Meditimi - parajsa e mendjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditimi - parajsa e mendjes

Mesazh  Trigon prej 24.06.09 20:42

Meditimi - parajsa e mendjes

Njė dhomė vetėm pėr ne. Brenda vetes, aty ku mund tė qėndrojmė, tė marrim frymė, tė pushojmė dhe tė largojmė mendimet. Kjo ėshtė mė e bukura e meditimit.

Pėrse nisim diēka edhe pastaj e lemė pėrgjysmė? Vendosim tė qėndrojmė me veten dhe nė momentin e fundit ndryshojmė mendje: dalim pėr shoping, ose nė diskotekė. Pastaj ato bisedat me miqtė? Meditimi? Po ne s'kemi kohė pėr tė marrė frymė. Vrapojmė gjithė ditėn, fėmijėt, shkolla, kopshti, punimet e shtėpisė sė re, oraret e punės dhe tė tjera orė jashtė orarit, etj, etj.

Pastaj, "mos ndoshta na duhet njė dhomė e veēantė pėr tė medituar, ose pėr tė praktikuar joga, jo, jo ėshtė e pamundur, nuk kam kohė pėr kėtė gjė".

Eh, nuk ėshtė e lehtė tė mėsohesh me veten, t'a durosh edhe t'a mėsosh tė pėrballojė tė tjerėt. Ka nga ata qė e kanė praktikuar meditimin pėrreth 25 vjet rresht, ndonjėherė njė herė nė javė dhe ndonjėherė njė herė nė muaj, pak a shumė njė llogari qė tė ēon nė numrin 100 tė meditimit.

Kohė pėr qetėsi

Zakonisht sallat e meditimit janė estetikisht tė bukura, me llambadarė antikė dhe kolltukė tė zinj, origjinalė dhe absolutisht simetrikė me njėri-tjetrin. Ushqej njė admirim tė veēantė pėr gjithė kėtė atmos­ferė - thotė Arnesa 33 vjeē, por ndiej njė lehtėsim kur kujtoj herėn time tė parė tė meditimit, si nisi e gjithė kjo: e vetme, nė njė hapėsirė qė quhet kuzhinė, ulur nė dysheme sė bashku me miken time, duke parė nga dritarja tarracėn time me lule dhe shumė ngjyra.

U ngrita dhe u mbėshteta tek parvazi i ballkonit duke parė gjithė kohėn lulet dhe njerėzit nga kati i i 6-tė. Vendosa qė ē'do javė tė bėja kėtė "qėndrim" nė tarracėn time me shumė ngjyra, vetėm, ose me njė mike. Gjatė kėtyre dy viteve tė meditimit autoemocional ka ndodhur me mua diēka origjinale dhe autentike: kam filluar njė raport intim me veten dhe mendjen time.

Ndoshta pėr kėtė arsye do tė doja tu jepja njė kėshillė: nėse vėrtet keni ndonjė farė interesi pėr meditimin, edhe sikur tė jetė njė dėshirė e fshehtė brenda jush, provojeni, pėrherė ka njė herė tė parė.

Ku tė ēon meditimi?

Njėra nga pėrparėsitė e meditimit ėshtė se bėhet fjalė pėr njė praktikė tė thjeshtė qė tė ēon pėrherė diku. A ka njė stol nė rrugėn pranė shtėpisė suaj? Ndoshta edhe ajo qė ndodhet nė stacionin e linjės urban. Uluni dhe si fillim kaq mjafton. Nėse nuk doni tė uleni atėherė qėndroni nė kėmbė.

Ajo qė duhet bėrė ėshtė tė qėndroni, njė ēast, vetėm pėr pak. Merrni frymė thellė. Shikoni qiellin, gjithė sa ndodhet jashtė jush, ėshtė edhe brenda jush. Nėse arrijmė njė frymėmarrje tė thellė, atėherė gjithė forca e gravitetit do tė jetė tek pėrqendrimi i mendimeve tona. Mendimet brenda vetes nuk mund tė jenė negative, madje mund tė jenė tė vlefshme.

Edhe nėse njė ditė tė mėrkure dentisti ėshtė me vonesė dhe ju rrezikoni njė tjetėr takim tė rėndėsishėm pas tij, ēfarė mund tė bėni? Shfrytėzojeni kėtė vonesė pėr veten tuaj. Qėndroni nė karrige pa patur asnjė send pranė vetes. Pastaj afroni duart pranė trupit duke u pėrpjekur t'i lini tė lira, pėrqendroni vėshtrimin nė njė pikė dhe qėndroni palėvizur.

A e ndjeni efektin e tė qenit "i palėvizur"? Ndonjėherė njerėzit mendojnė se duke qėndruar i palėvizur mund tė shkosh menjėherė nė "parajsė" edhe tė ndjesh ndryshimin e madh tė meditimit dhe qėndrimit me veten. Shoqėria jonė ėshtė e prirur drejt lėvizjes dhe ndryshimit, prandaj e ka shumė tė vėshtirė tė pranojė qėndri­min nė njė vend, idenė e palėvizshmėrisė.

Mos prit qė duke u ulur tė mund tė qėndrosh edhe tė zgjidhėsh gjithēka. Nėse qėndron nė njė vend dhe pa lėvizur atėherė mund t'i falėsh vetes mundėsinė e jashtėzakonshme tė afrimit me mendjen, pa patur dėshirė tė kėrkosh diēka diku tjetėr.

Eksperienca dhe pėrjetime

Laura tregon se "Kur fillova seancat e mia tė meditimit, kishin nisur zėnkat e para me tė fejuarin tim. Nė momentin qė pėrpiqesha tė thoja se duhet tė qetėsohesha, mė vinin nė mendje fjalėt: E urrej, duhej tė ishte ai qė tė lante pjatat! Nė kėtė moment mendja ime ishte e gatshme tė shkonte nė gjithfarė drejtimi, por unė pėrpiqesha tė pėrqendrohesha nė frymėmarrjen time.

Pastaj gjendesha sėrish duke menduar pėr pjatat e palara nė lavaman. Rreth 40 minuta meditimi vazhdonte lufta ime. Pastaj i thoja vetes se do tė ishte mė mirė nėse do tė shkoja edhe t'i thoja direkt atė qė mendoja.

Nė ato minuta qėndrimi meditimi arrija tė kuptoja se duke qėndruar e palėvizur jo vetėm qė shtoja kontradiktat mes qėndrimit tim dhe mendjes sė mbushur plot me urrejtje, por njėherėsh po bėja tė mundur njė luftė tė vėrtetė brenda vetes sime".

Kjo situatė ishte bėrė e pėrditshme. Nė momente tė caktuara ajo mendonte se nuk do t'ia dilte dot. Tregon se "e qartė se tė qarat e mia ishin duke u shtuar, por njėherėsh e kuptoja se nuk ndodhesha mė nė kuzhinė.

Pjatat e palara nuk ndodheshin mė pėrpara meje dhe mendoj se ishte mendja ime ajo qė i bėnte mė shumė pis se ē'ishin nė tė vėrtetė. Nė pėrgjithėsi ndodhte ajo qė mendja ime i kalonte kufijtė e kontrollit. Kėshtu qė duke u larguar nga vendi qė mė bėnte tė ndjehesha keq, arrija tė kisha kontroll mbi veten time.

Pastaj jeta filloi tė bėhej mė shumė e komplikuar edhe unė e kisha tė vėshtirė tė pėrqendrohesha tepėr nė dėshirat e mia. Fillova tė eksperimentoj mjegulla tė urrejtjes, tėrmete dashurie dhe humnera pakėnaqėsie. Isha e turbulluar nga jeta dhe vdekja".

Si arriti Laura tė reagojė ndaj kėtyre mendimeve? Duke menduar mė shumė, duke fantazuar mė tepėr. Duke e lėnė veten tė lirė, por sė bashku me frikėn nga ato qė kishte ose nuk mund tė kishte brenda vetes, nga ajo qė quhet mbushje dhe plotėsi e vetvetes. I

shte duke luftuar mes mendimeve dhe boshėsisė. Por ishte gjithmonė diēka qė e shtynte tė ecte pėrpara. Laura thotė se "Ndjehesha mirė nė lėkurėn time, shumė afėr jetės sime dhe pėr pasojė edhe jetės sė tė tjerėve.

Meditimi ėshtė njė praktikė qė sjell njė formė energjie. Kėshilla e vetme qė mund t'ju jap ėshtė t'a merrni lehtė dhe shtruar si njė zgjidhje tė jetės. Njė monark i jashtėzakonshėm japonez mė pyeti njėherė: Ēfarė zhurme sjell rrahja e njė dore tė vetme? Bėjani kėtė pyetje vetes, orė pas ore dhe ditė pas dite, nė momentet e jetės suaj tė pėrditshme. Nėse e kėrkoni pėrgjigjen me zemėr tė pastėr, me kalimin e kohės do tė shihni se do tė shkoni shumė larg".

Ēfarė ndodh nė mendjen tonė kur mendojmė?

Doktorė dhe psikologė tė Harvard Medical School analizojnė problemin pėr rreth 35 vjet dhe arrijnė nė pėrfundimin se meditimi stimulon prodhimin e oksidit tė azotit, njė farė neuro transmetues qė ndėrpret aktivitetin e adrenalinės (hormon i shkaktuar nga stresi qė bėn tė mundur rritjen e tė rrahurave tė zemrės kur ndodhemi nė njė gjendje jashtė kontrolli).

Janė bėrė teste tė ndryshme me njerėz qė meditojnė dhe jo-meditues. Ėshtė parė se jo vetėm ata qė meditojnė mund tė kenė njėfarė ēlirimi, por edhe ata qė praktikojnė yoga, ose mėsime kanto. Njė praktikė e tillė mund tė sjellė disa ndryshime biofizike qė mund t'i rezistojnė kohės.
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



346


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi