Mitologji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologji

Mesazh  Neo prej 10.05.08 21:19

Mitologjia

Fjala mitologji (nga Gjuha Greke μυϑος mythos, njė tregim, dhe λογος logos, fjalim ose argument) nėnkupton tregimin e miteve - historive qė njė kulturė specifike beson dhe pėrdor tė mbinatyrshmen pėr tė interpretuar ngjarje natyrore dhe pėr tė shpjeguar natyrėn e universit dhe njerėzimit.

Mendimi mbi mitet dhe mitologjinė pėrpiqet tė zbulojė lindjen e feve , sepse miti pėrbėn formėn e parė tė shpjegimit tė sendeve dhe universit , shpjegim qė ėshtė nė natyrėn e ndjejave , jo tė arsyes.

Shelingu , J.Bashorefeni , E.Kasiereja , K.Jaspersi dhe Rikėri predikuan dhe praktikuan njė gjykim mbi mitet si medodė e njė njohje tė thellė tė njeriut dhe tė feve.


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 29.12.08 15:20, edituar 3 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologji

Mesazh  Neo prej 10.05.08 21:20

Dragoi

Dragoi nė mitologjia kineze ishte njė krijesė mitologjike pozitive. Koka e tijė i pėrkiste njė krokodili trupi njė gjarpėri dhe kthetrat njė luani. Ai mbahej si njė krijesė shumė e fuqishme dhe shumė e zgjuar.

Vetė froni i perandorit quhej froni i dragoit. Kur vdiste njė perandorė mendohej sė shpirti i tijė shoqėrohej nga njė dragua i kaltėr nė njė kėshtjellė mbi retė e cila nuk mund tė shikohej nga tė vdekurit.

Mendohet se figura e parė e njė dragoi ėshtė paraqitur nga njė luftėtar kinez i cili kishte si simbol njė gjarpėr, pasi mundėte kundėrshtarėt e tijė ai shtonte nė stemėn e tijė njė pjesė tė stemės sė tyre, si kthetrat e luanit, brirėt e drerit etj.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologji

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:30

thena (greq. Athena dhe Athene, lat. Minerva) - e bija e Zeusit, zotit suprem, hyjneshė e menqurisė dhe e udhėheqjes sė suksesshme tė luftės, mbrojtėse e rendit juridik, e drejtėsisė dhe artit.
Atena ishte hyjneshė e luftės, urtėsisė, artit, shkencės dhe zejtarisė. Sipas mitologjisė Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valėvitur me shigjetėn e saj karakteristike.
Edhe pse merrej si hyjneshė e luftės, ajo kurrė nuk ėshtė treguar me veti luftarake. Pėrkundrazi, zihej si e urtė, e menēur dhe gjithnjė e gatshme qė t’i ndihmoj trimat dhe heronjtė, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumė t tjerė.
Njė dashuri tė madhe qė ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte tė bėnte me erotikėn. Duke mbetur virgjėreshė tėrė jetėn, ajo kishte vendosur qė kurrė mos tė martohet, edhe pėrpos ofertave tė shumta qė kishte nga zotat tjerė.
Ju ka ndihmuar njerėzve nė pėrkrahje tė realizimit tė dėshirave dhe synimeve tė tyre. Nga respekti i madh qė kishte, me emirin e saj emėrtohet edhe qyteti Atena, ndėrsa nė Akropol, pėr nder tė Atenės ėshtė ndėrtuar tempulli i falshėm shenjtore - PANTENONI.
Mbi lindjen e Athenės nga mitet e lashta dimė relativisht pak. Homeri thotė se ka lindur prej Zeusit pa nėnė. Te shkrimtarėt pėr nga koha mė tė rinjė pėr kėtė gjejmė mė tepėr detaje. Sipas Hesiodit Zeusi e ka lindur nga koka e vet pasi qė e han Metidėn, hyjneshėn e menēurise me qėllim qė ta pengojė ta lindė bijėn e cila, sipas profecisė, ėshtė dashur ta tejkalojė nė menēuri, dhe djalin i cili ėshtė dashur ta tejkalojė me fuqi dhe t'ia rrėmbejė fronin. Mitet edhe mė tė reja thonė edhe atė se si e ka lindur Zeusi Athenėn. Kur e ka ngrėnė Metidėn, aq shumė i dhimbi koka sa qė mendoi se do t'i pėlcasė. Pėr kėtė arsye thirri zotin Hefest (sipas verzionit tjetėr zotin Hermes, madje edhe Titanin Promete) qė me sopatė t'ia ēajė kokėn. Posa veproi kėshtu, kėrceu prej kokės sė Zeusit hyjnesha e ndritshme me pajisje tė plotė luftarake - Palada Athena.
Simbas simbolikės sė miteve Athena, pra, ka qenė mishėrimi i fuqisė dhe menēurisė sė Zeusit. Sunduesi i zotėratve dhe i njerėzve e ka dashur mė tepėr se tė gjitha vajzat e tjera. Me tė ka biseduar si me mendimet e veta, asgjė nuk ka fshehur para saj dhe pėrherė ia ka plotėsuar tė gjitha lutjet e saj. Athena ka qenė e vetėdijshme pėr kėtė anim tė Zeusit ndaj saj. Pėrherė qėndronte nė afersi tė tij dhe kurrė nuk ka dashur ndonjė zot tjetėr ose ndonjė mashkull dhe kurrė nuk ėshtė martuar edhe pse ishte e bukur dhe madhėshtore. Ka mbetur Athena Virgjėr- Athena Parthenos.
Nė saje tė origjinės sė saj dhe tė dashurisė sė Zeusit Athena u bė njėra prej hyjneshave mė tė fuqishme tė panteonit grek. Prej kohėrave mė tė lashta ajo ishte, para sė gjithash, hyjneshė e luftės qė dilte nga funksioni i saj mbrojtės prej armikut. Pėr luftė, nė tė vėrtetė, kishte meritė Aresi, i biri i Zeusit, mirėpo, Athenės kjo nuk i pengonte. Aresi, thėnė saktėsisht, ishte zot i luftes dhe betejave tė mllefosura, ndėrsa ajo ishte hyjneshė e udhėheqjes sė menēur dhe tė ekuilibruar tė luftės, e cila rėndom pėrfundonte me ngadhėnjim, gjė qė nuk mund tė thuhet pėr luftėrat e Aresit. Si hyjneshė e luftės grekėt e adhuruan me emrin Athena Enoplos (Athena e armatosur) ose Athena Promachos (Athena e cila fton nė luftė). Si hyjneshė e luftės ngadhėnjimtare e quanin Athena Nike (Athena Ngadhėnjimtare).
Athena qė prej fillimit e deri nė mbarim tė botės antike ka qenė mbrojtėse e grekėve, veēmas e athinasve, tė cilėt i donte mė sė shumti. Si Palada Athena ajo mbronte pėrveē Athinės qytetet, qė nė tempuj i kanė pasur truporet e saja tė shoqėruara, tė ashtuquajtura paladet. Derisa paladi gjendej nė qytet, qyteti ishte i papushtuar. Palad tė tillė kishin edhe trojanėt nė qytetin e tyre. Pėr ta
pushtuar Trojėn, akeasve u ėshtė dashur ta vjedhin dhe ta marrin me vete, gjė qė u shkon pėrdore Odiseut dhe Diomedit. Sikurse nė luftė Athena i mbronte grekėt dhe qytetet e tyre edhe nė paqe. Ishte mbrojtėse e kuvendit dhe e sė drejtės, kujdesej pėr fėmijėt dhe tė sėmurėt, njerėzve u sjell mirėqenie. Ndihma e saj shpesh ishte tejet konkrete. Athinasve, pėr shembull ua ka falur ullirin dhe u bė themeluese e njėrės prej degėve me tė rėndėsishme tė ekonomisė greke - thėnė kalimthi, deri mė sot njėra prej degėve mė tė rėndėsishme. Veē kėsaj, Athena ishte hyjnesha e arteve dhe e zejtarisė (kėto dy fjalė grekėt rėndom nuk i dallonin - punėn e skulptorit, gurgdhendėsit dhe kėpucėtarit i emėronin me tė njėjtėn fjalė „techne" (tekne - shkathtėsi). Gratė i ka mėsuar tė thurin dhe tė endin. Njerėzve ua ka mėsuar zejen e farkėtarit, argjendarisė dhe ngjyrosjes, u ka ndihmuar ndėrtuesve tė tempujve dhe tė anijeve, jetėn e njerėzve u ka begatuar me shpikjen e kavallit (flautės). Pėr shpėrblim pėr ndihmėn dhe mbrojtjen e vet kėrkonte nderimin dhe flijime, qė ishte e drejtė e secilit zot. Mosrespektimi dhe ofendimet i dėnonte, por mėshirohej mė tepėr se hyjneshat e tjera. Ēdo ndėrmarrje e saj pėrfundonte siē dėshironte ajo. Me Poseidonin, zotin e detit ra nė konflikt pėr shkak tė sundimit nė Atikė dhe Athinė. Para kėshillimit tė zotėrave, nė krye tė tė cilit ishte Kekropsi, mbret i parė i Athinės, kėtė gjyq e fitoi sepse me dhurimin e ullirit ia siguroi vetes simpatinė e Kekropsit. Kur trashėgimtari i Trojės Paridi e ofendoi, pėrkatėsisht kur nė grindje me hyjneshat Herėn dhe Afroditėn nuk ia pranoi pėrparėsinė nė bukuri, iu hakmuar nė atė mėnyrė qė u ndihmoi akeasve pėr ta korrur fitoren ndaj Trojės. Kur Diomedi, adhuresi i saj, nė betejėn nė rrafshėnaltėn e Trojės, u gjet nė rrezik vdekje vetė e zuri vendin e drejtuesit tė karrocės sė tij luftarake dhe e detyroi Aresin, vėllain e vet, qė tė ikte. I, ka ndihmuar Odiseut, mbretit tė Itakės, pėrkundėr vullnetit tė Poseidonit, zotit tė detit, qė pas pushtimit tė Trojės tė kthehet nė atdhe. I ka ndihmuar poashtu edhe Telemakut, birit tė Odiseut, Orestit, birit tė Agamemnonit dhe veēmas Belerfontit dhe Perzeut. Pėr kėto dhe pėr ndėrmarrje tė tjera bėhet fjalė nėn emrat pėrkatės. Mbetet qė tė shtojmė se besnikėve tė vet kurrė nuik ua ka kthye shpinėn, pėrherė u ka ndihmuar grekėve, veēmas athinasve dhe tė njėjtėn ndihmė ua ka dhėnė edhe romakėve, tė cilėt e kanė adhuruar me emrin Minerva.
Prej nderimeve qė grekėt ia kanė shprehur Athenės mė tė rėndėsishmet ishin Kremtet Panatenase. Janė mbajtur ēdo katėr vjet si tė ashtuquajtura Panatenet e Mėdha, kurse pjesė pėrbėrėse tė tyre ishin garat muzikore, poetike, retorike, gjimnastike, kalorėsie dhe lundruese. Fillonin nė vigjilen e ditėlindjes, sė Athenės, nė gjysmėn e gushtit. Panatenet e Vogla kremtoheshin poashtu ēdo katėr vjet dhe me pėrmasa ishin mė tė vogla. Procesioni panateneas ėshtė paraqitur nė frizin e Parteonit athinas, nė tė cilin ka punuar Fidia, njėri prej skulptorėve mė tė mėdhenj botėror. Nė Romė kremtet pėr nderė tė Minervės janė organizuar dy herė nė vjet (nė mars dhe nė qershor).
Veprat artistike tė arkitekturės tė krijuara nė Greqi lidhur me kultin e Athenės (sado edhe nė gėrmadha) bėjnė pjesė nė mesin e margaritarėve tė kulturės sė gjithėmbarshme njerėzore. Nė rend tė parė ėshtė Partenoni nė Akropolin e Athinės vepėr e arkitektėve Iktin dhe Kalikrat e viteve 447-434, para e.s. Gadi 2121 vjet i ka rezistuar kohės deri sa nuk e ka shkatėrruar eksplodimi i barotit qė gjatė luftės me venedikasit e kishin vėnė turqit. Nė afėrsi tė Partenonit ėshtė njė tempull i vogėl Nike, kushtuar Athenės Ngadhnjimtare. Gjatė okupimit turk tėrėsisht ėshtė shkatėrruar, por nė vitin 1835-1836 sėrish u ngrit nga gėrmadhat. Prej ndėrtesave nė Akropol e fundit ėshtė Erehteoni i kushtuar Athenės, Poseidonit dhe Erehteonit. Nė tė dikur ruhej Paledi athinas dhe ėshtė mbjellė „ulliri i Athinės" (i sotmi ėshtė i vitit l917).Tempujt luksozė Athenės i janė kushtuar nė Delfe, Tege, nė Arkadi, nė kepin e Suniut, nė trevėn e Azisė sė Vogėl nė Prienė nė tokat e Azisė sė Vogėl dhe me tė krenohej edhe Troja.
Prej skulpturave tė Athinės nė antikė mė tė famshmet i kanė konsideruar truporet madhėshtore prej arti, bronzės dhe fildishit: Athena Parthenos, Promachos dhe Athena Lemnios. Pėr fat tė keq i njohim vetėm nė saje tė imitimeve te mėvonshme, kryesisht tė cilėsisė sė dobėt (qė sot gjenden nė Mu-zeumet e Vatikanit, Napolit, Bolonjės, Berlinit, Drezdenit e gjetiu). Imitim i skulpturės sė Fidisė nė Partenon ėshtė me siguri dhe e ashtuquajtura Athena Varvakease qė gjendet nė Muzeun Kombėtar Arkeologjik nė Athinė dhe Minerva vigane nė Muzeun nė Terme. Prej trupave tė tjera po pėrmendim Athenen Farnese dhe Athenėn Gistuiniani (Gjustiniani). Kėto janė kopje romake tė origjinaleve greke, sigurisht tė mbarimit tė shek. V. para e.s. (dhe qė sot gjenden nė Muzeun e Vatikanit dhe nė Luvėr. Kėtyre veprave mund t'i bashkohet kopja e mirė helenistike e Pidisė, ndonėse jo e madhe dhe pjesėrisht e dėmtuar Athena Parihenos nga Heraklea Linkestis te Manastiri sot nė Muzeun Popullor nė Beograd. Athena, skulpturė e Mironit nga grupi Athena dhe Marsia, ndoshta e mesit tė shek. V para e.s. e dimė vetėm nga kopjet e relieveve (njėrit prej mė tė bukurave ėshtė nė Muzeun e Akropolit nė Athinė). Pikturat nė vazat me pamjen e Athenes janė ruajtur me shumicė, prej tė cilave disa dhjetėra qė nga shek. VI para e.s. Prej tė tjerave mė vlerė tė veēantė janė : Mosmarrėveshja e Poseidonit dhe Athenės rreth Atikės nė amforat e Atikės nga mesi i shek. VI para e.s. (gjendet nė Luvėr) dhe Lindja e Athenės nga fillimi i shek. V para e.s. (gjendet nė Muzeumin Britanik nė Londėr). Prej skulpturave tė saja tė kohės sė re po pėrmendim atė tė Drosisit, i fillimit tė shek. tonė, nė shtyllėn e lartė jonike para Universitetit tė Athinės dhe Houdonit (Hudonit), kah mbarimi i shek. XVIII, e cila e zbukuron Institut de France nė Paris.
avatar
Jetmira

770


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi