Enneagrami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enneagrami

Mesazh  Besir Bajrami prej 22.07.09 15:43

Enneagrami

Enneagram nė shqip dmth rreth me 9 pika ( Nė greqishten e lashtė "ennea"- shqip: e nenta; dhe "gram" - shqip: germ ose e shkruar ) Eneagrami ėshtė rreth i mbyllur mė 9 pika tė lidhura nga 9 linja tė ndėrprera. Ky simbol ka rrėnjėt nė Lindjen e Afėrt, nė traditat e vjetra spiritualiste.
Kemi shumė lloje te personaliteve, 99 lloje te personaliteteve (99 emrat e Zotit), te cilat ndahen ne 9 arhietipe, keto 9 arhietipe ndahen ne 3 strategji:

Strategjia e Depresionit,Ikjes dhe Hidherimit (luftes)

Secili njeri mund ta gjeje veten ne keto 9 tipe te personalitetit, nuk mundesh tė jesh i zoti i vetvetes, deri sa nuk e dinė tipin e personalitetit tėnd. Ka shume libra per Eneagramin, nje jete e tere nuk mjafton pėr t'ju perkushtur kesaj lemie.

Nese di me e deshifru mirė enneagramin, mundesh tė parashikosh elemente te se ardhmes tende, kjo mundet te perdoret per te mire, por mundet edhe tė keqperdoret.

Bazamentin e ka nga lindja, kryesisht ne kohen e sufisteve arab (Sufizmi eshte vija e brendshme e ēdo religjioni). Por, bazen e ka te feja Islame. Pėrndryshe, objekti i sufizmit ėshtė pastrimi i shpirtit, kurse qėllimi ėshtė arritja e lumturisė dhe e paqės sė pėrhershme.

Pėrshkrimet e personaliteteve tė njerėzve sipas Eneagramit:

Siē dihet, sot Enneagrami ėshtė njė lidhje vitale ndėrmjet psikikės dhe shpirtėrores. Ėshtė njė system konceptual, njė teori e personaliteteve qė ėshtė mjaft komplekse dhe e sofistikuar, por tė njėjtėn kohė njė mjet mjaft i kuptueshėm pėr tė zbuluar vetėveten.Tė gjitha personalitetet tregohen permes enneagramit, ka shume per tė thėnė per kete ēeshtje... prandaj, unė do tė filloj ti pėrshkruaj 9 pikat ose 9 ndarjet e persoanliteteve qė lidhen nė mėnyrė specifike nė Enneagram:

1.Personaliteti i parė

Perfeksionist, Reformator, Gjykues, Kritik I pėrfshirė nga ndjenja e te qenurit gabim, i keq ose i korruptuar. Nė kėrkim per pėrsosje, pėrmisime etj.
Vetėpėrcaktimi:Jam i mire, kam tė drejtė, jam i pėrshtatshėm dhe jam i pakorruptuar.
Ikja nga: Nevrikosja, limitimet, prej te papėrshtatshmes.
Qėllimi:Tė paturit e ndjenjės sė njė pėrsosmėrie te vėrtetė.

2.Personaliteti i dytė

Ai qė jep, qė kujdeset, qė ndihmon, jep kėshilla, manipulon.
Krenari me ndjenjėn e tė qenurit i pavlevfshėm, i panevojshėm etj,(Altruist)
Vetėpėrcaktimi:Jam i kujdesshėm, jam apelues, jam ndihmės.
Ikja nga:Nevojat personale
Qėllimi :Tė bėjnė me dije ndjenjėn e tyre te modestisė pėr arritjen e njė tė mire.

3.Personaliteti i tretė

Performues, Motivues, Produktiv etj. I pėrfshirė nga frika e tė qenurit
inkonpetent, ineficent apo pafuqia pėr tė bėrė diēka.
Nė kėrkim tė shpresės, tė performances, prestigjit etj.
Vetėpėrcaktimi:Jam produktiv, jam i sukseseshėm, jam kompetent dhe jam mė i miri.

Ikja nga:Mossuksesi dhe tė qenurit i dyti mė i miri.

Qėllimi:Tė shpreh ndjenjat e sinqeritetit pėr tė ripėrtėrisė shpresat dhe autenticitetin.

4.Personaliteti i katėrt

Individualist, Artist, Melodramatik, Mistik etj.
Nė kėrkim tė lidhjes me burimin origjinal, nė kėrkim tė domethėnies se ēka po mungon, tė melankolisė dhe nė kėrkim tė asaj qė nuk mund ta ketė.
Vetėpėrcaktimi:Jam unik, jam special, jam me shije.
Ikja nga:E zakonshmja, e pėrgjithshmja, pasqyrimi negativ.
Qėllimi:Tė shprehurit e ndjenjės sė balancit dhe motivimit pėr tu lidhur me burimin original

5.Personaliteti i pestė

Observues, Hulumtues, Mendues, Udhėtar etj.
Frikohet nga mosekzistimi, gjithmon nė kėrkim tė dijes, observimit etj.
Vetėpėrcaktimi:Jam i ditur, jam perceptiv dhe jam ndryshe nga tė tjerėt.
Ikja nga:Ndjenja e zbraztėsisė, nga padija, nga pamja negative.
Qėllimi:Tė dėshmojė se nuk ėshtė aq i lidhur me diturin e gjerė apo enciklopedike.

6.Personaliteti i gjashtė

Lojalist, Skeptik, Mbrojtės, Rrebel etj. Frika nga vetėvetja dhe frika nga vetmia, i pambrojtur, ka tendenca pėr nėnshtrim dhe shfrenim fizik.
Nė kėrkim tė besimit dhe sigurisė, ky personalitet shkon drejt dyshimit dhe frikės, ėshtė i fokusuar nė rreziqe dhe motive apo agenda te fshehura.
Vetėpėrcaktimi:Jam bashkėpunėtor i mirė, detyrėn e marr seriozisht, jam provokativ dhe pak rrebelues.
Ikja nga:Shmangja, pasiguria, i ndryshėm.
Qėllimi:Tė forcojė ndjenjėn e trimėrisė pėr tė ripėrtėrirė besimin e vėrtetė.

7.Personaliteti i shtatė

Epikurean, zbavitės, optimist, avanturist, racional etj.
I ngopur me ndjenjėn e frikės nga tė qenurit i paplotė, i kufizuar, inferior, i humbur apo i mbyllėt.
Nė kėrkim pėr njė punė ideale dhe vėmendje tė fokusuar, tentimi i kėtij personaliteti anon kah planifikimi, imagjinata dhe opcionet e shumta.
Vetėdefinimi:Jam i gėzuar, jam zbavitės, jam entuziastė dhe jam i qejfit.
Ikja nga:Dhimbja emocionale, brengat, mėrzitja.
Qėllimi:Tė vendos njė ndjenjė tė serozitetit pėr ndonjė punė.

8.Personaliteti I tetė

Udhėheqės, mjeshtėr i zgjidhjeve, rrebel, mbrojtės, bos, i papėrfillshėm.
I papėrmbajtur nga frika e tė qenurit i turpėruar, i kontrolluar, i pafuqishėm apo i lėndueshėm.
I papėrkulshėm nė kėrkimin e sė vėrtetės, tentimi i kėtij personaliteti anon kah problemet e sė drejtės, fuqis dhe ndikimit- kush e kishte, ku ėshtė, dhe si tė arrihet.
Vetėdefinimi:Jam i pamposhtur, jam i fuqishėm, i fortė dhe origjinal, mbėshtetem nė vetėveten.
Ikja nga:Dobėsia, lėndueshmėria, Mediokėr.
Qėllimi:Tė rivendosin ndjenjėn e tyre tė pafajsisė me qėllim tė arritjes sė njė vėrtete mė tė lartė.

9.Personaliteti i nėntė

Pajtues, ndėrmjetėsues, naturalist, strehues, abdikues (heq dorė nga njė e drejtė).
Plogėshti nga tė qenurit jashtė loje, i padashuruar, i mospėrputhshėm, jo harmonic.
Nė kėrkim pėr njė bashkim dhe dashuri tė pakushtėzuar, tentimi I kėtij personaliteti shkoh kah zgjėrimi, shpėrndarja dhe identifikimi dhe matja me tė tjerėt.
Vetėdefinimi: jam i pajtueshėm, jam i lehtė pėr tu kuptuar, jam i qetė dhe pa pretendime.
Ikja nga: Konfliktet, mosmarrėveshjet, komplikimet.
Qėllimi: Ti pėrmirėsojnė akcionet dhe kuptimin e tyre ndaj vetėvetės pėr njė dashuri tė vėrtetė.

…Ti i perket saktisht njė numri(personaliteti), por ne raste te posacme leviz edhe i merr karakteristikat e nje numri tjeter(personalitet me i ndryshem), por kjo osht ne raste specifike kur ke shtypje te jashtme, sic mund te jete nervoza, apo diēka tjeter edhe i merr karakteristikat e tjetrit, qe me posht ne enneagram me shigjeta tregohet se secili tip karakteristikat e kujt i merr edhe si levize...

Enneagrami:



Keqkuptimet:

- Tendenca pėr ti perceptuar njerėzit nė njėrin nga kėto tipe, pa i njohur mirė tė dhėnat e atij personaliteti (qė e pėrcakton llojin e tipit);
- Tė harrosh se ē'do qenie njerėzore ėshtė unike dhe tė gjitha mėnyrat dhe variacionet e njė tipi, janė tė mundshme;
- Tendenca pėr tė harruar se nuk ka tipa qė veēohen si tė mirė apo tė kėqinjė;
- Ta parafytyrosh Enneagramin si sistem qė pėrfshinė gjithēka qė pėrmban njė personalitet.

Tani mund te jepni shembuj nga personaliteti juaj, momentet ose rastet kur keni levizur nga nje pike ne tjetren (nga ndonji shtytje e jashtme, ne ate moment te caktuar).

VINI RE: Ne qofte se i takoni nje grupi, P.sh: Grupit 3-9-6; nuk mund ti takoni asnje grupit tjeter; ka raste te tilla kur kalon nga nje grup ne nje tjeter kur thuhet se keni reshqit nga mend Pra, njeriu semuret psigjikisht kur i behet shtypje atij qe te kaloj me dhune nga nje grup(psh: 5-8-2-4) ne tjeter. Atehere nuk jeni me vetevetja!

Ja une mund te jap shembuj nga karakteret neper filma:

Ne filmin e Batman ( qe te gjithe e njihni) karakteri i Michael Keaton duhet te jete 5. Kur ai shendrohet ne Batman ai kalon ne 8 i shoqeruar me altruizmin e 2. (nuk eshte patjeter ti kaloj te gjitha pikat e grupit, psh mund te ndalet vetem te 5-2 dhe te mos kaloj ne 2-4)

Ose ne filmin e Shining, regjizori Stanley Kubrick, e krijoi karakterin me emrin Jack Torrance, i luajtur per mrekulli nga Jack Nicholson. Ketu mund te verejme shume qarte se si Jack ne fillim te filmit(qe per shikuesit duket si nje romance melankolike), i takon personalitetit me nr 3 te Enneagramit, me pas ai kalon ne nr 9 dhe vdes ne nr 6(kush e ka pa filmin do ta kuptoj), por ketu nuk anashkalohet edhe dalja komplet nga grupi 3-9-6, ne te shablloni 5-8...

-Ekziston nje tension ndermjet performimit te aktoreve ne skene, me stilin e aktoreve ne jeten e perditshme, Keaton eshte 7 ne jeten reale, por edhe roli qe luan ne Batman eshte permbrenda pikes se sigurise e cila eshte 5 qe lidhet me 8.

-Jack Nicholson, poashtu ne jeten e perditshme eshte 7 dhe rolin e Xhokerit e luan 5, kjo eshte nje lidhje normale.

-Ja nje liste e aktoreve qe kane tentuar te aktrojne me stilin e tyre real te jetes qe i parasheh Enneagrami: John Wayne (8), Arnold Schwartzenegger (3), Tom Cruise (3), Woody Allen (6), Tom Hanks (7), Robin Williams (7), Eddie Murphy (7), Gregory Pack (1), Harison Ford (1), Wesley Snipse (3), Marilyn Monroe (6), Kirk Douglas (8), Mel Gibson (6), Michael Keaton (7), Jack Nicholson (7), Sharon Stone (3), Al Pacino (5) ne te njejten pik ka luajtur edhe ne GodFather pjesa II, Scarface... Ky fenomen eshte shume i perhapur ne boten kinematografike.
4 janė= Kurt Cobain, Michael Jackson, Marlon Brando;6 = Fobik janė: Meg Rayan, Kim Basinger, Richard Nixon;6 = Kunder Fobik janė: Chuck Norris, Steven Seagal...


Pefundim: Pra, nuk ka personalitet me te mire apo me te keq, por, ajo qe mund te beni me shume, eshte tė jeni me i miri i llojit (numrit) tuaj...
avatar
Besir Bajrami

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi