Vdekja

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  rebelisistemit prej 08.04.11 18:35

""..............Vdekja eshte vecse Fillimi............""

rebelisistemit

164


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos prej 11.04.11 17:26

Vdekja eshte fundi i gjithckaje, pas vdekjes mbetet vetem kujtimi. Askush nuk ka fakte qe njeriu jeton pas vdekjes, jane thjesht teori fetare dhe aspak shkencore dhe konkrete. Edhe nese do te kishte jete pertej vdekjes nuk do te kishte kuptim ajo lloj jete. Llogjika nuk e percepton dot nje jete te perjetshme jo trupore.

As parajsa nuk ka kuptim sepse Toka eshte vet parajse me gjithe keto mrekulli qe ka bota. Nese mrekullite jane ne toke, atehere c'na duhet tjeter parajse? Ashtu si kafshet qe nuk kane me jete te pertjeme ashtu nuk do kemi as ne. Shume persona duke shpresuar se ka nje jete tjeter, harrojne te shijojne te mirat qe ka kjo jete. E rendesishme eshte kjo jete meqenese askush nuk do te donte te shkonte aq shpejt ne "boten"tjeter".

Fjale me mend ka lene Napoleon Bonaparti qe ka thene: "Vdekja eshte gjume pa endrra", bravo i qofte, jo me kot ka qene njeri kaq i madh. Njerezit me zgjuarsi te madhe behen te medhenj. Po ta dinim te sigurte qe ka jete tjeter, mendoj se ata njerez qe po vuajne ne kete jete do te ishin nisur me kohe ne ate jete per te mos vuajtur me ketu, por askush nuk guxon. Jeta e pertejsme imagjinare eshte nje shprese vetem per njerezit "naivė". Njerezit realiste nuk do ta besonin kurre.

Nikolaos

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Fakiri prej 11.04.11 20:17

Njė ditė Hz Aliu kėmbeu mendime me njė mosbesimtar,i cili nuk qe i bindur mbimendėsinė e jetės pas vdekjes.Ata ishin angazhuar nė njė bashkėbisedim tė tillė:”Ē’farė do tė ndodhė nėse nuk ka jetė pas vdekjes? Ashtu sikur besoj unė tha mohuesi i jetės pasvdekjes.”Tė gjitha praktikat tuaja si Namazi(falja) dhe Ramazani(agjėrim) a thua nuk do tė shkojnė Huq?”
Nė kėtė pyetje Hazreti Aliu i pėrgjigjet:”Po ē’farė do tė ndodhė nėse jeta pas vdekjes vazhdon?

Ē’farė do tė ndodhė me ty,meqė ti nuk je pėrgatitur pėr njė rreth tė tillė?Edhe sikur tė mos kishte jetė pas vdekjes,tė kėtillė ēfar ti e sygjeron,unė nuk do tė humbsha asgjė nga kryerja e kėtyre obligimeve.Mirėpo nėse jeta pas vdekjes vazhdon ashtu siē e besoj,atėherė sigurisht qė do t’isha unė ai qė do tė shpėrblehesha! Mirėpo ti,nuk do tė mund t’i shpėtojshe dėnimit dhe do t’ishe njė i mjerė,i humbur pėrgjithmonė,meqė ti nuk e ke llogaritur ekzistencėn e njė jete tė tė tillė dhe ti nuk e ke kryer detyrėn tėnde..!

Ndėrsa Hz. Aliu tė birin e kėshillonte kėshtu:”Dije,biri im,se je krijuar pėr botėn tjetėr,jo pėr kėtė.Je krijuar pėr tė amshueshmen,jo pėr tė kalueshmen;pėr vdekje e jo pėr jetė.Ti ndodhesh nė njė shtėpi nga e cila do tė shkosh papritmas dhe ke nevojė tė pėrgatitesh sa mė shumė,dhe je nė njė rrugė qė tė ēon nė botėn e ardhshme.Ti je njė gjah i vdekjes,prej tė cilit nuk mund tė ikėsh dhe herėt apo vonė do tė mposhtesh nga ai.

Nėse je duke bėrė njė punė tė keqe pendohu sa mė shpejtė pėr atė punė,sepse,duke mos pasur kohė pėr t’u penduar pėr atė punė,do tė vijė befas vdekja dhe do tė tė hyjė nė mes teje dhe pendimit.Pas kėsaj ti do tė shkatėrrohesh.

O biri im,pėrmende shumė vdekjen;mendo pėr gjendjen qė do tė vijė pas vdekjes.tė kesh parasysh gjithnjė kėtė,nė mėnyrė qė kur tė vijė papritur vdekja,tė tė gjejė ty tė pėrgatitur dhe tė armatosur si ushtari i pėrgatitur (nė gjendje gaditshmėrie) pėr luftė.Mos lejo qė tė tė takojė vdekja nė gjendjen e pakujdesisė.

Pėrmende shumė ahretin (botėn e pasvdekjes),begatitė e tij,denimet e tij tė ashpra.Sepse,kjo do tė tė ndihmojė nė largimin e prirjes sė shpirtit tėnd ndaj kėsaj bote dhe zvogėlimin e vlerės sė asaj nė sytė e tu.............Bota i ka larguar adhuruesit e saj nga rruga e drejtė,i ka drejtuar nė rrugėn e verbėrisė;ua ka mbuluar sytė,qė tė mos e shofin rrugėn e drejtė.

Nė kėtė mėnyrė,kanė mbetur tė habitur mbas ēoroditjeve tė kėsaj bote,janė fundosur nė intrigat e saj,e kanė bėrė atė Zot tė vetin dhe ajo luan me ata.Dhe,kėshtu,duke lozur me kėtė botė kanė harruar atė tė ardhshmen..............

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos prej 11.04.11 21:07

Bravo, shume perralle e bukur per ata qe e besojne!

Nikolaos

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos prej 12.04.11 22:06

"Nuk kam frikė nga vdekja. Kam qenė i vdekur pėr miliarda e miliarda vite pėrpara se tė lindja dhe s'kam pasur as shqetėsimin mė tė vogėl."
— Mark Tuein

Nikolaos

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VDEKJA NE PIKPAMJE ISLAME

Mesazh  Dre1 prej 13.04.11 14:21

I nderuari besimtar!

Me vdekjen do tė takohesh. Mos harro! Dheu ėshtė shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkėbisedues yt, varri shtėpia jote, brendėsia e tokės vend qėndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndėrsa xheneti ose xhehenemi pėrfundimi yt.

O njeri! Mendo pėr shtratin, shtėpinė, vendtakimin dhe pėrfundimin tėnd. Udhėtimi yt do tė jetė i gjatė e i mundimshėm, pėrgatitu!

Pėrgatitu nė dynja se nuk e di, nėse e arrin mbrėmjen a mund ta arrish mėngjesin?

Sa djelmosha tė rinj u bėnė gati pėr martesė, por nuk arritėn tė martohen?

Sa fėmijė tė vegjėl dorėzuan shpirtin dhe u futėn nė errėsirėn e varrit?

Sa tė shėndoshė vdiqėn pa sėmundje e sa tė sėmurė jetuan mė gjatė?

Sa mbretėr ėndėrruan, por nuk patėn kohė as ėndrrėn ta komentojnė.

Sa njerėz ishin banor tė pallateve, por shumė shpejt u shpėrngulėn nė varre.

Ibėn Xheuzi, Allahu e mėshiroftė, thotė: ‘’Ėshtė obligim pėr ēdo njėrin qė nuk e di se kur i vjen vdekja tė para pėrgatitet, tė mos mashtrohet me rininė dhe shėndetin.’’

Dėshira pėr jetė tė gjatė

Dėshira pėr tė jetuar mė gjatė ėshtė preokupim i njeriut, ėshtė dėshirė e lindur, por kjo dėshirė duhet tė shoqėrohet me tė gjitha llojet e veprave bamirėse qė reflektojnė kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar. Ai i cili shpreson gjatė nė jetėn e kėsaj bote, zakonisht anon nga dėshirat dhe kėnaqėsitė.

Muhamedi (alejhi selam) thotė: “ E kap pleqėria birin e Ademit (njeriun) dhe me tė pėrcillen dy (vese): dėshira e madhe (pėr pasuri) dhe shpresa (pėr jetė).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)

Tė menēurit thonė: ‘’Ėshtė pėr t’u ēuditur me njeriun, i cili mėrzitet kur i pakėsohet pasuria, ndėrsa aspak nuk mėrzitet qė i pakėsohet jeta dhe afrohet afėr vdekjes.’’

Dėshira pėr tė jetuar gjatė ėshtė sėmundje kronike me tė cilėn destabilizon zemrėn, ndėrsa shėrimi nga kjo arrihet vetėm me devotshmėri dhe bindje.

Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Asaj qė i frikėsohem mė sė tepėrmi ėshtė: pasimi i epsheve dhe dėshira pėr tė jetuar gjatė. E para tė pengon nga e vėrteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’

Ibni Ujejne thotė: ‘’Tre momente janė mė tė vėshtirat pėr njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqėrohet me tė vdekurit dhe dita kur tė ringjallet.”

Allahu i Lartėsuar i thotė Jahjas birit tė Zekerijas:

‘’Dhe selam (paqė) qoftė mbi tė (Jahjan) ditėn kur u lind, ditėn kur vdes, dhe ditėn e ringjalljes.’’(Merjem, 15)

I nderuari vėlla besimtar!

Sė bashku t’i kujtojmė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar, Ai mė sė miri na tregon pėr kėtė botė, ajo ėshtė lojė, dėfrim, mburrje, dėshira dhe lakmia pėr epsh dhe pasuri.

“Ta dini se jeta nė kėtė botė ėshtė njė lojė dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndėrmjet jush nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, (tamam) si shembulli i shiut pas tė cilit bima rritet qė e kėnaq bujkun (mbjellėsin), por ajo thahet dhe e sheh tė zverdhur pastaj ajo bėhet kashtė.
Ndėrsa nė atė botė (ahiret) ka dėnim tė rėndė (pėr mosbesimtarėt), dhe falje e kėnaqėsi nga Allahu (pėr besimtarėt). E jeta nė kėtė botė ėshtė vetėm kėnaqėsi e rrejshme.” (Hadid, 20)

“Njerėzve u ėshtė zbukuruar dėshira pėr epshe dhe dashuri pėr gratė, djemtė, dhe kuajt tė mirė, bagėti dhe tokė pjellore. Ajo ėshtė kėnaqėsi e jetės nė kėtė bo­tė, por vendkthimi te Allahu ėshtė mė i mirė.” (Ali Imran, 14)

Lojė, zbavitje, stoli, pasuri, fėmijė, dėshira pėr epsh, dashuria pėr gatė, fėmijėt, bagėtitė, tė gjitha kėto mashtrime dhe pėrjetime tė kėsaj bote.

Vallė, pse tė gjitha kėto po tė mashtrojnė dhe fare nuk e kujton vdekjen?!

Vėlla i dashur, pse je i hamendur kur pėrmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka tė bėjė me ty?

Ēfarė ėshtė vdekja?

Jeta dhe vdekja janė dy tė kundėrta ashtu siē janė tė kundėrta drita dhe errėsira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, nė kuptim gjuhėsor, do tė thotė: heshtje, i pandier, palėvizshmėri, pushim, pezullim. Tė gjitha kėto i posedon i vdekuri kur shpirti shkėputet nga trupi.

I nderuari vėlla! Mos e harro kėtė realitet dhe kėtė vėrtetėsi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket nė dyer pėr tė marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartėsuar thotė:

“Kudo qė tė jeni vdekja do t’ju kapė, po edhe nė qoftė se jeni nė pallate tė fortifikuara. E nėse i qėllon ata ndonjė e mirė, thonė: “Kjo ėshtė nga Allahu”. E nėse i qėllon ata ndonjė e keqe: “Kjo ėshtė nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Tė gjitha janė nga Allahu!” Ē’ėshtė me kėtė popull qė nuk kupton gati asnjė send?” (Nisa, 78)

Vallė mos ke mundėsi t’i largohesh qė ajo mos tė mbėrrijė nė asnjė kohė dhe vend apo mos ka tė bėjė me njė kategori tė caktuar dhe tė tjerėt kanė mundėsi pėr tė shpėtuar nga vdekja. Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t’ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai (Allahu) qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen dhe atėherė Ai do t’ju tregojė juve ēfarė keni punuar.” (Xhumua,

Pėr njė pėrfundim tė mirė

I nderuar vėlla musliman!

Vdekja ėshtė njė gotė prej saj tė gjithė do tė pinė. Vėlla, a dėshiron tė kesh njė pėrfundim tė mirė, nėse po, atėherė sė bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmė kėto udhėzime:

Teuhidi-njėshmėria nė Allahun e Lartėsuar
Besimi ėshtė nyje kyēe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojė apo ta harrojė.
Ai i cili beson Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ky besim buron nga thellėsia e zemrės dėshmohet me fjalė dhe vepėr, nuk ka dyshim qė ėshtė shkak i njė pėrfundimi tė mirė. Kemi hadithin e Muhamedit ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:

‘’Me tė vėrtetė Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atė i cili thotė LA ILAHE IL ALLAH ku me kėtė dėshiron vetėm Fytyrėn e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njėshmėrinė e Allahut nė zemrėn tėnde! Padyshim se njė ditė do tė mbledhėsh frytet e saj nė jetėn tėnde, nė momentet e vdekjes, nė varrin tėnd. Teuhidi do tė ndihmoj gjatė llogarisė dhe vetė me tė do tė pėrcillesh nė xhenetet e larta.

Takvallėku, respekti dhe frika nė Allahun e Lartėsuar
Devotshmėria ėshtė njėra ndėr shkaqet kryesore qė besimtarin e orienton nga pėrfundimi i mirė. Allahu i Lartėsuar thotė:

“O ju qė besuat! Kini frikė Allahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė).” (Ali imran, 102)

“O ju qė besuat! Nėse keni frikė Allahun, Ai do tė vėrė udhėzimin (nė zemrat tuaja) ta dalloni tė vėrtetėn prej tė pavėrtetės, do t’ua mbulojė tė kėqijat, do t’ua falė mėkatet. Allahu ėshtė Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)

Devotshmėria ėshtė shkak pėr tė pranuar veprat:

“Allahu pranon vetėm prej tė sinqertėve.” (Maide, 27)

Devotshmėria ta lehtėson gjendjen tėnde:

“E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn.” (Talak, 4)

Devotshmėria tė shpėton nga humbja dhe shkatėrrimi:

“Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do kalojė mbi tė (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. Pastaj, do t’i shpėtojmė ata qė ishin ruajtur (mėkateve), e zullumqarėt do t’i lėmė aty tė gjunjėzuar.” (Merjem, 71-72)

Devotshmėria tė fut nė xhenet:

“Ato janė xhenetet qė do t’ua trashėgojnė robėrve Tanė qė ishin tė ruajtur.” (Merjem, 63)

I nderuari vėlla, takvallėk, devotshmėri do tė thotė: tė respektohet Allahu i Lartėsuar dhe mos t’i bėhet Atij mėkat, Ai tė pėrkujtohet dhe mos tė harrohet.

Kujtoje Krijuesin e Lartėsuar, Ai nga Ti kėrkon sinqeritet, Ai t’i mbulon tė kėqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kėrkon qė tė vdesėsh vetėm si musliman. Kujto edhe njė herė se devotshmėria tė ofron nga pėrfundimi i mirė.

Pėrqendrimi i fortė nė fe
Besimtari i pėrqendruar nė fenė e Allahut tė Lartėsuar ėshtė besniku qė ka jetėsuar besėn e dhėnė Krijuesit Fuqiplotė si nė qėndrime, shprehje dhe veprime.
Ky ėshtė nderi mė i madh, pra pėrqendrimi, kėmbėngulja, serioziteti nė fenė islame. Kėshtu shijohet ėmbėlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atėherė besimtari ka pėrkrahjen e Allahut tė Lartėsuar, mbrojtjen e engjėjve tė Tij. Ai fare nuk frikėsohet e as pikėllohet dhe kėshtu fiton pozitė nė xhenetet e larta.

“S’ka dyshim se ata qė thanė se Zoti ynė ėshtė Allahu, pastaj qėndruan fort (nuk u luhatėn nė besim), atyre u zbresin engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): ‘Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni, keni myzhde xhenetin qė ju premtohej! Ne jemi miqtė tuaj nė jetėn e dynjasė dhe nė ahiret, ku do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni. Pritje nga (Allahu) Falės i madh dhe Mėshirėplotė’.’’ (Fusilet, 30-32)

Pendimi

Allahu i Lartėsuar pranon pendimin e ēdokujt, duhet tė shfrytėzohet kjo mundėsi mos tė asgjėsohet. Menjėherė tė mirėn hapat konkrete duke u larguar nga mėkati, pendimi pėr mėkatin e bėrė, vendosmėria pėr mos pėrsiatjen e mėkatit dhe sinqeriteti nė pendim. Kujto fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

"O ju qė keni besuar! Pendohuni te Allahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’ju shpjerė nė xhenete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur Allahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar.
Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: ‘Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send’.”

Pendimi i sinqertė tė largon nga tė kėqijat dhe tė drejton pėr nė xhenet, pendohuni tė gjithė o ju njerėz qė ta fitoni mėshirėn e Allahut dhe tė keni pėrfundim tė mirė nė kėtė botė.

Tė nderuar vėllezėr!

Gjithashtu, mos harroni, nėse doni tė keni pėrfundim tė mirė:

-Tė jeni besnik ēdo herė qė tė regjistroheni nė listat e tė sinqertėve.

-Krijoni mendim tė mirė mbi Allahun e Lartėsuar dhe mos lejoni tė vdisni duke mos pasur mendim tė mirė mbi Krijuesin Allah. Kujto njė gjė, nėse dėshiron takimin me Allahun edhe Ai dėshiron takimin tėnd.

-Drejtohu Allahut tė Lartėsuar me lutje duke treguar pėrulėsi dhe duke kėrkuar orientimin e zemrave nė fenė e drejtė dhe pėrfundimin e mirė me besim tė pastėr.

-Zvogėloje dhe pakėsoje dėshirėn e madhe pėr dynjanė e ulėt dhe pėrfundimtare, por puno pėr njė jetė tė pafund duke i pėrjetuar tė mirat e Allahut tė Lartėsuar.

-Largohu nga shkaqet e shumta qė sjellin pėrfundim jo tė mirė, si: besimi i dobėt, veprimi i bidateve, dyfytyrėsia, shoqėrimi i njerėzve tė prishur, lakmia e madhe pėr dynjanė, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos pėrkujtimi i vdekjes, padrejtėsia,

Tė nderuar vėllezėr!

Ju pyes: A dini kur do tė vdisni dhe ku?

Nėse dėshironi pėrgjigje lexoni dhe mendoni fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

“..nuk e di kush pos Tij se ēfarė do t’i ndodhė (ēfarė do tė punojė) nesėr, dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė ē’vend (ose kohė) do tė vdesė.” (Lukman, 34)

Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do tė kėrkojė kthim mbrapa, pėr tė vepruar mirė. Por tė gjitha kėto kėrkesa janė tė parealizuara.

“E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: “O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) der nė ditėn kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)

I nderuari vėlla besimtar!

Unė, ti dhe tė gjithė do tė vdesim, por tė kujtojmė njė gjė shumė tė rėndėsishme, pra rolin dhe pozitėn qė dėshirojmė ta zgjedhim.

Ai qė vdes ose do tė jetė prej atyre qė do tė jetė afėr Allahut tė Lartėsuar, i pėrshėndetur dhe i respektuar, ose do tė jetė prej mohuesve gėnjeshtarė.

“E nėse ai (qė vdes) ėshtė prej tė afėrmeve (tė Zotit). Ai do tė ketė (te Zoti) kėnaqėsi (qetėsi) dhe furnizim tė mirė dhe xhenet tė begatshėm. Po nė qoftė se ai (qė vdes) ėshtė prej atyre tė dorės sė djathtė? Atėherė (atij i thuhet) paqja dhe shpėtimi (siguria) ėshtė pėr ty, (qė je) nga ata tė dorės sė djathtė.
E nė qoftė se (ai qė vdes) ėshtė prej gėnjeshtarėve (mohues i ringjalljes), ėshtė prej tė humburve (nė besim). (atėherė) Mirėseardhja e tyre ėshtė pritje me ujė qė vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo ėshtė ajo e vėrteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartėso Zotin tėnd tė Madhėruar.”(Vakia, 88-96)

Allahu im! Na pėrmirėso fenė tonė e cila ėshtė mbrojtja jonė! Na pėrmirėso dynjanė nė tė cilėn ne jetojmė! Na pėrmirėso ahiretin, tek i cili ėshtė kthimi ynė!

Allahu im! Fali tė gjithė tė vdekurit myslimanė, tė cilėt dėshmuan nė teuhidin – njėshmėrinė Tėnde, dhe e dėshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqėn me shehadet!

Allahu im! Fali tė vdekurit muslimanė, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mėkatet, gabimet, ashtu siē pastrohet petku i bardhė nga papastėrtia!

Allahu im! Na mėshiro me mėshirėn Tėnde kur tė bėhemi tė harruar! Mos na le tė vetmuar dhe tė pasigurt nė Ditėn kur do tė ringjallemi!

Dre1

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Berti69 prej 15.04.11 23:35

Ēast lamtumire...
Nga Mitrush Kuteli

-Djalit -

... Pra, bir, mos qaj: ky ėshtė ligji i qėnies
Tė vijė rrotull dhe tė kthehet rishtaz
Pėrbrenda gjirit tė amės sė amėshuar
Tė mosqėnies.

Ku janė ata qė patėn qėnė? Shkuan
Atje ku qenė? lanė prapa tyre
Njė tingull nė erė, shuar dalngadalė,
Si ēdo qėnie.

Nga shtati i tyre ngjizet rishmė jeta
Qė duhet rojtur: mbajtur, vojtur, falur
Kur ēasti i madh troket nė derėn tonė
Urdhėronjės.

Koprace ėshtė jeta nė tė mira
Dhe dorėhapur gjėmash dhe mėnxyrash?
Tė gjitha duhen hequr dhe duruar
Zemėrkthjellėt.

Unė rrethin tim e mbylla keq a mirė,
Si vdekėtar i thjeshtė hallkė e lidhur
Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
Pa keqardhje.

Do rroj, shpresoj, ca kohė, brenda teje
Se kjo ka qėnė ėndrra ime, shpirtin
Tim trashėgim tė ta le pas vdekjes
Siē e mora.

Vazhdo dhe ti tė jetės shteg, tė shkruar:
Tė larta mos lakmo se shtypės bėhesh
As poshtė shumė mos rrėshqit, se shtypesh,
Qofsh i lumtur!

Tiranė, 2 mars 1967

Berti69

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  gjilanasi prej 16.04.11 20:35

"Jeta eshte vetem nje enderr per ate qe konsideron se vdekja eshte i vetmi realitet". Sri Chinmoy
"Ne nuk e njohim jeten.Si mund ta njohim vdekjen?". Confucius

gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Equinox prej 23.04.11 11:16

Injoranca jone para vdekjes dhe frika qe ajo provokon te ne, nuk eshte asgje tjeter veēse pasoje e nje lidhje.Lidhja me aspektin statik te jetes, te nje jete qe nuk shkon askund, lidhja me kete konfort dhe me keto kenaqesi qe nuk zhvillohen dhe evulojne.

Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos prej 23.04.11 16:50

Jeta pas vdekjes nuk do te kishte kuptim per keto arsye:

1) Nese nje person vdes, bashke me tė vdes trupi, zemra dhe truri. Disa thone qe ka parajse, e ē'kuptim do te kishte jeta tjeter ne parajse pa trupin, zemren apo trurin? Nese na mungon trupi ne nuk mund te prekim asgje, nese na mungon zemra ne nuk mund te duam asnje as nuk mund te ndjejme asgje, nese na mungon mendja ne nuk mund te mendojme se ku jemi, ne parajse ferr apo kudoqofte. Keshtuqe eshte e pallogjikshme te koceptohet jeta pas vdekjes.

2) Toka jone eshte vet si nje parajse e bukur me te gjitha mrekullite e saj si oqeanet, rete, pyjet, lulet, ujevarat etj. Cila parajse mund te jete me e bukur se keto? Ne parajsen pas vdekjes thuhet se ka vetem lumturi. Ne toke lumturia arrihet me mireqenie, por edhe duke pasur prane njeriun qe duam. Ne mund te duam dikė por njekohesisht kete person mund ta dashurojne edhe njerez te tjere. Dhe nese parajsa na premton lumturi, atehere i bie qe ne parajse do te jetojme se bashku me personin qe duam sepse dashuria e sjell lumturine me shume se mireqenia. Por si mund te jemi ne parajse me personin qe duam kur ate e duan edhe te tjere, mos valle edhe ata do te jene ne parajse me personin qe duan? Pra i bie qe personi ne fjale te kete disa lidhje njekohesisht meqense parajsa ka si detyre t'i beje njerezit e lumtur. A eshte e llogjikshme kjo?

3) Disa thone qe ekziston ferri. E ēfare do te na benin neve flaket e ferrit kur nuk e kemi trupin. Pa trup njeriu nuk e ndjen dhimbjen fizike apo djegien qe krijojne flaket. Kur te vdesim ne nuk e kemi as zemren me vete qe te ndjejme dhembje shpirterore, nuk e kemi as trurin (mendjen) per te qene te vetedijshem se ku jemi, ne parajse apo ferr. Pra do ishte fare pa kuptim.

4) Cfare moshe duhet te kete njeriu ne parajse? Merreni me mend sa foshnja te porsalindura kane vdekur, sa pleq? A do kishte kuptim jeta e nje bebeje ne parajse pa nenen e tij? A do kishte kuptim jeta e nje plaku qorr dhe i shurdhet? Me se do merreshim atje sepse jeta jone duhet te nderlikohet nga shume gjera qe te quhet jete. Per mendimin tim jete quhet vetem materia dhe jo e padukshmja dhe e paprekshmja. Ne po jetojme tani sepse kjo quhet jete dhe nuk mund te quhet jete (tjeter) vdekja. Do te ishte absurde. Vdekja eshte e kunderta e jetes. Vdekje = mosekzistencė.

Njė studim mbi mendimin e shkencėtarėve amerikanė pėr besimin nė Zot dhe atė pas vdekjes.



avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TE KERKOSH DHE TE GJESH

Mesazh  vanina cela prej 19.09.11 15:00

VDEKJA NUK ESHTE NJE TEME E KENDSHME, as edhe njė temė mbi tė cilėn ne do tė zgjatemi, por ajo ėshtė njė pikėnisje e rėndėsishme pėr njė reflektim serioz.

Moisiu shkroi: "Na mėso, pra, tė numėrojmė ditėt tona [domethėnė, tė kuptojmė se sa shpejt iu vjen atyre fundi], pėr tė pasur njė zemėr tė urtė" (Psalmi 90:12).

Eshtė i qartė nėnkuptimi qė ėshtė diēka qė shtrihet pėrtej varrit pėr tė cilėn ne duhet tė planifikojmė. Nė pajtim tė plotė me kėtė, Mbreti David shkroi: "O ZOT, bėmė tė njohur fundin tim ... masėn e ditėve tė mia ... qė unė tė di sa i brishtė jam" (Psalmi 39:4).

Ky ndėrgjegjėsim do tė ishte veēse i mėrzitshėm dhe shumė pėr t'u shmangur po tė mos kishte diēka mbas vdekjes pėr tė cilėn ne duhet tė pėrgatitemi. Duke qenė nė tė njėjtėn gjėndje shpirtėrore, Salomoni shpalli: "Eshtė mė mirė tė shkosh nė njė shtėpi ku mbahet zi [domethėnė, njė funeral], se sa tė shkosh nė njė shtėpi ku ka festė, sepse ky ėshtė fundi i ēdo njeriu, dhe kush rron ka pėr tė vėnė mend" (Predikuesit 7:2).

Pasiguria e jetės dhe pashmangshmėria e vdekjes janė dy nga elementėt mė tė rėndėsishėm tė ekzistencės njerėzore. Logjikisht, atėherė, se ēfarė mund tė gjendet pėrtej vdekjes meriton tė paktėn ca vėmendje dhe planifikim serioz pėrpara se tė jetė tepėr vonė pėrgjithmonė. Dhe ėshtė jashtėzakonisht e arsyeshme se pėrpara atij ēastit tmerrues tė vdekjes, qė zė nė befasi gjithēka nė kohėn e saj dhe pa dallim, qė ne duhet tė jemi plotėsisht tė sigurt se ēfarė do tė sjellė vdekja dhe pėrse saktėsisht.

Plotėsisht tė sigurt? Sigurisht, pasi asgjė mė pak nuk do tė ketė vlerė. Pavarėsisht nga besimi fetar qė dikush ka ose nuk ka, vdekja i vė vulėn pėrfundimtare ēdo pasioni, pozite, zotėrimi dhe ambicieje tė kėsaj bote.

Ekziston ai pėrfundimi i vdekjes qė bėrtet: "Tepėr vonė! Tepėr vonė!"Meqenėse vdekja mund tė trokasė nė ēdo kohė, pavarėsisht nga mosha, shėndeti apo shpresa e njeriut, ėshtė e njė rėndėsie urgjente tė njohėsh me siguri absolute se ēfarė gjendet pėrtej derės sė vdekjes. Pavarėsisht se sa tė rinj ne mund tė jemi apo sa tė shėndetshėm ne mund tė dukemi, ajo ngjarje e frikshme afrohet mė afėr pak e nga pak dhe pa ndaluar pėr secilin prej nesh - dhe
shpesh vjen si njė befasi e paftuar.

Zonja Kapulet vajtoi kėshtu pėr Xhulietėn: "Vdekja gjendet nė tė ashtu si acari i parakohshėm mbi lulen mė tė freskėt tė fushės". Te Parajsa e humbur, Miltoni shprehu tmerrin e pėrbotshėm qė kushdo mund tė bėhet “Ushqim pėr njė Pėrbindėsh kaq tė keq" si vdekja. Iliada e Homerit, e shkruar nė shekullin e tetė p.e.s., vajtoi: "Vdekja nė mijėra forma rri gjithnjė mbi kokat tona dhe askush nuk mund ta shmangė atė".

Duke ditur kėtė situatė, ėshtė e njė rėndėsie urgjente tė dish se ēfarė shtrihet pėrpara nesh kur vdekja tė na lirojė nga kėta trupa materialė. Nuk ekziston asnjė kthim i njohur me tė kaluar pėrmes derės sė vdekjes pėr nė ēfarėdo gjėje qė shtrihet matanė.

Pikėpamja qė pasojat e vdekjes duhet tė jenė njė ēėshtje e njė interesimi serioz kundėrshtohet nga tri besime tė ndėrkėmbyeshme. Disa ngulin kėmbė se nuk ka asgjė pas vdekjes qoftė pėr t'u pėrgatitur a pėr tė patur frikė.

Shprehja e tyre e pėrsėritur, tė cilėn ata duan ta besojnė nė mėnyrė tė dėshpėruar pėr t'u lehtėsuar nga ēdo mendim pėr njė gjykim tė ardhshėm, ėshtė pak a shumė kjo: "Kur ti je i vdekur, ti je i vdekur; kjo ėshtė e gjtha, pikė".

Tė tjerė, ndonėse besojnė nė njė jetė tė pėrtejme, pėrsėri arrijnė ta lehtėsojnė vetveten nga ēdo shqetėsim duke rėnė dakord me teorinė qė nė jetėn tjetėr frymėrat tona pranohen plotėsisht pavarėsisht se ēfarė ne kemi bėrė nė kėtė jetė. Ne vetėm sa vazhdojmė tė mėsojmė mėsime tė metejshme ndėrsa pėrparojmė gjithnjė e mė lart.

E pėrsėri tė tjerė janė tė bindur se shpirtrat tanė shpėrngulen nė trupa tė rinj, duke na u dhėnė kėshtu mundėsia pėr t'u kthyer nė tokė pėr tė jetuar pėrsėri e pėrsėri, me shpresėn pėr tė pėrparuar nė ēdo jetė pasuese.

Ne do t'i konsiderojmė kėto tri teori tė njohura, tė parėn nė kėtė kapitull dhe dy tė tjerat nė kapitullin vijues. Ideja se vdekja ėshtė fundi i ekzistencės sė njeriut themelohet mbi materializmin: teoria qė asgjė nuk ekziston pėrveē lėndės. Si pasojė, nuk ekziston shpirti apo fryma qė i mbijeton vdekjes sė trupit; dhe nuk ekziston as Perėndia, as Satani, as engjėjt, as demonėt dhe asnjė gjė tjetėr qė nuk ėshtė fizike.

Kjo teori ateiste ėshtė tėrheqėse dhe shumė do tė donin ta besonin atė pasi nuk do tė kishte njė gjykim tė ardhshėm pėr t'u pėrballur nė lidhje me prapėsitė tona. Megjithatė, njė besim i tillė mund tė hidhej poshtė lehtėsisht mbi bazėn e njė dėshmie tė madhe qė bie ndesh me tė.

Qė secili prej nesh ėshtė mė tepėr sesa trupat tanė fizikė ėshtė e dukshme nga fakti qė ne zotėrojmė ide dhe mendime tė cilat nuk janė fizike dhe prandaj nuk mund tė jenė pjesė e trurit fizik. Mendimet tona nuk janė pasojė e nxitjeve tė botės fizike pėrreth nesh. Njė ide e gabuar dhe e zakonshme ėshtė ideja qė ne mendojmė me figura: nė mendjen tonė ne shohim njė lopė, ose njė pemė, ose njė makinė etj. Por kjo fjali e fundit ka njė numėr fjalėsh pėr tė cilat nuk ekziston ndonjė objekt fizik pėr ta pėrshkruar.

Cila ėshtė figura e "tė zakonshmes", ose e "idesė sė gabuar", ose e "idesė", ose e "tė menduarit", ose e "mendjes"?Pohimit tė lashtė: "Mendoj pa jam", duhet t'i shtohet: "Mendimet e mia janė jomateriale, prandaj edhe ekzistoj". Duke ditur kėtė situatė, ku qėndrojnė kėto
mendime, ēfarė forme marrin ato dhe ēfarė ėshtė burimi i tyre? Kėto pyetje, pėr tė cilat materializmi nuk ka pėrgjigje, duhet tė pėrballen seriozisht dhe me ndershmėri nėse ne duam tė kuptojmė vetveten.

Reaksionet kimike dhe impulset elektrike midis qelizave tė trurit nuk mund tė shpjegojnė nė asnjė mėnyrė kuptimin e sė drejtės dhe tė sė gabuarės, bukurinė e perėndimit tė diellit ose zgjedhjet e arsyeshme dhe tė moralshme qė ne bėjmė vazhdimisht. Asnjė material [apo lėndė] e ēfarėdo lloji, qoftė nė tru apo jashtė tij, nuk ka ndonjė cilėsi qė tė shpjegojė aftėsinė tonė pėr tė kuptuar ide tė tilla si e vėrteta, drejtėsia, shenjtėria, mėshira dhe hiri. Kėto koncepte janė plotėsisht jofizike.

Ato nuk vijnė nga truri dhe as nuk janė njė reagim i kushtėzuar nga ēfarėdoqoftė gjėje kudoqoftė nė tė gjithė gjithėsinė fizike.

Nė tė vėrtetė, truri nuk mendon fare. Nėse mendimet do tė vinin nga truri, ne do tė ishin robėr tė trurėve tanė, duke pyetur veten se ēfarė do tė mendonte truri ynė pas kėsaj dhe tė detyruar tė bėnim ēfarėdo gjėje qė truri do tė vendoste. Pėrkundrazi, ēdo njeri ėshtė i bindur se ai apo ajo bėn zgjedhje tė arsyeshme duke peshuar alternativat, dhe kjo jo pėr arsye se truri merr njė ngacmim pėr ta bėrė trupin tė veprojė nė njė mėnyrė tė caktuar.

Megjithėse ne jemi tė prirur tė reagojmė menjėhere ndaj stimujve tė tundimeve fizike tė cilat sjellin lakmi, ne nuk jemi tė detyruar tė veprojmė kėshtu. Pėrpjekjet e moralshme qė ne tė gjithė pėrjetojmė pėr t'i rezistuar tundimit janė provė qė ne nuk jemi mekanizma stimul-reagim tė drejtuar nga ngacmimet por qė ne bėjmė zgjedhje tė vėrteta, megjithėse zgjedhjet qė ne bėjmė nuk janė gjithmonė tė arsyeshme apo tė moralshme.

Pa dyshim qė ekziston njė "fantazmė nė mekanizėm" -- diēka jofizike qė banon nė
trup. Duhet tė ketė njė frymė njerėzore, e cila mendon kėto mendime jofizike, e cila
mban kėto nocione qė nuk e kanė burimin e tyre nė gjithėsinė fizike dhe qė bėn
zgjedhje tė arsyeshme dhe tė moralshme -- ose zgjedhje tė paarsyeshme dhe tė
pamoralshme. Truri ėshtė si njė kompjuter, qė fryma (personi qė mendon dhe
zgjedh) e pėrdor pėr tė drejtuar trupin qė tė funksionojė nė kėtė plan fizik dhe tė
bashkėveprojė me shpirtra dhe frymėra tė tjera tė cilėt gjithashtu kanė trupa tė
ngjashėm.
Dikush mund tė ankohet hidhur duke thėnė: “Nė kėtė botė nuk ka drejtėsi!” Pėr
ēfarė e ka fjalėn ai? Nėse ajo nuk ekziston nė botė, ai me sa duket nuk ka patur
kurrė ndonjė takim me kėtė cilėsi tė drejtėsisė pėr tė cilėn ai ankohet se duhet tė
jetė por qė nuk ėshtė. Sidoqoftė ai e di qė ajo ekziston diku. Ku mund tė jetė ajo
dhe si ėshtė ai nė dijeni tė kėsaj? Madje si e ka ai nocionin e “drejtėsisė” (ose tė
hirit, tė sė vėrtetės, tė shenjtėrisė dhe tė dashurisė vetėmohuese) nėse ai do tė
ishte thjesht njė trup material dhe qė nuk ka patur ndonjė takim fizik me drejtėsinė
nėpėrmjet tė parit, tė dėgjuarit, tė shijuarit, tė prekurit apo tė nuhaturit? Faktikisht,
drejtėsia nuk ka asnjė nga kėto cilėsi fizike por ėshtė nė mėnyrė tė
padiskutueshme jofizike.
Materializmi thjesht nuk mund t’i bėjė ballė shqyrtimit. Ai nuk mund tė shpjegojė
as realitetet mė tė thjeshta tė jetės ndėrsa ne i pėrjetojmė ato pėrditė. Dhe aq mė
pak mund tė shpjegojė materializmi mendimet e thella, nocionet filozofike,
mekanizmin e zgjerimit tė njohurive dhe dėshirėn e zjarrtė pėr qėllim dhe kuptim
edhe pėrtej kėsaj jete fizike. Nuk mund tė mohohet fakti qė vlerėsimi i sė vėrtetės,
i urtėsisė dhe i bukurisė, urrejtja e sė keqes dhe dėshira pėr plotėsim
pėrfundimtar nuk rrjedhin prej ndonjė cilėsie tė atomeve, tė molekulave apo tė
qelizave qė pėrbėjnė trupin apo qofshin kėto edhe tė trurit.
Indet nuk dinė asgjė pėr idetė. Prandaj ka arsye tė forta pėr tė besuar qė fryma tė
cilės i pėrkasin nė mėnyrė tė padiskutueshme kėto aftėsi frymėrore do tė
vazhdojė tė ekzistojė edhe pasi indet qė pėrbėjnė trupin e banuar prej saj tė kenė
vdekur.
Ne nuk mund ta mohojmė faktin qė secili prej nesh pranon prej natyre njė
standard tė pėrsosur dhe absolut tė drejtėsisė, tė sė vėrtetės dhe tė shenjtėrisė,
megjithėse ne nuk e kemi parė atė kurrė nė tokė. Pėr mė tepėr, ne zotėrojmė
diēka qė e quajmė “ndėrgjegje” e cila na tregon se kur e shkelim atė standard. Ne
mund tė mėsojmė tė bėjmė njė vesh shurdh ndaj kėtij zėri tė brendshėm apo ta
ēorodisim atė, por ai ėshtė pėrsėri aty. Pra, ndėrgjegja mund tė shpjegohet vetėm
mbi bazėn qė ekziston njė frymė jofizike qė banon nė kėta trupa fizikė, e krijuar
sipas shėmbėlltyrės sė njė Perėndie personal i cili ėshtė njė Frymė dhe qė ka
ngulitur standardet e Tij nė ne. Dhe vetėm prej Tij mund tė burojnė aftėsitė e qarta
frymėrore qė ne zotėrojmė.
Bibla thotė se Krijuesi ynė i ka shkruar ligjet e Tij morale nė ēdo ndėrgjegje
njerėzore:

Nė fakt kur johebrenjtė, qė s’kanė ligjin, nga natyra bėjnė punėt e ligjit, ata,
megjithėse s’kanė ligjin, janė ligj pėr vetveten; kėta tregojnė veprėn e ligjit tė
shkruar nė zemrat e tyre pėr dėshminė qė jep ndėrgjegja e tyre, dhe sepse
mendimet e tyre shfajėsojnė ose edhe akuzojnė njėri-tjetrin ... (Romakėve 2:14-
15)

Ndjenja pėr shkeljen e njė standardi tė padukshėm por jo tė panjohur mbi tė
drejtėn dhe tė gabuarėn shkon pėrtej kulturės dhe nuk mund tė shpjegohet nė
lidhje me sjelljen e mėsuar. Ne mund tė arsyetojmė mbi atė qė ėshtė e drejtė dhe
e gabuar dhe tė vendosim mbi sjelljen tonė dhe e gjithė kjo nė mosmarrėveshje
me edukimin tonė tė supozuar dhe me rritjen tonė. Ky fakt ėshtė vėrtetuar
vazhdimisht ndėrsa njerėzit nė ēdo brez rebelohen kundėr standardeve qė u kanė
mėsuar. Hipitė (tė rinjtė jotradicionalė) tė viteve ‘60 janė veēse njė shembull.
Mėkat do tė thotė tė mos arrish atė pėrsosmėri pėr tė cilėn Perėndia na krijoi qė tė
pasqyrojmė lavdinė e vetė Atij. Ashtu si e ka shprehur edhe C. S. Ljuis: “Ne jemi
pasqyra shkėlqimi i tė cilave, nėse jemi tė shndritshėm, varet krejtėsisht mbi
diellin qė ndriēon mbi ne”. Mėkat do tė thotė tė mos pranosh dritėn e Perėndisė, tė
mos e lejosh atė tė tė drejtojė dhe tė tė forcojė pėr t’iu bindur vullnetit tė
Perėndisė. Ne e kuptojmė se kur e kemi bėrė kėtė dhe kjo ndjenjė e dėshtimit
ėshtė ajo qė shqetėson ndėrgjegjen tonė.
Ndėrgjegje? Po, tė gjithė ne kemi njė njohje tė brendshme tė sė bėrit atė qė ėshtė
e drejtė apo e gabuar dhe kjo nuk mund tė mohohet. Ai njeri qė ankohet pėr
padrejtėsitė e vendimeve gjyqėsore nuk ka pse t’i referohet shkeljes sė ndonjė
ligji tė legjislacionit. Faktikisht, duke mos pranuar aspak ligjet e miratuara nga
organet ligjvėnėse, ne shpesh shfaqim pakėnaqsi mbi padrejtėsitė e tyre. Njeriu
qė ėshtė ulur nė gjykatė dhe qė po vėzhgon atė ēfarė ai e konsideron si procedurė
dhe vendim jo tė saktė, ėshtė nė tė vėrtetė duke kėrkuar qė vetė trupi gjykues tė
ndjekė standardin e lindur qė ai e di se ekziston dhe qė beson se trupi gjykues
nuk e ka respektuar.
Dhe nė fakt gjykatat vetė janė drejtuar gjithmonė nga ky standard. Nuk ka ligje tė
shkruara sjelljeje pėr tė mbuluar ēdo situatė qė tė del pėrpara. Njė nga ēėshtjet
mė tė njohura tė vendosura nga Gjykata e Lartė e Shteteve tė Bashkuara pėrfshiu
dy burra dhe njė djalė (tė vetmit qė mbetėn gjallė nga njė anije qė u mbyt), duke u
endur me ditė tė tėra nga era nė njė varkė shpėtimi. Tė dy burrat vendosėn se do
tė ishte mė mirė pėr ta vrarė djalin sesa tė vdisnin qė tė tre pėr mungesė tė ujit
dhe tė ushqimit. Dėshmia e paraqitur nė gjyq tregoi se nėse ata nuk do ta kishin
vrarė djalin, vėrtet do tė kishin vdekur qė tė tre. Asnjė organ ligjvėnės nuk ka
shkruar ndonjėherė njė ligj pėr tė mbuluar njė situatė tė tillė. Megjithatė, trupi
gjykues, duke u nisur nga njė burim mė i lartė i tė drejtės dhe tė gabuarės, i
shpalli tė dy burrat fajtorė pėr vrasje.
Askush nuk ka tė drejtėn t’i marrė jetėn tjetrit pėr tė shpėtuar vetė. Ky rregull ėshtė
shkruar nė ndėrgjegjen tonė. Por kjo ėshtė krejt e kundėrta e gjithēkaje qė
evolucioni, nėse do tė ishte i vėrtetė, do tė paraqistė si reagim tė pavetėdijshėm.
Instinkti i vetėruajtjes ėshtė ligji i xhunglės dhe zbatohet me njė dhunė tė
pamėshirshme. Respekti pėr tjetrin vlerėsohet shumė midis njerėzve dhe
mbijetesa e mė tė fortit nuk mund ta sjellė. Kudo nė natyre, krijesat vrasin dhe
ushqehen me njėra-tjetrėn. Ne e konsiderojmė kėtė tė zakonshme dhe ne
ushqehemi me forma mė tė ulėta tė jetės qė ne i vrasim pėr mbijetėsėn tonė.
Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė ne e dimė se ėshtė e gabuar tė vrasėsh qenie tė
tjera njerėzore tė ēfarėdo ngjyre, kombi apo besimi. Lėvizjet e rastėsishme tė
atomeve nė trutė tanė, qė me sa duket filluan nga njė shpėrthim i madh dhe qė
janė zhvilluar rastėsisht qė atėherė, nuk mund tė japin tė kuptuarit e moralshėm
qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė. Dhe as nuk mund tė shpjegohet bindja e
moralshme apo dhembshuria pėr tė tjerėt me anė tė ndonjė proēesi evolucionar.
Nė fakt, “mbijetesa e mė tė fortit” do tė minohej nga ndėrgjegja dhe nuk do tė
prodhonte kurrė sjellje etike.
Gjithashtu, pavarėsisht nga urdhėri “nuk do tė vrasėsh”, qė ėshtė i shkruar nė
mėnyrė tė paheqshme nė ēdo ndėrgjegje, njeriu gjen arsye pėr tė vrarė dhe
madje pėr tė torturuar tjetrin. Kėto arsyetime pėrfshijnė tė ashtuquajturat luftėrat e
justifikueshme, urrejtjet etnike dhe fanatizmin fetar. Njeriu ka shpjegimet e tij
dinake me anė tė tė cilave ai mund tė justifikojė pothuaj ēdo tė keqe. Ai ėshtė njė
qenie e arsyeshme, derisa atje sa i padit tė tjerėt si tė paarsyeshėm, dhe kjo
ėshtė fyerja mė e rėndė qė mund t’i drejtojmė tjetrit. Por shpėrthimet e mėdha dhe
lėvizjet e rastit tė atomeve qė rrjedhin prej kėsaj nuk mund tė prodhojnė
arsyetimin.
Arsyeja nuk ėshtė njė cilėsi e lėndės por njė aftėsi e personave. Si pasojė, njė
person duhet tė pėrbėhet nga diēka mė tepėr sesa fiziku i trupit. Dhe as gjithėsia
fizike nuk mund tė shpjegojė ekzistencėn e qenieve personale qė kanė aftėsinė tė
arsyetojnė rreth origjinės sė tyre. Kjo mund tė ndodhė vetėm nėpėrmjet njė
Qenieje tė pafund qė i ka krijuar ata sipas shėmbėlltyrės dhe ngjashmėrisė sė Tij
qė ata tė mund ta njohin dhe ta duan Atė dhe njėri-tjetrin dhe marrin dashurinė e
Tij dhe tė tė tjerėve. Fakti qė ne e njohim dashurinė si shprehjen mė tė lartė dhe
qė shprehja e dashurisė njerėzore pėrfshin jo vetėm kėnaqėsinė fizike tė trupit tė
njė kafshe, por diēka kaq shumė mbi kėtė qė mund tė shprehet vetėm si
frymėrore, ėshtė njė tjetėr provė qė origjina e vėrtetė e njeriut vjen nga dora e
Perėndisė -- dhe se ai ėshtė mė tepėr se pėrbėrja fizike e trupit.
Vetė fakti qė ne kemi njė ndėrgjegje pavarėsisht nga kultura dhe njė ndjenjė tė
lindur tė drejtėsisė qė nuk buron nga ligjet e njeriut por qė madje shpreh
pakėnaqėsi pėr padrejtėsitė e tyre, mund tė shpjegohet vetėm nė njė mėnyrė:
frymėrat tona qė jetojnė nė kėta trupa janė krijuar sipas shėmbėlltyrės frymėrore
tė atij Perėndie qė ėshtė i pėrsosur nė drejtėsi, shenjtėri, dashuri dhe tė vėrtetė
dhe nga ato tiparet e tjera jofizike qė vetėm Perėndia mund t’i zotėrojė plotėsisht
dhe tė patėmeta. Ky perceptim i lindur brenda nesh i ngjan jehonės qė vjen nga
parajsa e largėt e pėrsosmėrisė qė ne e dimė se patjetėr ekziston ndonėse ne
nuk kemi qenė kurrė atje. Dhe kurdo qė kėto ēaste mprehtėsie pėrballen me
ndershmėri, ne ndjejmė njė boshllėk tė pandalur qė duket sikur thotė se ne jemi
krijuar pėr njė pėrsosmėri qė ne e kemi humbur disi.
Madje as Lenini nuk mund t’i shmangej kėtij tė kuptuari. Duke u mburrur se
komunizmi ishte “materializėm shkencor ateist”, Lenin nguli kėmbė si budalla qė
njeriu njė organizėm fizik stimul-pėrgjigje dhe qė gjithēka qė ai mund tė dijė
ndodh nėpėrmjet stimulit tė fenomeneve fizike. Megjithatė, nė kėtė pikė Lenini
kishte tė drejtė: qė ne as nuk mund tė mendojmė pėr diēka qė nuk ekziston. Kjo
mund tė vėrtetohet lehtė duke u nisur nga fakti qė ne nuk mund tė pėrfytyrojmė njė
ngjyrė kryesore pėr ylberin. Ne mund tė mendojmė pėr njė “elefant rozė”, por si
roza ashtu edhe elefanti ekzistojnė qė tė dy. Madje edhe jashtėtokėsorėt e
paraqitur nė ekrane nė shumė filma fantashkencė dhe odisesh kozmike janė
thjesht mashtrime apo kombinime fantastike tė krijesave qė ne i njohim nga
pėrvoja kėtu nė tokė.
Atėherė nga ka dalė nocioni pėr Perėndinė? Nėse i vetmi mendim apo arsyetim
qė ne mund tė kemi duhet tė nxitet nga stimuli i njė sendi fizik, atėherė ēfarė
stimuli fizik shkakton idenė pėr Perėndinė, tė cilin ne e kuptojmė se ėshtė Qenia
pėrfundimtare jofizike? Siē duket, nuk njė stimul tė tillė fizik. Ne nuk mundemi
kurrsesi ta shpikim Perėndinė. Atėherė ēfarė ėshtė ajo gjė qė ngjalli nė mendjen
e njeriut idenė pėr Perėndinė, njė ide kjo pėrtej ēdo gjėje fizike qė ne kemi
vėzhguar ndonjėherė?
Lenini nuk mund t’i pėrgjigjej kėsaj pyetjeje pa braktisur ateizmin e tij, tė cilėn ai
refuzoi ta bėnte pavarėsisht nga dėshmitė pėr ekzistencėn e Perėndisė. E njėjta
gjė ėshtė e vėrtetė edhe pėr Satanin, engjėjt, demonėt dhe frymėrat njerėzore qė
nuk kanė trup. Vetė fakti qė ne kemi kėtė koncept pėr qėnie frymėrore dhe nuk i
pėrkasin kėsaj bote ėshtė njė provė qė njė realitet pėrtej dimensionit fizik ka
mundur tė hyjė nė ndėrgjegjen njerėzore. Dėshmitė qė vdekja e trupit fizik nuk
ėshtė as fundi i ekzistencės njerėzore, as fundi i pėrvojės njerėzore, janė tė
shumta; vdekja ėshtė kalimi i shpirtit dhe i frymės njerėzore nga marrėdhėnia
tokėsore ndaj trupit tė tij fizik nė njė dimension krejtėsisht frymėror.
Meqenėse ekzistenca jonė vazhdon mbas vdekjes sė trupit, ne nuk guxojmė t’i
afrohemi vdekjes pa njė siguri absolute pėrsa i pėrket asaj qė shtrihet mė pas.
Nuk ka as kohė pėr tė humbur. Ne nuk e kemi tė drejtėn e zgjedhjes kur tė jemi
gati pėr tė vdekur. Vdekja vjen e na thėrret ku ajo vendos dhe kjo mund tė ndodhė
nė ēdo ēast. Logjikisht, vetė fakti qė ne jemi qenie frymėrore qė po jetojmė
pėrkohėsisht nė kėta trupa tė cilėt fare mirė mund tė ekzistojmė pėrgjithmonė,
kėrkon urgjencė tė madhe pėr tė vendosur tė ardhmen tonė me siguri tė plotė.
Sa tronditėse, atėherė, qė janė tė paktė ata qė e marrin vdekjen mjaft seriozisht
pėr tė hetuar me themel pėr atė qė shtrihet nė jetėn e pėrtejme, dhe nė vend tė
kėsaj duken tė kėnaqur tė mbėshteten mbi diēka mė shumė sesa mendimi i tyre i
rastit. Dhe po aq tronditėse ėshtė fakti qė kaq shumė nga ata qė interesohen pėr
pyetjen se ēfarė shtrihet pėrtej derės sė vdekjes janė tė gatshėm t’ia besojnė fatin
e tyre tė pėrhershėm fjalės sė njė Xhozef Smithi, njė Marie Bejkėr Edi, njė gurui
(kėshilltar shpirėtor lindor), njė prifti, njė pape, njė pastori, njė kėshilltari
psikologjik, njė profesori universiteti apo shkolle teologjike. Vetėm njė budalla do
tė ecte me hapa tė mėdhenj pėr nė pėrjetėsi duke i besuar vetes sė tij apo
shpresave tė shpikura nga dikush.
avatar
vanina cela

19


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Berti69 prej 09.10.11 13:51

Vdekja ėshtė shpikja mė e mirė e jetės

Kur isha 17 vjeē, lexova njė thėnie: "Nėse e jetoni ēdo ditė sikur tė ishte dita juaj e fundit, njė ditė me siguri do tė keni tė drejtė".

Kjo mė bėri pėrshtypje dhe qė prej atėherė, pėr 33 vitet e fundit, e kam shikuar pasqyrėn ēdo mėngjes dhe e kam pyetur veten: "Nėse sot do tė ishte dita e fundit e jetės sime, a do ta bėja atė qė do ta bėj sot?".

Dhe sa herė qė disa ditė me radhė pėrgjigja ishte "Jo", e dija se duhej tė ndryshoja diēka.

Ta rikujtosh se do tė vdesėsh sė shpejti ėshtė mjeti mė i rėndėsishėm qė kam hasur ndonjėherė pėr tė mė ndihmuar tė bėj zgjedhjet e mėdha nė jetė. Sepse pothuajse ēdo gjė - tė gjitha pritjet e jashtme, e gjithė krenaria, e gjithė frika e turpit apo e dėshtimit – shpėrbėhet nė ballafaqim me fytyrėn e vdekjes, duke lėnė vetėm atė qė vėrtet ėshtė e rėndėsishme.

Ta rikujtosh se do tė vdesėsh ėshtė mėnyra mė e mirė qė e di pėr ta shmangur kurthin e tė menduarit se keni diēka pėr tė humbur. Tashmė jeni tė zhveshur. Nuk keni asnjė arsye pėr tė mos e ndjekur zemrėn tuaj.

Rreth njė vit mė parė, unė u diagnostikova me kancer. E kisha njė incizim nė orėn 7:30 nė mėngjes, dhe ai qartėsisht e tregoi njė tumor nė pankreasin tim. As qė e dija se ēfarė ishte pankreasi. Mjekėt mė thanė se ishte pothuajse e sigurt se bėhej fjalė pėr njė lloj kanceri tė pashėrueshėm, dhe nuk kisha mė shumė se tre deri nė gjashtė muaj.

Mjeku im mė kėshilloi tė shkoja nė shtėpi dhe t’i rregulloja punėt e mia, qė me fjalė tjera ėshtė kodi i mjekut pėr tė tė thėnė tė pėrgatitesh pėr tė vdekur. Kjo do tė thotė tė pėrpiqesh t’iu tregosh fėmijėve pėr disa muaj gjithēka qė ke menduar t’iu thuash pėr 10 vitet e ardhshme.

Do tė thotė tė sigurohesh qė gjithēka ėshtė e organizuar mirė, qė tė jetė sa mė e lehtė qė ėshtė mundur pėr familjen. Do tė thotė t’i thuash lamtumirat.

Jetova me kėtė diagnozė gjatė gjithė ditės. Mė vonė nė mbrėmje kisha njė biopsi, kur ata mė vendosėn njė endoskop nė fyt, pėrmes stomakut tim deri tek zorrėt e mia, dhe e ngulėn njė gjilpėrė nė pankreasin tim, nga ku morėn disa qeliza tė tumorit.

Unė isha me qetėsues, por gruaja ime, e cila ishte atje, mė tha se kur mjekėt i panė qelizat nė njė mikroskop, filluan tė qajnė, sepse doli tė ishte njė formė shumė e rrallė e kancerit tė pankreasit, qė ėshtė i shėrueshėm pas ndėrhyrjes kirurgjike. U operova dhe tash jam mirė.

Kjo ishte afėrsia ime mė e madhe me vdekjen dhe shpresoj se do tė mbetet e tillė edhe pėr disa dekada tė ardhshme. Duke pėrjetuar kėtė gjė, tani mund tė them me njė siguri pak mė tė madhe se vdekja ishte njė koncept i dobishėm, por krejtėsisht intelektual.

Askush nuk dėshiron tė vdesė. Edhe njerėzit tė cilėt duan tė shkojnė nė parajsė, nuk duan tė vdesin pėr tė arritur atje. Vdekja ende ėshtė destinacioni qė ne tė gjithė e ndajmė. Askush nuk iu ka shmangur kurrė asaj. Dhe kjo ėshtė ashtu siē duhet tė jetė, sepse vdekja me gjasė ėshtė shpikja mė e mirė e Jetės. Ėshtė agjensi i ndryshimit tė Jetės.

Ajo e pastron tė vjetrėn pėr t’i hapur rrugėn tė rejės. Tani e reja jeni ju, por njė ditė jo shumė tė largėt nga tash, ju do tė bėheni gradualisht tė vjetėr dhe tė do tė largoheni. Mė vjen keq qė jam aq dramatik, por kjo ėshtė shumė e vėrtetė.

Steve Jobs

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Luli prej 07.03.12 7:58

Vdekje Klinike

Nė shumė raste, variacione tė jashtėzakonshme tė senseve tė zėrit janė raportuar tė ndodhin nė apo afėr vdekjes. Nganjėherė keto pėrjetime janė shumė tė pakėndshme. Njė njeri qė “vdiq” pėr njėzet minuta gjatė njė operacioni (abdominal) pėrshkruan: “njė zė i keq tingėllime vinte nga brendėsia e kokės sime. Mė bėri shumė tė parehatshėm…. Kurr nuk e harroj atė zė.”

Njė grua tregon se derisa po e humbte vetėdijen ajo dėgjoi “ njė tingėllimė me zė shumė tė lartė. Mund tė pėrshkruhet si njė fishkėllimė. Isha nė njė gjendje sikur rrotullohesha.” Githashtu e kam dėgjuar kėtė sensacion tė neveritshėm si njė prekje me zė tė lartė, si njė ulėrimė, sikur njė goditje, dhe sikur njė zė fishkėllime ashtu si kur tė fryen era.”

Nė raste tė tjera efektet e zėrit duket sikur marrin njė formė tė kėndshme tė muzikės. Pėr shembull, njė njeri qė sapo ishte ripėrtėrirė pasi qė ishte prononcuar i vdekur me tė arritur nė spital i kujtohet se gjatė pėrjetimit tė tij tė vdekjes,

Dėgjoja cka dukej tė ishin tingėllima tė kėmbanave, nga njė largėsi e madhe, dukej sikur zėri vinte pėrmes erės. Tingėllonin sikur kėmbanat Japoneze tė erės. … Ai ishte i vetmi zė qė dėgjoja her pas here.

Njė grua e re qė pėr pak vdiq nga gjakėderdhja e brendshme e asociuar me njė c’rregullim tė trashjes sė gjakut tha se nė momentin qė ishte rrėzuar, “Fillova tė dėgjoja njė lloj tė muzikės, magjestike, me tė vėrtetė njė muzikė tė njė lloji shumė tė bukur.”

Shkėputur njė pjesė nga libri "life after life" Rejmond Mudi

“Tė mos mendosh pėr vdekjen ėshtė tė mos mendosh pėr jetėn” Jann Arden
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Luli prej 12.11.12 13:29

Paralajmėrim i vdekjes, rite e ceremoni nė vdekje dhe nė pėrkujtime
(MUZEQE)



- Kur dikujt i kėndon veshi ose i fėrshėllen piu, piu papandehur, tregon vdekjen e ndonjė vėrsnikut tė tij. Me kėtė fėrshėllimė ai thėrret shokun qė ta marrė me vete. I gjalli i pėrgjigjet me zė “Udhė e mbarė e dheu i lehtė!”

- Besohet se vdekja bredh nga mund pėr tė rrėmbyer ndonjė tė gjallė. Kur kalon pranė tė gjallit e nuk e sheh atė, atij i rrėnqethet mishtė nė trup nga frika e saj, se shkon me rrėmbim. Njeriu qė ndjen kalimin e vdekjes bėshtyn 3 herė, nė atė drejtim qė i erdhi rrėnqethja dhe u thotė tė tjerėve: “Shkoi mortja e nuk mė pa”.
Bestytnia ka qėnė dhe ėshtė te gratė, sidomos plakat.

- Kur i del njeriut njė pikė e verdhė nė pėllėmbėt e dorės, besohet se do tė dėgjojė pėr vdekje nė farefis ose nė fshat. Kur del pika e verdhė nė mes tė pėllėmbės, e ka vdekjen brenda nė familje.

- Kur i ha koka njeriut pa pasur morra, besohet se ajo ndjen vdekjen nė farefisin e vet.

- Gruaja qė ka hyrė nė shtėpinė e re, nuk i jep dorėn plakės sė tė vdekurit, se nuk kanė hyrė e dalė pėr urim nė mes syresh, se ngjan tjetėr vdekje nė ato familje, por ēikin pak majat e gishtėrinjve sa pėr mirė pėr tė dy palėt.

- Kur vdes ndonjė pjestar i familjes plaka nuk e prek as nuk e lidh buzė e kėmbė tė vdekurin, pėr tė mos pasur prapėsi me shpendėt e furrikut. Besohet se nuk ēelen zogjtė por ngordhin brenda nė lėvozhgė.

- Pasi tė jetė pėrkorur12 i vdekuri maten dy fije peri njėra e bardhė e tjetra e kuqe. Me fillin e bardhė qepin jastekun e tė vdekurit prej pėlhure tė re, jastekun e mbushin me borzilok dhe ja vėnė nėn krye qė tė fjejė me erėn e kėndshme tė borzilokut. Fijen e kuqe ja shtien nėpėr xhepat qė tė ketė tepricė pėr t’u arnuar, kur t’i shqepen rrobat e trupit.

- Pasi tė ketė dhėnė shpirt, pa u pėrkorur, tė vdekurit i lidhen buzėt me peshqir, me besim se me gojėn mbyllur nuk ka mundėsi qė tė kėrkojė pėr tė marrė ndonjė tjetėr nga pjesėtarėt e familjes, qė ka lėnė pasė. Gruaja qė ja lidh buzėt duhet t’ia zgjidhė nė kohėn e varrimit.

- Duhet kunguar me verė i vdekuri para se t’i dali shpirti.
Duhet larė me verė fytyra, duart dhe kėmbėt e tė vdekurit se ėshtė mirė, thonė plakat. Besohet se vera pėrfaqėson gjakun. Vera lan mėkatet e tė vdekurit.

- Kur fillon tė heqė i sėmuri, i mbajnė ndezur njė qiri kundrejt fytyrės, me besim qė t’i ndriēojė rrugėn shpirtit qė del nga kufoma pėr tė gjetur rrugėn e parajsės. Tymi i qemzės pėrdoret me qėllim qė tė mos duket shpirti nga njerėzit qė ruajnė atė qė vdes dhe qė tė kėnaqet me erėn e kėndshme tė saj. Kur vdes ndonjė pa parė, pa qemėz e qiri, i shtie tė gjallėt nė kolas (mėkat i madh) prandaj, tė vdekurit duhet tė bėjnė sarandar 13 qė tė shpėtojnė nga mėkati tė gjallėt.

- Kur i sėmuri ėshtė nė grahmat e fundit duhet mbajtur nė karaharuar pėr t’i dalė shpirti mė lehtė. Nė kėtė kohė duhen ndėrruar me radhė pjesėtarėt e familjes qė nga mė i afėrmi deri tek mė i largėti.
Besohet se nuk i del shpirti kollaj, pa u takuar me tė gjithė tė afėrmit e vet.

- Kur i vdekuri mer hie tė bukur e lezet, besojnė se pas tij do tė vdesin edhe tė tjerė nė atė familje.

- Kanė shpresė tė gjallėt se mund tė ngjallet i vdekuri. Ėshtė mirė, thonė plakat, qė tė mbahet njė natė nė shtėpi i vdekuri, se e ka natėn e vet. Po tė mbahet njė natė mė tepėr i vdekuri, kėnaqet dhe u bėn hallall tė gjith mundimet dhe pėrpjekjet qė ka bėrė gjatė jetės sė vet. I vdekuri u fal tė gjitha gabimet qė kanė bėrė ndaj tij.

- Nuk duhet tė qahet me zė natėn i vdekuri, qė ndodhet aty, se tė shuplakin shpirtrat e tė vdekurve qė kanė ardhur pėr ta marrė.
Ata janė me qef dhe tė gėzuar se po marrin nga kjo botė njė shokun e tyre. As nuk duhet lėvizur lart e poshtė natėn, kur i vdekuri ndodhet aty, se tė shkelin shpirtrat qė kanė ardhur pėr tė marrė tė vdekurin.

- Natėn e parė qė i vdekuri ėshtė nė shtėpi, piqet njė kulaē i grynjtė pa brumė dhe njė poēe me grurė gjysėm tė zjerė qė do tė ndahet ndėrmjet pjesėtarėve tė familjes dhe tė njerėzve qė ndodhen atė natė pėr t’i dhėnė ndjesėn e fundit. Tri netėt e para pas vdekjes do t’i ndriēohet dhoma me qiri qė vendoset mbi veshin e enės, ku pinte ujė i vdekuri. Pas tri netėsh dhe nė tė dyzetat pėrdoret kandili me vaj ulliri pėr dritė tė dhomės ku ka dhėnė shpirt i vdekuri. Kulaēi dhe gruri ėshtė darka e fundit pėr tė vdekurin; drita e qiririt pėrdoret pėr t’i dhėnė ndriēim shpirtit qė tė udhėtojė pėr nė rrugėn e vet.

- Natėn e parė tė vdekurit i duhet mbuluar fytyra me rrjetė liri, nė mungesė tė saj duhet vėnė njė litar liri.
Rrjeta besohet se e pengon vdekjen tė dalė nga kufoma qė tė mos pėrhapet nė njerėzit qė e ruajnė tė vdekurin nė heshtje. Bestytnia ėshtė e lashtė, por e trashėguar brez pas brezi deri nė ditėt tona.
Egziston akoma nė disa vise tė Myzeqesė; mė shumė se zakon se sa si bestytni, kurse nė qytet ėshtė zhdukur me kohė, mbasi dituria ėshtė pėrhapur mė pėrpara nė qytet.

- Kur ngjan vdekje pėr tė hėna, besohet se asaj shtėpie i ėshtė kthyer dera nga pėrroji, dmth. se nė atė familje do tė ngjajnė edhe vdekje tė tjera, se e hėna ėshtė dita e parė e javės dhe qė ka orė tė liga, prandaj e gjithė familja nuk qan vetėm tė vdekurin, por mendon pėr kohėn qė e pret nė tė ardhmen. Pėr t’iu shmangur prapėsisė qė ka e hėna, tė vdekurit e mbajnė pėr ta varrosur tė martėn, e cila ka mė pak orė tė liga nė krahasim me tė hėnėn.

- I vdekuri duhet tė kungohet se shtie nė kolas tė gjallėt, thonė plakat. Edhe pas vdekjes besohet se tė vdekurit kungohen fetarish njė dit nė mot nė fillim tė qershorit, ditėn e rrėshajave. Kėtė ditė ēdo familje kristjane do tė dilte me gatime nė kishė, pėr tė vdekurit tė cilėt pasi tė kungohen, do tė hanin pėrshpirtjet qė do tė ndahen.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Luli prej 08.01.13 0:30

FOL PĖR VDEKJEN


Kėto ditė ideja e vdekjes mė rri mbi kokė mė shumė insistuese se zakonisht, por nuk ėshtė as e frikshme e as tragjike. Thjesht mė godet mendjen sikur tė ishte njė problem qė do zgjidhje, dhe zgjidhjen ia gjen vetėm po ta diskutosh. Nė fakt, nuk mė pėlqen qė ne i heshtim tema tė caktuara. Besoj se, kur e hesht diēka, ke krijuar njė problem tė ri apo rritur njė tė vjetėr.

Vdekja ėshtė ndėr ato tema qė shumė i mendojmė e pak i diskutojmė. Madje, ideja e vdekjes pėr tė gjithė ėshtė mė e vizituar dhe e medituar sesa ajo e jetės. Vdekja ėshtė edhe mė e natyrshmja mike e njeriut. Ndaj, sado e trishtė qoftė, ėshtė mė shumė vetja jonė sesa atribut i yni. Kėshtu duhet tė kishim shumė kanale komunikimi lidhur me tė, udhė qė shpesh janė tė mbyllura.

Ndoshta unė dua tė flas pėr komunikimin mbi vdekjen sot, sepse si temė mė ka munduar gjithė vitin, pa ndonjė arsye lehtė tė imagjinueshme. Dhe mė duket sikur jam e detyruar moralisht qė ta diskutoj, para se viti tė ketė mbaruar.

Nė dy faza, herėt nė fėmijėri dhe para vdekjes reale, pėrballemi mė ekzistencialisht me kuptimin e vdekjes, dhe, nė tė dy momentet, njerėzimi i ka tė mėngėta mundėsitė komunikuese. Kultura specifike e grupit tonė kulturor shqiptar i ka edhe mė tė kufizuara e tė mbyllura kėto rrugė komunikimi pėr vdekjen, sidomos pėr ata pjesėtarė tė grupit pa lidhje aktive me njė edukim tė strukturuar fetar.

Nė fėmijėri ka njė moment tė veēantė kur kemi nevojė jetike tė flasim pėr vdekjen. Mė kujtohet qė vetėm pas moshės dhjetė vjeēare nisi njė lloj komunikimi i lirshėm dhe relativisht prej tė barabartėsh me tim atė, por biseda kufizohej nė tema politike dhe konkretisht anti-komuniste e anti-enveriste. Si pa dashje diskutimi ndonjėherė pėrfshinte edhe ēėshtje tė jetė-vdekjes, por as im atė dhe as unė nuk dinim se si tė merreshim me to.

Sidoqoftė, nevoja ime pėr tė folur pėr vdekjen ka qenė shumė mė e hershme sesa mosha 10-vjeēare, e kjo ėshtė e natyrshme pėr gjithė fėmijėt. Dhe, pėrveē nonės qė mė jepte ndonjė shpjegim tė shpejtė e me Zot, sa pėr tė mė qetėsuar pėr momentin, nuk gjeja kėnd as tė mė dėgjonte e as tė mė shpjegonte si qe puna.

E zgjidha nė mėnyrėn mė tė gabuar tė mundshme frikėn time tė thellė: njė natė bėra njė muhabet tė gjatė me time motėr qė ishte vetėm tre vjeē (unė isha shtatė), dhe i shpjegova atė qė ajo s’dinte dhe qė unė doja aq shumė tė ma shpjegonte dikush. I thashė se pas jetės qė ėshtė e gjatė vetėm 100 vjet, nis vdekja qė nuk mbaron kurrė. Ajo insistonte “po pastaj?” dhe se ku ishte fundi i vdekjes, dhe ēfarė vinte pas… tamam atė qė kėrkoja tė dija edhe unė, dhe qė po ia mėsoja vetes duke u shtirur si mėsuese e sime motre.

Ndaj i pėrgjigjesha me mė tė pamėshirmshmen frikė e besim qė kisha: “asgjė s’vjen; ka vetėm vdekje, dhe vdekje, dhe prapė vdekje qė s’mbaron kurrė. Por ne nuk jemi mė atėherė, se ne jemi vetėm kur jetojmė.” “Po si s’jemi? Ku shkojmė?” mė pyeste ime motėr me sy tė skuqur e tė hapur mė shumė se zakonisht. “S’jemi, se ne kur vdesim na fusin nė tokė dhe na hanė tė gjitha insektet, krimbat, na ha dheu dhe uji, rrimė nė tokė deri sa bėhemi tokė… dhe pastaj gjithė krimbat qė na hanė ne, vdesin, dhe ata i hanė krimba tė tjerė; dhe gjithė ata qė na njohin ne vdesin gjithashtu, dhe pėr ne as nuk mendon mė njeri, dhe atėherė s’jemi fare fare.”

Ende ndihem me faj ndaj sime motre qė e pėrdora kėshtu, dhe qė e lashė vetėm tė luftonte me imazhe torturuese tė njė horrori qė ia futa unė nė kokė pa mė pyetur e pa ma kėrkuar hiē, sepse doja shpėtim pėr frikėn time munduese.

Vajza ime e vogėl e solli pėr nja dy vjet rresht temėn e vdekjes nė shtėpi, dhe nuk ishte kurrė e lehtė ta zgjidhnim, sido qė komunikimi qe i hapur dhe iu dha gjithė koha e vėmendja e nevojshme. E ka kaluar krejt tani, por zgjidhja nuk erdhi nga brenda shtėpisė por nga shkolla, dhe besoj se qe njė rastėsi fatlume.

Ose ndoshta njė grup faktorėsh vepruan pavarėsisht nga ēka dinim ne. Atėherė ajo ishte katėr-pesė vjeē dhe ndiqte shkollėn Montessori. Po u mėsonin konceptet e infinitit nė hapėsirė dhe nė numėrim. Njė ditė nė shtėpi na tha: “s’kam mė frikė nga vdekja, se nuk ėshtė ndryshe nga qielli dhe nga numrat prej tė cilėve unė nuk kam frikė. Nuk mbaron kurrė.” Ky i saji m’u duk shumė mė pak makabėr dhe pa humbje njerėzore, sesa ngadhėnjimi im mbi vdekje.

Kėtė vit humba njė njeri tė dashur tė familjes. Ajo vdiq nga kanceri dy muaj pasi bėri 72 vjeē. Pėr muaj rresht tė bijtė nuk i thanė se ēfarė kishte. As mjekėt nuk i thanė gjė, por e patronizuan nė ēdo vizitė, duke iu hapur vetėm fėmijėve, sikur ajo tė mos ishte njeri qė meritonte trajtim dinjitoz dhe njohje tė sė vėrtetės mė tė madhe tė ditėve tė saj tė fundit. Atė grua tė zgjuar dhe veēanėrisht tė fortė e lanė tė besontė nė gėnjeshtra deri sa vdekja iu shfaq pėrpara me kosėn gati.

Pėr mua kjo ėshtė t’i marrėsh dinjitetin atij qė po vdes. Dhe as institucionet, e as persona privatė me shumė dashuri pėr atė qė po vdes, nuk kanė tė drejtė ta bėjnė kėtė. Ky ėshtė njė zakon ndėr mė ēnjerėzorėt qė kemi, dhe qė e ruajmė dhe e ngrohim si njerėzor, por qė do eliminuar se i rri keq respektit pėr njeriun dhe veten nė kohėn tonė.

Sėmundja iu rėndua keqas, e vuajtjet fizike i lexoheshin nė ballė e nė lėvizje. Nisi t’i lėkundej besimi tek mundėsia pėr t’u shėruar, por ishte e qartė qė ende besonte se vėrtet kish njė infeksion tė rėndė, dhe interpretonte nė mėnyrė qesharake si ilaēet qė mėrrte, si simptomat qė kish. Dy bijtė e vet ishin pa pushim pranė saj duke i shėrbyer me gjithė zemėr.

E ēonin buzė detit, nuk e lanė kurrė vetėm, i pėrgatisnin vezė thėllėze. Por gruaja e fortė u la tė shkonte drejt vdekjes me gojėn mbyllur deri nė fund, pa ditur tamam ēfarė kish pėrballė, duke u trajtuar si fėmijė e si qenie e paaftė tė ishte zonjė e vetes dhe e vdekjes sė vet, ajo grua qė, si pak gra tė tjera, kish qenė zonjė e jetės sė vet deri sa u sėmur. Nuk mund tė jem e sigurtė, por mė dukej se ia shihja qartė dėshirėn pėr tė folur hapur pėr tė keqen qė e kish zėnė dhe pėr atė qė e priste. Por askush nuk e la tė hapte gojėn. S’mė lanė as mua ta hapja gojėn.

E di qė nė fund fare ajo e mori vesh mirė se ēfarė kishte, dhe gdhihej e ngrysej me vdekjen qė flinte krah saj. Ajo e shihte e tmerruar banoren e re, por nuk pyeste dot, ē’qe ajo gjė e zezė qė i kish hyrė nė shtrat e s’dilte qė andej. Por atėherė ishte vonė, dhe ajo gojėkyēura pėr jetė, po ruante tė tjerėt nga frikėrat e tyre, dhe po kujdesej qė teksa ajo vdiste, tė mos shqetėsonte njeri me hallin e vet dhe frikėrat nga vdekja.

Unė e kam peng kėtė vdekje me gojė mbyllur, vdekje ku veē vdekja s’pėrmendet, sido qė ka okupuar gjithēka dhe po i ha trurin atij qė vdes. Ime mė qė ka frikė nga vdekja, le tė flasė sa do e si do pėr tė, pėr veten, pėr ēka vjen pas. Mos ardhtė, por kur vjen, nuk duhet tė bėjmė sikur s’e shohim. Kur nuk flet pėr vdekjen, nė fakt e ke lėnė personin qė ka atė hall tė madh, fare vetėm me vdekjen.

Besoj se tė flasėsh pėr vdekjen, ėshtė jetė e jep jetė. Tė jesh i hapur pėr e me vdekjen, ėshtė liri dhe dinjitet, dhe respekt pėr jetėn e vdekatarėve. Dhe, sa mė afėr vdekja, sa mė e qenėsishme frika e ankthi krijuar prej saj, aq mė nevojė ka njeriu tė flasė pėr tė, tė qajė, tė ulėrasė, tė qetėsohet e tė ulėrasė prapė.

Presja
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Elsavrana prej 08.01.13 1:07

Pershkrimi yt per vdekjen, Luli eshte njerezor dhe plotesisht i pranueshem. Rasti i asaj gruaje qe nuk i lane mundesine te pergatiste veten, te fliste, te bashkebisedonte me vdekjen, ta bente dylyftimin denjesisht me aq force sa kishte ne vete, eshte nje lloj mesimi per kedo. Po ne jete eshte shume, shume e veshtire te besh filozofi me vdekjen... eshte nje kapercim qe te gjitheve u dhemb.Megjithate kur ajo te vije ne nuk do te jemi aty....nuk do te takohemi...thone.
avatar
Elsavrana

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Silbi prej 08.01.13 1:12

diskutimi gjithmon eshte konstruktiv dhe dobiprures por gjithsesi sado qe te mundohemi te filozofojme fatkeqsisht nuk do e arrijm kurr reminishencen sidomos ne lidhje me temen e vdekjes , deri ne momentin kur ta perjetojme individualisht te gjithe.
por ndoshta edhe atehere (per nje ateist) pyetjet do ngelen serisht pa pergjigjie.
avatar
Silbi

LUFTA ME E MADHE ESHTE AJO ME VETVETEN.

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Berti69 prej 09.01.13 23:26

A keni frikė nga vdekja?



Frika nga vdekja ėshtė dukuri normale dhe kohė pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarėsisht asaj se ēfarė lloji ėshtė ajo frikė dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetėn normale, me tė jetohet mė lehtė apo mė vėshtirė.

Tė gjithė i frikėsohemi vdekjes deri diku. Por meqenėse hulumtimet tregojnė qė shumė mė vėshtirė ėshtė tė jetohet qetė dhe nė paqe nėse kemi fobi nga vdekja, ėshtė e rėndėsishme qė gjatė jetės tė pėrballeni me kėtė frikė dhe ta mposhtni.

Disa hulumtime mė serioze tregojnė qė femrat nė pėrgjithėsi tregojnė frikė mė tė madhe nga vdekja se sa meshkujt, ndoshta pse femrat e pranojnė dhe flasin mė lehtė pėr kėtė temė se sa meshkujt.

Hulumtimi interesant nga Tajvani i publikuar nė “Journal of Pain and Symptom Management”, ka treguar qė frika nga vdekja, nė fakt nuk zvogėlohet me vite. Por, i njėjti hulumtim ka zbuluar qė "frika nga vdekja reduktohet pasi qė pacienti pranohet nė departamentin pėr mjekėsi lehtėsuese dhe hospitalizim. Ky program ėshtė jashtėzakonisht i dobishėm pėr tė sėmurėt e pashėrueshėm dhe familjet e tyre nė shtėpinė e tyre ose institucione. Ekspertėt konsiderojnė qė njohuritė dhe mbėshtetja qė marrin pacientėt e zvogėlon konsiderueshėm ankthin.

A e dini qė personat jashtėzakonisht religjiozė kalojnė mė lehtazi nėpėr rrugė, mė tė shkujdesur se shumica e tė tjerėve? Kjo me siguri ėshtė pasojė e frikės shumė tė vogėl ose pse nuk kanė frikė fare nga vdekja, ka treguar njė hulumtim. Shpresa nė ringjallje u jep forcė tė madhe atyre qė e kanė, por nuk duhet tė shkohet nė ekstrem. Qėndrimin e vet duhet ta balancojnė duke treguar respekt mė tė madh ndaj jetės, siē ka bėrė pėr shembull Jezusi kur ka refuzuar tė kėrcejė nga muri i madh pėr ta sprovuar Zotin (kjo do tė ishte logjike sepse shumica e njerėzve religjiozė, duke pėrfshirė tė gjithė tė krishterėt dhe myslimanėt, por edhe pjesėtarėt e shumė religjioneve tjera, e pėrjetojnė Jezusin si mėsues fetar).


Llojet e frikės nga vdekja


Frika nga dhimbjet dhe vuajtjet

Shumė i frikėsohen vdekjes sė dhimbshme, por kjo fobi ėshtė mė e shpeshtė tek tė sėmurėt nga kanceri dhe sėmundjet tjera. Ėshtė krejtėsisht normale frika nga dhimbja dhe vuajtja e cila ndonjėherė i paraprin vdekjes, prandaj ėshtė e zgjuar qė me kohė tė merrni masat e balancuara tė parandalimit tė cilat do tė reduktojnė mundėsinė qė tė pėrjetojmė vdekje tė dhimbshme dhe tė parandalojmė zhvillimin e disa sėmundjeve tė kėqija.

Frika nga e panjohura

Vdekja ėshtė gjendje skajshmėrisht e panjohur. Ėshtė nė natyrėn tonė nevoja pėr tė kuptuar dhe dhėnė ndonjė kuptim botės rreth nesh, por askush nuk mund tė thotė qė e kupton vdekjen nė tėrėsi.

Frika nga mosekzistenca

Shumė frikėsohen qė vdekja do tė ēojė deri te ndalja e ekzistencės sė tyre. Edhe nė Bibėl shkruan: “Mos harro njeri qė je pluhur dhe qė nė pluhur do tė shndėrrohesh”. Prandaj kjo frikė nuk ėshtė e pranishme vetėm tek ateistėt dhe agnostikėt por edhe te personat religjiozė. Megjithatė, shumė frikėsohen qė besimi i tyre nė jetėn e pėrtejmė nuk ėshtė i vėrtetė.

Frika nga mundimet e pėrhershme

Pėr ēudi, kjo frikė nuk i mundon vetėm ata qė besojnė. Shumė frikėsohen qė pas vdekjes do tė dėnohen pėr atė qė kanė bėrė ose nuk kanė bėrė gjatė jetės. Frika nga ferri dhe vendet e ngjashme sot ėshtė mė e dobėt se nė tė kaluarėn pėr shkak tė kuptuarit mė tė mirė tė librave tė shenjtė ose humbjes sė plotė tė religjionit qė ėshtė dobėsuar, por nuk ėshtė zhdukur nė tėrėsi.

Frika nga humbja e kontrollit

Ėshtė nė natyrėn njerėzore qė dėshiron tė kontrollojė situatėn. Por vdekja del nga kuadri i kontrollit tonė. Prandaj disa do tė tentojnė qė kontrollin ta vendosin me sjellje ekstreme – me kujdesin e jashtėzakonshėm pėr shėndetin dhe sjelljen e kujdesshme. Pyetni tė afėrmit tuaj mos e keni tepruar me brengėn pėr shėndetin.

Frika nga ajo se ēfarė do tė ndodhė me personat e dashur

Ky ėshtė mė sė shpeshti rasti te prindėrit e rinj dhe tė ndarė – frikėsohen se ēka do tė ndodhė me fėmijėt e tyre nėse ata nuk janė mė. Ėshtė e kuptueshme qė ndoshta i frikėsoheni edhe frikės nga vdekja e personit tė dashur. Nėse frikėsoheni qė vdekja juaj do tė jetė goditje e rėndė pėr tė dashurit tuaj, edhe kjo ėshtė po ashtu natyrale. Megjithatė, duhet tė pranohet qė nuk mund tė kontrollojmė gjithēka. Mjafton qė tė bėni disa hapa tė arsyeshėm, siē ėshtė pėrpilimi i testamentit, gjetja e personit, i cili ėshtė i gatshėm tė kujdeset pėr fėmijėt tuaj nėse vdisni, pagimi i sigurimit jetėsor dhe shpenzimet e varrimit.

Frika e pashėndetshme nga vdekja

Frika nga vdekja mund tė jetė fobi e vėrtetė nėse pengon jetėn e pėrditshme. Mund tė jetė gjithmonė nė mendimet tuaja dhe tė ndikojė nė vendimet qė i merrni. Nėse jo ndodh edhe me ju, jeni tė sėmurė nga tanatofobia ose nekrofobia. Tanatofobia ėshtė frika nga gjėrat e lidhura me vdekjen ose vdekshmėrinė, si kufomat ose varrezat, ndėrsa nėnlloj i saj ėshtė nekrofobia, frika nga kufomat.

Frika e shėndetshme nga vdekja

A ėshtė e mundshme qė frika nga vdekja tė jetė e shėndetshme? Sigurisht. Nė shumė raste ėshtė ajo qė na mban nė jetė dhe parandalon marrjen e vendimeve tė pamenduara gjatė vozitjes ose situatave tjera tė rrezikshme. Pėrveē kėsaj, frika e shėndetshme nga vdekja na pėrkujton qė jetojmė relativisht shkurt dhe qė jetėn duhet ta kalojmė nė formė mė kuptimplotė, tė rrethuar me ata qė i duam dhe duke u marrė me aktivitetet qė na bėjnė me tė vėrtetė tė lumtur.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  gjilanasi prej 05.05.14 21:53

Ēfarė ėshtė vdekja dhe a ekziston ajo?

Shumė prej nesh kanė frikė vdekjen. Ne besojmė nė vdekje, sepse ne kemi thėnė qė ne do tė vdesim. Ne lidhim veten me trupin, dhe ne e dimė se trupat vdesin. Por njė teori e re shkencore sugjeron se vdekja nuk ėshtė ngjarja terminale qė ne mendojmė.

Ndjenja ėshtė vetėm njė burim i energjisė qė vepron nė tru. Por kjo energji nuk mund tė shkojė larg nga vdekja.
Njė aspekt i njohur i fizikės kuantike ėshtė se vėrejtjet e caktuara nuk mund tė parashikohen absolutisht. Nė vend tė kėsaj, ekziston njė varg i vėzhgimeve tė mundshme, secili me njė probabilitet tė ndryshėm.

Njė shpjegim i zakonshėm i, "shumė botėve" interpretimi, thekson se secili prej kėtyre vėzhgimeve tė mundshme korrespondon me njė univers tė ndryshme ('Multiverse'). Njė teori e re shkencore - e quajtur biocentrism - rafinon kėto ide. Ka njė numėr tė pafund tė universeve, dhe ēdo gjė qė ndoshta mund tė ndodhė nė njė univers. Vdekja nuk ekziston nė asnjė kuptim tė vėrtetė nė kėto skenare.

Tė gjitha gjithėsitė e mundshme ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė, pavarėsisht nga ajo qė ndodh nė ndonjė prej tyre. Edhe pse organet individuale janė tė destinuara pėr vetė destruct-, ndjenjėn e tė gjallit - "Kush jam unė?" - Ėshtė vetėm njė burim 20-vat i energjisė qė vepron nė tru. Por kjo energji nuk ka shkuar larg nė vdekje. Njė nga aksiomat e sigurta tė shkencės ėshtė se energjia nuk vdes kurrė, por as nuk mund tė krijohet as shkatėrrohet. Por kjo energji a kapėrcen nga njė botė nė tjetrėn?

Mendoni njė eksperiment qė u botua kohėt e fundit nė revistėn Science ku tregon se shkencėtarėt mund tė ndryshojnė nė mėnyrė retroaktive diēka qė kishte ndodhur nė tė kaluarėn. Grimca duhej tė vendosė se si tė sillet kur goditi njė rreze spliter.

Mė pas, drejtuesi i eksperimentit mund tė kthehejė njė tė kaluar tė dytė ose jo. Ajo rezulton se ēfarė vėzhguesi vendosi nė atė pikė, tė pėrcaktuar se ēfarė grimcė bėri nė tė kaluarėn. Pavarėsisht nga zgjedhja qė vėzhguesi, do tė bėjė, ėshtė qė ju do tė pėrjetojni rezultatet qė do tė rezultojnė.

Lidhjet midis kėtyre historive tė ndryshme dhe universeve kapėrcen idetė tona tė zakonshme klasike tė hapėsirės dhe tė kohės. Mendo 20-vat tė energjisė si thjesht Holo-projektimi ose rezultatin nė njė nivel tjetėr ekrani. Nėse ju kthejnė rreze spliter tė dytė ose jo ende ėshtė bateri e njėjtė ose agjent pėrgjegjės pėr projektimin.

Sipas Biocentrism, hapėsira dhe koha nuk janė objekte tė forta qė ne mendojmė. Tundeni dorėn tuaj nėpėrmjet ajrit - nė qoftė se ju merrni ēdo gjė, ēfarė ka mbetur? Asgjė. E njėjta gjė vlen edhe pėr kohėn. Ju nuk mund tė shihni asgjė nėpėrmjet kockave qė rrethon trurin tuaj. Gjithēka qė ju shihni dhe pėrjetoni tani ėshtė njė informacion qė rrotullohet dhe ndodh nė mendjen tuaj. Hapėsira dhe koha janė thjesht mjete pėr tė vėnė gjithēka sė bashku.

Vdekja nuk ekziston nė njė botė tė pėrjetshme, e tė pafund. Nė fund, edhe Ajnshtajni pranoi, "Tani Besso" (njė mik i vjetėr)ėshtė larguar nga kjo botė e ēuditshme pak para meje. Kjo do tė thotė asgjė. Njerėzit si ne ... e di se dallimi nė mes tė kaluarės, tė tashmes, dhe tė ardhmes ėshtė vetėm njė iluzion kokėfortėsi e vazhdueshme. "Pavdekėsia nuk do tė thotė njė ekzistencė tė vazhdueshme nė kohė pa fund, por banon totalisht jashtė kohės.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Flavius prej 07.05.14 12:19

Vetem te vdekurit diskutojne dhe bejne pyetje rreth vdekjes.
avatar
Flavius

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vdekja

Mesazh  Equinox prej 20.08.14 0:07

Si tė pėrballoni largimin nga jeta tė njė personi tė dashur



Kur njė i afėrm ose njė person i dashur ikėn pėrgjithmonė, jeta bėhet ēdo ditė e mė e vėshtirė pėr t’u pėrballuar; pėr fat tė mirė janė miqtė dhe personat qė duhen mė shumė, ata tė cilėt e bėjnė kėtė periudhė mė pak tė dhimbshme dhe tė komplikuar.

Nėse keni njė mik apo mike qė po kalon njė humbje tė rėndė, e dini shumė mirė se sa e vėshtirė ėshtė tė gjeni fjalėt e duhura pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tij/saj shpirtėrore.

Tė gjithė reagojmė nė mėnyra tė ndryshme pėrballė njė situate tė kėtij lloji. Mendimet duhet t’i pėrqendroni nė tė tashmen, sa mė shumė tė mundni, pa bėrė parashikime mbi tė ardhmen, por pa kujtuar edhe tė kaluarėn. Personi qė ka pėsuar njė humbje njerėzore nuk do tė mund tė gjejė asnjėherė lumturinė duke menduar sesa i lumtur ishte dikur. Ndėr tė tjera, fiksojeni nė mendje se, ėshtė gjithmonė mė mirė tė “veproni” sesa tė “flisni”.

Pėr shembull, mos thoni: “Telefonomė nėse ke nevojė!”. Pra, gjenduni sa mė pranė atij personi qė po vuan nga humbja e njė tė dashuri. Propozojini gjėra konkrete, tė tilla si: “A do tė ishte mirė pėr ty qė tė vij tė mėrkurėn pėr tė bėrė pazare apo pėr tė dalė shėtitje?” etj. Qėndroni sa mė pranė mikut tuaj, nė mėnyrėn mė tė thjeshtė tė mundshme, duke bėrė gjėra tė cilat i pėrkasin pėrditshmėrisė.

Nėse jeni shumė tė afėrt me kėtė person, ju mund tė “zini” vendin e tij pėrkohėsisht pėr tė informuar tė tjerėt pėr funeralin. Pas vdekjes sė njė tė afėrmi, ėshtė e nevojshme qė tė merreni me punėt qė i pėrkasin traditės, pavarėsisht se ajo ėshtė periudha nė tė cilėn forcat janė mė tė pakta. Ofroni tė gjithė ndihmėn dhe mbėshtetjen nė situata tė tilla pėr personat qė i kini pėr zemėr.

Ēfarė ndodh me njeriun kur gjendet pėrballė humbjes sė njė personi tė dashur?

Nė orėt apo ditėt e para pas vdekjes sė njė personi tė dashur, mund tė ndihemi tė shokuar, tė mpirė dhe konfuzė. Mund tė ndodhė qė tė mos mbajmė mend se ēfarė tė tjerėt po flasin me ne apo tė mos duam tė bisedojmė me ta. Me tė tillė mekanizėm priremi tė jemi mohues dhe tė mos duam tė besojmė se ēfarė na ka ndodhur nė tė vėrtetė.

Ėshtė normale tė ndihemi tė braktisur dhe tė zemėruar nė raste tė tilla. Mund tė na ndodhė ta drejtojmė zemėrimin tonė drejt Zotit, religjioneve, doktorėve, infermiereve, tek ai qė ka vdekur, tek ata qė duam apo te vetė vetja jonė.

Por teksa lėvizim nė “kah” tjetėr … dhe ngadalė ky shok fillon tė na largohet, gradualisht fillojmė t’i rikthehemi realitetit, duke kuptuar dhe pranuar se kemi humbur diēka tė shtrenjtė, si dhe pėrpiqemi tė mėsohemi pa praninė e zakonshme … Pasi provojmė, nė mėnyrė tė pashmangshme, tė jemi mohues pėr pak kohė, ėshtė normale tė pretendojmė se gjėrat janė kthyer siē ishin mė parė. Nėse dikush qė kemi dashur ka vdekur, ne mund tė kthejmė nė mendje tė shkuarėn.

Madje, papritmas, mund ta ndiejmė edhe praninė e tij/saj, sikur e shohim apo i dėgjojmė zėrin pranė nesh. Por, mund tė shkojmė edhe mė tej, mund ta gjejmė veten duke biseduar me tė, sikur tė ishte nė njė dhomė me ne. Teksa fillojmė tė kuptojmė se ai qė ka vdekur nuk kthehet mė, fillojmė tė ndėrgjegjėsohemi pėr ndikimin e plotė tė humbjes sonė. Kėto ndjesi mund tė na trembin, sepse ato janė tė ēuditshme, janė tė forta. Madje, mund tė na bėjnė tė ndiejmė sikur po humbim kontrollin ndaj vetes. Dhe kjo do tė thotė se brenga po vepron ndėr ne.

Shkurt
Sugjerime pėr tė pėrballuar humbjen e njė njeriu tė dashur

- Bisedoni me tė tjerėt duke treguar se si ndiheni
- Pėrpiquni tė pėrmbushni detyrat tuaja qė tė mos ndiheni tė demoralizuar
- Ngopuni me gjumė, hani njė ushqim tė pasur me dieta dhe merruni me ushtrime
- Shmangni alkoolin. Alkooli ju bėn tė ndiheni mė tė depresionuar
- Kthehuni nė rutinėn tuaj sa mė shpejt tė mundeni
- Shmangni marrjen e vendimeve tė mėdha dhe tė menjėhershme
- Lėshojeni veten dhe pranoni ēdo ndjesi qė ju vjen
- Kėrkoni ndihmė nėse keni nevojė
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi