Njeriu nė Hėnė !

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njeriu ne Hėnė?

Mesazh  Explorer prej 09.05.08 21:54

Pse u ndaluan fluturimet ne Hėnė?

Duke qene brenda nje teme te tille po shtoj dhe dicka tjeter por qe ka lidhje me nje trup qiellor shume me afer se planeti Mars dhe eshte pikerisht sateliti jone Hena.

Duke lexuar nje material per Ufologjine hasa ne disa deklarata dhe dokumenta qe kane te bene me Henen dhe ate qe mund te kete te fshehte ky trup qiellor dhe qe mbahet e fshehte per masen e gjere te njerezve ne toke.

Sic dihet fluturimi per ne Hene ka nje histori te mbushur me perpjekje, deshtime dhe humbje ne jete njerezore dhe ka lene gjurme ne historine e fluturimeve kozmike.

Perpjekja e pare qe mund te quhet si ajo e Apollo 1 deshtoi pa arritur te kaloje orbiten e tokes dhe e astronautet Virgil Grissom, Edward White, Roger Chaffee humben jeten e tyre ne 21 Shkurt te vitit 1967.

Mbas ketij deshtimi u ndertuan edhe 6 anije te tjera kozmike respektivisht Apollo 2-Apollo 6 te cilat te gjitha ben fluturime te shkurtra rreth orbites se tokes ne forme testimi per hapin e passhem me te madh, ate te zbritjes ne hene.

Do te ishte Apollo 8 anija e pare kozmike qe do te afrohej ne siperfaqen e Henes dhe do ta orbitonte ate per dite te tera duke marre informacione fotografike nga atmosfera dhe siperfaqaja e planetit.

Por hapi perfundimtar do te nderrmerrej ne 20 Korrik te vitit 1969 kur me anijen kozmike Apollo 11, astronauti Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin do te hynin ne histori si te paret qenie njerezore qe shkelen truallin e henes.

QE mbas asaj perpjekje do te beheshin disa fluturime te tjera duke perfshire Apollo 9,10,11,12,13,14,15,16,17 dhe fluturimet per ne hene do te nderpriteshin ne 11 Dhjetor te vitit 1972 me fluturimin e fundit te Apollo 17 dhe uljen e tij ne Hene.

Cfare ndodhi, pse u nderprene fluturimet dhe sidomos cfare ndodhi me Apollo 13 qe ka hyre ne histori madje eshte bere edhe nje film per deshtimin e uljes ne Hene?

Po ti referohemi informacioneve te brendeshme te "rrjedhura" nga NASA qe ne fluturimet e para astronautet kane bere deklarata, madje shume prej tyre jane edhe audio per objekte fluturuese te paidentifikuara qe afroheshin ne anijet komzike tokesore dhe largoheshin me intervale te shkurtra kohe sikur te donin te eksploronin anijen.

Nje gje e tille eshte deklaruar ne nje transmetim direkt te nje fluturimi te Apollos dhe qe ishte transmetik publik por qe u nderpre menjehere nga NASA.

Te gjithe pjesetaret e ekuipazheve te te gjithe Apollove pa perjashtim kane dhene deklarata per objekte te tilla qe uleshin dhe ngriheshin nga siperfaqja e henes dhe qe afroheshin me shpejtesi te madhe drejt tyre.

Edhe Apollo 11 qe nga momenti qe ju afrua Henes deri ne zbritjen e tij eshte shoqeruar nda 6 objekte te tilla ne forme diskoidale.

Por misterin me te madh e ka fluturimi i Apollo 13 qe mbas fakteve te dala kohet e fundit nga burime te NASA, nuk ka patur problem te thjesht ne motor apo pajisjet elektrike, por eshte goditur nga nje rreze, nga nje prej objekteve fluturuese te paidentifikuara qe e shoqeronte gjithe kohes.

Kjo ndodhi ne momentin kur apollo po merrte nje drejtim tjeter nga ai i pararendesve te tij dhe po perpiqej te ulej ne pjesen tjeter te Henes. Sic dihet ulja deshtoi dhe ekuipazhi mezi arriti te zbriste ne toke.

Mbas Apollo 13, fluturimet vazhduan edhe me kater apollo te tjere deri te Apollo 17 dhe me pas u nderprene. Por ulja e tyre eshte bere vetem ne zonen e njohur dhe te eksploruar me pare. Jo ne pjesen tjeter te Henes. Pse? Cfare ka ne anen tjeter te Henes qe nuk duhet te shikohet nga syte e tokesoreve?

Pse teleskopi Hubble qe ka nje rreze shikimi prej miliona miljesh dhe qe shqyrton deri kufijte me te larget te sistemit tone diellor apo galaktikes sone dhe me tej, nuk pozicionohet asnjehere ne Hene dhe pse ka deshtuar marrja e fotova nga nje pjese e caktuar e Henes.

Mbase nuk keni degjuar per termin ANA e Erret e Henes, por eshte nje pjese e satelitit tone natyral qe nuk mund te kontrollohet nga asnje mjet optik.

Pamjet gjithmone bllokohn, imazhi turbullohet dhe kur perpiqet te zhvillohet me teknologji digitale nuk arrihet asnje perfundim. Pikerisht aty u perpoq Apollo 13 te ulej dhe ulja deshtoi. Pse u godit anija jone kozmike?

3 vitet e fundit mbas berjes me publike te problemit te ufo-ve dhe mbas rritjes se ndergjegjes kolektive per kete problem, numri i deshmive dhe deklaratave nga njerez te perfshire direkt ne fluturime dhe ne organizimin e tyre jane shtuar shume.

Dokumenti me i fundit i dale nga nje grup studiuesish amerikan i quajtur Disclosure Project (Projekti zbulimit te se vertetes) sic do e quaja personalisht,qe ka studiuar me detaje komplet fenomenin e ufo ne token amerikane dhe qe eshte bazuar ne deshmite e njerezve me kompetente te forcave ajrore, sherbimeve sekrete, shkenctareve, ushtarakeve, studiuesve qe kane patur lidhje direkt me fenomenin, tregon qarte dhe deshmon me foto pamje te strukturave ne hene te ndertuara nga qenie inteligjente.

Ndertesa te larta, rruge qe i lidhin, forma te cuditshme catish, disa here sferike, disa here te sheshta, mini pista fluturimi dhe objekte shencore te natyres se sateliteve, teleskopve ose gjera te ngjashme. Keto informacione kane qene gjithe kohes ne dispozicion edhe te NASA por qe jane refuzuar te behen publike.

Kush i ka ndertuar dhe pse nuk arrihet dot te fotografohen nga toka me qartesi, apo nga teleskopet e fuqishem qe pluskojne ne hapesire? Pse nga ajo pjese e Henes dalin gjithmone objektet fluturuese qe duken shume qarte ne pothuajse cdo filmim te bere nga Apollot.

Pse astronautet Michael Collins, Buzz Aldrin, Alan L. Bean, Frank Borman, Vance D. Brand, Ronald B. Evans etj u kercenuan nese flisnin per pamjet qe kane pare.

Deklaraten me bombe e ka dhene vete Michael Collins pak dite perpara se te vdiste ne tetor te vitit 2004 duke thene se: Me vjen keq per njerezit e ketij planeti qe nuk e dine se cpo ndodh.

Me vjen keq qe mbahen te fshehta gjera qe gjithe njerezimi do i mirepriste dhe qe do sillnin begatine. Nuk kemi nevoje te shkojme deri ne Mars, skemi nevoje te kalojme sistemin tone diellor, te verteten e kemi ne Toke dhe shume afer saj, ne Hene.

Faktet jane aty, ndertesat, strukturat e ndertuara nga qeniet inteligjente jane aty. Dhe vete mjetet e tyre fluturuese levizn ore e cast.... I bej thirrje qeverise amerikane ti japi fund heshtjes dhe te shpalosi te verteten sic e dine ata prej me shume se gjysem shekulli.....

Nder te tjera fjala qe Collins thote eshte: Mjaftoni te mendoni, pse nuk po shkojme me ne Hene dhe ca na ndalon te eksplorojme ate komplet sic eshte.

Ca ka ne pjesen e erret te Henes qe nuk duhet ta shohim ne. Une e kam pare, kam qene me fat ose jo kete se di, po uroj te gjithe njerzimin nje dite te shohi ate qe kemi kaq afer..

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njeriu nė Hėnė !

Mesazh  Neo prej 02.08.09 16:43

“Apollo”, asnjėherė nuk ka zbritur nė Hėnė !

Ka patur qė mė herėt dilema dhe diskutime rreth vėrtetėsisė sė paraqitjeve vizuale, ku tregohet zbritja e njeriut nė Hėnė, nė kuadėr tė projektit “Apollo”.

Flitej e spekulohej se njė inēizim i tillė ėshtė bėrė nga regjisori i ndjerė shumė i talentuar, Stanley Kubrick, i cili si pėr ēudi pati edhe njė jetė shumė tė mistershme (disa vite me radhė, nuk i ėshtė lejuar tė udhėtojė jashtė Anglisė, derisa sa vdiq nė vitin 1997) dhe u deshėn tė kalojnė 40 vjet, qė edhe mbrojtėsit e idesė, se njė zbritje e tillė ka ndodhur, ta pranojnė se diēka e tillė, megjithatė, asnjėherė nuk ka ndodhur.

Pėr ta argumentuar kėtė, ne do tė paraqesim 10 fakte, qė e vėrtetojnė se projekti “Apollo”, ishte gėnjeshtėr e qeverisė sė presidentit tė atėhershėm amerikan, Nixon.

1 - Nė fotografinė ku tregohen dy astronaut nė momentin duke e vendosur flamurin amerikan, si shenjė e “pėrvetėsimit” tė Hėnės… flamuri valon! Kurse neve tė gjithėve na ėshtė e njohur tani mė, se nė Hėnė nuk frynė era;

2 - Nė asnjėrėn fotografi tė shkrepur nga astronautėt amerikan nė Hėnė, nuk shihen yje!

3 - Fotografitė ku tregohet momenti i uljes sė flururakes nė Hėnė, nuk vėrehet krater! Qė do tė duhej tė krijohet nga shtypja e zbritjes;

4 - Fluturakja qė paraqitet nė sipėrfaqen e Hėnės, peshon 17 tonelata, kurse zbritja e saj, nuk lenė asnjėfarė gjurme nė rėrė! Ndėrkohė, gjurmėt e astronautėve qė ecin nėpėr sipėrfaqe tė Hėnės, merren si prova tė dokumentuara;

5 - Mbetje nga gjurmėt e ecjes sė astronautėve nėpėr rėrėn e lehtė tė Hėnės, ēuditėsisht janė tė konstruktuara mirė, dhe duken sikur janė krijuar me njė rėrė pak sa tė lagur. Pėrndryshe, nė Hėnė nuk ka as lagėshti, as atmosferė, as gravitet;

6 - Nė momentin kur fluturakja largohet nga Hėna, pas saj nuk duket asnjė djegėje ose reaksion raketor;

7 - Video inēizimi ku tregohet lėvizja ose shėtitja e astronautėve nėpėr sipėrfaqe tė Hėnės, duket si njė levizje e ngadalėsuar kompjuterike, qė mundsohet nė ambientin tokėsor;

8 - Astronautėt nuk do tė mundeshin ti mbijetojnė udhėtimit nė Hėnė, pėr shkak rezatimit radioaktiv nga rrethi me elektricitet tė lartė, i ashtuquajtur si rrethi i “Van Allenovit”;

9 - Gurėt qė janė sjellė nga Hėna, kanė tė njėjtėn pėrbėrje me gurėt e Antartikut;

10 - Tė gjitha gjashtė eskpeditat e zbritjes sė njeriut nė Hėnė, janė realizuar gjatė kohės sė qeverisjes tė administratės sė presidentit Nixon. Mė pas edhe pėrkundėr zhvillimit tė madh teknologjik, gjatė kėtyre 40 viteve, nuk ėshtė konfirmuar asnjė zbritje tjetėr nė Hėnė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Neo nė 15.04.10 19:44, edituar 1 herė gjithsej

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu nė Hėnė !

Mesazh  boby fisher prej 15.08.09 19:46

Megjithese nuk e besoj aspak, mund te shtoj nje argument modest dhe njekohesisht nje lajm : Brenda 2013 do te realizohet nje mision hapsinor ne hene me astronaut te Nasa-s.

Nuk jam shume i informuar se pse do te ndermeret ky projekt , ndoshta per nje studim me te hollsishem te siperfaqes te henes , ndoshta per mbledhjen e informacioneve me te detajuara per hartimin e strastegjive dhe projekteve te ardhshme te njeriut ne hene, por nuk mund te perjashtohet automatikisht hipoteza se ky projekt ndermeret sot sepse nuk eshte ndermare kur me pare...

boby fisher

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu nė Hėnė !

Mesazh  Jon prej 11.02.10 0:25

HĖNA DHE GĖNJESHTRA

Kėto ditė SHBA, por edhe mbarė bota, pėrkujtojnė 40-vjetorin e njėrės prej ngjarjeve mė tė shėnuara tė shekullit XX e ndoshta tė krejt historisė: zbritjes sė njeriut tė parė nė Hėnė.

Fitore e mrekullueshme e teknologjisė dhe e qasjes racionale-shkencore ndaj realitetit, “pushtimi” i Hėnės prej njeriut pati fatin e mirė, ndryshe nga arritje tė ngjashme, tė pėrcillej drejtpėrdrejt nga televizioni.

Misioni Apollo 11 u ndoq pastaj nga disa misione tė njėpasnjėshme, nga tė cilėt i fundit, Apollo 17, u krye nė dhjetor tė vitit 1972. Qė nga ajo kohė, njeriu nuk e ka shkelur mė truallin e Hėnės, pėr arsye tė ndryshme – kryesisht financiare, por edhe ngaqė publiku amerikan e humbi interesin ndaj eksplorimit tė njė trupi qiellor aq tė vdekur sa sateliti ynė i vetėm.

Vizita e palajmėruar e Neil Armstrong dhe Edwin Eldrin Jr. nė Mare Tranquilitatis ndodhi pikėrisht nė fund tė viteve 1960, njė dekadė e cila, nė retrospektivė, meriton tė quhet si mė e zjarrta, nė mos mė e rėndėsishmja e shekullit qė shkoi: nė politikė, nė shoqėri, nė kulturė, nė shkencė dhe nė teknologji. Bota ku jetojmė sot ėshtė, nė ēdo pikėpamje dhe me tė mirat e tė kėqiat e veta, produkt i atyre viteve – i idealeve, ėndrrave, megalomanive, frikėrave, gabimeve dhe dėshtimeve tė atyre viteve.

Pėr fat tė keq, sot shkenca dhe teknologjia nuk ka ē’t’i ofrojė publikut asgjė qė, pėr nga impakti spektakolar, por edhe nga heroizmi shkencor, t’i afrohet arritjeve tė eksplorimit tė hapėsirės nė vitet 1960. Si emblemė tė kėtij mjerimi mund tė pėrmend tė shumėpėrfolurin iPhone, i cili arrin tė mbledhė rreth vetes po aq turma gazetarėsh dhe komentuesish tė teknologjisė, si edhe misioni Apollo dikur.

E sjell kėtė shembull vetėm e vetėm pėr tė kujtuar se iPhone nuk ėshtė veēse njė lodėr me xixa pėr fėmijė tė rritur.

Nga ana tjetėr e ēuditėrisht, mjedise horizontale si Interneti i kanė dhėnė zė njė pakice tė zhurmshme analistėsh dhe skeptikėsh, tė cilėt e vėnė nė dyshim vėrtetėsinė e misioneve amerikane nė Hėnė, madje duke pretenduar se njeriu nuk e ka shkelur kurrė satelitin tonė natyral, dhe pamjet televizive, fotografitė dhe provat e tjera qė ekzistojnė janė, nė thelb, tė falsifikuara.

E vėrteta ėshtė se publiku, anembanė botės madje edhe unė ende fėmijė nė Tiranė, e ndoqi aventurėn e misioneve Apollo nėpėrmjet ekranit televiziv; por nė njė kohė kur mass mediave u besohej shumė mė tepėr se sot. Gjatė dyzet vjetėve qė kanė kaluar qė nga ajo ditė, media tė tilla si televizioni e kanė treguar veten instrumente nga mė tė rafinuarat nė mbrojtje tė manipulimit dhe tė mashtrimit – dhe tani kjo po shndėrrohet nė njė tė vėrtetė tė pakėndshme, madje edhe pėr shtresat mė mirėbesuese tė publikut.

Armet e shkaterrimit ne maseVallė nuk ishin mediat e mėdha amerikane mainstream, qė morėn pjesė aq zellshėm nė operacionin pėr tė bindur publikun se Iraku i Saddam Hussein-it kishte armė tė shkatėrrimit nė masė? A nuk na kujtohet ende tė gjithėve fjalimi i sekretarit amerikan tė shtetit Colin Powell nė OKB, i shoqėruar me fotografitė satelitare tė zonave ku gjendeshin kėto armė tė shkatėrrimit nė masė?

(Mė pas, vetė Powell do ta quante atė fjalim “pikėn mė tė ulėt tė jetės sė vet.”)

Humbja e besimit tė publikut nė mediat ėshtė, siē mund tė merret me mend, prapavajtėse (retroaktive); sepse fiaskot e viteve tė fundit, duke pėrfshirė edhe shumė aspekte qė lidhen me zbardhjen e atentateve tė 11 shtatorit 2001 dhe tė sulmit postar me antraks, i kanė bindur njerėzit se ekrani i televizionit nuk ofron ndonjė garanci pėr tė vėrtetėn; dhe se nė epokėn e Photoshop-it, imazhi mund tė manipulohet po aq lehtė sa fjala.

Raportin e mirėbesimit midis publikut dhe mediave, ose publikut dhe autoriteteve, nuk mund ta zėvendėsojė asnjė provė e tėrthortė; fakti qė astronautėt kanė sjellė gurė e pluhur nga Hėna, ose qė kanė lėnė atje pajisje tė cilat funksionojnė sot e kėsaj dite mund tė vihet nė dyshim po aq lehtė sa edhe filmi i televizuar i shėtitjes sė Armstrong-ut nė Hėnė, ose shpalosja e flamurit amerikan nė vakuum.

Ēdo argument pro e sjell me vete argumentin kundėr.

Ndoshta pėr kėtė arsye, NASA ka refuzuar deri mė sot qė t’i pėrgėnjeshtrojė zyrtarisht teoritė konspirative tė tė gjithė atyre qė nuk besojnė se zbarkimi hėnor ka ndodhur vėrtet. Ėshtė e vėshtirė tė mos u japėsh tė drejtė autorėve qė thonė se, nė rrethanat e skepticizmit tė shtuar nga ana e publikut, asnjė argument nuk mund tė konsiderohet mė si pėrmbyllės.

Qėndrimi i mediave mainstream, nga ana e vet, anon nga hipokrizia. Deri dje kėto media mund t’i shpėrfillnin krejt konspiracistėt, me shpresė se kėta tė fundit nuk do tė arrinin dot ta shpėrndanin mesazhin e tyre nė publik e do tė mbeteshin tė veēuar; por Interneti i ka rithemeluar tashmė raportet midis burimeve tė informacionit dhe publikut dhe shpėrfillja si armė shurdhuese nuk funksionon dot mė.

Qė kėtej, kėto media e kanė zėvendėsuar heshtjen me qesėndisje; duke u orvatur qė t’i diskreditojnė pyetjet e shumta, dyshimet dhe pėrgėnjeshtrimet e konspiracistėve si produkte mendjesh tė sėmura, tė edukuara keq, tė manipuluara prej ekstremizmit politik ose tė kapura rob nga obskurantizmi fetar.

Por ka edhe mė – mediat mainstream po rreken tani qė t’i mbledhin teoritė e komplotit nėn njė ombrellė, t’u gjejnė njė emėrues tė pėrbashkėt dhe t’ia kundėrvėnė, nė tėrėsi, bon sens-it, arsyes dhe tė vėrtetės historike.

Kėshtu, nėpėrmjet njė kapėrcimi logjik tė papranueshėm, skeptikėt e zbarkimit hėnor futen si pa tė keq nė tė njėjtin grup me besimtarėt e UFO-ve, studiuesit e vrasjes sė John Kennedy-t, kreacionistėt, dyshuesit ndaj evolucionit tė specieve, dyshuesit ndaj metodės datuese me radiokarbon, skeptikėt e efektit serrė dhe tė ngrohjes globale dhe – horribile dictu – dyshuesit ndaj holokaustit nazist kundėr hebrenjve.

Natyrisht, asnjė mendje normale nuk do t’i pranonte kėto grupime absurde. Fare mirė mund tė dyshosh se Kennedy-n e ka vrarė Mafia, ose qė ndėrtesa WTC 7 u shemb ngaqė ishte e minuar nga brenda, ose edhe qė filmat e zbarkimit lunar janė xhiruar nė Nevada ose nė Islandė; por gjithė duke mbetur pėrndryshe i bindur se njerėzimi po e precipiton krizėn globale tė klimės, ose tė jesh ithtar i Darwin-it, madje edhe pasardhės hebrenjsh qė e kanė pėrjetuar holokaustin drejtpėrdrejt.

Sido qė ta tjerrin llafin mediat mainstream, publiku tanimė ėshtė infektuar me virusin e dyshimit – jo nė kėtė apo nė atė ngjarje, arritje shkencore ose shpikje teknologjike – por nė besueshmėrinė e mediave vetė. Sistemi i komunikimit global hierarkik ka marrė njė tė ēarė tė pashėrueshme.

Sa pėr zbritjen e amerikanėve nė Hėnė, historia e kėtyre 30 vjetėve tė fundit ka rrjedhur nė mėnyrė tė tillė, qė e ka bėrė pothuajse tė vėshtirė ta besosh qė misionet Apollo nuk u ndoqėn mė nga misione tė tjera, tė cilat tashmė duhej tė kishin evoluar nė ndėrtimin e njė baze tė pėrhershme nė truallin e Hėnės, madje edhe tė njė stacioni prej nga tė lėshoheshin sonda dhe misione drejt Marsit, Jupiterit dhe planeteve tė tjera tė sistemit diellor.

Nuk ka nevojė tė jesh shkencėtar ose administrator i NASA-s, pėr tė kuptuar se, falė zhvillimeve teknologjike nė motorėt e raketave, nė kiminė e materialeve dhe tė karburanteve dhe nė miniaturizim, kostoja e misioneve tė tilla sot do tė ishte veē njė fraksion i kostos sė atėhershme.

Sikur sot njeriu tė kishte shkelur nė Mars, nė satelitėt e Jupiterit e tė Saturnit ose nė ndonjė prej asteroidėve tė mėdhenj tė sistemit; sikur tė ishte ndėrtuar baza nė Hėnė e sikur tė bėheshin plane pėr tė dėrguar atje turistė nga Toka, askush nuk do tė kishte arsye tė formulonte teori komploti, pėr falsifikimin e zbritjes nė Hėnė dhe tė dokumentimit tė misioneve Apollo.

Prandaj, krahas humbjes sė besueshmėrisė tė mass mediave, njė tjetėr faktor qė ka ndikuar drejtpėrdrejt nė skepticizmin e publikut ėshtė pikėrisht ky pellgėzim i kėrkimit shkencor dhe teknologjik gjatė dekadave tė fundit dhe veēanėrisht pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė; kjo zbythje e heroizmit teknologjik dhe eksplorator; kjo zhvendosje e aventurės nga hapėsira kozmike nė laboratorėt sekretė tė korporatave.

Pėr ngushėllim, e kemi tė gjithė nga njė iPhone, me ekranin me drita dhe xixa shumėngjyrėshe.

Xha xhai

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu nė Hėnė !

Mesazh  Neo prej 15.04.10 19:43

A ka zbarkuar njeriu nė Hėnė?



Moto: Teoritė e konspiracionit e kanė fascinuar gjithmonė njerėzimin. A ka zbarkuar vėrtet njeriu nė Hėnė? Ēfarė po fsheh ushtria amerikane nė Zonėn 51 nė Nevadė? Cilat janė shoqėritė e fshehta, tė cilat po e kontrollojnė botėn? Janė kėto vetėm disa prej teorive tė shumta tė konspiracionit, tė cilat ka tashmė disa dekada qė po e preokupojnė njerėzimin.

Teoricienėt konspirativė vėnė nė dyshim edhe uljen e Neil Armstrongut nė Hėnė. Skeptikėt dhe tė pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnė se qeveria amerikane, nė pėrpjekje pėr t’ua kaluar rusėve nė garėn hapėsinore, e ka falsifikuar uljen nė Hėnė.

Sipas teorisė sė famshme konspirative, thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanė kryer misionin e tyre hėnor nė njė vendxhirim tė fshehtė, nė kodrat e Hollivudit, apo nė Zonėn 51. Ulja e parė nė Hėnė, nė vitin 1969, ishte njė prej ngjarjeve mė tė mėdha tė shekullit tė kaluar. Ndėrkohė qė kjo ngjarje shėnoi njė hap gjigant pėr njeriun nė hapėsirė, edhe zhvillimet nė tokė dhe shoqėri po ndryshonin me shpejtėsi tė madhe.

Njė hap i vogėl pėr astronautėt, por njė hap gjigant pėr njerėzimin. 41 vjet mė parė, mė 20 korrik 1969, njeriu zbriti nė hėnė duke lėnė gjurmėt e para njerėzore nė sipėrfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollėn nė realitet njė ėndėrr tė shumėpritur tė njerėzimit.

Armstrong ishte i pari qė shkeli nė sipėrfaqen e Hėnės, i ndjekur nga Buzz Aldrin, 18 minuta mė vonė. Ulja nė Hėnė shėnoi fitoren amerikane nė garėn pėr nė hapėsirė gjatė Luftės sė Ftohtė. Gara filloi nė vitin 1957, kur Bashkimi Sovjetik lėshoi anijen Sputnik One.

Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy pėr dėrgimin e njeriut nė Hėnė deri nė fund tė viteve 1960. Dhe kjo u bė. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjodhėn pėr udhėtimin nė hapėsirė. Udhėtimi i rrezikshėm, qė mund t’i fuste ata nė histori, mund t’u kushtonte atyre edhe me jetė. Nė krye tė Saturn Five, anija mė e madhe e ndėrtuar ndonjėherė, astronautėt u nisėn drejt hapėsirės. Pas katėr ditėsh udhėtimi dhe disa miliona kilometrash, Collins iu soll Hėnės pėrqark.

Aldrin dhe Armstrong zbritėn nė sipėrfaqen e Hėnės me njė sondė tė quajtur “Eagle”. Sa po mbėrritėn nė hėnė, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e satelitit duke ecur nė sipėrfaqe. E gjithė kjo u ndoq nga njė milion njerėz nė ekranet bardhezi tė televizionit. Dough Millard ėshtė zyrtar nė Muzeun e Shkencės dhe Teknologjisė Hapėsinore.
“Njerėzit ishin tejet tė entuziazmuar, ngase kishte vite qė flitej pėr kėtė. Ishte njė arritje e jashtėzakonshme dhe e pabesueshme”, thotė ai.

Por, ekziston njė kundėrteori qė kjo ulje mund tė mos ketė ndodhur kurrė. Kanė kaluar dekada qė kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij tė madh pėr njerėzimit”, nėse kjo ka ndodhur. Skeptikėt dhe tė pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnė se qeveria amerikane, nė pėrpjekje pėr t’ia kaluar rusėve nė garėn hapėsinore, e ka falsifikuar uljen nė Hėnė.

Ithtarėt e teorive konspirative kanė vėnė nė dyshim kėtė zbarkim, duke theksuar se fotografitė e bėra nga sipėrfaqja e Hėnės shfaqin njė qiell tė zi, por hapėsira ėshtė plot yje dhe kanė shtruar pyetjen se pse nuk shihen yjet.

Kundėrteoria ėshtė se yjet janė aty, por thjeshtė janė tejet tė zbehtė.
Konspiratorėt gjithashtu shtrojnė pyetjen se pse shfaqet flamuri amerikan duke u valėvitur, ndėrkohė qė astronautėt janė nė vakuum.

Kundėrteoria ėshtė se flamuri kishte njė shkop deri nė fund, nė mėnyrė qė tė dukej nė formėn e duhur nė fotografi. Astronautėt nuk e tendosėn atė deri nė fund dhe e lanė me pala.

Ithtarėt e teorive konspirative gjithashtu theksojnė se gjurmėt e kėmbėve tė astronautėve, tė bėra nė Hėnė, kėrkojnė lagėshti nė mėnyrė qė tė dukėn, e ata gjithashtu theksojnė se hapėsira ėshtė e mbushur me meteorė tė vegjėl, tė cilėt do tė ishin pėrplasur me anijen kozmike dhe do ta kishin shkatėrruar atė.
Njė nga teoritė e tjera konspirative ėshtė ajo e Zonės 51, bazė ushtarake e forcave ajrore tė SHBA-sė nė Nevada, ku sipas ithtarėve tė teorive konspirative, gjenden mbeturinat e njė anijeje tė rrėzuar tė jashtėtokėsorėve. Sipas teorisė konspirative, shkencėtarėt e qeverisė aty riprodhojnė teknologjinė e pėrparuara tė jashtėtokėsorėve.

Kjo teori ėshtė ushqyer mė shumė nga deklaratat e shumta tė njerėzve nė kėtė zonė qė pretendojnė tė kenė parė UFO, apo dėshmia e njė koloneli nė pension tė ushtrisė, i cili thotė se ka pasur qasje nė materiale jashtėtokėsore. Tė tjerė besojnė se qeveria studion udhėtimin nė kohė nė Zonėn 51.
Teori tjetėr e konspiracionit ėshtė ajo e shoqėrive tė fshehta, tė cilat e kontrollojnė botėn.

Nėse do tė ishit anėtar i elitės globale do e dinit tashmė kėtė: Bota udhėhiqet nga njė grup i vogėl i fuqishėm dhe i fshehtė. Shumė prej njerėzve tė thjeshtė kanė dėgjuar se nė vitin 2004, tė dy kandidatėt pėr Shtėpinė e Bardhė ishin anėtarė tė shoqėrisė sė fshehtė, “Skull and Bontes”, shumė prej anėtarėve tė sė cilės janė ngjitur nė nivele tė larta. Por kjo shoqėri ėshtė diēka e vogėl, krahasuar me shoqėritė e fshehta misterioze, qė thuhet se kontrollojnė gjithė botėn. Sipas teorive konspirative, mė e fuqishmja nga kėto shoqėri ėshtė “Illuminati”, njė sekt qė thuhet se e kontrollon botėn.

(The Independent)

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu nė Hėnė !

Mesazh  Neo prej 30.07.10 21:26

Teorite pro dhe kunder uljes ne hene

Teoricienet konspirative vene ne dyshim dhe uljen e Neil Armstrong ne Hene. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene. Sipas teorise se famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kane kryer misionin e tyre henor ne nje vendxhirim sekret, ose ne kodrat e Hollivudit, ose ne zonen 51.

Ulja e pare ne Hene me vitin 1969 ishte nje prej ngjarjeve me te medha te shekullit te kaluar. Nderkohe qe kjo ngjarje shenoi nje hap gjigand per njeriun ne hapesire edhe zhvillimet ne toke dhe shoqeri po ndryshonin me shpejtesi te madhe. Nje hap i shkurter per astronautet por nje kapercim gjigand per njeriun.

Ketu e 40 vjet me pare, me 20 korrik 1969, njeriu zbriti ne hene duke lene gjurmet e para njerezore ne siperfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollen ne realitet nje enderr te shumpritur njerezore. Armstrong ishte i pari qe shkeli ne siperfaqen e henes i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta me vone. Ulja ne hene shenoi fitoren amerikane ne garen per ne hapsire gjate Luftes se Ftohte.

Gara filloi ne vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik leshoi anijen Sputnik One.Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy per dergimin e njeriut ne hene deri ne fund te viteve 1960-te. Dhe kjo u be. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjohen per udhetimin ne hapsire. Nje udhetim i rrezikshem qe mund t’i fuste ata ne histori mund tu kushtonte atyre edhe jetet.

Ne krye te Saturn Five, anija me e madhe e ndertuar ndonjehere, astronautet u nisen drejt hapsires. Pas kater ditesh udhetimi dhe disa miliona kilometrash, Collins ju soll henes perqark. Aldrin dhe Armstrong zbriten ne siperfaqen e henes me nje sonde te quajtur “Eagle” shqiponja.Sapo mberriten ne hene, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur ne siperfaqe.

E gjithe kjo u ndoq nga nje milion njerez ne ekranet bardh e zi te televizionit. Dough Millard eshte me Muzeumin e Shkences dhe Teknologjise Hapsinore. “Njerezia ishte tejet e entuziasmuar sepse kishte vite qe flitej per kete. Ishte nje arritje e jashtezakonshme dhe e pabesueshme”. Por, ekziston njw kunder-teori qw kjo ulje mund tw mos kete ndodhur kurre.

Kane kaluar dekada qe kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij te madh per njerezimit”, nese kjo ka ndodhur. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene.


Yjet

Teoria konspirative: Fotot e bera nga siperfaqja e henes shfaqin nje qiell te zi, por hapesira eshte plot yje. Ku jane ata?
Kunderteoria: Yjet jane aty, thjesht jane shume te zbehte. Panorama henore ndriēohet nga dielli dhe aty shfaqen fotot e astronauteve me kostume te bardha. Ndaj eshte normale qe yjet te mos duken.

Flamuri

Teoria konspirative: Pse shfaqet flamuri amerikan duke u valevitur ne ere nderkohe qe astronautet jane ne vakum?
Kunderteoria: Flamuri kishte nje shkop deri ne fund ne menyre qe te dukej ne formen e duhur ne fotografi. Astronautet nuk e tendosen ate deri ne fund dhe e lane me pala.

Rripi Van Allen

Teoria konspirative: Pse nuk vdiqen astronautet nga fushat magnetike perreth tokes?
Kunderteoria: Rrezatimi ne rripat Van Allen eshte aq i forte sa te te vrase vetem po te sorollatesh per nje kohe te gjate atje. Astronautet u verdallosen aty vetem per nje ore.

Hijet

Teoria konspirative: Hijet bien ndryshe nga sa presim ne por ky nuk eshte planeti yne dhe gjerat duhet te jene ndryshe. Duket sikur hija aty tregon per nje burim drite qe eshte dielli.
Kunderteoria: Hijet nuk jane paralele. Kjo tregon per nje burim drite me shume.

Nxehtesia

Teoria konspirative: Temperatura e siperfaqes se henes arrin ne 280 grade fahrenheit. Asgje nuk funksionon ne ate temperature dhe filmi do ishte shkrire.
Kunderteoria: Filmi ishte ne shporta mbrojtese dhe astronautet ishin veshur me rroba qe i rezistonin temperaturave te larta.

Gjurmet e kembeve

Teoria konspirative: Gjurmet qe jane bere ne hene kerkojne lageshtire qe te duken.
Kunderteoria: Ekziston dhe pudra talk, e cila s’ka nevoje per lageshtire qe te ruaje gjurmet dhe madje i ngjan shume dheut ne hene.

Meteoret

Teoria konspirative: Hapesira eshte e mbushur me meteore te vegjel qe do ishin perplasur me anijen dhe do e kishin bere copa copa.
Kunderteoria: Ka miliona meteore, por hapesira eshte nje vend i madh ndaj dendesia eshte e ulur dhe mundesia per te kaluar prane tyre pa shqetesim eshte shume e madhe.

Krateri

Teoria konspirative: Kur moduli henor u ul do kishte nje krater.
Kunderteoria: Shume ngadalesohen kur frenojne makinen – keshtu beri dhe moduli henor. Ai u ul shume lehte dhe goditja e raketes u shperbe ne nje vakum.

Kameramani

Teoria konspirative: Si ka mundesi qe ka filmim te astronauteve qe largohen nga hena? Kush i ka filmuar?
Kunderteoria: Ishte nje kamera e vendosur ne te majte mbi siperfaqen e henes dhe e kontrolluar nga toka.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njeriu nė Hėnė !

Mesazh  vuli25 prej 08.09.10 20:58

pjesen tejter te henes smund ta shikojn sepse..asnje pjes se kan shikuar keto jan rrena te NASES...sepse kemba e njeriut ne hen nuk ka shkelur kurr...

vuli25

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi