak praktikė nė fillim.

Megjithatė, nėse kalojmė kohė duke u edukuar dhe u stėrvitur, dhe pastaj e praktikojmė, ecja nė kėmbė mund tė transformohet nė njė formė tė bukur dhe krijuese arti, siē ėshtė vallėzimi ose gjimnastika, atletika etj; njė pėrdorim i qėllimshėm dhe i pėrqėndruar i talentit natyror tė ecjes nė kėmbė.

Tani le tė zbatojmė kėtė analogji pėr mendimin se si krijohet pėrvoja jonė e jetės. Kemi njė dhunti natyrore tė papunuar pėr tė krijuar pėrvojėn tonė tė jetės, nė fakt kėtė e bėjmė gjithė kohėn, por zakonisht kjo nuk ėshtė e qėllimshme dhe e pėrqėndruar, kėshtu qė krijohet nė njė mėnyrė tė shpėrndarė dhe tė rastit.

Sikur tė sillesh pėrreth pa qėllim dhe duke shpresuar qė tė dalėsh nė ndonjė vend qė ia vlen. Nė fakt secili duhet tė jetė diku, pra edhe ia dalim, por kur mbėrrijmė, tepėr shpesh shikojmė pėrreth dhe themi: “Ē’ėshtė kjo? Kėtu nuk dua tė jem.” Kėshtu ikim dhe endemi pėrsėri, duke shpresuar gjatė gjithė kohės qė do tė arrijmė diku mė mirė. Dhe cikli vazhdon dhe bota rrotullon e rrotullon e rrotullon.

Fatmirėsisht me ēdo nisje tė re dhe ēdo arritje tė re mėsojmė, kėshtu qė udhėtimet nuk janė pa vlerė. Dhe pastaj nė ndonjė ditė tė bekuar kemi mėsuar mjaft pėr tė imagjinuar njė rrugė mė tė mirė.

E pyesim veten: “Po ta planifikoja udhėtimin, pėrfytyroja destinacionin, zgjidhja panoramat dhe pėrjetimet gjatė rrugės, pėrcaktoja disa qėllime? A mund tė mėsoj atėherė atė qė dėshiroj tė mėsoj, tė shoh atė qė dėshiroj tė shoh dhe tė arrij nė vendin e paqes, bukurisė, dashurisė dhe begatisė pėr tė cilin mė ka marrė malli?"

Po, kjo ėshtė mėnyra se si krijojnė pėrvojėn tonė tė jetės: duke zgjedhur atė qė mbėshtet ėndrrėn tonė dhe duke pėrparuar pambarim dhe me besim nė drejtim tė ėndrrave tona. Mos harro qė ajo qė na ndodh neve dhe pėrreth nesh nuk ėshtė aspak aq e rėndėsishme sesa mėnyra se si pėrgjigjemi, lidhemi dhe reagojmė ndaj kėtyre ngjarjeve.

“Ke bojėrat e tua, ke penelėt e tu, pikturoje parajsėn dhe hyj brenda menjėherė.” -Niko Kazantzaki

Ē’mendon qė Nikua ka shprehur nė kėtė thėnie? Kėshtu e interpretoj unė metaforėn: Ne tė gjithė kemi njė paletė tė pasur bojėrash nė mendjen tonė, qė e quajmė fantazi, dhe secili prej nesh i kombinon kėto bojėra nė mėnyrėn e tij unike.

Prej kėtyre bojėrave krijojmė mendimet, idetė, ėndrrat dhe vizionet tona. Por si e ngjyrosim botėn e jashtme me fantazinė tonė? Patjetėr me penelėt tanė! Penelėt tanė janė duart, krahėt, kėmbėt tona, zėri dhe trupi ynė, veglat fizike me tė cilat mund tė pikturojmė fantazitė tona jofizike mbi pejsazhin e realitetit. Ēfarė vizatimi tė mrekullueshėm!

Mund tė pėrdorim penelėt tanė tė bukur pėr tė pikturuar, gdhendur, vallėzuar, kėnduar, punuar dhe luajtur. Mė e rėndėsishmja, mund tė marrim bojėrat dhe penelėt tanė dhe mund t’i vėmė nė shėrbim tė njerėzimit.

Nė fakt mund ta pikturojmė parajsėn pėr veten dhe tė tjerėt dhe tė hyjmė brenda menjėherė. Ne tė gjithė u bekuam me aftėsinė pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr jetėn tonė dhe pėr tė qenė pėrgjegjės pėr veten, nė kėtė ēast dhe nė ēdo ēast tė ri; kurrė mė viktimė.

Fal, harro dhe largo tė kaluarėn. Ti je artisti krijues, gėzoje punėn tėnde, pikturoje parajsėn nė tė ardhmen tėnde dhe hyj brenda menjėherė!

Rick Nichols

Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 19.11.10 12:13

Te besh nje ndryshim


Ne qofte se nuk ndryshon asgje ne jeten tende...
atehere jeta jote nuk do te ndryshoje kurre.

Atehere, nese deshiron ta kthesh boten ne nje vend me te mire,
shikoje veten dhe pastaj beje kete ndryshim brenda vetes.

Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 19.12.11 22:13

Falenderohu



Falenderohu per cdo fryme qe merr, per cdo note muzikore qe degjon, per buzeqeshje dhe qeshje dhe per gezimin brenda vetes sate, thelle ne brendi, gjithmone atje, gjithmone i pranishem, nje gezim i thelle per vete faktin qe je gjalle.

Falenderohu qe je ai qe je, ashtu sic je ne kete cast, ne kete dite, mu tani.

Falenderohu per bekimet e medha te jetes sate, per cdo cast qe ke jetuar dhe per cdo ngjarje dhe cdo person qe ka pasuruar thellesite e pervojes sate si njeri.

Dhe para se gjithash, falenderohu per kete cast, mu tani. Futu thelle ne te dhe ndiej se si pulsi gjallerues i jetes derdhet neper trupin tend duke te mbushur me bukuri dhe mrekulli.

Ashtu sic eshte jeta, ashtu sic je ti, falenderohu.

Carrie Hart

Neo

1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Xhemajl prej 17.02.12 20:54

Vetėm nėse e posedon veten, vetėm atėherė je i pasur


Dhe ēfarė ndodh atėherė? Ne pėrpiqemi qė tė grumbullojmė pasuri edhe mė tė madhe, qė tė jemi sa mė tė rėndėsishėm nė sytė e tė tjerėve. Dhe, kur nė njė ēast, vitet fillojnė tė rrėshqasin me tė madhe drejt fundit tė tyre, kur pleqėria zė tė na shkundė, kur nė horizontet e jetės zėmė ta shohim pėrfytyrimin e vdekjes “me kosėn e kobshme nė dorė”, ne do tė shohim se sa mė shumė gjėra qė kemi grumbulluar, aq mė me pakuptim e kemi harxhuar jetėn. Sepse, krejt ajo qė kemi arritur ėshtė njė grumbull plehu qė nga dita nė ditė rritet e rritet, ndėrkaq tė gjitha ato qė i kemi arritur, i kemi paguar me ēmim tė lartė – me ēmimin e jetės sonė.
Prandaj, zbrazėtia ėshtė e paevitueshme. Jehona e saj ėshtė lemeritėse dhe brerėse. Ajo ėshtė si kanceri qė na ha pėr ēdo ditė nga pak. E kthim prapa nuk ka. Sepse, ėshtė krejtėsisht e qartė, se koha tė cilėn pakuptimisht e keni harxhuar, prapa mė nuk mund tė na kthehet. Me kohė, plakemi gjithnjė e mė tepėr e mė tepėr, dhe jemi gjithnjė e mė tė dėshpėruar. Pikėllimi ėshtė i pashmangshėm nė tė gjitha pėrmasat e shpirtit.
Kemi harxhuar jetėn duke mbledhur gjėra e objekte tė pavlera tė kėsaj bote! Kjo pėrafėrsisht edhe do tė ishte pėrcaktimi i pasanikut. Ai i ka mashtruar tė tjerėt, por tash nuk mund ta mashtrojė veten. Ēdo pasanik, kah fundi i jetės gjithsesi ėshtė i dėrmuar dhe i thyer. Sepse, ai pėrjashta ka ofruar dėshmi se diēka ka realizuar, por – pėrbrenda – pėr aq ėshtė i ērrėnjosur: Posedon shumė, por ajo ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja – nuk e posedon vetveten! Dhe, njeriu i tillė, a nuk do tė duhej tė ishte mė i varfėri se gjithė tė tjerėt?! Njeriu i kėtillė ėshtė sinonim i varfėrisė sė njėmendtė. Vetėm nėse e posedon veten, vetėm atėherė vėrtet je i pasur!

Meditimi ėshtė absolutisht i domosdoshėm

Dhe ēfarė ndodh nė esencė? Sytė e huaj pasqyrojnė vetėm pasurinė tuaj, rrobat tuaja. Atėherė sytė e huaj fillojnė tė ju japin vlerė, flasin se keni arritur fuqi ekonomike, se keni arritur prestigj tė caktuar, status tė caktuar shoqėror. Pra, identiteti juaj ėshtė i themeluar mbi pasqyrimin e gjėrave. Por, njerėzit mund tė pasqyrojnė vetėm gjėra dhe asgjė mė tepėr. Ata ju pasqyrojnė nė bazė tė atyre qė keni grumbulluar materialisht nė kuadrin e kėsaj bote. Por, realisht, asgjė nga kjo nuk ju pasqyron JU. Ju, njė ditė domosdoshmėrisht do ta kuptoni se nuk jeni ata qė me ndihmėn e syve tė huaj e keni krijuar si pėrfytyrim. Prandaj, shkaku i tėrė kėsaj, siē thotė Osho, njohėsi, interpretuesi dhe agjitatori mė i madh i meditimit ndoshta nga tė gjithė mistikėt e mėdhenj, MEDITIMI ėshtė absolutisht i domosdoshėm.

avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Xhemajl prej 12.04.12 20:32

I kėrkova Zotit forcė, Ai mė dha vėshtirėsi pėr tė mė forcuar.
I kėrkova Zotit zgjuarsi, Ai mė dha probleme pėr ti zgjidhur..
I kėrkova Zotit guxim, Ai mė dha rreziqe pėr ti kaluar..
I kėrkova Zotit durim, Ai mė dha situata ku duhej tė prisja..
I kėrkova Zotit dashuri, Ai mė dha njerėz nė nevojė pėr ti ndihmuar..
I kėrkova Zotit ndere, Ai mė dha mundėsi..
I kėrkova Zotit gjithēka pėr tė shijuar jetėn, Ai mė dha jetėn pėr tė shijuar gjithēka...
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Xhemajl prej 12.04.12 21:53

Dita mė e bukur? Sot.
Pengesa mė e madhe? Frika.
Gjėja mė e lehtė? Tė gabosh.
Gabimi mė i madh? Tė heqėsh dorė.
Rrėnja e ēdo tė keqeje? Egoizmi.
Mėndjeheqja mė e mirė? Puna.
Humbja mė e madhe? Mospasja e kurajės.
Profesionistėt mė tė mirė? Fėmijėt.
Nevoja e parė? Komunikimi.
Lumturia mė e madhe? Tė jesh i dobishėm pėr tė tjerėt.
Misteri mė i madh? Vdekja.
E meta mė e keqe? Tė qenit pa humor.
Personi mė i rrezikshėm? Ai qė gėnjen.
Ndjenja mė e shėmtuar? Mėria.
Dhurata mė e bukur? Falja.
Ajo mė e paēmuara? Familja.
Drejtimi mė i mirė? Rruga e duhur.
Sensacioni mė i kėnaqshėm? Paqja e brendshme.
Pritja mė e mirė? Buzėqeshja.
Ilaēi mė i mirė? Optimizmi.
Kėnaqėsia mė e madhe? Detyra e kryer.
Forca mė e madhe? Besimi.
Personat mė tė nevojshėm? Shėrbyesit e Zotit
Gjėja mė e bukur nė botė? Dashuria.

Nga : |Nene Tereza|
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndihme

Mesazh  aktash prej 22.12.12 21:34

Une u antarsova qe 3-4 min.Jom 19 vjeqar i prishtines , edhe po du ndihm me meditimin chakra , nuk kom besu qe ka forume Shqiptare qe diskutojn rreth meditimit , per fat tmir gjeta.A munet najkush mem udhzu me naj tem , ose mem informu rreth meditimit chakra.
avatar
aktash

Djalosh

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  euterpa prej 24.12.12 8:55

Faleminderit
avatar
euterpa

31


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi