Budizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Budizmi

Mesazh  Admin prej 10.05.08 11:07

Buda



Buda (Budd“ha: Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. " I Zgjuari ") ėshtė emėr qė pėrdoret nė Budizėm pėr kėdo qė ka gjetur dritėrimin (`bod`hi`). Fjala Budd`ha pėrdoret zakonisht edhe pėr Sidd“hart“ha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Budėn e majmė buzėqeshės, shpesh i parė nė shtatore tė vogla).

Guatama Buda ishte njė princ qė qe kureshtar mbi jetėn pas vdekjes. Sipas gojėdhėnės, ai u ul nėn njė pemė tė gjėrė tė quajtur ``bod`hi`` dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte kėtė ndenjė (vend), derisa tė gjente tė vėrtetėn e jetės mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti mė vonė pas shumė vitesh, pasi la pas ēdo gjė lėndore e sendore.

Nė pėrgjithėsi, budistėt nuk e mendojnė Sidarta Gautaman qė jetoi nė Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri nė 543 p.e.s., dhe mori dritėrimin (bod“hi) rreth 588 p.e.s., tė ketė qėnė Buda i parė apo i fundit. Nga pikėpamja klasike e doktrinės budiste, njė Buda ėshtė kushdo qė rizbulon Darma-n dhe arrin dritėrimin, pasi ka mledhur mjaft karma nė vete. Sipas budizmit nė rrjedhėn e kohėrave ka pasur shumė qėnije tė tilla qė kanė arritur dritėrimin (ndriēimin).

Meqė Gautama Buda (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) ėshtė njė anėtar i kohėvijės shpirtėrore tė Budas sė Epėrm qė shkon prapa nė tė kaluarėn e mjegullt dhe pėrpara nė tė ardhmen e largėt. Parardhėsi i menjėhershėm ishte Kassapa Buda dhe pasardhėsi i tij do tė quhet Maitreja.

Rizgjimi

Para se tė arrinte dritėrimin apo rizgjimin (sanskrit Bod“Hi) dhe tė merrej me predikimin e doktrinės (Darma), Guatama ndėrmori pėr gjashtė vjet (sipas burimeve tė pėrēuara) edhe forma tė ndryshme askete (tė emėrtuara tapas, forma tė lashta meditimi dhe joge).

Kjo kohė e jetės sė tij shėnoi njė pikė shumė tė rėndėsishme pėr mėsimin e tij : Buda pėrjetoi tė gjitha pėrvojat e mundshme njerzore: asketizmin, pushtetin, famėn, vdekėsimin e trupit, varfėrinė, vetminė, martesėn dhe dashurinė.

Buda predikoi njė doktrinė dhe njė praktikė nganjėherė nė skajet e diturisė dhe ndėrgjegjes deri nė shuarjen / fikjen (Nirvanas), qė i shmanget teprisė shqisore kėshtu si asketizmi i hidhur qė dėshiron mendjen dhe dėmton trupin. Dėgjuesit e tij tė parė kryesorė do tė ishin murgjėrit, pastaj shokė tė kėrkimit dhe mė pas ndjekės (nxėnės) tė tij, qė formonin njė bashkėsi gjithnjė e mė shumė tė mbruajtur me rregullat e veta.

Ai iu predikoi edhe laikėve duke u treguar atyre njė rrugė maturie (mase) dhe kontrolli tė dėshirave qė ēojnė nė njė kushtėzim mė tė mirė tė jetesės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 06.08.09 13:29, edituar 4 herė gjithsej

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:32

Budizmi

Cka eshte budizmi ?

Budizmi ka lindur para perafersisht 2500 viteve ne Indine veriore. Eshte themeluar nga nje djale i nje princi i cili quhej Sidarta Gautama, te cilin me vone do ta quajne Buda.

Sidarta ishte edukuar ne oborr mbreteror dhe nuk kishte njohuri per jeten dhe vuajtjet jasht pallatit. Kur ai per here te pare u konforntua me jeten reale, me vuajtjet dhe dhimbjet – vendosi ta ndryshoje jeten dhe te braktise mireqenien e tij dhe jeten luksoze.

Ai braktisi oborrin doli neper vende te ndryshme te Indise dhe u perpoq te zbuloje se pse njerzit vuajne dhe si mund te perfundohet kjo vuajtje.

Keshtu ai arrin te “zgjohet”, Zgjimi dmth. kuptoi te verteten dhe arriti “ndricimin” -Frymezimin e plote.
Tere jeten e kaloi duke i mesuar te tjeret dhe duke u mbajtur mesime se si duhet te dominohet e liga dhe te vihet nen kontroll ajo.

Darma

Mesimi budist quhet Darma. Buda i mesone njerzit dhe u thoshte se cdo njeri per vete duhet te gjeje te verteten mbi jeten. Mesimet e tija i i kuptonte ai si udherrefyese dhe ndihmetare per jeten.

Pas Frymezimit Buda jetoi sui murg. Ai udhetoi neper Indi dhe perhapte mesimet e tija : Darma. Shume meshkuj dhe femra iu bashkangjiten dhe u ben murgj dhe murgesha.

Shoqata te tilla murgjesh quheshin Sanga. Budizmi filloi te perhapet ne Azine qendrore. Atje edhe puqeshin shume rruge tregetare ne mesin e tyre edhe “ Rruga e Mendafshit “. Nga India neperr rrugen e mendafshit kaloi Budizmi ne Kine. Me vone budistet kinez udhetonin ne Indi per te mesuar me shume per fene e tyre.

Nga India budizmi kaloi neper vednet fqinje. Sot ka me shume se 400 milion budiste ne bote. Pjesa me e madhe e tyre jeton ne Azi, ku edhe ishin rrenjet e budizmit. Qe nga shekulli XX perhapja ka nisur edhe ne Evrope dhe Amerike. Ne keto dy kontinente budizmine kane perqafuar kryesisht intelektualet dhe shkencetaret.

Buda i ardhshem

Budistet besojne se Buda i ardhshem do te jete Maitreja. Tani ai jeton ne mbreterine qiellore dhe pret disfaten e Budizmit dhe nese ndodh kjo ai zbret per tua mesuar njerzve jeten e drejte.

Rinia e Budes

Sipas asaj qe dijme sot, Buda ka lindur ne vitin 563 ne nje familje princerore e cila quhej Shakia, prandaj ai quhet edhe Shakiamuni. Babi i tij qeversite nje mbreteri te vogel buze Himalajeve ( Nepali i sotem ) ( Per lindjen e tij jane krijuar shume legjenda, keto legjenda i ka pervetsuar me vone Krishterimi dhe Islami.)

Jeta e meparshme

Buda i ardhshem ka pasur jetera te ndryshme para se te lindet si Sidarta Guatama. Per ekzistencen e tij te meprashme tregojne te ashtuquajturit Jataka.

Lindja

Sidarta ishte djlai i princit Shudhodana dhe bashkeshortes se tij Maja. Pas lindjes se tij nje plake i urte kishte vizituar pallatin e princit. Nje baze te nje shenje te vecante qe kishte ne trupin, kuptoi ai se Sidarta do te behej Buda. Kur Sidarta braktisi jeten ne pallat la pas vete bashkeshorten dhe nje djale.

Nga Anita Garneri
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Admin prej 18.07.08 16:55

Budizmi

Budizmi ka hyrė nė Kinė rreth shekullit tė parė tė erės sonė, filloi tė pėrhapet gjerėsisht pas shekullit tė 4-tė tė erės sonė dhe ėshtė bėrė gradualisht feja me ndikim mė tė madh nė Kinė.

Budizmi kinez ndodhet nė bazė tė tre familjeve tė mėdha tė gjuhėve dhe mbi kėtė bazė kemi budizmin e familjes sė gjuhės Hane, budizmin e familjes sė gjuhės tibetiane dhe budizmin e familjes sė gjuhės Bali,ose budizmin jugor.

Numri i murgjve tė kėtyre tre grupeve tė mėdha sipas familjeve gjuhėsore ka arritur nė 200 mijė. Tani nė Kinė ka 13 mijė tempuj tė hapur tė budizmit, 33 shkolla budiste dhe afro 50 lloje botimesh budiste.

Budizmi tibetian ėshtė njė degė e budizmit kinez, qė ėshtė pėrhapur kryesisht nė Rajonin Autonom tė Tibetit, Rajonin Autonom tė Mongolisė sė Brendshme, nė provincat Ēinhaj etj.

Banorėt tibetianė, mongolė, Ygu, Mėnba, Luoba dhe Tu besojnė, nė pėrgjithėsi, budizmin tibetian dhe numri i besimtarėve tė tij arrin nė afro 7 milionė.

Budizmi jugor ėshtė kryesisht i pėrhapur nė qarkun autonom Sisuanbana tė kombėsisė Daj, nė qarkun autonom Dėhong tė kombėsive Daj dhe Gjinbo, nė zonėn Sėmao tė provincės Ynan tė Kinės jug-lindore.

Nė budizmin jugor beson shumica e banorėve Daj, Bulang, Aēan dhe Va. Numri i besimtarėve tė tij arrin nė mbi 1 milion. Kurse nė budizmin Han besojnė kryesisht banorėt Hanė, tė shpėrndarė nė krahina tė ndryshme tė Kinės.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 27.04.09 1:03

PĖRKUFIZIMI I DITURISĖ SHPIRTĖRORE
Milarepa

Milarepa (1040-1123), ėshtė njė figurė legjendare nė historinė e Tibetit, si dhe themeluesi njėrės prej katėr shkollave tė budizmit nė kėtė vend (asaj Kagyu), qėllimi kryesor i sė cilės ėshtė praktika e meditimit. Ai e nisi karrierėn e tij si shtrigan, duke fituar njė nam tė kobshėm me fuqitė e tij tė mbinatyrshme. Mirėpo, duke ju trembur instiktivisht pėrfundimit llogjik tė akteve tė tilla, u tėrhoq, pėr tė kėrkuar ndihmė dhe kėshillė te Marpa, mjeshtri mė i madh i kohės nė fushėn e meditimit. Ky i fundit e pranoi pėr nxėnės vetėm pas shumė e shumė vitesh e peripecish, tė sajuara enkas pėr tė vėnė nė provė kėmbėnguljen dhe vullnetin e Milarepės, qė pasi pėrvetėsoi rėndėsinė dhe teknikat e meditimit nga mjeshtri nė fjalė, jo vetėm qė i shpėtoi fatit qė e priste, por edhe arriti Njohjen Absolute brenda njė jete tė vetme.

PĖRKUFIZIMI I DITURISĖ SHPIRTĖRORE

Tani do tė pėrmbledh shkurtazi, gjithė njohurinė time shpirtėrore:

Sė pari, njė gjendje mendore e kthjelltė, kombinuar me inteligjencė analitike, ėshtė e nevojshme pėr tė arritur Njohjen Absolute.

Sė dyti, ēdo lloj meditimi duhet motivuar nga dėshira dhe pėrkushtimi, dhe dashuria dhe pėrkushtimi duhet tė japin fryt nė praktikė.

Sė treti, tė gjitha paragjykimet dhe opinionet e pėrcipta duhen eleminuar.

Sė katėrti, ėshtė e nevojshme tė kuptohet natyra iluzore e Unit; kėshtu qė ēdo veēim i vetes nga tė tjerėt tė konsiderohet si i paqenė.

Kush ėshtė duke vdekur urije, nuk mund tė ngopet vetėm nga ideja e tė ngrėnit, por duhet tė hajė vėrtet. Ngjashmėrisht, ata qė kėrkojnė Diturinė Absolute nuk do tė kėnaqen thjesht nga njohja e rrugės; por do ti shkojnė asaj gjer nė fund. Njohja Absolute nuk mund tė arrihet derisa mendja tė jetė e pastėr dhe ēdo veprim pozitiv. Pėr sa i pėrket kėsaj pike, asgjė s'mund tė tolerohet.

Kėshtu e mbaj stomakun nėn fre, duke e reduktuar sasinė e ushqimit; e kėshtu kontrolloj dhe mendjen, duke eleminuar gjithė ankthin dhe pasionet.

MILAREPA,2.4
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 27.04.09 1:13

ESENCA E BUDIZMIT

KATĖR TĖ VĖRTETAT THEMELORE

1) Jeta ėshtė vuajtje.
2) Shkaku u vuajtjes ėshtė lakmia.
3) Vuajtja ndalohet vetėm nga eleminimi i dėshirės.
4) Ēlirimi prej kėsaj gjendjeje (dėshirės), mundėsohet nga praktikimi i tetė mėsimeve tė ēmuara.

I. TETĖ FAKTORĖT BAZĖ DREJT ĒLIRIMIT FINAL

1) DITURIA - Kėndvėshtrimi i drejtė. Tė kuptuarit e qartė tė situatės.
2) DITURIA - Qėllimi i drejtė.Tė vepruarit me kah pozitiv.
3) MORALI - E folura e drejtė. Me fol drejt...d.m.th, mos gėnjesh, mashtrosh, pėrdorėsh fjalė tė pista.
4) MORALI - Veprimi i drejtė.Tė mos marrit pjesė nė veprime negative.
5) MORALI - Jeta e drejtė (e ndershme).Tė jetuarit me ndershmėri, pa u pėrzier nė aktivitete tė papastra pėr tė siguruar jetesėn.
6) MEDITIMI - Pėrpjekje e drejtė.Kėmbėngulja energjike pėr tė kultivuar vetėdijshmėrinė dhe koncentrimin.
7) MEDITIMI - Qėndrim i drejtė. Vėzhgimi me paanėsi i situatave, me qėllim pėr ti kuptuar ato ashtu siē janė nė tė vėrtetė, jo thjesht si na pėlqen, apo si mund tė justifikohen nė teori.
8 ) MEDITIMI - Koncentrim i drejtė. Faktori bazė pėr tė mundėsuar eksperiencėn e drejtpėrdrejtė.


II. TRE KARAKTERISTIKAT E EGZISTENCĖS

1) Pėrkohshmėria.
2) Vuajtja.
3) Fallsiteti i 'Unit'.

III. KATĖR GJENDJET SHPIRTĖRORE POZITIVE

1) Mirėsia (dashuria pa kushte pėr tė gjithė njerėzit)
2) Dhembshuria (tė kuptuarit si pėr vete, tė halleve qė kanė tė tjerėt)
3) Gėzimi i sinqertė (pėr sukseset e tė tjerėve)
4) Barazia (nė trajtimin e kujdo, pavarėsisht nga pozicioni shoqėror, dituria, etj.)

IV. SHTATĖ HAPAT DREJT NJOHJES ABSOLUTE

1) Vetėdijshmėria
2) Investigimi
3) Energjia
4) Entusiazmi
5) Qetėsia
6) Koncentrimi
7) Barazueshmėria

V. PESĖ PENGESAT

1) Epshi
2) Dembelizmi dhe vullneti i sėmurė.
3) Plogėshtia dhe topitja.
4) Shqetėsimi i vazhdueshėm.
5) Skepticizmi.

VI. DHJETĖ PĖRSOSMĖRITĖ

1) Bujaria
2) Moralshmėria
3) Heqja dorė (mohimi i Egos)
4) Dituria
5) Energjia
6) Durimi
7) Vėrtetshmėria
8 ) Vendosmėria
9) Dashamirėsia
10) Barazueshmėria

VII. PESĖ PĖRBĖRĖSIT

1.Format (elementėt) janė:

1) Tokė
2) Ujė
3) Zjarr
4) Ajėr (erė)

2. Ndjenjat janė:

1) Tė pėlqyeshme
2) Tė papėlqyeshme
3) Neutrale

Ndjenjat aktivizohen nga kontakti i gjashtė organeve tė brendshėm me gjashtė organet e jashtėm.

ORGANET E BRENDSHĖM ORGANET E JASHTME

Sytė - Tė parit
Veshi - Tė dėgjuarit
Hunda - Tė nuhaturit
Gjuha - Tė shijuarit
Trupi - Tė prekurit
Mendja - Tė menduarit

3. Perceptimi ka lidhje me gjashtė objetket e jashtėm.

4. Reagimi varet nga pėrgjigja e vullnetit,nė raport me gjashtė objektet e jashtėm.

5. Vetėdija kupton veēantitė e gjashtė objekteve tė jashtėm.

VIII. DHJETĖ ZINXHIRĖT E EGZISTENCES

1) Iluzioni
2) Dyshimi (nė lidhje me mėsimet dhe metodėn nė fjalė)
3) Dogmatizmi (tė kujtuarit se ritet apo ceremonitė janė gjithshka)
4) Epshi (dėshirat e pakontrolluara seksuale)
5) Vullneti i dobėt
6) Lakmia (nė aspektin material)
7) Lakmia (pėr fuqi tė mbinatyrshme)
8 ) Mendjemadhėsia
9) Plogėshtia
10) Injoranca.

Pergatiti: Gazmend Ēeno
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Admin prej 03.07.09 1:12

Hartimi i Bunny-it

Nė Budizėm tė jetosh do tė thotė tė vuash. Qė tė shuajmė dhimbjet tona ne duhet tė mundohemi ta ēlirojmė veten nga dėshirat mondane.

Budizmi percepton gjithēka nė jetė si njė iluzjon, dhe udha e Budizmit kalon pėrmes kuptimit tė "asgjėsė." Vdekja ėshtė koncepti mė i afėrt i tė paditurės ose "asgjėsė," ndaj e kundėrta e jetės. Vdekja ėshtė e frikshme sepse ėshtė njė e panjohur, por vdekja na kujton paqėndrueshmėrinė e jetės. Tė dyja jeta dhe vdekja janė dy gjėndje tė pėrkohėshme nė Budizėm.

Budizmi beson nė qarkullimin e lindjes dhe vdekjes, ēka pėrcaktohet nga Karma e njė individi. Karma ėshtė ligji i "shkakut dhe pasojės." Nėse njė njeri ka bėrė shumė bėma tė mira gjatė jetės sė tij/saj, ai/ajo ka njė Karmė tė mirė ndaj bekohet me kushte mė tė mira nė jetėt nė vijim. Nė tė njėjtėn mynyrė, nėse njė njeri bėn bėma djallzore gjatė jetės sė tij/saj, ai/ajo do tė vuaj kėndėrpėrgjigje nė jetėn e ardhshme.

Gjithsesi, njė praktikues budist mundohet ta thyej kėtė cikėl lindjeje dhe vdekjeje qė tė pėrfitoj Nirvanėn - "njė gjėndje e plotė paqeje dhe lirie nga dhimbjet dhe shkaqet e tyre." Ndaj, tė ēlirohemi nga Karma jonė dhe tė harrijmė Nirvanėn, ne duhet tė mėsojmė sesi t'i lėmė tė shkojnė dėshirat dhe egon tonė qė tė jemi tė ēliruar nga dhimbja.

Vdekja ėshtė e dhimbshme pėr shkak tė dėshirės tonė pėr tė jetuar. Ne i friksohemi vdekjes pasiqė kemi dėshirėn pėr t'iu mbėrthyer jetės. Veēse duke kuptuar se ēdokush duhet tė vdes, dhe njerėzit pranė nesh do vdesin njė ditė, ne do tė mund tė jemi tė lirė nga frika e vdekjes.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Admin prej 03.07.09 1:39

Dharma

Mėsimi kryesor i budizmit ėshtė Dharma. Ky mėsim ėshtė edhe themeli i budizmit, i ēdo shkolle budiste sikur mė tė rėndėsishmet Theravanda, Mahajana, Tibetiane, Zen, etj, tė gjitha kėto kan pėr themel Dharmėn.

Dharma konsiston nė Katėr tė Vėrtetat Fisnike, tė cilat janė:

* E Vėrteta e Parė: Jeta ėshtė e vuajtshme, sado qė tė duam, sėmundjet do t'na bėjnė tė vuajmė, dhe pleqėria gjithashtu nė vdekje do t'na bėjnė tė vuajmė.
* E Vėrteta e Dytė: Nė varje tė injorancės, dhe shumė faktorė tė tjerė, gjeri tek dėshirat e babzitura, janė shkaktari i vuatjes.
* E Vėrteta e Tretė: Duke hequr babazitjen, pra duke shuhar dėshirat e babzitura, dhe duke mposhtur injorancėn harrijet tė eliminohet dhimbja.
* E Vėrteta e Katėrt: Praktikimi i Shtegut tė Tetė Palosur Fisnik, (do gjesh mė shumė info tek kapitulli i dytė e temės rreth budizmit) ėshtė udha qė tė ēliron nga dhimbja dhe tė ēon nė gjėndjen e paqes me vetveten, dhe qėniet e tjera tė gjalla. Pra tė ēon nė gjėndjen qė Buda quajti Nirvana. Kėto tetė elementė janė:
o Kuptimin e Pėrkryer,
o Mendimin e Pėrkryer,
o Tė Thėnurit tė Pėrkryer,
o Veprimin e Pėrkryer,
o Tė Jetuarin e Pėrkryer,
o Mundimi i Pėrkryer,
o Pėrkujdesja e Pėrkryer, dhe
o Pėrqėndrimi i Pėrkryer


Me kėto katėr Tė Vėrteta, dhe me Tetė Shtegjet e Tetėplosura Fisnike (prap i gjen tė rradhitura tek kapitulli i dytė e temės rrethe budizmit) Buda e rivuri nė rrotullim rrotėn e Dharmės, me katėr diametre, pėr Katėr tė Vėrtetat Fisnike, dhe tetė reze pėr Tetė Shtegjet e Tetėpalosura Fisnike qė tė ēojnė nė Nirvana.

Kjo e fundit ėshtė e vėshtirė pėr t'u shpjeguar se ēfarė ėshtė, por Buda premton se nėse ndjekim shtegun qė dha ai, mund tė harrijmė tė ndjejmė Nirvanėn.

Buda nuk u vetėshpallė Zot, as biri i Zotit, dhe as gojdhėnės i Zotit. Ai thjeshtė shpjegoj dharmėn pėr 45 vjetė tė jetės sė tij gjeri nė vdekje, dhe i la pėr testament dharmėn si mėsuesin kryesor tė budizmit ndjekėve tė shtegut tė tij.

Budizmi nuk ėshtė as njė fe ateiste, as monoteiste, dhe as politeiste. Nė budizėm nuk ka rėndėsi nėse beson nė Zot apo jo, ose nė Zotėra, pasi themeli i budizmit ėshtė thjeshtė dharma, ēka e bėn fenė budiste tė pėrqėndruar nė njeri, dhe jo nė Zot.

Kjo dmth qė budizmi nuk ėshtė fe ateiste siē e pėrshkruajnė shumė muslimanė, por ėshtė njė fe demokratike ku ēdo besim ėshtė i ftuar dhe i mirėpritur.

Gjithashtu thuhet se budizmi ėshtė njė fe idhujtare. As kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė, pasi fjala idhull do tė thotė: njė qėnie, njė objekt, apo vendodhje tė cilėt njerėzit i falen sikur tė ishte Zot.

Buda Shakjamuni nuk tha kurrė se ėshtė Zot, dhe i porositi ndjekėsit e udhės sė tij qė mėsues tė vetėm tė kenė vetėm Dharmėn, dhe mėsimet e tjera tė budizmit, dhe as atė vetė mos ta dėgjojnė nėse bie nė ndesh me gjykimet e tyre. Buda si fjalė do tė thotė veē 'ai qė ėshtė zgjuar' domethėnė ai qė ka harritur ndriēimin, dhe Buda pėrgėzohet nga ndjekėsit e tij veē si i tillė, dhe jo si idhull dhe as si Zot.

Tė qėnurit budist, ēka si emėrtim ka sangha, do tė thotė tė refugjohesh nė kėto tre gjėra, siē mund ta pėrmbledhin kėto vargje nga skriptet budiste:

Pėr refugjim shkoj tek Buda (mėsuesi)
Pėr refugjim shkoj tek Dharma (mėsimi)
Pėr refugjim shkoj tek Sanga (ai qė ka mėsuar)

Pėr herė tė dytė shkoj pėr refugjim tek Buda
Pėr herė tė dytė shkoj pėr refugjim tek Dharma
Pėr herė tė dytė shkoj pėr refugjim tek Sanga

Pėr herė tė tretė shkoj pėr refugjim tek Buda
Pėr herė tė tretė shkoj pėr refugjim tek Dharma
Pėr herė tė tretė shkoj pėr refugjim tek Sangha

Ky refugjim ėshtė i njėjtė sikur pagėzimi nė krishterim, apo besimi tek Pesė Shtyllat e Islamit pėr muslimanėt. Unė pėr vete jam ende njė sangha shumė i ri, por njėkohėsisht i vjetėr. Mbaj mėnd qė kam qėnė monk nė dy nga jetėt e mia tė kaluara: njė herė nė Tibet, dhe njė herė tjetėr diku nė Azi.

Nė Tibet kam qėnė ndjekės i njė feje mė tė lashtė se budizmi, njė fe qė quhet Bon Po, ēka ka lėnė shumė gjurmė tek shkolla tibetiane e budizmit, dhe sidomos librin 'Libri Tibetian i tė Vdekurve.' Kjo pasi kur lexova rreth Dharmės, dhe thėnieve tė Budės, m'u kujtuan qė i pata mėsuar mė parė, i pata ditur dhe nuk ishte aspak e vėshtirė t'i kuptoja apo praktikoja, por veē t'i rikujtoj. Nuk ėshtė gjithashtu as rastėsi qė hera e parė qė vajta nė njė mbledhje me budist, rastisa tė shoh dhe ndjej reliket e Buda Shakjamunit, dhe rreth 20 Buda tė tjerė pas tij qė harritėn ndriēmin.

Tė qėllosh nė prani tė relikeve tė budave ėshtė sikur tė shkosh nė Mekė nėse je pėr muslimanėt, ose nė Jerusalem nėse je i krishter. Dhe ishte hera e parė qė takohesha me budist, imagjino ēfarė koincidence e parastėsishme! S'ishte hera e parė qė ndeshesha me to, dhe kėtė gjė e mbaj mėnd, por jo hollėsi tė veēanta.

Tash mė duhet shpjegoj se ēfarė janė reliket. Nė budizėm e kan pėr zakon qė pas vdekjes sė trupit tė njė bude, trupin e tij e djegin dhe e kthejnė nė hi. Tash, nėse djeg njė trup tė njė njeriu tė vdekur dhe tė zakonshėm, lė pas vetėm hi, mirpo trupat e budave pasi digjen lėnė pas disa kristale tė bardha ēka pėrmbledhin gjithė dijen, ndriēimin dhe urtėsinė qė harritėn Budat tė kultivojnė gjatė jetės sė tyre.

Ėshtė pėr t'u ēuditur se vetėm trupat e tė ndriēuarve sikur Budat, apo dhe Budisatat (njė shkallė pranė tė qėnit Budė, ēdokush mund tė bėhet Budė ) lėnė pas kėto kristale tė bardha tė cilat quhen relike pas djegies sė trupit tė tyre vdekur. Dhe kam qėlluar t'i takoj para katėr muajsh gjithė kėto relike, sikurse i kam takuar nė jetė tė mėparshme.

Njė gjė interesante me Buda Shakjamunin ėshtė se, ėshtė i pari fetar qė njeh gjerimėsot historia e njerzimit qė tė ketė themeluar njė Udhėr Murgeshash me gjendin femėror.

Ėshtė e para fe nė botė qė e ngreh nė nivel mė tė lart femrėn, dhe e barazon atė me mashkullin, pėrsa i pėrket ndriēimit, dharmės, dhe pėrvetėsimit tė Nirvanės. Ky urdhėr i parė murgeshash ndodhi gjatė kohės sė Buda Shakjamunit, domethėnė rreth 500 vjet para lindjes sė Krishtit.

Rreth skripteve ose shkrimeve budiste. Ato janė tė shumta, secila shkollė ka me qindra volume tė trasha me thėnie tė Budės, mėsimet rreth Dharmės, dhe shumė e shumė mėsime tė tjera.

Dy shkollat mė tė famshme me shkrimet budiste janė Theravanda qė pėrmbanė thėniet mė tė lashta tė Budės, shkruar nė gjuhėn Pali, dhe Mahajana qė pėrmban shumė shkrimet nė gjuhėn sanskrit tė Indisė.

Drini

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Admin prej 03.07.09 1:43

Budisatva Avalokitesvara(1) duke u thelluar nė Pėrvetėsimin e Dijes

Me qartėsi e pa boshllikun e pesė konditave

Ndaj duke u ēliruar plotėsisht nga fatkeqėsia dhe dhimbja

O Sariputra (2) tė gjitha dharmat janė forma tė boshllėkut, tė palindura, tė paprishura;

Tė panjollosura, tė papastra, pa humbje, pa fitim;

Aq shumė nė boshllėk saqė nuk ka formė, asnjė ndjesi, kuptim, diskriminim, vetėdije;

Pa sy, vesh, hundė, gjuhė, trup, mėndje;

Pa ngjyrė, zė, erė, shije, prekje, mendim;

Pa hapsirė ndjesie... pa hapsirė vetėdije;

Pa injorancė dhe pa fund tė injorancės...

Pa pleqėri dhe vdekje, dhe pa fund tė pleqėrisė dhe vdekjes;

Pa dhimbje, pa arsye tė dhimbjes, pa shuarje, pa shteg;

Pa dije dhe pa fitim. Ndaj Pa fitim.

Budisatva (3) e jeton Pėrvetėsimin e Dijes

Pa pėrzjerje tė mėndjes, pa pėrzjerje, ndaj pa frikė,

Shumė mėtej mendimeve tė zhgėnjyera, kjo ėshtė Nirvana.

Tė gjithė Budat e kaluar, tė tashėm, dhe tė ardhėm jetojnė Pėrvetėsimin e Dijes

Dhe atėherė pėrvetėso Ndriēimin e Pėrkryer

Atėherė njife se Pėrvetėsimi i Dijes ėshtė

Mantra (4) e madhnishme, Matra e gjallė,

Mantra mė e mirė, Mantra qė nuk kalohet dot;

Tė shuhan plotėsisht tė gjithė dhimbjen, kjo ėshtė e vėrtetė, jo gėnjeshtėr.

Ndaj bėji ballė Pėrvetėsimit tė Dijes, Mantrėn

Vije pėrballė kėtė Mantra dhe thuaj:

Derė! Derė! Para derės! Para Botės sė vuajtur!

Ndriēimi i Mėndjes; Dija e Sutrės (5) sė Zemrės!

Derė! Derė! Para derės! Para Botės sė vuajtur!

Ndriēimi i Mėndjes; Dija e Sutrės sė Zemrės!

Derė! Derė! Para derės! Para Botės sė vuajtur!

Ndriēimi i Mėndjes; Dija e Sutrės sė Zemrės!

~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

Pėrvetėsimin e Dijes = prajna paramita, gjėndet tek Sutrat e Dijes.
Pesė Konditat janė: pesė shqisat e shikimit, dėgjimit, shijimit, nujatjes, dhe prekjes.
Ndriēimi i Pėrkryer = anuttara-samyak-sambodhi

(1) Avalokitesvara ishte njė nga tre budat nga shkolla e Tokės sė Pastėr (Pure Land) nė Tibet.

(2) Sariputra ėshtė njė nga dhjetė dishepujt mė tė rėndėsishėm tė Budės. Lindi nė njė fshat nė Veri tė Rajagrhas, nė Magadha tė Indisė. Ai ishte njė ndjekės i mjeshtrit tė famshėm Samjaja, bashkė me Maugdaljanėn. Secili grup pati nga njėqind dishepuj, dhe tė gjithė dishepujt u bėnė ndjekės tė Budės pas konvertimit tė mjeshtrave tė tyre. Sariputra mbahet si njė nga dishepujt mė tė mprehtė tė Budės. Ai vdiq gjatė kohės qė Buda ishte gjallė.

(3) Budisatvė ėshtė ai/ajo qė ėshtė i/e frymėzuar pėr tė pėrvetėsuar Ndriēimin Suprem, dhe pėr tė qėnė Budė pėr vetveten dhe pėr tė gjitha qėniet e tjera tė gjalla. Fjala Budisatva ndaj mundet tė nėnkuptoj qėnie qė kan kuptuar si pėr shėmbull Avalokiesvara ose Amanthabhadra, por gjithashtu edhe pėr ēdokėnd qė ka zhvilluar mėndjen e Budit - frymėzimi pėr tė shpėtuar vetveten dhe tė tjerėt.

(4) Mantra ėshtė njė formulė me fjalė e cila shėben pėr meditim, qė shėrben pėr ta shpėtuar atė qė e reciton, dhe qė t'i japi mirėqėnie atij/asaj. Fjala nė vetvete do tė thotė: t'i mbledhėsh dhe t'i mbash lart mėsimet e Budės nė Zemėr.

(5) Sutra si fjalė do tė thotė njė send ku mblidhen dhe mbrohen gjėrat e shtrenjta dhe tė vyera. E pėrdorur si fjalė nė budizėm, Sutra do tė thotė Kanunet qė pėrmbledhin thėnie tė Budės

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 02.10.10 20:40

ARRITJA E BREGUT TJETER

Budistėt pėrdorin Parimin e Artė: arritja e bregut tjetėr. Udhėtari asnjėherė nuk arrin. Po edhe mosarritja ėshtė gjithashtu arritje. Njė breg quhet lindje. Tjetri vdekje. Kurse bregu i Nirvanės ėshtė pėrherė pėrtej ēdo gjėje.
Ndaj ėshtė e pamohueshme se njeriu, kur e sheh Budėn, nuk e sheh. Kur njeriu e sheh se nuk ėshtė nė tė vėrtetė Buda e sheh Budėn. Njė murg, asket i famshėm, pėshtyu te statuja e Budės nė tempull. E qortuan plot mllef, hidhėrim. Murgu qetėsisht u pėrgjigj se ai nuk dinte absolutisht asnjė pikė tė hapėsirės, ku tė mos ishte Buda.

Moikom Zeqo
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 11.10.10 21:57

Mesim budist

Mos beso ne dicka
vetem sepse e ke degjuar.

Mos beso ne dicka
vetem sepse flitet si thashetheme nga shume njerez.

Mos beso ne dicka
vetem sepse gjendet i shkruar ne librat fetare.

Mos beso ne dicka
vetem per shkak te autoritetit te mesuesve dhe pleqve.

Mos beso ne traditat
vetem sepse u jane kaluar brezave te shumte.

Por pas vezhgimit dhe analizes,
kur gjen qe dicka perputhet me arsyen
dhe te con drejt se mires dhe dobise se te gjitheve,
atehere pranoje dhe jeto ne perputhje me te.

Buda
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  armandbrecani prej 19.10.10 14:37

Budizmi i shprehur ne kete menyre eshte religjion si te gjithe fete e tjera.nderkohe qe ska qene ndonjehere ky qellimi i vete Budes.Si buda ka pasur jo shume njerez qe kane ecur ndonjehere ne planetin Toke por te gjithe ata qe kane shpetuar(me sakte shkeputur) nga cikli i jetes dhe jane iluminuar kane qene nje Bude apo nje Jezu nje Krishnamurtii nje Osho nje Gurdjief.Qellimi eshte te zgjohet RELIGJIONI i vetem qe je TI.Religjioni e gjithesecilit jemi NE(vetje jone).ESENCA KOZMIKE.NDERGJEGJA KOZMIKE.
avatar
armandbrecani

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 21.10.10 13:38

Mos u merzit nese ne jeten tende spirituale ne fillim perparon vetem me hapa te vegjel.

Ne fillim, te gjitha gjerat e mira jane te vogla.

Lisi madheshtor fillon si gogel e vocerr.
Nga farera te vockla rriten bimet me te mrekullueshme dhe lulet me te bukura.
Nga nje fare e vockel dashurie mund te ndryshohen shume jete.
Nga nje mendim i vocerr besimi mund te lindin mrekulli pas mrekullive.
Gjera te vogla rriten per t'u bere gjera te medha.

Te jesh mirenjohes per te gjitha gjerat e vogla ne jete; nese pastaj rriten, do te jesh mirenjohes per secilen prej tyre, dhe do ta shprehesh mirenjohjen tende ne fjale dhe vepra.
Ajo qe eshte brenda, le te shprehet jashte.

Kujtohu gjithmone: Nje zemer mirenjohese eshte nje zemer e hapur, dhe per Mua eshte shume me e lehte te veproj ne nje zemer te hapur dhe nepermjet nje zemre te hapur.

Thuaj faleminderit dhe mos mbaro te falenderosh per gjithcka, keshtu qe mund te veproj per cdo kohe ne ty dhe nepermjet teje, dhe qe mund te nxjerr mrekullite dhe madheshtite e Mia para syve te te gjitheve.



avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 27.10.10 22:41

Pune per Zotin

Kur dikush me thote se sa ka punuar per Zotin, shoh gjendjen e mjere ne te cilen gjendet shpirti i tij.

Ata qe punojne per Zotin me qendrimin e drejte nuk mendojne kurre sa po bejne per Atin Qiellor.

Perkundrazi, mendojne vetem sa po ben Zoti per ta duke u thene nje trup per t'u sherbyer te tjereve, nje mendje per te menduar per Te dhe per mrekullite e Ti, dhe nje zemer per ta dashur Ate si te Atin, Krijuesin dhe te vetmin Mireberes.

Paramahansa Yogananda

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  yasmin prej 14.01.11 17:41

Ju falenderoj qe e keni sqaruar besmin budist,sepse une personalisht kam menduar qe budistet i falen Budes sikur te ishte Zoti i tyre,dhe tek ai shkrimi me lart,qe mban autoresine e Drin,(dhe e shkrimeve te tjera)eshte shpjeguar ne menyre shume te bukur dhe te qarte,nje besim i tille.

Personalisht,mendoj se paraqitja ne menyre te panashme(keshtu sic eshte bere) e besimeve te ndryshme,sherben ne rradhe te pare,ne pasurimin e kultures tone rreth besimeve te ndryshme,ne njohjen nga ana e publikut ne menyre te qarte rreth filozofise ne te cilen jane bazuar keto besime qe te shmangemi nga paragjykimet mbi besimin e te tjereve,dhe mbi te gjitha sherbejne qe duke u njohur edhe me filozofine e besimeve te tjera,ne te marrim nektarin e tyre dhe ta bejme pjese te reflektimit tone(te pakten per mua keshtu do sherbeje)
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Nikolaos prej 22.04.11 23:33

Po me pelqen shume ky besimi budist me ato pergjigjet qe jep tek pyetjet me te verdha qe paraqet Neo. Vetem nje korrigjim te vogel Neo: elementet e jetes nuk jane pese por kater. Vertet ky budizmi paska gjera shume me interesante dhe me reale se fete e tjera. Kjo duhet marre si shembull edhe nga te tjeret. Per ata qe dine t'i kuptojne shume mire pyetjet dhe pergjigjet qe thote ky lloj besimi eshte nje mesim me vlere per te verteten absolute. Une per vete e mbeshtes pothuajse plotesisht kete besim, eshte shume real dhe brenda llogjikes njerezore.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

565


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  nitty prej 25.04.11 0:04

xhemajl shkruajti:Njė herė, njė nxėnės erdhi tek Buda dhe i kėrkoi ti shfaqte njė mrekulli, duke i thėnė se vetėm atėherė do ta besonte. Buda i buzėqeshi me keqardhje dhe i shfaqi njė mrekulli tė madhe...

Ishte njė shkrim i gjatė dhe shumė paqėsor,vėrtet tė mbush me paqe dhe dashuri ky shkrim qė mund ta nxjerrėsh njė Roman prej tij.
avatar
nitty

185


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Lapsi prej 25.04.11 13:37

kam nje deshire te madhe qe feja ime te jete budiste. si mund te futem ne kete fe
avatar
Lapsi

151


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Nikolaos prej 25.04.11 23:07

lapsi shkruajti:kam nje deshire te madhe qe feja ime te jete budiste. si mund te futem ne kete fe
Bravo lapsi eshte vertet per t'u besuar dhe vlersuar kjo fe, jo si fete e tjera qe nxisin regres, mentalitet, paragjykime, lufte dhe perēarje. Per t'u bere budist eshte fare e thjesht, gjej nje liber per udhezimet e ketij besimi, ndiq rregullat qe jane shkruar aty dhe je bere i tille. Ose shko e jeto atje ku kjo fe praktikohet, megjithate kjo e dyta s'ka fare rendesi sepse feja praktikohet kudo. Te pershendes!


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 10.09.11 9:05, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

565


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Xhemajl prej 26.04.11 12:58

lapsi shkruajti:kam nje deshire te madhe qe feja ime te jete budiste. si mund te futem ne kete fe
Ja ku e ke :

: Gjėja mė e mirė do tė jetė t'i bashkohesh njė tempulli tė mirė ose njė grupi budist, t'i mbėshtesėsh ta, tė mbėshtetesh nga ta dhe tė vazhdosh sė mėsuari edhe mė shumė nga mėsimet e Budės. Mė pas, kur tė jesh gati, ti do tė bėhesh formalisht budist duke marrė Tre Refugjimet.

Pyetje: Ēfarė janė Tre Refugjimet?

Pėrgjigje: Njė refugjim ėshtė njė vėnd ku njerėzit shkojnė kur janė tė shqetėsuar, ose kur kan nevoj pėr mbrojtje dhe sigurim. Ka shumė lloje refugjimesh. Kur njerėzit jan tė pakėnaqur, i refugjohen shoqėrisė sė tyre, kur janė tė shqetėsuar apo tė frikėsuar, ata/ato mund tė refugjohen nė shpresa apo besime tė pavėrteta.

Duke iu afruar vdekjes, ata/ato mund t'i refugjohen besimit nė jetėn e pafund nė parajsė. Por, siē thotė budizmi, asnjė nga kėto nuk ėshtė njė refugjim i vėrtetė sepse ato nuk japin siguri dhe mbėshtetje duke u bazuar nė tė vėrtetėn.

'Vėrtetė kėto nuk jan refugjime tė sigurta, nuk jan refugjimi mė i lartė. Jo refugjimi sipas tė cilės tė ēliron gjithė dėshpėrimin, por refugjimi nė Budė, nė Dharmė, dhe nė Sangha, dhe tė shohosh me kuptim tė plotė Katėr tė Vėrtetat Fisnike, Vuajtjen, shkakun e vuatjes, heqjen e vuatjes, dhe Shtegun e Tetėpalosur Fisnik qė tė ēon nė heqjen dhe zhdukjen e vuajtjes, ėshtė ky refugjimi mė i lartė. Ėshtė refugjimi sipas tė cilės dikush ēlirohet nga e gjithė vuajtja.'

Dp. 89-192

Duke u refugjuar nė Budė ėshtė njė pajtim i sigurt me faktin se dikush mund tė bėhet plotėsisht i/e ndriēuar, dhe i/e pėrvetėsuar tamam siē ishte edhe Buda. Tė refugjohesh nė Dharmė do tė thotė tė kuptosh plotėsisht Katėr tė Vėrtetat Fisnike, dhe ta bazosh jetėn nė Shtegun e Tetėpalosur Fisnik. Tė refugjohesh nė Sangha do tė thotė tė shohėsh pėr mbėshtetje, frymėzim dhe udhėzim nga tė gjithė qė ecin nė Shtegun e Tetėpalosur Fisnik. Duke bėrė kėtė gjė dikush bėhet Buddhist, dhe ndaj hedh hapin e parė drejtė Nirvanės
avatar
Xhemajl

327


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  ILIRA prej 26.04.11 13:46

Eshte e vertete sa me shume qe lexoj per kete "filozofi" aq me e pranueshme behet per mua, megjithese nuk e kuptoj ndarjen budizem, hinduizem, taoizem po ku gjenden tempuj te tille ketu xhemajl.
avatar
ILIRA

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  maqomaqo3 prej 26.08.11 4:21

e lexova ,kam respekt per kete fe sepse i sjell njerezimit disa teknika clodhese si meditime etj dhe idhulli i budisteve sot daila lama eshte njeri i drejte qe mbron dhe predikon paqen .nga ana tjeter eshte komplet qesharake sepse dhe nje femije 5 vjec nuk mund ti besoje keto pralla qesharake budiste .mua vete intuita me thote qe jane te gabuara ,zemra nuk me mbushet por me ri e zbrazet tani qe po lexoj keto ,besoj se jane 100% genjeshtra ngase skane asnje prove. nejse eshte e drejta e cdo njeriu te besoje ku te doje madje edhe tek satanai .feja e vetme ,dhe feja e zotit eshte kristjanizmi dhe asnje tjeter . bibla shpjegon cdo gje me hollesi ,dhe sot ne bote ndodhin fakte ,prova ,mrekulli qe vertetojne ekzistencen e jezu krishtit . me budizem meren me shume njerezit ateiste qe kane frike nga zoti ,ose magjistaret sharlatane qe me anen e hipnozes fitojne para ,genjejne njerezit e shkrete gjoja se do shikojne jetet e meparshme .e si mundet te shikosh jetet e meparshme dhe ti besosh kur ti sje i vetedijshem??? ajo eshte thjesht si ender por qe ne kete rast ambjentin dhe boten reth teje e manipulon hipnotizuesi apo magjistari . tani mu mbush mendja plotesisht qe budizmi eshte thjesht nje rene dhe nje peralle e bukur .
avatar
maqomaqo3

230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  ILIRA prej 26.08.11 12:24

nese do ta lexoje me vemendje Jezusin ne bibel do te kuptoje se nuk ka ndryshim ndermjet tij si qenie e ndricuar dhe asaj qe parashtron ky besim qe eshte shume shume i vjeter dhe mbi te gjitha eshte gjithperfshires pra nuk krijon popull te privilegjuar.
avatar
ILIRA

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi

Mesazh  Neo prej 09.09.11 23:46

Po te mos ishte karma

Po te mos ishte karma:



Budizmi eshte karma,

karma eshte Budizmi.



pse?

sepse,

po te mos ishte karma

zbrazetia nuk do te ishte asgje.

Zbrazetia

nuk do te ishte forme.



eshte sikur

po te mos kishte katalizatorin [karma],

hidrogjeni do te ishte hidrogjen [trupi],

oksigjeni do te ishte oksigjen [mendja]



per shkak te katalizatorit

O2 [mendja] dhe 2 H2 [trupi] kombinohen

dhe behen uje [vetja]



katalizatori eshte karma.



po te mos kishte karmen

trupi nuk do te ishte asgje

mendja nuk do te ishte asgje.



per shkak te karmes

trupi eshte zbrazetia

mendja eshte zbrazetia

dhe te dy kane potencialin

te behen forme

vetja

ne rrethanat e sakta.



trupi dhe mendja bashkohen

ne rrethanat e sakta

fale karmes

dhe

VETJA [FORMA]

po lind.



Keshtu

kuptohen

ZBRAZETIA

dhe

FORMA.

Nga Desmond Chiong
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi