Maska e Hekurt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Maska e Hekurt

Mesazh  Jon prej 04.08.09 15:13

MASKA E HEKURT ... qė s'u mor vesh kurrė cili ishte

Nė Francėn e Mbretit Diell, odiseja e Maskės sė Hekurt, mes realitetit dhe Legjendės

Ka emra qė nuk mėsohen asnjėherė. Dhe nėse kjo ndodh, lindin mitet. E tillė ėshtė historia (apo ndoshta legjenda) e tė dėnuarit misterioz qė, nė Francėn e Mbretit Diell u humb nėpėr korridorėt e tmerrshėm tė burgjeve mė tė kėqinj tė kohės.

Letėrsia dhe kinemaja e kanė lėnė kėtė hije tė rrėshqasė deri tek ne, nė ditėt e sotme, duke e bėrė tė famshme pėr maskėn e hekurt qė - siē thuhet - fatkeqi ndoshta u detyrua qė ta mbante pėr tė fshehur fytyrėn e tij. Dhe humbet nė labirintet e fakteve realė, tė supozuar apo tė dalė vetėm prej pėshpėrimave tė njerėzve tė kohės.

Njė e dhėnė prej kėtyre ėshtė e sigurtė: fatkeqi mendohet qė ka kaluar i lidhur nė zinxhirė, i izoluar dhe me fytyrėn gjithnjė tė mbuluar, plot tre dekada, duke filluar qė nga arrestimi i tij nė vitin 1669.

Ka edhe njė tjetėr tė dhėnė pėrgjithėsisht tė pranuar: saga dhe mundimet e tij nėpėr fortesat e asaj epoke: i mbyllur nė fakt nė Pinerolo, nė Piemonte, mė pas i dėrguar nė ishullin e Santa Margherittės nė Mesdhe, dhe nė fund nė Bastijė, aty ku mendohet tė ketė vdekur diku rreth vitit 1703.

E mė pas ka personazhe, nga ata prej mishi apo shpirtėra qė kanė qenė dėshmitarė, apo diku edhe protagonistė. Sot, nuk ėshtė e lehtė e madje as edhe e mundur qė ta dish. Por, tė paktėn mundemi qė tė "shfletojmė" tė paktėn fjalėt e tyre.

Tė dhėnat e para pėr kėtė tė panjohur tė famshėm shfaqen nė korrespondencėn ndėrmjet princesėsh Palatinė, kunatė e Luigjit XIV dhe mikeshės sė saj, Sofia e Hanoverit: flitet pėr dikė, identiteti i tė cilit ėshtė i panjohur, dhe qė ka patur fatin e hidhur tė tė qenit i mbyllur nė Bastijė, i trajtuar me edukatė po, por i izoluar gjithsesi dhe me fytyrėn e mbuluar, i ngushėlluar me sa duket vetėm nga njė besim i thellė fetar.

Mė vonė, Volteri e ka rimarrė atė temė, duke fantazuar nė mėnyrė madhėshtore mbi kėtė enigmė dhe duke mbėrritur mė nė fund tė besojė se i interesuari ishte ndoshta vėllai i Mbretit Diell.

Por ishte Aleksandėr Dyma qė e pėrjetėsoi kėtė ēėshtje tek viskonti i Bragelones, duke i dhėnė njė jetė nė mėnyrė tė pavetėdijshme njė fabule, e cila do tė apasiononte thellėsisht tė ardhmen, pėrmes filmave dhe njė kurioziteti qė vetėm e pazgjidhshmja mund tė ushqejė.

Duke u kthyer megjithatė tek ēėshtja se kush ka qenė, njė prej emrave mė interesantė ėshtė ai i Benigne de Saint-Mars, njė moskėtier zyrtar qė, duke arrestuar bashkėpunėtorin e nėninspektorit Foke, njė financier i rrėnuar, u mor nė mbrojtje dhe u afrua prej mbretit nė oborrin e tij.

Mbreti, nė shenjė mirėnjohjeje i dha titullin "komandant absolut" i kėshtjellės sė Pinerolos, njė kėshtjellė kjo shumė e trishtė dhe e pathyeshme.

Mes atyre qė kanė kėmbėngulur se kanė hyrė nė kontakt me tė izoluarin, ishin njė nip i saint-mars qė i sillte ushqimin, vjehrri i njė kirirgu nė Richelau, i cili ka pohuar se e ka vizituar nė raste tė ndryshme si dhe kapelani Favre di Santa Margherita, i cili me sa duket ka marrė jo pak para pėr heshtjen e tij.

Ka patur edhe informacione tė tjerė tė njė karakteri tė pėrgjithshėm, qė kanė mbėrritur nė ditėt tona: i izoluari lexonte gjatė tė gjithė ditės, pėrgjithėsisht mbahej dhe vishej nė mėnyrė elegante, maska e tij ishte e mbuluar me mėndafsh tė zi, sigurisht jo prej hekuri dhe ishte njė trupi i bėshėm, ndėrkohė qė koka, me kalimin e viteve iu mbulua me flokė tė bardhė.

Por, pyetja qė mundon gjithkėnd ėshtė sigurisht njė tjetėr: cili ishte?

Tė vetmet hipoteza tė pranueshme janė ato qė kanė lidhje me tė burgosur shtetėrorė tė pranishėm nė Pinerolo nė periudhėn nga 1664 deri nė 1681 - tetė tė burgosur nė total.

Duke pėrjashtuar njė murg jakobin dhe Lauzunin, njė fisnik qė pėrfundoi prapa hekurave pėr arsye se kishte joshur kuzhinieren e mbretit, janė i sipėrpėrmenduri Fouquet, tradhėtar i Francės, shėrbėtori i tij shumė besnik La Riviere (i cili vendosi nė mėnyrė spontane qė tė ndjekė padronin pėr tė vazhduar qė t'i shėrbente), spiuni Dubriel, Eustache Daugeri i demoralizuar si dhe diplomati italian, Ercole Antonio Mattioli.

Natyrisht qė secili prej tyre ka grupin e vet tė vogėl tė "mbėshtetėsve", ndonėse janė dy tė fundit ata qė tėrheqin mė shumė dyshime.

Dauger... njė feminist i spikatur, njė njeri qė bridhte kot gjithė kohėn dhe i dhėnė pas kėnaqėsive torturuese duket se iu dedikua orgjive dhe riteve tė errėt dhe, i shkarkuar nga Luigji XIV qė e njihte mirė, mė nė fund u dėrgua nė Pinerolo pėr njė motiv nė tėrėsinė e tij krejt tė kotė (njė duel).

Pėr tė, historiani Duvivier ka hedhur tezėn, qė fatkeqėsia e kėtij kokėkrisuri ishte qė njohu gjatė kohės sė burgimit Fouque-nė, me tė cilin fliste shpesh.

Aq sa mendohet se kur financieri ndėrroi jetė nė 1680, Duvivier mendon se ai u vra pikėrisht prej Dauger qė, ndoshta ka qenė i armatosur nga lart, duke u shndėrruar njėkohėsisht nė njė vrasės dhe nė njė dėshmitar qė hapte telashe.

Gjithsesi, ėshtė e pazakontė qė ėshtė regjistruar si "shėrbyes", ndonėse praktikisht kishte kryer edhe kėtė punė kundrejt Fouquet (dhe duke u vėnė ndoshta nė dijeni pėr ēėshtje politike shumė delikate).

Nė ēdo rast, duhet tė nėnvizohet qė edhe Danielle dhe Claude Dufresne, autorė tė "Misteri i Maskės sė Hekurt" (njė vepėr shumė precize dhe e kujdesshme) janė tė bindur se nė tė vėrtetė ėshtė ai qė fshihej pas maskės sė tmerrshme.

Ēėshtja e Mattiolit ėshtė e mirėdokumentuar: kėshilltar i Dukės sė Mantovės Karli IV, i shiti Mbretit Diell pėr njėqind mijė skudė bastionin e vyer tė Kazales, i cili do tė kish garantuar kontrollin e Francės mbi Italinė Veriore.

Duhej tė ishte njė tratativė private e luajtur ndėrmjet Mantovanit dhe Versajės, por me sa duket Mattioli i menēur fitoi edhe mė vonė prej kėsaj, pasi informoi sovranėt spanjollė. Pas zbulimit tė tradhėtisė, ai u arrestua dhe nė 2 maj 1679 u dėrgua pikėrisht nė Pinerolo.

Dhe kėtu lind njė tjetėr dyshim: duket se italiani do tė vdiste mė vonė nė Santa Margherita, por pikėrisht kėtu burimet bien nė kontradiktė.

Sidoqoftė, mbeten kėta tė dy identitetet mė tė besueshėm, qoftė edhe pėr motive anagrafikė: nė fakt, Dauger ka lindur nė 1637 dhe Mattioli nė 1640, duke qenė kėshtu tė dy nė linjė me moshėn e supozuar tė "maskės" pak a shumė 60 vjeē sipas mjekut tė Bastijė qė firmosi dokumentin e pasvdekjes dhe afėr tė 45-ve sipas aktit tė vdekjes tė gjetur nė kapelėn e Saint Paulit (mė pak e saktė) - kujtojmė se bėhej fjalė pėr vitin 1703.

Ajo qė na mbetet ėshtė rrėfimi i njė personi tė pavarur tė fortesės pariziene, Du Junca, i cili shpjegonte qė mė shumė se sa njė qeli, ajo nė tė cilėn u dėrgua "mysafiri" i tyre ishte njė dhomė shumė e rehatshme, dhe qė ai u regjistrua me emrin Gesnon Filibert, ndėrkohė qė pas vdekjes u varros si Marchioli (qė nė shqiptim tė kujton emrin Mattioli).

Domethėnė, kėshtjella nė ajėr.

Siē ėshtė rrėfimi, sipas tė cilit maska mitike u pėrdor vetėm gjatė transportit nga Parisi (nuk ishte nė fakt aspak e pazakontė, qė tė mbulohej fytyra e disa tė izoluarve dhe tė burgosurve), apo sipas rrėfimit tjetėr, sipas tė cilit gjithēka ka qenė njė sajim intrigues, ndoshta me konsensusin e egocentrikut Saint-Mars, apo ndoshta edhe pėr shkak tė atyre qė ai dinte mbi Mbretin Diell.

Nė fund tė fundit, pėrse tė mos vritej njė dėshmitar qė hapte telashe, duke patur parasysh qė nė atė kohė Franca e Luigjit XIV ishte absolutiste dhe gjithēka ishte nė duar tė Mbretit Diell?

Pėrse njė trajtim kaq i privilegjuar, ndonėse i pamėshirshėm?

Dhe pėrse njė fytyrė gjithmonė e fshehur? Cilat dije tė tij mund tė ishin kompromentuese, pėrveē atyre, tė ditura mė vonė nga tė gjithė, tė Mbretit?

Pėr kėtė arsye ngrihen dyshime mbi vėllezėr apo binjakė tė monarkut mė tė njohur tė Europės, por qė gjithsesi mbesin gjithmonė pa pėrgjigje. Dhe nė kėtė mungesė sigurish, me sigurish magjepsja prej kėsaj historie nuk do tė shuhet asnjėherė.

E si tė mos mendohet pėr diēka shumė tė madhe dhe sekrete, pėrderisa edhe vetė ministri i Luftės, De Chamillard, nė shtratin e vdekjes, kur u pyet nė lidhje me identitetin e maskės sė hekurt u pėrgjigj: "Nuk mund t'jua them. Eshtė sekret shtetėror".

Nuk na mbetet veēse tė mbėshtetemi tek pohimi evident dhe i sinqertė i princeshės Palatinė: "Njė burrė mbeti pėr shumė vite nė bastijė dhe vdiq atje i maskuar... Nuk u mėsua asnjėherė, se cili ishte".
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi