Mallkimi i Henes

Shko poshtė

Mallkimi i Henes

Mesazh  Neo prej 02.08.09 16:30

Mallkimi i Henes

Jeta e astronauteve, e shkaterruar nga alkoli, divorcet dhe krizat mistike

Nje here e nje kohe ekzistonte nje enderr e madhe: Te vizitohej i vetmi satelit i Tokes. Me pas endrra u be realitet. Por a kishte valle nje kuptim e gjithe kjo? Dhe, perse astronautet qe e realizuan jane te palumtur. Nje shkrimtar anglez tregon…

Rreth 37 vjet me pare njeriu vizitoi Henen. Akoma edhe sot lajmi duket kaq i jashtezakonshem, sa shume njerez ende nuk e besojne se kjo ka ndodhur me te vertete. Nuk eshte e cuditshme qe akoma ekziston teoria e komplotit per te mbizoteruar hapesiren: “Gjithcka eshte false, nje film i xhiruar nga NASA”, - thone skeptiket.

Gjate shetitjes se tij ne Hene, ne korrik te vitit 1969, Neil Armstrong vuri re se Toka dukej kaq larg sa mjaftonte gishti i madh i dores se tij, per ta zhdukur. Atyre qe e pyesnin nese ky fakt e bente te ndihej i madh, ai i pergjigjej: “Komplet e kunderta: Me ka bere te ndihem shume, shume i vogel”. 12 qenie njerezore bene shetitje ne Hene pergjate viteve 1969-1972.

Por ajo qe u quajt sipermarrja kulmore e historise njerezore, fshihte brenda vetes nje sere projektesh te parealizuara, kujtimesh te renda dhe veshtiresish per t’iu rikthyer jetes normale. Nderkaq nga 12 vizitoret e Henes, 9 prej tyre jetojne ende.

Shkrimtari anglez Andrew Smith i ka takuar ata, dhe ne faqet e librit “Pluhuri i Henes”, ka treguar historine e tyre. Sipermarrja henore ishte nje gjest titanik, i parakohshem, i permbushur me nje teknologji qe sot te ben te buzeqeshesh (memorja e nje telefoni te zakonshem eshte me e madhe se ajo e kompjuterave qe llogarisnin rrezatimin henor te misionit Apollo).

Ajo ishte nje sipermarrje qe amerikanet duhej ta benin per arsye politike: Sundimi i hapesires ishte nje nder boshtet kryesore te Luftes se Ftohte. Por, endrra hapsinore per njerezimin zgjati vetem pak vite.

Sepse me pas ndodhen shume pak ngjarje per te mos thene qe nuk ndodhi asgje tjeter lidhur me te. Kriza ekonomike e viteve ’70-te, ceshtja e famshme Watergate dhe Vietnami e fshine ate. Heronjte e atyre koherave u perballen serish me jeten ne Toke, si te ndeshkuar per sipermarrjen e tyre te “pacipe”, te parespektueshme nga limitet e njerezimit dhe fati. Ajo qe ne literaturen greke quhej “hubris” dhe qe Zotat nuk e toleronin.

Ndryshe nga librat e tjere qe flasin per vizitat ne Hene, ai i shkruar nga Smith rrefen impaktin psikologjik qe ato shkaktuan mbi kuptimin e jetes se njerezve ne Toke, pertej atyre te vete protagonisteve: Qe nga politika tek metafizika, duke kaluar permes shkences. Keto te dyja duket sikur reflektojne ne personalitetin dhe ne historine e protagonisteve sipas roleve respektive te tyre ne mision.

Ne anijet kozmike “Apollo”, gjashte ishin pilote te vertete, ndersa te tjeret ishin specialiste qe kujdeseshin per aparaturat e anijes: Me pak fjale kishin me shume kohe te perqendroheshin ne ekranet qe i rrethonin. Praktikisht keta paten edhe me shume probleme pasi u rikthyen ne jeten reale: Buzz Aldrin u kthye ne alkolist, ashtu si edhe Charlie Duke; shume prej tyre u divorcuan nga bashkeshortet; me pak fjale ata nuk arriten te pershtateshin.

Me pas eshte edhe varianti “romantik”, si ai i Alan Bean qe u be piktor i palodhur i vete objektit lunar, ose si Edgar Mitchell, te cilit eksperienca mistike ne bordin e anijes kozmike nuk iu nda pergjate gjithe jetes. Ndersa pilotet ishin karaktere me te qendrueshem: Plotesisht te perqendruar ne operacionet delikate te kontrollit te anijes, nuk e ndjene kaq shume impaktin absolut ne psikozen e tyre.

Armstrong eshte nder ta shembulli me tipik. Por, po te perkufizohen me gjithe kompleksitetin e tyre, aktoret e kesaj sipermarrje te madhe ruajne brenda vetes ndjesine e disfates. Per te gjitha keto rrefen Andrew Smith.

Z.Smith, cfare ka qene per ju aventura henore?

Nje sipermarrje e jashtezakonshme, sidomos po te mendosh teknologjine e atyre viteve, kaq primitive dhe terheqese. Fakti me i pabesueshem ka qene shkeputja plotesisht nga Toka. Jo per te arritur orbiten, sepse ajo ishte rutine nderkohe, por per te shkuar me tej. Po te shikohej Toka qe nga orbita, ajo dukej e madhe dhe imponuese, por po ta shikoje nga Hena, planeti yne nuk ishte tjeter vecse nje objekt i vogel mes nje sfondi plotesisht te zi… i larget, i izoluar, plot ngjyra. Ato imazhe jane edhe sot foto me te publikuara ne bote.

Ju flisni per eksperiencen e kthimit te Edgar Mitchell, per kuptimin e fotove te castit te realizuara prej tij qe kishin lidhje me te gjitha gjerat e Universit. A behet fjale per te njejten gje qe fete e lindjes e quajne “iluminim”?

Mendoj se behet fjale per te njejten gje. Fakti me i pabesueshem eshte se kete e ka perjetuar nje shkencetar: nje njeri racional. Dhe kjo ka ndodhur jo duke soditur vete Henen, por duke pare Token nga sateliti i saj. Pikerisht ne keto caste linden pyetjet klasike: Kush jemi, ku shkojme, cfare kuptim ka jeta ne kete pafundesi? Kjo me ka interesuar me shume se asgje tjeter ne liber. Aspiratat e njerezve qe kane punuar pjesen me te madhe te jetes se tyre per te arritur nje objektiv te jashtezakonshem e qe ne fund ia kane dale mbane. Po pastaj? Eshte nje pyetje qe te gjithe ne humanet e bejme pasi mbarojme nje detyre. Kjo vlen ne raportet per punet, per gjithcka.

Arritja e objektivave tane nuk na ngop. Eshte ky kurthi i konsumit perendimor?

Ne njefare kuptimi. Kjo ka qene kulmi i ideologjise se viteve ’70-te. Shkenca do te na kishte shpetuar ne te gjithe drejtimet, edhe per sa i perket ushqimit: Raftet ishin plot me ushqime te pasur me konservante, sepse mendohej se keshtu ushqimi do te shumohej dhe do te zgjidhej problemi i urise. Dhe “Apollo 11” ishte kulmi absolut i ketij deliri: Nese do arrihej kjo, gjithcka tjeter ishte e mundur. Por megjithate as kjo nuk na shpetoi nga ankthi. Arritem limitet maksimale te mundesive shkencore, por ketu deshtuam: Tani askush nuk beson me se mund te shpetojme.

Ju shikoni tek astronautet e Apollove te ndryshme reflektimet e kultures dhe mentalitetit te kesaj epoke?

Me terheq fakti se te gjitha keto utopi, optimizma dhe kunderkultura thyhen ne fatet e secilit prej astronauteve pas kthimit, pasi u desh te perballen me “me pas”. A mos valle kjo varej nga roli qe kishte pasur secili? Disa prej tyre si Alan Bean, piktori Edgar Mitchell, “filozofi misionar” ishin ulur ne karriget e pasme te anijeve kozmike dhe kishin me shume kohe ne dispozicion per te pare ate cka i rrethonte; te tjere si Armstrong apo Scott ishin komandante dhe duhej te pilotonin anijen. Edhe pas perfundimit te misionit, sjellja e tyre ishte me diskrete, ndersa te tjeret si Buzz Aldrin, me “hollivudiani” nga te gjithe, i hapur dhe impulsiv, rane pre e alkolizmit. Pothuaj te gjithe u divorcuan. Edhe pse NASA beri te pamunduren qe t’i fshihte keto fakte.

Nje prej me enigmatikeve eshte Neil Armstrong, ai qe arriti me pare nga te gjithe te tjeret dhe qe ka folur me pak. As ju nuk arritet ta intervistoni. Pse?

Armstrong eshte nje njeri i rezervuar, por me siguri eshte ngopur me te njejten pyetje qe i behet qe prej 40 vjetesh: “Si ndiheshe kur ecje mbi Hene?”. Krejt e kunderta e Aldrin qe kerkonte te ishte mbeshtetes, por pa rezultat. Dy personazhe shume te kundert nga njeri-tjetri. Astronautet e “Apollos” jane ekuivalente me yjet historike te rrokut, mes nje shoqerie ne kerkim te miteve. Secili ka reaguar ashtu si ka mundur: disa e kane trumpetuar famen e tyre, ndersa te tjere si Armstrong kane preferuar te rrine ne heshtje. Nuk e kam kuptuar asnjehere nese kjo ka qene nje menyre feminore mbrojtjeje apo nje llogari e ftohte per te zmadhuar mitin e vet. Mbase as ai vete nuk e di.

A mund te kete ndodhur qe te kete kuptuar kurthin e shprehjes “cerek ore fame”, te cilen secili ka te drejte ta kete, sipas Andy Warhol?


E ka kuptuar. Dhe ka bere te pamunduren qe te mos bjere ne kete kurth. Si njeriu i pare qe shkeli Henen, pozicioni i tij ishte me delikat. Mbase kjo rezerve e tij tradheton paaftesine per te shpjeguar, por edhe per t’i treguar gjerat. Eshte nje personazh qe pasqyron nje sens ekuilibri, por eshte edhe e pamundur te krijosh nje ide se kush eshte ne te vertete.

Per keta njerez te jashtezakonshem “misioni i pamundur” filloi me vone. Cfare kuptimi mund te kete jeta ne Toke pasi ke vizituar Henen?


Armstrong, Bean dhe Mitchell jane mbase te vetmit qe nuk pranuan fundin e mandatit te tyre ne sherbim te njerezimit: Kane kerkuar nje mision per veten e tyre qe do t’i ndihmonte te ndertonin nje eksperience psikologjikisht tronditese. Alan Bean permes artit te tij, Ed Mitchell permes veprimtarise predikuese dhe “Institute Noetic Science”, te themeluar prej tij. Ndersa pjesa tjeter e panorames flet per nje ndeshkim kolektiv. Programi “Apollo” u braktis, askush deri tani nuk eshte rikthyer ne Hene, duke i dhene fund edhe endrres per te arritur deri ne Mars.

Nje fund i arritur nga padurimi per pushtet dhe jo nga dashuria e painteres per njohjen…

Kenedy donte te arrinte ne Hene per te kapercyer ate qe deri atehere ishte marre si inferioritet i amerikaneve ndaj ruseve per te sunduar hapsiren. Objektivi me i jashtezakonshem ishte arritur nga nje motivacion i gabuar. Le te mos harrojme pastaj qe babai i projektit Apollo, ishte Wernher von Braun, krijuesi i raketes V2, me te cilen gjermanet bombarduan Londren. Dhe jo vetem kaq. Raketa u ndertua nga puna me dore e te burgosurve te kampeve te perqendrimit. Von Braun ua dorezoi amerikaneve ne fund te luftes duke frymezuar personazhin e Peter Sellers tek “Doctor Strangelove” te Kubrick. Atehere me optimistet menduan se gjithcka do te justifikohej me perparimet shkencore. Por kjo shprese nuk u verifikua, kur u mor ne dimensione te ndara nga njera-tjetra.

Ju mjaftoheni me pershkrime dhe nuk gjykoni. Cilat jane ndjesite tuaja?

Gjate shkrimit te librit, kisha ndjesine se behej fjale per kurthe dhe shuma parash te shpenzuara. Por sado brutal qe ishte qellimi politik dhe ushtarak, ai nuk arriti te largonte “shpirtrat e mire” si Bean dhe Mitchell, ndjeshmeri qe nuk mund te fshihen nga impakti shume i madh i asaj eksperience. Sigurisht se nese atehere do te me ishte dhene mundesia te votoja ose per financimet ne hapesire, ose per programet e zhvillimit ekonomik, do te kisha preferuar kete te dyten. Dhe nuk eshte rastesi qe sot presidenti George Bush do te financoje ekspeditat ne Mars.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkimi i Henes

Mesazh  Jetmira prej 29.09.13 16:30

Hėna ėshtė afruar mė shumė se kurrė nė kėto 18 vitet e fundit, duke bėrė qė katatrofat natyrore tė ndodhura gjatė kėtyre tre muajve tė parė tė 2011-s tė lidhen me tė ashtuquajturin “mallkim tė Hėnės”.

Si rrjedhojė e njė cikli normal astronomik, sateliti i vetėm i Tokės do tė arrijė nė 19 mars distancėn mė tė afėrt qė mund tė arrijė prej nesh, 356 577 kilometra, duke bėrė qė tė shihet mė e madhe se kurrė.



Nė fakt, nėn efektin gravitacional tė Diellit, Hėna lėviz midis distancave nga 356 000 deri nė 410 mijė kilometra nga Toka.
Pas dy ditėsh, Hėna do tė duket ekzaktėsisht 14% mė e madhe se zakonisht, perspektivė qė pėr disa ėshtė e frikshme.



Sipas njė teorie tė pashpjegueshme tė besuar nga disa njerėz, nė vitet kur Hėna i afrohet mė shumė planetit tonė, ndodhin vazhdimisht katastrofa.



Pėr hir tė sė vėrtetės, kėto tre muaj tė parė tė 2011-s kanė pasur secili nga njė katastrofė natyrore.



Nė janar, Australia u njoh me pėrmbytjet mė tė mėdha tė historisė. Nė shkurt, qyteti neozelandes i Kristēėrēit u shkatėrrua nga njė tėrmet, ndėrsa njė tjetėr tėrmet rėnoi Japoninė pak ditė mė parė.

avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkimi i Henes

Mesazh  Jetmira prej 29.09.13 16:31

'Mallkimi i Hėnės' mė 19 mars Toka dhe Hėna mė pranė se kurrė
Shkencėtarėt amerikanė japin lajmin se nė 19 mars planeti Tokė do tė bashkohet mė shumė se kurrė mė Hėnėn.Sipas tyre Hėna ėshtė afruar mė shumė se kurrė nė kėto 18 vjetėt e fundit, duke bėrė qė katastrofat natyrore tė ndodhura gjatė kėtyre tre muajve tė parė tė vitit 2011 tė lidhen me tė ashtuquajturin “mallkim tė Hėnės”.

Sipas studiuesve amerikan si rrjedhojė e njė cikli normal astronomik, sateliti i vetėm i Tokės do tė arrijė mė 19 mars distancėn mė tė afėrt qė mund tė arrijė prej nesh, 356 577 kilometra, duke bėrė qė tė shihet mė e madhe se kurrė.
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mallkimi i Henes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi