Falli - pikepamje islamike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Falli - pikepamje islamike

Mesazh  Neo prej 23.06.09 21:46

Falli dhe tregimi i fatit

Tregimi i fatit dhe sihri janė gjėra me tė cilat janė sprovuar shumė njerėz, tė cilėt
nuk e njohin All-llahun dhe nuk i mbėshteten Atij. Njerėz tė tillė kur i godet ndonjė
musibet (vėshtirėsi, sprovė, fatkeqėsi sh.r.) nxitojnė tė fallxhori dhe sihėrbėrėsi pėr t’u
“shėruar”, e kjo nuk ua shton vetėm se sėmundjen, mirėpo a thua e kuptojnė?

Shpesh dėgjojmė se ka njerėz qė deklarojnė se kanė dije nga bota e padukshme ose
pėr tė ardhmen. Kėta njihen me emra tė ndryshėm [p.sh: fallxhor, astrolog, magjistar].

Bile ajo qė ėshtė edhe mė e ēuditshme, kėta njerėz kohėve tė fundit janė duke bėrė
reklama nė radio-televizione tė ndryshme.

Fallxhorėt (nga to edhe njerėz qė pretendojnė se lidhen me shpirtrat e vdekur) pėrdorin metoda tė ndryshme nga tė cilat ata thonė se e marrin informacionin, p.sh: shikimi nė pėllėmbėn e dorės, horoskopi, falli me letra, shikimi i filxhanit, etj.

Ata tė cilėt thonė se e zbulojnė tė padukshmen dhe e dinė tė ardhmen, mund tė ndahen nė dy kategori kryesore:

1. Ata qė nuk kanė ndonjė dije ose sekret por qė u thonė klientėve gjėra tė pėrgjithshme qė ndodhin tek shumica e njerėzve.

Disa prej kėtyre hamendjeve dalin tė vėrteta pėr shkak se janė tė pėrgjithshme.

Shembull kemi horoskopin qė shkruhet nėpėr gazeta, ajo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse
njė hamendje nė tė cilėn shkruhen gjėra tė pėrgjithshme tė cilat u ndodhin shumicės sė
njerėzve. Kjo ėshtė si shembulli i atij qė i thotė dikujt: Sot do tė hash bukė.

2. Grupi i dytė janė ata qė kanė kontakt me xhinnėt. Ky grup ėshtė mė i rėndėsishėm
pėr tu njohur, ngase pėrmban shirkun dhe kufrin, gjėra tė cilat tė bėjnė pabesimtarė.

Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė grup, sė pari duhet tė sqarojmė diēka mbi botėn e xhinėve, sepse ky grup i fallxhorėve bashkėpunon me xhinnėt nė veprimtarinė e tyre.

Xhinėt janė krijesa tjera tė Allahut, subhanehu ve teala. Krijesa tė cilat bashkekzistojnė me njeriun nė tokė. Ata u quajtėn xhinė, (etim. tė fshehur) sepse nuk mund tė shikohen nga syri i njeriut.

Allahu i krijoi xhinėt para se tė krijonte njerėzimin dhe ato i krijoi nga zjarri, pra edhe Iblisi, lanetullahi alejhi, hyn nė kategorinė e xhinėve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: “Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enė balte)
e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinėt nga flaka (pa tym) e zjarrit.” [Er-Rrahman: 14-15]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Melekėt u krijuan nga drita dhe
xhinnėt nga zjarri pa tym.” [Muslimi].

Po ashtu nė njė hadith tjetėr na ka sqaruar se sa lloje tė xhinėve ka, duke thėnė:
“Ka tre lloje xhinėsh: Njė lloj fluturon nė ajėr gjithė kohėn, njė tjetėr lloj ekziston si
gjarpėrinj dhe qen dhe lloji i kufizuar nė tokė, i cili banon nė njė vend ose endet
rreth tij.” [Taberaniu, Hakimi].

Ashtu xhinėt nė disa raste mund tė marrin formėn e qenit tė zi. Xhinėt sipas besimit tė tyre ndahen nė: Besimtarė dhe Pabesimtarė.

Ēdo njeri ka njė xhinn qė e shoqėron atė dhe ky xhin quhet Karin [bashkudhėtar], ky
ėshtė njė xhin pabesimtarė dhe ndryshe quhet shejtan, ky e inkurajon njeriun qė t’i
bėjė punėt e kėqija.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Secilit prej jush i ėshtė shoqėruar
njė shok prej xhinėve.” Sahabėt e pyetėn: A edhe ty o i Dėrguari i Allahut? Pejgamberi,
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj: “Edhe mua, veēse Allahu mė ka ndihmuar mua
kundėr tij dhe ai ėshtė nėnshtruar. Tani ai mė nxit vetėm tė bėjė tė mira.” [Muslimi].

Kontakti dhe kontrata me xhinėt bėhet nga fallxhorėt tė cilėve xhinėt mund t’u ja-
pin informacione pėr tė ardhmen, kurse xhinėt kėtė informacion e marrin nga melekėt
tė cilėt e transmetojnė nė mes tyre, informacion tė cilin ua ka treguar atyre Allahu,
subhanehu ve teala.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka pėrshkruar se si xhinėt marrin informaci-
on pėr tė ardhmen. Ai ka treguar se xhinėt ishin tė aftė tė udhėtonin nė drejtim tė
kufijve mė tė ulėt tė qiellit dhe tė dėgjonin ca informacione pėr tė ardhmen qė melekėt
i transmetonin midis tyre.

Pastaj ktheheshin nė tokė dhe kėtė informacion ua tregonin njerėzve me tė cilėt bashkėpunonin.

Kjo ndodhte shpesh para ardhjes sė Muhammedit, mirėpo me ardhjen e Pejgamberit, kjo gjė ndryshoi. Allahu i urdhėroi melekėt qė t’i gjuajnė me meteorė xhinėt tė cilėt mundoheshin tė marrin informacione nga ata. Mirėpo, ndonjėherė mundet qė xhinėt tė marrin informacionin
dhe tė shpėtojnė nga meteori, kėtė e lejon Allahu, subhanehu ve teala, qė t’i sprovoj
njerėzit se ēfarė besimi kanė.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: “Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mall-
kuar. Pėrveē atij qė vjedh ēka dėgjohet, po edhe atė e ndjek ylli i zjarrtė.” [Hixhr: 17-18]

Kėshtu qė xhinėt nuk mund tė mbledhin mė informacion pėr tė ardhmen aq lehtė, sa
qė merrnin para dėrgimit tė tė Dėrguarit tė Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Pėr shkak tė kėsaj ata tani e pėrziejnė informacionin me 100 gėnjeshtra. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Ata (xhinėt) do ta kalonin informacionin poshtė derisa ai arrin buzėt e magjistarit ose fallxhorit. Shumė herė njė meteorė i arrin ata pėrpara se t’ua transportojnė informacionin.

Nėse ata kalojnė para se tė goditen, ata do t’i shtojnė atij 100 gėnjeshtra.” [Buhariu dhe Muslimi]. Po ashtu kur njė njeri shkon te ndonjė fallxhor, xhini i fallxhorit merr tė dhėna nga
xhini i atij personi pėr planet qė i ka pasur ky person, pėr emrat e anėtarėve tė familjes sė kėtij personi, si dhe tė dhėna tė tjera nė lidhje me atė person i cili ka shkuar te fallxhori.

Me anė tė kėsaj metode fallxhori qė bashkėpunon me xhinėt ėshtė nė gjendje tė mėsojė pėr tė kaluarėn e atij personi nė detaje tė hollėsishme. Dhe kėshtu derisa ky injorant qė ka shkuar te
fallxhori tė bindet se ky fallxhorė e “ditka” tė fshehtėn dhe tė ardhmen dhe kėshtu ta bėjė
atė fallxhor zot, (hasha) duke kėrkuar prej tij zgjidhje tė problemeve qė i ka nė jetėn e vet.

Kėshtu ia mbush fallxhorit xhepat me para, shet shpirtin e vet dhe del nga feja duke u bėrė
pabesimtarė. Kjo pėr shkak se nė tregimin e fatit pėrfshihet gjunahu i kufrit dhe u mveshen
krijesave tė Allahut cilėsi tė Krijuesit.

Feja e Allahut ka qėndrim tė rreptė ndaj tregimin tė fatit dhe ndaj fallxhorėve, qoftė ajo: me anė tė shikimit tė filxhanit, fallit me letra, topit tė kristaltė, horoskopit, shikimit tė pėllėmbės sė dorės... si dhe tė gjitha mėnyrat tjera qė kėta tė mallkuar i pėrdorin pėr t’i larguar njerėzit nga mbėshtetja nė Allahun, xhel-le shanuhu.

Andaj ēdokush qė shkon te fallxhori, e lexon horoskopin apo shikon nė filxhan, si dhe pėrdor metoda tjera tė fallit, edhe duke mos i besuar kėsaj, kėtij personi nuk i pranohet namazi 40 ditė, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Namazi i kujtdo qė i afrohet ndonjė fallxhori dhe e pyet pėr ndonjė gjė, nuk do ti pranohet pėr 40 ditė e netė.” [Muslimi].

Ndėrsa kush i vepron kėto gjėra dhe beson se fallxhori e din tė ardhmen apo horoskopi, apo gjėrat tjera... ky person bėhet qafir dhe nėse nuk pendohet dhe vdes pa u penduar, do tė dėnohet pėrjetėsisht nė xhehennem.

Pejgamberi , sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kushdo qė i afrohet njė fallxhori dhe beson ēfarė ai thotė, ka mohuar atė qė iu shpall Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).” [Ahmedi]. Prandaj, le tė vetėdijesohen muslimanėt e mos t’i bėjnė kėto vepra, mos tė merren
me fallxhorė e me horoskop, e ata qė deri tani i kanė vepruar kėto gjėra, le tė pendohen dhe le tė kėrkojnė falje nga Allahu, xhel-le shanuhu.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: “Pendohuni tė gjithė tek Allahu, o besimtarė, qė shpėtim tė gjeni” [Nur: 31]. (bazuar nė kapitullin me tė njėjtin emėr tė librit “Bazat e Teuhidit” tė Dr. Ebu Emineh Bilall Filips)

Omer Islami
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi