Shpirti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpirti

Mesazh  Explorer prej 10.05.08 12:28

Shpirti

Fjala shqipe shpirt e ka prejardhjen nga latinishtja spiritus - frymė.

Shpirti ėshtė pjesa jolėndore e njeriut, e pavdekshme dhe e menēur, aftėsia e tė gjykuarit dhe e tė dalluarit midis sė keqes dhe sė mirės, mendja dhe ndėrgjegjja, fryma, fuqia shtytėse pėr tė krijuar, vepruar, menduar dhe pėrfytyruar.

Shpirti ėshtė zėri i brendshėm i njeriut.

Sipas religjioneve, shpirti shkėputet nga trupi i njeriut vetėm me vdekjen e tij trupore. Disa njerėz mendojnė se pa trupat e tyre, shpirtrat mund tė ekzistojnė ende nė tokė dhe nė vende tė tjera si parajsa ose ferri.

Disa besojnė qė shpirtrat mund tė flasin me njerėzit, apo ndryshojnė gjėrat nė botė.

Shumė religjione e ndalojnė nė ēdo mėnyrė komunikimin me shpirtra tė tillė, por disa e pėrfshijnė kėtė si pjesė tė ushtrimit tė tyre.

Explorer

Shkrime: 1004


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirti

Mesazh  Explorer prej 22.08.08 21:32

SHPIRTI - BURIMI I JETĖS

Por, si mund t’a dimė se ku ėshtė shpirti? A ėshtė ai nė mendje, me anėn e sė cilės mendojmė? Apo nė dorė, tė cilėn e lėvizim? Apo ėshtė nė zemėr, e cila na jep jetė? Apo, mos vallė, ėshtė nė kėmbė, me tė cilat ecim?

Ku ėshtė ai? Askush nuk e di.

Ne do tė kishim dėshiruar tė njihnim mė tė parėn (shpirtin), pasi ėshtė brenda nesh, nė vetė qenjėsinė tonė, para se tė jepnim vendimim pėr njerėzimin mbarė.

Njeriu, mjerisht, shpeshherė paraqitet mendjemadh dhe mundohet tė jep pėrgjigje aty, ku mendja e tij nuk ka mundėsi tė depėrtojė.

Mendja e njeriut ka kufij.

Detyra e saj ėshtė tė zgjedhė midis alternativave tė jetės, tė dallojė tė shėmtuarėn nga e bukura. Ajo ėshtė njė mjet pėrzgjedhės, qė njeriu tė dallojė me tė (tė mirėn nga e keqja), pasi ajo ėshtė krijuar pėr tė zgjedhur.

nga M.Sharavi

Explorer

Shkrime: 1004


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirti

Mesazh  Neo prej 28.08.09 21:54

Shpirti



Kjo ēeshtje i takon psikologjisė apo metafizikės sė vjetėr, e cila ėshtė pjesė e filozofisė qė merret pothuajse nga antika e vjetėr, duke filluar me shkollėn e filozofisė nė Milet tė Greqisė sė lashtė nė krye me Talesin (shek. VII. pr. Kr.) shkakun e lėvizjes sė pandėrprerė e kėrkojnė nė faktor tė brendshėm, nė shpirtin lėvizės tė qenieve.

Ndėrsa Herakliti (544-480 pr. Kr ) pohon se “gjithēka rrjedh” dhe se shpirti ėshtė zjarri i materies, kurse lėvizja e pandėrprerė e materies bėhet sipas logosit. Sipas Demokritit ēdo gjė ėshtė e pėrbėrė prej atomeve. Pėr Demokritin koha e njeriut ėshtė organ i mendimit tė tij, kurse zemra e tij ėshtė organ i hidhėrimit.

Ndėrkaq, mbi pėrmasėn subjektive tė njohjes ka folur Pitagora (481-411 pr. Kr.), sipas tij: “Njeriu ėshtė masė e tė gjitha gjėrave”. Pastaj e kemi shkollėn e sofistėve dhe Sokratin, rėndėsi tė veēantė u kushtojnė fakteve qė interesimet e filozofėve pėr dukuritė pėrkatėsisht fenomeneve natyrore qė i bartė njeriu. Nė kuptimin e plotė tė fjalės psikologjia filozofike apo metafizike e lashtė, fillon me Platonin dhe Aristotelin, i dyti njihet si themeluesi i psikologjisė filozofike.

Sipas Platoni (427-347 pr. Kr.) nė botėn e ideve jolėndore bėn pjesė shpirti i njeriut, tė cilin e nda nė tri pjesė: nė shpirtin shqisor, nė shpirt emocional dhe nė shpirt racional.
Aristoteli (384 -323 pr. Kr.) ka meritė tė veēanta pėr zhvillimin e psikologjisė filozofike, sikurse edhe pėr zhvillimin e mendimit psikologjik.

Sipas Aristotelit shpirti ėshtė ai qė e ringjall natyrėn, prandaj flet pėr tri lloj tė shpirtit:
1. Pėr shpirtin vegjetativ tė cilin e kanė bimėt.
2. Pėr shpirtin vital, qė e kanė shtazėt dhe njerėzit dhe
3. Pėr shpirtin intelektual qė e kanė vetėm njerėzit.

Mendimet e rėndėsishme tė Aristotelit pėr zhvillimin e psikologjisė metafizike apo filozofike u aktualizuan nėpėr mes Tomės Akuini (122-1274), por duhet theksuar se para tij edhe Shėn Avgustini (354-430).

Shėn Toma Aukini ėshtė i pari qė procesin e njohjes e lidhi me vullnetin e individ, me motivet duke vėnė nė pah posaēėrisht ēėshtjen e lirisė sė vullnetit dhe arritjes sė lumturisė nga ana e kristianizimit, qė konsideron shpirtin krijesės tė pavarur.

Siē po del kjo nuk i takon fushės sė psikologjisė sė sotme empirike dhe eksperimentale por filozofisė dhe i teologjisė.

Shpirt-i (hebraisht “ruah”;greqishtja e vjetėr e pėrdorė “psyche”, latinishtja “anima”, anglishtja “soul”, frėngjishtja “ame” kurse gjermanishtja “Seele”) qė do tė thotė “fryma”.

Nė tė folurit e pėrditshėm, madje edhe nė shkrime qė kanė pretendime tė jenė profesionale apo shkencore dhe teologjike, nė shumicėn e rasteve fjala “shpirt-i” pėrdoret edhe nė kuptimin e shpirtit edhe nė kuptimin e frymės, gjė qė ėshtė edhe gabim.

Sepse nė kuptimin e gjerė tė fjalės, me ē’rast fjala “shpirt” do tė kishte kuptimin e parimit tė pėrgjithshėm tė jetės dhe do tė paraqiste njė aftėsi mė tė ulėt sesa shpirti nė kuptimin e ngushtė tė fjalės apo se sa fryma.

Nė kuptimin e ngushtė tė fjalės shpirti paraqet tėrėsinė e posaēme tė pėrjetimeve tė vetėdijshme tė njeriut.

Shpirti paraqet jo vetėm njė aftėsi pėr tė ndier, jo vetėm njė parim tė pėrgjithshėm jetėsore, i cili qeniet qė posedojnė me te i bėn tė jenė tė gjalla, por, njėkohėsisht, njė aftėsi specifike pėr tė kuptuar, menduar, pėrsiatur etj., aftėsi ēfarė disponon vetėm e vetėm njeriu; me kėtė rast fjala dhe koncepti “shpirt” mund tė pėrdoret nė kuptimin qė ka fjala e koncepti “frymė“.

Nė kuptimin e gjerė tė fjalės shpirti ėshtė tėrėsia e tė gjitha proceseve, e dukurive dhe gjendjeve tė njė aftėsie tė posaēme tė qenieve tė gjalla e lidhur me trupin si njė qenie materiale apo me pjesėt e tij tė caktuara (truri, nervat, shqisat etj.), e cila bėn tė mundshme qė qeniet tė cilat posedojnė me kėtė aftėsi tė jenė nė gjendje tė ndjejnė, tė “mbajnė ndėrmend”, tė jenė tė gjalla, pėrkatėsisht tė ushqehen, tė rriten e tė shumėzohen; ; nė kėtė kuptim shpirti ėshtė aftėsi e tė gjitha qenieve tė gjalla; ai ėshtė parim i jetės dhe i gjallėrisė, parim i funksionimit.

Atėherė shtrohet vetvetiu ēėshtjet se ē’ėshtė shpirti, cila ėshtė zanafilla e tij, cili ėshtė fati i tij, si ekziston shpirti, a ekziston njė shpirt i pėrgjithshėm apo njė shumėsi e shpirtrave individualė, a ėshtė shpirti njė substancė mė vetėsore dhe e pavarur nga materia apo trupi apo ėshtė funksion, produkt i materies, a ėshtė shpirti i vdekshėm apo i pavdekshėm, a kanė shpirt edhe kafshėt, bimėt, mikroorganizmat etj., apo vetėm njeriu etj., prore kanė qenė dhe sot e kėsaj dite janė ēėshtje qė e kanė preokupuar dhe tani e preokupojnė mendjen jo vetėm tė njerėzve tė zakonshėm, por edhe tė mendimtarėve tė ndryshme: teologėve, filozofėve, psikologėve, biokimistėve, biotikėve etj.

Qysh njerėzit e parė qė kishin arritur njė shkallė tė caktuar tė zhvillimit mental supozonin se shpirti dhe trupi janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme.

Trupi ėshtė i pėrkohshėm dhe i vdekshėm, kurse shpirti ėshtė i amshueshėm dhe i pavdekshėm; ata besonin se shpirti e lėshon trupin (pėrgjithmonė), kur njeriu vdes dhe (pėrkohėsisht), kur njeriu e zė gjumi; njerėzit e kohės sė Homerit, nuk bėnin fjalė pėr vdekshmėrinė e shpirtit; ata ishin tė mendimit se pas vdekjes sė trupit shpirti si njė hije nė errėsirė kalon dhe vazhdon tė jetojė nė “atė botė“, pėrkatėsisht nė nėntokė.

Orfikėt besonin se shpirti ka zanafillė hyjnore, se ėshtė i pavdekshėm, se bartet nga njė trup nė tjetrin dhe se trupi ėshtė njė burg i shpirtit; pėr kėtė arsye shpirti pėrpiqet tė dalė nga trupi dhe kėshtu tė shpėtojė.

Alkmeoni ishte i mendimit se shpirti gjendet nė tru; ndėrkaq materialistėt Demokrit konsideronin se shpirti nuk ėshtė tjetėr pėrveē njė kombinim i posaēėm i atomeve tė posaēme, tė cilat, ndryshe nga atomet tjera, janė tė lėmueshme, tė rrumbullakėta dhe shumė tė lėvizshme; me shkapėrderdhjen e shthurjen e kėtij kombinimi tė atomeve vdes edhe shpirti.

Kurse ata q] shpirtin e konsiderojnė si jo trupor pohojnė: Shpirti ėshtė njė trup subtil, qė ėshtė i shpėrndarė nėpėr tėrė organizmin.. sipas Sokkratit dhe Platonit shpirti ėshtė parim i jetės; shpirti ėshtė ai qė hyn nė trup kėtė e bėnė tė gjallė; shpirti ėshtė i pavdekshėm ngase ajo qė ėshtė e gjallė krijohet nga ajo qė ėshtė e vdekshme, ngase i ngjason idesė, e cila i paraprin gjėsendeve ndijore dhe ngase ėshtė absolutisht i thjesht.

Sipas Platonit, shpirti pėrbėhet nga tri pjesė: pjesa ndijore, pjesa volitive dhe pjesa mendore; vetėm kjo e fundit ėshtė e pavdekshme.

Kurse Arsitoteli e pėcakton shpirtin si parim i formėsimit tė materies sė pa formė, tė trupit dhe tė intelektit. Shpirti ėshtė qėllimi i fundit i gjėsendeve: “nė njė kuptim, shpirti ėshtė ēdo gjė. Shpirti ėshtė shkaku dhe fillimi i trupit tė gjallė, parim i jetės dhe i ndjeshmėrisė“, “fillimi e mbarimi i qenieve tė gjalla”.

Kurse Shėn Avgustini thotė se shpirti ėshtė substancė e arsyeshme e aftėsuar qė ta drejtojė trupin; duke e krahasuar shpirtin me artistin, kurse trupin me instrumentin, dhe vazhdon se shpirti, i cili ėshtė burim i parė i jetės, nuk ka natyrė trupore, por ėshtė njėmendėsia e trupit, sikur qė nxehtėsia, e cila ėshtė burim prej nga nxehet trupi, nuk ėshtė trupi, por njėmendėsia e tij.

Ndėrsa Toma Akuini konsideron se “shpirti nuk pėrmban nė vetvete asnjė substancė trupore” dhe si i tillė ėshtė i pazhdukshėm, nga kėtu del se shpirti i kafshės zhduket sė bashku me trupin e tyre, kurse shpirti i njeriut do tė mund tė zhduket vetėm nė bazė tė vetvetes (Summa theologiae prima pars, LXXV, 1,5,6).

Sipas Rene Dekartit, shpirti ėshtė njė substancė spirituale, tė cilėn e ka krijuar Zoti dhe e cila nuk varet nga materia; shpirti gjendet nė hipofizė; vetėm njeriu ka shpirt.

Kurse pėr Baruh de Spinoza (1632-1677) shpirti dhe trupi janė dy entitete tė ndryshme, por qė, megjithėkėtė, pėrbėjnė njė unitet; shpirti ėshtė ideja e trupit; shpirti nuk mund tė ndikojė nė trup, sikurse qė ky i fundit nuk mund tė ndikojė nė shpirtin.

Ndėrmjet shpirtit dhe trupit ekziston njė paralelizėm: “As trupi nuk mund tė bėjė qė shpirti tė mendojė, as shpirti nuk mund tė bėjė qė trupi tė lėvizė, tė jetė nė qetėsi ose tė bėjnė ndonjė gjė tjetėr (Etika, III, ndejtesa II).

Mendimi i krishterė i bazuar nė bibėl

Shpirti - Mendja

Nė tė gjitha gjuhėt klasike e biblike “shpirti” ėshtė njė fjalė me shumė kuptime. Nė mes shprehjeve “jap shpirt” e “jetoj sipas Shpirtit”, ka shumė ndryshime, por ka edhe analogji reale.

Besėlidhja e vjetėr: Shpirti (Era) – ruah, ėshtė fryma, sė pari ajo e erės. Tek era ka njė mister: herė me njė furi tė papėrballueshme rrėzon shtėpitė, cedrat anijet nė detin e thellė (Ez 13,13) herė shndėrron nė njė murmuritje (! Mbr 19,12) herė pėrhap mbi tė ujin pjellor, qė tė lulėzojė jeta (1 Mbr 18,45).

Ashtu si era, por nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė, frymėmarrja, veēanėrisht ajo e njeriut, vjen nga Zoti (Zan 2,7) dhe i kthehet atij kur vdes (Jb 34,14 v; Kish 12,7; Ur 15,11).

Shpirti i njeriut

Pėr aq kohė sa mbetet te njeriu, kjo frymė hyjnore i takon vėrtet atij dhe me “mishin” e tij pa jetė njė qenie qė vepron njė shpirt tė gjallė (Zan 2,7). Nga ana tjetėr, gjithēka qė e prek kėtė shpirt, tė gjitha pėrshtypjet dhe emocionet e njeriut shprehen me frymėmarrjen e tij. Fjala ruah ėshtė pra, vetė shprehja e ndėrgjegjes njerėzore, e Shpirtit.

Ndėrgjegjja e njeriut nganjėherė duket se ėshtė e pushtuar nga njė forcė e jashtme dhe nuk i pėrket mė vetes. Njė tjetėr rri nė tė qė s’mund tė jetė, veēse njė shpirt edhe ai.

Besėlidhja e re

Nė besėlidhjen e re gjendet pėrsėri e njėjta larmi kuptimesh si nė Besėlidhjen e vjetėr, por pėrpos kėsaj dhurata e Shpirtit tė Shenjtė nė Jezu Krishtin bėn tė duken pėrmasat e vėrteta tė shpirtit tė njeriut.

Madje pėrvojat thelbėsore ėshtė se nė shpirtin e besimtarit banon Shpirti i Zotit qė e pėrtėri (Ef 4,23) dhe “bashkohet me tė“ (Rom 8,16) pėr tė nxitur tek ai lutjen dhe thirrjen birnore pėr ta bashkuar me Zotin, duke bėrė me tė vetėm njė shpirt (1 Kor 6,17.)

Shpirti tregon njeriun nė tėrėsi

Pėr aq sa gjallėron me njė frymė jete. Nė tė vėrtetė ai nuk banon nė njė trup tė vetėm, por shprehet me anė tė trupit, qė si mish tregon njeriun nė tėrėsi. Nė qoftė se nėpėrmjet marrėdhėnies sė vet me Shpirtin, shpirti tregon te njeriu origjinėn e tij shpirtėrore, kjo shpirtėsi ka rrėnjė tė thella nė botėn konkrete.

Nė gjuhėn biblike, termat qė tregojnė shpirtin, nepsesh (hebraisht), psyche (greqisht), anima (latinisht) lidhen pak a shumė drejtpėrdrejt me imazhin e frymės.

Fryma - frymėmarrja

Ėshtė nė vėrtetė shenja e pėrsosur e tė gjallit. Tė jesh i gjallė do tė thotė tė kesh ende brenda vetes frymė (2 Sam 1,9; Vap 20,10); kur njeriu vdes, shpirti del jashtė (Zan 35,18).

Sipas mendėsisė Besėlidhjes sė vjetėr Shpirti ėshtė nė gjak (Lev 17,10v), ėshtė vetė gjaku (Lev 17,14; Lp 12,23), ėshtė njeriu i gjallė.

Nga kuptimi i “gjallė“ fjala kalon te ai i jetės, sepse jeta ėshtė e kufizuar pėr njė kohė tė gjatė nė njė horizont tokėsor, pastaj hapet mė nė fund pėr njė jetė qiellore tė pėrjetshme.

Objektivisht nė fillim quhet “shpirt” ēdo qenie njerėzore, edhe kafsha (Zan 1,20 v 24;2,19); por mė shpesh bėhet fjalė pėr njerėz. Nė shkallėn e fundit tė objektivizmit, njė kufomė mund edhe tė quhet nė kujtim tė asaj qė ka qenė, njė “shpirt i vdekur” (Nr 6,6).

Nė mėnyrė subjektive shpirti i pėrgjigjet vetes sonė, taman si zemra ose mishi, por me njė nuancė brendėsie dhe fuqie jetike, ėshtė po aq e vėrtetė sa edhe shpirti im qė jeton (Jer 51,14; 2 Kor 1,23).

Shpirti dhe parimi i jetės

Nėse shpirti ėshtė shenja e jetės, ai nuk ėshtė burim i saj. Aty ka njė dallim tė dytė qė ndan thellė tė dy mendėsitė me origjinė semitike ose platoniane. Pėr kėtė tė fundit, shpirti identifikohet me frymėn, pėr tė cilėn ai ėshtė nė njė farė mėnyre njė emanacion qė i jep njeriut njė autonomi tė vėrtetė.

Pėr semitėt nuk ėshtė shpirti, por Hyji qė nėpėrmjet Shpirtit tė vet ėshtė burimi i jetės. “Hyji lėshoi nė flegrat e tij njė frymė jete dhe njeriu u bė shpirt i gjallė (Zan 2,7). Nė ēdo qenie tė gjallė ka “njė frymė tė shpirtit tė jetės” (Zan 7,22), pa tė cilėn do tė vdiste.

Kjo frymė i jepet pėr tėrė kohėn e jetės sė tij tė vdekshme. Shpirti (psyche), parimi i jetės dhe fryma (pneuma), qė ėshtė burimi i tij, dallohet nė kėtė mėnyrė nga njeri-tjetri nė qendėr tė qenies njerėzore, atje ku vetėm Fjala e Zotit mund tė hyjė (Heb 4,12). I parė nė kėndvėshtrimin e krishterė, ky dallim lejon tė flitet pėr “psiken pa frymė“ (Jud 19) ose tė shihet te “psikiket” besimtarėt qė kanė rėnė nga gjendja “pneumatike”, ku kishte ēuar pagėzimi nė “tokėsor” (1 Kor 2,14;15,44; Jak 3,15).

Shpirti dhe mbijetesa

Ja pasoja e menjėhershme: ndryshe nga fryma pėr tė cilėn nuk thuhet kurrė se vdes, por pohohet se kthehet te Jahveu (Jb 34,14 v; Ps 31,6).

Ai zbret nė sheol pėr tė bėrė jetėn e mjeruar tė hijeve dhe tė tė vdekurve, larg prej “tokės sė tė gjallėve”, pėr tė cilėn nuk di mė asgjė (Jb 14,21 v.), larg edhe nga Perėndia, qė nuk mund ta lavdėrojė (Ps 88,11 vv), sepse tė vdekurit banojnė nė “heshtje” (Ps 94,17).

Megjithatė kėtij shpirti tė zbritur nė humnerėn e pafund (Ps 30,4) Perėndia e gjithėpushtetshme do t’i japė mundėsinė tė ringjallet (2 Mak 7,14.23) e ia kthejė sėrish nė jetė kockat e shpėrndara feja ėshtė e sigurt pėr kėtė.

Shpirti dhe trupi

Nė qoftė se shpirtrat shkojnė nė sheol, kjo nuk do tė thotė se ata “jetojnė aty” pa trup: “ekzistenca e tyre” nuk ėshtė e tillė, pikėrisht sepse ata nuk mund tė shprehen pa trupin e tyre. Doktrina e pavdekėsisė sė njeriut nuk njėjėsohet pra me konceptin e shpirtėsisė sė shpirtit.

Bibla, qė i atribuon njeriun nė tėrėsi atė qė mė vonė do tė ruhet pėr shpirtin, pas njė dallimi mes shpirtit dhe trupit. Shpirtrat, qė presin nėn altar (Zb 6,9;20,4) shpėrblimin e tyre (Ur 2,22), ekzistojnė kėtu vetėm si njė thirrje pėr ngjallje, vepėr e Shpirtit tė jetės e jo e njė force imanente.

Nė shpirtin Perėndia ka mbjellė farėn e pėrjetėsisė, qė nė kohėn e duhur do tė mbijė (Jak 1,21; 5,20). Njeriu nė tėrėsinė e tij do tė bėhet pėrsėri “shpirt i gjallė“ dhe siē pohon Pali “trup shpirtėror”: do tė “ringjallet nė integritetin e tij”. (1Kor 15,45).

Don Nosh Gjolaj

Neo

Shkrime: 1198


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirti

Mesazh  Elizza prej 30.03.10 2:05

Ēfarė ėshtė shpirti?



Ka dy lloje tė shpirtrave, dmth Shpirti individual ose shpirti i njeriut dhe shpirti Suprem apo shpirti i Lartė
Shpirti individual ėshtė njė imazh apo pasqyrim i shpirtit tė Lartė. Si dielli qė pasqyrohet nė kupa tė ndryshme tė ujit, ashtu edhe shpirti i Lartė pasqyrohet nė mendjet e ndryshme tė personave tė ndryshėm.

Shpirti ėshtė frymė. Ai ėshtė jomaterial. Ėshtė inteligjencė ose ndėrgjegje. Ėshtė ky shpirti individual qė largohet nga trupi pas vdekjes dhe shkon drejt qiellit, me shqisat, me mendjen, pėrshtypjet, dėshirat dhe tendencat. Ai pajiset me njė trup astral delikat, kur tė arrin nė qiell.

Kur uji nė liqen absorbohet, reflektimi i Diellit nė ujė zhytet nė Diellin vetė. Kėshtu edhe kur mendja ėshtė nė meditim, shpirti individual e bashkon veten nė shpirtin Suprem. Ky ėshtė qėllimi i jetės.

Shpirti individual ėshtė bėrė i papastėr nga dėshirat, egoizmi, krenaria, lakmia, epshi, pėlqimet dhe mospėlqimet. Prandaj ai ėshtė i pėrcaktuar (Paricchinna), ėshtė i pajisur me njohuri tė kufizuara (Alpajna) dhe pushtet tė kufizuar (Alpa-Saktiman). Shpirti Suprem ėshtė i pafundmi, i gjithėdijshmi dhe mbizotėruesi. Kjo ėshtė njė mishėrim i dijes dhe lumturisė.

Shpirti individual ėshtė nėn varėsi tė plotė tė injorancės dhe ndihmėsave tė kufizuar tė tillė si mendja, trupi dhe shqisat. Ai ėshtė pamje e thjeshtė. Ai ėshtė i gėnjeshtėrt. Kur ai arrin njohuri tė pavdekshme, ėshtė liruar nga ndihmėsat e kufizuar dhe nga robėria. Ashtu si flluska qė bėhet njė me oqeanin, kėshtu edhe shpirti individual bėhet njė me shpirtin Suprem kur injoranca shkatėrrohet.

Njė trup i vdekur nuk mund tė flas, nuk mund tė ec, nuk mund tė sheh. Ai mbetet si njė trung druri pasi shpirti ndahet nga trupi. Ėshtė shpirti ai qė gjallėron, nxit, lėviz dhe drejton trupin, mendjen dhe shqisat.

Shpirti Suprem ėshtė vetė-dija, vetė-ndėrgjegjėja, vetė-adhurimi, vetė-njohuria dhe vetė-ekzistenca. Ai e njeh vetėn dhe i njeh tė tjerėt. Ai ėshtė vetė-ndriques dhe gjallėrues i ēdo gjėje. S'ka se si te mos e njoh veten. S'ka se si tė mos i njoh tė tjerėt.

Shpirti Suprem ėshtė i pa trajtė, pa atribute, i pandashėm, i pashkatėrrueshėm, i pėrjetshėm, i pafund. Nuk ka as kohė, as ditėn as natėn edhe pse ai krijoi ditėn dhe natėn. Kėshtu qė ėshtė shpirt Suprem. Shpirti ėshtė i pafund, i pėrjetshėm, i pavdekshėm.

Ai vetėm ekziston. Kjo botė e emrave dhe formave ėshtė iluzion. Ajo ėshtė e mbivendosur mbi shpirtin e Lartė, ashtu si gjarpri i mbivendosur nė litar. Kjo botė do tė zhduket nė tėrėsi.

Gjithkush ndihet se "Unė ekzistoj '','' Unė jam Filani ''. Askush nuk mund tė thotė ''Unė nuk ekzistoj''. Kjo nė vetvete dėshmon pėr ekzistencėn e njė shpirti tė pavdekshėm. Nė gjumė tė thellė ju pushoni nė shpirtin e Lartė. Nuk ka asnjė botė pėr ju. Ju gėzoni lumturi tė papėrzier. Kjo dėshmon se shpirti i Lartė ekziston dhe natyra e tij thelbėsore ėshtė lumturi e pastėr.

Pastroje mendjen tuaj. Qėndro nė tė. Fikso mendjen nė shpirtin e Lartė. Meditoni dhe kuptoni natyrėn thelbėsore hyjnore tuajėn. Ju do tė ēliroheni nga rrota e lindjeve dhe vdekjeve. Ju do tė arrini lumturi tė pėrjetshme dhe pavdekėsi.

Sri Swami Sivananda

Elizza

Shkrime: 1091


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirti

Mesazh  luli prej 24.01.12 8:18

Studimi: Shpirti, nuk e ka njė ēmim



Shpirti, ashtu si edhe vlerat tek tė cilat ne besojmė mė thellė, nuk mund tė shitet, pasi nuk ka njė vlerė tė caktuar pėr tė. Vetė truri ynė e ka pėrcaktuar atė si njė target tė jetės sonė, i cili ėshtė i ndarė nga shpenzimet apo nga pėrfitimet dhe gjėrat e shenjta, tė cilat do t’i falnim me kėnaqėsi.

Kjo ėshtė demonstruar sė fundmi edhe nga njė studim, i Universitetit tė Emorisė, pranė Atlantas nė SHBA. Testi i hulumtuesve tregoi sesi vlerat "e shenjta", kthehen nė njė qark tė posaēėm nervor.

Duke analizuar aktivitetin e trurit, duke pėrdorur rezonancė magnetike tė trurit, shkencėtarėt kanė vėrejtur se vlerat qė ne i konsiderojmė si tė shenjta, mjafton njė qark i lehtė nervor pėr tė vlerėsuar ēfarė ėshtė e drejtė dhe e gabuar.

Rajoni i trurit mė i zhvilluar nė mesin e besimtarėve tė njė feje, apo ai i aktiviteteve tė rajonit tė trurit qė lidhen me vlerat thelbėsore ishte mė intensive nė njerėz qė janė pjesė e grupeve tė organizuara, si besnikė tė kishės, anėtarėt e ekipeve sportive dhe muzikore etj.

Ndoshta pėr shkak tė rregullave dhe normave shoqėrore qė ekzistojnė nė grup, i ndihmojnė pėr tė patur vlera nė njė mėnyrė mė tė thellė.

luli

Shkrime: 324


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpirti

Mesazh  Gjinkalla prej 22.02.12 0:27

Shpirti nga kendveshtrimi islam.

Kur'ani dhe Suneti na japin njė dituri tė kufizuar sa i pėrket shpirtit. Nga kjo mund tė themi se fjalėt arabe Ruh dhe Nefs qė pėrdoren pėr shpirtin, shpeshherė kanė kuptim tė njėjtė. Imam Ibnul-Kajjimi shkroi nė veprėn e tij "Kitab er-Ruh": "Shpirti (Ruh) ėshtė njė qenie qė dallon plotėsisht nga trupi fizik. Ai ėshtė fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallėri dhe lėvizje depėrton nė thellėsitė e organeve dhe rrjedh nėpėr to sikur uji nė trėndafil, vaji nė ulli apo zjarri nė thėngjill. Pėr aq gjatė sa kėto organe mbesin tė afta tė pranojnė ngacmimet e kėtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me kėto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lėvizje. Por, kur kėto organe dobėsohen (kalben) nga kaplimi i sėmundjeve dhe nuk janė me tė afta tė pranojnė ngacmimet e shpirtit, atėherė ai e lė trupin dhe niset drejt botės sė shpirtrave."



Ekziston njė dallim nė mėnyrėn e pėrdorimit tė fjalėve Ruh dhe Nefs. Ruh ėshtė shpirti i qėndrueshėm, i cili banon nė qiej dhe i nevojitet trupi fizik qė ta mbajė atė nė tokė. Kur kėtij shpirti i dhurohet trupi, nė atė moment fillon jeta dhe tani ky shpirt pėrshkruhet si Nefs. Fjala Nefs ėshtė pėrdorur me shumė kuptime nė Kur'an dhe tė gjitha nėnkuptojnė shpirtin me trup.

a) Nefsi qė nėnkupton "vete": "Ti e di ē'ka nė veten time, e unė nuk di se ē’ka nė veten Tėnde." (Maide, 116)

b) Nefsi qė nėnkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhės." (hadith)

c) Nefsi si forcė e fuqishme nė njeriun, e cila e shtyn atė ose kah e mira ose kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su' (shpirti qė nxit nė tė keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kėnaqur).


DY VDEKJE DHE DY JETĖ


Kur'ani pėrmend dy vdekje dhe dy jetė tė dhuruara nga Zoti.

"Si e mohoni Zotin, e dihet se ju ishit tė vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do tė ktheheni?" (Bekare, 28)

"Ata (jobesimtarėt) thonė: Zoti ynė, na bėre tė vdesim dy herė dhe na ngjalle dy herė..." (Gafir, 11)

Kur krijohet sė pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesė e vdekur. Nė kėtė fazė njihet si Ruh, dhe kjo ėshtė vdekja e parė prej dy vdekjeve tė krijuara nga Zoti.

"Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t'ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė, dhe Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi." (Mulk, 2)


Gjithashtu, Kur'ani na tregon se tė gjithė shpirtrat e njerėzimit ishin krijuar para krijimit tė Ademit dhe se ishin ftuar tė dėshmojnė sundimin e Zotit.

"Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanė: "Po, dėshmuam!" Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: "Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur."" (A'raf, 172)

Jeta e parė fillon kur shpirti frymėzohet nė embrion, nė mitrėn e nėnės, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs. Fjala Nefs pėrdoret gjithashtu pėr "gjakun", prandaj lehonat nė ditėt e gjakrrjedhjes sė tyre njihen me emrin Nufasaa'. Pėrderisa gjaku vėrshon nė mėnyrė tė shėndoshė nėpėr trup, do tė ketė jetė nė atė trup.

Abdullah Ibėn Mesudi transmeton se i Dėrguari i Zotit s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtetė ēdonjėri nga ju formohet nė barkun e nėnės sė tij nė dyzet ditėt e para nė formė tė farės, pastaj ai ėshtė droēkė gjaku pėr njė periudhė tė ngjashme, pastaj copė mishi pėr njė periudhė tė njėjtė. Pastaj dėrgohet njė engjėll i cili frymėzon shpirtin nė tė..." (Buhariu dhe Muslimi)

Dijetarėt nga ky hadith kanė konkluduar se meqenėse engjėlli i jetės e inspiron shpirtin nė embrionin 120 ditėsh, abortimi nė raste tė jashtėzakonshme mjekėsore ėshtė i lejuar vetėm para se fryti tė arrijė moshėn 4 muajshe. Kur embrionit t'i dhurohet jeta, atėherė ai bėhet qenie e gjallė dhe t'ia marrėsh jetėn atij konsiderohet vrasje.

Vdekja e dytė ndodh kur shpirti e braktis trupin nė ēastin e caktuar tė jetės sė tij nė tokė.

"Ēdo Nefs (shpirt) do tė shijojė vdekjen,..." (Ali Imran, 185)

Nefsi vdes dhe varroset, pėrderisa shpirti i tij shkon lart nė qiej. Pėr kėtė arsye i Dėrguari s.a.v.s. na mėsoi: "Nė vdekje sytė e pėrcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytė."

Jeta e dytė do tė jetė e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do tė ringjallen dhe shpirtrat e tyre do tė frymėzohen nė ta pėr herė tė dytė.

Gjinkalla

Shkrime: 364


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi