Propaganda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Propaganda

Mesazh  Jon prej 19.12.08 13:26

Ndertimi i opinioneve nga propaganda mediale



Propaganda instrument i totalitarizimit i demokracive fiktive

Vleresimi se njerezit ne pergjithesi nuk e duan luften deshmohet edhe me thenjen e gjeneralit gjerman te kohes se Hitlerit, Herman Goering.

Ne kujtimet e tij kuptohet lehte se si mund te manipulohet nje popull i tere ne mbeshtetje te nje ideologjie te pushtetit.

"Ajo eshte e lehte. E tera qe duhet bere eshte t'u thuash atyre se jane te sulmuar dhe t'i denoncosh njerezit e paqes per mungese te patriotizimit dhe orientim te vendit ne rrezik", kujton Goering duke sqaruar se kjo forme u aplikua edhe nga regjimi i Hitlerit gjate Luftes se Dyte Boterore.

Diktatura sot eshte ende ne pushtet dhe per televizionin shteteror cdo aktivitet i saj eshte meritor per t'i dhene hapesire ne ekran. Sistemi shumepartiak funksionon e bashke me te edhe propaganda e partise ne pushtet permes medias shteterore. Kjo paraqet deshmi te nje demokracie fiktive.

Fuqia e medias si pushtet i caktuar

Silvio Ueisbord thote se roli i medias mund te kuptohet ne perputhje me modelin e shtypit si "Pushtet i Katert".

Ne vendet demokratike liria e shtypit garantohet me ligj. Per te demonstruar kete arritje te demokracise edhe vendet ballkanike ne tranzicion e kane aplikuar ne teori kete ligj por ne praktike mbetet larg.

Fjala e kryetarit a kryeministrit malazias, duhet te publikohet ne teresi ne edicionin qendror informativ te Podgorices pa marre parasysh rendesine qe ka fjalimi i tij.

Arsytimi i gazetarit dhe redaktorit per kete veprim eshte shume i shkurter. "Ai eshte kryetar prandaj duhet!" Si ne Serbi, Shqiperi apo Mal te Zi, pushteti deshiron qe median ta kete te aferte per t'i ndihmuar ne organizimin dhe orientimin e njerezve ne favor te politikes se tij.

Edhe ne demokracite me te avansuara eshte e pamundur te jete gjithcka e perkryer nga pushteti. Per te dhene nje pasqyre qe ai deshiron atehere duhet te tejkalohet limiti i gazetarise objektive. Me nje fjale duhet te shtremberohen faktet, te ekzagjerohen, te keqperdoren dhe te sajohen genjeshtra.

E tere kjo eshte nje propagande qe ne literature konsiderohet si negative. Ketu gjerat ekzagjerohen ne njeren ane dhe fshihen ne anen tjeter.

Zbulimi i nje te fshehure apo kryerja me sukses e ndonje tregimi te panjohur per lexuesin, e bene ate me te pershtatshem per ndryshime ne shoqeri. "Derisa keto sekrete te mos jene te zbuluara, lexuesit apo shiquesit, do ta kene me te veshtire per te ndryshuar", - pohon Rajan Xhorxh, gazetar amerikan shumevjecar i gazetarise hulumtuese.

Nese gazetari paraqet syrin dhe veshin e popullsise atehere ai duhet te jete i lire ne qasje ndaj cdo rasti qe mund te jete ne dem te qytetarit. Por, duke mos neglizhuar kerkesen per nje pergatitje profesionale te gazetarit.

Gazetari i mirenjohur amerikan Karl Bernstain i cili se bashku me kolegun e tij Bob Vooduard, zbuluan aferen "Uotergejt" dhe shkaktuan doreheqjen e kryetarit amerikan Richard Nikson, ka konstatuar se gazetaret duhet te analizojne cdo kend te cdo tregimi me nje nivel te barabarte te entuziazmit.

Ne kete menyre cdo mundesi e propagandes negative do te eliminohej.

Propaganda permes pikave me te ndjeshme

Ne kohen e fillimit te hasmerive ne ish shtetin jugosllav, edicionet qendrore fillonin me ngjarje te paparashikueshme edhe pse pa deshmi te verifikuara. Varrezat e shkaterruara te serbeve, ne vendbanimet ku serbet ishin pakice, ishin ne qender te edicioneve informative.

Grate serbe duke kryer punet e shtepise ne oborret e tyre me arme ne krah ishin pamje te televizionit shteteror ne ate kohe. Ato arsyetoheshin se jane te rrezikuara. Keto pamje ishte e pamundur te vereheshin nga mjete tjera pervec objektivit te kameres se televizionit shteteror dhe agjencise shteterore te lajmeve. Keta njerez kerkojne mbrojtje klithej ne edicionet informative te televizionit.

Njerezit me te ashper te politikes perzgjidheshin per te bere komentet mbi keto ngjarje. Propaganda ishte ne drejtim te fillimit te qerimit te hesapeve me njerezit qe sipas tyre po e cenojne lirine e njerezve te tyre. Ne fakt ndodhte e kunderta.

Ne kohen e monizimit ne Jugosllavi, televizioni shteteror i Prishtines publikonte vetem ato informata te cilat servoheshin nga agjencia jugosllave e lajmeve Tanjug.

Ajo ka publikuar nje lajm per thyerjen e nje dyqani qe gjendej para nderteses se televizionit, ndersa eshte thirrur ne Tanjug qe seline e kishte ne Beograd. Informata se pari eshte pergatitur atje per tu derguar per emetim ne televizionin e Prishtines.

Lajmi nuk ka guxuar te konfirmohet nga gazetari i televizionit edhe pse pse ngjarja kishte ndodhur te hyrja e televizionit. Perzgjedhja e ceshtjeve me te ndieshme, si varrezat, gruaja me pushke ne krah etj, asocojne ne rastin e vrasjes se foshnjeve ne Kuvajt ne prag te fillimit te luftes se Gjirit ne viti 1991.

Mbrojtja me ligj e medias

Edhe ne vendet fqinje, kryesisht ne tranzicion, shtypi i lire dhe lejimi i ekzistimit te burimeve alternative te informimit eshte karakteristike. Ne disa raste vetem formalisht, sepse ne fakt mediat ekskluzivisht i sherbejne autoriteteve shteterore.

Ne Shtetet e Bashkuara, sanksionimi i lirise se shtypit, si pjese e amandamentit te pare ne kushtetuten amerikane ka hyre ne fuqi para me shume se 200 vitesh. Duke tentuar te arrijne kete stad te zhvillimit te mediave edhe vendet ballkanike kane treguar shenja te rregullimit te kesaj te drejte me kushtetute.

Bosnja dhe Hercegovina e garanton lirine e shtypit me ane te kushtetutes, qofte ne nivelin shteteror, ashtu edhe ne ate te Federates se ketij vendi.

Te njejten e ka aplikuar edhe Shqiperia duke garantuar lirine e shtypit, te radios e televizionit. Ajo shkon pak me perpara duke e ndaluar cdo censurim te politikes redaktuese ne media. Nje rregullim te ngjashem e ka bere edhe Republika e Kroacise e cila pervec miratimit me ligj, ka parashtruar ne menyre konkrete kerkesat dhe obligimet me te cilat e ngarkon mediumin publik. Ne kete rast kemi te bejme me nje kontroll te heshtuar mbi median publike, por jo si ne nivel te Serbise dhe ne Malit te Zi, ku mediat publike ende trashegojne formen e ndertuar ne sistemin e kaluar.

Domosdoshmeria e ndertimit te principeve

Mundesia e ndertimit te principeve mbrenda medias eshte garante e percaktimit dhe kahjes se medias. Shoqeria ka nevoje per media e cila veprimtarine e bazon ne pergjegjesi.

Per pergjegjesi, nuk duhet rregulla shoqerore e as ligj. "Principet duhet te vijne ne shprehje para rregullave dhe ligjit", mendon Carls Poncet, gazetar profesionist nga Gjeneva.

Por, "principet mund te jene edhe te orientuara gabimisht", shton ai. Ne mungese te nje qeverie e nje rregulli medial dhe si pasoje e situates aktuale, nuk vepron as gjykata e cila do te merrte ne shqyrtim ankesat nga publikimet e ndryshme.

Kjo e arsyeton formimin e nje organi me pjesemarrjen e perfaqesuesve te shumices se mediumeve dhe aty te promovohet nevoja e ndertimit te medias objektive dhe te mos lejohet publikimi i spekulimeve dhe informatave te pabazuara.

Ky do te ishte nje hap i pare, per te vazhduar me tutje me miratimin e rregullave apo ligjeve te cilat do te sanksiononin informimin joobjektiv ose nxites. Tani eshte pergjegjesi e medias per t'i matur pasojat e mbeshtetjes qe do t'i jep nje lideri politik.

"Me qellim qe te bejne zhurme, lideret kane nevoje per fjalen e zeshme te mediave", thekson Carls Poncet. Leonard Susman mendon se bazimi i gazetarise ne kod etik do te ndihmoje opinionin sa edhe vet qeveria.

"Aplikimi serioz dhe i ndershem, bene qe kodi i lirise gazetareske te krijoje sigurine qe mediat informative te shtypura dhe elektronike t'i sherbejne me se miri te njejtit opinion, njejte sikurse qeveria, vetem se i paraqitur ne forme sherbimi", - pohon Susman.

Edhe ne Britani ekziston kodi per media edhe pse ai disa here eshte ndryshuar ne disa pika. Se fundi aty eshte parapare qe: "ne rast se nuk arsyetohet interesi publik, gazetaret nuk duhet te perdorin ose publikojne materialet qe sigurohen nga perdorimi i aparateve te degjimit ose nga pergjimi i bisedave private telefonike".

Rishikimi i ketij kodi eshte kerkuar ne veqanti pas vdekjes se princeshes Daiana ne vitin 1997, perkatesisht pjesa qe ka te beje me intimitetin.

Profesoresha per etiken mediale ne Universitetin e Dejtonit, Fran Trampits, mendon se menyra me e mire e rregullimit te mediave eshte shpesh vet-qeverisja.

Kjo gjithmone bazohet ne idene e vet pergjegjesise ne media.

"Vetrregullimi, megjithate presupozon nje stabilitet te mirefillte dhe pjekuri te shoqerise mbrenda te ciles funksionon nje medium", mendon ajo. Xhorxh Gerbner, thote se televizioni sjell imazhe dhe tregime te panumerta ne shtepite tona cdo dite.

Andaj, media do ta ndertoj opinion tone permes propagandes. Si produkt i tille ajo do te ndertoje opinionin tone. E tera varet se cili kurs eshte zgjedhur nga media, ai pozitiv apo negativ.

nga YaSmiN
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Propaganda

Mesazh  Neo prej 21.06.09 22:11

Propaganda

Arti i bindjes - ana psikologjike e propagandės

Mjaftojnė vetėm tre shkronja ėėė, pėr ta kuptuar, e ndoshta edhe pėr ta pėrjetuar vet, pushtetin e kėtij mashtrimi e manipulimi tė qėllimshėm tė quajtur propagandė

Sjelljet e njerėzve janė tė kushtėzuara me faktorė tė ndryshėm tė rrethit dhe vetvetiu aspirojnė qė t'i pėrshtatėn rrethit. Organizmi, nė tė cilin ndikon faktori i jashtėm dhe ndryshon barazpeshėn e tij aktuale, aspiron qė tė neutralizoj kėtė barazpeshė dhe tė vėrė prapė balancin e mėparshėm.

Pra, me ndryshimin e faktorit tė jashtėm, ndikohet drejtpėrdrejt edhe nė sjellje, dhe me to manipulohet mendimi nė mėnyra tė planifikuara dhe ėshtė e mundur, sipas interesit, tė modifikohen dhe respektivisht tė ndryshohen sjelljet, dėshirat, vullneti e njerėzve, e pėr njė gjė tė tillė si mjet mjaft efikas pėrdoret propaganda.

Nė shumė enciklopedi e fjalorė tė ndryshėm propaganda pėrkuzohet si: aktivitet shoqėror, i bazuar nė ligjet e psikologjisė, e cila nėnkupton punė dhe cak tė organizuar nė pėrhapjen e ideve tė pėrcaktuara dhe besimit nė to.

Caku i aktiviteteve propaganduese ėshtė qė individi, shoqėria apo mbarė njė popullatė t'i pranojw idetė e ofruara (imponuara) dhe besimin nė to, si dhe tė sillet nė harmoni me normat dhe rregullat e tyre tė paracaktuara.

Shikuar nga kėndvėshtrimi i pėrgjithshėm, propaganda si nocion ėshtė neutrale; drejtimi i saj varet nga qėllimi i saj. Ajo mund tė jetė konstruktive (revolucionare) dhe shumė e dobishme kur tė aplikohet pėr ēėshtje me prioritet human, njerėzor, kombėtar etj., por gjithashtu mund tė jetė edhe destruktive (reaksionare) shumė e dėmshme dhe e rrezikshme, jo vetėm pėr individin, por pėr mbarė shoqėrinė, kur ajo aplikohet pėr interesa tė caktuara tė atyre qė e kanė nė dorė timonin e kėsaj fuqie.

Shumė studiues janė mundur tė bėjnė njė elaborim, pėrgjithėsisht rreth propagandės destruktive, tė cilėn e ushqen, e zhvillon dhe e aplikon, pothuajse secili pushtet, natyrisht, pėr nevoja tė veta nė shumė fusha si: nė fushėn sociale, nė fushėn ekonomike, nė fushėn e marketingut, nė fushėn e religjioze e sidomos nė atė politike, qoftė ajo e brendshme apo e jashtme.

Propaganda destruktive nė esencėn e saj ėshtė totalitare. Ajo nuk ka qėllime humane, as zhvillimin e personaliteteve tė njerėzve, por tė kundėrtėn, qė tė krijojw tek ata sjellje tė kushtėzuara, pra, qė tė jetė nė gjendje me mekanizmat tė automatizuar t'i kontrolloj dhe t'i pėrshtatė sjelljet e tyre shoqėrore. Pėr kėtė qėllim shfrytėzohen mediume tė ndryshme e sidomos shtypi, radioja, televizioni, interneti, satelitėt etj., pėrmes tė cilave, me metoda tė organizuara, pėrhapen shumė shpejt dhe shumė lehtė idetė e pėrcaktuara.

Dihet se emocionet janė pjesė shumė e rėndėsishme e jetės shpirtėrore tė njeriut. Nė bashkėsinė e dukurive psikike, ato paraqesin (duke pasur nė konsideratė specifikat e tyre) sferėn mė tė ndjeshme dhe njėkohėsisht edhe mė tė lėnduarėn dhe kur duhet qė dikujt t'i modifikohet baraspesha shpirtėrore dhe t'i tronditet morali, atėherė sė pari, sulmohet pjesa emocionale e jetės sė tij.

Pra, nė instancėn e fundit, qėllimi final i propagandės destruktive ėshtė njė sulm i tillė qė i shkakton dhembje njeriut dhe qė e dezintegron jetėn e tij psikike.

Nė kohėn e thyerjeve shpirtėrore tė njerėzve, nė rrethana tė mjerueshme sociale e ekonomike, nė situata jo tė qeta, nė goditje fatkeqėsish, nė kohėra luftėrash, etj., paraqitja e propagandės destruktive, sulmon anėn emotive tė individit, duke ndikuar nė sjellje dhe duke krijuar konfuzion e mosbesim, gjė qė mund tė arrijė deri te paralizimi i plotė i jetės normale pothuajse nė tė gjitha sferat, dhe pėr kėtė arsye pėrhapja e propagandės bėhet nė situata tė tilla kritike.

Pasiguria nė kėto situata imponon ndjenjėn e panikut, e cila mbėshtjell individin dhe ia lėkund personalitetin e tij tė qėndrueshėm. Ai bėhet i lėkundshėm dhe nė kėto faza tė pasigurisė, ai kėrkon mbėshtetje, stabilitet fizik e psikik. Dhe nė kėto faza tė destabilitetit moral, nxitėsit e propagandės ndikojnė mbi individin, duke ia imponuar atij idetė e caktuara pėr qėllimet e tyre manipuluese.

Propaganda si dukuri figuron qė nga kohėrat mė tė hershme, por nė mėnyrė tė organizuar psikologjike u pėrdor gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr qėllime tė caktuara politike. Kjo strategji u zbatua nė praktikė nė mėnyrė profesionale dhe mori dimensione tė reja nga nazistėt gjermanė gjatė sundimit tė politikės hitleriane.

Nė librin e tij "Mein Kampf" Hitleri shkruan: "Strategjia jonė pėrbėhet nė thyerjen e kundėrshtarit nga brenda, kėshtu qė ai tė na ndihmojė qė ta fitojmė atė. Mė mirė ėshtė qė ta ēarmatosim kundėrshtarin se sa ta shkatėrrojmė me luftėra tė rėnda". Mė tej ai vazhdon: "Mua para sė gjithash mė intereson problemi, se si tė arrijė deri te thyerja morale e kundėrshtarit. Pse ta demoralizojmė kundėrshtarin me jetė ushtarake, kur atė mund ta bėjmė me thjesht, me metoda tė tjera".

Duke e ditur mirė se shtypja ėshtė qėllimi psikologjik i luftės, e propaganda arma kryesore e saj, Hitleri e pėrpunoi kėtė strategji deri nė ekstrem, duke arritur nė konkluzion se "...edhe nė shkallėn mė tė ulėt tė luftimeve i vrari paraqet vetėm njė njėri mė pak - deri sa njeriu i tmerruar qė humb nervat, bėhet bartės i frikės, i aftė pėr tė provokuar epidemi tė gjerė tė panikut, kėshtu qė caku i luftės moderne duhet tė jetė neutralizimi psikologjik i kundėrshtarit, e jo shkatėrrimi i tij fizik. Me fjalė, nė vend tė armėve, me propagandė, nė vend tė plumbave".

Efektet e suksesshme tė propagandės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, i nxiti pushtetarėt e shumė shteteve qė ta studiojnė kėtė dukuri me seriozitetin mė tė madh nėpėr institute e laboratorė legalė e ilegalė.

Zhvillimi i hovshėm i teknologjisė moderne ofroi mundėsi tė shumta tė demonstrimit tė kėsaj fuqie, jo vetėm nė situata lufte kundėr armikut, por edhe situata paqeje si mekanizėm shumė tė fuqishėm pėr qėllime tė caktuara manipuluese.

Propaganda, si mjet shumė i fuqishėm u shfrytėzua sidomos gjatė "luftės sė ftohtė" mes paktit NATO - SHBA dhe atij tė Varshavės, ish-BRSS, qė vazhdon akoma edhe sot e kėsaj dite nė forma nga mė tė ndryshmet.

Qė tė jetė propaganda e suksesshme, zakonisht ajo i dedikohet individit ose njė shtrese tė caktuar, varėsisht prej interesave tė propaganduesit. Ne kemi veprimtari tė gjerė tė propagandės nė jetėn e pėrgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht qė aplikohet nga prindėrit pėr qėllime edukative, pastaj propagandė shkollore-arsimore, propagandė fetare, propagandė sektare, propagandė tregtare, propagandė mediative, propagandė qeveritare, pra me njė fjalė, vetėdijshėm apo jo, ne jemi tė bombarduar ēdo ditė nga format e ndryshme tė propagandės institucionale.

Mesazhet dhe format e tjera bindėse, sajohen nė bazė tė karakterit tė individit ose shtresave ndaj tė cilave planifikohet qė tė ushtrohet ky "art i bindjes".

Para se tė lėshohen format propaganduese, sė pari, bėhen kėrkime dhe studime pėr tė prekur pulsin (mentalitetin) e individit ose shtresw tė caktuar, duke mbledhur informacione pėr ta: kush janė ata; si mendojnė ata; si sillen; cilit besim i takojnė; cilat janė motivet e tyre; ēfarė bindjesh politike kanė; ēfarė mentaliteti disponojnė etj. etj.

Informacionet e grumbulluara nga kėrkimet e mėsipėrme, u ndihmojnė propaganduesve nė gjetjen e metodave mė efikase psikologjike dhe formave mė tė pėrshtatshme pėr manipulim, duke lėkundur besimin dhe vetėbesimin, duke destabilizuar dhe thyer moralin, duke degraduar personalitetin, duke paralizuar pėrshtypjet shqisore, pra duke ērregulluar nė pėrgjithėsi jetėn psikike te individit ose grupit, ose duke pėrhapur idetė te caktuara tek ata me qwllim tė bindja dhe mobilizimi masiv.

Duke e njohur fuqinė e propagandės dhe ndikimin e saj tek individi ose masa; duke e ditur se pėr veprim sa mė efikas duhet njohur klima psikologjike e asaj shoqėrie, pushtuesi i pėrdor pėr vite me radhė dhe me mjaft sukses kėto forma tė manipulimit masiv, jo vetėm mbi mbarė popullatėn, por edhe ndaj popujve tjerė e nė raste tė caktuara, edhe ndaj popullatės sė vet, vetėm pėr ta ruajtur, forcuar dhe ushtruar me ēdo kusht hegjemonizmin e saj tė shfrenuar mbi tė tjerėt.

Shpesh institucionet luajnė me metoda propaganduese, duke krijuar vetė modele apo situatw tė rreme dhe duke i nxjerrė ato nė qarkullim me qindra artikuj gazetaresk, programe tė shumta televizive, madje duke botuar edhe libra, tė pėrkthyer edhe nė gjuhė tė huaja, tė cilėt i shpėrndan nėpėr botė. Natyrisht, qė qėllimi i kėsaj propagande nuk do koment!

Nė luftė janė pėrdorur tė gjitha mjetet e mundshme pėr tė bindur jo vetėm popullin e shtypur, por edhe botėn dhe popullin vendas se ēdo veprim i kryer nga ata ėshtė i drejtė.

Mirėpo, ēudit fakti se edhe institucionet "paralele", pavarėsisht se dispononin mjete sfiduese, u treguan tė paafta dhe tė papėrgatitura (shpesh edhe injorante) pėr ta kuptuar kėtė "luftė psikologjike".

Duke pasur pėr qėllim primar interesat e tyre tė ulėta, dhe pa ndonjė vizion tė qartė, ato u bėnė edhe vet pre e kėsaj propagande destruktive, si rezultat i tė cilave pasoi kolapsi i pėrgjithshėm ekonomik.

Nė kontekstin e ngjarjeve tė pėrgjithshme bashkėkohore, ndikimet psikologjike-propaganduese pėrputhen drejtpėrdrejt me interesat dhe strategjitė politike tė shteteve, fuqive, blloqeve tė ndryshme. Dhe, pėr arritjen e synimeve dhe qėllimeve finale, shfrytėzohen maksimalisht tė arriturat e teknologjisė mė bashkėkohore si: elektronika, sistemet e komunikimit, mediat, etj.

Kėta elementw shumė tė fuqishėm tė bindjes, tė cilėt edhe janė bartėsit kryesor tė kėtij ndikimi tė imponuar, sot janė bėrė pjesė e pandarė e pėrditshmėrisė sonė, ashtu qė secili qytetar, pa marrw parasysh gjininė, moshėn dhe ngritjen e shkallės intelektuale, ėshtė konsumator i "produkteve" tė ofruara nga ata.

Sidomos transmetimi i programeve satelitore dhe shėrbime e internetit, qė mundėsojnė bartjen e drejtpėrdrejt tw mesazheve pa pėrfillur pengesat e kufijve gjeografik e politik, janė bėrė armėt mė tė fuqishme tė kėsaj lufte psikologjike.

Mjaftojnė vetėm tre shkronja ėėė, pėr ta kuptuar, e ndoshta edhe pėr ta pėrjetuar vetw, pushtetin e kėtij mashtrimi e manipulimi tė qėllimshėm tė quajtur propagandė.

KB
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Propaganda

Mesazh  Jon prej 15.06.10 15:52

Politika dhe propaganda



Qe ne fillim duhet pranuar parimisht, se keto dy koncepte jane te pandashme, ku ka politike ka edhe propagande dhe anasjelltas, ku ka propagande ka edhe politike.

Propagare, qe eshte rrenja e fjales, do te thote perhap, pra qysh ne rrenje shihet lidhja mes propagandes dhe informacionit e propaganda nenkupton informacion edhe pse pastaj informacioni mund te jete jokorrekt e te kete te meta te tjera.

Vete fakti, qe eshte informacion, fut ne loje konceptin e perballjes se njeriut me informacionin, dmth njeriu ne kete perballje eshte aktiv apo eshte pasiv.

Perballja aktive nenkupton qe njeriu eshte ne gjendje te perzgjedhe informacion, ka aftesi kritike e gjykuese mbi informacionin, di c'te marre e c'te lere.

Perballja pasive nenkupton paaftesine ne perzgjedhje, njeriu e vuan informacionin, i nenshtrohet atij.

Kuptohet qe kategoria pasive perbehet nga femijet, nderkaq kategoria aktive supozohet te perbehet nga te rriturit.

Tani, politika ka nevoje per njerez qe i nenshtrohen informacionit, per 'femije' ne politike, pasi krahas ideve, parimeve e interesave qe lidhin njerezit me nje parti te caktuar, nevojitet edhe propaganda per ata votues qe jane te lekundur, keshtu qe per shkak te kesaj kategorie ,sot vendimtare, propaganda u sherbehet te gjitheve.

Propaganda duke qene informacion i perseritur deri ne lodhje veshesh, ushtron funksion rraskapites per te rriturin i cili ka deri diku aftesi gjykuese mbi informacion, pra mbi personin qe ka qendrim aktiv ndaj informacionit sherben si dobesues gjykimi, me qellim kthimin e qendrimit te tij , nga aktiv ne pasiv, si te thuash kthimin e te rriturit ne 'femije' qe beson ne gjithcka i thuhet. Mjaft te imagjinohet si funksionon depertimi i hakerave ne nje kompjuter.

Dyndja e informacionit ne boten e sotme ka krijuar veshtiresi te medha tek cdokush; te gjithe jemi te kercenuar qe nderverprimin aktiv me informacionin ta ndryshojme ne qendrim pasiv.
Kjo do kercenoje me tej vullnetin e lire te cdokujt.

Te njejtin kercenim te vullnetit te lire e gjejme te shumefishuar nga propaganda e reklamat ne pergjithesi, e vete propaganda eshte edhe nje lloj reklame.

Mund te shtrohet pyetja, si mund te shquajme politikanin qe na ofron mundesine e zgjedhjes, meqe duam te ruajme vullnetin e lire.

Kjo eshte ne fakt e pamundur, por ka megjithate nje ndryshim, ka politikane qe e perdorin propaganden si mjet kryesor ka edhe politikane qe e perdorin si mjet dytesor.

I pari mund te shquhet, sepse kunder kundershtarit perdor perhere retoriken, ndersa i dyti vepron kunder kundershtarin pervec se me retoriken edhe me te shtena idesh e parimesh qe gjenden te kataloguara ne teorite politike.

Pra edhe pse mund te duket paradoksale, ekzistenca e nje ideologjie politike (jo ne kuptimin marksist) lejon edhe shquarjen e politikanit qe ka me pak nevoje per propaganden dhe retoriken, pasi atij nuk i duhet votuesi ne pergjithesi, por votuesi i cili gjen vetveten pervec tek interesat ekonomike edhe ne ate teresi idesh e parimesh, te cilat ka marre persiper te perfaqesoje.

Megjithese kane ardhur kohe te veshtira per kete lloj politikani, ne mbare perendimin, mendoj se njerezit, qe duan te shohin te perfaqesuar vetveten ne parlament, do gjejne perhere dike qe ti perfaqesoje, mjaft ti kerkojne vetes te jene aq te afte sa te kene qendrim aktiv ndaj informacionit, pasi jane njerezit qe krijojne perfaqesuesit e tyre dhe jo perfaqesuesit qe krijojne votuesit e tyre... te pakten ne nje demokraci keshtu duhet te jete.
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Propaganda

Mesazh  Admin prej 19.09.10 9:09

Propaganda: Ēfarė ėshtė ajo?
Propaganda nė perspektivė historike



Citimi i mėposhtėm shėrben si njė pikė fillimi e mirė: "Propaganda ėshtė njė fjalė shumė e abuzuar dhe shpesh e keqkuptuar. Njeriu i thjeshtė e pėrdor atė pėr tė nėnkuptuar diēka inferiore apo deri dhe tė urryer.

Fjala propagandė ka gjithmonė njė shije tė hidhur". Ėshtė veēanėrisht e pėrshtatshme qė kėto fjalė duhen tė jenė thėnė nga Joseph Goebbels nė mars tė vitit 1933, menjėherė pasi ėshtė emėruar nė krye tė Ministrisė sė Iluminizmit Popullor dhe Propagandės nė kabinetin e parė tė Hitlerit.

Ėshtė e debatueshme se qe nė kėtė rol qė Goebbels do tė bėnte mė shumė se maksimumi pėr tė siguruar dhe pėrgatitur kėtė "shije tė mbrapme" tė hidhur.

Goebbels vazhdon: "Por nėqoftėse i shqyrtoni shkaqet mė tė fshehta tė propagandės, atėherq do tė arrini nė konkluzione tė ndryshme: atėherq nuk do tė ketė mė shumė dyshim se propagandisti duhet tė jetė njeriu me njohjen mė tė madhe tė shpirtrave.
Unė nuk mund ta bind njė person tė vetėm pėr nevojėn e diēkaje pėr aq kohė sa nuk e njoh shpirtin e personit, pėr aq kohė sa nuk kuptoj sesi t'ia luaj fijet e shpirtit tė tij qė duhet bėrė tė tingėllojė" (Welch 2002, 26).

Ėshtė jashtėzakonisht ironike qė Goebbels do t'i cakonte vetes misionin e ēlirimit tė propagandės nga keqkonceptime tė tilla.

Propaganda nuk u "shpik" nga Goebbels, megjithėse ėshtė nė pjesėn mė tė madhe si rezultat i propagandės naziste qė termi ka marrė asociime tė tilla kaq pexhorative. Fjala "propagandė" vazhdon qė tė sugjerojė diēka djallėzore; sinonimet pėr propagandėn shpesh pėrfshijnė "gėnjeshtrėn", "mashtrimin" dhe "shpėlarjen e trurit".

Gjatė viteve tė fundit krahasime jo tė favorshme janė bėrė me kėshilltarėt dhe mėnyrėn me tė cilėn ata (nga sa thuhet) kontrollojnė imazhin e politikanėve dhe e pėrthyejnė axhendėn politike nė copėza tė thjeshta.

Kėshtu, njė besim i pranuar gjerėsisht sugjeron se propaganda ėshtė kanceri nė trupin politik qė manipulon mendimet e veprimet tona dhe duhet tė shmanget me ēdo kusht. Ėshtė vėrtet kėshtu? Nėqoftėse po, duhet ta shmangim fjalėn?

Ėshtė teza ime se supozime tė tilla duhet tė sfidohen dhe se propaganda nė vetvete nuk ėshtė domosdoshmėrisht e keqe.

Pėr shembull, grekėt e lashtė e shikonin bindjen si njė formė retorike dhe pranonin se logjika dhe arsyeja qenė tė domosdoshme pėr t'i komunikuar idetė nė mėnyrė tė suksesshme.

Gjatė gjithė historisė ata qė qeverisin janė pėrpjekur gjithmonė qė ta influencojnė mėnyrėn me tė cilėn tė qeverisurit e shikonin botėn. Nėqoftėse propaganda duhet tė jetė njė koncept i dobishėm, ajo mė sė pari duhet tė zhvishet nga konotacionet pexhorative tė saj.

Propaganda nuk ėshtė thjesht ajo ēka bėn grupi tjetėr, ndėrkohė qė vetė grupi i njėrit pėrqendrohet nė pėrhapjen e informacionit apo gjenerimin e publicitetit. Diktaturat moderne nuk e kanė ndjerė kurrė nevojėn pėr t'iu shmangur fjalės siē e kanė demokracitė.

Nė pėrputhje me kėtė, nazistėt kishin njė Ministri Iluminizmi Popullor dhe Propagande dhe sovjetikėt njė Komitet Propagande tė Partisė Komuniste, ndėrsa britanikėt kishin njė Ministri Informacioni dhe amerikanėt Zyrėn e Informacionit tė Luftės.

Megjithėse shkalla nė tė cilėn propaganda praktikohet ėshtė rritur nė mėnyrė dramatike nė shekullin XX, origjina e fjalės mund tė gjehet prapa tek Reformimi, kur uniteti shpirtėror dhe ekleziast i Europės u shkatėrrua dhe Kisha Katolike romake e humbi kontrollin e saj nė vendet veriore.

Gjatė luftės pasuese midis forcave tė Protestantizmit dhe atyre tė Kundėrreformės, Kisha Katolike romake e gjeti veten tė pėrballej me problemin e ruajtjes dhe tė forcimit tė kontrollit tė saj nė vendet jokatolike.

Papa Gregori XIII krijoi njė komision kardinalėsh tė ngarkuar me pėrhapjen e katolicizmit dhe rregullimin e ēėshtjeve ekleziaste nė territoret pagane.

Njė brez mė vonė, nė vitin 1622, kur Lufta 30 Vjeēare (1618-1648) kishte filluar, Papa Gregori XV e bėri kėtė komision tė pėrhershėm si Sacra Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni pėr Pėrhapjen e Besimit) tė ngarkuar me menaxhimin e misioneve tė huaja dhe tė financuar nga njė "ring tax" tė vlerėsuar pėr ēdo kardinal tė sapoemėruar.

Brenda pak vitesh, nė vitin 1627, mori formėn e College of Propaganda (Collegium Urbanum), qė u ngrit pėr tė edukuar priftėrinjtė e rinj qė do tė ndėrmerrnin misione tė tilla.

Instituti i parė i propagandės qe pėr pasojė thjesht njė trupė e ngarkuar me pėrmirėsimin e pėrhapjes sė njė grupi dogmash fetare.

Shpejt fjala "propagandė" do t'i aplikohej ēdo organizate tė krijuar pėr qėllimin e pėrhapjes sė njė doktrine; mė pas ajo iu aplikua vetė doktrinės dhe mė sė fundmi metodave tė pėrdorura nė kryerjen e kėsaj pėrhapjeje.

Nga shekulli XVII nė shekullin XX ne dėgjojmė relativisht pak lidhur me propagandėn. Termi kishte vetėm njė pėrdorim tė kufizuar dhe, pavarėsisht se pexhirativ, nė pjesėn mė tė madhe ishte jofailjar.

Gjatė Revolucionit Puritan tė Anglisė, propaganda nėpėrmjet pamfleteve dhe buletineve u bė njė shtojcė e rregullt me aksionin ushtarak, me ushtrinė e Oliver Cromwell qė preokupohej pothuajse aq shumė me pėrhapjen e doktrinave politike e fetare sa ishte me fitoren nė terren.

Pėrdorimi i saj u rrit nė mėnyrė tė ndjeshme gjatė gjithė shekullit tė XVIII-XIX, sidomos gjatė kohėve tė luftės ideologjike, si nė Revolucionin Amerikan (pėr shembull, zhirondinėt pėrhapnin postera tė mėdhenj midis trupave tė armikut duke u ofruar atyre shpėrblime pėr dezertim).

Nga fundi i luftave napoleoniane deri nė shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1914, Europa perėndimore qėndroi nė paqe dhe kishte pak raste ku ishte nevoja pėr propagandė nė shkallė kombėtare.

Historikisht, propaganda u lidh me periudhat e stresit dhe tė trazirave gjatė tė cilave kundėrshtitė e dhunshme mbi doktrinėn shoqėronte pėrdorimin e forcės. Midis viteve 1914 dhe 1918 i gjithė pėrdorimi i propagandės si armė e organizuar e luftės moderne u transformua nė njė diēka mė djallėzore.

Njė prej mėsimeve mė domethėnėse pėr t'u nxjerrė nga pėrvoja e Luftės sė Parė Botėrore qe se opinioni publik nuk mund tė injorohej mė si faktor pėrcaktues nė formulimin e politikave qeveritare.

Ndryshe nga luftat e mėparshme, kjo luftė qe "lufta totale" e parė nė tė cilėn tė gjitha vendet mė shumė sesa vetėm ushtritė profesioniste u ngėrthyen nė njė luftim vdekjeprurės.

Lufta shėrbeu pėr tė rritur nivelin e interesit popullor dhe pjesėmarrjen nė punėt shtetėrore. Hendeku midis ushtarit nė front dhe civilit nė shtėpi u ngushtua ndjeshėm nė atė qė tė gjitha resurset e shtetit - ushtarake, ekonomike dhe psikologjike - u desh tė mobilizoheshin.

Nė njė gjendje lufte totale, qė u kėrkonte civilėve tė merrnin pjesė nė pėrpjekjen e luftės, morali filloi tė bėhej i njohur si njė faktor ushtarak domethėnės dhe propaganda me ngadalė filloi tė dalė si instrumenti kryesor i kontrollit tė opinionit publik dhe njė armė thelbėsore nė arsenalin kombėtar, duke kulmuar nė krijimin nė Britani tė Ministrisė sė Informacionit nė vitin 1917 nėn Lordin Beaverbrook dhe njė Enemy Propaganda Department tė veēantė nė Crewe House nėn Lordin Northcliffe.

Nėpėrmjet censurės sė rreptė dhe fushatave propagandistike tė kontrolluara me dorė tė hekurt, shtypi, filmat, traktet dhe posterat u pėrdorėn tė gjitha nė mėnyrė tė koordinuar (ka mundėsi pėr herė tė parė) me qėllim qė tė pėrhapnin tema zyrtarisht mė tė miratuara. Pavarėsisht tensioneve tė mėdha, konsensusi i kohės sė luftės i Britanisė pėrgjithėsisht u qėndroi nevojave tė luftės.

Njė shpjegim pėr kėtė qe pėrdorimi i aftė nga ana e propagandės dhe e censurės qeveritare.

Megjithatė, pas lufte, njė mosbesim i thellė u zhvillua nga ana e qytetarėve tė thjeshtė, tė cilėt kuptuan se kushtet nė front qenė errėsuar qėllimisht nga sloganet patriotike dhe "propaganda mizore" qė konsistonte nė stereotipe tė ndyra tė armikut dhe aktivitetet e tyre tinėzare.

Gjithashtu, popullata ndjehej e mashtruar se sakrificat e saj nuk kishin rezultuar nė shtėpitė e premtuara dhe njė tokė "tė pranueshme pėr heronjtė". Propaganda u asociiua me gėnjeshtrat dhe falsifikimet.

Edhe politikanėt qenė tė ndjeshėm ndaj kėtyre kritikave; si rezultat, Ministria e Informacionit menjėherė u shkri. Qeveria britanike e konsideronte propagandėn si politikisht tė rrezikshme dhe bile moralisht tė pranueshme nė kohė paqeje.

Ajo, siē shkruante njė zyrtar nė vitet '20, qe "njė fjalė e mirė e shkuar pėr dreq - e korruptuar nga i ndjeri Lord Northcliffe". Impakti i propagandės nė sjelljen politike qe aq i thellė sa qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur qeveria pėrpiqej ta "edukonte" popullsinė lidhur me ekzistencėn e kampeve naziste tė pėrqendrimit, ajo nuk u besua menjėherė pėr shkak se informacioni u dyshua se ishte mė shumė "propagandė".

Pėrvoja e pėrpjekjes propagandistike tė Britanisė i pajisi gjermanėt e mundur me njė burim pjellor kundėrpropagande tė drejtuar nė traktatet e paqes tė pasluftės dhe poshtėrimin e Republikės sė Vejmarit.

Duke shkruar Mein Kampf, Hitleri nėnvizonte: "Nė vitin 1915, armiku nisi propagandėn e tij midis ushtarėve tanė. Nga viti 1916, ajo u bė gjithnjė e mė shumė intensive dhe nė fillimet e vitit 1918 ishte transformuar nė njė re furtune.

Njeri mund t'i shohė tani efektet e kėsaj joshjeje graduale. Ushtarėt tanė mėsuan tė mendojnė sipas mėnyrės qė armiku donte ata tė mendonin".

Duke theksuar se ushtria gjermane nuk ishte mundur nė fushėn e betejės, por mė shumė qe detyruar tė nėnshtrohej si pasojė e shpėrbėrjes sė moralit nga brenda, qė ishte pėrshpejtuar nga propaganda e aftė britanike, Hitleri (ashtu si politikanėt e tjerė tė djathtė dhe grupet ushtarake) po siguronte legjimitet historik pėr teorinė e "goditjes pas shpine".

Pavarėissht rolit aktual tė luajtur nga propaganda britanike (apo sovjetike) nė gjunjėzimin e Gjermanisė, pėrgjithėsisht u pranua se eksperimenti i kohės sė luftės i Britanisė qe skema ideale sipas sė cilės qeveritė e tjera mė pas do tė modelonin aparatet e tyre propagandistike.

Sipas Hitlerit (sėrish duke shkruar tek Mein Kampf), "Gjermania kishte dėshtuar pėr ta njohur propagandėn si njė armė tė dorės sė parė, ndėrsa britanikėt e kishin pėrdorur atė me aftėsi dhe maturi".

I bindur pėr rolin thelbėsor tė propagandės pėr ēdo lėvizje tė vendosur nė marrjen e pushtetit, Hitleri e pa propagandėn si njė mjet shitjeje politik nė njė treg masiv. Kėshtu qė nuk qe aspak habi kur Ministria e Propagandės qe e para qė u krijua kur nazistėt morėn pushtetin nė vitin 1933.

Funksioni i propagandės, argumentonte Hitleri, ishte qė ta pėrqendronte vėmendjen e masave nė fakte, procese dhe nevoja tė caktuara "pėrmbajtja e tė cilave ėshtė kėshtu pėr herė tė parė e vendosur brenda fushės sė tyre tė shikimit".

Pėr kėtė arsye, propaganda pėr masat duhet tė ishte e thjeshtė dhe tė pėrqendrohej nė sa mė pak pika qė tė ishte e mundur, tė cilat duhej tė pėrsėriteshin shumė herė, me njė theksim nė elementė tė tillė emocionale si dashuria dhe urrejtja.

Nėpėrmjet vijueshmėrisė dhe uniformitetit tė mbėshtetur tė zbatimit tė saj, Hitleri konkludonte se propaganda duhej tė ēonte nė rezultate "pothuajse pėrtej kuptimit tonė".

Megjithatė, ndryshe nga bolshevikėt, nazistėt nuk bėnin dallim midis agjitacionit dhe propagandės.

Nė Rusinė sovjetike agjitacioni merrej me influencimin e masave nėpėrmjet ideve dhe sloganeve, ndėrsa propaganda shėrbente pėr tė pėrhapur ideologjinė komuniste tė marksizėm - leninizmit.

Dallimi i pėrket pėrkufizimit tė famshėm tė Georgi Plekhanov tė vitit 1892: "Njė propagandist i paraqet shumė ide njė apo disa personave; njė agjitator i paraqet vetėm njė ose pak ide, por ia paraqet ato njė masė tė tėrė njerėzish".

Nga ana tjetėr, nazistėt e shikonin propagandėn jo thjesht si njė instrument pėr arritjen e elitės partiake, por si njė mjet pėr bindjen dhe indoktrinimin e tė gjithė gjermanėve.

Nė qoftė se dy luftat botėrore demonstruam fuqinė e propagandės, periudha e pas vitit 1945 dėshmoi pėrdorimin e zgjeruar tė mėsimeve tė nxjerra nga pėrvoja e kohės sė luftės brenda kontekstit tė pėrgjithshėm tė "revolucionit tė komunikimeve".

Shkencėtarėt politikė dhe sociologėt teorizonin lidhur me natyrėn e njeriut dhe tė shoqėrisė moderne - veēanėrisht nė dritėn e ngjitjes sė shteteve policore totalitare. Individėt shikoheshin si uniformė dhe tė pėrpunueshėm, ndėrsa njė vizion apokaliptik i shoqėrisė sė masave e theksonte zvjerdhjen e punės, kolapsin e fesė dhe tė lidhjeve familjare dhe njė rėnie tė pėrgjithshme tė vlerave morale.

Kultura u katandis nė emėruesin mė tė vogėl tė pėrbashkėt pėr konsum masiv, me masat tė para si politikisht apatike, megjithėse tė prirura ndaj fanatizmit ideologjik, tė prekshme ndaj manipulimit nėpėrmjet medieve dhe sofistikimit nė rritje tė propagandistėve. Kėshtu, propaganda u shikua si njė "plumb magjik" apo "gjilpėrė hipodermike" nėpėrmjet tė cilės opinionet dhe sjelljet mund tė kontrolloheshin lehtėsisht.

Kjo pikėpamje e zymtė u sfidua nga njė numėr shkencėtarėsh socialė amerikanė, tė tillė si Harold Lasswell (1902-1978) dhe Walter Lippmann (1899-1974), tė cilėt argumentuan se brenda kontekstit tė njė shoqėrie masash tė atomizuar propaganda ishte njė mekanizėm pėr tė pėrgatitur opinion publik, miratim dhe, pėr pasojė, vepronte si mjet kontrolli social (qė Lasswell i referohej si "vareja dhe kudhra e re e solidaritetit social" [1927, fq. 221]).

Nė vitin 1965 sociologu francez Jacques Ellul (1912-1996) e ēoi kėtė njė shkallė mė tej dhe sugjeroi se shoqėria teknologjike i ka kushtėzuar njerėzit nė njė "nevojė pėr propagandė".

Nė pikėpamjen e tij, propaganda ėshtė maksimalisht efektive kur ajo pėrforcon opinione dhe besime tė mbėshtetura mė parė.

Teoria e "gjilpėrės hipodermike" ėshtė zėvendėsuar gjerėsisht nga njė model kompleks "shumėshkallėsh" qė e pranon influencėn e masmediave, por gjithashtu pranon se individėt shikojnė pėr drejtues opinionesh brenda klasės shoqėrore dhe gjinore tė tyre.

Shumica e autorėve sot ėshtė dakord qė propaganda e konfirmon mė shumė sesa i konverton - ose tė paktėn ėshtė mė efektive kur mesazhi ėshtė nė linjė me opinionet dhe besimet ekzistuese tė shumicės sė konsumatorėve.

Duke shkruar nė vitin 1936, Aldous Huxley vėrente se "propagandisti ėshtė njė njeri i cili kanalizon njė rrymė tashmė ekzistuese; nė njė tokė qė nuk ka ujė, ai gėrmon kot" (Harper's 174 [1936]: 39).

Ky ndryshim nė theksim nėnvizon njė numėr keqkuptimesh tė zakonshme tė lidhura me studimin e propagandės.

Ekziston njė besim i mbėshtetur gjerėsisht se propaganda implikon asgjė mė shumė se artin e bindjes, qė shėrben vetėm pėr tė ndryshuar qėndrime dhe ide.

Kjo ėshtė padyshim njė prej synimeve tė saj, por ėshtė zakonisht njė synim i kufizuar dhe dytėsor. Shumė shpesh propaganda ėshtė e interesuar me mprehjen dhe fokusimin e tendencave dhe besimeve ekzistuese.

Njė keqkuptim i dytė themelor ėshtė besimi se propaganda konsiston vetėm nė gėnjeshtra dhe mashtrime.

Nė fakt, ajo operon nė disa nivele tė sė vėrtetės - nga gėnjeshtra e pastėr dhe gjysmė tė vėrtetat dhe tė vėrtetat e nxjerra jashtė kontekstit. (Zyrtarėt e Ministrisė sė Informacionit britanike gjatė Luftės sė Dytė Botėrore i referoheshin kėsaj si "tė gjithė tė vėrtetėn, asgjė pėrveē sė vėrtetės dhe sa mė afėr tė jetė e mundur tė vėrtetėn!").

Shumė autorė lidhur me subjektin e shikojnė propagandėn si thelbėsisht pėrmbushėse tė instikteve iracionale tė njeriut - kjo ėshtė e vėrtetė deri nė njė masė tė caktuar - por pėr shkak se qėndrimet dhe sjelljet tona janė gjithashtu produkt vendimesh racionale, propaganda duhet t'u bėjė apel edhe elementėve racionalė.

Preokupimi me tė parėn injoron faktin bazik se propaganda ėshtė etikisht neutrale, domethėnė se mund tė jetė e mirė apo e keqe.

Nė tė gjitha sistemet politike, politika duhet tė shpjegohet, publiku duhet tė bindet pėr efikasitetin e vendimeve qeveritare (ose tė paktėn duhet tė qėndrojė i qetė) dhe diskutimi racional nuk ėshtė gjithmonė mjeti mė i dobishėm pėr arritjen e kėsaj, veēanėrisht nė epokėn e shoqėrisė sė masave.

Pėr shembull, mė sė vonshmi, publikut britanik i ėshtė kujtuar nė mė shumė se njė rast shpirti i "Dunkirk" dhe i "Falkland"; it has been asked to consider "Who governs Britain"; i ėshtė garantuar se pėrqindja e inflacionit mund tė "reduktohet sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė" dhe i ėshtė garantuar se taksat nuk do tė ngrihen "nėn kėtė qeveri" dhe se "paundi nė xhepin tuaj" nuk ka - dhe nuk do tė - zhvlerėsohet.

Prandaj, nė ēdo trup politik propaganda - siē supozohet shpesh - nuk ėshtė njė rritje malinje, por mė shumė njė pjesė thelbėsore e tė gjithė procesit politik.

Qysh nga fillimi i luftės totale, qeveritė kanė kėrkuar qė tė pėrballen me masmedian, t'i kontrollojnė e t'i pėrdorin ato - sidomos nė kohėra krize - dhe tė sigurojnė se veprojnė nė interesin kombėtar sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Duke pasur parasysh teknologjinė nė evolucion, pėrkufizimet e propagandės gjithashtu kanė pėsuar ndryshime. Propaganda ka nėnkuptuar gjėra tė ndryshme nė kohėra tė ndryshme, megjithėse shkalla me tė cilėn ėshtė praktikuar dukshėm ėshtė rritur nė shekullin XX.

Cilat janė tiparet karakteristike tė propagandės dhe si mund tė pėrcaktohet ajo?

Propaganda - kėtu po e pėrjashtoj me qėllim propagandėn pastėrtisht fetare apo tregtare nė formėn e reklamimit - ėshtė njė aktivitet i qartė politik qė mund tė dallohet nga aktivitete tė lidhura me tė si informacioni dhe arsimi.

Dallimi midis tyre qėndron nė qėllimin e provokuesit. E thėnė thjesht, propaganda ėshtė pėrhapja e ideve qė synon t'i bindė njerėzit qė tė mendojnė dhe veprojnė nė njė mėnyrė tė caktuar dhe pėr njė qėllim bindės tė veēantė.

Megjithėse propaganda mund tė jetė e pavetėdijshme, jam i preokupuar kėtu me pėrpjekjet e vetėdijshme, tė qėllimshme, pėr tė pėrdorur teknika bindjeje qė tė arrihen objektiva specifikė.

Propaganda mund tė pėrcaktohet si pėrpjekja e vullnetshme pėr ta influencuar opinionin publik nėpėrmjet transmetimit tė ideve dhe vlerave pėr njė qėllim bindės specifik qė ėshtė konceptuar nė mėnyrė tė vetėdijshme pėr t'i shėrbyer interesit personal tė propaganduesit, qoftė dretpėrsėdrejti ose jodrejtpėrsėdrejti.

Ndėrsa informacioni i paraqitet audiencės sė tij me njė deklarim tė paekuivok faktesh, propaganda i paketon kėto fakte me qėllim qė tė nxjerrė njė reagim tė caktuar.

Ndėrsa arsimi - tė paktėn nė atė ēka besoj se ėshtė nocioni liberal i arsimit - na mėson sesi tė mendojmė me qėllim qė ta mundėsojė ta ndajmė mendjen tonė, propaganda dikton atė ēka njeriu duhet tė mendojė.

Informacioni dhe arsimi janė tė preokupuar me zgjerimin e perspektivave dhe hapjen e mendjeve tona, ndėrsa propaganda orvatet qė t'i ngushtojė ato dhe (e preferueshme) t'i mbyllė mendjet tona. Me pak fjalė, dallimi qėndron nė qėllimin apo objektivin pėrfundimtar tė secilit.

Rėndėsia e propagandės nė politikėn e shekullit XX nuk duhet nėnvlerėsuar.

Arsyeja mė e natyrshme pėr rėndėsinė nė rritje tė dhėnė propagandės dhe pushteti i supozuar i saj mbi opinionin ėshtė baza e zgjeruar e politikės, e cila e ka transformuar nė mėnyrė dramatike natyren e pjesėmarrjes politike.

Sigurisht, mjetet e komunikimit janė rritur nė mėnyrė korresponduese dhe rritja e arsimit dhe avancimeve teknologjike nė komunikimin masiv kanė rezultuar tė gjithė faktorė kontribuues. Ne po dėshmojmė tani shpėrthimin e superautostradave tė informacionit dhe tė rrjeteve tė tė dhėnave dixhitale.

Preokupime legjitime janė shprehur lidhur me natyrėn e pronėsisė e tė aksesit tė medieve dhe masės nė tė cilėn informacioni rrjedh lirisht ("fabrikimi i konsensusit" i Noam Chomsky).

Propagandistėt janė shtrėnguar qė t'u pėrgjigjen kėtyre ndryshimeve nėpėrmjet rivlerėsimit tė audiencės sė tyre pėrdorimit tė ēfarėdo metode qė ata e konsiderojnė si mė efektiven.

Nė luftėn e Kosovės tė dyja palėt nė konflikt e kuptuan rėndėsinė e manipulimit tė lajmeve nė kohėn reale nė avantazhin e tyre. Pėr mė tepėr, pėr herė tė parė nė njė luftė, interneti u pėrdor pėr tė pėrhapur propagandė.

Duke i deklaruar luftė Serbisė (ose, nė mėnyrė mė tė saktė, Sllobodan Millosheviēit, i cili ishte pėrshkruar si "njė Hitler i ri"), NATO u pėrpoq qė t'i justifikojė qėllimet e saj luftarake nėpėrmjet mėshimit tė aspektit humanitar tė fushatės ajrore bombarduese dhe saktėsisė tė armėve tė saj.

Jamie Shea, zėdhėnėsi i NATO-s, kėmbėngulte si "kauza jonė ėshtė e drejtė". Edhe Millosheviēi rezultoi se qe i aftė nė pėrdorimin e medieve pėr qėllime propagandistike.

Duke e lejuar BBC-nė dhe CNN-in qė tė vazhdonin tė transmetonin nga Beogradi, ai shpresonte qė ta pėrēante opinionin perėndimor me historitė e mbrėmjeve tė civilėve tė "pafajshėm" tė vrarė nga goditjet ajrore tė NATO-s.

Pėrderisa propaganda mė efektive ėshtė ajo qė mund tė verifikohet, NATO u vendos nė pozita mbrojtėse nė luftėn propagandistike pse i duhej tė konfirmonte saktėsinė e pretendimeve serbe.

Megjithėse strategjia ushtarake e NATO-s nė fund tė fundit rezultoi e drejtė, luftat ballkanike tė viteve '90 e pėrforcuan centralitetin e propagandės pėr luftėn.

Pėrdorimi i propagandės nga tė dyja palėt nė konfliktin e Kosovės - veēanėrisht interneti - nėnvizon forcat e ndryshimit midis epokės para Luftės sė Ftohtė dhe mjedisit aktualisht tė globalizuar tė informacionit.

Centraliteti i propagandės u godit nė vend edhe njėherė akoma nga sulmet terroriste kundėr Shteteve tė Bashkuara mė 11 shtator 2001, tė cilat u planifikuan pėr impaktin e tyre mediatik si akte propagande me deklaratė. Mė pas propaganda u bė njė tipar i madh i "luftės kundėr terrorizmit" qė pasoi.

Gjithashtu, propaganda mund tė jetė e kufizuar nė efektet e saj: kėrkime tė kohėve tė fundit na kanė detyruar qė t'i rishqyrtojmė supozimet e thjeshta tė mėparshme nėpėrmjet tė shikuarit nė "rezistancėn" apo "imunitetin" e propagandės.

Me pak fjalė, propaganda mund ta mbajė audiencėn e saj nė njė valė etheje, ashtu si ajo qė pasoi shpėrthimin e luftės nė vitin 1914, vendosjen e njė task force nė Atlantikun Jugor nė vitin 1982 apo fillimin e Operacionit Desert Storm nė vitin 1991.

Megjithatė, nė perspektivė, propaganda bėhet mė pak efektive pėr shkak se audienca ka kohėn dhe mundėsinė qė investigojė premisat bazė tė saj. Siē nėnvizonte Goebbels, "Propaganda bėhet joefektive nė momentin qė ne jemi tė vetėdijshėm pėr tė" (Welch 2002).

Kėtu vijmė nė thelbin e ēėshtjes. Komunikimi midis qenive njerėzore mbėshtetet nė njė pėrzierje tė arsyes dhe emocionit pėr efektin e saj: nėqoftėse propaganda ėshtė shumė racionale, ajo mund tė bėhet e mėrzitshme; nėqoftėse ėshtė shumė emocionale apo e fortė, ajo mund tė bėhet transparente dhe qesharake.

Ashtu si format e tjera tė ndėrveprimit njerėzor, propaganda duhet tė gjejė balancėn e duhur tė saj.

Kur flasim pėr propagandėn, ne mendojmė pėr mediat si konvencionalisht tė konceptuara - radio, televizion, film, shtyp e kėshtu me radhė - por propaganda si njė agjent pėrforcimi nuk ėshtė e kufizuar tek kėto.

Pak do ta mohonin faktin se prania e fytyrės sė Hitlerit nė pullat dhe monedhat e Rajhut tė Tretė qe njė shembull propagande, megjithėse shumė mund tė befasohen nė sugjerimin se i njėjti gjykim mund tė zbatohet pėr fytyrėn e monarkut britanik.

Pullat postare dhe monedhat nuk janė gjė tjetėr veēse dy shembuj tė zbatimit mė tė zgjeruar tė propagandės. Censura ėshtė pėrshkruar si antiteza e propagandės dhe ndihmėsja e domosdoshme e saj.

Ēfarė mėnyre mė tė mirė pėr ta pėrforcuar tė tashmen dhe pėrcaktuar tė ardhmen sesa pėrkujtimi i lavdive tė sė kaluarės? Historia ka provuar nė tė vėrtetė se ėshtė njė burim i paēmueshėm propagande.

Nuk ėshtė aspak konēidencė qė Londra ka Waterloo Station e saj dhe Parisi Gare d'Austerlitz e tij.

Ne duhet ta mendojmė propagandėn nė terma shumė mė tė zgjeruar: kurdoherė qė opinioni mendohet si i rėndėsishėm, dikush do tė pėrpiqet qė ta influencojė.

Prandaj propaganda mund ta manifestojė veten nė formėn e njė ndėrtese, njė flamuri, njė monedhe apo edhe tė njė paralajmėrimi shėndetėsor tė shkruajtur nga qeveria nė njė paketė cigaresh. Goebbels theksonte se "nė propagandė, ashtu si nė dashuri, gjithēka ėshtė e lejueshme qė ėshtė e suksesshme" (Welch 2002).

Propaganda mund tė jetė e fshehur apo e mbuluar, e zezė apo e bardhė, e vėrtetė apo e gėnjeshtėrt, serioze apo qesharake, racionale apo emocionale.

Propagandistėt vlerėsojnė kontekstin, audiencėn dhe pėrdorimin e ēfarėdo metode e mjeti qė ata e konsiderojnė mė tė pėrshtatshėm dhe mė efektiv.

Nėqoftėse ne mund t'i zgjerojmė termat tona tė referimit dhe ta zhveshim propagandėn nga asociimet pexhorative tė saj, atėherė domethėnia e saj si njė pjesė e natyrshme e procesit politik nė shekullin XX do tė zbulohej.

Njė shkrimtar bashkėkohor ka sugjeruar bile se ne kemi nevojė pėr mė shumė propagandė, jo mė pak, pėr tė influencuar opinionet dhe nxitur pjesėmarrjen aktive nė procesin demokratik.

Siē na kujtonte E. H. Carr nė vitin 1939, "Pushteti mbi opinionin ėshtė pėr pasojė jo mė pak thelbėsor pėr qėllime politike sesa pushteti ushtarak dhe ekonomik dhe ka qenė gjithmonė ngushtėsisht i shoqėruar me to. Arti i bindjes ka qenė gjithmonė njė pjesė e nevojshme e pajisjeve tė njė lideri politik" (Carr 1946, 132).

Marrė nga parathėnia e librit "Propaganda and Mass Persuasion: A Historical Encyclopedia".

Armin Tirana

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi