Refleksion - Meditim

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 06.08.09 23:37

Refleksion - Meditim



Ankorimi i vibracionit tė bashkimit

Gjithmonė e mė shumė njerėz bėhen tė ndėrgjegjshėm se jemi duke hyrė nė njė kohė ndryshimesh tė mėdha. Dhuna dhe luftėrat po bien gradualisht nėpėr botė, me gjithė shpėrthimet e rastit, qė raportohen gjatė e gjerė nga mediat.

Mirėdashje dhe njė ndjenje pėrgjegjėsie tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen tonė tregohet nga aq shumė njerėz dhe organizata sot se do tė ishte punė e vėshtirė tė japėsh njė imazh tė saktė tė gjithė dashamirėsisė sė burrave dhe grave nė gjithė planetin tonė tė mrekullueshėm.

Megjithatė kėrcėnimet duken dėrrmuese kundėr nesh ... vazhdimi i shpėrthimit demografik nė pjesėtet mė tė varfra tė botės, dėme kundrejt mjedisit nė pėrmasa tė paqena mė parė, pėrshtypja e indiferencės nga ana e politikanėve dhe ndėrmarrjeve vigane ndaj dėmeve qė bėjnė ndaj tė tjerėve, e tė tjera ... duket se loja ecėn kundėr nesh dhe fėmijėve tanė, fėmijėve tė tyre dhe tė gjithė brezave tė ardhshėm.

Nga jashtė, njeriu mund tė mendojė se asnjė pėrpjekje ose iniciativė individuale ka njė shans pėr tė ndikuar mbi rezultatin.

Por shikuar nga brenda, nga pika e epėrme tė Krijuesit tė kėtij universi, nėqoftė se mund tė merret pėrsipėr pėr pak ēaste kjo perspektivė krejt unike, tė gjitha gjėrat duken nė njė dritė tė ndryshme.

Nėpėrmjet ushtrimit tė vullnetit tė vet tė lirė, njerėzimi ėshtė duke shtruar njė udhė tė re drejt njė tė ardhme tė mrekullueshme prej lumturisė sė patreguar dhe begatisė shpirtėrore. Njeriu po mėson tė largojė shekuj plot me urrejtje pėr gjininė e vet dhe koncepte tė gabuara pėr rolin dhe vendin e vet nė kėtė botė materiale.

Njė burim i ri Dashurie gufon i bollshėm nga zemrat e milionėve e milionėve qeniesh, dhe kjo shprehje e natyrės sė shenjtė tė njeriut e transformon dalėngadalė kėtė botė nė njė vend plot harmoni, barazi, shėndet dhe kuptimit tė pėrgjithshėm se ēfarė mban tė gjitha format e Jetės bashkė nė njė sinfoni barazpeshe dhe bashkimi.

Kjo ndėrgjegje e brendshme shprehet tani nėpėrmjet njė numri gjithmonė e mė tė madh kanalesh, dhe shpesh do tė jetė nė vijėn e parė tė punėve njerėzore.

Tė udhėhequra nga nxitje tė brendshme dhe qindra rastėsish tė vogla, por tė mrekullueshme, kėto kanale po zbulojnė se sa thjeshtė ėshtė t'i shėrbesh Synimit tė Madh tė Jetės, kur dėshira e papenguar pėr ta ndihmuar Zotin ėshtė motivimi i vėrtetė i vendimeve dhe veprave tė tyre, dhe jo dėshirat tokėsore tė njė uni ende tė pazbutur nga pėrkushtimi vetėmohues ndaj Qenies sė Dritės.

Sinkronicitete, ngjarje plot kuptim qė nuk shpjegohen nga logjika e zakonshme, ka me kaq bollėk sot qė librat janė shkruar pėr tė demonstruar ekzistencėn e tyre si tė ishte ndonjė ligj tjetėr natyror i kėtij universi. Jemi duke pushtuar pikat e fundit mbizotėruese tė frikės dhe ndarjes, dhe shpejt bota dhe ndjenja jonė e brendshme e ekzistencės nė kėtė botė do tė rilinden plotėsisht.

Mu nė kėtė moment, lumenj energjie dhe vullneti ankorohen nėpėrmjet iniciativave madhėshtore, qė tė gjitha pėrkushtohen pėr ta ngritur dhe shėruar kėtė botė. Jo vetėm do tė shėrohet bota jote nga vurata fizike, por mė e rėndėsishme, shpirtrat tona do tė lėvizen nė formė spirale prapa nė mitrėn e Krijimit pėr t'u bashkuar me nivelin e

Realitetit nga tė gjithė ata ishin shfaqur para kohėrash.

Ndarja nuk do tė jetė mė. Iluzioni nuk do tė jetė mė. Vetėm do tė jetė Bashkimi, vibracioni i pėrhershėm i Bashkimit. Dhe ne jemi thirrur t'i afrohemi kėtij Realiteti tė thjeshtė, por tė pafund, si rrezet e njė ylli, qė i afrohen pėrsėri qendrės nga ishin dėrguar, pėr t'u shkrirė nė pėrsosjen e bashkimit tė hareshėm.

Jean Houdon
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 06.08.09 23:46

Jam pjesė e Zotit

E sforcoj kėtė imazh aq shpesh sa mundem. E lė gjithmonė e mė shumė tė bėhet natyra ime e vėrtetė.

E informoj nėnvetėdijen time me kėtė imazh. Lidhem me vizionin e njė jete tė shenjtė, tė cilėn mund ta jetoj nė tė vėrtetė. Jeta ime qoftė lutja ime.

Ky vizion ka brenda vetes njė fuqi tė madhe. Asgjė nuk ėshtė mė e fuqishme se njė vizion me tė cilin mbetem krejtėsisht e lidhur.

Sa mė shumė vizioni im mė bėhet natyra e dytė, aq mė shumė realitet mund ta tėrheqė. Sa mė shumė mė obligon vizioni im, aq mė shumė mė mban edhe nė situata tė vėshtira. Sa mė e plotė tė bėhet vizioni im, aq mė shumė bėhet njė pjesė e procesit krijimtar shėrues nė botė.

Nė kėtė rrugė largohem nga tė gjitha imazhet e vjetra tė njė religjioni lidhur me njė Zot qė dėnon.

Jam pjesė e Zotit. Si pjesė e kėrkoj dhe e gjej Zotin nė brendinė time. Kėtu e gjej pasqyrėn pėr njė botė tė pėrkryer. Kėtu gjendet lidhja e vullnetit tim mė tė thellė me vullnetin e fuqisė hyjnore.

Eshtė njė vendim ta rinjohėsh Zotin brenda vetes, ta shohėsh dhe ta realizosh. Me kėtė vendim rritet njė besim i madh.

Kjo fuqi hyjnore brenda meje dėshiron tė realizojė me dėshirė tė pafre njė botė tė paqes, tė bashkėsisė, tė pranisė shpirtėrore dhe tė gėzimit sensual. Me tė e ndjek kėtė rrugė. Lejoj qė ajo mė drejton. Ajo ėshtė ndihma ime e madhe pėr ta braktisur frikėn dhe pėr ta ndjekur rrugėn e besimit.

Qė Zoti ėshtė pranė meje, kėtė e ndiej nė njė gėzim dhe ngrohtėsi tė madhe tė brendshme, qė ma hap rrugėn nėpėr tė gjitha vėshtirėsitė.

Kjo fuqi hyjnore ma dhuron lidhjen e ngushtė me gjithēka qė ėshtė. Ajo ėshtė njė fuqi revolucionare, qė mė mban tė lidhur me tė vėrtetėn, sepse nuk ka nevojė mė ta druaj ndonjė tė vėrtetė.

Tė jem pjesė e Zotit, kjo mė lidh me bashkėsinė e tė gjitha gjallesave, kudo qė tė jem. Ky ėshtė burimi i transformacionit, qė do ta hapė ndryshimin historik.

Falėminderit dhe Amin.

Fuqia hyjnore ma dhuron lidhjen e ngushtė me gjithēka qė ėshtė. Ajo ėshtė njė fuqi revolucionare, qė mė mban tė lidhur me tė vėrtetėn, sepse nuk ka nevojė mė ta druaj ndonjė tė vėrtetė.

Sabine Lichtenfels - "Burimet e dashurisė dhe paqes"
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 06.08.09 23:54

Kur fatkeqėsia tė troket nė derė, si reagon?

A je njė karotė, njė kokėrr veze apo njė kokėrr kafeje?


Njė karotė, njė kokėrr veze dhe njė filxhan kafeje ... Kurrė s'do tė shikosh njė filxhan kafeje si mė parė.

Njė grua e re shkoi tek e ėma dhe ia tregoi pėr jetėn e saj dhe si tė rėnda i kishte punėt. Nuk dinte se si t’ia dilte dhe donte tė dorėzohej. Ishte e lodhur nga e luftuara.

Dukej se sapo tė zgjidhej njė problem, po shfaqej njė tjetėr. Nėna e saj e ēoi nė kuzhinė. Mbushi tri tenxhere me ujė dhe vuri secilėn nė zjarr tė madh. Shpejt uji nė tenxheret filloi tė zihej. Nė tė parėn vuri karota, nė tė dytėn vuri veze dhe nė tė fundit vuri kokrra kafeje tė bluara. I la tė ziheshin pa thėnė as njė fjalė.

Pas rreth njėzet minutash e fiku zjarrin. Hoqi karotat dhe i vendosi nė njė tas. Nxori vezet dhe i vendosi nė njė tas. Pastaj derdhi kafen nė njė tas.

Duke iu kthyer tė bijės, e pyeti: “Mė thuaj, ēfarė po sheh?”

“Karota, veze dhe kafe”, iu pėrgjigj. E ėma e afroi dhe kėrkoi qė t'i prekte karotat. E bėri dhe vuri re qė ishin tė buta. E ėma pastai kėrkoi qė vajza tė merrte njė kokėrr veze dhe ta hapte. Pasi hoqi lėvozhgėn, vėshtroi vezen e fortė nga zierja. Mė nė fund, e ėma lypi tė bijėn qė ta gllabėronte kafen. Vajza buzėqeshi kur shijoi aromėn e saj tė pasur. Pastaj vajza pyeti: “Ēfarė do tė thotė kjo, nėnė?”

Nėna e saj shpjegoi se secili prej kėtyre sendeve ishin ballafaquar me fatkeqėsinė e njėjtė – ujė qė ziente. Secili reagoi ndryshe.

Karota u fut e fortė, e ashpėr dhe e rreptė. Mirėpo, pasi iu nėnshtrua ujit qė ziente, u zbut dhe u bė e dobėt.

Vezja kishte qenė e brishtė. Lėvozhga e hollė e jashtme kishte mbrojtur brendėsinė e lėngshme, por pasi kaloi nėpėr ujin qė ziente, brendėsia e saj u ngurtėsua.

Mirėpo, kokrrat e bluara tė kafes ishin unike. Pasi u futėn nė ujin qė ziente, e kishin ndėrruar ujin.

“Cila je ti?” e pyeti tė bijėn.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mendo pėr kėtė: Kush jam unė? A jam karota qė duket e fortė, por me dhimbje dhe fatkeqėsi fishkem dhe humb fuqinė time?

A jam vezja, qė fillon me njė zemėr tė farkėtueshme, por ndryshon me vapėn? A kisha njė shpirt rrjedhės, por pas njė vdekjeje, njė ndarjeje, halleve financiare ose njė provė tjetėr a jam ngurtėsuar dhe bėrė i ngrirė? Lėvozhga ime a duket si mė parė, por nė brendėsi, a jam i hidhėruar dhe i ashpėr me njė shpirt tė ngrirė dhe njė zemėr tė ngurtėsuar?

Apo a jam si kokrra e kafes? Kjo kokėrr nė fakt ndėrron ujin e nxehtė, mu atė rrethanė qė sjell dhimbjen. Kur uji bėhet i nxehtė, ajo lėshon aromėn dhe shijen. Nėse je sikur kokrra, kur punėt janė mė tė kėqia, ti bėhesh mė mirė dhe e ndryshon situatėn pėrreth teje. Kur ora ėshtė mė e errėt dhe provat mė tė rėnda, a ngrihesh vetė nė njė nivel tjetėr? Si e pėrballon fatkeqėsinė? A je njė karotė, njė kokėrr veze apo njė kokėrr kafeje?

Paē aq shumė gėzim qė tė bėhesh i ėmbėl, aq shumė prova qė tė bėhesh i fortė, aq shumė brenga qė tė mbetesh njerėzor dhe aq shumė shpresė qė tė bėhesh i lumtur.

Njerėzit mė tė lumtur nuk kanė medoemos mė tė mirat e tė gjithave; vetėm shfrytėzojnė mė sė miri gjithēka qė shfaqet nė rrugėn e tyre.

E ardhmja mė e ēelur do tė jetė gjithmonė e bazuar mbi njė tė kaluar tė harruar; nuk mund tė pėrparosh nė jetė derisa tė largosh dėshtimet dhe pikėllimet e kaluara.

Kur ke lindur, qave, dhe tė gjithė pėrreth buzėqeshnin.

Jetoje jetėn tėnde ashtu qė nė fund ti je ai qė buzėqesh, dhe gjithkush afėr teje tė qajė.

Ndoshta dėshiron t'ua dėrgosh kėtė mesazh atyre njerėzve qė janė tė rėndėsishėm pėr ju atyre qė kanė prekur jetėn tėnde nė njė mėnyrė apo tjetėr; atyre qė tė bėjnė tė buzėqeshėsh kur vėrtet ke nevojė; atyre qė tė bėjnė tė shohėsh anėn mė tė ēekur tė gjėrave kur je vėrtet i dėshpėruar; atyre miqėsinė e tė cilėve e ēmon; atyre qė knar aq shumė kuptim nė jetėn tėnde.

Roxie Liddle
Perktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 0:24

Lute Universin tė tė ndihmojė

Nganjėherė ėshtė e kotė t'i analizosh problemet dhe tė mendosh pėr ta nė mėnyrė racionale.

Njė qėndrim shpeshherė shumė mė i efektshėm ėshtė t'i drejtohesh unit tėnd tė brendshėm, ta lutesh universin tė tė ndihmojė.

Ulu i qetė, merr frymė thellė disa herė, pėrqėndroje vėmendjen tėnde nė veten tėnde.
Lute nė heshtje ose me zė urtėsinė tėnde tė brendshme tė tė udhėheqė ose tė ndihmojė pėr ta kuptuar mesazhin.

Kur tė vlerėsosh qė je nė tė vėrtetė, vepro sipas kėsaj ndjenjeje.

AFIRMIM:
Uni im i brendshėm
mė orienton dhe mė kėshillon.

Shakti Gawain
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 0:29

Manifestimi Radikal + Falja Radikale

Disa grupe kanė pėrdorur kėto teknika pėr tė manifestuar shėrime tė mrekullueshme dhe pėrvoja tė begata.

Rregullat e lojės:

1) ARGĖTOHUNI SA MĖ SHUMĖ.

2) PRITNI TĖ NDODHĖ DIĒKA E MIRĖ.

Heqja e mbeturinave

1) Kur nuk i heqim mbeturinat, bėhen tė qelbura dhe lėshojnė erė tė keqe, dhe shpejt shtėpia jonė nuk ėshtė mė njė vend i bukur. Zgjidhja ėshtė tė hiqen mbeturinat, tė pastrohet shtėpia, tė hapen dritaret dhe tė hyjė pak ajėr i freskėt.

2) E njėjta gjė mund tė ndodhė me mendjen. Kudo qė kemi lejuar qė tė grumbullohen mendime negative, mendimi ynė bllokohet dhe bėhet i rėndė. Kėto mendime tė rėnda negative pengojnė rrjedhėn e mirėqenies.

3) Ēdo fushė e jetės suaj ku lejoni tė vazhdojė frika, inati, dyshimi, kritika, mungesa, konflikti ose ndonjė ndjenjė tjetėr negative ėshtė njė vatėr pėr sėmundje, depresion, vėshtirėsi, mungesė financiare dhe probleme tė tjera.

4) Zgjidhja ėshtė e dyfishtė. Pikėsėpari, ashtu si nxjerrim mbeturinat jashtė, duhet ta pastrojmė mendjen tonė nga modele tė vjetra negative tė mendimit. Sė dyti, duhet ta “mbushim vakuumin” duke e zėvendėsuar me mendime tė reja tė begata, qė sjellin sukses.

5) Do tė kemi disa ushtrime pėr tė pastruar mendjet tona nga mendime tė vjetra negative, gjė qė na pėrgatit pėr manifestimin radikal vijues.

Udhėzime paraprake

1) Do tė kemi shumė pėr tė shkruar. Pajisuni pėr kėtė qėllim me ndonjė bllok shėnimesh. Mė praktik ėshtė njė dosje ku gjėra mund tė hiqen dhe tė futen, por nėse dėshironi, mund tė pėrdorni edhe ēdo stil tjetėr qė preferoni.

2) Ky do tė jetė libri juaj i mirėqenies, pra jeni tė lirė ta zbukuroni ose tė krijoni njė kopertinė ose faqe tė parė, si pėr shembull "Libri im i Manifestimit Radikal" ose bėni diēka tjetėr pėr tė treguar se "do tė ndodhė diēka e mirė".

Heqja e mbeturinave

1) Koncepti i Faljes radikale thotė se njė pjesė e problemit ėshtė mbajtja e ndjenjave tona negative brenda. Pra hapi i parė i faljes ėshtė njė hap pastrimi: Tė tregojmė historinė tonė.

2) Pėr ēdo person/situatė nė jetėn tonė qė ju mėrzit momentalisht ose qė ju ka mėrzitur, kėshtu qė nuk ju hiqet nga mendja, merrni njė faqe nė bllokun tuaj dhe quajeni “Kjo ėshtė historia ime pėr (emri i njeriut)”. Pastaj tregoni historinė tuaj.

3) Mos fshihni ndjenjat tuaja, lirojini. Po tė keni mendime negative, lėshojini. Po tė ndieni qė ky person ka qenė “idiot”, thuajeni. Po tė ndieni qė ju ka bėrė keq, shkruani tė gjitha detaje tė pėrflakura.

4) Ky ėshtė shansi juaj tė jeni plotėsisht disfunksional, pra lini mendimet negative tė fluturojnė lirisht. Argėtohuni me kėtė, lėshojeni. (Mos kini merak, do tė kthenni mbrapsht tė gjitha kėto ligėsitė nė njė ushtrim tė mėvonshėm, pra dojeni kėtė copėtues, argėtohuni tani.)

5) Kur tė shėnoni historinė tuaj, shkruani: “Largoj tė gjitha mendime dhe ndjenja negative pėr (person/situatė) pėrgjithmonė. U fal atyre, i fal vetes, dhe ia hap veten dashurisė dhe shėrimit”.

6) Do tė udhėzoheni tė rilexojmė pjesė tė tjera tė bllokut tuaj pėrditė. MOS rilexoni kėtė pjesė tė bllokut. Sapo tė keni shėnuar kėto ndjenja negative, LARGOJINI.

7) Po tė vazhdoni ushtrimet e Faljes Radikale, do tė ēuditeni se sa ndryshe ndiheni pėr kėta persona/situata mė nė fund.

Argetim pa mase

1) Fillojmė me njė ushtrim tė fuqishėm mirėqenie quajtur “Libri juaj i Aspekteve Pozitive”.

2) Krijoni njė listė njerėzish qė ju kanė ndikuar nė ndonjė mėnyrė, pozitive a negative.

3) Filloni tė zgjidhni dy njerėz qė i adhuroni dhe dy njerėz qė kanė qenė njė sfidė pėr ju.

4) Pėr secilin prej tė katėr njerėzve, quani njė faqe: “E vlerėsoj (emri i personit) sepse”. Pastaj shkruani sa mė shumė gjėra qė gjeni. Filloni me njerėzit qė i adhuroni, qė tė jetė mė lehtė.

5) Duke e bėrė kėtė, mund tė kujtoni njerėz tė tjerė, qė ose i adhuroni ose janė njė sfidė. Filloni njė faqe pėr secilin prej kėtyre njerėzve.

6) Kaloni ca kohė ēdo ditė duke i hedhur njė sy asaj qė e keni shkruar. Shtoni shėnime tė reja pėr gjėra qė i ēmoni nė kėto persona dhe filloni faqe tė reja pėr njerėz tė rinj qė ju vijnė nė mendje.

7) Bėjeni kėtė pėr 30 ditė dhe shihni se ēfarė do tė ndodhė!

Mė shumė argėtim

1) Quani njė faqe: “Cilat janė qėllimet e mia”, dhe ēdo ditė hidhuni njė sy qėllimeve tuaja dhe shtoni mė shumė, qė ju vijnė ndėr mend.

2) Quani njė faqe: “Cilat pėrjetime argėtuese mund t’i imagjinoj tė mė ndodhin mua apo tė tjerėve”, dhe ēdo ditė hidhini njė sy listės suaj me pėrjetime argėtuese dhe shtoni tė gjitha tė tjera qė ju vijnė ndėr mend.

3) Quani njė faqe: “Diēka e mirė ka ndodhur”, dhe ēdo ditė hidhini njė sy listės suaj me pėrjetime argėtuese dhe shtoni tė gjitha tė tjera qė ju vijnė ndėr mend.

4) Quani njė faqe: “Ide tė mrekullueshme qė mė kanė ardhur”, dhe ēdo ditė hidhini njė sy listės suaj tė ideve tė mrekullueshme dhe shtoni tė gjitha tė tjera qė ju vijnė ndėr mend.

5) Argėtohuni me kėtė, luani me tė. Gjėrat qė i keni shkruar nė kėto faqe, do tė pėrdoren.

Nga Charles Curtis
Perktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 0:44

Stina vjeshtore e nje karriere

Cila eshte stina aktuale e karrieres suaj? Ju me gjase e dini menjehere.

Ajo qe eshte vertet e rendesishme eshte ndergjegja se jetet tona dhe karrieret tona jane ciklike. Gati cdo njeri kalon neper shume cikla gjate jetes.

Degjova per here te pare per stinet e karrieres nga Rick Jarow, autori i librit "Krijoni punen qe e doni". Kur ndiejme sikur cdo gje te ishte e vdekur ne karriere, na ndihmon te kuptojme se po e perjetojme dimrin.

Kurre mos kini frike, se dimri mbaron: pranvera do te vije ne te vertete! Dhe nese jemi te vemendshem per stinen, mund te zbulojme se cfare duhet te bejme per t'u pergatitur per ate qe do te vije.

Qielli i kalter, moti i fresket dhe ngjyrat e arta te tetorit mund te jene nje frymezim i vecante. Ashtu si vjeshta eshte stina e preferuarper shume njerez, nje vjeshte karriere mund te jete nje kohe e lumturne jeten tuaj.

Gjethet nderrojne nga e gjelberta ne te arten kur pema fillon te ofroje frutet e stineve te kaluara. Ngjyrat e celeta shenojne nevojen per t'u pergatitur per stinen e qete, te pergjumur, qe do te pasoje se shpejti.

Vjeshta eshte nje menyre per te thene mirupafshim me mirenjohje dhe me gezim. Ketu ne qytetin tim te vogel ne Nju Meksiko shpetojme mollet e fundit para se te vije ngrica. I riparojme kondicioneret ne dimer dhe sigurojme ngrohjen.

Macet na falin kur ne vend te peshkut ton u servirim ushqim te thate te miratuar nga veterineri, dhe ngrohen duke na perkedhelur. Qeni ofron te shkurtoje shetitjen e mbremjes:
qenka ftohte jashte!

Gjendeni ne vjeshten e karrieres suaj ne qofte se ndieni sikur te ishit gati per te leshuar pe. Shpesh ndieni nje terheqje te fundit, si lulezimi i celet i gjetheve te vjeshtes. Besoj se nderrues te karrieres do te jene te pergatitur mire per nje jete te re nese i respektojne keto ndjenja.

Pranoni se keni fituar dicka te vlefshme nga karriera e fundit ose vendbanimi i fundit, edhe pse jeni gati per te vazhduar rrugen.

Shijojini ditet dhe castet e fundit te ndricuara dhe pergatituni per qetesine dhe kthjelltesine e dimrit.

Nga Cathy Goodwin
Perktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 0:48

Tolerancė

Praktiko tolerancė

Tolero ndjenjat tona, reagimet tona, vecorite tona, qenien tone njerezore. Tolero baticat dhe zbaticat tona, qendresa jone ndaj ndryshimit, luftimin tone dhe nganjehere natyren tone te papelqyeshme.

Tolero frikat tona, gabimet tona, tendencen tone natyrore per t'iu shmangur problemeve dhe dhimbjes. Tolero ngurrimin tone per t'u afruar, per ta treguar veten per te qene te prekshem.

Tolero nevojen tone per t'u ndier nganjehere me mire se te tjeret, nganjehere te turperuar, dhe nganjehere per te dashur mes njerezve te barabarte. Tolero menyren se si perparojme - disa hapa perpara, ca hapa prapa.

Tolero deshiren tone instinktive per te kontrolluar dhe menyren si mesojme kunder deshires sone te shkeputemi nga preokupimet. Tolero menyren se si nga njera ane flasim per dashuri dhe nga ana tjeter nganjehere i largojme te tjeret. Tolero tendencen tone te kemi ide te ngushta, te harrojme te kemi besim te Zoti, dhe nganjehere te ngecemi.

Disa gjera nuk i tolerojme. Mos tolero sjellje fyese ose shkaterrimtare ndaj te tjereve ose ndaj vetes.

Praktiko nje tolerance te shendoshe plot dashuri ndaj vetvetes, tha di“kush. Duke e bere kete, mesojme tolerance per te tjeret. Pastaj shko edhe nje hap me tutje. Meso se gjithcka njerezore qe jemi duke toleruar na ben ne dhe te tjeret te bukur.

AFIRMIM:
Sot do te jem tolerant ndaj vetes sime. Prej kesaj do te mesoj nje tolerance te pershtatshme ndaj te tjereve.

Melody Beattie
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 0:55

Verifikoni bindjet tuaja pėr jetėn dhe shėndetin

Nė vend ta mbushni nėnvetėdijėn tuaj me koncepte negative, mund ta furnizoni nėnvetėdijėn tuaj me mesazhe tė shėndosha dhe jetėzgjeruese.

1. BAZONI AFIRMIMET TUAJA NĖ FAKTE TĖ QARTA RACIONALE DHE JO NĖ ILUZIONE DHE ĖNDĖRRIME.
2. PĖRDORNI KOHĖN E TASHME PĖR AFIRMIMET TUAJA.
3. PĖRDORNI FJALĖ POZITIVE.

Provojeni.

Le tė shikojmė tani fushėn e SHĖNDETIT.

Shėndeti ėshtė mė shumė se mungesa e simptomave ose sėmundjeve.
Ėshtė njė gjendje paqeje tė brendshme, ku trupi, mendja dhe shpirti synojnė harmonikisht njė qėllim tė pėrbashkėt.

95% TĖ TĖ GJITHA SĖMUNDJEVE BUROJNĖ NGA KONFLIKTE TĖ PAZGJIDHURA DHE ZAKONE TĖ KĖQIA. Konfliktet janė shpesh tė pavetėdijė dhe shprehen nė simptoma ose njė gjendje tė pėrgjithshme tė pakėndshme.

Konflikte tė pazgjidhura, ushqimi i pashėndetshėm dhe mungesa e lėvizjes e dobėsojnė sistemin imunitar, pra aftėsinė e trupit pėr t’u mbrojtur nga epėrsia e mikrobeve si baktere, viruse dhe myku.

Nevoja tė paplotėsuara jetėsore dhe shpirtėrore ēojnė deri te rezinjata, lėshimi i vetvetes nė njė nivel tė thellė qelizor, me rezultatin e sėmundjeve kronike ose tė varėsive nga droga tė ndryshme nė pėrpjekje pėr tė arritur plotėsimin nėpėrmjet objekteve tė tjera.

Po qe se keni sinqeritetin dhe guximin pėr tė shikuar se cilat nevoja tė paplotėsuara jetėsore dhe shpirtėrore janė nė bazė tė zakoneve tė kėqia dhe tė simptomave, atėherė mund t’i ballafaqoni frikat qė ju pengojnė nė plotėsimin e tyre.

SHPESHHERĖ SIMPTOMAT TRETEN KUR T’U LEJONI NEVOJAVE DHE FRIKAVE TĖ NDRYDHURA TĖ HYJNĖ NĖ NDĖRGJEGJEN TUAJ.

Vėzhgoni mendimet dhe ndjenjat qė i keni lidhur me shėndet. A e konsideroni shėndetin si diēka vetėkuptuese? A luftoni me probleme fizike, emocionale ose shpirtėrore? Kėto probleme a janė pjesė e njė tradite familjare apo rezultati i stilit tuaj personal tė jetesės?

Nė vijim do tė gjeni POHIME TĖ FIKSUARA NGA KULTURA, LIDHUR ME TEMĖN E SHĖNDETIT, qė mund t’i keni dėgjuar hera-herė si fėmijė.

Mos e tepro. Nuk do tė jetė aq keq sa thua.
Shėndeti i keq ėshtė dėnimi pėr veprat e kėqia.
Familja jonė nuk ka para pėr sėmundje.
Trupi nuk ėshtė i rėndėsishėm. Mendja/koka/efekti kanė rėndėsi.
Pėrderisa trupi funksionon, ku ėshtė problemi? Ka gjėra mė tė rėndėsishme nė jetė.
Tė kujdesesh pėr trupin/sport/gjumė/shėndet ėshtė luks dhe diēka egoiste.
Njerėzit me shėndet tė mirė nuk kanė punuar shumė nė jetė.
Njerėzit e sėmurė kanė kohė dhe para tė tepėrta.
Mos u anko, tė tjerėt janė shumė mė keq.
Tė plakėsh do tė thotė tė sėmurėsh.
Ēfarė vjen vetvetiu, edhe ikėn vetvetiu.
Kush ėshtė i sėmurė, e ka fajin vetė.

Dhe tani disa BINDJE QĖ NJERĖZIT I KISHIN FITUAR SI FĖMIJĖ DHE SIPAS TĖ CILAVE JETOJNĖ AKOMA.

Vetėm kur jam e sėmurė, njerėzit mė vėrejnė.
Kur jam me shėndet, duhet tė punoj tepėr.
Njė jetė plotėsisht e shėndoshė ėshtė e mėrzitshme.
Vetėm kur tė peshoj (x kg) mė pak, mund tė jem e lumtur.
Jam tepėr e dobėt. Nuk ka ēka tė bėj kur jam e sėmurė.
TI mė bėn tė sėmurė.
Nuk mund tė kem besim nė trupin tim.
Nuk mundem pėr shkak tė “kėmbės sime prej druri”.

A ju duket e njohur njėra nga kėto fjali?

Hidhni nė letėr fjalitė qė kanė qenė tė rėndėsishme nė jetėn TUAJ.
Kėto mesazhe kanė fuqi.

ZGJIDHNI DY-TRI NGA MĖ TĖ RĖNDĖSISHMET DHE FORMONI TĖ KUNDĖRTĖN.

Dr. Ulla Sebastian
Perktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:31

AFORIZMA PER RRITJEN SPIRITUALE

Cdo pervoje sherben per t'ju bekuar dhe jo per t'ju plagosur.

Secili vend dhe secila situate ne jete paraqesin nje shans per rritje.

Vendi me i mire per t'u rritur eshte tamam aty ku gjendeni. Koha me e mire eshte tani.

Je mirenjohes per mundesite per t'u rritur.

Testet me te medha nga te gjitha testet jane ato ne shtepi, me familjen. Prandaj shtepia eshte nje vend i shkelqyeshem per t'u rritur.

Eshte mundesi e mire per t'u rritur ne qofte se njerezit flasin gjera per ty, kundrejt teje. Kjo te jep nje shans per ta ushtruar Dashurine e vertete. Kjo te jep nje shans per ta ushtruar paqen e vertete. Vete fakti qe ata bejne zhurme me gojat e tyre nuk eshte arsye per t'u ndier keq per kete. Kundershtimi eshte nje gje shume e shendoshe meqe nxiton dhe sforcon rritjen.

Nuk ka asgje qe ndodh qe nuk mund te perdoret. Nuk ka asnje ngjarje qe nuk mund te perdoret si mesues.

Cdo minute e cdo dite do te duhej te perdorej per t'u rritur.

Duhet te perpiqemi te shkojme gjithe rrugen. Neve na eshte dhene ta bejme kete. Ne e kemi mundesine te kthehemi gjithe rrugen per ne shtepi, drejtperdrejte tek Absolutja.

Prite te pakufishmen, asgje me shume. Nuk mund te teprosh.

Celesi eshte malli per clirim. Me ta kapur, do te bartesh gjithe rrugen.

Ne deshiren tone per ta arritur clirimin ose realizimin, ndimohemi ne ate menyre sa ne u ndihmojme te gjithe te tjereve.

Rritu derisa ta arrish piken ku gjithe vemendja ndodhet larg teje dhe tek te tjeret.

Sa me lart ngritesh, aq me shume mosdallim do te vije. Do t'i pranosh lideret e te gjitha feve njelloj.

Duhet t'u falenderosh atyre qe te kundershtojne, sepse ata te japin nje shans te jashtezakonshem per rritje.

*************
(Komentim: Sa veshtiiiiiiiiire! krenaria individuale e "unit" eshte teper e madhe ... cfare te besh? ta rikujtosh e rikujtosh pa rene ne gracke ta nenvleftesosh veten duke besuar cdo gje)
*************

Sa me intensive jane krizat ne kete bote, aq me shume mundesite do t'i kemi te rritemi.

Do te ishte aq shpejt nese njerezit do te pyesnin me mundim te vazhdueshem dhe intensiv: "Cfare jam une?"

Nga: Hale Dwoskin / Lester Levenson, "Happiness is Free"
perkth.: SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:34

Qaji hallet e tua

Ziu eshte nje forme intensive trishtimi per shkak te vdekjes ose per shkak te mbarimit te dickaje. Eshte shume e rendesishme te shperthehesh lirisht ne pikellimin tend pa e shtypur.

Nganjehere ai zgjat shume ose kthehet me perseritje te rregullt gjate nje kohe shume te gjate. Pranoje dhe kujdesu per mbeshtetjen e nevojshme cdo here qe kjo dhimbje rishfaqet. Per paradoks, ti mund te clirohesh nga dicka ose mund t'i vesh fund vetem duka ia pranuar ziun. Lotet qarkullojne brenda teje, te pastrojne dhe krijojne hapesiren e
favorshme per riperteritjen.

AFIRMIMI:

Kur e shoh pikellimin tim,
e sheroj trishtimin tim
dhe krijoj hapesire
per dicka te re.

Shakti Gawain
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:38

Disa fjale te bukura (Serenity)

«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤
ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
Ti e sheh veten si te vogel dhe te kufizuar.
Por nese mbyll syte gjate meditimit,
do te shohesh gjeresine e ndergjegjes sate -
dhe po sheh se gjendesh ne qendren e amshurise.
Aty perqendrohu.

-- Paramhansa Yogananda
______________________________________________
«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤
ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
Kurre nuk eshte vone te jesh njeriu qe mund te kesh qene.

-- George Eliot
______________________________________________
«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤
ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
Ku te shikosh ...

"Duhet ta kuptosh teresine e jetes,
jo vetem nje pjese te vogel te saj.
Per kete arsye duhet te lexosh,
per kete arsye duhet t'i shikosh qiejt,
per kete arsye duhet te kendosh dhe kercesh
dhe te shkruash poezi dhe te vuash dhe te kuptosh,
sepse e gjitha kjo eshte jeta."

-- J. Krishnamurti
______________________________________________
«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤»§«¤»„«¤
ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ

KOMENTIM: Goethe (?) tha dicka te ngjashme, qe me pelqen shume. Tha se cdo dite duhet te lexojme ndonje poezi te mire, te shikojme ndonje pikture te mire ose te degjojme ndonje muzike te mire.
Une vyshkem dhe vdes pa kenduar dhe kercyer, ndersa vuajtjet perpiqem t'i transformoj ne kuptim. Te kuptoj sa me shume njerez dhe situata, ta kem zemren gjithmone e me te gjere.
Po ju? si e perjetoni ju "teresine e jetes"? A kendoni e kerceni ose preferoni t'i shikoni qiejt? Cfare lexoni, cfare shkruani? Sa keni vuajtur? Dhe me ne fund: cfare keni kuptuar?

Lista ekziston gjithashtu per te menduar me shkrim rreth pyetjeve dhe impulseve te tilla. Atehere mund te behet nje udhetim i brendshem.
Nese deshironi, ndajini mendimet, ndjenjat, intuicionet tuaja me te tjerat dhe te tjeret.

SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:44

Meditim inkurajues

Sot zemra ime eshte pa frike.Kam besim ne te miren, te qendrueshmen dhe te verteten.

Sot do te kujdesem per mendimet dhe fjalet e mia; do ta mbaj ndergjegjen te palekundur duke realizuar se kjo eshte nje fuqi shpirterore ne te cilen mund te kem besim.

Me vendosmeri kthehem drejt burimit te shenjte qe nuk njeh ngaterrim, drejt asaj qendre shpirterore qe nuk njeh frike.
Shpirti nuk ka frike nga asgje, e shenjta nuk ka armiq, dhe shpirti nuk njeh kundershti.
Me vetedije i afrohem qendres sime te shenjte, burimit te gjithckaje qe ekziston.
Ndiej ngrohtesine e pranise se saj.

Hyj ne nje besim te perkryer nepermjet dashurise dhe mirebesimit, dhe ne nje vetbesim te plotesuar nepermjet dorezimit te vetes ndaj se mires.

Duke pranuar te miren ne te gjitha rruget e mia, duke u deshiruar te tjereve vetem te miren, qendroj ne vetbesim te qete.
E hap ndergjegjen ime ndaj kuptimit se gjithe fuqia dhe prania e ketushme me mbeshtjell ne perqafimin e saj te amshuar; se shpirti me jep pergjithmone jeten e tij.

Kam besim tek vetvetja sepse besoj te Zoti. Besoj ne fatin tim sepse di se Ligji i se Mires vepron nepermjet meje.
Kam besim ne te ardhmen dhe pres me entuziazem gjerat e mira qe do te vijne.
Prandaj e pranoj plotesine e jetes ne kete ēast.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:46

KALENDARI I SHPIRTIT

Tė takon nė kėtė orė diellore
Ta njohėsh kumtin plot me urtėsi:
I dėvotshėm ndaj bukurisė botėrore,
Nė ndjenjė e pėrjeton veten nė brendėsi.
Uni i njeriut mund tė humbet
Nė unin e botės, dhe po aty, tė gjendet.

Nga Rudolf Steiner

Kjo do tė thotė se: Fuqia shpirtėrore e dritės nė botėn e jashtme ėshtė tani aq e madhe sa ne duhet t'i dorėzohemi asaj nėpėrmjet ndjenjės. Kėshtu kemi njė parandjenje tė humbjes sė unit tė rėndomtė pėr ta gjetur veten pėrsėri nė njė ekzistencė mė shpirtėrore nė kulmin e diellit veror.

***********************
Rudolf Steiner ėshtė themeluesi i antropozofisė, njė nga lėvizjet mė tė suksesshme ezoterike nė botė. Pėrveē ideve tė pakuptimta (nė mendimin tim) pėr evolucionin e njeriut dhe tė planeteve, ka shumė mendime dhe impulse tė bukura, p.sh. sa i pėrket harmonizimit tė jetės materiale me atė shpirtėrore. Fushat e aplikimit praktik, ku antropozofia dallohet me sukses, janė mjekėsia alternative (p.sh. terapia e veshtullit kundėr kancerit), arsimi (shkollat „Waldorf") dhe bujqėsia ekologjike.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:49

Meditim per t'u shtendosur

Shtendosu dhe qetesohu.
Lexo fjalite e meposhtme dhe cdo here qe sheh nje kryq (+), perqendrohu mbi frymemarrjen tende: Merr fryme thelle dhe e (i) shtendosur derisa mushkerite te jene te mbushura, pastaj largoje gjithe ajrin ne menyre te ngadalte dhe te rregullt.
Imagjino se me cdo leshim fryme debon pak me shume tendosje nga trupi yt, si ajer qe del nga nje balon.

***************************

Une jam e(i) shendosur dhe e(i) qete. +
Une marr fryme thelle dhe ne menyre te rregullt. +
Nje ndjenje e kendshme ngrohtesie me pershkon. +
Krahet e mi behen te rende dhe te bute. +
Trupi im ndihet i shtendosur dhe i qete. +
Asgje nuk me shqeteson. +
Une jam ne paqe me boten. +
Cdo gje eshte e qete dhe e gezueshme. +
Qetesia dhe heshtja me mbeshtjellin. +
Une jam njesh me gjithesine. +
Une jam harmoni. +
Une jam heshtje. +
Une jam ne paqe. +

Donald Norfolk
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:51

Keshilla

Prezenca jote eshte prezente ne kete bote
Ti je i vecante,askush tjeter nuk eshte si ty
Jeta jote duhet te jete c'far ti do dhe e plote
Ruaji ditet e tua me xhelozi dhe mbaje ne sy

Nemero vetem urimet dhe jo shqetsimet e tua
Mos e lejo vheten qe te bjere ne vetmi dhe ligje
Qindra pyetje brenda teje jane bere mish e thua
Kuptoje ato, ki kurajon dhe jepu nje pergjigje

Mos e kufizo vehten tende kurre per asnje rast
Shume enderra jane duke pritur te behen realitet
Harrije qellimin,deshiren,realizimin,vere dhe bast

Asgje s'te mundon me shume se merzitja e vertete
Duaje veht-vehten pa kufi dhe cmendurisht
Kariera e gjate ka probleme,e rendesishmja behet
Mos i merr gjerat perhere teper seriozisht.

Jetoje jeten teper i qete
Kurre mos shko mbrapa ne jete
Mos harro se pak dashuri te shpie deri ne rete
Shume gjera shkojne e te lene te shkrete

Mos harro qe shoqeria eshte investimi me i madh
Thesari i jetes eshte te jetosh me te tjere
Jeto ne shoqeri sikur te hash vetem buke e djath
Ruaje shendetin,shpresen dhe gezimin perhere.

Harxhoje kohen per te arritur nje Yll...
Dhe mos harro kurre se sa i vecante ti je
Nuk je nje kafshe qe jeton ne pyll
Por je bere te gezosh gjithecka mbi dhe!

Agideeba
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:53

Te jesh artist ...

Te jesh artist do te thote te dallosh te vecanten. Te cmosh te cuditshmen. Te mbash nje ndjenje lozonjare ne qendrimin tend ndaj normave pergjithesisht te pranuara.

Ta shtrosh pyetjen: "Perse?" Te jesh artist do te thote te kalosh rrezikun qe shume nga te gjitha ato qe perbehen nga parate, prona dhe prestigji te duket sadopak budalla.

Te jesh artist do te thote te pranosh te habitshmen. Do te thote te lesh ne nje dhome nje mobilje te papershtatshme nese te pelqen.

Do te thote t'i qepesh nje palltoje qesharak, qe te ben te lumtur. Do te thote te mos perpiqesh gjithmone te jesh dicka qe nuk je.

Julia Cameron
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:54

Si hije ...

E keqja (injoranca) eshte si hije -
nuk ka substance reale ne vetveten,
nuk eshte gje tjeter vec mungese drite.
Nuk mund ta besh hijen te zhduket
duke provuar ta luftosh, ta shkelmosh, te protestosh
ose me ndonje forme tjeter qendrese shpirterore ose fizike.
Per te bere qe nje hije te zhduket,
duhet ta ndricosh, ta hedhesh drite.

Shakti Gawain
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:57

KALENDARI I SHPIRTIT (12)

Shkėlqimi i bukurisė sė botės
Mė detyron nga thellėsitė e shpirtit
Qė fuqitė hyjnore tė jetės sime
T'i lėshoj pėr fluturimin nėpėr botė;
Ta braktis veten time
Duke kėrkuar veten plot besim
Nė dritėn dhe nė ngrohtėsinė e botės.

Rudolf Steiner

************
Eshtė fjala pėr dėshirėn e forcave mė tė thella tė shpirtit pėr t'ia dhėnė veten dritės dhe ngrohtėsisė sė sferave tė larta.

"Pėr ta gjetur veten, sė pari humbe veten."

(Komentimi im: Vetja qė humbet nuk ėshtė njėlloj me atė qė gjendet ... mendohuni pėr kėtė ... Ajo qė humbet nganjėherė quhet "ego" (uni) dhe ėshtė mentaliteti i ngushtė, i ndarjes dhe pėrēarjes, i frikės; ndėrsa ajo qė ėshtė pėr t'u gjetur quhet "self" ose "Higher Self" dhe ėshtė realizimi i bashkėsisė deri nė njėsi i vetes me tė tjerėt dhe me Zotin / energjinė hyjnore etj., mentaliteti i dashurisė.)
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 22:58

Sherimi

Sherimi i nje pjese
nuk duhet te provohet
pa trajtuar teresine.

Mos kerko ta sherosh
trupin pa shpirtin.
Dhe nese koka dhe trupi
duhet te jene te shendoshe,
duhet te fillosh
duke sheruar shpirtin;
sepse ky eshte gabimi
me i madh i kohes sone
gjate trajtimit
te trupit njerezor:
qe mjeket se pari e ndajne
shpirtin nga trupi.

Platoni
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 23:01

MENDIMI I DITES

Edhe ne qofte se te duket se cdo gje shkon ne drejtim te gabuar, merr zemer, sepse ne te vertete situata mund te jete krejt ndryshe nga c'duket. Pikerisht kur ne e presim me se paku, batica-zbatica e jetes mund te ndryshoje. Baticat e zbaticat e jetes ndryshuakan, dhe ndryshojne shpesh. Shko me rrjedhen.

Ne qofte se je e/i deshperuar dhe gjerat duken te erreta, mos u dorezo. Kurre mos u dorezo. Sic thuhet, nata eshte gjithmone me e erret para agimit. Dhe furtunat vijne per te kaluar.

Pra, edhe ne qofte se cdo gje duket teper frustruese ose teper stresuese ose thjesht nuk ia del mbane, kujto se bile gjate ketyre koheve kozmosi po shpaloset sic duhet.

Edhe ne qofte se dhemb, kjo ka vlere. Edhe ne qofte se kjo nuk eshte ajo qe e deshiron, mund te jete kjo qe te duhet.

A.J. Mahari (apo "soul")
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 23:03

SIKUR PENDA NE ERE

Ekzistenca e shumices se njerezve i ngjan nje pende
e cila sipas rrethanave fryhet andej-ketej nga era.
Here eshte lart, here poshte, here majtas, here djathtas,
pa plan dhe pa qellim ...

Por kjo ekzistence e lehte si pende, e papercaktuar
mund te kthehet edhe ne nje fluturim i lire, i drejtuar kah qellimit.
Kush i njeh ligjet e eres
mund ta drejtoje veten per te qene ne vrundull.
Me lehtesi leviz me ndihme te eres,
e shfrytezon ate dhe ligjet e saj
per t'u drejtuar ne nje drejtim te zgjedhur vete.

Dr. Wolfgang Beier
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 23:04

Jeta

Jeta ėshtė mundėsi, pėrfito nga ajo.
Jeta ėshtė e bukur,adhuroje.
Jeta ėshtė ėndėrr, jetoje.
Jeta ėshtė sfide, perballu me te.
Jeta ėshtė loje, luaje.
Jeta ėshtė detyre, plotesoje.
Jeta ėshtė e shtrenjte, vleresoje.
Jeta ėshtė pasuri, ruaje.
Jeta ėshtė dashuri, shijoje.
Jeta ėshtė mister, zbuloje.
Jeta ėshtė dhimbje, sfidoje.
Jeta ėshtė kenge, kendoje.
Jeta ėshtė tragjedi, shmangiu.
Jeta ėshtė fat, perfito.
Jeta ėshtė aventure, kujdes.
Jeta ėshtė shume e ēmuar, duaje.
Jeta ėshtė lufte, mesohu dhe me te.
Jeta ėshtė jetė, lufto pėr tė...

Nėna Tereze
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 23:10

Ka nje zgjidhje per ēdo problem

Probleme kane nje imazh negativ. Probleme konsiderohen si dicka e keqe.

Askush nuk deshiron te kete probleme. Por ne fakt problemi deshiron te na komunikoje dicka, eshte nje mesazh per ne. Pra probleme jane udherrefyes te vlefshem. Nuk duhet t'i shtyjme tutje ose madje t'i luftojme. Pra mund te definojme ne menyre krejt te re nocionin e problemit:

Sipas kesaj, nje problem eshte:

- nje sfide
- nje shans per t'u rritur
- nje dhurate qe ia bejme vetes
- nje kostum pas trupit
- nje situate

Cfare tingellon me mire: "Kam nje problem" ose "Gjendem ne nje situate"?
"Problemi" na kujton pune te mundimshme. "Situate", nje detyre per t'u zgjidhur. Fjalet kane fuqine e vet. Duke shqiptuar nje fjale, ne i japim fuqi dhe e perforcojme. Perse te perforcojme probleme? Kjo nuk qenka e nevojshme.

Ja disa keshilla per temen e problemeve:

1. Mos u befasoni kur shfaqen probleme. Ato jane pjese te jetes si
azoti eshte pjese e ajrit.

2. Mos i mbicmoni problemet tuaja. shumica u japin nje problemi me shume
peshe nga c'meriton.

3. Mirepritini problemet. Kane nje efekt stimulues dhe e bejne jeten
interesante. Si doni t'i gjeni dhe zhvilloni pikat e forta dhe aftesite
tuaja po te mos ishte nepermjet problemeve?
Probleme jane vija rruge dhe jo tabela ndalese!

4. Ne cdo problem fshihen mundesi te vlefshme. Kerkojini!

5. Hartoni nje liste me mundesite e zgjidhjes. Nese njera mundesi del si
e pazbatueshme, atehere provoni tjetren. Mos humbni kurajon - duhet te
kete nje zgjidhje!

6. Gjithmone eshte vendimtare se cfare do te beni me problemin tuaj.
Shume njerez jane bere vetem me ane te problemeve ajo qe jane tani.

7. Mbajeni qendrimin tuaj themelor pozitiv. Me humor dhe gezim, shumecka
behet me lehte. Kjo nuk eshte vtem nje fjale e urte.

Dhe nese ju vjen vertet e keqja, atehere kujtoni se: Asnje problem na le
pas si na e ka gjetur. Dhe si na le pas, kjo varet nga ne vete.

*****************************************
Komentim: Ka probleme te renda, sic jane p.sh. lufta, diktatura, struktura shtypese, keqtrajtim dhe perdhunim, semundje fizike dhe psiqike dhe veshtiresi ekonomike, ku vetem mendimi pozitiv nuk ndihmon; perkundrazi, njerezit qe megjithate nuk arrijne te behen te lumtur mund te ndihen te fajshem per fatin e vet.
Megjithate, me "problemet e vogla" te perditshmerise kjo mund te ndihmoje shume, dhe edhe problemet e renda mund te lehtesohen ne njefare menyre.

SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 23:14

TA HEQESH FRIKEN NGA BRAKTISJA
==================================
"Ku je, o Zot? Pse me braktise?"

Shume njerez na kane braktisur. Shume shpesh jemi ndier te vetmuar. Ne mes te
luftrave dhe mesimeve tona e pyesim veten a mos na ka braktisur edhe Zoti.

Ka dite te mrekullueshme kur ndiejme pranine dhe mbrojtjen e Zotit, qe drejton
secilin nga hapat tane dhe secilen ngjarje. Dhe ka dite te hirta dhe te shkreta
te erresires shpirterore, kur e pyesim veten a ka nje gje te vetme ne jeten tone
qe eshte e drejtuar apo e planifikuar. E pyesim veten a di Zoti vertet te gjitha
gjerat, a kujdeset Zoti per ndonje gje fare.

Ne ditet e erreta terhiquni ne heshtje. Detyrojeni veten per nje discipline te
bindshme derisa te merrni pergjigje. Pergjigja do te vije.

"Nuk kam ikur, femija im. Une jam gjithmone ketu. Ki besim tek une. Cdo gje ne
jeten tende drejtohet dhe planifikohet. Une e di dhe une kujdesem per ty. Gjerat
do te ndodhin sa me shpejt per te miren tende. Ki besim dhe ji mirenhohes. Une
jam ketu. Se shpejti ti do ta shohesh dhe do ta dish vete."

### Sot nuk do te harroj se Zoti nuk me ka braktisur. Mund te kem besim se Zoti
me udheheq, se ma tregon drejtimin dhe planifikon cdo detaj te jetes sime me
dashuri. ###

Psikoterapi spirituale eshte besimi tek ekzistenca e nje fuqie me te madhe. Per njerez qe orientohen brenda feve tradicionale eshte Zoti, por te tjeret mund ta konsiderojne si
energji te madhe, si pjesen me te urte te vetvetes etc., sipas botekuptimit tenvet. Marredhenia me kete fuqi konsiderohet si kryesore per procesin e sherimit.SLB

Melody Beattie
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 07.08.09 23:17

Tolerance

Une e bej punen time
dhe ti e ben punen tende.
Nuk jam ne kete bote
per te jetuar sipas pritjeve te tua.
Dhe ti nuk je ne kete bote
per te jetuar sipas te miave.
Ti je ti dhe une jam une,
dhe nese rastesisht e gjejme njeri-tjetrin,
eshte e mrekullueshme.
Nese jo, nuk ka cfare te besh.

Frederick S. Perls
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:13

Gjej kohen

Gjej kohen te meditosh,
eshte burim i forces.

Gjej kohen te luash,
eshte ēeles i rinise.

Gjej kohen te lexosh,
eshte themel i te diturit.

Gjej kohen te kesh respekt,
eshte rruga e lumturise.

Gjej kohen te enderrosh,
eshte rruga qe te dergon tek yjet.

Gjej kohen te duash,
eshte gezimi i vertete i te jetuarit.

Gjej kohen te jesh i kenaqur,
eshte muzika e shpirtit.

Kenge antike irlandeze
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:14

MEDITIM - kunder abortit!
(Kushtuar femijeve qe nuk e kane pare kurre driten e diellit)

Mami!... Mami!...

Me degjon?

A eshte e vertete: se ti nuk mund te me degjosh; ti nuk njeh zerin tim, fytyren time, buzeqeshjen time, lotet e mi...

Mami! Si eshte dielli? A eshte e vertete, qe drita dhe ngrohtesia jane si nje dashuri e vertete?

Mami, eshte e vertete qe lulet jane te bukura dhe me plote arome?

A eshte e vertete se eshte bukur te vraposh, te buzeqeshesh, te luash, te duash, te kendosh?

Mami, eshte e vertete se qielli eshte i zbukuruar me yje te shumte, re, driteza, diell e hene?

Mami, a eshte e vertete se deti eshte i kalter dhe dallget e detit dijne te kendojne?

Eshte e vertete qe bimet jane te shumeta dhe jane mirenjohese?

Qe lumi eshte i paster dhe i rrjedhshem?

Mami, eshte e vertete qe zogjte flututojne ne qiell duke ciceruar dhe kane kujdes te vecante per krijesat e tyre me te vogla?

A eshte e vertete, o Mami se te gjitha kafshet, edhe ato me te egrat, ia degjojne zerin te birit me dore ne zemer?

Mami, sa do te doja te mbeshtetem ne zemren tende! Qellimi im ka qene te te dua, te degjoj, te perkdhel; kam dashur te jetoj, te njoh fytyren tende te embel...

Mami, pse me ke mbytur?

Mami!... Mami!
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:14

PROFESORI DHE LUNDERTARI

Njė dite njė nder profesoret mė tė medhenj tė universitetit, kandidat per ēmimin Nobel dhe i famshem nė mbarė boten, arriti nė bregun e njė liqeni.
E luti njė lundertar qė ta merrte nė lunder e qė sė bashku tė benin njė shetitje neper liqen me lundren e tij. Njeriu i mirė pranoi menjehere
Kur ishin larg bregut, profesori filloi ta pyeste lundertarin.
“A e njeh historine”
“Jo” - u pergjigj ai.
“Atehere ke humbur njė ēerek tė jetes!”
Pas pak e pyeti prapė:
“A e njeh astronomine”
“Jo” - iu pergjigj lundertari.
“Atehere ke humbur dy ēerekė tė jetes sate”.
E pyeti edhe per tė treten herė:
“A e njeh filozofine”
“Jo” - ishte edhe kesaj here pergjigja e lundertarit.
"Atehere ke humbur tre ēerekė tė jetes sate”.
Papritmas filloi njė stuhi e terbuar. Lundra, qė ishte nė mes tė liqenit, luhatej prej ujit andej e kendej si njė levozhgė arre. Atehere nė mes tė vurbullit tė stuhise duke bertitur me sa zė qė kishte, qė tė mund tė degjohej, lundertari e pyeti profesorin:
“A di tė notosh?”
“Jo” - iu pergjigj profesori i rrembyer nga frika.
“Atehere e ke humbur terė jeten!”


Ēfarė sherbejnė njohuritė e shumta nese nuk dimė tė jetojmė!
Ka shumė rruge qė zakonisht janė tė lumtura e ngashnjyese, por qė tė ēojnė nė vdekje. Ndersa rruga e jetes ėshtė vetem njė: Rruga e Dashurise!
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:15

Femijet mesojne ate ēfare perjetojne…

Nese femija jeton ne kritike,
Meson te denoj.

Nese jeton ne inat,
meson te sulmoj.

Nese jeton ne ironi,
Meson te jete i ndrojtur.

Nese jeton ne turp,
meson te ndjehet fajtor.

Nese jeton ne tolerance,
Meson te jete i durueshem.

Nese jeton ne besim,
Meson te kete shprese.

Nese jeton ne ndershmeri,
meson drejtesine.

Nese jeton ne gatishmeri
Meson te kete fe.

Nese jeton ne mirekuptim.
Meson te pranoi.

Nese jeton ne miqesi,
meson te gjej dashuri ne bote.

nga Doretj Law Nolte
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:16

Dhjetė tė vėrteta pėr tė medituar mbi jetėn...

1. Do tė fitoni trup
Mund ta duani apo dhe ta urreni, por do t'jet ai i juaji pėr tėrė jetėn.

2. Do t'mėsoni mėsime
Jeni regjistruar nė shkollėn e rregult jozyrtare qė quhet jetė. Nė atė shkollė ēdo ditė do t'keni rast tė mėsoni mėsime tė caktuara. Ato mėsime mund t'ju pėlqejnė apo dhe ti konsideroni si marrėzi dhe tė parėndėsishme.

3. Nuk ekzistojnė gabimet, por vetėm mėsimet
Rritja ėshtė proces i provave dhe gabimeve: eksperimentim. Eksperimentet e "pasuksesshme" poashtu janė pjesė e procesit si edhe eksperimentet qė "janė tė suksesshme".

4. Mėsimi pėrsėritet gjersa tė mėsohet
Mėsimi ju ofrohet nė forma tė ndryshme gjersa ta mėsoni atė. Kur ta mėsoni njėrėn, mund tė kaloni nė tjetrėn.

5. Procesi i tė mėsuarit kurrė nuk ndėrprehet
Nuk ekziston pjesa e jetės qė nuk e ka mėsimin e vet. Nėse jeni gjallė, gjithnjė ekziston njė mėsim qė duhet ta mėsoni.

6. "Atje" nuk ėshtė mė mirė se "kėtu"
Kur "atjeja e juaj bėhet "kėtu", thjeshtė do t'paraqitet njė tjetėr "atje" e cila do tė duket mė e mirė se "kėtu".

7. E shihni veten te tė tjerėt
Mund tė dashuroni apo dhe tė urreni diēka te personi tjetėr, gjersa ajo nuk reflekton diēka qė dashuroni apo urreni nė veten tuaj.

8. Pikė sė pari nga ju varet se ēfarė jetė do tė jetoni
I posedoni gjitha aftėsitė dhe vetitė qė ju nevojiten. Nga ju varet se si do t'i pėrdorni ato. Zgjedhja ėshtė e juaja.

9. Zgjidhja ndodhet brenda juve

Pėrgjigjet pėr pyetjet jetike ndodhen brenda jush. Nevojitet qė vetėm tė shiqoni, tė dėgjoni dhe tė besoni.

10. Do t'i harroni tė gjitha kėto
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:16

Jeta e njeriut

Dikush ka thėnė se jeta ėshtė njė ėndėrr dhe mė e keqja fillon kur fillon tė zgjohesh.

Zgjimi ėshtė vdekja e shpejtė pasi ēdo gjė ėshtė iluzion.

Unė nuk e besoj kėtė.Mendoj se ne futim nė jetėn tonė ėndrra pa fund, pasione e iluzione.

Ka raste kur eci nė rrugė symbyllur duke i besuar instinkteve tė mia e pasioneve qė mė shtyjnė nė rrugėn e jetės duke me dhuruar buzėqeshje e njė zjarr tė brendshėm.

Por unė jetoj vėrtet, ndiej .. nuk jam vetėm njė spektator pasiv nė kėtė skenė botėrore.

Shekspiri e ka quajtur teatėr : njė iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe qė ndoshta nuk ekzistojnė fare po ne mendojmė se ekzistojnė.

Ai ka jetuar shekuj mė parė kur pas maskave tė femrave nė teatėr fshiheshin meshkuj qė nuk dinin asgjė pėr botėn e femrės.

Ajo botė e errėt e fshehur pas mureve e fustaneve tė gjatė e korseve mbytėse, botė e femrave kukulla qė linin nė duart e meshkujve gjithēka:jetėn e tė ardhmen e tyre.

Po shpirti nuk blehet apo komandohet si njė makinė. Ka disa nyje qė prodhojnė shpresa e iluzione tė cilat askush nuk mund ti drejtojė.

Natėn kur mbyllim sytė ne ėndėrrojmė pa i menduar ėndrrat, thjesht duam tė qetėsohemi , tė shplodhim trupin e mesa duket vetėm mes ėndrrash mund ta arrijmė paqen.

Njė buzėqeshje krijohet nė buzėt e njoma tė trėndafilta tė njė foshnje kur lundron mes ėndrrash.

Tė duket sikur bota ėshtė mė e bukur, sikur sheh dritė kudo e yjet shkėlqejnė mė tepėr atė natė, vetėm prej njė buzėqeshje tė pafajshme.

Kur mendon pėr dashurinė tėnde, atė qė do mė tepėr nė kėtė botė, atė qė tė bėn tė qash e tė qeshėsh pėrsėri mes lotėsh, atėherė mendja jonė kalon si nė njė paradė tė vėrtetat dhe iluzionet qė i ke hedhur si njė mantel kėsaj dashurie.

Asgjė nuk ėshtė perfekte nė kėtė botė asnjė person po fantazia e ky shpirt i pabesueshėm qė njeriu e ruan nga dallgėt e jetės si thesarin mė tė shtrenjtė, tė bėn ta besosh se idealja ekziston.

Realja me tė vėrtetat e hidhura lihet mėnjanė njė ēast dhe e vė kokėn nė jastėkun e ndjenjave ..fillojnė tė krijohen imazhe tė thuren ėndrra tė kėndshme e ti mbulohesh nga njė gaz i brendshėm qė vetėm ti e sheh e ndjen.

Edhe ajri bėhet plot aroma dhe sytė mbulohen nga njė mjegull lulesh e ngjyrash gati tė tejdukshme, ylbere tė pafundta e dritė ėngjėjsh.

Iluzionet tė pushtojnė zemrėn dhe aty ke gjithēka tė nevojitet. Vjen dikush qė tė prek shpatullėn e tė pyet pėr diēka e zgjohesh.

Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohtė. Jeta ėshtė kjo, zgjohesh nė njė moment.

Mendja fillon tė punojė pėrsėri me llogjikėn dhe zbarkon nė realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshėm lumturie. Flet e sytė tė shkėlqejnė, optimizmi tė jep njė dritė tė purpurtė nė fytyrė.

Sa e lehtė ėshtė tė ndihesh mė mirė , mjafton njė dorė e vogėl iluzioni.

Pėrfundimisht jeta tė duket jo aq e keqe. “Unė qenkam I lumtur e nuk e dija?”-pyet iluzioni yt, ai zėri i dytė qė ēdokush e ka brenda vetes.

Ne jemi ujė, ajėr dhe ėndrra. Formula sekrete e krijimit tė njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur ėshtė ai shpirt i zbrazur nga ėndrrat.

Fantazia vdes kur njeriu e dėbon vet dhe atė njėēik qė i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.

Por jo gjithmonė vret realiteti. Ai tė dhuron shpresa. Hirushja e Borėbardha na kanė ndjekur nė fėmini me atė moralin e fitores sė tė mirės mbi tė keqen dhe ne ndjekim kėtė fill duke menduar: “Po, dashuria fiton mbi urrejtjen, e mira mbi tė keqen, pse jo?”

Jeta ėshtė kaq e bukur sepse ka larmi. Ka hidhėrim po ka dhe gėzim, ka tė qara po ka edhe tė qeshura, ka hije po edhe dritė, ka pleqėri e vdekja po ka dhe fėmijėri e jetė.

Jeta njė zhurmė midis heshtjes ka thėnė Isabel Allende.

PO njė zhurmė plot tė papritura, iluzione nėn diell e pluhur yjesh.

Nėse guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e ėndrrave piji deri nė fund e lėsho njė pasthirrmė kėnaqėsie, trego ēfarė ndien e ndaje lumturinė.

Lumturia ėshtė njė krijim i bukur i njeriut.

Ka shume zhurmė brenda, shumė energji shumė fjalė tinguj shumė botė. Pihet nė doza tė vogla e ndarė mes njerėzish se e tėra njėherėsh tė vret.

Shpirti i njeriut ėshtė aq i pafund po zemra ėshtė kaq e dobėt , kjo shoqeri ndan ēdo gjė: dashuri e shpresė.

Njė pikėz tė qeshure bėn dy buzė tė tjera tė hapen, njė ėndėrr e treguar me pasion frymėzon ėndrra tė tjera.

Pak zhurmė krijon zhurmėn tjetėr nė kėtė jetė.

Sa i bukur zinxhiri i jetės, shkon pafundėsisht e rikthehet pėrsėri te ne.

Jeta e njeriut: ujė, ajėr e ėndrra tė veshura nė iluzione e ndjenja… Sa pak kemi nevojė pėr tė qenė tė lumtur!
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:27

ANA E BRENDSHME E BUKURISE

Vetja jote fizike nuk eshte aspak teresia e asaj qe je. Megjithate PASQYRON ate qe je: nje qenie e pashoq shpirterore e nje bukurie dhe rendesie te jashtezakonshme.

Kur e kupton kete dhe e shikon veten ne kete menyre, atehere do ta trajtosh trupin tend sikur te strehonte nje shpirt, dhe do ta jetosh jeten tende sikur te ishte pjese e nje plani te madh.

Do te shperblehesh me nje rrezatim te padyshimte qe vjen nga brendesia e thelle dhe qe tregohet edhe ne anen e jashtme.

Nese bisedon me gra te shumta te ndritshme, sic e kam bere une, do te gjesh se ne nje menyre a tjeter te gjitha ato "gjeten religjion". Jeta i ka shtyre - shpeshhere nepermjet dhimbjes, nganjehere nepermjet gezimit - te kerkojne te verteta te fshehura nen siperfaqen e rrethanave te tyre.

Disa e thelluan fene e femijerise, te tjera gjeten nje fe te re. Shume zbuluan lutjen apo meditimin, ose ato kapercyen nje varesi ose dolen nga nje dileme duke rindertuar jeten e tyre mbi nje themel spiritual.

Pavaresisht nga hollesirat individuale, nje fuqi hyri ne jeten e tyre qe shkaktoi qe preokupimet te perqendruara mbi vetveten te zvogeloheshin dhe qe zemrat e tyre te
rriteshin.

Kete fuqi mund ta quash Zot, por nese ndonje fjale tjeter te vjen me mire, atehere perdore ate natyrisht. Pa marre parasysh emrin qe e zgjedh, kjo eshte nje fuqi qe mund te lartesoje mendimet e tua dhe te zvogeloje ato qe erresojne driten tende te brendshme: frike, xhelozi, zemerim, lakmi ... ju dini, te shtate mekatet themelore dhe disa sahanlepires tjere.

Te jesh perfekte eshte e panevojshme. Te jesh njerezore do te mjaftoje. Nese merr vesh se ne te vertete je "bere e tmerrshme dhe e mrekullueshme", mund te kapercesh brengat e shumta per kofshet dhe per rrudhat rreth syve dhe mund te fillosh te rrembesh njerezit me PREZENCEN tende. Nuk ka nevoje te kesh paraqitjen e grave ne revistat.

Ato zakonisht perfaqesojne vetem njerin koncept bukurie, nje koncept qe varet nga rinia dhe qe mbeshtetet nga kozmetika, ndricim dhe arti i vendosjes ne skene. Ajo qe ti do te kesh ne vend te kesaj eshte nje prush qe as nuk blihet as nuk futet ne shishe.

Deri para pak kohe, kultura bashkekohore nuk i jepte shume rendesi nje shpirti te bukur. Kjo ishte ashtu me gjase sepse askush nuk gjeti dot se si te nxjerresh perfitim nga kjo.

Pavaresisht nga arsyja, ai mesazh te nenvleftesosh bukurine qe rrjedh nga thellesia e brendshme kaloi ne ndergjegjen kolektive. Mirepo, ne realitet bukuria e brendshme eshte i vetmi lloj bukurie qe ka rendesi te vertete sepse eshte i vetmi lloj bukurie qe e percjell distancen.

Mund te llogarritesh me te qe do te mbese, edhe pse ti nuk ndihesh mire ose ti ke qene e zgjuar gjithe naten me nje femije te semure ose kur te jesh dhjete - ose tridhjete - vjet me e madhe se tani.

Dhe meqe kjo bukuri eshte aq e thelle sa shpirti, mbase bile mund ta marresh me vete kur te ikesh.

Mund ta parafytyrosh shprehjen e saj te jashtme si karizme ose hijeshi, si klase ose ekuiliber. Kur e ke, syte e tu jane ne te vertete dritare per shpirtin.

Buzeqeshja jote mund te beje qe gjithkush te ndihet mire. Nje terheqje e paperballueshme del nga personaliteti yt, keshtu qe, pa marre parasysh moshen apo llojin e trupit, dhe pa marre parasysh a e mban veten per bukuri apo jo, ti QENKE e bukur.

Eshte ceshtje e zhvillimit te shpirtit, te ures qe te lidh si njesi trup-mendje me shpirtin,
me driten e brendshme, me "ate te Zotit ne secilin person".

Ky eshte rrezatimi qe mund te ndricoje nje dhome, te ndricoje jeten tende, dhe te jape ate lloj bukurie qe me gjithe kalimin e viteve nuk do te zvogelohet kurre.

Nga: Victoria Moran
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:31

SI TE NDIHMOSH NJE NJERI NE ZI
(te cilit i ka vdekur nje njeri i dashur)

* Njeriu ne zi nuk eshte nje qenie ekzotike te cilen mund ta vezhgosh si nje skene ne teater ose ne cirk. Jepia ndjenjen qe ti je krejt prezent: "Une jam ketu dhe rri tek ti."

* Le ta kuptoje qe ai mund te llogarise me ty. Beje te ndieje qe ti i dhuron gjithe vemendjen dhe perkujdesjen tende.

* Le ta dije qe ti e pranon pa kusht ne ziun e tij dhe qe ai nuk ka nevoje ta shpjegoje veten. Le te kuptoje qe ti ia pranon ziun dhe qe je i gatshem te marresh pjese ne hidherimin e tij.

* Le ta kuptoje qe ti je dikush qe, pavaresisht nga c'do te ndodhe, do te jesh ne anen e tij, qe je dikush qe mund ta lere ashtu sic eshte. Mbeshtete kur qan dhe thuaji se ka te drejten te sillet ashtu.

* Thuaji qe mund te jete i zhurmshem dhe i deshperuar, sepse humbja eshte e pakthyeshme dhe nuk ka shprese per nje ritakim. Perkrahe ne ziun e tij dhe je konsekuent me te nese eshte ne pyetje merrja parasysh e realitetit te tij.

* Thuaji se deshiron t'i ndihmosh gjate kryerjes se formaliteteve te ndryshme, keshtu qe ai do te gjeje kohe per ziun e tij pa u nderprere dhe pa u bezdisur.

* Nese sheh dike qe qan, mos u ngut menjehere per ta ngushelluar ne vend. Se pari vezhgoje situaten, sepse perndryshe ekziston rreziku qe ti i krijon pershtypjen qe eshte e panatyrshme te qash.

* Lere te vetem dhe rri tek ai pa e mbuluar me pekule, perndryshe ai do te ndihet si nje femije i vogel qe eshte i pangushellueshem dhe i humbur.

* Jepia gjithmone pershtypjen qe prania jote nuk do te thote qe ai duhet te mbaroje te jete me zi. Lere te kuptoje qe nuk duhet te shpetoje me ziun. Ziu mbaron vetvetiu kur behet i tepert, kur "kaloi" krejt.

* Thekso shprehimisht se ti nuk ndihesh i ngarkuar dhe qe, nese ky rast do te ndodhe, do t'ia thuash.

*Lere te kuptoje se fjalet e tua nuk deshirojne ta heshtin me ngushellim, por ta sforcojne ne ziun e tij. Ai duhet te mund te qaje hallet e tija ne gjirin tend kur nuk e dhuron me. Por lere edhe te vetem, jepia pershtypjen qe ti je i besueshem, qe ai eshte ne gjendje te kujdeset per vetveten dhe te mund te te marre ne telefon ne cdo kohe.

Nese besimi mes jush eshte rritur ne ate mase qe mund t'i afroheni njeri-tjetrit, atehere perpiqu ta prekesh me kujdes duke lene doren tende per nje kohe ne supin e tij, duke mbajtur dhe ngrohur duart e tija, duke ia perkedhelur shpinen, duke ia prekur floket. Ne te gjitha dili ne krah si shok. Nuk ka nevoje te flasesh gjithe kohen.
Shikime, prekje dhe heshtja meditative kane shpeshhere nje ndikim me te madh se te folurit e panderprere.

Meqe njeriu me zi zakonisht i ka mbledhur ne vete antenat e shqisave, eshte e keshillueshme te kujdeset qe te mund te perceptoje bukuri te shumellojshme, qe i josh
perseri shqisat e tija. Natyrisht kjo mund te mos i takoje kohes se pare, kur ndikimi i tronditjes se humbjes ndihet vecanerisht thelle. Shetitjet ne natyre, vizita koncerti, muzeu dhe ekspozite mund te ndihmojne qe jeta mund te kthehet ne trup nepermjet shqisave.

Nga: Jorgos Canacakis
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:34

Kur ti vete je ne zi

- Hyrja ne dhimbjen e zisė eshte si hyrja ne dhimbjet e lindjes. Lindja dhe vdekja perkojne se bashku. Dhimbja e zise paralajmeron lindjen e dickaje te re, qe eshte e gjalle. Detyra jone eshte qe kjo gje e re te vije ne bote e shendoshe nepermjet nesh. Kuptohet vetvetiu qe kjo shpeshhere dhemb shume.

- Dhimbja e humbjes duhet te kalohet me dhimbje, perndryshe dhemb pa marre fund.

- Nuk mund te gjesh rrugen e daljes jashte zise ne qofte se nuk hyn brenda zia prape e prape, serish dhe ne menyra te ndryshme.

- Ne mund te kujdesemi qe te na mbetet aftesia per te vajtur. Pa te vetem veshtire mund te jetojme, prandaj duhet te kemi kujdes qe ajo te kete shkembim me gezimin. Njeri e sjell tjetrin.

- Eshte e lehte t'i besh zise syrin qorr. Por nuk mund t'i ikim.

- Mendimet e zise mund t'i lesh te fluturojne rreth kokes sate si zogj te zinj. Nuk ka nevoje t'i lesh te depertojne ne zemren tende.

- Ate qe e ke humbur dhe qe e ke dashur duhet ta varrosesh ne dhe, por jo ne zemren tende. Ky vend te duhet per ndjenjat e tua.

- Mund te pastrohesh nga zia, por zia vete nuk mund te pastrohet krejt. Do te kthehet prape e prape ne menyra te ndryshme.

- Kush nuk i flijohet dhimbjes se zise, nuk ka arsye se pse te ndryshohet.

- Kujdesu qe te rrish ne kontakt me zine, por mos u qep pas tij.

- Ngushellimi nuk do te thote assesi qe nuk lejohet me te qash.

- Lamtumirja qe e perjeton bashkon gjera te reja. Ti dorezon dicka te vdekur dhe e merr kujtimin. Ketu kurre nuk eshte fjala per humbjen. Dicka te vdekur nuk mund ta humbesh dot sepse nuk ka asgje per te humbur: E vlefshmja mbetet, e humbura pervetesohet perseri ne ndonje menyre tjeter.

Nga: Jorgos Canacakis
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:44

Te thuash "jo"

Ka nje fjale qe shume njerezve s'ua mban gjuha ta thone, nje nga fjalet me te shkurtra te gjuhes sone: JO. Thuajeni me ze te larte: JO.

JO - aq e thjeshte per t'u shqiptuar dhe njekohesisht aq e veshtire. Kemi frike te humbim dashurine e te dashurve tane. Na kapllojne ndjenja faji. Besojme se njerez "te mire", femije, prinder, bashkeshorte, te krishtere ose myslimane "te mire" kurre nuk thone "jo".

Problemi eshte qe ne ia ulim vleren vetvetes dhe humbim dashurine e njerezve te cileve deshirojme t'u pelqejme ne qofte se nuk mesojme te themi "jo". Vec kesaj, ne i denojme te tjeret me qejfmbetjet tona te fshehura.

Kur te themi "jo"? Kur "jo" eshte ajo qe e mendojme ne te vertete.

Ne qofte se mesojme te themi "jo", atehere nuk na duhet me te mbrohemi me genjeshtra. Fitojme besimin e te tjereve dhe fitojme besim tek vetvetja. Kur themi ate qe e mendojme ne te vertete, ne i kryejme vetes nje sherbim te mire.

Kur kemi frike te themi "jo", ne i japim vetes edhe pak kohe. Bejme nje pauze, e ushtrojme fjalen ne mendje dhe pastaj themi "jo". Nuk ka nevoje te japim shpjegime te gjata per vendimin tone.

Ne qofte se dime te themi "jo", atehere mund t'i themi "po" se mires. "Jo-ja" jone dhe "po-ja" jone merren seriozisht. Fitojme kontroll mbi vetveten. Dhe mesojme nje sekret: Nuk eshte aq e veshtire te themi "jo".

AFIRMIM:
Sot dua te them "jo" kur mendoj "jo".

Nga: Melody Beattie
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 08.08.09 14:47

Te thuash "po"

Mund te mesojme t'u themi "po" gjerave qe na bejne mire; "po" deshirave tona - qe kane te bejne me ne edhe me te tjeret.

Mund t'i themi "po" gezimit. "Po" vizites tek miqte, "po" ndihmes nga te tjeret; "po" per te marre pjese ne nje grup per vetendihme.

Mund te mesojme t'u themi "po" marredhenieve te shendosha, njerezve dhe aktiviteteve qe na bejne mire.

Mund te mesojme t'i themi "po" vetvetes, deshirave dhe nevojave tona, instinktit tone dhe udheheqjes sone prej Fuqise se Larte.

Mund te mesojme te themi "po" kur jemi te mendimit qe duhet t'i ndihmojme dikujt tjeter. Mund te mesojme t'u themi "po" ndjenjave tona.

Mund te mesojme te themi "po" kur duam te bejme nje shetitje, te bejme gjumin e drekes, kur deshirojme qe dikush t'i beje masazh shpines sone ose kur blejme nje tufe lulesh per veten.

Mund te mesojme t'i themi "po" nje pune qe eshte e mire per ne.

Mund te mesojme t'i themi "po" gjithckaje qe na ben mire dhe qe na perkrah. Mund te mesojme t'i themi "po" me se mires qe jeta dhe dashuria mund te na ofrojne.

AFIRMIM:
Sot dua t'i them "po" gjithckaje qe eshte e mire dhe e drejte.

Nga: Melody Beattie
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 14.08.09 13:45

RRASKAPITJA
keshilla

* Mos harroni qe ciklin e rraskapitjes mund ta nderpreni ose braktisni
ne cdo moment.

* Pranoni faktin se ndodheni ne gjendje rraskapitjeje.

* Qartesojini vetes se cfare jane menyrat e te menduarit dhe te
sjellurit qe jane te shtrenguara dhe mundesisht ju mbingarkojne.

* Uleni prape shpejtesine tuaj deri ne ritmin tuaj natyror.

* Pergjegjesine delegojiani te tjereve.

* Liroheni nga ndjenja faji kur nuk arrini te beni gjithcka vete.

* Degjojeni trupin tuaj, jepini nje ushqim te rregullt dhe te
shendoshe, mjaft pushim dhe gjume, shtendosje dhe levizje.

* Degjojeni veten mire: A jeni cinik (e, i hidheruar ose
indiferent (e)) Atehere gjendeni tashme mjaft thelle ne rraskapitje, dhe
eshte pjekur koha tamam per te dale nga kjo.

* Mos u futni ne stres te ri, por reduktojeni stresin.

* Vini prioritete, hiqni ngarkesa te panevojshme.

* Perpiquni t'i reduktoni mekanizmat tuaj te brendshme kontrolli.

* Brengosjen e partnerit tuaj ose te nje shoqeje te mire mos e kuptoni
si kritike, por hapuni per ate cfare tjetri deshiron t'ju komunikoje.

* Kerkoni keshillen dhe ndihmen e nje specialisti, sepse nuk mund te
beni gjithcka vetem. Percaktoni pa frike nje takim.

* Nese keni depresione, besohuni nje mjeku.

* Problemet tuaj shendetesore beni qe te trajtohen sa duhet.

* Ne jeten private mos i mohoni nevojat tuaja per intimitet, per
dashuri, per ngrohtesi.

* Shmangiuni izolimit. Edhe pse deshironi me mire te fshiheni, kerkoni
perkrahje dhe qartesim nga te tjeret. Dorejashtet ndoshta nuk mund t'i
zgjidhin problemet tuaja, por mund t'ju hapin perspektiva te reja dhe
kendveshtrime interesante.

* Cdo dite merreni kohen per nje "vizite" (mendore) ne vendin tuaj te
preferuar.

* Perpiquni ta gjeni prape humorin tuaj.

* Cdo dite lejojini vetes nje kenaqesi te vogel.

Nga: Helga Vollmer
Perktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 14.08.09 13:51

TE BEHESH NJERI - TE JESH NJERI

11 shtatori - aq shtangese qe kjo mund t'u duket disave - eshte nje ftese per t'u bere njeri dhe per te qene njeri.

Te heqim dore nga vleresime te gabuara si: "Feja ime eshte me e vertete se jotja", "Menyra ime e te jetuarit eshte me e mire se jotja", "Une di me mire se ti se cfare eshte mire per ty" e keshtu me radhe.

Ky nuk eshte egalitarizem as nuk braktisja e te drejtave te individeve dhe grupeve, por pretendimi i vetekuptueshem per individualitet - vetem jo ne kurrizin e te tjereve.

Sepse paska shume gjethe ne njeren peme, jo vetem nje gjethe e vetme e madhe. Te gjitha gjethet ushqehen nga nje trung te jetes. Dhe ndonjehere te gjitha bien dhe treten.

Edhe ne nje kopsht ka shume lule dhe bime, dhe ato te gjitha ndricohen nga dielli i njejte dhe ujiten njesoj nga shiu.

Wulfing von Rohr
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 14.08.09 13:55

NJE ARSYE E RE PER MIRENJOHJE

Sot ne mengjes kam varrosur nje keter. Dhembet e maces nuk kishin lene gjurme. Ne gropen qe e kisha hapur mes krizantemave te para, ky vogelush i lazdruar dukej se vetem ishte mblidhur kutullac per te fjetur gjume. Kur bera pirg disa lopata dheu mbi varrin e vogel, me nje buzeqeshje i rikujtova lojerat e femijerise, kur varroseshin zogj, brumbuj dhe minj te cofur.

Befas i kujtova njerezit - mijera e mirera - qe askush nuk i kishte varrosur kurre, sepse as nuk ishin mbetur trupat e tyre: viktimat e dhunes, duke filluar tek Hiroshima dhe Nagazaki gjer ne Manhattan.

Mirenjohje? Ne keto rrethana, kjo fjale dukej si krejtesisht pa vend, bile si fyerje.

Por megjithate eshte domethenese se mund tre flasim per rrethanat "e dhena". Gjithcka qe jepet eshte nje dhurate, dhe pergjigja e pershtatshme per cdo dhurate eshte mirenjohje. Nga mund te perbehet dhurata ne kete rast?

Dhurata qe na eshte dhene me alarmin e 11 shtatorit eshte nje shans pa precedent. Dhurata nrenda cdo dhurate perbehet nga nje shans.Ne keto dite eshte shansi per ne qe te zgjohemi - te zgjohemi perballe cmendurise se dhunes dhe kunderdhunes. Ne fund te fundit jemi vetem deshmitare te hallkes se fundit te nje zinxhiri te hakmarrjes per hakmarrje. Ky akt i sapondodhur hakmarrjeje nuk eshte i pari, por na paraqet nje mundesi unike per t'u zgjuar, keshtu qe te jete i fundit.

Sado shtanges te jete, shume prej nesh kane qene ne gjendje ta shperfillnin rrethin vicioz te dhunes - te dhunes se vetes sone dhe te te tjereve - kur rrotullohej ende larg nesh. Gjendeshim ne gjume. Ky ka qene nje zgjim pa dorashka. Po tash?
Mund te tregohemi mirenjohes per alarmin duke mbetur te zgjuar dhe duke vepruar syhapet. Nje rrezik i zbuluar, qe kundervihet, eshte vetem i gjysme.

Rreziku gjendet ne dhune, pavaresisht se kush e perdor., qofshin terroriste ose qeveri te zgjedhura. Asnje retorike, asnje poze nuk mund ta fshehin me tutje faktin se dhuna krijon dhune te re. Duhet ta thyejme kete rreth vicioz te cmendurise.

Dhuna i ka rrenjet ne secilen zemer. Qenka zemra ime ne te cilen kam per te zbuluar frike, shqetesim, ftohtesi, antipati dhe regetime te zemerimit te verber. Ketu ne zemren time mund ta kthej friken ne besim guximtar, shqetesimin dhe ngaterrimin ne qetesi, ndarjen ne nje ndjenje perkatesie, antipati ne dashuri dhe nga sjellja irracionale mund 'i kthehemi arsyes se kthjellet.

Perfytyrimi i brendshem krijues do ta udhezoj secilin prej nesh se si mund t'i vihet kesaj pune.
Deshiroj ketu te permend pese hapa te vogla, qe me kane ndihmuar mua personalisht ta tregoj mirenjohjen time per apelin dhe te rri i zgjuar.

Cdo mirenjohje eshte nje shprehje besimi. Cdo mosbesim ben qe as nje dhurate nuk e pranojme si te tille - kush mund te garantoje a mos eshte ndonje karrem, ndonje perpjekje mitosjeje, ndonje kurth?

Mirenjohje e ka kurajon per te pasur besim dhe keshtu e kapercen friken.

Gjate ketyre diteve, atmosfera eshte e ngarkuar me frike, me nje frike qe ushqehet dhe manipulohet nga politikanet dhe mediat. Ketu ndodhet rreziku me i madh per ne: frika ben qe dhuna vazhdon me tutje.

Mobilizoje guximin e zemres sate, ashtu si e bejne te zgjuarit te vertete.

THUAJ SOT NJE FJALE QE I JAP KURAJO NJE PERSONI TE FRIKSHEM.

Meqe mirenjohja shpreh guxim, ajo rrezaton qetesi. Ky lloj qetesie mund te lidhet me njenja te thella. Ne te vertete, histeria masive qe harbon tregon me shume ngaterrim se ndjenje te thelle, me shume gjalleri te percipte se nje rryme te thelle dhimbsurie.

Bashkohu me njerez vertet te dhimbsur, qe jane te qete dhe te forte. Nga qetesia ne qendren e zemres sate drejtohu jashte.

MBAJ SOT I QETE DOREN E DIKUJT DHE PERHAP QETESI.

Kur je mirenjohes, zemra jote eshte e hapur - e hapur ndaj te tjereve, e hapur per surpriza. Ne ditet pas alarmit kemi perjetuar shembuj te shquar per kete sinqeritet; njerezit ndihmojne te huajt shpeshhere ne menyre heroike. Mirepo te theret e kthejne koken, bile guxojne me pak se perpara ta shikojne njeri-tjetrin.

Dhuna fillon me ndarjen. Thyeje kete model. Lidh kontakt, se paku kontakt nepermjet syve, me nejrez qe zakonisht nuk i perfill fare: me nepunesin ne sportel, me rojtarin e parkingut, me dike ne ashensor.

SOT SHIKO NJE TE HUAJ NE SYTE DHE SHIH SE NUK KA TE HUAJ.

Mund te ndihesh ose mirenjohje ose antipati, por jo te dy ne te njejten kohe. Mirenjohja e debon antipatine, nuk ka vend per te dyja ne zemren e njejte. Nese ti je mirenjohes, ti di se i perket nje rrjeti ku jepet dhe merret, dhe ti i thua "po" kesaj perkatesie. Ky "po" eshte kryesorja e dashurise. Nuk te duhen fjale per ta shprehur; nje buzeqeshje mjafton per ta vene keke "po" tendin ne veprim. Le te mos kete rendesi sot a ta kthen tjetri buzeqeshjen.

SOT DHUROI DIKUJT NJE BUZEQESHJE TE PAPRITUR DHE JEP KESHTU KONTRIBUTIN TEND PER PAQE NE TOKE.

Ajo qe mirenjohja jote ben per ty eshte aq e rendesishme sa ajo qe ben per te tjeret. Mirenjohja e perforcon ndjenjen tende te perkatesise. Kjo ndjenje perkatesie perforcon arsyen tende te kthjellet, "commom sense". "Po-ja" jote te akordon me interesat e perbashketa te te gjithe njerezve.

Pas alarmit, asgje pervec arsyes se kthjellet ka kuptim. Ne kemi nje armik te vetem, armikun tone te perbashket: dhunen. Arsyja e kthjellet na meson qe mund ta ndalojme dhunen vetem duke mbaruar te veprojme ne menyre te dhunshme. Lufta nuk eshte rruge per paqe.

SOT DEGJOJI LAJMET DHE SE PAKU NE RASTIN E NJE LAJMI PROVO SE CFARE THOTE ARSYJA.

Te pese hapat qe une i propozoj ketu jane te vegjel, por te efektshem. Fakti qe jane te vegjel eshte ndihmetar: Secili mund t'i beje.

Imagjino nje vend qytetaret - ndoshta madje udheheqesit - e te cilit jane sypatrembur, te qete dhe te hapur per njeri-tjetrin; nje vend qytetaret e te cilit kuptojne se te gjithe njerezit perkojne se bashku si nje familje edhe duhet te veprojne keshtu; nje vend qe qeveriset nga arsyja e kthjellet. Ne ate mase qe ne nuk tregohemi plot urrejtje, por mirenjohes, ky perfytyrim behet realitet.

Kush mund te kishte parashikuar se ne keto dite te erreta mirenjohja do te rrezatone ne kete shkelqim te ri? E ndricofte rrugen tone.

David Steindl-Rast
Shtator 2001
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 14.08.09 14:05

Ēdo fėmijė lind si ndivid, por tepėr rrallė njeriu vdes si individ

Me gjitha qėllimet mė tė mira, prindėt, mėsuesit, udhėheqėsit, klerikėt dhe tė ngjashmėt na mbjellin idenė e konkurrencės, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kėshtu prej ēdo fėmiu qenien e cila me jetėn takohet nė lufta mendimesh, me fjalė tė tjera, nė dhunė, nė agresivitet...

Ēdo masė ėshtė e llojllojshme, vetėm individi nuk ėshtė i llojllojshėm. Ēdo individ ėshtė vetėdije autentike. Me ēastin e shkrirjes nė masė ai e humb vetėdijen e vet; atėherė kolektiviteti zotėron mbi tė, atėherė ai bėhet mendje mekanike.

Nuk ėshtė me rėndėsi se pėr ēka mblidhet masa, qoftė nėse mblidhen nė emėr tė religjionit ose tė racės - kjo nuk ėshtė e rėndėsishme. Masat si tė tilla janė tė shėmtuara, masat edhe i kanė bėrė krimet mė tė rėnda sepse ato nuk kanė vetėdije. Ato janė vetėm mosdije kolektive.

Masa gjithmonė ėshtė kope e deleve, ndėrsa e gjithė e kaluara ishte vetėm njė pėrpjekje qė ēdo individ tė mishėrohet me njė dhėmbėzor nė mekanizėm, tė mishėrohet me pjesėn e vdekur tė masės sė vdekur.

Sa mė shumė qė ėshtė i mosdijshėm, dhe sa mė tepėr qė i ka sjelljet e shkaktuara nga dominimi i kolektivit, ai gjithnjė e mė shumė bėhet i parrezikshėm. Nė tė vėrtetė, ai kėshtu bėhet i padėmshėm.

Ai kėshtu s'do mund ta shkatėrrojė as robėrinė e vet, religjionin, ngjyrėn e lėkurės. Kėto janė robėritė e tij, e kėto ai madje edhe i feston.

Ēdo fėmijė lind si ndivid, por tepėr rrallė njeriu vdes si individ.

Nė kolektivitet dhe masė ti gjithmonė i kthehesh vdekshmėrisė sė tė kaluarės. Njeriu i cili jeton sipas urdhėrave tė masės ndalet sė jetuari. Ai thjesht e pėrcjell dikėnd si robot.

Njėzet vjet kam jetuar nė vendet nė tė cilat barabartė ishin tė pėrfaqėsuar hindusėt dhe myslimanėt. Ishin barabartė tė fuqishėm dhe gati ēdo vit kacafyteshin. E kam njohur njė profesor nė universitetin ku jipja mėsim.

Kurrė s'mė ka shkuar mendja se ai njeri do t'ia vėnte zjarrin njė tempulli hindus. Ishte xhentėllmen i vėrtetė - i mirė, me edukim tė lartė, i kulturuar. Kur ndodhėn njėherė trazirat mes hindusėve dhe myslimanėve, unė vėshtroja nga anash.
Myslimanėt ia vunė zjarrin njė tempulli hindus, e mė pas hindusėt e dogjėn njė xhami.
E shihja atė profesor tė zėnė rreth djegies sė tempullit hindus. Ndėrhyra dhe e nxorra pėr krahu. E pyeta:
"Profesor Farid, ē'jeni duke bėrė?"

Mbeti i befasuar. M'u pėrgjigj: "Mė vjen keq, por e humba veten nė kėtė masė. Pasi qė tė gjithė e bėnin kėtė, unė harrova nė pėrgjegjėsinė vetjake, tė gjithė tė tjerėt ishin pėrgjegjės pėr kėtė. Pėr herė tė parė e ndjeva veten tė lirė prej pėrgjegjėsisė. Askush nuk mundi tė mė qortojė. Ishte njė grumbull i myslimanėve, e unė isha vetėm njė pjesė e atij grumbulli".

Me njė rast tjetėr, njė shitore myslimane e orėve plaēkitej. Ishte njė shitore mjaft e shtrenjtė me njė koleksion tė orėve me vlerė. Tė gjithė hindusėt, tė cilėt i morėn ato orė dhe shkatėrruan shitoren, e mbytėn edhe pronarin.

Njė prift i vjetėr qėndronte nė shkallė, dhe me plot vrer i bėrtiste masės:"Ē'jeni duke bėrė? Kjo i kundėrvihet religjionit tonė, moralit tonė, kulturės sonė. Kjo nuk ėshtė nė rregull".

E vėshtroja atė skenė nga libraria, qė gjendej nė anėn e kundėrt tė asaj shitoreje. Befasia mė e madhe filloi tė ndodhė. Kur njerėzit i morėn tė gjitha gjėrat me vlerė, nė shitore mbeti njė orė e vjetėr muri - ishte tepėr e madhe, me siguri kishte njė vlerė antikiteti.

Duke parė se masa u shpėrnda, plaku e ngarkoi atė orė nė shpinėn e vet dhe e mori. Ishe tepėr e rėndė pėr tė,sepse ishte orė e madhe. Nuk mundja t'u besoja syve. Ishte ai qė i ndalonte njerėzit tė plaēkitnin, e pikėrisht ai edhe e mori gjėnė e fundit. Dola jashtė dhe e ndala priftin e moshuar. E pyeta: "Kjo ėshtė e ēuditshme, gjithė kohėn bėrtisje se ėshtė kundėr moralit tuaj, religjionit, e ti sapo e vodhe orėn mė tė madhe nga shitorja".

Ai m'u pėrgjigj: "Unė bėrtisja tepėr shumė, mirėpo askush s'mė dėgjoi. Pastaj, befas, nė mua lindi ideja se hidhėrohesha pa nevojė dhe se kot e ēava kohėn time. Ata, edhe pėrkundėr britjeve tė mija, i merrnin gjėrat nga shitorja. Pėr kėtė dhe mendova se mė mirė ėshtė tė marr edhe unė diēka para se ta merr ndokush tjetėr."

E pyeta: "Mirėpo, ē'ndodhi me religjionin tėnd, me moralin, kulturėn? "M'u pėrgjigj me turp nė fytyrė: "Kur askush nuk kthen kokėn kah religjioni, kultura e morali, pse tė jem unė viktima e vetme?

Edhe unė, poashtu, jam pjesė e kėsaj mase. I dhashė vetes mundin mė tė madh qė t'i ndaloj, mirėpo askush nuk deshi t'i pėrmbahet religjionit, moralit dhe rrugės sė drejtė, pėr ēka edhe unė nuk dua tė mbetem humbės dhe budallakisht tė qėndroj kėtu. Askush madje as nuk mė dėgjoi, askush nuk e pranoi asnjė vėrejtje timen". Pastaj me nguti e vazhdoi rrugėn me orėn e madhe nė shpinė.

Njeriu e humb edhe atė pak vetėdije individuale mjaft lehtė, duke e tretur nė oqeanin e mosdijes kolektive. Nė po kėtė shtrihet shkaku i tė gjitha luftave, trazirave, pushtimeve, vrasjeve.

Ēdokush lind i padjallėzuar, i mbushur paqė e dashuri... pa dije mbi ndalesat qė e presin nė botė, pa dije mbi armatimin nuklear me tė cilin ia tregojnė mirėseardhjen, pa dije mbi politikat e ndyra qė e terrorizuan njeriun me shekuj.

Me gjitha qėllimet mė tė mira, prindėt, mėsuesit, udhėheqėsit, klerikėt dhe tė ngjashmėt na mbjellin idenė e konkurrencės, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kėshtu prej ēdo fėmiu qenien e cila me jetėn takohet nė lufta mendimesh, me fjalė tė tjera, nė dhunė, nė agresivitet. Ata e dijnė fort mirė se gjithmonė do tė mbetesh nė prapavijė deri sa je agresiv.

Kėshtu pastaj pėrherė sillesh zaten se je gjithmonė me dikė nė rivalitet; e thekson veten aq for=
t si tė ishte ndonjė ēėshtje e jetės a vdekjes. E gjitha kjo ėshtė bazė e sistemit tonė edukues.

Tė gjithė tė mėsojnė tė jesh para tė tjerėve pa e marė parasysh ēmimin. Herėt a vonė, fėmiut do t'i duket sikur ta ketė gjithmonė shpirtin nė fyt, gjithnjė do tė garojė. Madje edhe nėse e lėndon dikėnd nė atė garė, ai do tė pėrpiqet tė jetė i pari.

Duket se dhuna do tė jetė pjesė e shoqėrisė qė shpreh rivalitetin. Nė shoqėri tė tilla ti nuk mund tė kesh mik. Tė gjithė tė shtiren se tė janė miq, e nė tė vėrtetė janė armiq, sepse luftojnė tė mbėrrijnė nė shkallėn e njėjtė. Tė gjithė ata janė armiq, sepse pėrpiqen tė ngadhnjejnė dhe ti tė humbėsh.

E gjithė shoqėria ėshtė e dhunshme, dhe ti duhet tė jesh edhe mė i dhunshėm nėse dėshiron tė jesh ambicioz. Unė e dua njeriun jo-ambicioz, jo-konkurent, njeriun i cili nuk ka afsh pėr fuqi. Ēdo fėmijė mund tė jetė rebel. E gjitha ēka i duhet atij ėshtė tė mos jetė i ndarė prej padjallėzisė sė vet.

Ēdokush e ka rebelin nė vete, mirėpo shoqėria ėshtė tepėr e fuqishme. Ajo tė bėn qyqar, dinak. Ajo nuk orvatet ta ndėrtojė autenticitetin tėnd. Ajo nuk i lejon askujt tė bėhet autentik, sepse kėshtu mund tė bėhet rebel kundėr tė gjithave.

Njė mik nga Japonia ma dėrgoi njė statujė tė Gautam Budės. Ishte statujė e rrallė, kurrė mė parė s'kisha parė gjė tė tillė. Nė njė dorė tė asaj statuje ishte llamba e vogėl. Duhesha tė vendosja ca vaj qė tė mund tė shndėrriste.

Miku mė tha: "Ky ėshtė kushti: duhet tė ndizet flaka pėrherė". E nė dorėn tjetėr tė statujės qėndronte shpata e nxjerrė jashtė. Kjo ėshtė e mundshme vetėm nė Japoni - vetėm Japonia mundi tė krijojė shkathtėsi luftarake dhe gjuajtjen e shigjetės me hark qė bazohet nė meditim. Ishte ky arti meditativ i tyre.

Ne nė Indi nuk mundemi tė kuptojmė se Gautam Buda ka shpatė. Mirėpo, bukuria e statujės ishte nė atė se gjysma e fytyrės, e cila mbulohej me dritėn e asaj llambe, tregonte paqen, harmoninė - aq i qetė dhe i heshtur, ndėrsa nė anėn tjetėr fytyra e tij ishte e mprehtė sikurse edhe shpata qė mbante nė dorė, ishte kjo njė fytyrė e njė luftėtari tė madh.

Artisti qė e ka punuar kėtė vepėr duhet ta ketė bėrė njė punė tė madhe. Nė fytyrėn e njėjtė ai na tregon sintezėn e madhe - shpatėn nė duart e paqes.

Kjo ėshtė ideja ime e rebelimit, rebelit. Ai duhet tė rrjedh prej dashurisė sate ndaj njeriut, e jo nga tėrbimi e hidhėrimi nga e kaluara. Ti nuk duhet ta shkatėrrosh tė vjetrėn; ideali yt, caku yt ėshtė ta krijosh tė renė.

Pasi qė e reja nuk mund tė krijohet deri sa nuk largohet e vjetra, duhet ta rrėnosh atė. Mirėpo, nuk ka kurrėfarė zemėrimi nė kėtė. Ky ėshtė njė proces i rėndomtė. Kur e rrėnon ndonjė godinė tė vjetėr, atėherė ti nuk ke hidhėrim e zemėrim nė vete. Ti vetėm e pastron atė vend ashtu qė ta ndėrtosh njė godinė tė re mė tė bukur.

Ti jeton me njerėzit qė e kanė kėtė ėndėrr, atė qė e patėn kur ishin fėmijė tė vegjėl. Ajo ėndėrr ėshtė e po atyre kualiteteve, por ėshtė e ngulfatur, e nėnēmuar. Pengesat e kėsaj ėndėrre mund tė mėnjanohen.

Dhe do tė mbetesh i befasuar, sepse nuk ka njeri i cili nuk e ėndėrroi ndonjė ėndėrr tė bukur mbi ardhmėrinė, i cili nuk ka qenė nė gjendjen e padjallėzisė, i cili madje njėherė nuk e ka shijuar shijen e paqes, dashurisė, bukurisė. Mirėpo e gjitha kjo qe e shkatėrruar, e ndyrė, e njollosur prej sistemeve tė ndryshme shoqėrore e tė shėmtuara. Fuqia e vetme shtrihet nė lashtėsinė e tyre.

Por, lashtėsia, si fuqi e tyre, tash u tregua si njė dobėsi e madhe. Kėtė duhet shtyrė vetėm pak, ėshtė shoqėri thuaja e vdekur. Ajo gėrmon varrin e vet me duar tė veta dhe qėndron buzė atij varri. Ti duhesh vetėm ta shtyesh dhe menjėherė do tė zbulosh se nė varr shtrihet ndonjė njeri si Ronald Regani. Dhe me njerėzit e kėtillė shkon e gjithė bota qė e paraqiste ky.

Ne duhet tė fillojmė prej fillimit, prej pikės fillestare. Sėrish si Adami dhe Eva, sėrish nga kopshti i parajsės,... sėrish fillimi i vėrtetė.

Osho
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 24.09.09 23:48

TE FALESH DHE TE LARGOSH

Nga Shakti Gawain

Shėnoji emrat e personave qė nė jetėn tėnde kanė qenė burimi i urrejtjes, zemėrimit ose plagosjes.
Shkruaj atė ēfarė tė kanė bėrė dhe pėrse ndien mėrzi.
Pastaj mbylli sytė, shtendosu dhe vizualizo (parafytyro) ēdo person.
Shpjegoji arsyet e zemėrimit tėnd si dhe plagėn qė fshihet brenda tij.
Thuaji qė tani dėshiron tė bėsh ēdo gjė tė mundur pėr tė larguar dhe liruar gjithė energjinė e bllokuar mes jush.
Dhurojia mėshirėn tėnde dhe shqiptoji fjalėt vijuese:
"Unė tė fal dhe tė ēliroj nga urrejtja ime.
Vazhdoje rrugėn tėnde dhe qofsh i lumtur".
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 24.09.09 23:50

Hapi dyert e zemrės
(Eileen Caddy)

Gjithēka qė e kam unė, ėshtė e jotja.
Mendo pėr mrekullinė e kėtyre fjalėve,
dhe pastaj lejo qė vetėdija jote tė zgjerohet,
kėshtu qė mund t'i pranosh
dhe t'ua kuptosh domėthėnien e vėrtetė.
Shih si bėhen realitet nė jetėn tėnde
dhe mos prano kurrė mė ndonjė pėrkufizim,
sepse tė gjitha premtimet e mia do tė plotėsohen,
nuk janė premtime boshe.
Mbaji thjesht nė besimin tėnd,
dhe nė besimin kurrė mos u lėkund.
Gjithēka vjen tek shpirtrat qė mė shėrbejnė
dhe qė vėnė gjithė besimin e tyre tek unė.
Shih si zhvillohet mrekulli pas mrekullie para syve tė tu.
Dalloji mrekullitė nė gjėrat e vogla tė jetės
ashtu si nė gjėrat e mėdha.
Hapi sytė e tu, qė tė mos humbėsh asgjė;
hape zemrėn tėnde dhe lėre dashurinė tė rrjedhė.
Dashuria e tėrheq dashurinė.
Cdo shpirt pėrmallohet pėr t'u dashur,
pra pėrse tė mos dhurosh dashuri,
dhe duhet tė marrėsh ashtu si ti jep.
Por mėso tė japėsh lirisht, pa asnjė kusht,
dhe shijoje jetėn plotėsisht.

Pėrktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 24.09.09 23:57

Natyra nuk ėshtė as e shurdhėr as memece

Nė kėtė orė, shkėlqimi i maleve
shuhet nė qiejt e butė.

Nė kėtė orė, kodrinat vetė
i bashkohen bisedės.

Nė kėtė orė, malet
flasin bashkė me zė tė ulėt,

bredhat pėrkulen te njėri-tjetri
duke biseduar mes vete,

dhe shelgu lakohet drejt shelgut
duke pėshpėritur sekrete.

Edhe retė tėrhiqen te njėra-tjetra
dhe ndahen prapė, nė kėtė orė.

Kėngė e popullit Jokut nė Siberi



Natyra nuk ėshtė as e shurdhėr as memece. Tė parėt tanė flisnin pėr natyrėn si diēka tė gjallė, pėr drunj qė komunikojnė njėri me tjetrin, pėr shpirtrat e luginės dhe pėr oqeane qė flasin me njėri-tjetrin si dhe me kushėrinjtė e tyre njerėzore.

Tani shkenca ėshtė duke zbuluar dėshmitė qė pohojnė disa nga kėto zbulesa pėr ndėrlidhjet tona planetare. Drunjtė qė sulmohen nga dėmtues u lėshojnė drunjve sinjale kimike tė tjerė duke ua paralajmėruar rrezikun; atėherė drunjtė qė e marrin mesazhin kanė kohė pėr tė prodhuar substanca kimike tė dėmshme pėr pushtuesit. Prandaj kėnga e popullit siberian Jokut nuk ėshtė vetėm poetike, por thellėsisht e vėrtetė, sepse drunjtė e pyllit komunikojnė me njėri-tjetrin nė mėnyra qė ne vetėm tani fillojmė t'i rizbulojmė. Ndoshta do tė gjejmė po ashtu se gurėt dhe retė, qė ne besojmė se janė tė pajetė, por qė popujt mė tė hershėm konsideronin si tė gjallė, komunikuakan, siē e sugjeron kėnga.

Patricia Monaghan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:00

Carpe diem

Miku im, mos pyet fare. Mos e pyet falltarin
ose fatrrėfyesin tė tė tregojė sa gjatė do tė jetosh.
As mos pyet pėr mua. Mė mirė ta mos dish.
Mė mirė tė marrėsh ēdo ditė thjesht siē na jepet,
nuk ka dallim a do tė pasojnė shumė mė tepėr
apo a ėshtė viti i fundit kur e shohim oqeanin,
siē hidhet kundėr shkėmbinjve afėr. Ji i arsyeshėm:
pi pak verė; mos shiko tepėr larg pėrpara.
Bile kur bisedojmė, koha kalon me vrap.
Korri frytet e sė sotshmes, dhe kjo le tė jetė mjaft.
Horaci

Poeti i madh Horac ėshtė i njohur pėr qėndrimin e vet "carpe diem" ose "kape ditėn", pėr tė cilin kjo ode ėshtė njė shembull i mirė. Fjalėt e tij janė aq tė freskėta sot sa para gati dy mijė vjetėsh. Falltarėt e letrave dhe filxhanėve tė kafesė edhe sot ballafaqohen me klientė qė dėshirojnė qė tė zbulohet gjithė fati i tyre. Por ēfarė tė shėrben ta dish kohėn e saktė kur tė vdesėsh? Ekziston edhe e sotshmja, pėr ta jetuar sa mė plotė.

Ekziston edhe dielli, duke lindur nė madhėshtinė e ylberit ose duke perėnduar nė njė flakėrrimė tė shkėlqyer. Ekzistojnė bota dhe tė dashurit tanė; ekzistojnė puna jonė dhe kėnaqėsitė tona. Tė dish se kur do tė mbarojnė nuk ndryshon dhuratat e sė sotshmes pėr ne. Siē e kėshillon poeti, le ta jetojmė ditėn e sotshme aq plotėsisht sa mundemi, dhe po tė jetė dita e fundit qė e shohim, do tė kemi jetuar nė tė vėrtetė.

Patricia Monaghan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:13

UNI APO INTUICION?

Si te dime nese na flet uni yne apo intuicioni yne? Per fillestare, ne qofte se nuk keni zakonin ta degjoni kete ze te qete te brendshem qe e quajme intuicion, mund te mos degjoni shume udheheqje. Duke kerkuar te qetesoni te tjere dhe te fitoni pelqimin e tyre, mund te keni hequr dore bile nga dijenia se cilat jane nevojat dhe deshirat e tua, nga frika qe mund te jene ne konflikt me atyre te njerezve te rendesishem ne jeten tende. Te kryesh ndryshime ne jete duket e paperballueshme sepse nuk je lidhur me udheheqjen tende te brendshme. Kjo udheheqje e mirefillte njihet ne keto menyra:

1. Zeri intuitiv eshte i qete, por kembengules. Mendimet vazhdojne te kthehen, por nuk shfaqen si urgjente. Zeri i unit kerkon qe te besh nje vendim tani, nga frika qe dicka mund te zhduket.

2. Mesazhe intuitive te tregojne drejtimin e vetezhvillimit dhe te ndjenjes ta shprehesh veten me plotesisht. Uni, perkundrazi, thote: "Pse ta caj koken?" "Kjo eshte pune e tepert". "Kjo eshte teper e shtrenjte". Uni paraqet arsyetime racionale per te mos vepruar dhe mbron gjendjen momentane.

3. Zeri intuitiv perdor fjali te thjeshta pohuese, si "Eshte koha te vazhdoj te shkollohem". "Duhet te shkruash". "Vazhdo". Keto pohime jane specifike dhe te dobishme. Uni vazhdon te pertype pohimet e vjetra dhe mbeshtetet shume ne justifikime.

4. Intuicioni vjen drejtperdrejt dhe qart ne mendjen tende. Zeri i unit eshte i pavendosur dhe i frikesuar. Eshte i preokupuar me perpjekjet te gjeje rrugen me te mire per te zvogeluar ose kontrolluar ngjarjet.

5. Zeri intuitiv te con jashte zones se rehatshmerise, por ti di ne zemren tende qe te udheheq per te bere gjene e mire. Zerit te unit i pelqen te te tregoje histori terrori.

6. Zeri intuitiv te jep nje hap ose qellim ne nje kohe. Uni ve qellime te kunderta ose krijon nje situate ku fitorja eshte e pamundshme.

7. Intuicioni te tregon cfare te besh per te qene besnik ndaj vetes. Uni te tregon cfare te besh per t'i bere punet te mira per te tjeret.


Nga Carol Adrienne nga libri i saj "When life changes - or you wish it would. How to survive and thrive in uncertain times"

Perktheu SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:21

VERIFIKONI BINDJET TUAJA PĖR JETĖN DHE PĖR SHĖNDETIN
Dr. Ulla Sebastian


SOT do t’ju tregoj se si mund tė NDĖRRONI MENDIME NEGATIVE PĖR SHĖNDETIN TUAJ. Kjo dituri do t’ju ndihmojė tė FITONI KONTROLL MBI MENDIMET TUAJA.
Nė vend ta mbushni nėnvetėdijėn tuaj me koncepte negative, mund ta furnizoni nėnvetėdijėn tuaj me mesazhe tė shėndosha dhe jetėzgjeruese.

1. BAZONI AFIRMIMET TUAJA NĖ FAKTE TĖ QARTA RACIONALE DHE JO NĖ ILUZIONE DHE ĖNDĖRRIME.
2. PĖRDORNI KOHĖN E TASHME PĖR AFIRMIMET TUAJA.
3. PĖRDORNI FJALĖ POZITIVE.

Provojeni.

Le tė shikojmė tani fushėn e SHĖNDETIT.

Shėndeti ėshtė mė shumė se mungesa e simptomave ose sėmundjeve.
Ėshtė njė gjendje paqeje tė brendshme, ku trupi, mendja dhe shpirti synojnė harmonikisht njė qėllim tė pėrbashkėt.

95% TĖ TĖ GJITHA SĖMUNDJEVE BUROJNĖ NGA KONFLIKTE TĖ PAZGJIDHURA DHE ZAKONE TĖ KĖQIA.

Konfliktet janė shpesh tė pavetėdijė dhe shprehen nė simptoma ose njė gjendje tė pėrgjithshme tė pakėndshme.

Konflikte tė pazgjidhura, ushqimi i pashėndetshėm dhe mungesa e lėvizjes e dobėsojnė sistemin imunitar, pra aftėsinė e trupit pėr t’u mbrojtur nga epėrsia e mikrobeve si baktere, viruse dhe myku.

Nevoja tė paplotėsuara jetėsore dhe shpirtėrore ēojnė deri te rezinjata, lėshimi i vetvetes nė njė nivel tė thellė qelizor, me rezultatin e sėmundjeve kronike ose tė varėsive nga droga tė ndryshme nė pėrpjekje pėr tė arritur plotėsimin nėpėrmjet objekteve tė tjera.

Po qe se keni sinqeritetin dhe guximin pėr tė shikuar se cilat nevoja tė paplotėsuara jetėsore dhe shpirtėrore janė nė bazė tė zakoneve tė kėqia dhe tė simptomave, atėherė mund t’i ballafaqoni frikat qė ju pengojnė nė plotėsimin e tyre.

SHPESHHERĖ SIMPTOMAT TRETEN KUR T’U LEJONI NEVOJAVE DHE FRIKAVE TĖ NDRYDHURA TĖ HYJNĖ NĖ NDĖRGJEGJEN TUAJ.

Vėzhgoni mendimet dhe ndjenjat qė i keni lidhur me shėndet. A e konsideroni shėndetin si diēka vetėkuptuese? A luftoni me probleme fizike, emocionale ose shpirtėrore? Kėto probleme a janė pjesė e njė tradite familjare apo rezultati i stilit tuaj personal tė jetesės?

Nė vijim do tė gjeni POHIME TĖ FIKSUARA NGA KULTURA, LIDHUR ME TEMĖN E SHĖNDETIT, qė mund t’i keni dėgjuar hera-herė si fėmijė.

Mos e tepro. Nuk do tė jetė aq keq sa thua.

Shėndeti i keq ėshtė dėnimi pėr veprat e kėqia.

Familja jonė nuk ka para pėr sėmundje.

Trupi nuk ėshtė i rėndėsishėm. Mendja/koka/efekti kanė rėndėsi.

Pėrderisa trupi funksionon, ku ėshtė problemi? Ka gjėra mė tė rėndėsishme nė jetė.

Tė kujdesesh pėr trupin/sport/gjumė/shėndet ėshtė luks dhe diēka egoiste.

Njerėzit me shėndet tė mirė nuk kanė punuar shumė nė jetė.

Njerėzit e sėmurė kanė kohė dhe para tė tepėrta.

Mos u anko, tė tjerėt janė shumė mė keq.

Tė plakėsh do tė thotė tė sėmurėsh.

Ēfarė vjen vetvetiu, edhe ikėn vetvetiu.

Kush ėshtė i sėmurė, e ka fajin vetė.

Dhe tani disa BINDJE QĖ NJERĖZIT I KISHIN FITUAR SI FĖMIJĖ DHE SIPAS TĖ CILAVE JETOJNĖ AKOMA.

Vetėm kur jam e sėmurė, njerėzit mė vėrejnė.

Kur jam me shėndet, duhet tė punoj tepėr.

Njė jetė plotėsisht e shėndoshė ėshtė e mėrzitshme.

Vetėm kur tė peshoj (x kg) mė pak, mund tė jem e lumtur.

Jam tepėr e dobėt. Nuk ka ēka tė bėj kur jam e sėmurė.

TI mė bėn tė sėmurė.

Nuk mund tė kem besim nė trupin tim.

Nuk mundem pėr shkak tė “kėmbės sime prej druri”.

A ju duket e njohur njėra nga kėto fjali?

Hidhni nė letėr fjalitė qė kanė qenė tė rėndėsishme nė jetėn TUAJ.

Kėto mesazhe kanė fuqi.

ZGJIDHNI DY-TRI NGA MĖ TĖ RĖNDĖSISHMET DHE FORMONI TĖ KUNDĖRTĖN.

Perktheu nga gjermanishtja SLB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:25

NDĖRGJEGJSHMĖRI

Kape mirė mendjen tėnde: Aftėsitė “Ēfarė”


VĖZHGO

* VETĖM SHIKOJE NGJARJEN. Shikoje pa u kapur nė ngjarje. Pėrjetoje pa reaguar ndaj pėrjetimit tėnd.
* Ki njė “MENDJE ĒAMĒAKĖZ” duke lėnė qė ngjarjet, ndjenjat dhe mendimet tė hyjnė nė mendjen tėnde dhe tė dalin prapė menjėherė.
* KONTROLLO vėmendjen tėnde, por jo atė qė e sheh. Mos largo asgjė. Mos iu qep asgjėje.
* Ji si njė rojė nė portėn e pallatit, VIGJILENT ndaj ēdo mendimi, ndjenje dhe veprimi qė vjen nėpėr portėn e mendjes sate.
* Shko brenda vetes dhe vėzhgo. SHIKO se si vijnė e ikin mendimet, si retė nė qiell. Vėrej ēdo ndjenjė, siē ngrihet dhe ulet, si dallgėt nė oqean. Vėrej saktėsisht ēfarė po bėn.
* Vėrej se ēfarė vjen nėpėr SHQISAT e tua – sytė, veshėt, hundėn, lėkurėn, gjuhėn tėnde. Shih veprimet dhe shprehjet e tė tjerėve. “Merr erėn e trėndafilėve”.

PĖRSHKRUAJ

* JEPIA PĖRJETIMIT FJALĖ. Kur tė shfaqet ndonjė ndjenjė apo mendim apo ti bėn diēka, pranoje. Pėr shembull, thuaji vetvetes nė mendjen tėnde: “Sapo mė ka mbėshtjellė trishtimi” ... ose.. “Muskujt e stomakut po shtrėngohen”... ose.. “Njė mendim ‘Nuk mund ta bėj kėtė’ ka hyrė nė mendjen time". ... ose.. “po eci … hap, hap, hap”... .
* VISHI PĖRJETIMET ME FJALĖ. Pėrshkruaji vetes se ēfarė po ndodh. Jepia ndjenjave tė tua njė emėr. Thuaji njė mendimi thjesht mendim, njė ndjenje thjesht ndjenjė. Mos u bė i zėnė nė pėrmbajtje.

MERR PJESĖ

* Hyj nė pėrjetimet e tua. Lejo qė tė pėrfshihesh nė ēast, duke lėshuar pe nga ripėrtypja. BĖHU NJĖSH ME PĖRJETIMIN TĖND DUKE HARRUAR PLOTĖSISHT VETVETEN.
* VEPRO ME INTUITĖ nga Mendja e Urtė. Bėj vetėm atė qė nevojitet nė ēdo situatė – njė valltar i shkathėt nė sheshin e vallėzimit, njėsh me muzikėn dhe me partnerin tėnd, as kokėfortė as me duar nė gji.
* PRAKTIKO aktivisht aftėsitė e tua duke i mėsuar, derisa tė bėhen njė pjesė e jotja, kur mund t’i pėrdorėsh pa ndruajtje.
* PRAKTIKO:

1. Tė ndryshosh situata tė dėmshme.
2. Tė ndryshosh reagimet e tua tė dėmshme ndaj situatave.
3. Tė pranosh vetveten dhe situatėn ashtu si janė.

Marsha Linehan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:28

NDĖRGJEGJSHMĖRI

Kape mendjen tėnde: Aftėsitė “Si”

PA GJYKIM

* Shiko, por MOS GJYKO. Merr njė qėndrim tė lirė nga gjykimet. Vetėm faktet. Pėrqėndrohu nė “ēfarė”, jo nė “tė mirėn” ose “tė keqen”, “tė tmerrshmen” ose “tė mrekullueshmen”, nė atė qė “duhet” ose “nuk duhet”.
* DALLOJI DHE SHKĖPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga “kush, ēfarė, kur dhe ku”.
* PRANO ēdo ēast, ēdo ngjarje, ashtu si njė ēarēaf i shpalosur nė lėndinė pranon edhe diellin edhe shiun dhe ēdo gjethe qė bie mbi tė.
* PRANO tė dobishmen, tė shėndetshmen, por mos e gjyko. PRANO tė dėmshmen, tė padobishmen, por mos e gjyko.
* Nė qoftė se zbulon qė e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TĖND.

ME NJĖ MENDJE TĖ NDĖRGJEGJSHME

* BĖJ VETĖM NJĖ GJĖ NĖ NJĖ KOHĖ. Kur je duke ngrėnė, ha. Kur je duke ecur, ec. Kur je duke u larė, lahu. Kur je duke punuar, puno. Kur je nė njė grup ose njė bisedė, pėrqėndroje vėmendjen tėnde nė po atė ēast ku je me personin tjetėr. Kur je duke menduar, mendo. Kur je duke planifikuar, planifiko. Kur je duke kujtuar, kujto. Bėj ēdo gjė me vėmendjen tėnde tė plotė.
* Nėse veprime tė tjera ose mendime tė tjera ose ndjenja tė forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu nė atė qė po bėn – prapė e prapė e prapė.
* PĖRQĖNDROJE MENDJEN TĖNDE. Po tė zbulosh qė je duke bėrė dy gjėra njėkohėsisht, ndalu dhe kthehu nė njė gjė tė vetme nė njė kohė.

ME EFEKTSHMĖRI

* PĖRQĖNDROHU NĖ ATĖ QĖ FUNKSIONON. Bėj atė qė duhet bėrė nė ēdo situatė. Largohu nga “e drejtė" dhe "e padrejtė", "e vėrtetė" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
* RESPEKTO RREGULLAT E LOJĖS. Mos “ta prish hundėn pėr ta dėnuar fytyrėn”.
* Vepro aq SHKATHĖT sa mundesh, duke iu pėrgjigjur nevojave tė situatės nė tė cilėn gjendesh. Jo tė situatės ku dėshiron tė jesh; jo tė situatės qė ėshtė “e drejtė”; jo tė situatės qė ėshtė mė e kėndshme; jo tė situatės qė ... Mbaji parasysh QĖLLIMET E TUA nė kėtė situatė dhe bėj atė qė ėshtė e nevojshme pėr t’i realizuar.
* LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotė dhe hipokrizia, qė tė plagosin dhe nuk tė hyjnė nė punė.

Marsha Linehan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:32

Strategji pėr tė mbijetuar kriza


HEQJA E VĖMENDJES

Me aktivitete:

Merru me ndonjė hobi;

pastroje shtėpinė;

vizito ngjarje kulturore ose sportive;

thirr ose vizito njė shok/shoqe;

luaj lojėra kompjuteri ose tė tjera;

bėj njė shėtitje;

puno;

bėj sport;

dil nė ndonjė restaurant;

pi njė ēaj ose njė kafe pa kofeinė;

zė peshq;

copėto dru;

puno nė kopsht ose oborr;

luaj me top.


Me kontribute:

Jepi dikujt ndonjė kontribut;

merru me punė vullnetare a humanitare;

jepi dikujt tjetėr diēka;

bėj diēka tė bukur pėr dikė tjetėr;

bėj njė befasi tė menduar mirė.


Me krahasime:

Krahasohu me njerėz qė e pėrballojnė jeta njėlloj si ti ose mė keq.

Krahasohu me njerėz qė kanė mė pak fat se ti.

Shiko telenovela;

lexo pėr katastrofa,

pėr vuajtjen e tė tjerėve.


Me ndjenja tė kundėrta:

Lexo libra ose tregime emocionale,

letra tė vjetra;

shiko filme emocionale;

dėgjo muzikė emocionale.

Ji i/e sigurtė se kjo krijon ndjenja tė ndryshme. Ide:

filme horrori,

libra me barcoleta,

filme komike,

muzikė fetare,

muzikė marshimi,

kėngė inkurajuese.


Me largim:

Mos e prano situatėn duke e larguar pėr njė ēast.

Largoje situatėn mendėrisht.

Pėrfytyro se si ndėrton njė mur mes vetes dhe situatės.

Ose largoje situatėn duke e bllokuar nė mendjen tėnde.

Mos i ripėrtyp mendimet.

Mos mendo pėr aspektet e dhimbshme tė situatės.

Vendose dhimbjen nė njė raft ose sirtar.

Mbylle dhe largoje pėr njė ēast.


Me mendime tė tjera:

Numėro deri nė 10;

numėro ngjyrat nė njė pikturė, njė pemė, nga dritarja, ēfarėdo qoftė;

bėj gjėegjėza;

shih televizion;

lexo.


Me ndjenja tė tjera intensive:

Mbaj akull nė dorė;

shtrydh njė top gome;

bėj njė dush shumė tė fortė dhe tė nxehtė;

dėgjo muzikė me zė shumė tė lartė;

seks;

vė njė shirit gome pėrreth kyēit tė dorės, tėrhiqe dhe largoje.

Marsha Linehan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo prej 25.09.09 0:35

Strategji pėr tė mbijetuar kriza 2

PĖRMIRĖSOJE ĒASTIN

Me fantazi:

Imagjino skena qetėsuese.

Imagjino njė dhomė sekrete nė brendinė tėnde dhe shiko se si ėshtė e zbukuruar. Shko nė kėtė dhomė ēdo herė qė ndihesh shumė i/e kėrcėnuar. Mbylle derėn nga gjithēka qė mund tė tė plagosė.

Imagjino qė gjithēka bėhet mirė.

Imagjino qė e pėrballon mirė.

Sajo njė botė fantazie qė ėshtė qetėsuese dhe e bukur, dhe lė mendjen tėnde tė shėtitet nė tė.

Imagjino se si ndjenjat e dhimbshme rrjedhin jashtė teje si uji nga njė gyp.


Me domėthėnie:

Gjej ose krijo ndonjė kuptim, domėthėnie ose vlerė nė dhimbje.

Kujto vlerat shpirtėrore, dėgjo ose lexo pėr to.

Pėrqėndrohu nė ēfarėdo aspekti pozitiv nė njė situatė tė dhimbshme qė mund tė gjesh. Pėrsėriti prapė e prapė nė mendje.

Ktheji limonat nė limonadė.

Me lutje:

Hapia zemrėn tėnde njė qenieje madhėshtore, njė urtėsie mė tė madhe, Zotit ose mendjes sate tė urtė.

Kėrko forcė pėr ta duruar dhimbjen nė kėtė moment.

Dorėzojia punėt e tua Zotit ose njė qenieje tė lartė.

Me shtendosje:

Pėrpiqu tė shtendosėsh muskujt duke tendosur dhe shtendosur ēdo grup tė madh muskujsh, duke filluar me duart dhe krahėt, duke kaluar deri nė pikėn mė tė lartė tė kokės dhe pastaj mė ulėt;

dėgjo njė kasetė ose CD relaksuese;

bėj sport derisa tė lodhesh;

merr njė dush tė nxehtė ose ulu nė njė vaskė me ujė tė nxehtė;

pi qumėsht tė nxehtė;

fėrko qafėn dhe lėkurėn e kokės, kofshėt dhe kėmbėt.

Ulu nė njė tub tė mbushur me ujė shumė tė ftohtė ose shumė tė nxehtė dhe rri derisa uji tė jetė i vakėt.

Merr frymė thellė;

bėj njė gjysmė buzėqeshje;

ndėrro shprehjen e fytyrės.

Me njė gjė tė vetme pėr ēast:

Pėrqėndroje gjithė vėmendjen nė atė qė po bėn tani. Mbahu nė po atė cast ku je; vėre mendjen nė tė tashmen. Pėrqėndroje gjithė vėmendjen tėnde nė ndjenja fizike qė pėrcjellin detyra jomendore (p. sh. shėtitje, larja e rrobave, larja e enėve, pastrimi i shtėpisė, riparime). Ji i vetėdijshėm/e vetėdijshme se si lėviz trupi yt gjatė ēdo detyre.

Bėj ushtrime pėr shtimin e vėmendjes dhe vetėdijės.

Me njė pushim tė shkurtėr:

Jepia vetes njė pushim tė shkurtėr. Shtrihu nė shtrat dhe tėrhiqi batanijet mbi kokėn tėnde pėr 20 minuta.

Merr njė dhomė nė njė hotel nė bregdet ose nė malėsi pėr njė ditė a dy; lėri peshqirėt nė dysheme pas pėrdorimit.

Luti njė njeriu nga shtėpia jote qė tė sjell kafe nė shtrat, ose tė gatuajė darkė pėr tė (ofroji qė tė bėsh tė njėjtėn gjė pėr tė).

Bli njė revistė tė lezeēme ose njė gazetė nė kioskė, shtrihu nė shtrat me ēokollatė dhe lexoje.

Bėj bukė tė thekur, struku nė njė karrige dhe haje bukėn dalėngadalė.

Merr njė batanije me vetė, dil nė park dhe ulu atje mbi batanijen gjithė mbasditėn.

Hiq telefonin nga priza pėr njė ditė, ose lė t'u pėrgjigjet thirrjeve autopėrgjegjėsi.

Bėj njė pushim 1-orėsh nė ajėr tė pastėr nga puna e rėndė qė duhet bėrė.

Me inkurajim:

Nxite veten. Pėrsėrit prapė e prapė: “Mund ta duroj”, “Kjo nuk do tė vazhdojė pėrgjithmonė”, “Do ta pėrballoj”, “Po bėj aq sa mundem”.

Marsha Linehan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi