Mohenjo - Daro

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mohenjo - Daro

Mesazh  Jon prej 22.06.09 18:43

Fundi Misterioz i Mohenjo - Daro



Mahabharata teksti epik i Indise eshte plot me legjenda rreth nje arme me shkatrrim masiv.

Kerkimi Arkeologjik qe ka germuar mbetjet e Mohenjo-Daro ( mund te gjeni referime rreth qytetit ne te gjitha librat Historik, fundi i i saj eshte permbledhur ne nje mister) eshte gjendur perballe nje qyteti shume te perhapur.

Nuk jane te qarta ēeshtjet e shkaterrimit te saj, por aty jane gjetur disa reperte: asnje gjurme te katastrofave klimatike (Termete, ose Permbytje) jane gjetur arme dhe mbetje skeletash njerzish (Sigurisht Lufte). Arkeoloket mbeten te ēuditur, ku sipas atyre katastrofa nuk zgjati shume...

Davneport & Vincenti dy shkenctare mbas espediktave qe kryen formuluan nje teori te habitshme: Qyteti u shpartallua nga nje eksplozion berthamor ose nje gje e tille...

Gjeten disa strate xhamash "Jeshile" ajo qe ndodh kur toka dhe rera shkrihen ne temperatura shume te larta (pastaj ftohen dhe behen te forta mbas pak) si ē'do eksperiment berthamor qe kane bere njerzit (psh ne shkretiren eNevadas).

Analizat moderne nxorren ne drite qe shume mbetje te qyteti Antik ishin shkrir ne temperatura shum te larta ( te pakten 1500 grad), eshte gjendur dhe epiqendra e supozimit te eksplozionit dhe nga e cila te gjitha shtepit ishin karbonizuar deri ne thellesin e tyre...dhjetra & qindra skeleta u gjenden ne zonen e Mohenjo-Daro me nje nivel radioaktiviteti qe kalonte nivelin normal mbi 50 here (!!!)

Teksti Indian ne te cilin referohemi ne fillim te ketij artikulli, risjelle nje shkrim ne nje kapitull qe flet per nje objekt qe bente zjarr pa shkaktuar tym...kur ky objekt preku ne toke erresira mbuloi qiellin, uragane dhe stuhi shkatarruan tersisht qytetin, nje shperthim i tmerrshem dogji mijra persona duke i bere hi... Qytetar, burra te qytetit dhe luftetar per shume dite kerkuan ta pastrojn pluhrat helmuese me ndihmen e lumit...

Ky mister eshte dhe tani i pa zgjidhur, Arkeologjia tradicionale vazhdon t’i klasifikoj si mite te gjitha tekstet e mbijetuara me mijera vjet.

Te gjithe legjendat mbi permbytjen, shkrimet ne librat Vediēi qe flasin per anije kozmike dhe shperthime te tilla, mbahen me nje ane dhe nuk vlersohen; shkrimet Maya ( te kujtojm qe kishin aftesit te krijonin nje kalendar me te avancuar se i yni) dhe gjithe profecite e popujve antik injorohen sistematikisht.
avatar
Jon

1230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mohenjo - Daro

Mesazh  Jon prej 04.08.09 15:08

MITI I QYTETIT TĖ HUMBUR

Azia ėshtė njė kontinent ku civilizimet e lashta kanė ekzistuar dhe janė zhvilluar si askund tjetėr mė parė.

Aventurierėt nga tė gjitha anėt e botės, po ashtu edhe arkeologėt, gjeologėt dhe shkencėtarė tė profileve tė ndryshme, shpesh kanė rėnė nė gjurmė tė gėrmadhave tė qyteteve tė lashta, pallateve mbretėrore, varrezave katakombe dhe shumė e shumė gjėrave tė tjera, tė cilat koha dhe dheu i ka mbajtur tė fshehura.

Azia ėshtė njė kontinent ku civilizimet e lashta kanė ekzistuar dhe janė zhvilluar si askund tjetėr mė parė. India po ashtu paraqet njė nga pjesėt e mozaikut tė civilizimeve tė vjetra, e cila ende nė vete mban sekrete tė pasqaruara dhe mirė tė analizuara.

Thellė nė territorin e Indisė, nė kufi me Nepalin, nga arkeologėt evropianė u gjet njė qytet nė xhungėl gati i paprekur fare nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dėmtimet e kohės. Aty tani nuk jetonte mė askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastėsishėm. Pallatet dhe ndėrtesat qė ndodheshin nė qytet ishin tė mbuluara me gjethe dhe bimė tropikale tė xhunglės, gjė qė kishte bėrė qė qyteti tė konservohej.

Nė qytet u zbulua edhe njė tunel i gjatė 1.6 km, qė tė ēonte nė njė vend tė fshehur, nė afėrsi tė malit aty afėr. Me tė mbėrritur nė pikėn tjetėr tė tunelit, shfaqet njė hapėsirė e madhe nėntokėsore, qė ishte ndėrtuar me njė mjeshtėri arkitektonike tė paparė deri atėherė dhe nė tė cilėn ndodheshin objekte dhe gjėra tė ēuditshme qė nuk dihej se ēfarė pėrdorimi mund tė kishin. Ky vend i ngjasonte shumė njė laboratori tė madh shkencor, por mjetet e vendosura aty ishin tė panjohura dhe nuk dihej principi i punės sė tyre.

Nė muret e kėtij vendi u gjetėn mbishkrime tė vjetra hinduse, por deshifrimi i tyre ishte pak i vėshtirė, sepse nė to ishin tė pėrziera edhe terma tė vjetra kineze, gjė qė ishte e pazakonshme. Nga mbishkrimet e deshifruara u kuptua se, vendi tė cilin e kishin zbuluar quhej MOHENGJO - DARO. Pėr kėtė qytet flitej vetėm nė mitet e vjetra dhe nė legjenda.

Njerėzit dhe banorėt e hershėm tė atij qyteti e quanin veten Moh. Lidhur me kėtė emėr ka pasur tė dhėna edhe nga mitologjia e vjetėr indase dhe sidomos tek kinezėt e vjetėr. Nga legjendat kuptohej se, mohasit ishin njė civilizim i vjetėr qė shtriheshin nga lindja e Azisė e deri tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi nė tė cilin ndodheshin arkeologėt ishte vetėm njėri nga kompleksi i gjerė i ndėrtesave nėntokėsore qė ndodheshin nė afėrsi.

Dhe, nė tė vėrtetė nė diapazonin prej 3 km u zbuluan edhe dy vende tė tjera tė ngjashme. Mirėpo, befasia mė e madhe ishte se nė ato dy objekte tė tjera nuk u zbuluan gjėrat e njėjta si nė tė parėn, por diēka qė pėr kohėn kur kanė ekzistuar civilizimet e lashta, ky zbulim nuk duhet tė ekzistonte - pra, ishte fjala pėr bomba atomike, siē quhej nga mohasit - SHATAGNI!

Mohasit kanė qenė njė civilizim qė kishte njė nivel tė lartė tė njohurive. Ata kishin zbuluar, siē shkruhej nė mbishkrimet, sekretin e jetės, gjėrat e vdekura mund t'i ringjallnin, zbėrthimin e dritės dhe kishin pasur njė shkallė tė lartė tė zhvillimit, ēka shihet edhe nga mėnyra e ndėrtimit tė qytetit dhe nga vetė fakti se me mijėra vjet para erės sė re, dikush paska ditur tė pėrdorė energjinė atomike. Mė tutje nga mbishkrimet merret vesh se nė njė vend tjetėr tė botės ekzistonte edhe njė civilizim i lashtė, i cili u afrohej shumė mohasve pėr nga shkalla e zhvillimit dhe kjo ishte Atlantida.

Edhe ata kishin zbuluar sekretin e atomit dhe tė dritės, kishin pra njohuri tė larta teknike dhe teknologjike. Pėr dallim nga mohasit, tė cilėt njiheshin si sundues tė tokės, atlantidasit, njiheshin si sundues tė detit.

Mohasit pėr aleat tė tyre kishin paraardhėsit e kinezėve tė sotėm, ndėrsa atlantidasit kishin pėr aleatė paraardhėsit e Majėve, Astekėve dhe Inkėve qė jetonin nė Amerikė. Rivaliteti i tyre sa vinte e shtohej, pėr shkak tė dominimit tė njėrės anė nė tjetrėn, gjersa nė njė periudhė tė lashtė kohore, me mijėra vjet para erės sė re, kjo gjė u bė edhe kritike.

Luftimet e tyre filluan me gjithė intensitetin qė kishin dhe me gjithė potencialin e mundshėm tė armatimit qė dispononin ata nė atė kohė. Se sa ka zgjatur kjo, ėshtė vėshtirė tė zbulohet, sepse faktet tregojnė rezultate tė ndryshme, qė do tė thotė se ėshtė e mundur qė luftimet tė mos jenė bėrė tė gjitha nė tė njėjtėn kohė.

Lidhur me kėto luftėra mitologjike, ėshtė shkruar edhe nėpėr libra tė vjetėr, siē janė: "Ramajana", "Mahabharata", "Epi i Gilgameshit", "Suria panati" ose "Njohja e diellit" etj. Nė to pėrshkruhet fshehtėsia e energjisė sė Diellit, si dhe bėhet e ditur se mjete me tė cilat kishin luftuar mohasit dhe atlantidasit u pėrkisnin perėndive qė ata i adhuronin dhe prej tė cilėve kishin marrė njohuri se si t'i pėrdorin ato!

Nė kėto libra tregohet se qytete tė shumta tė asaj kohe u zhdukėn nga faqja e dheut, e ndėr to pėrmenden: Dundaik - Kėshtjellė e shkrirė me themel; Nan-madol-dėshmi e energjisė kolosale qė ėshtė pėrdorur kėtu; Sodoma dhe Gomora - dėshmi e konfliktit nuklear; Jerihon II - njė nga shtatė shtresat, e shkatėrruar me energji tė madhe tė njė "zjarri" tė paidentifikuar.

Prej armėve qė kanė pėrdorur nė kėto luftėra, pėrmenden kėto: darpana, sandagara, pashupati, pinaka, tvashar etj., disa nga kėto armė shfrytėzonin energjinė nukleare e disa nga kėto shfrytėzonin edhe dritėn me anė tė sė cilės shkriheshin edhe gurėt, pra ėshtė e mundur tė jenė pėrdorur lazer shumė tė fuqishėm.

Nga ana tjetėr, pėrmenden edhe disa armė tė tjera, e ndėr to ėshtė edhe parashu-rama, e cila paraqiste njė lloj tė armės qė punonte nė principin e ultrazėrit.

Siē duket, kjo armė ka qenė e pėrdorur nga ana e atlantidasve. Kjo gjė shpjegohet me faktin se, nė kohėn kur ėshtė bėrė sulmi me to, janė shkatėrruar pjesėt e sipėrme tė shtėpive dhe ndėrtesave tė atėhershme, prandaj ėshtė pėr t'u ēuditur se kinezėt nė atė kohė i kanė ndėrtuar shtėpitė me ēati harkore, duke e ditur se kjo gjė i bėnė valėt qė tė kthehen pėrsėri nga kanė ardhur. Edhe sot e kėsaj dite, kinezėt i ndėrtojnė shtėpitė nė po tė njėjtėn mėnyrė.

Nė mbishkrime tė qytetit tė vjetėr u gjet edhe njė pjesė e tekstit e shkruar nė kinezishte tė vjetėr, me ē'rast pėrmenden ushtarėt prej balte. Kėta ushtarė kanė pasur pėr detyrė qė kur tė vinte koha tė aktivizoheshin dhe tė mbronin perandorinė e atėhershme Muh. Kėta ushtarė janė gjetur gjithashtu edhe nė Kinė, nė vargmalet e Kuen Lunit dhe tė gjithė ishin tė ruajtur mirė.

Se sa ka zgjatur lufta legjendare ndėrmjet kėtyre dy palėve, ėshtė vėshtirė tė vėrtetohet nga vetė fakti se, shumica e qyteteve qė pėrmenden nė legjenda dhe nė mite, sot nuk ekzistojnė mė. Mohengjo-Daro ėshtė njė thesar i vėrtetė i sė kaluarės sonė tė hershme. Nė kėtė qytet ka gjėra, tė cilat njeriu ende nuk i di se ēfarė janė dhe pėr ēfarė shėrbejnė.

Pėrgatiti:
Klarita Bajraktari
avatar
Jon

1230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mohenjo - Daro

Mesazh  Jon prej 13.09.09 23:57

Mohenjo-Daro/Hiroshima e lashtėsisė

Imagjinoni njė qytetėrim qė zhvillohet nė Indinė perėndimore, nė Pakistanin e sotėm, diku rreth vitit 2500 para Krishtit dhe qė bėn tregti me sumerėt dhe kinezėt; imagjinoni njė mbretėri tė zhvilluar edhe nga pikėpamja territoriale, me mijėra fshatra tė ndėrlidhur nga rrugė tė shtruara, qytete tė ndėrtuar mbi sheshe kuadratikė dhe rrugė qė ndėrpriten nė kėnd tė drejtė; imagjinoni pesė milionė persona qė kanė shtėpi me dy apo tre kate me njė shpėrndarje shumė eficiente tė ujit tė pijshėm, me ndėrlidhje hidrike tė formuara me tuba argjile dhe njė rrjet furnizues nė cdo apartament; imagjinoni qė ky qytetėrim, i pėrbėrė nga mijėra qyteza dhe dy metropole tė vegjėl me 40 mijė banorė (mė tė mėdhenjtė e kohės mbi planet) tė jetė shkatėrruar nga njė shpėrthim me pėrmasa kolosale, njė i nxehtė kaq i madh sa qė tė ishte nė gjendje tė shkretojė tokėn; imagjinoni nė fund qė skeletėt e banorėve tė kėtyre qyteteve tė pafat tė jenė gjetur ashtu si nė Pompei, tė befasuar prej katastrofės dhe qė tė paraqesin njė nivel radioaktiviteti qė nė pothuajse pesė mijė vite distancė ėshtė pesėdhjetė herė mė i lartė se sa normalja.

Cfarė mendoni pėr gjithė kėtė? Mohenjo-Daro, Harappa dhe qytetet e tjerė tė popujve tė Luginės sė Indos janė njė mister autentik qė sfidon historianin para se tė sfidojė arkeologun. Cilėt ishin kėta njerėz? Nga vinin? Ku pėrfunduan? Kush i shkatėrroi? Dhe mbi tė gjitha, pėrse shkrimet nė ideogramė, qė kanė mbetur tė padeshifruar u ngjajnė nė mėnyrė shumė tė habitshme atyre tė Ishullit tė Pashkės?

Gjithcka nisi atėherė kur, nė vitin 1856, dy vėllezėr anglezė, John dhe William Brunton, tė pėrkushtuar pas ndėrtimit tė hekurudhės nė Indinė Lindore, gjetėn rrėnojat e njė qyteti: Harappa. Pavarėsisht se rrėnojat kishn qenė tė varrosura, arritėn qė tė nxjerrin tulla mjaftueshėm sa pėr tė arritur tė shtrojnė 150 kilometra shtresė anėsore pėr hekurudhėn e tyre.

Megjithatė, njė racizėm i shfrenuar ("ėshtė e pamundur qė indianėt tė jenė kaq tė lashtė") futi nė harresė zbulimin dhe vetėm nė vitin 1920 u vendos qė tė studioheshin deri nė fund rrėnojat; zbulimi (ndodhi nė 1872 pas punės sė arkeologut robert Cuningham dhe fillimisht e minimizuar) i qytetit tė Mohenjo-Daro, 560 kilometra mė nė jug u bėri tė kuptojnė arkeologėve ekzistencėn e qytetit mė tė lashtė indian.

Mėkat qė karakteristikat e kėsaj kulture janė tė pashpjegueshme nė dritėn e dijeve tradicionale... Ky qytetėrim ėshtė shpikėsi i banjės alla turke dhe gjithashtu asaj WC; ka ideuar dushin, rubinetėt dhe tubaturat, e shumė tė tjera. Qytetet e tij ishin tė ngjashme me tonat dhe numri i banorėve tė dy qyteteve kryesrė, 40 mijė ėshtė i ngjashėm edhe me atė tė ditėve tona. Tė gjithė persona "tė pastėr e tė shėndetshėm"... Dhe qė patėn njė fund tragjik.

Njė fund qė tė bėn tė mendosh jo aq pėr njė zjarr tė zakonshėm, ndoshta tė shkaktuar nga ata popuj arianė qė pushtuan Indinė nga veriu diku rreth vitit 1800 para Krishtit: kush mundte nė lashtėsi qė tė prodhonte njė zjarr diku mes 900 dhe 1500 centigradė?

E megjithatė shenjat e shkatėrrimit, mes trotuarėve tė vetrifikuar dhe nivelet e lartė tė radioaktivitetit bashkė me befasinė qė ka ndodhur kjo (dy vetė u gjetėn tė kapur pėr dore) janė tė ngjashme me pamjet qė ne trishtueshėm i kemi parė nė njė prej bombave atomike tė lėshuara kundėr njė kundėrshtari me banorė: Hiroshima dhe Nagasaki.

Nė tė dy qytetet japoneze janė gjetur shenja tė shkatėrrimit si ai nė Mohenjo-Daro, me shtėpitė e shkatėrruara deri nė themel si tė jenė shkulur nga njė vaė gjigande e shoqėruar nga njė shi zjarri...

Nėse ėshtė e mundur, duke parė edhe radioaktivitetin, qė "kodra e tė vdekurve" (domethėnė Mohenjo-Daro) ėshtė shkatėrruar nga njė shpėrthim i ngjashėm bėrthamor, mbetet njė pikėpyetje nė vetvete shumė e madhe: kush, nė vitin 2000 para Krishtit, kishte njė armė bėrthamore? Shkatėrrimi pėrfshiu jo vetėm kėtė qytet por edhe Harappan, Kot Diji, Kalibangan, Lothal dhe pothuajse tė 140 qendrat e banuara kryesore tė asaj mbretėrie indiane tė shkatėrruar nė njė kohė shumė tė shkurtėr.

Tė gjitha tė shkatėrruara nga njė armė kalorifike jashtėzakonisht shumė intense, tė gjithė nė njė farė mėnyre tė sulmuar nė mėnyrė tė befasishme... Ato pak statuja qė janė gjetur tė lėnė tė mendosh pėr njė popullsi njerėzish mjekėrrgjatė, me njė stil artistik qė nė sytė tanė i ngjan shumė atij protokelt. Ndoshta pikėrisht prej kėtu vjen populli i uellsianėve?

Ajo qė tani na duhet tė sqarojmė ėshtė njė cėshtje nė vetvete shumė delikate. Pėrdorim tehun e Occam: ose mė saktė, cfarė ka mė shumė gjasa tė ketė ndodhurnė Luginėn e Indit dy mijė vite para krishtit?

Arkeologėt, nė banalitetin e tyre tė zakonshėm e pa pikė fantazie, thonė se nė tė vėrtetė njerėzit e braktisėn atė territor pėr shkak tė varfėrimit tė tokės si dhe pėr shkak tė njė thatėsire tė jashtėzakonshme e cila solli edhe shterimin e lumit Indo.

Tė tjerė studiues, mė mendjehapur, hedhin hipotezėn e rėnies sė njė meteori apo edhe njė lloj shpėrthimi i tipit Tunguska... Do tė kishte kuptim, po tė mos kish qenė fakti qė njerėzit u larguan nga qyteti me rrėmbim dhe ata relativisht pak kufoma janė kapur nė befasi prej zjarrit. Hipoteza bėrthamore ėshtė kundėrshtuar ashpėr sidomos nga bota akademike.

Fizikani bėrthamor indian Surendra Gadekar kėmbėngul se radioaktiviteti vjen pėr shkak tė testit tė parė bėrthamor tė pakistanezėve, i cili u krye nė 18 maj tė vitit 1978 nė Pokhran, nė rajonin e rajasthanit, disa qindra kilometra larg nga Mohenjo-Daro.

Shpėrthimi i nėndheshėm shkaktoi njė krater menjė diametėr afro 60 metra dhe 10 metra tė thellė: fuqia e bombės ishte 5 kilotonė, ose mė saktė sa njė e katėrta i asaj tė lėshuar nė Hiroshimė.

Por, pėrvec Mohenjo-Daros, edhe tė tjerė vende industrialė dhe civilė do tė duhej tė ishin helmuar nga radioaktiviteti, por ai gjendet vetėm nė ata vende arkeologjikė. Pėrse? Pėrgjigjen e jep ndoshta njė linguist anglez shumė i zoti i lindur nė Indi.

David Davenport, i cili disa vjet mėparė vdiq nė moshėn 40 vjecare, ishte njė prej tė paktėve ekspertė tė vėrtetė botėrorė tė sanskrinishtes. Mes teksteve themelorė tė kėsaj gjuhe janė edhe dy vepra epike dhe monumentale tė cilat ai i ka studiuar pėr njė kohė tė gjatė, Mahabarata dhe Ramajana...

Kushdo qė guxon tė lexojė njėqind mijė vargjet qė i pėrbėjnė (shtatė herė mė shumė se Iliada) nuk mund tė mos mbetet i shtangur dhe i mahnitur para pėrshkrimeve tė mjeteve qė perėnditė indianė pėrdornin nė kohėrat e lashta.

Mjete fluturues antikė tė quajtur Vimana e nė gjendje tė fluturonin edhe mė shpejtė se sa zėri dhe qė viheshin nė lėvizje prej motorrėve qė furnizoheshin me mėrkur; avionė gjuajtės njėvendėsh por edhe karroca fluturuese dy kate tė larta me shumė dritare, pallate "qė rendnin nė qiell e qė u ngjanin shumė kometave"; mė pas ishin Mohanastrat, shigjetat inteligjente qė ishin nė gjendje tė bėnin tė pafuqishme ushtri tė tėra...

Ishte gjithashtu arma Agneya, e pėrshkruar tek Drona Parva: "Njė plumb i vogėl i ngarkuar me tė gjithė fuqinė e universit, njė kolonė e shndritshme tymi dhe flakėsh, me dritė sa dhjetė mijė diej, qė shfaqej nė tė gjithė shkėlqimin e saj.

Njė armė e panjohur, njė rrufe e hekurt, njė mesazher gjigand i vdekjes qė katandisi nė rrėnoja tė gjithė racėn e Vrishnis dhe Andhakas..."

Kėta tekste indianė janė mijėra vjecarė dhe janė studiuar nga linguistėt anglezė duke filluar qė nga viti tetėqind. Pėrkthimi integral i Mahabaratas nė gjuhėn angleze u krye nė fundin e shekullit XIX nga njė Brahmin indu, njė erudit qė kish studiuar edhe nė Europė, P. Chandra Roy: nuk ėshtė i mundur kontaminimi me elementė modernė nė pėrkthim, duke parė qė jo vetėm armėt bėrthamore por edhe avionėt ishin joekzistentė nė atė epokė.

I vetėdijshėm pėr kėta fakte si dhe ngjashmėrinė e mundshme, Davenport pėrpunoi nė vitin 1979 teorinė e tij tė famshme ufologjike nė librin me titull "Viti 2000 para krishtit. Shkatėrrim bėrthamor", i shkruajtur nė bashkėpunim me gazetarin italian Ettore Vincenti.

Nė libėr, Davenport demonstronte se Mohenjo-daro kish qenė teatėr i njė beteje ajrore mes forcave jashtėtokėsore kundėrshtare.

Nė libėr, Davenport vė nė dukje tė gjithė papėrputhshmėritė arkeologjike: konkludon se ashtu sic ėshtė pėrshkruar nė tekstet e shenjtė tė induve, ka ndodhur njė betejė e vėrtetė mes anijeve kozmike aliene, e qė pėrfundoi me shpėrthimin e njė bombe tė vogėl atomike, me fuqi tė kufizuar, por megjithatė nė gjendje tė shkaktonte shkatėrrim tė madh.

Njė teori kjo e konfirmuar nga studiuesi i madh i teksteve tė sumerėve Zecharia Sitchin: ndėr tė paktėt linguistė qė kanė qenė nė gjendje tė deshifrojnė gėrmat jouniforme tė shėnimeve sumere. Ai thotė nė librin e tij "Luftėrat atomike nė kohėrat e perėndive" se pikėrisht nė vitin 2024 para Krishtit Anunnakėt e Mėdhenj (alienėt krijues tė teksteve sumerikė) nisėn pėrdorimin e armėve bėrthamore nė luftė.

Teksti flet pėr Arattan (i ngjashėm nė emėr si harappa) si kryeqytet i njė toke tė ndodhur pėrtej rajonit juglindor tė Iranit: dhe Aratta, ashtu si Sodomi dhe Gomorra, pėr sumerėt u bombardua nga Anunakėt!

Ndoshta mund tė tė shkojė mendja tek diskutimi i Nibirusė dhe perėndive krijuese tė qenies njerėzore, apo edhe luftėrat mes tyre sic janė tė pėrshkruara tek Enuma elish, bibla mesopotamike, e cila ka si njė pjesė tė vetėn edhe Biblėn Hebraike.

Flitet pėr qenie tė pavdekshme qė praktikisht kanė krijuar qenien njerėzore duke nisur nga njė pjesė e Adn sė Homo Erectus tė fuqizuar me genomin e tyre...

Sigurisht, janė teori qė duhet tė demonstrohen, por gjithėsesi janė nė vetvete interesante. Sidoqė tė jetė ėshtė shumė domethėnės fakti qė sumerėt, tė cilėt sigurisht qė bėnin tregti me popujt e Luginės sė Indit, kishin njė memorie mitike tė shkatėrrimit tė partnerėve tė tyre nė biznes.

Tekstet e shenjtė tė Induve dhe poemat si Mahabarata dhe Ramajana nuk flasin shprehimisht pėr jashtėtokėsorė, por e rishohin luftėn nė njė plan mė human: ndoshta shpėrthimet e fundit tė atij konflikti gjigand qė sipas disave kishte pėrfshirė tė gjithė planetin nė kohėrat e atlantidės dhe Mu.

Dy kontinente qė ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik dikur ndanin botėn nė blloqe dhe qė luftonin me armė bėrthamore, aq sa tė provokonin shkrirjen e akujve tė epokės sė fundit tė akullnajave si dhe lėvizjen e poleve... Fantazi?

Gjurmėt e terreneve tė ngjashėm janė gjetur nė Peru, nė Irlandė, nė Maltė, nė Irak e madhe edhe nė shkretėtirėn e gobit dhe pranė pueblos-ve tė Anasazit nė Amerikė... E cfarė mund tė thuhet pėr armėn bėrthamore qė bėri copė ushtarėt e neoperandorit romak Komodus qė po tėrhiqeshin nga kufijtė mbi Danub?

Apo ajo arma tjetėr qė pranė vienės shkatėrroi njė tjetėr legjion romak pak vite para krishtit? Nė ato zona, edhe sot e kėsaj dite radioaktiviteti ėshtė dhjetė herė mė i madh se sa niveli normal... Sa shumė armė bėrthamore paska patur nė lashtėsi?
avatar
Jon

1230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mohenjo - Daro

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi