Antroposofia

Shko poshtė

Antroposofia

Mesazh  Admin prej 10.05.08 12:21

Antroposofia

Antroposofia ėshtė puna e njė njeriu, Rudolf Steiner, njė lėvizje e organizuar rreth mistereve, graviton rreth ceromonive fillestare tė krishterizmit ezoterik, gnosticizmit, prezentohet si njė trashiguese shpirtėrore e katarėve.



Rudolf Steiner (sqt. Rudolf Shtajner) (25 shkurt, 1861 - 30 mars, 1925) ishte njė filozof austriak, shkollar letrar, arkitekt, dramaturg, mendimtar dhe ezoterik.

Ai ėshtė themeluesi i diturisė njerėzore (greq. anthroposofia) "lėvizje qė bazohet nė mendimin se ėshtė njė botė shpirtėrore (frymore) e kuptueshme e mendimit te pastėr, por e arritėshme vetėm nga aftėsite mė tė larta tė diturisė mendore" dhe nga shumė zbatime ushtruese tė saj, pėrfshi edukimin Valdorfian, agrikulturėn biodinamike, mjekėsinė antroposofike dhe shtytje tė reja artistike, veēanėrisht evrithminė.

Ai e veēorizon antroposofinė si vijon:

"Antroposofia ėshtė njė shteg i diturisė, pėr tė udhėhequr frymoren (shpirtėroren) e qėnies njerėzore tek frymorja nė gjithėsi...Antroposofistė janė ata qė pėrjetojnė, si njė nevojė thelbėsore tė jetės, disa ēėshtje mbi natyrėn e qėnies njerėzore dhe gjithėsisė, ashtu siē dikush pėrjeton urinė dhe etjen."

Mendime prijėse antroposofike (1924)

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Antroposofia

Mesazh  Neo prej 27.04.09 0:56

USHTRIME PER DITET E JAVES
Nga Rudolf Shtajner

Studenti duhet ti kushtojė vemendje tė veēantė kryerjes me kujdes sė disa veprimeve tė caktuara tė jetės sė pėrditshme, qė nė mė tė shumtėn e rasteve, i bėjmė pa pasur mendjen, instiktivisht. Gjithsej, janė tetė ushtrime tė tilla.

Do tė ishte e kėshillueshme tė ndėrmernim njė ushtrim tė vetėm, gjatė periudhės kohore qė kemi caktuar pėr tė, tė themi njė javė apo dy, e pasi ta kemi mbaruar ciklin komplet, t'ja fillojmė prapė nga fillimi. Ndėrkohė, ushtrimi i tetė mund tė praktikohet pėrditė. Si pasojė e kėsaj, njohja e vetes mundėsohet gradualisht, dhe progresi ėshtė diēka e dukshme. Mė vonė, duke filluar nga e shtuna, ushtrimi i fundit mund tė shtohet pėr ēdo ditė, kėshtu qė radha nė fjalė mbetet e pandryshuar. Pra, tė Shtunėn-mendimet, tė Djelėn-vendimet, tė Hėnėn-bisedat, tė Martėn-veprimet, tė Mėrkurėn-sjellja, e kėshtu me radhė...

E SHTUNE
Kushtoi vemendje ideve.

Mendo vetėm pėr ato gjėra qė tė hyjnė nė punė. Mėso pak nga pak se si ta ndash shapin nga sheqeri, d.m.th, mendimet e rėndėsishme nga ato kalimtare, apo tė vėrtetėn nga opinioni sa pėr tė kaluar radhėn. Nė bisedat me tė tjerėt, mundohu tė ruash gjakftohtėsinė dhe sidomos, mos bjer pre e paragjykimeve dhe negativitetit, madje as thjesht nė tė menduar.


OPINIONI I DREJTE

E DJELE

Tė formosh opinion, deri pėr gjėrat mė tė vogla, vetėm pas egzaminimit tė plotė. Tė gjitha veprimet instiktive, apo sa pėr tė kaluar radhėn, duhet lėnė mėnjanė njė herė e mirė. Nė ēdo veprim udhėhiqu nga arsyeja, pa rėnė pre e situatave qė do tė binin ndesh me parimet nė fjalė. Pasi ta kesh peshuar punėn siē duhet,qėndro i palėkundur nė opinionin tėnd, pa tė lėshuar zemra. Kjo ėshtė me fjalė tė tjera:

GJYKIMI I DREJTE

Formuar nė mėnyrė tė pavarur nga simpatitė apo antipatitė e rastit.


E HENE

E folura. Vetėm ajo qė ka vlerė dhe kuptim duhet tė dalė nga goja e atij qė lufton pėr tė pėrsosur veten. E folura kot mė kot, sa pėr tė kaluar kohėn, vetėm sa na dėmton.
Bisedat pa lidhje dhe qėllim nė vetvete, duhen mėnjanuar. Kjo s'do m thėnė qė ti shmangemi komunikimit me tė tjerėt; pikėrisht nė njė moment tė tillė na jepet mundėsia pėr tė pėrmirėsuar diēka.Vemndja dhe kujdesi duhen bėrė pjesė e pandarė e ēdo pyetje dhe pėrgjigje, pa harruar qėllimin final. Asnjėherė mos fol sa pėr tė folur, prefero mė mirė heshtjen. Gjithashtu elemino ekstremet, tė llapurit pa pushim, apo tė ndenjurit si guak. Dėgjoje tjetrin me qetėsi, pastaj reflekto. Ky ushtrim mund tė quhet:

E FOLURA E DREJTE

E MARTE

Veprimet tona s'duhet ti shqetėsojnė tė tjerėt. Nėse rasti e do qė tė hedhim njė hap tė caktuar, bazohu gjithmonė nė moralin e shėndoshė tė veprimit. Ndėrsa kur situata na lejon tė marrim iniciativėn mos harro ti kalkulosh rezultatet paraprakisht. Ky quhet:

VEPRIMI I DREJTE

E MERKURE

Regullimi i jetės. Tė jetosh nė harmoni me vetė natyrėn tėnde, pa rėnė viktimė emocionale e situatave pėrreth; ti shmangesh telasheve tė panevojshme. Mos nxito dhe mos u trego i ngathėt nė tė njejtėn kohė. Shikoje jetėn, si mundėsinė pėr tė arritur njė zhvillim shpirtėror mė tė lartė, dhe vepro gjithmonė i nisur nga njė prespektivė e tillė. Kjo mundėson:

QENDRIMIN E DREJTE

E ENJTE

Pėrpjekjet njerėzore. Mos bė asgjė pėrtej mundėsive tė tua, – por po ashtu mos le gjė mangut brenda tyre.
Shiko pėrtej momentit, dhe vendosi vetes objektiva tė denja pėr statusin tėnd shpirtėror. Pėr shembull, nė lidhje me ushtrimet e pėrshkruara mė sipėr, mundohu ta pėrsosėsh veten me qėllimin qė njė ditė tė mund ti ndihmosht tė tjerėt, pavarėsisht se njė mundėsi e tillė mund ti pėrkasė vetėm tė ardhmes.
Kjo do tė thotė qė ta vazhdojmė praktikėn e ushtrimeve tė sipėrpėrmendura,

DERI SA TE NA BEHEN ZAKON.

E PREMTE

Pėrpiqu tė mėsosh nga jeta sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Asgjė s'ndodh reth nesh, pa patur mundėsinė nė vetvete tė na mėsojė diēka tė vlefshme. Madje gabimet, janė mėsuesi mė i mirė.
Nėse i studiojmė me vėmendje veprimet e tė tjerėve, (por pa ftohtėsi ose cinizėm, kuptohet) shanset janė qė tė mos i pėrsėrisim gabimet e tyre, kur do tė na qėllojė tė jemi nė situata tė ngjashme.
Ki parasysh se tė mėsuarit ėshtė gjithmonė i mundshėm, madje edhe nga mė tė vegjlit.
Ky ushtrim quhet:

KUJTESA E DREJTE
(Tė mėsuarit nga eksperienca)

PĖRMBLEDHJE

Sa herė qė tė kesh mundėsi, pleqėroi gjėrat vetmėvete, qoftė edhe pėr pesė minuta ditėn.

Bėje kėtė nė dritėn e mėsimeve tė shpjeguara mė lart, d.m.th, puno tė zbulosh atė qė ėshtė thelbėsore dhe e pėrhershme, – tė themi, virtytshmėrinė qė mund tė pėrftohet nga kjo teknikė.

E mira s'mbaron kurrė, po ashtu edhe tė mėsuarit. Ky ėshtė ushtrimi i: GJYKIMIT TE DREJTE.


perkthimi nga : Gazmend Ēeno
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Antroposofia

Mesazh  Neo prej 10.06.09 14:05

ENIGMAT E KOHĖS SONĖ
Rudolf Shtajner

Ligjėrim i mbajtur nė Berlin, 12. IX. 1919


Vlerėsimin pėr pėrmbajtjen e kėtij teksti mund ta jep vetėm ai i cili i ka studiuar seriozisht shkencat shpirtėrore dhe antropozofe.

ENIGMAT E KOHĖS SONĖ

Kishte me qenė gabim nėse mendohet se ngjarjet nė tė ardhmen e afėrt do tė kontribuojnė nė zvogėlimin e vlerės sė personit, individit, nė dobi tė bashkėsisė.

Kjo s'do tė ndodhė nė asnjė mėnyrė. Drejtimin tė cilin e ka ndjekur evolucioni i njerėzimit gjatė tre-katėr shekujėve deri nė fund tė shekullit nėntėmbėdhjetė, e ka
bėrė gjithsesi njeriun (organ) vegėl tė cilin e ka vendosur nė punėn e njė mekanizimi tė madh. Por nga njeriu varet se a do tė ēlirohet nga ky mekanizėm.

Epoka jonė ėshtė karakterizuar me egoizėm fundamental. Padyshim gjithkund flitet pėr socializėm. Por ky socializėm ushqehet vetėm me ndjenja, instikte tė pakrahasueshme antisociale. Nuk mund e tė mos thuhet, edhe pėr faktin se njerėzit aq shumė sot
interesohen pėr socializėm, kjo ėshtė pėr shkak se e kanė humbur ēdo kuptim mbi atė qė ėshtė sociale.

Por sikur tė kishte qenė kjo ide e rrėnjosur tek njerėzit, atėherė nuk do tė kishte pasur nevojė tė proklamohen programe socialiste tė cilat nuk janė asgjė tjetėr pėrpos reagime ndaj ndjenjave egoiste tė njerėzve.

Por e sakt, nė njė epokė siē ėshtė kjo e jona mbresa tė veēanta lėnė tė gjitha ato qė bartin shenjėn e dashurisė sė pėrgjithshme, besnikrisė, harresės sė pėrgjithshme dhe sinqeritetit ndaj vetvetes pėr ideal.

Dhe nė mes tė kėtij egoizmi modern ja vlen tė vlersohet ky vlerėsim, si dhe krejt ajo qė pėrpiqet pėr idenė e dashurisė dhe shpirtit.

Mėsohemi t'i vlerėsojmė tė mirat tona pa shpifje. Kur e vėshtrojmė botėn ėshtė e pamundur e mos t'i shohim shenjat e rėnimit tė cilat ngapak shfaqen nė ēdo vend. Pėr tė mos u humbur shqyrtimi i thellė pėr kuptimin e jetės, nuk duhet harruar se fjalėt tė cilat njerėzit i thonė, shpesh janė larg tė vėrtetės dhe realitetit.

Shumica e njerėzve e kanė humbur edhe vetė kuptimin pėr tė vėrtetėn. Tė flasėsh sot s'do tė thotė mė se fjala tė rrjedhė sikurse vala e cila ngritet dhe pastrohet me ndjenjėn e thellė - sot tė flitet do tė thotė tė radhiten frazat, duke mos u lidhur ngushtė fjala e njeriut me burimin e thellė tė sė vėrtetės.

Le tė shikojmė nė tė shkuarėn pesė apo gjashtė vjeēare tė fundit. Aty do tė gjejmė disa dėshmi tė qarta mbi josinqeritetin e pėrgjithshėm, sa qė mė nuk do tė mund tė dyshojmė nė greminėn e cila e ndanė botėn tonė nė mes tė vėrtetės dhe reales; kjo greminė do tė ishte thelluar edhe mė thellė; po mos tė kishte ardhur diēka qė mundohet ta mbulojė kėtė greminė.

Nė ditėt tona asgjė nuk ėshtė mė e suksesshme sesa frazat boshe, fjaltė e rreme, gjepurat, nėse nuk janė veē prirjet e njeriut tė jep dėshmi me pikėpamje nė kėtė anim kah gėnjeshtra.

Kudo qė ajo shfaqet pėrnjėherė paraqiten me mijra shpirta tė mirė tė cilėt thonė: ēfarė po ngjanė kėtu? Ai i cili e ka thėnė kėtė gabim e ka pasur qėllimin mė tė mirė. Oh, sa rrallė paraqitet ajo dashuri pėr tė vėrtetėn e cila atė qė fletė pėr diēka do ta obligojė qė
krejt t'i peshojė, tė gjitha t'i kontrollojė edhe njė herė para se diēka tė dėshmojė!

Por prapė njerėzit njėherė e pėrgjithmonė duhet tė vetėdijesohen tė mos deklarojnė mė fjalė tė rreme duke thėnė: "ka menduar se ėshtė duke vepruar mirė". Njerėzve iu duhet ta arrijnė njė ndjenjė tė mprehtė tė pėrgjegjėsisė, e cila do t'i obligojė me tė vėrtetėn, pėr tė qenė nė gjendja ta fajsojnė veten pėr ēdo fjalė tė pavėrtetė, tė shprehur madje edhe me qėllimet mė tė mira.

Sepse pasi qė bėhet fjalė pėr njohjen e gjėrave, nuk ka tė bėj me ndjenjėn e cila e entuziazmon atė qė flet, por nė vepėr, tė vėrtetės objektive e cila pėr neve ėshtė e rėndėsishme.

Pesha e kohėrave tė sotit do t'i mėsojė njerėzit qė mirė ta vlerėsojnė tė keqen e cila e krijon krejt frazeologjinė moderne.

Sot njeriu mendon se ka tė drejtė tė pohojė krejt atė qė kėrkon nevoja e njė gjėje, pavarsisht se a ėshtė kėsaj plotėsisht i vetėdijshėm. Shikoni se ēfarė ngjanė para syve tė ndodhive moderne.

Vitet qė do tė pasojnė do tė jenė me pasoja shumė tė rėnda. Pėr kėto pasoja njerėzit nuk po brengosen vetėm pėr llogaritė nė banka; ata nuk dėshirojnė qė nė tė ta shohin gjithė cakun, dhe krejt ajo qė ka kuptim pėr evolucionin e njerėzimit.

Shikoni, pėr shembull, bashkėkohasit tanė tė cilėt rrethanat e sotit i kanė vėrė nė plan tė parė, e ku timonin shtetėror e kanė marrė nė duart e veta. Kėta njerėfatkeqėsia i ka gabuar.

Por pasi qė nė botė janė tė rrallė ata tė cilėt pėrpiqen tė krijojnė gjykim objektiv mbi atė se ēka i solli kėta njerėz, kush i zgjodhi dhe i vuri nė vende udhėheqėse! Prapė, sot asgjė nuk ėshtė mė e rėndėsishme se kjo; duhet ēliruar nga tė gjitha opinonet personale, tė krijohet kėndvėshtrimi i drejtė i cili do tė lejojė qė tė gjitha ngjarjet tė shihen nė dritėn e vet tė vėrtetė.

Shumė njerėz mendojnė se ėshtė e lehtė tė thuhet e vėrteta. Jo, kjo nuk ėshtė e lehtė, sepse e vėrteta sot ka shumė armiq; njeriu i sinqertė shumė lehtė kotė shkatėrrohet. Sot e vėrteta shumė dobėt pranohet.

Do tė vijė koha kur njerėzit pėr epokėn tonė do tė shikojnė me njė vėshtrim tė veēant. Tash neve na mbetet ta pėrfundojnė njė detyrė tjetėr nga ata qė kanė qenė para nesh. Pėr ta kuptuar kėtė duhet tė pėrpiqemi tė parashikojmė sesi pasardhėsit tanė do tė shikojnė pėr kohėn tonė.

Njerėzit e epokės sonė duhet tė mėsojnė qė vėshtrimin e tyre tė brendshėm shpirtėror ta orientojnė kah lėvizjet e mėdha, impulseve tė mėdha tė cilave iu ėshtė nėnshtruar evolucioni i njeriut nė Tokė.

Njė prej lėvizjeve udhėheqėse e gjejmė kah mesi i shekullit XV tė epokės sė re, nė momentin kur shkenca shpirtėrore konsiderohet si nismėtare e civilizimit sė pestė postatlantid. Kjo plotėsisht dallon nga epoka greko- romake, e cila fillon nga shekulli VIII tė epokės sė re deri tek shekulli XV.

Sot njerėzit janė tė xhindosur me atė qė e quajnė histori, e e cila nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos trillim i thjeshtė. Ajo i stopon ta ndiejnė dallimin e madh i cili ekziston nė mes tė shpirtit tė njeriut qė ka jetuar, pėr shembull nė shekullin e X dhe shpirtit tė
njeriut qė ka jetuar kah fundi i shekullit XV.

Transformimin e njerėzimit e kanė shkaktuar animet dhe njohjet e reja, dhe pėr t'u kuptuar kėto nevoitet qė shikimi ynė i brendshėm tė ngritet kah forcat shpirtėrore qė ēojnė nė detyrėn e njerėzimit.

Kėto prirje, kėto njohje tė cilat ngadal kanė depėrtuar nė shpirtin e njeriut nga gjysma e shekullit tė XV, sot shkaktojnė njėlloj krize. Kemi hasur nė momentin vendimtar tė kėsaj krize kėshtu qė njeriut patjetėr i nevoitet qė kėtė vetėdijshėm ta kuptojė, dhe mos tė lejojė qė kjo tė kalon pa influencė.

Njeriu duhet tė bėhet i vetėdijshėm(menjėherė do ta shohim se si) pozitės tė cilėn e zė nė botėn e tri mbretėrive tė natyrės: shtazore, bimore dhe minerale.

Kėtė njeriu e shpreh duke i dhėnė fjalėve kuptim tė cilin ia ofron epoka jonė - njeriu e fletė vetėm gjysmė tė vėrtetėn. Dikur, para se me qenė kjo epoka jone e pestė postatlantide, njeriu me tė drejtė ka mudur tė pohojė: rreth meje ekziston mbretėria shtazore, bimore dhe minerale.

Sepse ai nė kėto tri mbretėri tė natyrės ka parė diēka shpirtėrore. Njeriu modern e ka humbur njohjen mbi kėtė. I nevoitet qė pėrsėri ta gjej, i nevoitet qė pėrsėri tė ndihet i lidhur me kėto tri mbretėri tė natyrės: shtazore, bimore dhe minerale, e cila ėshtė nėn tė, njėkohėsisht edhe me tri mbretėri qė janė mbi tė: engjėllore, arkangjelore dhe arkaje.

Pėr t'u njohur e vėrteta absolute duhet tė shikohet, jo vetėm nė tri mbretėri mė tė ulėta, por gjithashtu edhe nė atė tjerat, ato tė cilat radhiten mbi njeriun. Pėrmes vetive tė caktuara trupi ynė fizik ka lidhje me mbretėrit e ulėta, njėjtė ashtu shpirti ynė, mendja jonė ėshtė e ngjajshme me tri mbretėrit e larta.

Dhe me tė vėrtetė, tė gjitha raportet tona ndryshojnė jo vetėm ndaj mbretėrive tė
ulėta, por edhe ndaj hierarkisė mė tė lartė.

Gjatė epokės e cila ka pėrfunduar kah mesi i shekullit XV, engjujtė, arkangjelėt dhe arkajėt qen tė pėrzier nė jetėn e njeriut dhe nė qenien e tij nė mes vdekjes dhe lindjes sė sėrishme, njėjtė sikur nė jetėn tokėsore.

Por kėshtu mė nuk ėshtė nė epokėn tonė. Njė prej detyrave tė shumėta qė obligohen kėto tri hierarki qėndron nė punėn pėr formimin e tipit ideal sipas tė cilit ėshtė modeluar organizmi fizik dhe tokėsor i njeriut.

Me lindje vijmė nė Tokė, rritemi nė kėtė Planetė: tipi ideal njerėzor derdhet nė ne dhe na formėzon (modelon).

Ky tip ideal i nėnshtrohet ndryshimeve. Shikoni, pėr shembull, dėshmitė e epokės sė vjetėr atlantide apo edhe tė civilizimit egjiptas; njerėzit e asaj kohe kanė pasur ndėrtim tjetėr tė trupit. Forma e njeriut ka ndryshuar, e kjo ėshtė vepėr e hierarkisė.

Nėn ndikimin e tyre ka pėrjetuar ndryshime tė cilat e kanė karakterizuar nė epokėn lemuride, mandej nė epokėn atlantide, dhe mė nė fund nė epokėn tonė postatlantide.

Por studimi shpirtėror i evolucionit njerėzor zbulon njė fenomen shumė interesant, e ajo ėshtė se puna qė bėjnė herarkitė e larta nė ndryshimin konstant, nė njėfarė mėnyre ka pėrfunduar.

Tipi ideal sipas tė cilit ėshtė ndėrtuar organizmi fizik i njeriut ka pėrfunduar.

Pėr gjatė mijėra e mijėra vjetėsh engjujtė, arkaengjujtė dhe arkajėt e kanė ngritur dhe kanė ndėrtuar tipin e organizmit shpirtėror tė njeriut. Ne jetojmė nė epokėn kur kėto qenie aq supreme mund tė thonė: ja, tipi njerėzor ėshtė formuar; puna jonė ka pėrfunduar; i kemi ndihmuar njeriut tokėsor tė inkernohet nė trup fizik; tash puna jonė ka pėrfunduar.

Ai tė cilit kėndvėshtrimi shpirtėror ia vėrenė gjėrat, habitet qė mund ta konstatojė se nė kohėn tonė ėshtė shterur interesimi i kėtyre qenieve supreme pėr formėn fizike tė njeriut, dhe se ai interesim plotėsisht ėshtė zhdukur nga ajo formė.

Nė epokėn greko-romake pėr shembull, hierarkia me dashuri ka punuar nė
edukimin e tipit ideal tė njeriut tokėsor. Ata sot prej tij janė larguar, e puna e tyre moti ka pėrfunduar. Sikur tė kishin ndar njerėzit pak kohė dhe interesim qė me saktėsi tė studiojnė veprat e jashtėme tė zhvillimit njerėzor, do t'i kishin vėrejtur pasojat e thella dhe jetėsore tė asaj gjendjeje tė gjėrave.

Kur e shikojmė tė shkuarėn hasim nė shumė ngjarje tė cilat mund tė na thonė: duket se dikur mendimet e caktuara kanė buruar nga shpirti. Ka pasur njerėz nga tė cilėt aq intuitivisht kanė shpėrthyer inspirimet - "gjeni".

Nė ditėt tona fuqia e gjeniut nuk ngritet mė nga thellėsia e organizmit, sepse ky organizėm ėshtė braktisur nga qeniet supreme tė cilat e kanė humbur krejt interesimin pėr tipin ideal njerėzor.

Kjo mėnyrė e pėrfundimit fizik, e cila nė njėfarė mėnyre ėshtė arritė, e bėn njeriun krenar. Ai e vazhdon rrugėtimin nėpėr Tokė duke mos e pėrfunduar kėtė formė fizike, pikėrisht tė pėrfunduar; trupi i tij mė nuk mund t'i ofrojė kurrfarė pėrsosje.

Mendimet gjeniale tė cilat dikur kanė bururar prej tij, janė krijuar nė organizėm ku ka vepruar shpirti dhe - pasi qė ato kanė qenė vepra tė zotave - nė atė trup kanė pasur veprim modelues.

Pėr shembull, poemat e Homerit kanė vepruar nė trupin e grekėve tė vjetėr dhe e kanė formėzuar. Krejt ajo qė vjen nga kjo forcė plastike dhe aktive, vepron nė tė njėjtėn kohė nė organizėm.

Por ligjet shkencore tė cilat i kemi vėrė nė formula, dhe pėr tė cilat jemi aq krenar, nė esencė nuk janė asgjė tjetėr pėrveē se abstraksione; ato nuk kanė kurrfarė ndikimi
nė trupin tonė.

Ne sot ndėrtojmė konstruksione, krijojmė formula tė cilat koha i mbijeton, se prej tash hierarkitė nuk punojnė mė nė neve, sepse asnjė ide e gjallė dhe krijuese nuk krijohet mė nė neve. Shpirti ynė i braktisur ėshtė bėrė abstrakt. Duke u tėrhjekur nga trupi, hierarkitė ia kanė marrė burimin e inspirimit.

Ne vetė duhet pėrsėri ta gjejmė lidhjen aktive e cila na ka bashkuar me kėto qenie superiore. Deri mė tash ato kanė qene na kanė dashtė dhe na kanė modeluar. Tash duhet prapė t'i gjejmė me punėn tonė nė veten tonė. Kjo punė e brendshme e shpirtit dhe mendjes, e forcuar me studimin e njohurive spirituale, pėrsėri do t'i tėrhjek drejt nesh qeniet e sferave mė tė larta.

Ato do tė bashkohen me mendimet, me ndjenjat tė cilat do t'i thithim nga bota shpirtėrore.

Dhe kėshtu pėrsėri do t'i gjejmė. Kjo ėshtė ngjarja kryesore qė po ngjanė nė epokėn tonė, dhe e cila mund tė quhet "ndryshime nė raportin bota e zotave me botėn e njerėzve". Deri nė kėtė moment qeniet hyjnore kanė punuar nė pėrfundimin e modelimit tė figurės sė njeriut; prej tash njeriu duhet tė pėrpiqet qė vetė ta ndėrtoj shpirtin e tij, pėr t'u bashkuar sėrisht me qeniet supreme.

Ky mision i epokės sonė nuk ėshtė i lehtė. Njerėzit sot janė krenar nė punėn e pėrfunduar tė figurės sė tyre fiizike; tė lėnė nga tipi i tyre ideal, nė tė njėjtėn kohė edhe nga qeniet supreme, ata sajojnė mendime abstrakte tė cilat mė nuk kanė kurrfarė lidhje me shpirtin.

Detyra jonė e parė ėshtė qė kėtė lidhje ta bashkojmė pėrmes vetė neve, duke iu kushtuar studimit shpirtėror, njohjes tė cilėn ajo e prodhon, duke vepruar ashtu siē na mėson ajo.

Dukuritė e ndryshme tė kohės sonė nuk mund tė kuptohen ndryshe nėse me tė vėrtetė nuk kuptohen gjatėsia enorme e kėtij transformimi gjatė shekujsh.

Vrojtimet e jashtme nuk i lejojnė njeriut ta kuptojė epokėn e tij; pėr kėtė arsye pėr njohjen e shpirtit tė vetė duhet tė punojė pėrbrenda. Ju e dini se po hyjmė nė periodėn e shpirtit tė vetėdijės pasi qė e kemi kaluar periodėn e shpirtit tė arsyes e cila ka qenė prezente nė kohėn e civilizimit greko-romak.

Ky shpirt i vetėdijės duhet tė udhėhiqet gjithnjė e mė shumė nga orientimi i ri: qeniet supreme mė nuk futen nė njeriun; ai ngjitet kah ata me forcėn e vetėdijės sė plotė, tė ndritur, tė zgjuar dhe tė qartė tė tij.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Antroposofia

Mesazh  Neo prej 10.06.09 14:05

Shkenca shpirtėrore ėshtė derė nė kėtė rrugė, sepe kjo nuk ėshtė krijuar nga ndonjė sajim i tekeve, por nga nevoja e thellė pėr ta pėrmirėsuar epokėn tonė.

Por nuk ka ndryshim vetėm nė aspektin e qenieve superiore; detyrat tjera e nxisin vetėdijen e njeriut. Jeta e tij gjithmonė ka qenė nėn ndikim e ligjit tė madh tė fatit - Karmės; por prapė ai nuk ka pasur gjithmonė "vetėdije" pėr kėto ligje.

Ēfarė habie ka prodhuar libri i Lesingut: "Mbi edukimin e gjinisė njerėzore", i cili zbulon nocione mbi jetat e pandėrprera nė tokė! Tash dominon koha kur kanė ndryshuar raportet, jo vetėm nė mes njerėzve dhe zotave, por edhe marrėdhėniet ndėrmjet vetė njerėzve po ndryshojnė.

Padyshim, ky transformim akoma nuk ka pėrfunduar; por ne do tė kishimi mėkatuar ndaj tė sotmes po qe se nuk do tė kishim pasur kujdes qė nė mes njerėzve tė krijohet njė lloj i ri i marrėdhėnieve.

Gjatė shekujėve tė fundit shkalla e zhvillimit tė vetėdijės akoma nuk ia ka lejuar qenies njerėzore kur t'iu kishte afruar njė tė afėrmi t'i thotė: unė jam nė prezencėn e njė shpirti i cili ka kaluar pėrmes jetave tė pėrsėritura.

Do tė vijė koha - e ajo veē po shfaqet - kur ēdo njeri do ta ndiej se nė shpirtin e njeriut tjetėr shihet diēka shpirtėrore qė ka jetuar mė shumė sesa jetėn tokėsore. Deri nė ditėt tona mosnjohja e kėtij fakti pas vetes nuk ka bartė kurrfarė pasojash; tash ka ardhur koha nė tė cilėn kjo mosdije mė nuk lejohet. Ja pėr shembull njė rast konkret.

Njė prej aktiviteteve tė cilat i kemi ndėrmarrė nė fushėn sociale, jemi pėrpjekur ta ngrisim njė shkollė me njė shpirt vėrtetė tė ri; ajo ka qenė shkolla Valdorfe, e cila nė fillim ka qenė ndėrtes ansore e fabrikės sė cigareve Valdorf-Astoria(Waldorf-Astoria).

Ajo ka qenė solemnisht e inaguruar tė dielen me 7.shtator 1919. Disa javė para hapjes sė shkollės janė takuar profesorėt e ardhshėm, dhe unė i kam dhėnė vetrs liri t'iu ligjėroj bazat e artit tė edukimit dhe ligjėrimit, e cila thelbėsisht kujdeset pėr kėtė: fėmiju posedon shpirt i cili ka jetuar nė jetat e shkuara.

Nė pėrgjithėsi arsimtari pasi qė mendon se ėshtė i udhėzuar nė idetė moderne pedagogjike, thotė: ja njė fėmijė me aftėsi tė veēanta tė cilin duhet ta edukojmė.

Por ai nė fėmijėn asgjė nuk mund tė dallojė pėrpos asaj qė shihet nė trup. Por, kjo nuk do t'i mjaftojė edukatorit tė adhshėm. Atij i duhet tė sigurojė vetes njohje tė brendshme pėr reinkernimet e mė (herėshme) paraprake, dhe breng e madhe do tė jetė pėr pedagogjinė e ardhme se si ta njoh dhe se si ta edukojė atė qė fėmija e bartė nga e shkuara.

Nė kėtė rrugė do tė shfaqen marrėdhėniet e reja shoqėrore, dhe atė me njohjen se nė ēdo qenie njerėzore paraqitet shpirti i cila ka pėrjetuar disa reinkernime.

Kjo njohje nuk duhet tė jetė vetėm nė teori; nuk mjafton vetėm tė dihet se njerėzit kalojnė nėpėr jeta tė shumta tokėsore; kjo njohje duhet tė futet nė jetėn praktike, tė bėhet bazė e "shkathtėsisė sė edukimit dhe arsimimit".

Kjo nuk ėshtė teori, por jetė. Ėshtė e vėrtetė, pak kuptueshmėri ka pėr tė vėrtetat e kėtij lloji, dhe bota e konsideron pak tė arsimuar atė i cili e sheh se ku fshihen nevojat e vėrteta tė epokės sonė.

Pėr kėtė arsye sot ėshtė aq shumė e nevojshme tė krijohen vepra tė afta pėr jetėn, tė punohet dhe tė mundėsohet qė kjo njohuri tė depėrtojė nė jetėn praktike. Ky studim i pedagogjisė sė re posaēėrisht mė ka dhėnė shansė ta shqyrtoj sesi epoka e shkuar dhe ajo e sotit konfliktuohen nėn petkun e "frazave".

Jam i detyruar qė sa ėshtė e mundur ma shumė dhe mė sakt tė informoj pėr idetė e reja pedagogjike. Pėr shkak tė njė shembulli ata shpesh e diskutojnė pyetjen tjetėr: a duhet
edukuar fėmijėn nė rradhė tė parė nga kėndvėshtrimi i thirrjes sė tij dhe rolit qė do ta luaj nė jetė, apo mė mirė tė vazhdohet qė nė tė thjeshtė tė ē'edukohet qenia
njerėzore?

Pedagogėt pėr kėtė pyetje akoma shpenzojnė shumė ngjyrė lapsi. Dhe nė fund, aty janė vetėm fjalė boshe. A mundet me tė vėrtetė tė ndahet qenia e njeriut nga roli tė cilin ai e luan nė jetė? A nuk janė nė pėrgjithėsi interesimet e njeriut dhe jeta shoqėrore, vepėr e gjeneratave tė mėparshme?

A do tė thotė kjo se mėsuesit e mėparshėm nxėnėsit e tyre i kanė mėsuar mė shumė pėr njėrin drejtim sesa pėr tjetrin? Sigurisht se jo! Sepse nuk mund tė ekzistojė njėra pa tjetrėn - nuk mund tė edukohet njeriu e tė mos edukohet roli tė cilin do ta luaj. Por, edhe njėra edhe tjetra janė tė rėndėsishme: duhet tek fėmijėt tė cilėt tash lindin t'i kultivojmė orientimet tė cilat do tė zhvillohen nė gjeneratat e ardhme - arsimimi ynė, pra, nė njėfarė forme duhet tė jetė profetik.

Njerėzit pėr kėto gjėra me ėndje flasin se janė tė "vėshtira pėr t'u kuptuar". Por prapė do t'iu duhet tė mundohen pėr t'i kuptuar, se pėrndryshe gjithnjė e mė shumė do tė largohen nga drejtimi(rruga)kah po shkon evolucioni. Kjo ėshtė nė veēanti e rėndėsishme!

Nevoitet qė njerėzit tė bėhen tė vetėdijshėm nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės, sepse iu duhet ta pėrtrinė lidhjen me hierarkitė supreme, sepse ėshtė e domosdoshme tė krijohet njė marrėdhėnie e re nė fushėn e edukimit tek njerėzit. Nė qenien e njeriut duket edukuar jo vetėm shpirtin e tanishėm, por edhe atė qė vjen nga reinkernimet e mė herėshme.

Me rėndėsi ėshtė pra tė fillojmė dhe tė kėrkojmė lidhjen e vėrtetė me botėn e shpirtit. Nuk mjafton vetėm tė dihet se ekziston Karma, jeta e pėrsėritur, dhe se njeriu ėshtė i ndėrtuar nė atė mėnyrė; ky ėshtė vetėm sistem, teori. E teoria sot nuk arrinė kushedi se sa ndonjė gjė.

Nevoja e njerėzimit pėr kohėrat e ardhme ėshtė "jeta" nė tė cilėn kjo teori mund tė transformohet.

Kėsaj, pėr tė cilėn po flasim pėr marrėdhėniet e njeriut me qeniet supreme dhe me Karmėn, mund t'i shtohet edhe fenomeni i tretė.

Libri "Intuita" e pėrshkruan se si njeriu pasi qė me shikimin e vet depėrton nė botėn spirituale, pėrjeton pėrvoja tė caktuara ajo qė quhet "me kalue pragun". Nė atė moment tri forcat e e shpirtit tė njeriut (veprimi i tė cilave gjatė jetės nė tokė janė shumė kaotike), mendimi, ndjenja dhe vullneti, lirohen nga trupi.

Duke e kaluar pragun, i lenė tė vetmuar. Evolucioni i njerėzimit nga shumė aspekte i ngjanė jetės sė qenies njerėzore. Vetėm se ngjarjet nuk ngjajnė nė plan tė njėjtė. Kėtė kapėrcim tė pragut (tė cilin njeriu duhet ta kalojė vetėdijshėm po qe se dėshiron tė arrijė deri tek profecia), njerėzimi i tėrėsishėm e realizon pavetėdijshėm nė kėtė epokė tė pestė postatlantide.

Njerėzimi nuk ka zgjidhje, ajo ėshtė e nėnvetėdijshme, - por jo njerėzit individualisht, nėse i shikojmė ndaras. Sot mendimet, ndjenjat dhe vullneti i bashkuar, nė tė ardhmen do tė ndahen dhe ēdonjėri do ta ketė aksionin e vet tė caktuar. Njerėzimi ėshtė shkallėn ta kalojė pavetėdijshėm Pragun - qė ėshtė me rėndėsi esenciale - derisa syri parashikues shumė qartė e vėrenė. Mendimi, ndjenja dhe vullneti janė nė (pozitė) qė pėrnjėherė tė ndahen.

Neve na bin mbi shpinė disa detyra tė caktuara; njeriu duhet tė gjej forcė tė jashtme pėr t'iu adaptuar kėtij transformimi tė shpirtit. Pasi qė mendja bėhet e lirė, duhet t'i sigurojmė fushė mbi tė cilėn aksioni i saj mund tė zgjerohet, na duhet qė ndjenjave dhe vullnetit t'i ofrojmė fushė pėr tė punuar, ku do tė mund ato tė zhvillohen nė aksionet e tyre tė jashtme.

Ajo qė deri mė tash ka qenė kaotike, e pėrzier, prej tash do tė ndahen nė tri drejtime tė veēanta nė shprehjen e tyre shoqėrore: nė jetėn ekonomike, juridike dhe shpirtėrore. Kjo ėshtė nevojė e kohės sonė, nevojė e evolucionit.

Mos mendoni se ky ėshtė "organizim i trefisht shoqėror" e njė ndėrtese. Ajo bazohet nė njohjen e thellė tė ndarsive nėpėr tė cilėn njerėzimit i duhet tė kalojė pėr ta ndjekur cakun tė cilin njė ditė duhet ta arrijė. Nuk kemi mundur akoma ta pėrmirėsojmė tė keqėn tė cilėn na ka shkaktuar kjo luftė e tmerrshme sepse, pėr fat tė keq, njerėzit tash nuk po mund ta kuptojnė cakun spiritual nga i cili duhet tė shkojnė, madje madje, pėr kundrazi, prej atij caku po largohen.

Por ne duhet tė dalim nga ky kaos. Vetė evolucioni i njerėzimit nė kėtė na obligon. Por unė besoj se ata, tė cilėt do ta mėsojnė se ēfarė ėshtė evolucioni i njerėzimit, me tė vėrtetė do ta ndiejnė nevojėn pėr njė rregullim shoqėror nė tė cilin evolucioni i shkencės
Shpirtėrore ta ringjallė njohurinė.

Por bashkėkohasėve tanė mė shumė i pėlqen qė ligėsisė sė qartė t'i pėrshkruajnė barnishta, sesa seriozisht t'i qasen studimit mbi kuptimet esenciale tė ekzistencės sonė.

Kjo ėshtė ajo qė e bėn tė vėshtirė detyrėn atij tė cilit depėrton nė kėto thellėsi: njerėzimi largohet prej asaj pėr tė cilėn mė sė shumti ka nevojė. Mos ngelni nė kėtė fakt. Pesimizmi kurrė nuk ėshtė i arsyeshėm. Kjo natyrish s'do tė thotė apriori, nė ēdo mėnyrė, duhet me qenė optimist.

Ajo qė sot ėshtė e nevojshme ėshtė: me u thirrė nė vullnet, qė do tė thotė me dashtė, e mandej tė punohet nė drejtim tė evolucionit tė njerėzimit. La ta mbajmė mirė nė mend kėtė: kanė kaluar kohėrat e vjetra; pėr t'u kuptuar drejt dhe sakt e sotmja jonė duhet pėrfunduar me tė shkuarėn.

Por duhet tė dihet se ēfarė ka qenė ajo, duhet tė kuptohet se ēfarė misioni shpirtėrorė ka bartur ajo. Mos tė jetojmė nė iluzione: duhet djegur sot atė qė dikur na ka pėlqyer; duhet t'i afrohemi praktikisht qenieve dhe mendimeve tė reja.

Njerėzimi sot gjendet nė udhėkryq; para tij happen dy rrugė: njėra rrugė e ēon drejt mekanizimit tė mendjes. Veē nė kohėn tonė, mendja tenton tė bėhet makinė, posaēėrisht prej kur formulon ligjet e natyrės abstrakte tė cilat mė pas i zbaton nė jetėn shoqėrore.

Mendja do tė bėhet makinė - shpirtin do ta pushtojė ngėrēitja vegjetative apo pėrgjumja. Bimėt flejnė; gjithashtu edhe shpirti i njeriut mund tė futet nė gjumė.

Ai kalon nėpėr ngjarjet mė tė rėndėsishme si nėpėr gjumė. Tė gjitha ndodhitė e rėndėsishme kėto vitet e fundit kanė ngjarė para syve tė tij e ai nuk i ka parė,
edhe sot shpirti akoma flen.

Nė Evropėn qendrore njerėzit kanė besuar nė pikėpamjen e pesonave qė kanė qenė nė pushtet, gjėra tė rreme; ata edhe mė tej lejojnė tė mashtrohen. Sot marka ka ra nėn 2,15 fr. Unė askend nuk e kam takuar qė do tė bėnete lidhshmėri mes ramjes sė markės me gjėra tjera tė dukshme.

Kishin me qenė tre arsye tė mjaftueshme (nuk do t'i pėrmend) pėr mos t'u zbuluar arsya e ramjes sė markės. Por sot shpirtat dėshirojnė tė dremisin. Po dėgjojmė se gratė kanė marr pjesė nė jetėn politike.

Burrat janė gėzuar se si inteligjenca do tė "dyfishohet"! - Mandej gjithēka ėshtė shpresuar nga Kuvendi Popullor. Por ai nuk ka ofruar dėshmi pėr inteligjencėn superiore mė shumė sesa ėshtė Rajhstagu plak.

Mospajtimet e vjetra ndėrmjet partish akoma vazhdojnė nė kohėn kur ishte duhur tė ndalohet puna e ēdo partie. Njerėzit kurrėsesi nuk mendojnė pėr atė qė ngjanė: shpirtat flejnė. Mendja e mekanizuar, shpirti i pėrgjumur - ja ku jemi ne sot!

Nė Evropėn lindore vėrehet diēka tjetėr: sjellja ēnjerėzore fizike pėrhapet gjithnjė e ma shumė. Sistemi Amerikan i zbatuar nė mendje me tė vėrtetė ėshtė makinė; bolshevizmi poshtron, dhe jetat i ēon nė ēnjerėzim. Bolshevikėt, tė frymėzuar me ndjenjat tė caktuara tė arsyeshme, bėjnė disa vepra tė mira; por ata nuk dėshirojnė ta kuptojnė esencėn e jetės.

Njerėzimi mund tė zgjedhė: ja mendjen e mekanizuar, shpirtin vegjetues tė ngėrēitur, trupin ēnjerėzor - apo pėrpjekjen mė tė mirė pėr t'u ngjallur mendja, pėrmes unitetit tė ri nė mes tė shpirtit dhe qenieve supreme, me ndihmėn e njohjes sė jetės tė reinkernuar, dhe me ndihmėn e organizimit tė trefisht tė jetės shoqėrore.

Sepse tė gjitha kėto elemente janė tė domosdoshme, dhe njėra pa tjetrėn nuk shkojnė.

Ata qė janė tė bashkuar nė rrugėn kah njohja shpirtėrore. Dhe tė cilėt i pėrkasin lėvizjes antropozofe, duhet tė ndjehen tė bashkuar si njė bėrthamė nga e cila rrezaton forca e cila shpien nė rindėrtimin e shoqėrisė.

Edhe reformat tjera shoqėrore mund tė kontribuojnė me dije tė ēmuar; por duhet vazhduar me veprėn tonė, sepse vetėm impulset shpirtėrore mund ta realizojnė rindėrtimin e vėrtetė tė shoqėrisė njerėzore.

Pėrktheu Valdet Fetahu
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Antroposofia

Mesazh  Jon prej 10.08.09 12:39

Anthroposofia - Pikepamje evangjeliste

Anthroposofia, e themeluar nga Rudolf Steiner, ka si synim tė eksplorojė natyrėn njerėzore. Ajo pėrfshin ushtrime tė pėrqėndrimit pėr tė zotėruar mendimin dhe vullnetin e pėr tė zgjuar forcat latente okulte tek njeriu.

Me njė proces klervuajance synohet tė arrihet vizioni i njė bote transcendentale dhe i ekzistencės sė mėparshme tė njeriut. Rruga biblike e shpėtimit nėpėrmjet besimit tek Shpėtimtari zėvėndėsohet me vizione mistike.

Njė nga doktrinat kryesore tė anthroposofisė ėshtė besimi tek riinkarnacioni. Mendohet se njeriu vjen nė botė ēdo 800 vjet. Ja dy shėmbuj pėr tė ilustruar kėtė.

I/1. (Shembull) Njė profesor suedes bėri kėtė eksperiment duke pėrdorur hipnozėn. Ai e pyeti personin qė ishte objekt i eksperimentit, lidhur me gjėra qė kishin tė bėnin me fėmijėrinė dhe fillimet e jetės sė vet dhe pastaj filloi ta pyesė lidhur me ngjarje pėrpara lindjes sė saj.

Gruaja e hipnotizuar u pėrgjigj saktė, siē u konfirmua edhe nga disa dokumenta zyrtarė tė kohės. Njerėzit qė besojnė tek riinkarnacioni do tė thoshin se kjo ėshtė njė provė qė mbėshtet besimin e tyre.

I/2. Duke vajtur nga Mynihu nė Karlsruhe, ndalova nė autostradė pėr tė marrė nė burrė qė bėnte autostop. Kur hypi nė makinė, filluam tė bisedojmė dhe e pyeta pėr punėn qė bėnte. Mė tha se ishte prift anthroposofist. E pyeta pėr idetė qėndrore tė besimit tė tij dhe mė tha se, nė qėndėr, ishte riinkarnacioni. Vazhdoi tė mė tregojė se sipas besimit tė tyre, njeriu vjen nė botė ēdo 800 vjet.

Shpesh, tha ai, mund tė gjesh se ēfarė ka qėnė njė person mė parė duke gjykuar prirjet e tij, preferencat dhe tendencat e sė tashmes. I thashė se do tė kisha shumė dėshirė tė dija se ēfarė kisha qėnė 800 vjet mė parė. Atėhere ai mė pyeti se ēfarė paragjykimesh kisha. Pėr ta ngatėrruar, i thashė se priftėrinjtė mė ngrinin nervat. Menjėherė erdhi pėrgjigjja se pėrpara 800 vjetėsh kisha qėnė profesor teologjie. Akoma sot nuk e kuptoj llogjikėn e kėtij konkluzioni.

E kam tė qartė se nuk mund ta analizosh anthroposofinė me disa fjali. Pėr ata qė duan tė hyjnė mė thellė nė kėtė temė, do tė rekomandoja librin e Hutten-it Seher, Grübler, Enthusiasten (vėzhgues, mendimtarė dhe enthusiastė). Tani pėr tani na mjafton vetėm njė skicim nė vija tė pėrgjithshme.

Teoria e Steiner-it ėshtė njė kombinim i ēuditshėm i mendimit indian, gnostik, okult, teosofik, idealist, kristian, qė ndonėse tėrheqės, ėshtė shumė i rrezikshėm dhe i gabuar.

Pas botimit tė parė tė kėtij libri, takova njė ish shok tė Rudolf Steiner-it i cili mė tha: "Kam disa letra qarkore tė Steiner-it nė tė cilat jep instruksione se, si tė praktikohet ngritja e tavolinės. Si u konfrontova me kėto praktika spiritiste, e lashė lėvizjen." Njė eksperiencė e kėsaj natyre duhet t'u hapė sytė atyre qė merren me anthroposofi.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Antroposofia

Mesazh  Neo prej 23.02.10 11:45

Mesazh pėr Erėn e Re

Duhet tė ērrėnjosim nga shpirti gjithė frikėn dhe tmerrin nga ajo qė vjen nga e ardhmja drejt njeriut.

Duhet tė gjejmė qetėsi nė tė gjitha ndjenjat dhe ndjesitė pėr tė ardhmen.

Duhet tė shikojmė pėrpara me gjakftohtėsi absolute pėr ēdo gjė qė mund tė vijė. Dhe duhet tė mendojmė vetėm se, pavarėsisht nga ē’do tė vijė, ajo na jepet nga njė udhėheqje e botės qė ėshtė plot me urtėsi.

Kjo ėshtė pjesė e asaj qė duhet tė mėsojmė nė kėtė periudhė, domėthėnė tė jetojmė nga besimi i pastėr, pa ndonjė siguri nė ekzistencė - besim nė ndihmėn gjithherė tė pranishme tė botės shpirtėrore.

Me tė vėrtetė, kjo ėshtė e pazėvendėsueshme nė qoftė se guximi ynė nuk duhet tė na braktisė.

Dhe le tė kėrkojmė zgjimin brenda vetes sonė… ēdo mėngjes dhe ēdo mbrėmje.


Rudolf Steiner
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Antroposofia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi