Psikologji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Psikologji

Mesazh  Neo prej 26.06.09 17:07

P S I K O L O GJ I

ĒKA ĖSHTĖ PSIKOLOGJIA?

Psikologjia ėshtė shkenca mbi shpirtin.

Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme psikike
tė individit.

Psikologjia studion nė aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike.

Objekti i interesimit tė psikologėve pėrfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, tė mėsuarit dhe kujtesėn, intelegjencinė, gjuhėn dhe tė folurit, mendimin, rritėn dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shėndetin, ērregullimet psikologjike, mėnyrat e zbutjes dhe tė mėnjanimit tė ērregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerėzve nė rrethana sociale, d.m.th. nė grupe tė ndryshme dhe nė organizata shoqėrore.

PSIKOLOGJIA SI SHKENCĖ

Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, pėrpiqet t'i pėrshkruajė, sqarojė, parashohė
dhe kontrollojė dukuritė qė i studion. Pra, psikologjia pėrpiqet tė pėrshkruajė, sqarojė,
parashohė dhe kontrollojė sjelljen dhe proceset psikike.

Kurdoherė qė kjo ėshtė e mundur, emėrtimet dhe nocionet pėrshkruese lidhen me
teorinė. Teoritė paraqesin formėsimin e tėrėsishėm tė raporteve tė qarta midis dukurive
tė vrojtuara. Teoritė psikologjike mbėshteten nė supozimet mbi sjelljen dhe proceset
psikike, pėrmbajnė pohime mbi parimet dhe ligjshmėritė qė sundojnė midis tyre dhe na
bėjnė tė mundshėm paraqitjen e sqarimeve dhe tė parashikimeve.

Teoritė psikologjike mund t'i ndėrlidhin pohimet mbi sjelljen (siē ėshtė tė ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siē janė qėndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike.

Pėr shembull, shumė prej reaksioneve tona ndaj drogės sikurse ndaj alkoolit apo marihuanės, mund tė maten kur manifestohen nė sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik tė drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre.

Psikologėt verifikojnė, gjithashtu, teoritė e veta tė pėrpiluara me kujdes me anė tė metodave hulumtuese, siē janė hulumtimet dhe eksperimentet nė terren.

Teoria e kėnaqshme psikologjike na i bėn tė mundshme parashikimet. Pėr shembull, teoria e kėnaqshme mbi urinė do tė na bėjė tė mundshėm parashikimin kur do tė hanė njerėzit e kur jo.

Mirėpo, nė psikologji pėr shumė teori ėshtė konstatuar se nuk janė tė afta tė
sqarojnė ose parashikojnė atė qė ėshtė vėrejtur. Pėr kėtė arsye, ato teori janė braktisur
ose janė ndryshuar.

Nocioni i kontrollimit tė sjelljeve dhe tė proceseve psikike ėshtė kontravers. Disa njerėz gabimisht mendojnė se psikologėt kėrkojnė mėnyra qė t'i shtyjnė njerėzit e tjerė ta bėjnė atė qė u urdhėrohet - sikurse kukullave nė pe. Kjo nuk ėshtė ashtu.

Psikologėt janė tė prirur tė besojnė nė dinjitetin e qenieve njerėzore, kurse dinjiteti i njeriut kėrkon qė njerėzit tė jenė tė lirė tė marrin vendime tė veta dhe tė zgjedhin sjelljen e vet. Tėrė kohėn psikologėt mėsojnė gjithnjė e mė shumė pėr ndikimet nė sjelljen e njeriut, por atė dijeni ata e aplikojnė vetėm nė bazė tė kėrkesės dhe pėr t'u ndihmuar njerėzve nė realizimin e
nevojave tė tyre.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh  Neo prej 26.06.09 17:12

PSIKOLOGJIA E APLIKUAR

Psikologėt kanė interesim tė shprehur tė pėrbashkėt pėr sjelljen, por mund tė
dallohen shumė mes veti.

Disa psikologė nė radhė tė parė janė tė angazhuar nė hulumtime themelore (qė ndonjėherė quhen bazike ose teorike apo hulumtime tė pastra).

Hulumtimet themelore nuk kanė aplikim tė drejtpėrdrejtė nė problemet personale
ose shoqėrore, prandaj pėr kėtė arsye konsiderohen hulumtime qė kanė vetveten pėr
qėllim.

Psikologėt e tjerė merren me hulumtime aplikative, qė i dedikohen kėrkimit tė zgjidhjeve pėr problemet specifike personale ose shoqėrore. Megjithėse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dėshira pėr dije dhe mirėkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherė pėrmirėsojnė mėnyrėn e nesėrme tė jetesės.

Pėr shembull, hulumtimet themelore tė tė mėsuarit dhe tė motivimit tė kryera ndaj kafshėve nė fillim tė kėtij shekulli kanė gjetur njė aplikim tė gjerė nė sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore tė veprimit tė sistemit nervor i kanė zgjeruar njohuritė mbi ērregullimet siē janė epilepsia, sėmundja e Parkinsonit, sėmundja e Alzheimerit.

Shumė psikologė nuk janė inkuadruar nė kurrfarė hulumtimesh. Nė vend tė kėsaj, ata aplikojnė njohuritė psikologjike qė t'ju ndihmojnė njerėzve tė ndryshojnė sjelljen e vet nė mėnyrė qė tė mund t'i arrijnė nė mėnyrė mė tė efektshme qėllimet e veta.

Psikologė tė shumtė merren kryesisht me mėsim. Ata i zgjerojnė njohuritė psikologjike
nė klasė, seminare dhe punishte tė ndryshme.

Mirėpo, tė shumtė janė psikologėt e inkuadruar nė tė gjitha kėto aktivitete: hulumtim, kėshillim dhe mėsim. Pėr shembull, profesorėt e psikologjisė zakonisht zbatojnė hulumtime tė pastra ose tė aplikuara, u japin kėshilla klientėve individualė ose industrialė dhe i mėsojnė.

Psikologėt klinikė dhe psikologėt kėshillėdhėnės

Psikologėt klinikė u ndihmojnė njerėzve qė kanė probleme psikologjike nė
pėrshtatjen ndaj kėrkesave jetėsore. Problemet e klientėve mund tė shkojnė nga ankthi
dhe depresioni, vėshtirėsitė nė jetėn seksuale e deri te humbja e qėllimeve jetėsore.
Psikologėt klinikė i vlerėsojnė problemet me anė tė intervistave strukturore dhe tė
testeve psikologjike. U ndihmojnė klientėve tė vet nė zgjidhjen e problemeve tė tyre dhe
nė ndryshimin e sjelljes sė papėrshtatshme me aplikimin e psikoterapisė dhe tė
terapisė biheviorale.

Psikologėt shkollorė dhe arsimorė

Psikologėt shkollorė janė tė punėsuar nė sistemin shkollor dhe u ndihmojnė
atyre qė kanė tė bėjnė me problemet qė e pengojnė tė mėsuarit. Problemet e tilla
pėrfshijnė problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vėshtėrsitė
specifike tė tė mėsuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxėnėsve me anė tė
intervistės me mėsuesit, prindėrit dhe vetė nxėnėsit.

Psikologėt zhvillimor

Psikologėt zhvillimor i studiojnė ndryshimet - trupore, emocionale, kognitive dhe
sociale - qė ndodhin gjatė tėrė jetės. Ata pėrpiqen tė veēojnė ndikimin relativ tė
trashėgimisė (natyrės) nga rrethina (edukimi) nė zhvillim. Psikologėt zhvillimor zbatojnė
hulumtime mbi ndikimin e pėrdorimit tė drogės nga ana e nėnės nė embrion,
pėrfundimet e formave tė ndryshme tė edukimit tė fėmijėve, njohuritė e fėmijėve mbi
hapėsirėn dhe kohėn, konfliktet e adoleshentėve, pėrshtatjen e njerėzve mė tė moshuar.

Psikologėt qė merren me personalitetin dhe psikologėt socialė

Psikologėt qė merren me personalitetin e njeriut pėrpiqen t'i caktojnė tiparet
njerėzore; tė pėrcaktojnė se ēka ndikon nė proceset mendore tė njeriut, ndjenjat dhe
sjelljet, si dhe t'i sqarojnė ērregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet e
njeriut sikur janė ankthi dhe agresioni, si dhe me ēėshtjet e roleve gjinore.

Psikologėt socialė nė rend tė parė orientohen nė natyrėn dhe nė shkaqet e tė menduarit dhe tė ndjenjave tė individėve dhe nė sjelljen e tyre nė situatat sociale. Psikologėt qė studiojnė personalitetin pėrpiqen qė brenda personit t'i gjejnė disa interpretime tė sjelljes, kurse psikologėt socialė orientohen nė ndikimet shoqėrore ose tė jashtme. Nė sjellje veprojnė edhe ndikimet e brendshme dhe tė jashtme.

Psikologėt industrialė

Psikologėt industrialė janė tė orientuar nė raportet midis njeriut dhe punės. Psikologėt e organizatave studiojnė sjelljen e njerėzve nė organizata siē janė ndėrmarrjet e ndryshme. Mirėpo, shumė psikologė janė tė arsimuar pėr tė dy fushat.

Psikologėt industrialė dhe ata tė organizatave janė tė punėsuar nė organizatat afariste me detyrė qė t'i pėrmirėsojnė kushtet e punės, tė shtojnė produktivitetin dhe - nėse kanė arsimim pėr kėshillime - punojnė me tė punėsuarit qė kanė probleme nė punė. Ndihmojnė gjatė punėsimit, arsimimit dhe pėrparimit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh  Neo prej 26.06.09 17:42

ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISĖ

Psikologjia ka njė tė kaluar tė gjatė, por njė histori tė shkurtėr.

Megjithėse duket qė rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnė pamjen e psikologjisė gjatė ēdo disa viteve, projektin e kėtij teksti mėsimor ka mundur ta shkruajė filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit).

Njė nga veprat e Aristotelit ėshtė quajtur Peri Psyches, qė do tė mund tė pėrkthehej si "Mbi psikėn". Peri Psyches, si edhe ky libėr, fillon me historinė e psikologjisė sė tė menduarit dhe pikėpamjet historike mbi natyrėn e psikikės dhe tė sjelljes.

Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerėzit janė tė motivuar nė mėnyrė bazike qė tė
kėrkojnė kėnaqėsinė dhe t'i shmangen dhembjes, qėndrim ky qė e ka shfrytėzuar teoria
moderne psikodinamike dhe teoritė e tė mėsuarit.

Ekzistojnė edhe kontribute tė tjera tė grekėve tė vjetėr. Demokriti (rreth viteve
460-370 para Krishtit), pėr shembull, ka theksuar se sjellja jonė ėshtė nėn ndikimin e
ngacmimeve tė jashtme. Ai ka qenė njė nga tė parėt qė ka parashtruar ēėshtjen se a ekziston diēka e tillė siē ėshtė vullneti i lirė ose zgjedhja.

Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxėnės i Sokratit (rreth viteve 470- 399 para Krishtit), ka shėnuar kėshillėn e Sokratit "njihe vetveten". Qė nga atėherė kjo ėshtė motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund tė arrijmė njohjen e plotė tė vetvetes me anė tė ndjenjave tona sepse ato nuk janė shprehje e saktė e realitetit.

Edhe sot dallojmė ngacmimet qė veprojnė nė receptorėt tonė tė ndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherė tė shtrembėruara. Pasi qė ndijimet e bėjnė tė mundshme njohjen e papėrkryer, Sokrati ka propozuar qė ta studiojmė vetveten me anė tė tė menduarit racional dhe tė introspeksionit.

Mirėpo, le t'i kthehemi zhvillimit tė psikologjisė si shkencė laboratorike nė
gjysmėn e dytė tė shekullit 19. Disa historianė vejnė datėn e fillimit nė vitin 1860.
Atėherė Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin qė ėshtė gur kufitar nė
psikologji: "Elementet e psikofizikės".

Ajo ka treguar se nė ēfarė raporti janė dukuritė fizike (siē janė drita dhe zėri) me dukuritė psikologjike tė ndijimit dhe tė percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund tė masim shkencėrisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianėve e vendos fillimin e psikologjisė moderne si shkencė laboratorike nė vitin 1879. Atė vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parė psikologjik nė Leipzig tė Gjermanisė.

DREJTIMET MĖ TĖ RĖNDĖSISHME PSIKOLOGJIKE

Strukturalizmi

"Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika ėshtė dukuri natyrore, qė mund tė studiohet shkencėrisht si dhe drita, ngrohtėsia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytėzuar introspeksionin duke u pėrpjekur t'i zbulojė elementet themelore tė pėrjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj tė ndryshėm, ai dhe kolegėt e tij kanė vrojtuar vetveten se si do t'i pėrshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

Wundi dhe nxėnėsit e tij e kanė themeluar shkollėn psikologjike tė njohur si
strukturalizėm. Strukturalizmi pėrpiqej tė caktonte organizimin e pėrjetimeve tė
vetėdijshme.

E ka zbėrthyer pėrjetimin nė ndijime objektive siē janė tė parit ose tė vullnetit dhe tė shijimi dhe ndjenjat subjektive ose tė vullnetit dhe tė parafytyrimeve mentale (pėr shembull kujtimet ose ėndrrat).

Strukturalistėt besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ tė elementeve tė pėrjetimit.

Njė nga nxėnėsit amerikan tė Wundtit ka qenė edhe G. Stanley Hall (1844-1924).

Interesimi kryesor i Hallit pėrfshinte zhvillimin psikologjik nė fėmijėri, adoleshencė dhe nė moshėn mė tė shtyrė. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushės sė psikologjisė sė fėmijėve. Ai ėshtė edhe themelues i Shoqatės psikologjike amerikane(APA).

Funksionalizmi

Kam dėshiruar qė, duke vepruar me psikologjinė si me shkencė natyrore, t'i ndihmoj tė bėhet e tillė.

WILLIAM JAMES

Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vėllai i shkrimtarit Henry
James, miraton njė pikėpamje tė gjerė mbi psikologjinė, duke u orientuar nė raportet
midis pėrjetimit dhe sjelljes.

James pohon se ekziston njė rrymė e pandėrprerė e rrjedhės sė vetėdijes. Introspeksioni e ka bindur se pėrjetimi nuk mund tė zbėrthehet nė njėsi, siē mendonin strukturalistėt.

James ka themeluar shkollėn e funksionalizmit qė merret me sjelljen si dhe me vetėdijen. Funksionalizmi shqyrton mėnyrat me tė cilat pėrjetimet dhe pėrvoja na mundėsojnė pėrshtatjen e sjelljes ndaj rrethinės nė tė cilėn gjendemi.

Funksionalizmi shfrytėzon vrojtimet laboratorike si plotėsim i introspeksionit. Strukturalistėt praktikonin tė pyetnin: "Cilat janė pjesėt e proceseve psikike?", kurse funksionalistėt ishin mė tė prirur tė pyetnin: "Cili ėshtė qėllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janė efektet e tyre?".

Funksionalistėt mendojnė se ndėrthurjet adaptative tė sjelljes janė tė mėsuara dhe tė pandryshueshme. Sjellja e papėrshtatur anon kah zhdukja ose ndėrprerja. Veprimi i pėrshtatur anon kah pėrsėritja dhe bėhet shprehi. James ka shkruar se "shprehia ėshtė njė rrotė jashtėzakonisht balancuese e shoqėrisė". Shprehia e mban shoqėrinė nga dita nė ditė.

Krijimi i shprehive pasqyrohet nė veprimet siē janė futja e lugės nė gojė ose shtypja e dorėzės sė derės.

Sė pari, ato veprime kėrkojnė kujdes tė plotė. Nėse jeni nė dilemė, ndaluni me facoletėn e letrės nė dorė dhe vėshtroni pak fėmijėn gjatė pėrpjekjes sė tij qė pėr herė tė parė tė ushqehet vetė. Me anė tė pėrsėritjes, veprimi qė paraqet tė ushqyerit e pavarur bėhet automatik, d.m.th. bėhet shprehi. Veprimtaria e shumėfishtė e pėrfshirė nė tė mėsuarit e drejtimit tė automjetit me anė tė pėrsėritjes bėhet gjithashtu rutinore. Pas kėsaj mund ta realizojmė pa ndonjė kujdes tė veēantė.

Atėherė lirisht mund tė orientohemi nė konverzim interesant ose nė ndonjė radio emision. Ideja mbi tė mėsuarit me anė tė pėrsėritjes ėshtė ide themelore edhe pėr traditėn bihevioriste.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologji

Mesazh  bashkimi2010 prej 18.01.10 1:07

valla forum i mir ki hallall ju koft huuuuuuuuuuu

bashkimi2010

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi